Nëse jeni të lindur në janar, atëherë jeni shumë analitikë, të pavarur dhe lider të lindur. Mirëpo nuk është kjo e gjitha, jeni shumë kreativë, karizmatikë, kokëfortë, ambiciozë dhe seriozë. Jeni të njohur për mënyrën e të organizuarit, për saktësi, punë të palodhshme dhe mençuri. Dini se si të tjerët t’i bëni të lumtur, sepse u kushtoni kujdes imtësive.
Shkurti
Personat e lindur në këtë muaj do të kalojnë një pjesë të mirë të jetës në kërkim të personit të posaçëm. Interesoheni shumë për të tjerët dhe jeni të lindur të bëheni prindër. Jeni të qetë, të turpshëm, modestë, të bindur dhe temperamentë. E doni lirinë tuaj, mirëpo është lehtë t’ju lëndojnë të tjerët.
Marsi
Ju jeni të paracaktuar për festa dhe do të fitoni shumë para. Mirëpo, keni prirje për pabesi të formave të ndryshme të varësisë. Jeni shumë të këndshëm, të zjarrtë dhe të sinqertë. Të tjerët ju konsiderojnë person të besueshëm, ndërkaq adhuroni udhëtimet, kujdesin dhe të gjitha gjërat, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e shtëpisë.
Prilli
Jeni shumë kokëfortë, impulsivë dhe dëshironi të urdhëroni. Megjithatë, posedoni karizëm të natyrshëm dhe jeni të rrethuar me miq. Jeni kreativë, inteligjentë dhe dinamikë.
Maji
I respektoni autoritetet dhe e vlerësoni martesën. Kënaqeni të kaloni kohën vetëm dhe keni ndjenja të thella. Dëshironi të ëndërroni dhe keni imagjinatë të shkëlqyeshme. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, jeni jashtëzakonisht atraktivë dhe dëshironi të lexoni dhe të udhëtoni.
Qershori
Nëse jeni të lindur në qershor, jeni romantikë, por edhe xhelozë. Jeni dashnor i shkëlqyeshëm, jeni të butë, të kulturuar, spirituozë dhe dëshironi të flisni. Për këtë karakterin e fundit, keni prirje për thashetheme.
Korriku
Personat e lindur në këtë muaj janë të sinqertë, sarkastikë, ekscentrikë dhe misteriozë. Shpesh keni ndryshim humori dhe nuk keni kurrfarë problemesh me mësimet dhe me gjetjen e miqve të rij.
Gushti
Vlerësoni jashtëzakonisht martesën, posedoni shpirt për punë ekipore dhe i inspironi të tjerët. Jeni atraktivë, të guximshëm, shpirtgjerë dhe adhuroni të bëni shaka. Me atë rast, paratë arrijnë deri te ju pa probleme të mëdha dhe të tjerët për këtë shkak mund t’ju xhelozojnë. Jeni të talentuar për art, muzikë dhe shkathtësi mbrojtëse luftarake.
Shtatori
Ju jeni inteligjentë, fleksibilë, spirituozë dhe të kujdesshëm. Jeni shumë të qetë, u kushtoni kujdes imtësive, jeni tipa të organizuar dhe inteligjentë. Posedoni tendencën që të analizoni tepër situatat e caktuara dhe ndodh që ndonjëherë të hasni në vështirësi.
Tetori
Personat e lindur në këtë shenjë janë të lindur nën yllin e fatit, janë liderë të mirë dhe pelqejnë oratorinë. Mirëpo, juve shumë shpejt mund t’ju hidhërojnë dhe adhuroni të ëndërroni. Jeni të sinqertë, të ndershëm dhe gjithmonë keni mendimin tuaj.
Nëntori
Ju jeni empatikë, pozitivë, unikë dhe gjithsesi – brilantë. Jeni shembull për të tjerët, sepse jeni të guximshëm dhe shpirtgjerë. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha, jeni të zellshëm, kokëfortë dhe romantikë.
Dhjetori
Personat e lindur në këtë muaj e duan jetën të sigurt, janë patriotë, dorëlirë dhe të sinqertë. Nuk dëshirojnë të shtiren para të tjerëve dhe i urrejnë përkufizimet.
Kafeja është bërë pjesë e pazëvendësueshme e mëngjeseve dhe pasditeve tona.
Ajo të zgjon dhe të gjallëron. Megjithatë, nektari me kafeinë i perëndive nuk e ka të gjatë dhe për këtë e kanë fajin të rinjtë e mijëvjeçarit.
Një studim i kohëve të fundit i publikuar nga Bloomberg, nxorri në pah se kërkesa për kafe nuk ka qenë kurrë kaq e lartë, falë grupit më dashamirës të kafesë që përbën 44 përqind të të gjithë njerëzve që pijnë kafe në botë.
Të rinjtë e mijëvjeçarit po pinë më shumë kafe se brezi i mëparshëm.
Të rinjtë po konsumojnë mjaftueshëm kafe në ditë sa për të zëvendësuar rënien në shifra të brezave më të vjetër.
Në katër vitet e shkuara, konsumi i kafesë është rritur nga 34 përqind në 48 përqind tek të rinjtë e moshave nga 18 deri në 24 vjeç dhe nga 51 përqind në 60 përqind tek të rinjtë nga mosha 25 në 30 vjeç.
Mania pas kafesë zë fill shumë herët në jetën e këtij brezi.
Të rinjtë e lindur pas vitit 1995 kanë nisur të pijnë kafe në moshën 14.7 vjeçare, ndërsa të rinjtë e lindur pas vitit 1982 kanë pirë kafe për herë të parë në moshën 17 vjeçare.
Me gjithë konsumin e lartë të kafesë, duket sikur bota do të përballet shumë shpejt me një mungesë globale të këtij produkti të kërkuar.
Furnizimet me kafe nga zona si Amerika Jugore ose Brazili janë në rrezik jo vetëm nga temperaturat në rritje por edhe ndryshku.
Në vitin 2012, më shumë se gjysma e prodhimit amerikano jugor të kafesë u zhduk nga faqja e dheut. Ndërkohë që ekspertët parashikojnë se deri në vitin 2050, gjysma e zonave prodhuese të kafesë nuk do të jenë në gjëndje të vazhdojnë këtë aktivitet.
Rënia e nivelit të prodhimit nuk po ndalon aspak kompanitë e shitjes dhe konsumatorët.
Në të vërtetë, në vitin 2015, anëtarët e bordit të kompanisë më të fuqishme të produkteve të kafesë në botë, Starbucks, njoftuan se në 23 vitet e fundit, zgjerimi i kompanisë ka arritur nga 125 dyqane në plot 22,000 dyqane në 66 vende të ndryshme të botës.
Studime të shumta nënvizojnë se konsumi në rritje i kafesë dhe furnizimi i tkurrur i këtij produkti ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimit të kokrrave të çmuara të kafesë.
Kokrrat e varietetit Arabika kushton 6 përqind më shumë se javën e shkuar duke arritur në nivelin më të lartë që nga Shkurti i vitit 2015.
Për fat të mirë, 2050 është shumë larg dhe rezervat e kafesë janë në nivelin më të lartë që nga viti 2000.
Ideja që ta shtoni jetëgjatësinë e baterisë tuaj është e kotë, por ajo që mund të bëni është që ta hiqni opsionin që tregon përqindjen e saktë të baterisë.
Studimet kanë treguar se përdoruesit janë më të stresuar kur bateria e telefonit bie nën 60 për qind, duke menduar se më nuk mund të bëjnë asgjë në smartfonin e tyre.
Në të vërtetë qoftë edhe nën 10 për qind kur është bateria ju mund të bëni shumë gjëra me telefonin tuaj, sepse përqindja me numra që tregon baterinë nuk është saktë.
Pra thjeshtë fikeni opsionin që tregon përqindjen dhe lëreni që jetën e baterisë ta tregojnë vetëm ngjyrat do të keni më shumë hapësirë ta përdorni dhe më pak stres!.
1777 – Në Kaliforni, themelohet Misioni Santa Clara de Asis në atë që është tani Santa Klara, qytet në qendër të Luginës Silicon, ku kanë selitë disa prej kompanive të teknologjisë së lartë. Ndërsa Universiteti Santa Clara, është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në shtetin e Kalifornisë.
1816 – Familja Bonoparte përjashtohet përgjithmonë nga Franca. Por vetëm me dekret, sepse Bonopartët do të luanin rol në politikën franceze dhe evropiane thuajse deri në fund të shekullit XIX. Napoleoni është emri më i shquar i familjes Bonaparte; ai u zgjodh Konsull i Parë i Francës më 1799; u kurorëzua Perandor i Francës, pushtoi pjesën më të madhe të botës perëndimore; bie rob i anglezëve, burgoset fillimisht në ishullin e Elbës, nga ky arratiset, kthehet në Francë, kapet përsëri dhe dërgohet në ishullin e Shën Helenës, ku vdiq (disa thonë u helmua), më 1821. Pas pushtimit të pjesës më të madhe të Evropës Perëndimore, Napoleoni shpalli vëllanë e madh, Jozef, mbret të Napolit dhe më pas të Spanjës; vëllanë e tretë, Louis e bëri mbret të Holandës, dhe vëllanë më të ri, Jerome, mbret të Vestfalisë. Djali Napoleonit, Napoleon François Charles Joseph, krijoi Mbretërinë e Romes dhe u vetëquajt Napoleoni II. Louis – Napoleon, bir i Louisit të Holandës, ishte president i Francës në 1848-1852 dhe perandor në 1852 -1870; djali i Louisit, princi Napoleon vdiq më 1879, duke luftuar me Zulutë në Natal, në Afrikën e Jugut. Me vdekjen e tij, familja humbi të fundmin e Bonopartëve, edhe pse të tjerë vazhdojnë të pohojnë të drejtën e tyre për titullin perandorak. Një lëvizje politike për pavarësinë Korsikane, e shfaqur në vitet 1990, kishte në programin e saj politik edhe restaurimin e Bonapartëve.
1848 – Shpërthen kryengritja e Palermos kundër mbretërisë Bourbone të Dy Siçilive. Fara e kryengritjes ishte mbjellë para Kongresit të Vjenës, në 1812, gjatë periudhës së Napoleonit kur dinastia Bourbone iku nga Napoli dhe ngriti oborrin mbretëror në Palermo me ndihmën e marinës angleze.
1958 – Në Londër, lindi Kristian Amanpour, gazetare, korrespondente e rrjetit CNN dhe ABC – i ati mysliman iranian, e ëma e krishtere nga Anglia. Fëmijërinë e kaloi në Teheran. Pas përfundimit të arsimit fillor në Iran, kur ishte 11 vjeç, Amanpour dërgohet nga prindërit për shkollim në Chelmsford, Essex, Angli. Familja e saj u kthye në Angli jo shumë kohë pas fillimit të Revolucionit Islamik. Amanpour gjithmonë ka theksuar se prindërit nuk kishin qenë të detyruar për të lënë vendin, por u kthyen në Angli kur Iraku sulmoi Iranin dhe mbetën përfundimisht në Angli. Amanpour është e martuar me James Rubin, ish-Ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit dhe zëdhënës i Departamentit të Shtetit në administratën e presidentit Klinton gjatë luftës në Kosovë. Gjatë luftës në ish Jugosllavi, Kristian Amanpour u kritikua për raportime të njëanshme ose mungesë neutraliteti. Dhe ajo iu përgjigj kritikave duke thënë: “Disa njerëz më kanë akuzuar për qëndrim pro-musliman në Bosnje, por në rastet e gjenocidit ju nuk mund të jeni neutral. Ju nuk mund të thoni thjesht se ‘ky fëmijë në Sarajevë u qëllua në kokë sepse vrasësi ishte i mërzitur për shkak se ishte grindur me gruan e tij’; në raste gjenocidi nuk ka barazi apo neutralitet; e vërteta duhet treguar.”
1964 – Në Nju Meksiko, lindi Jeffrey Preston Jorgensen, i njohur sot si, Jeff Bezos; sipërmarrës dhe investitor me rol kyç në e-tregti. Ai themeloi Amazon.com, fillimisht për shitje librash; më vonë për shumëllojshmëri mallrash, duke u bërë dyqani më i madh në World Wide Web (www), dhe model i shitjeve në internet. Jeff Bezos bëri bujë më 2013, kur bleu gazetën Washington Post për 250 milionë dollarë. Por historia e tij bëhet edhe më interesante. Jeff lindi në Albuquerque, Nju Meksiko nga prindër adoleshent, Jacklyn Gise dhe Ted Jorgensen, kur të dy ishin ende 17, 18 vjeçarë. Ata u martuan dhe pas dy vjetësh u ndanë. Kaluan edhe dy vjet të tjera dhe Jacklyn u martua me një emigrant politik kuban, Mike Bezos, dhe Jeff mori mbiemrin e njerkut, Bezos. Lidhjet me të atin biologjik u ndërprenë. Në vitin 2010, gazetari Brad Stone, i revistës Businessweek ne San Francisko vendosi të shkruajë një libër mbi jetën dhe karrierën e Jeff Bezos. Brad filloi kërkimet për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me Ted Jorgensenin, prindi biologjik i Jeffit, ku ndodhej ai? Përfundimisht, gazetari e gjeti Tedin në Glendale, një qytezë e largët në shtetin Arizona, ku ai kishte një dyqan biçikletash. Gazetari shkoi nga Kalifornia për t’a intervistuar dhe pyetja e parë që i bëri ishte – A keni fëmijë? – Tedi i tha – Jo, kam pasur një djalë, por ka vdekur kur ishte i vogël. Gjatë viteve të ndarjes, Ted Jorgensen ishte interesuar për të birin, por emri Jeff Jorgensen nuk figuronte në asnjë vend. Dhe imagjinoni se çfarë ndjeu kur mësoi se Jeff Bezos, një nga miliarderët më të mëdhenj të Amerikës, ishte djali i tij. Libri “The Everything Store: Jeff Bezos and the Age of Amazon” i autorit Brad Stone doli nga shtypi në tetor 2013. Disa të dhëna në libër janë kontestuar a kundërshtuar nga Jeff Bezos; megjithatë libri është në shitje në dyqanin internetik; amazon.com, drejtor ekzekutiv i të cilit është Jeff Bezos.
1966 – Lyndon B. Johnson thotë se Shteteve të Bashkuara u duhet të qëndrojnë në Vietnamin e jugut deri sa agresioni komunist të marrë fund.
1967 – Doktor James Bedford bëhet personi i parë që ruhet kryonikalisht (në gjendje të ngrirë) me qëllim të ringjalljes në të ardhmen. Bedford ishte profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornise dhe autor i disa librave në fushën e tij. Pak orë pas vdekjes nga kanceri (73 vjeç), trupi i Bedfordit u vendos në temperaturë të caktuar nën-zero gradë Celsius. Me testament, ai kishte lënë edhe 100 mijë dollarë që të përdoreshin për mirëmbajtjen e trupit në gjendje të grirë. Që nga ajo kohë, 12 janari festohet si Dita e Bedfordit nga ata që besojnë në këtë mënyrë ruajtje për t’u kthyer në jetë kur mjekësia të jetë në gjendje të shërojë çdo sëmundje.
1971 – Shtatëshja e Harrisburgut: I përndershmi Filipi Berrigan dhe 6 të tjerë akuzohen për komplot për të rrëmbyer Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Henry Kissinger dhe për të hedhur në erë sistemet e ngrohjes së ndërtesave federale në Uashington, DC. Ata ishin një grup aktivistësh fetarë kundër luftës së Vietnamit. Grupi u bë i famshëm kur prokurori nuk arriti të paraqesë argumenta të mjaftueshme dhe të pandehurit u liruan nga akuzat.
1990 – Rumania nxjerr jashtë ligjit Partinë Komuniste, pasi kishte ekzekutuar kryetarin e saj, Çaushesku.
1998 – Nëntëmbëdhjetë vendet evropiane bien dakord që të ndalojnë klonimin njerëzor. Gjithashtu, shumë vende të tjera kanë ligje kundër klonimit njerëzor. Por, teknologjia e klonimit të gjitarëve, edhe pse larg nga përsosja, ka arritur pikën ku shumë shkencëtarë tashmë kanë njohuri, literatura është në dispozicion, dhe zbatimi i teknologjisë se klonimit nuk është shumë i shtrenjtë në krahasim me shumë procese të tjera shkencore. Për këtë arsye, Lewis D. Eigen argumenton në scriptamus.wordpress.com, se përpjekjet e klonimit të njeriut do të fillojnë në vitet e ardhshme, në mos edhe mund të kenë filluar.
2010 – Tërmeti në Haiti shkakton vrasjen e 316 mijë njerëzve dhe shkatërrimin e pjesës më të madhe të kryeqytetit Port – au- Prince.
Ngrehja e një tymi të cigares është e mjaftueshme për t’u bërë i varur nga cigarja, ka gjetur një studim i ri.
Më shumë se dy të tretat e njerëzve që provojnë duhanin për herë të parë vazhdojnë të bëhen duhanpirës të përditshëm.
Zakoni i pirjes së duhanit u analizua tek 215 mijë njerëz nga ekipi i Queen Mary, Universiteti i Londrës, duke përdorur bazat e të dhënave globale, transmeton Indeksonline.
Ata gjetën se 60, 3 për qind e tyre kishin provuar të paktën një cigare, prej të cilëve 68.9 për qind kishin vazhduar më pas të bëhen duhanpirës të përditshëm.
Hulumtuesit kryesor, Peter Hajek, një psikolog në Mbretërinë Mary, tha: “Kjo është hera e parë që qëndrimi që është dokumentuar nga një grup i madh i të dhënave, se mund të bëhesh i varur nga cigarja me vetëm një pirje.
Megjithatë ata kanë arritur të shohin një përparim tek adoleshentët sa i përket pirjes së cigares. Sipas tyre janë vërejtur vetëm 19 për qind e të rinjve nga mosha 11-15 vjeçe që konsumojnë cigare, gjë që në krahasim me vitin 2011, ku 40 për qind e adoleshentët nën moshën 16 vjeçe thuhej se konsumonin cigaren.
A e dini që në Shqipëri ka ende ullinj pa u vjelë dhe kthyer në vaj?
Maja e sezonit të vajit të ullirit ka përfunduar në muajt e Nëntorit dhe Dhjetorit. Por gjatë këtij Janari, ka ende pemë ulliri pa vjelë dhe ende prodhohet vaj i freskët.
A e dini cila është diferenca mes një prodhuesi vaji ulliri dhe një prodhuesi vaji ulliri ekstra të virgjër? Një punë ekstra.
Për të prodhuar vaj ekstra të virgjër një ullishtar i mirë e çon ullirin çdo natë në mulli.
Në këtë mënyrë prodhohet vaj më i mirë me ngjyrë tipike jeshile. Vaji i pasur me aromë e shije e me aciditet më të ulët.
Zoti Dhimitër Panajoti, specialist i vajit të ullirit pranë AAC Lushnja thotë për AgroWeb se nga çdo ditë qëndrimi në fermë, vaji në brendësi të frutit humbet 10-20% të cilësisë.
Si rrjedhim rritet aciditeti, pakësohen elementët cilësorë si polifenoli dhe pakësohet aroma, tregon zoti Panajoti.
Procesi i përpunimit ndikon në 60% të cilësisë së vajit. Kini kujdes! Vaji nuk përmirësohet nëse vjetërohet, por ka jetë më të gjatë nëse ruhet mirë.
Armiqtë kryesorë të vajit janë ajri, nxehtësia dhe drita. Qelqi i errët është më i mirë për ruajtje në shtëpi.
Çeliku inoks është më i miri për ruajtjen e sasive të mëdha.
Ju nevojitet ndihmë për të zgjedhur vajin më të përshtatshëm të ullirit?
Si të zgjidhni vajin e duhur të ullirit si edhe disa fakte interesante:
Cilat janë ndryshimet mes vajit të ullirit – Të ‘virgjër’, vajit të ‘lehtë’ dhe atij të zakonshëm?
Vaji i ullirit i virgjër
I shoqëruar edhe me parashtesën “Ekstra” përbën nivelin më të lartë të vajit të virgjër dhe më i miri që mund të tregëtohet.
Vaji i virgjër i prodhuar nga mekanizmi i shtypjes mund të quhet si ekstra nëse ka më pak se 1% acid oleik dhe sjell shije, ngjyrë dhe aromë të mirë. Pra praktikisht vaji ekstra i virgjër është vaji më i mirë.
Vaji i zakonshëm i ullirit
Kjo kategori ka të bëjë me produktin e përzier të vajit. Prodhuesit e vajit të ullirit fillojnë me vaj të virgjër të një kualiteti më të ulët.
Që këto vajra të përshtaten për konsum duhet të përpunohen duke përdorur proçese mekanike termale apo kimike. Vaji i përpunuar i ullirit vjen me një ngjyrë dhe shije më të zbehur.
Përpara se produkti rezultant të shitet si vaj ulliri, prodhuesi e përzien ekstraktin me vaj ulliri të përpunuar dhe me një përqindje të vogël vaji të virgjër për të siguruar aromën dhe shijen.
Vaji i “butë” dhe i “lehtë”
Vaji i ullirit i lehtë është një variacion i vajit të ullirit të zakonshëm. Prodhuesit e këtij produkti përdorin vaj ulliri shumë të përpunuar dhe përdorin më pak vaj të virgjër me kualitet.
Mbase ndryshimi do të vihej re në shije dhe në aromë por sasia e kalorive dhe yndyrës është e njëjtë me vajrat e tjerë.
Vaji i “tulit” të ullinjve
Vaji i bërë me tulin e ullinjve konsiston në mbetjet e vajit të ekstraktuara me përbërës kimikë dhe të marra nga ullinjtë e parë që kanë kaluar proçesin e shtypjes.
Edhe në këtë rast përdoren sasi të caktuara vaji të virgjër në mënyrë që të shtojnë nivelin e shitjeve.
Janë të gjithë llojet e vajrave të ullirit të njejtë?
Jo. Ashtu si edhe vera, vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të variojë shumë në shije dhe varet nga lloji dhe cilësia e ullirit të përpunuar, periudha e të vjelave, moti gjatë sezonit të rritjes dhe rajoni ku prodhohen.
Më 10 janar 1863 në Londër u hap metroja e parë në botë.
Edhe pse qarkullimi hekurudhor nëntokësor ishte me kapacitete të kufizuara, treni i parë nëntokësor kishte dritare, vendet për pasagjer që uleshin në dy anë, kurse drita e diellit mund të shihej në disa boshllëqe ku kanali nëntokësor ishte i hapur.
Kjo linjë hekurudhore lidhte Paddingtonin, që atëherë quhej Bishop’s Road dhe Farringdon Street.
Sot çqarkullimi më metro, është njëri nga transportet kryesore në qytet e mëdha të botës, ku qindra miliona udhëtarë udhëtojnë çdo ditë.
Një pjesë e konsiderueshme e njerëzimit dhe gjithçka që e rrethon atë, nuk është material “autokton” i galaksisë sonë, por i mbërritur miliarda e miliarda vite më parë nga hapësira.
Në këtë përfundim ka mbërritur studimi i fundit i kryer duke shfrytëzuar simulimin kompjuterik të atyre që njihen si “transferta ekstragalaktike”.
Këto të fundit janë një zbulim relativisht i ri për shkencëtarët, që thonë se bëhet fjalë për erëra të forta në hapësirë që transportojnë me vete materiale nga njëra galaksi në tjetrën.
E në bazë të këtij simulimi, thotë astrofizikani udhëheqës i studimit, Daniel Anglés-Alcázar, mund të themi se me gjasa njerëzimi dhe një pjesë e konsiderueshme e materies, jo vetëm në sistemin tonë diellor, por në gjithë “Rrugën e Qumështit” është “emigrante” nga galaksi të tjera.
“Duke pasur parasysh sesa shumë materie e ekstragalakstike mund të ndodhet në galaksinë tonë, mund ta quajmë veten pa asnjë frikë si emigrantë ndërgalaktikë”, thotë ai.