Kuriozitete

Ja cilat jane shenjat që tregojnë se do bëheni i pasur

Më shumë se një milionë dollarë nuk është ndonjë sasi e madhe parash, thonë hulumtuesit ndërkaq gjithnjë e më shumë njerëz të rinj mund të lavdërohen që kanë fituar aq para.

Numri më i madh i tyre vjen nga tri profesione, të cilat më së shumti fitojnë: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti, prandaj ajo është edhe për ju shenjë e mirë nëse merreni me këto punë.

Shenja tjetër e pasurisë së madhe e cila ju buzëqesh është fillimi i pavarur.

Tetë nga dhjetë milionerë kanë filluar vetë biznesin e tyre ndërkaq multimilionerët e kanë trashëguar dhe në vazhdim e kanë zhvilluar.

Shenja e tretë e pasurisë së ardhshme është agresiviteti në punë – kush rrezikon, fiton, tregon analiza e të suksesshmëve në biznes.

Mendohuni, a jeni ju të gatshëm për një rrezik të tillë?

Ja cilat jane shenjat që tregojnë se do bëheni i pasur Read More »

Çfarë ka ndodhur në 26 nëntor gjatë historisë?

1688 Luigji XIV i shpall luftë Holandës.

1789 Xhorxh Uashingtoni e shpall Ditën Kombëtare të Falënderimit, për nder të Kushtetutës së re.

1812 Ushtria e Napoleon Bonapartit fillon të kalojë lumin Beresina mbi dy ura të ndërtuara me nxitim.

1901 Diamanti Hope sillet në Nju Jork.

1907 Duma i jep mbështetje Carit në Shën Petersburg, i cili pretendon se ka hequr dorë nga autokracia.

1917 Bolshevikët ofrojnë një armëpushim midis Rusisë dhe Fuqive Qendrore.

1922 Lord Karnarvon dhe Hauard Karter, arkeologë, hapin varrin e Mbretit Tut, i paprekur për 3000 vjet.

1938 Polonia rinovon paktin e mosbindjes me Bashkimin Sovjetik për t’u mbrojtur kundër një pushtimi gjerman.

1941 Flota japoneze niset nga Ishujt Kuril për sulmin e saj në Pearl Harbor.

1947 Franca dëbon 19 qytetarë sovjetikë, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në punët e brendshme.

1949 India bëhet një republikë demokratike sovrane.

1979 Depozitat e naftës të barabarta me rezervat e OPEC-ut zbulohen në Venezuelë.

2000 Kandidati republikan Xhorxh Bush çertifikohet si fitues i votave elektorale të Floridës, duke i dhënë atij vota të mjaftueshme elektorale për të mposhtur demokratin Al Gore Jr për presidencën amerikane, pavarësisht humbjes së votës popullore. / bota.al

Çfarë ka ndodhur në 26 nëntor gjatë historisë? Read More »

Pasaportë e rrallë, vetëm tri të tilla ekzistojnë

Thuhet se fuqia e një pasaporte matet me numrin e vendeve në të cilat mund të udhëtohet me të, pa aplikuar për viza.

Bazuar në këtë, pasaportat gjermane janë më të fuqishmet, pasi i lejojnë qytetarët të shkojnë në 176 vende të botës pa vizë.

Përderisa miliona njerëz nuk e kanë pasaportën e “Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës”, është pikërisht kjo pse e bën atë aq të veçantë, transmeton Gazeta Express.

Vetëm tri të tilla ekzistojnë në botë. Një pasaportë të tillë mund ta kenë vetëm tre zyrtarët më të lartë në ‘Urdhrin Katolik’: mjeshtri i madh, nënkryetari i madh dhe kancelari.

Por çfarë është ky urdhër mesjetar? Emri i tij i plotë është “Urdhri Sovran Ushtarak i Shën Gjonit të Jerusalemit të Rodes dhe Maltës”.

Ky urdhër ka origjinën nga viti 1099, raporton Businesss Insider. Çdo zyrtar tjetër i këtij urdhri duhet të përdorë pasaportat e shteteve të tyre përkatëse.

Edhe më interesant është fakti se kjo lloj ushtrie nuk ka asnjë tokë të veten. Ajo kishte humbur Ishullin e Maltës më 1800 dhe që nga atëherë “toka e tyre” përbëhet nga dy prona jashtë-territoriale në Romë, nga ku i lëshojnë pullat e tyre postare, valutën dhe pasaportat.

Këto ditë, ky urdhër operon si një bamirësi mjekësore që ofron ndihmë mjekësore nëpër gjithë botën.

Pasaportë e rrallë, vetëm tri të tilla ekzistojnë Read More »

Ja cfare thote horoskopi per ju sot

DASHI

Edhe gjatë ditës së sotme impenjimet e punës do të jenë të shumta. Në aspektin afektiv do të kaloni momente të këndshme me familjen e partneri juaj do të jetë entuziast për një iniciativë tuajën.

DEMI

Një lajm i mirë në punën tuaj do të përmirësojë humorin tuaj. Në aspektin afektiv do të ndjeheni të qetë e të sigurt për të marrë vendime mbi të ardhmen tuaj.

BINJAKET

Kjo periudhë rezulton të jetë mjaft me fat në të gjithë sektorët. Nëse në ambientin e punës do të merrni rezultate pozitive në aspektin afektiv do të jeni në qendër të vëmendjes së partnerit tuaj

GAFORRJA

Ndikimet planetare favorizojnë të ardhurat tuaja kështu që nëse ju duhet të bëni investime dita e sotme do të jetë pozitive. Në aspektin afektiv do të ndiheni të lumtur.

LUANI

Gjatë ditës së sotme do ju prezantohen mundësi mjaft të mira në aspektin profesional. Në aspektin afektiv partneri do ju kushtojë vëmendjen që dëshironi sot.

VIRGJERESHA

Disa planetë janë të predispozuar për t’ju krijuar qetësi në shenjën tuaj. Do të merreni sot me blerje që do ju japin kënaqësi. Në dashuri do të shfaqeni mjaft melankolik.

PESHORJA

Me yjet në favorin tuaj do të jeni fitimtarë në të gjithë sektorët. Në ambientin e punës do të merrni një fitore kundrejt një kolegu. Në dashuri do të jetë një periudhë me fat.

AKREPI

Do të dini të ngjallni interesin e kolegëve tuaj të cilët do të jenë mjaft kurioz për mënyrën se si i shikoni gjërat. Në dashuri bukuria juaj shpirtërore do e bëjë mjaft të lumtur këtë periudhë.

SHIGJETARI

Nuk do të pranoni një detyrë që do ju jepet sot pasi nuk është në kompetencën tuaj duke debatuar hapur me eprorët tuaja. Në aspektin afektiv përpiquni të jeni më të vëmendshëm ndaj partnerit.

BRICJAPI

Mos hezitoni asnjë moment për të kërkuar ndihmë aty ku ju duhet, pasi vetëm kështu mund të zgjidhni disa pengesa në punën tuaj. Në aspektin afektiv pas çdo stuhie rikthehet qetësia kështu që çdo gjë do të shkojë siç e dëshironi ju.

UJORI

Do të keni nevojë të ndiheni të përkëdhelur duke pasur një sjellje kapriçoze. Në aspektin profesional duhet të evitoni së shfaquri shumë të sigurt në vetvete në çdo okazion.

PESHQIT

Gjatë ditës së sotme do të jeni plot eufori duke marrë përsipër disa angazhime njëherësh. Në dashuri sot yjet ju këshillojnë të përkrahni partnerin tuaj pavarësisht keqkuptimeve që keni pasur kohët e fundit.

Ja cfare thote horoskopi per ju sot Read More »

Çfarë tregojnë flokët për shëndetin tuaj

Ne zakonisht mendojmë se gjendja e flokëve tona varet nga mënyra se si ne kujdesemi për të dhe mbi faktorët e jashtëm.

Por, duket ato, së bashku me simptoma të tjera, bëhen një tregues për të na thënë se diçka është e gabuar me mënyrën se si po funksionon trupi ynë.

Flokë të pajetë dhe të “pabindur”: Flokët duken të tillë në dimër kur trupi ynë vuan nga mungesa e vitaminave dhe elementeve të tjerë. Kjo simptomë mund të tregojë se trupi juaj ka nevojë për squfur dhe fosfor. Për të siguruar që keni të drejtë, hidhni një sy në dhëmbët dhe mishrat të dhëmbëve: nëse vëreni ndryshime të pakëndshme, duhet të konsultoheni me mjekun.

Flokët me zbokth: Një nga arsyet mund të jetë shampo, por arsyeja tjetër që lidhet me problemet që mund të ketë trupi rënie e imunitetit. Nëse një person vuan nga zbokthi i verdhë, ata mund të kenë dermatit seborrheike, një patologji dermatologjike që është mjaft e vështirë. Në këtë rast, shampo antizbokth nuk do t’ju ndihmojë.

Flokë të hollë dhe që këputen: Flokët e hollë dhe të brishtë mund të jenë rezultat i mungesës së proteinave, një element që kryen funksione të ndryshme, të rëndësishme. Por simptoma të tilla mund të tregojnë se ka problem më serioze. Për shembull, flokët e brishtë janë një nga simptomat e sëmundjes Cushing. Për të qenë të sigurtë, sigurohuni që të mos keni ndonjë shenjë tjetër të kësaj sëmundjeje si: pagjumësia kronike, presioni i lartë i gjakut dhe dhimbja e pashpjegueshme e shpinës.

Rënia e flokëve: Humbja e flokëve mund të lidhet me problemet e sistemit tuaj. /atsh

Çfarë tregojnë flokët për shëndetin tuaj Read More »

Do mbeteni pa mend! Ky është testi që parashikon me saktësi të ardhmen e fëmijëve

Kur shikon fëmijët dhe mendon për çdo teori që flet mbi mënyrën se si të dallosh një fëmijë që do të jetë i suksesshëm në të ardhmen, kupton se thuajse të gjitha teoritë janë të gabuara, sepse nuk janë certifikuar.

Por çfarë është testi i kubave të sheqerit? (Marshmallow Test)

Për shembull, nëse nisemi me klasifikimin e koeficientit të inteligjiencës. Mund të ndodhë që një person të ketë IQ të lartë, por në shumicën e rasteve një person i tillë bëhet thjesht një person i zakonshëm në të ardhmen.

Pra, cili është testi më i mirë që korrelon me suksesin e fëmijës në të ardhmen?
Testi i kubave të sheqerit.

Merr një fëmijë dhe e pyet: “Do një kub sheqeri tani, apo dy kuba sheqeri disa orë më vonë?”.
Fëmijët që zgjedhin ta marrin kubin e sheqerit tani, janë ata që i bien rrugës së shkurtër, që nuk duan të mundohen shumë për t’i arritur gjërat që duan.

Ndërsa fëmijët që mendohen dhe zgjedhin mundësinë e dytë, janë ata që ecin më tepër me logjikë në jetë, se sa me impulsivitet.

Mund të mendosh se ky test është për fëmijë, por nëse këta fëmijë i ndjekim për dekada me radhë, do të zbulojmë se ata kanë një jetë më të suksesshme, më pak divorce, më shumë të ardhura, si dhe pozitë më të mirë në shoqëri.

Në fakt, ky është çelësi i suksesit në jetë, të mos pretendojmë përherë mënyrën e shpejtë e të thjeshtë, por dhe të mundohemi për ta arritur atë që duam.

Mirëpo kjo gjë mund të jetë edhe pak e vështirë, pasi është edhe e lidhur me personalitetin e fëmijës.

Fëmijët e varfër tentojnë të zgjedhin mënyrën e shpejtë, pasi mendojnë se çdo gjë zhduket pas pak kohësh. Por edhe ata mund të mësohen se nëse presin edhe pak, mund të përfitojnë më tepër.

Kështu mund të kalitet edhe vullneti e dëshira e tyre për të pasur më shumë, edhe pse jo në mënyrën e shpejtë.

Ajo që ne e kemi të ndryshme nga kafshët, është se ne e kuptojmë kohën, ne e kuptojmë konceptin e të ardhmes. Më parë njerëzit bërtisnin të komunikonin, kur ndodheshin larg njëri-tjetrit, ndërsa tani flasin me internet, me telefonata. Kohët kanë ndryshuar. Nëse sot shkon dhe i përpiqesh t’i mësosh qenit tënd konceptin e së nesërmes, do të kuptosh se s’do t’ia dalësh dot. Kafshët jetojnë në të tashmen, por suksesi nuk llogaritet në këtë mënyrë. Suksesi varet nga mënyra se si e llogarit të ardhmen tënde.

Nëse fut në një dhomë dy persona, njërin me koeficient inteligjence më të lartë dhe tjetrin me koeficient inteligjence më të ulët dhe u jep atyre detyrën që të vjedhin një bankë, është thuajse e sigurtë që ata me IQ më të ulët do të sigurojnë një performancë më të mirë, sepse nuk do të mendohen për ndërlikimet ligjore etj. Por që suksesi u përket atyre që e mendojnë të ardhmen dhe ëndërrojnë për të.

Do mbeteni pa mend! Ky është testi që parashikon me saktësi të ardhmen e fëmijëve Read More »

Gruaja që flet me njerëzit qe kane nderruar jete, ajo i lidh ata me familjarët dhe zbulon të ardhmen

Ajo e ka pasur këtë dhunti që e vogël dhe tani e ka perfeksionuar edhe më shumë duke ndihmuar dhjetra njerëz kudo nëpër botë që të gjejnë paqe dhe qetësi me shpirtin e tyre. Njëlloj si nëpër filma ajo i ndihmon njerëzit, duke komunikuar me të afërmit që iu kanë ikur nga kjo botë, për ndonjë peng apo dëshirë në jetë. ‘Unë arrij të flas me shpirtrat që nga fëmijëria. Kur ju jepet një dhunti e veçantë, është e rëndësishme që ta kapni fort me të dyja duart sespe është diçka shumë e veçantë dhe humane ,’’ tha Emma Kinsey, 33 vjeçe, kur e kuptoi se mund të fliste me ata që kishin kaluar në anën tjetër të botës.

Që kur ishte pesë vjeçe, Emma e kishte vënë re këtë ndryshim tek vetja. Gjyshi i saj u sëmur dhe u shtrua në spital, për fat të keq ai humbi jetën nga kanceri në mushkri. Ema atëherë ishte e vogël dhe nuk e kuptonte vd.ekjen, por ajo arriti të fliste me gjyshin 1 orë pasi ai kishte ndërruar jetë.

“Nga shtrati i spitalit ku gjyshi kishte vd.ekur, ajo dëgjoi zërin e tij ndërsa i tha, duhet ti thuash mamit që jam mirë tani”, i tha ai me ngrohtësi. Ajo qëndroi në majë të shkallëve dhe priti mamanë e saj që po vinte nga spitali dhe i tha asaj lajmin e mirë. “Gjyshi është më mirë tani.” Por nëna e çuditur i shpjegoi asaj se ai kishte vd.ekur një orë më parë nga kanceri i mushkërive.

E frikësuar, Emma vazhdonte të shihte figurat misterioze që i shfaqeshin, por vonë në adoleshencë e kuptoi me të vërtetë dhuntinë e saj. “Shoh fytyra kur i mbyll sytë gjatë natës,” thotë Emma. “Njeriu është më i ndjeshëm kur është vetëm duke shkuar për të fjetur; në këtë moment ndodh kur unë dëgjoj njerëzit duke më thirrur ‘Hello?’ dhe ‘A mund të më dëgjojë dikush?’ Në fillim këto vegime filluan të më trembnin, por nuk desha të tregoja askujt se çfarë po ndodhte se mendoja se nuk do më besonin “, shpjegon ajo.

Prindërit e mi u ndanë dhe mamaja ime u martua me një ‘medium psikik’ që kishte të njëjtat ndjesi si mua dhe më ndihmoi ta zhvilloja edhe më tej. Kur edhe gjithë familja e u bë e vetëdijshme për aftësitë e saj, nëna e Emës e inkurajoi atë që të fillonte të lexonte, por Emma ishte nervoze për të marrë këtë përgjegjësi, pasi ishte një hap i frikshëm në të panjohurën. Ishte në këtë kohë që njerku i saj e vuri në kontakt me një klasë të zhvillimit shpirtëror, që synonte të ndihmonte raste si ajo që të lëshonin potencialin e tyre të plotë.

“Shpirtrat nuk po më linin vetëm,” thotë Emma. “Çdo natë ata do të përpiqeshin të flisnin me mua, ndjehesha sikur donin që unë të ndiqja dhuntinë time, kështu që brenda një jave do të largohesha nga puna dhe do të nisja leximin dhe ndjekjen e një lloj kursi në Spanjë,’’ tha ajo ndërsa shtoi se u ndje shumë normale, rrethuar nga njerëz me përvoja të përbashkëta.

“Shpirtrat kalojnë tek unë përmes mesazheve dhe më japin informacione për të ardhmen,” thotë Emma. “Disa njerëz u japin edhe datat e vd.ekjeve dhe kjo është diçka që udhëzuesit e mi të shpirtit nuk më lejojnë ta them. Unë nuk besoj se duhet të dimë gjithsesi këtë informacion”.

Emma fitoi shumë përvojë pune në Spanjë, kështu që kur u kthye në Britani të Madhe disa vjet më vonë, ajo filloi t’i jepte lexime të fatit kujtdo që i drejtohej asaj. Disa kanë qenë veçanërisht të paharrueshme.

“Gjithmonë kam arritur të parashikoj të ardhmen e njerëzve, për gjëra shumë të rëndësishme. Një herë kisha rastin e një gruaje e cila nuk mund të lindte fëmijë. Mjekët I kishin thënë që ke probleme. Unë shkova për të parë zonjën dhe ti parashikoja të ardhmen, dhe pata një vizion të saj me një fëmijë. I thashë se në maj do të kishte një lajm të bukur. Ishte prill kur e takova dhe në maj ajo kishte bërë një test shtatzanie dhe kishte mbetur shtatzënë. Gruaja më tha se e gjitha kjo ishte një mrekulli.’’

Kjo lloj pune që bën Ema është shumë e rrallë dhe e kushtueshme, ( njihet si mediumship dhe është një industri prej £ 100 milion në Britani të Madhe), por Emma nuk e bën atë për para. Shumë njerëz ajo i ka ndihmuar falas.

Gruaja që flet me njerëzit qe kane nderruar jete, ajo i lidh ata me familjarët dhe zbulon të ardhmen Read More »

Cilin trëndafil zgjedh? Do të të rrëfejë sekretet mbi personalitetin tënd

Ndër gjërat që njerëzit duan t’u japim, nuk ka dyshim që janë trëndafilat. Ka shumë ngjyra dhe çdo person ka të preferuarin e vet. Zgjidhni një nga këto trëndafila dhe do të habiteni kur të zbuloni gjëra të reja.

Nëse keni zgjedhur:

Trëndafilin e kuq
Nuk ka dyshim se ju jeni një person shumë i guximshëm, si dhe jeni shumë largpamës dhe të sinqertë. Diçka që dallon në personin tuaj është që keni një intuitë të shkëlqyer dhe zbuloni gënjeshtrat në një kohë të shkurtër. Gjë e mirë për ju është se keni shumë projekte dhe ju e dini shumë mirë se çfarë doni. Mos u stresoni, mësoni të relaksoheni.

Trëndafili jeshil
Ju jeni një person që doni të kujdeseni për njerëzit e tjerë dhe t’i mbroni ata. Kjo nuk është e gjitha, bëni atë që keni në dorë për të eleminuar çdo gjë që mund të trazojë qetësinë tuaj, por nganjëherë ju mund të ndërtoni një mur mes jush dhe pjesës tjetër të botës. Që tani e tutje ju duhet të mësoni të merrni rreziqe dhe të pranoni ndryshimet.

Trëndafili portokalli
Ju duhet ta dini tashmë, por ju jeni një person shumë i ndjeshëm dhe për këtë arsye nuk duhet të lejoni që të shkëputeni nga emocionet tuaja. Ndoshta ndiheni të çuditshëm dhe nuk ndiheni të përshtatur në botë, për shkak të ndjeshmërisë suaj. Ju ende nuk e kuptoni se sa i çmuar jeni dhe çfarë talentesh ende keni nevojë për të gjetur. Besoni më shumë në veten tuaj dhe rrethohuni me njerëz që ju ndihmojnë të përmirësoni vetëvlerësimin.

Trëndafili ylber
Ju jeni dëfryes, kreativë dhe të natyrshëm, kjo ju bën gjithmonë të shihni anën pozitive të jetës. Për shkak se jeni një person shumë i çuditshëm, gjithmonë doni të zbuloni gjëra të reja, kështu që kur të filloni projekte të reja, jo gjithmonë i përfundoni ato, duhet të jeni të qëndrueshëm.

Trëndafili i verdhë
Për ju, gjëja më e rëndësishme është të përqendroheni në të ardhmen tuaj, por ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje të tashmes. Mundohuni të jetoni ditë pas dite.

Trëndafili vjollcë
Ju nuk keni kufizime dhe e dini se si t’i ktheni ëndrrat tuaja në realitet. Ju keni disiplinë, përkushtim dhe përgjegjshmëri. Punoni shumë, me dëshirë dhe me kënaqësi. Ju e doni përparimin në jetë dhe të zhvilloheni. Kjo është një nga pjesët më të rëndësishme të jetës suaj.

Cilin trëndafil zgjedh? Do të të rrëfejë sekretet mbi personalitetin tënd Read More »