Kuriozitete

A keni ditur se dora tregon shumë për personalitetin tuaj/ Por çfarë domethënie ka konkretisht

A keni ditur se dora tregon shumë për personalitetin tuaj, në këtë rast pë meshkujt.

Gishti tregues dhe i unazës fshehin “sekretin”. Por çfarë domethënie ka konkretisht.

Gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues

Meshkuj të pashëm. Ata janë plot sharm dhe shkojnë mirë me këdo. Megjithatë ata janë pak më shumë agresivë dhe marrin shumë shpejt rreziqe përsipër.

Gishti i unazës është më i shkurtër se gishti tregues

Meshkujt me këtë lloj dore kanë shumë vetëbesim dhe madje mund të jenë edhe pak narcistë.

Gishti i unazës dhe ai tregues kanë të njëjtën gjatësi

Meshkujt me këtë lloj dore janë meditues të mirë, mjaft të dashur dhe besnikë. Gjithçka balancohet nga këta lloj njerëzish. /noa.al/

A keni ditur se dora tregon shumë për personalitetin tuaj/ Por çfarë domethënie ka konkretisht Read More »

Zbulohet amaneti që la Enveri para se të ndërronte jetë

Djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha ka rrëfyer amanetin e fundit që i dha babai i tij 9 ditë para se të vdiste.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama”, Sokol Hoxha, burri i Lilianës tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit.

Sokol Hoxha thotë: Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”.

Po ashtu, Sokoli thotë se Enveri kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianën dhe kjo gjë kishte shkaktuar shqetësim në familjen Hoxha.

Ai thotë: Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerë sonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”.

Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste.

Sokoli thotë: Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”.

Pyetur se “ǒdo të thoshte me ruajunin”?, ai pergjigjet: Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh.

Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë”.

Zbulohet amaneti që la Enveri para se të ndërronte jetë Read More »

A janë shqiptarët bujarë?/ Sa e vërtetë është shprehja ‘Bukë,kripë e zemër’

Bujaria, gatishmëria për të dhuruar, për të ndihmuar dhe për të mbështetur të tjerët kanë qenë karakteristikë e shqiptarëve në vite. “Bukë, kripë e zemër”, është një shprehje popullore që mishëronte pikërisht këtë sjellje.

Por duket se ndryshimi i ritmit të jetesës pas viteve 90, emigracioni dhe migrimi i brendshëm, të kombinuara me vështirësitë ekonomike i kanë bërë shqiptarët më të largët dhe më të ftohtë ndaj njëri-tjetrit, më pak të prirur për të bërë bamirësi dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në rast nevoje.

Një sondazh i zhvilluar nga Gallup, në kuadër të Indeksit të Lumturisë të publikuar nga OKB, që maste edhe treguesin e bujarisë, gjeti se Shqipëria renditet në vendin e 91 në botë, duke hyrë në listën e shteteve më pak bujare.

Të anketuarve iu bë pyetja “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Për Shqipërinë, përgjigja e atyre që thonë jo, është më e lartë se e atyre që thonë po.

Shqipëria rezulton një nga vendet më pak bujare në Ballkan. Karakteristikën e bujarisë e ka ruajtur më së miri Kosova, e cila rezulton e para në rajon dhe e 26-a në botë.

Më pas renditen Bosnjë dhe Hercegovina (49), Maqedonia (79). Më “cingunë” sesa ne janë serbët (104) dhe malazezët (116).

Shqipëria renditet keq edhe në treguesin e mbështetjes sociale, në vendin e 138 (e 19-a nga fundi), ku individëve u është bërë pyetja:

“Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”.

Në të njëjtin tregues, Kosova është në vendin e 88, ndërsa mbështetje më të madhe sociale e kanë serbët (59), malazezët (76), maqedonasit (85) dhe më pak boshnjakët (118). Edhe italianët, që renditen më keq se ne në indeksin e bamirësisë, kur vjen fjala për të ndihmuar njëri-tjetrin janë më të gatshëm (vendi i 27).

Shqipëria ishte e fundit në Europë në indeksin e lumturisë, në vendin e 112 në botë, nga 157 shtete. Krahas të ardhurave të ulëta për frymë dhe perceptimit të lartë për nivelin e korrupsionit në vend, faktorë të tjerë që i bënin shqiptarët të palumtur lidheshin me mungesën e mbështetjes tek njëri-tjetri.

Krejt ndryshe është Kosova, që ndonëse renditet më keq në të ardhurat për frymë sesa Shqipëria, solidariteti që ata kanë ndaj njëri-tjetrit dhe fakti që e dinë se në rast se kanë një hall kanë një krah ku të mbështeten, i bën ata të ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën.

Në botë, shtetet, qytetarët e të cilëve janë më të gatshëm të bëjnë bamirësi, janë Myanmar, Indonezia, Haiti, Siria.

Në Europë kryesojnë Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Norvegjia, Suedia, Danimarka. Të fundit në botë për bujarinë janë Kina, Maroku, Lituania.

Shtetet me mbështetjen më të madhe ndaj njëri-tjetrit në rast nevoje ne botë janë Islanda, Zelanda e Re, Finlanda, Danimarka. /Monitor/

A janë shqiptarët bujarë?/ Sa e vërtetë është shprehja ‘Bukë,kripë e zemër’ Read More »

Cilat ishin këshillat e Enverit në vitet e fundit të jetës/ ‘Gju më gju me popullin’ (foto)

Enver Hoxha, momenti kur ulej “gju më gju” me popullin.

Kjo foto e rrallë e ish-diktatorit besohet se është realizuar gjatë viteve të fundit të jetës së tij.

Ai është rrethuar nga qindra njerëz të një fshati, që besohet të jetë Pogradeci, ku kalonte shpesh pushimet.

Pranë tij ndodhet Nexhmija e ulur, kurse Enver Hoxha në këmbë duket se udhëzon klasën punëtore për sukseset e arritura dhe vigjilencën, që duhet të tregohet vazhdimisht prej tyre.

Enver Hoxha thoshte se armiqtë, që ishin të shumtë, na kanë zili dhe gjithmonë kërkojnë të përfitojë nga një dobësi e jona.

Enver Hoxha, përmes propogandës që instaloi regjimi i tij, ia doli të qeveriste vendin për gati 40 vjet, duke mbetur udhëheqësi më jetëgjatë në tërë historinë e Shqipërisë.

/NOA.al

Cilat ishin këshillat e Enverit në vitet e fundit të jetës/ ‘Gju më gju me popullin’ (foto) Read More »

Gjendet macja e humbur para 12 vjetëve duke pritur në të njëjtin vend zotërit e saj

Amy Davies kishte humbur macen trivjeçare Georgie në një vend kampingu në Skoci në vitin 2008. Ajo kishte menduar se nuk do ta shihte kurrë macen.

Por për befasi të saj kafsha shtëpiake që kishte humbur para 12 vjetëve, është gjetur. Macja kishte qëndruar në vendin e njëjtë të kampingut, shkruan Daily Mail.

Macja kishte udhëtuar me familjen e Daviesit nga Rochdale për në kampin Rowardennan në Skoci, para se të zhdukej ndërsa ata po planifikonin të ktheheshin në shtëpi në tetor të vitit 2008.

Megjithëse kërkimin në atë zonë, familja nuk arriti të gjente macen. Ata shpresonin se dikush do ta gjente macen dhe do t’i kontaktonte fal mikroçipit në qaforen e saj. Gjatë gjithë kësaj kohe macja kishte qëndruar në parkun e kampingut, ndërsa për të ishin kujdesur dhe e kanë ushqyer stafi në atë vend. Kur filloi mbyllja shkaku i koronavirusit, një anëtar i shqetësuar i stafit të kampit më në fund e pa se macja është e pronarëve nga veriu i Anglisë, pasi çipi ishte skenuar nga një organizatë bamirëse për mbrojtje të kafshëve.

“Ne na u thye zemra kur Georgie nuk u kthye. Ishte shumë mirë kur dëgjuam se Georgie jo vetëm që ishte mirë, por edhe po kalonte kohë të mrekullueshme në kamp”, ka thënë Amy.

Derisa numri i telefonit në çip më nuk ishte aktiv, u dërgua një email dhe letër te pronarët e maces.

Megjithë gëzimin e gjetjes së Georgiet pas gjithë këtyre vjetëve, macja do të vazhdojë të mbetet te “Mbrojtja e Maceve”, ndërsa do të tentohet të gjendet një shtëpi e re për të.

“Instinkti më thoshte të nisem me veturë dhe ta marrë menjëherë Georgien, por kemi edhe një mace tjetër nëntëvjeçare. Kur fola me qendrën e dija se nuk do të ishte e përshtatshme ta kthenim Georgien tash. Është vërtetë e trishtë që gjatë gjithë kësaj kohe ne nuk do të ribashkohemi, por duhet të bëjë më të mirën për Georgien”, ka thënë pronarja Amy./abcnews.al

Gjendet macja e humbur para 12 vjetëve duke pritur në të njëjtin vend zotërit e saj Read More »

Çfarë shihni në këtë foto, pemë, dy fytyra apo dy sy?/ Përgjigjia ka lidhje me personalitetin tuaj

Pemë, dy fytyra apo dy sy? Çfarë shihni në këtë foto?

Përgjigjia ka lidhje me personalitetin tuaj.

Pemë

Keni pasur një fëmijëri shumë të shëndetshme, afër një familjeje që ju ka dashur dhe pranuar gjithmonë dhe ju ka rritur në një mjedis me shumë energji pozitive, kjo ju ka bërë të rriteni të lumtur dhe të sigurt.

Dy fytyra

Ju jeni një person egoist dhe krenar. Kjo ndodh ndoshta ngaqë përvojat tuaja të së kaluarës, veçanërisht gjatë fëmijërisë, ju bënë individualist nga nevoja për t’ju ofruar gjithçka nga ata që ishin përgjegjës për ju, shkruan Class.

Sot e dini që ju jeni i vetmi përgjegjës për veten tuaj, kështu që bëni gjithçka që është e mundur për të shmangur çdo lloj privimi, si financiar, ashtu edhe emocional.

Dy sy

Pavarësisht sa të pavarur e konsiderojmë veten, madje edhe për të kryer detyra të vogla në jetë, ne kemi nevojë për dikë tjetër. Privimi juaj i marrëdhënieve mund t’ju mbrojë deri diku, por gjithashtu ju bën një person të vetmuar me potencial të dobët. Mos e humbisni jetën, hapuni para botës. /k.k/noa.al/

Çfarë shihni në këtë foto, pemë, dy fytyra apo dy sy?/ Përgjigjia ka lidhje me personalitetin tuaj Read More »

Mësoni si ta dalloni nëse vaji i ullirit është orgjinal

Kur shohim vaj ulliri në tregje apo markete, mendohemi dy herë për ta blerë pasi nuk jemi të sigurt për cilësinë.

Dihen vlerat e patjetërsueshme dhe të dobishme të këtij produkti për njeriun, por duhet që vaji të jetë origjinal për t’i marrë këto përfitime.

Por si t a vërtetoni që produkti në fjalë është origjinal?

Hidhni pak vaj ulliri në një enë të vogël, mundësisht me fund të rrumbullakët. Me njërën dorë mbani gotën, kurse me tjetrën mbulojeni që të mos dalë aroma. Mundohuni të fërkoni pak gotën për të ngrohur vajin, tundeni me lëvizje rrethore.

Më pas hiqeni dorën që keni mbi gotë, afrojeni pranë hundës dhe merrni thelle erën e vajit të ullirit. Nëse ndjen erë të freskët si bari, fruta apo perime, ka më shumë gjasa që vaji juaj të jetë vërtet ekstra i virgjër.

Por ka edhe një mënyrë tjetër.

Kthejeni një gllënjkë vaj ulliri në gojë, por pa e përcjellë. Me dhëmbë të mbyllur dhe me buzë të hapura, thithni pak ajër në gojën tuaj dhe vërtiteni vajin rreth gojës tuaj.

Pastaj pijeni. Nëse është i virgjër do vazhdoni të ndjeni shije të frutave dhe perimeve dhe do të ndjeni një shije të hidhur në pjesën e pasme të fytit.

Është normale të kolliteni.

Mësoni si ta dalloni nëse vaji i ullirit është orgjinal Read More »

Çfarë na mungon për të qenë të lumtur?

Derisa të kemi paqe dhe qetësi të brendshme, asgjë nuk do të na bëjë të ndihemi mirë … lumturia është një gjendje e shpirtit dhe jo një mungesë për t’u mbushur

Nëse do të kisha më shumë para, nëse do të kisha më shumë kohë, nëse do të kisha një shtëpi buzë detit, nëse do të kisha një njeri që më mbush me vëmendje, nëse do të kisha … nëse do të kisha … lista mund të ishte e pafund dhe shumë shpesh kalojmë më shumë kohë duke u ankuar për ato që nuk kemi, sesa të shijojmë atë që në të vërtetë është tashmë pjesë e jetës sonë, e mjedisit tonë, por që ne injorojmë.

E gjithë kjo shpesh krijon mjerim dhe pakënaqësi dhe ndjenjën e dorëheqjes që pothuajse na shtyn të bindim veten se lumturia nuk është për ne. Por a jemi vërtet të bindur që të kemi më shumë para ose gjithçka tjetër do të na çojë drejtpërdrejt në lumturi? Apo ndoshta kemi nevojë për diçka më të thellë, që mbush zemrën dhe shpirtin, diçka më përmbushëse dhe që asgjë dhe askush nuk mund ta heqë prej nesh, siç ndodh për gjërat materiale?

Padyshim që stabiliteti i mirë ekonomik mund të na ndihmojë të jetojmë më mirë, duke na lejuar të përballemi me ngjarjet që jeta na vendos para nesh më të qetë, por nëse në themel nuk kemi një stabilitet të mirë emocional të brendshëm, rrezikojmë të jetojmë nën mëshirën e pasigurisë.

Duhet të mësojmë se kur kemi besim tek vetvetja dhe në aftësinë tonë për t’ia dalë gjithmonë, kur kemi një vetëvlerësim të mirë në themel (një punë për të bërë absolutisht me veten), gjithçka tjetër bëhet vetëm një kornizë e bukur që zbukuron pamjen madhështore që jemi ne.
Një fustan i bukur, një palë këpucë të reja të modës, një darkë në një vend ekskluziv ose pushime me pamje nga deti, janë “gjëra” të bukura që me siguri mund të na japin momente të mirëqenies, por ato nuk janë lumturi. Nëse jetojmë në konflikt brenda vetes për një realitet që nuk na përket neve, nëse duhet të përshtatemi me njerëzit dhe situatat, nëse do të donim të iknim, por nuk gjejmë guximin dhe e detyrojmë veten të gëlltisim kafshime të hidhura nga frika e ndryshimit dhe se mos mbetemi, sigurisht ato “gjëra” nuk do të mjaftojnë për të na dhënë atë qetësi të brendshme që aq shumë dëshirojmë.

Sekreti qëndron në të mësuarit të vlerësojmë atë që kemi, në mirënjohjen për të gjitha gjërat e vogla të jetës së përditshme, bollëkun e dashurisë dhe bukurisë me të cilën jemi të rrethuar, çudinë e natyrës dhe mbi të gjitha vetëdijen se jemi qenie të veçanta, unike dhe që nuk duhet të dalim jashtë për të kërkuar atë që duhet të kultivojmë brenda nesh. Sepse derisa të kemi paqe dhe qetësi të brendshme, asgjë nuk do të na bëjë të ndihemi mirë … lumturia është një gjendje e shpirtit dhe jo një mungesë për t’u mbushur. / meb.al

Çfarë na mungon për të qenë të lumtur? Read More »