Studim i ri për gjumin: Zbulohet pse flemë pasdite
[sgmb id=”1″]
Sipas vlerësimeve, rreth 40 milionë njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga pagjumësia kronike. Por një studim i ri, ndoshta i pari i këtij lloji, hedh dritë mbi zakonet e gjumit tek njerëzit:
Studiuesit kanadezë që merren me studimin e gjumit tek njerëzit, zgjodhën për të ekperimentuar popullsinë Hadza në Tanzani, ngaqë mjedisi ku ata jetojnë është i ngjashëm me atë ku jetonin njerëzit një milion vjet më parë.
“Ata jetojnë në një nga zonat me më pak ndotje të planetit tonë. Në Perëndim, 99 për qind e individëve që jetojnë në kushtet e periudhës pas industrializimit është i ekspozuar ndaj një ndotjeje të lehtë të mjedisit.”- thotë studjuesi.
Studjuesi David Samson thotë gjithashtu se Hadzat e Tanzanisë jetojnë në të njëjtën mënyrë si edhe paraardhësit tanë.
“Ata jetojnë me gjuetinë e kafshëve, me të njëjtën strategji për të gjetur mjetet e jetesës si edhe të parët tanë, në të njëjtin sistem mjedis fizik si 1.8 milionë vjet më parë. Pra, ata janë grupi më i përshtatshëm për t’u studjuar.”
Profesori Samson dhe ekipi i tij zbuluan që Hadzat flejnë në të gjitha orët e ditës, pra jo vetëm natën.
“Ne zbuluam diçka të çuditshme, që ata flinin në mënyrë jo sinkronike. Ishte diçka shumë e rrallë që individë të caktuar të flinin në të njëjton kohë.”- thotë profesori.
Lind pyetja: Përse? Përgjigja mund të jetë se jeta në atë kohë ishte me të vërtetë e rrezikshme, pra njerëzit duhej të ishin gjatë gjithë kohës vigjilentë, pra zgjuar.
Ndryshe nga kjo, njerëzit në shoqëritë e zhvilluara kanë prirjen të qëndrojnë deri vonë zgjuar gjatë natës, ndërsa të moshuarit flenë herët dhe zgjohen herët.
“Me sa duket, kjo ka qenë një sjellje për t’u adaptuar me mjedisin, gjumi në intervale kohe të shkurtëra tek të moshuarit dhe fjetja me gjumë të lehtë disa herë në ditë, mund të ketë sjellë përfitime në procesin e zhvillimit të njerëzve”- thotë studjuesi.
Duket se tek të parët tanë gjumi nuk ka qenë njëlloj për të gjithë.
“Një përfundim i shkëlqyer që del nga ky studim, është variacioni në zakonet e gjumit tek njerëzit. Pra, kjo prirje e natyrshme e gjumit në Perëndim, që kemi sot, mund të quhet një çrregullim.”
Me sa duket, gjumi i shkurtër i pasdites, aq i nevojshëm për shumë njerëz, mund të jetë një zakon i mbetur nga të parët tanë, kur vigjilenca dhe të qënit zgjuar gjatë natës ishin të domosdoshme për të mbijetuar.
Studim i ri për gjumin: Zbulohet pse flemë pasdite Read More »