Kuriozitete

Zgjidh shpejt një simbol magjik, mëso çfarë të pret në 7 ditët e ardhshme

Simbolet e lidhura me ëndrrat janë amuletë tipike të fiseve amtare amerikane. Më parë përdoreshin për të shtypur ëndrrat e këqija. Dhe duket se ata funksiononin shumë mirë. Ata mbrojnë njerëzit në gjumë nga shpirtrat e këqij. Besohet se me ndihmën e tyre ju mund të gjeni frymëzim dhe gëzim dhe të kuptoni shkaqet e asaj që po ndodh në jetën tuaj.

Cilin nga këto simbole ëndrrash zgjidhni? Nëse keni zgjedhur Nr. 1/ Ju jeni një nga ata që duan të ekzagjerojnë. Tentoni të jeni reflektues dhe të ndërgjegjshëm dhe shpesh ngjarje të vogla krijojnë një stuhi emocionesh. Mos mbani gjithçka për vete dhe mësoni të ndani mendimet tuaja.

Nëse e bëni këtë, atëherë në të ardhmen e afërt do të ndodhë diçka shumë e ndritshme dhe e gëzueshme, të cilën e keni pritur për një kohë të gjatë.

Nëse keni zgjedhur Nr.2/ Bëhu gati, ndryshime serioze po vijnë! Në një kuptim, çdo gjë në jetën tuaj do të fillojë nga e para. Mblidhni dhe përqendroni të gjithë energjinë dhe forcën tuaj në vetvete. Keni mundësinë për të bërë ndryshime drastike. E vetmja gjë që duhet të bëni është braktisja e zakoneve të vjetra dhe stereotipeve të këqija!

Nëse keni zgjedhur Nr.3/ Dashuria është duke pritur për ju, ose për diçka shumë të ngrohtë dhe personale. Zemra juaj është plagosur shumë herë, është e vetmuar dhe e ftohtë, por e gjithë kjo së shpejti do të mbarojë. Lumturia po ju pret. Ndërkohë, jepni buzëqeshje, dashuri dhe kujdes për ata që janë përreth jush.

Ajo që ju jepni do të kthehet tek ju. Është shumë e rëndësishme të dini se diçka e mirë po ju pret në këtë jetë, ose dikush. Nëse ju ka pëlqyer ky artikull dhe pajtoheni me rezultatin, ndajeni atë me miqtë tuaj.

Zgjidh shpejt një simbol magjik, mëso çfarë të pret në 7 ditët e ardhshme Read More »

Ja arsyeja pse i duam kaq shumë telenovelat turke…

Futja e fjalëve turke në gjuhën shqipe, ka nisur qysh në shekullin XV dhe ka vijuar për më se pesë shekuj të pushtimit osman në Shqipëri. Fjalët e huaja, që hynë gjatë kësaj periudhe të gjatë kohe, kanë prekur më tepër jetën qytetare, veshjet, kuzhinën, administratën, kurse ndikimi në fushat e tjera si bujqësia, blegtoria, bimësia, etj, ka qenë më i pakët.

Më të hershmet kanë qenë huazimet që u përkasin veshjeve dhe luftës si : bori, daulle, dyfek, fitil, çarçaf, sënduk, po edhe të fushave të tjera, si: penxhere, hambar, sahat, pazar, manushaqe, hendek, bilbil, inat, perde, tepsi, raki, etj.
Shumë fjalë të burimit turk janë asimiluar plotësisht nga shqipja dhe janë bërë me kohë pjesë e pamënjanueshme e saj, si : baba, top, xhep, tepsi, kafe, xhevze.

Nga turqishtja bashkë me fjalët kanë hyrë dhe disa prapashtesa si: -xhi, çi, -llarë, -lerë, -llëk, të cilat më vonë në shqipen u janë shtuar edhe temave të tjera, si : furrëxhi, sharrëxhi, sahatçi, marrëzillëk, zjarrëllëk, bejlerë.

Shumë fjalë të burimit turk, duke qenë se u përkasin sferave të lëvizshme, siç janë ato të marrëdhënieve administrative, të luftës, të veshjeve, të fesë, të kuzhinës, kanë qenë të paqëndrueshme.
Kjo ka bërë që të dalin nga përdorimi shumë fjalë turke, që janë zëvendësuar e po zëvendësohen me fjalë shqipe si : penxhere, dajre, aksham, sabah, aman, etj.

Kanë dalë nga përdorimi si arkaizma e historizma edhe shumë fjalë turke, që lidheshin me shoqërinë dhe organizimin feudal, si: kajmekam, vali, xhelep, nahije, vilajet.
Gjithashtu, edhe në sferë fetare myslimane, si: kuran, avdes, medrese, imam, syfyr, namaz, synet.

Një numër i madh fjalësh me burim nga turqishtja sot kanë marrë ngjyrim emocional stilistik, për hir të të cilit ato vijojnë të ruhen e të përdoren në ligjërimin e folur e në letërsinë artistike, si përshembull: dembel, dedè, surrat, matrapaz, pazarllëk, dynjà, baballëk, babaxhan.
Pjesa dërrmuese e fjalëve me burim nga turqishtja nuk janë tema prodhuese për formimin e fjalëve të reja, gjë që tregon për paqëndrueshmërinë e tyre.

Disa turqizma kanë ngelur në gjuhën shqipe vetëm në shprehje të ngurosura dhe nuk përdoren jashtë tyre, si fjalë të mëvetësishme, p.sh; bëj derman, gjej derman, s’bëhem kabull, s’kam gajle ose gajle e madhe, bëj helaq.
Shumë fjalë me burim nga turqishtja vetëm në disa të folura të veçuara dhe nuk hyjnë në leksikun e gjuhës letrare. Të tilla janë gërçak, rabitah, baft, nafakë, selamet, etj.

Ja arsyeja pse i duam kaq shumë telenovelat turke… Read More »

Kontinenti i fshehur me miliona vjet nën akull zbulohet në Antartik

Agjencia evropiane e hapësirës ka gjetur pjesët e humbura të një kontinenti nën akullin e Antarktikut para shumë miliona vitesh më parë.

Xhirimet satelitore tregojnë se si kanë lëvizur masat tokësore në thellësi prej më shumë se 1.5 kilometra, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët thonë se pamjet kanë dhënë një pamje dhe njohuri të re të Antarktidës, një kontinenti që deri më tani është studiuar më së paku. Ata përdorën të dhënat satelitore GOCE, i cili ishte lansuar në vitin 2009 për të monitoruar ndryshimin e fushës së gravitetit dhe për të matur me saktësi Tokën.

Përndryshe, ky satelit nuk ka qenë në përdorim për pesë vjet, pasi ka mbetur pa karburant dhe ka rënë nëpër atmosferë. Megjithatë, të dhënat e tij janë shumë të rëndësishme dhe përdoren për një zbulim të ri shkencor, transmeton KosovaPress.

Instrumentet e tij ndoqën lëvizjen e pllakave tektonike nën Antarktik, dhe hulumtuesit, në bazë të të dhënave të tyre, e kuptuan lëvizjen e tyre gjatë 200 milionë viteve të fundit dhe arritën të dinin se si kontinenti akull në fakt u formua.

“Imazhet e gravitetit sjellin një revolucion të vërtetë në aftësinë tonë për të studiuar kontinentin më pak të njohur të planetit tonë”, tha Fausto Ferakioli për Agjencinë Evropiane të Hapësirës.

“Në pjesën lindore të kontinentit mund të shohim karakteristikat gjeologjike që tregojnë ngjashmëritë dhe dallimet e lëvores nën Antarktik dhe kontinentet e tjera me të cilat u shkrinë deri në 160 milionë vjet më parë”, shton Fausto.

Përndryshe, për të krijuar një hartë 3D të litosferës së Tokës, shkencëtarët përdorën matjet GOCE me të dhëna sizmike. Përveç se këto matje janë shumë interesante historikisht, ato janë gjithashtu të rëndësishme për të kuptuar se si Antarktiku ndikon në sjelljen e pllakave të akullit, por gjithashtu sa shpejt do t’i përgjigjet shkrirjes së akullit.

Kontinenti i fshehur me miliona vjet nën akull zbulohet në Antartik Read More »

Çuditë e natyrës, nuk e besoni se çfarë del kur çiftëzohet gomari me zebrën (Foto)

Ndoshta e dini çfarë është mushka (një çiftëzim mes kalit dhe gomarit), por a keni parë ndonjëherë një përzierje mes gomarit dhe zebrës?

Nëse jo, atëherë njihuni me Zipin, ‘gozebrën’ e dytë të Britanisë që ka pak javë që është lindur në një fermë.

Nëna e saj, Ziggy, një zebër 6 vjeçe, ishte blerë për 10,000 funte nga Gjermania dhe ndanë fushat me nëntë gomarë të tjerë – kështu çiftëzimi me ta nuk është edhe fort befasi.

Zipi, ‘gozebra’ u lind në tetor dhe ishte një befasi shumë e madhe për pronaren Kristine Turner, pasi zebra e saj dhe gomari, u çiftëzuan pa e ditur ajo.

Zipi është ‘gozebra’ e dytë në Britani, pas Zambit e cila jeton në një fermë gomarësh në Shropshire. Zebra dhe gomari u çiftëzuan dhe sollën në jetë një rezultat befasues.

Çuditë e natyrës, nuk e besoni se çfarë del kur çiftëzohet gomari me zebrën (Foto) Read More »

Ia kalon per pak dhe Tiranes, zbulohet se cili qytet është më i pasuri në Shqipëri

Tirana si kryeqyteti i Shqipërisë është dhe kryeqendra e të ardhurave më të larta. Po ashtu është qyteti ku individët arrijnë që të kursejnë më shumë dhe kanë më shumë pasuri të vendosur si depozita nëpër bankat e nivelit të dytë, në raport me popullsinë përkatëse.
Por, cili ëshë qyteti që vjen me një diferencë të vogël pas Tiranës me nivelin më të larta më frymë të të ardhurave?

INSTAT kanë marrë në studim kursimet që janë të disponueshme për Tiranën, Durrësin, Vlorën, Elbasanin, Fierin, Korçën, Shkodrën, Lezhën.

Kryeqytetasit kanë gjithsej në banka në lekë e valutë rreth 319 miliardë lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ose 67% të totalit të depozitave që ka Tirana (pjesa tjetër zotërohet nga bizneset e institucionet).

Me një popullsi prej 862 mijë banorësh, sipas INSTAT, çdo banor i Tiranës ka një kursim në bankë prej 37 mijë lekësh.

Tirana është edhe qyteti që ka nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në vend, sipas INSTAT, me 679 mijë lekë në vit, duke qenë në linjë të drejtë me vendin e parë që zë për sa u përket kursimeve për frymë.

Në vend të dytë për nga kursimet për frymë, me 36.1 mijë lekë, pothuajse sa kryeqyteti, është Vlora, qyteti që ka lidhje me emigracionin, por është edhe bazë e trafiqeve të jashtëligjshme, një pjesë e të ardhurave të secilës depozitohen si kursime.

Ndryshe nga Tirana, që i “justifikon” kursimet me të ardhurat e larta për frymë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vlorën. Ky tregues për qytetin bregdetar jugor, sipas INSTAT, është 431 mijë lekë për frymë në vit, ose 63% e PBB-së kryeqytetase dhe Vlora renditet e pesta në të ardhurat për frymë, pas Tiranës, Fierit, Gjirokastrës, Durrësit, duke qenë nën mesataren e Shqipërisë prej 496 mijë lekë.

Të tretët në renditje janë banorët e Durrësit, ku një rol të rëndësishëm luan edhe emigracioni. Qytetarët durrsakë kanë rreth 26 mijë lekë depozita për frymë.

Të katërtët janë korçarët, (22.6 mijë lekë për frymë) që njihen për nikoqirë dhe si të tillë e administrojmë më mirë paranë, duke lënë disa mënjanë. Më pas vjen Elbasani me 19.3 mijë lekë për frymë.

Interesant është që Fieri, që është i dyti për të ardhurat për frymë, ka kursime shumë të ulëta prej 18 mijë lekë për frymë, në një tregues që investimet e mëdha në industrinë e rëndë (naftë) në këtë qytet, ndonëse rrisin prodhimin e brendshëm të tij, nuk arrijnë të përkthehen në më shumë mirëqenie e kursime për vetë banorët.

Gjithsej, depozitat e individëve në banka e institucione të tjera financiare në Shqipëri ishin 917 miliardë lekë në fund të tremujorit të tretë (67 miliardë euro), ose 83% e totalit të depozitave në vend.

Vitet e fundit, depozitat e individëve janë ulur për shkak të normave të pafavorshme të interesit. Në krahasim me nëntorin e vitit 2011, kursimet me afat të rezidentëve kanë rënë me 94 miliardë lekë, ose gati 690 milionë euro. Pavarësisht rënies, Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet në zhvillim me nivelin më të lartë të kursimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (aktualisht 66.5% e PBB). Gjysmat e kursimeve janë në monedhën e përbashkët. Bullgaria ka depozita sa 68% e PBB-së, Kroacia me 64% dhe Mali i Zi me 60%.

Në vendet e tjera, kursimet e popullsisë në banka janë minimale, ku më të ulëtin e ka Kosova, me 32% të PBB-së, Serbia me 42%, Bosnjë-Hercegovina me 50%. Pak më lart është Sllovenia me 53%. Mesatarja e vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, sipas Bankës Botërore është rreth 43% e PBB-së dhe Europa në zhvillim e ka 41%. Për nga niveli i depozitave në raport me PBB, Shqipëria i afrohet edhe vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore, ku p.sh., Italia dhe Franca e kanë këtë tregues midis 70 dhe 80% (Italia e ka 77%). Grekët janë më kursimtarë, me rreth 93% depozita në raport me PBB-në.

Ia kalon per pak dhe Tiranes, zbulohet se cili qytet është më i pasuri në Shqipëri Read More »

“Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe…”

Leksionet e para të jetës së Sokratit lidhen me durimin dhe aftësinë e tij për të mbajtur peshën e gjendjes së tij.

Ky filozof i madh në fillim jetoi si çdo athinas tjetër. Ai e ndoqi punën e babait të tij për një kohë dhe pastaj iu desh të regjistrohej si ushtar për grekët. Ai ishte një njeri i respektuar, si punëtor i madh.

Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
Kur filloi të fitonte famë si mendimtar dhe natyralist, numri i armiqve të tij gjithashtu u rrit. Kjo ndodhi për shkak se promovonte një etikë të papërkulur, e cila nuk pranonte mungesën e ndershmërisë, çnderimin ose moralin e dyfishtë.

Kjo është arsyeja pse ai u persekutua dhe u tall. Ai u dënua gjithashtu me vdekje / vetëvrasje. Ky episod i fundit, me kalimin e kohës, u bë një nga mësimet e mëdha të jetës së Sokratit.

5 MESIME PER JETEN NGA SOKRATI
Përunjësia

Sokrati nuk ishte aspak i pashëm nga pikëpamja fizike. Ai ishte shumë i shkurtër dhe kishte një bark të madh. Ai kishte tipare të forta, sidomos sy të mëdhenj dhe hundë të shtypur. Pamja e tij fizike ishte një arsye për tallje nga filozofë të tjerë.

Sidoqoftë, asnjë nga këto nuk e sprapste babanë e filozofisë. Përkundrazi, ai i kushtoi pak ose aspak vëmendje këtyre komenteve. Për më tepër, ai gjithmonë mbante të njëjtën kapelë dhe bënte një jetë të rreptë.

Ai hante dhe pinte vetëm gjërat e domosdoshme.
Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis.

Antifonti thoshte se asnjë skllav nuk do të donte të trajtohej ashtu sikurse Sokrati trajtonte veten. Platoni, nga ana e tij, i lante këmbët dhe i vishte sandale.

Respekti për individualitetin e të tjerëve
Një nga aspektet më interesante të jetës së këtij filozofi është se kurrë nuk ka shkruar asnjë nga mendimet e veta. Edhe pse të gjithë e konsideronin një mendje superiore dhe plot urtësi, të gjitha mësimet e tij u përcollën gojarisht. Arsyeja pse ai adoptoi këtë sjellje, është një tjetër nga mësimet e mëdha të Sokratit.

Ai gjithmonë thoshte se secili prej nesh duhet të zhvillojë idetë tona. Nëse ai do të kishte shkruar të vetat, do të kishte kushtëzuar konstruktet intelektuale të të tjerëve.

Mënyra e tij e veprimit ishte jashtëzakonisht e drejtpërdrejtë: bisedonte deri sa lodhej lodhej me njerëzit, duke përdorur ironi dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të parë gjërat nga një këndvështrim tjetër.

Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.

Të dish të dëgjosh

Mënyra me anë të së cilës Sokrati jepte mësimet e veta kishte një finesë dhe inteligjencë të tillë, që zbatohet edhe sot e kësaj dite. Pedagogë të mëdhenj, si Jean Piaget janë frymëzuar prej metodës sokratiane, e njohur si Maieutika.

Filozofi grek e niste një bisedë duke pyetur personin përballë. I bënte pyetje që synonin të zbulonte nëse fjalët e tij kishin vlefshmëri, apo në të kundërt, kishin pak themel. Në këtë mënyrë secili individ mbërrinte vetë tek e vërteta. Sokrati dëgjonte dhe kufizohej vetëm të bënte pyetje.

Hapje e plotë ndaj të vërtetave
Sokrati është autori i frazës së famshme “Unë di që nuk di”. Nuk ishte një slogan apo një mënyrë për të promovuar veten.

Ai me të vërtetë kishte një hapje të veçantë të mendjes. Prandaj ai besonte se burimi kryesor për të arritur në të vërtetën ishte të pranonte se nuk e dinte se çfarë ishte e vërtetë; bëni pyetje para se të përpiqeni të gjeni përgjigjet; zgjeroje vizionin e botës para se ta kufizosh atë.

I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.

Sokrati ishte edhe autori i deklaratës së famshme “Njih veten”, e shkruar në tempullin e Apollonit në Delfi. Ai nuk përpiqet të përshkruajë qeniet njerëzore, por i fton të gjithë të eksplorojnë brenda vetes. Një udhëtim padyshim emocionues.

Sensi i humorit

Më i famshmi i filozofëve të Athinës kishte edhe një sens të madh humori, që shihet i pasqyruar në anektodat e tij mbi Santipen, të shoqen. Ishte 30 vjet më e re, dhe ishte e famshme për karakterin tejet gjaknxehtë.

Për këtë arsye, një herë e pyetën Sokratin përse rrinte me të, dhe ai u përgjigj: “Më pëlqen të mësoj përditë nga një njeri me karakter kaq i keq (shumë i fortë dhe pak i duruar). Nuk ka shkollë më të mirë se sa marrëdhënia me të tjerët”.

Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton.

Kur e dënuan me vdekje, e shoqja shkoi ta takojë dhe shpërtheu në lot. Sokrati i tha: “Mos qaj, jemi të gjithë të dënuar me vdekje nga natyra”. Gruaja u përgjigj: “Por ti je dënuar padrejtësisht”.

Këtij pohimi, Sokrati iu përgjigj: “Do të kish qenë më mirë, nëse do të më kishin dënuar me të drejtë?”

“Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe…” Read More »

“Zoti është më i madh se çdo gjë që po të streson në këto momente”. Disa thënie për të shtuar besimin

“Lërja gjithçka në dorë Zotit. Ai do të ndihmojë të kalosh çdo vështirësi”.

“Mos u streso. Zoti e di se për çfarë je duke u lutur”.

“Jeta është më e bukur, nëse beson në Zot”.

“Besoji Zotit në kohët e tua të mira dhe ai do të ndihmojë në kohët e vështira”.

“Mos e humb shpresën. Zoti është duke punuar në këto momente që gjërat e tua të shkojnë sa më mirë”.

“Lutu sepse Zoti është duke dëgjuar kërkesat në lutjet e tua”.

“Mos hiq dorë nga diçka që nuk po e arrin dot. Koha e arritjeve dhe bekimeve të tua po vjen. Besoji Zotit”.

“Ata që ia lënë Zotit në dorë gjithçka, janë ata që shohin dorën e Zotit në gjithçka”.

“Nuk ke pse ndihesh vetëm. Zoti është përherë me ty”.

“Lutu në ditë të vështira. Lutu në ditë të bukura. Lutu përditë. Zoti është vetëm një lutje larg teje”.

“Nuk ka gjë të pamundur për Zotin. Beso në ato çfarë Ai sjell në jetën tënde. Beso në rrugën që ai do të ndjekësh”.

“Zoti ka planet më të mëdha për jetën tënde. Besoji Atij”.

“Kur ke nevojë për diçka, Zoti e di. Kur pyet për diçka, Zoti dëgjon. Kur beson, Zoti punon”.

“Nëse krijon një marrëdhënie të fortë me Zotin, çdo gjë tjetër do të ecë për mrekulli”.

“Vendose Zotin të parin dhe nuk ke për të qenë kurrë i/e fundit”.

“Zoti është më i madh se çdo gjë që po të streson në këto momente”. Disa thënie për të shtuar besimin Read More »

A ka jetë pas vd**jes? Studimi i fundit amerikan zbulon përfundimin tronditës!

Dritat e ndritshme, kujtimet e çuditshme dhe perceptimi i shkëputjes nga trupi: këto janë vetëm disa nga ndjesitë e përshkruara nga ata që kanë qenë afër vdekjes. Tani një studim shkencor ka treguar se si ka jetë pas vdekjes.

Këto eksperienca janë treguar edhe më herët edhe pse janë parë me skepticizëm nga komuniteti shkencat, që shpesh i ka konsideruar si iluzione apo halucinacione, shkruan Shkodranews.

Por, një studim i ri ka treguar ndryshe. Sipas këtij studimi amerikan, personat, kur ndërrojnë jetë, kanë vetëdije, sepse truri v**s pas zemrës.

Rrjedhimisht, një person e di se ka vd**ur, sepse koshienca e tij vijon të punojë edhe pasi trupi nuk jep më shenja jete.

Studimi është realizuar nga doktori Sam Parnia i Universiteti i Nju Jorkut.

Vde**a normalisht përkufizohet kur zemra pushon së rrahuri, për rrjedhojë pengon furnizimin me gjak të trurit.

Hulumtuesit kanë ekzaminuar më shumë se 2.000 persona, të cilët kanë pasur një arrest kardiak, të cilëve u ka pushuar aktiviteti i rrahjes së zemrës, për të analizuar sjelljen, shkruan Shkodranews.

Rreth 39 përqind e tyre ka treguar se ka pasur një kujtim të asaj që po ndodhte në ato momente, pasi zemra e tyre kishte ndaluar së rrahuri. Disa pacientë thanë se ishin të vetëdijshëm që po vdi**n, ose se kanë perceptuar bisedat që bëheshin përreth tyre, shkruan Shkodranews.

Edhe në vitin 2013 në Universitetin e Michiganit, janë realizuar studime, por me kaviet. Studimet kanë konfirmuar se aktiviteti i trurit vijon edhe pas vde**s.

Objektivi, sipas doktor Parinës, është përpjekja e të kuptuarit të karakteristikave ekzakte të përvojave të personave kur ndërrojnë jetë, për t’u bërë të vetëdijshëm për eksperimentet universale që do të kemi të gjithë kur të vd***m. /Shkodranews

VIDEO-KLIKO KETU

A ka jetë pas vd**jes? Studimi i fundit amerikan zbulon përfundimin tronditës! Read More »