Ka shumë ndodhi natyrore që mund të çudisin një udhëtar. Njëri prej tyre është Al Naslaa Rock Formation, i vendosur në oazën Tayma, Arabia Saudite. Zbulimet e fundit arkeologjike tregojnë se Tayma ka qenë e banuar që nga kohërat antike.
Al Naslaa është një nga petografitë më fotogjenike në zonë. E çara e përsosur midis dy gurëve në këmbë dhe fytyrave të sheshta janë krejtësisht të natyrshme. Vini re piedestalet e vogla që mbështesin gurët. Për sa kohë do të qëndrojnë të ekuilibruar këtu? Si ndodhi prerja në mes?
Me shumë gjasë toka u zhvendos pak nën njërën nga dy mbështetëset dhe shkëmbi u nda. Mund të jetë nga një pronë vullkanike e një minerali më të dobët që u ngurtësua atje para se gjithçka të zhvarroset. Ose, mund të jetë një çarje e vjetër presioni (ju shihni një çarje paralele vetëm në të djathtë të saj) që është shtyrë / tërhequr disa. Ose, mund të jetë një vijë e gabuar e vjetër (e vogël), pasi lëvizja e defektit shpesh krijon një zonë shkëmbi të dobësuar që gërryhet relativisht më lehtë se shkëmbi përreth.
Një gurë me peshë rreth 10 ton i vendosur mbi dy këmbë, qëndron në fshatin Vranisht te Vlores, në majën e Lipes. Turistët nga vende të perëndimit vijnë cdo verë dhe ngrenë cadrat tek guri me qiell. Siluet e heshtur, “Guri me qiell” , qëndron atje për ku ishte nisur. Dhe ngeli ashtu i ngrirë, për mote të tëra i heshtur. Silueta e tij është zbuluar dhe është vleresuar duke ju dhënë statusi monument natyre, në rrethin e Vlorës.
“Guri me qiell” e nisi garën nga kohërat më të hershme të njerëzimit. Si i tillë mbetet një urë lidhëse me botën, që nuk shquhet përtej mjegullave.
Pesha:Afërsisht rreth 10 ton. Forma:drejtkëndëshe. Pozicionimi:Vendosja mbi dy gur. Vendodhja:faqja veriore e malit të Bogonicës. Afërsia:me vendin e shenjtë:”lëmi i lejlerëve” Rituali:vend pagan. Emërtimi :”Sofra e Zotit”.
“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra e vendosjes,pesha dhe forma mund të quhet më i veçanti edhe më gjerë gadishullit tonë.Asgjëkundi syri,nuk të ndesh një monument natyre kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e tij,formën,mënyrën e vendosjes.Larg çdo përfytyrimi,guri me qiell përbënë dhuratën e natyrës,për një vend të ashpër malor,vendosur në një vend me pjerrësi diku në faqet e një mali jugor.
ORIGJINA Për specialistin e monumenteve të kulturës në Vlorë,”Guri me qiell’,është një monument prehistorik i shfytëzuar nëpër kohët e mjegullta nga banorët vëndas. Ka disa pikëpamje të ndryshme rreth tij,por duke gjykuar nga rrethanat po ndërtoj tre variante.
Ndërtimi Nr 1 Guri me qiell është vendosur në kohët prehistorike.Mendimi studjuesve të rrethit.Por madhështia, që shfaq ai dhe pesha që arrin në disa ton hyjnë në dyshime.Identifikimi se ky gur në formën drejtëkëndëshe,që të shfaqet në një pamje hyrëse,pra në njërin krahë është ngritur në këtë lartësi dhe në këtë formë në kohërat prehistorike,mund të përbëjë një informacion jo fort të besueshëm.Ngrihet befasisht kjo pyetje:A ka patur mjete kaq të fuqishme,që të ngrenë në lartësi mbi 1 m, një gurë me këto dimesione dhe peshë kaq të madhe?Ndër idet mund të konceptohet se mënyra e fshehtë,që është zbritur në ngritjen e piramidave të Egjyptit,mund të zbuloj edhe këtë fakt,mënyrën e ngritjes së gurit me qiell.Ndërsa aty nuk mund të shqyrtohet mundësia se ky gur është sjellur nga largësi ose distanca të mëdha.Gurë të përmasave më të mëdhenj,gjenden kollaj,nëpër këtë lartësi malesh.Madje rruga deri atje është e përmbytur nga gurë me me forma dhe madhësi të ndryshme. Mos vall është rrokanisur nga lartësit e malit.Kjo duhet të jetë përafërsishtë.Por këtu ndryshojnë dy gjërra.Guri është i latuar,çuditërisht ka pamje drejtkëndëshi faqja e parme e tij me dy nga dy brinjët të barabarta.Vendoja në dy këmbë,për të cilën thuhet se këmba në anën lindore është pjesë e atyre gurëve, që përmban vendi ka ekzistuar aty.Ka një mënyrë që ka gjetur terren.Kur thuhet se guri me qiell është rrokanisur nga lartë.Zvaritur,rrokullisur poshtë.Enden shumë pyetje,që lënë shteg dyshimi në hapsirat e pafundme.
Ndërtimi Nr 2 Ende i pazbuluar qëllimi.Në horizontin e dyshimit,skalitur pyetja.Me këtë formë,peshë disa ton,i haruar,mbuluar prej pluhurit të kujtesës.Gjurmët e lashta të ritualeve pagane,zbardhin një fakt.Legjendat,që ngrihen për atë,këngët që thuhen se vinte nga pjesa tjetër,ku qëndron e përhershme mjegulla.Sjellim argumentat.”Guri me qiell” ka afërsi me shpellën e banuar të Lipes.Ka afërsi me një gur tjetër ,që quhet guri i qytetit i shpallur i veçantë,por i pashpallur ende si monument.Ky fenomen i çuditshëm natyre,nga të dhënat e gërmuara quhet një objekt i shenjtë,nga njerëzit e kohëve të hershme,që i ka shërbyer në ritet pagane.Mosha as nuk njihet edhe as nuk është identifikuar.Ky monument natyre i rrallë në asnjë vend tjetër nuk gjëndet me formën origjinale.
Ndërtimi Nr 3 Me mëndje tërësisht të kthjelluar ky monument nuk është mbajtur anonim nga vëndasit. 1-Emërtohet :”Sofra e Zotit”.Saktësimet i ka bërë specialisti i monumenteve në Vlorë.Por vëndasit më japin edhe këto fakte:Një çoban është strehuar aty në një mot me lloh dhe e ka vrarë vetëtima.Guri me qiell ka përmasa të një dhoma më thotë një vëndas.Në afërsi të gurit me qiell,ka disa vende të tjera që kanë emërtime të veçanta ku mendohet janë kryer rituale. 2-Në afërsi të gurit me qiell ndodhet :”Lëmi i lejlerëve”.Vend i shenjtë për vëndasit.Është përdorur nga vendasit në periudhën pellazge,quhen :”pjella e bardhë”. 3-Në afërsi të gurit me qiell,ndodhet hijerëndë mali i Bogonicës.Ky emërtim i shqipëruar do të thotë:”Vendi I Zotit”.Por vetëm një vijë ajërore të heqim do të zbresim tek emërtimi:”Qafa e Elimit”,për elimët,këtu janë sjellur argumenta nga F.M.Rrapaj,studjues në shtypin periodik. Përse vallë vëndasit i kanë dhënë këtë emërtim :Sofra e Zotit” dhe malit ca më tej “Vendi i Zotit”?Cila sofër është shtruar atje dhe me ç’farë është shtruar?.Përse qënka vendi i Zotit,cila mrekulli ka ngjarë këtu?
Mos vall ,madhështia e tij,pozicionimi,pesha impresionimi!Mos vall është një çudi qiellore!Bota,në fund të fundit,ç’të mund të jetë,përveçse krijesë e shpallur e Perëndisë.Njerëzimi ka kërkuar të gjejë Perëndinë.Ka ngritur vepra të larta monumentale,që të identifikojnë Perëndinë.Ka gjetur kështu një mënyrë të vetëm për tiu falur asaj fuqie misterioze të thellësuar të shpirtit.Asnjëherë,ai se ka kuptuar se ku gjëndej Perëndia.”Mos kërkoni Perëndinë-shprehet poeti panteist Naim Frashëri,nëpër mur’ e nëpër gur/Po shihni mirë njerëzinë.Zemrën e njeriut në jetë/Është vendi i Perëndisë/Është atje Zot i vërtetë…..
GURI ME QIELL
“Guri me qiell” është monument natyre në faqen veriore të malit të Bogonicës. Guri me qiell është objekt i vizitueshëm.Por distanca është 1.5 orë nga katundi Vranisht i qarkut Vlorë.Mund të përshkruhet rrugëtimi vetëm me kafshë për turistët.Guri me qiell,ka një format të habitshëm.Shfaqet se një dorë skulptori,një mjeshtër hyjnor sigurisht,e ka gdhendur ,skalitur me kujdes deri sa i ka dhënë formën origjinale të një drejtkëndëshi në një faqe.Një skalitje të tillë,por edhe kaq origjinale,që i atribohet dorës së njeriut me kaq siguri,mjeshtri fsheh formula të pazhbirueshme. Guri me qiell ka përmasa të një dhome të zakonshme.Pesha mund të shkoj 10 ton.Guri me qiell gjëndet i vendosur mbi dy gur,ose dy këmbë guri.
Është i ngritur nga sipërfaqia e tokës.Këmba,që e mbanë nga ana veriore është një gurë,cilësohet autokton dhe ka ekzistuar duke u përvijuar poshtë sipërfaqes së tokës.Këmba në anën perëndimore është guri i sjellur.”Guri me qiell” është quajtur:a- objekti është gur,pavarësisht formës dhe peshës e latimit.b-me qiell.Guri nuk gjëndet i vendosur në tokë.
Është i ngritur nga lartësia e tokës.Është në hapësirë.Sipas konceptit të vëndasve është i larguar nga toka,d.m.th është në lartësi,pra siç quhej qiell,pa u thelluar se ç’quhej qiell,pa u thelluar se ç’distancë është lartësia tokë-gurë. Guri me qiell është monument natyre dhe është gjendur në këtë pozicion në kohëra të mbuluara mjegullisht,që studjuesit i quajnë prehistorike ,a diçka më ndryshe.Është vrojtuar pozicionimi i tij përmes mijërave syve.
Befasisht nuk ka ardhur,në këto lartësi,veç malin që e mban si mik të vjetër nga kohët e shkuara.
Emërtimi qiellor mos është shkaktuar ardhja nga ajo pjesë ku qëndron absolut misterioziteti,bota e pashëmbshme e fshehur.Mos ka këpërcyer ato sinore,për tu shfaqur në një lartësi malesh.Në anën e majtë gjënden gjurmët që flasin se vëndasit kanë dashur ta skalisin gurin,ndoshta ta shpërfytyrojnë,duke e goditur mizorisht,për ti hapur disa shkallë të vogëla.
Kurse emërtimi vëndas “Sofra e Zotit” është një urë lidhje me vendodhjen e tij afërsishtë me Vendin e Zotit,malin e Bogonicës dhe afërsia me :’lëmin e lejlerëve” vend i shenjtë pellazg.Por zbuluesit kërkojnë ta shkëpusin nga këto labirinthe fshehtësie të pagoja.I përket kohës prehistorike,thonë dhe bëjnë citime me legjenda,këngë si dhe afëria që ka me shpellën e banuar të Lipes,dalin krejt zbuluar se është monument natyre i shfytëzuar në kohët prehistorike.Pozicionimi i tij është pjesa më delikate.Nga erdhi dhe si erdhi?U rrokanis nga mali?Por kush e ngriti dhe me ç’mjete?C’forcë titanike shte ajo,që e shkëputi nga toka.Kush e latoi në një faqe dhe përse në këtë vend?C’farë enigme mbart,ky monument i pagojë,dëshmitar i heshtur i kohës tonë!
Guri me qiell është vend i preferuar i mjaftë turistëve , që mbrijnë këtu me ngrohjen e motit.Është një iniciativë private,që ka disa vite që ushtrohet e Muhamet Tartarit,poet i zonës dhe krijuese e gjurmues popullor,ushqyesi kryesor i grupit folk të Vranishtit,që i mbledh turistët të cilët ngrenë çadra në këtë vend dhe pushojnë aty .
Një mënyrë e mirë kjo për turizmin malor dhe për zhvillimin e tij të shpejtë.Është vetëm një miqësi e këtij poeti me turistët, që vijnë dhe ngrenë çadrat tek guri me qiell duke shijuar aromën e malit,ajërin e pastër dhe prodhimet blegtorale të blegëtorëve vëndas.
Kur është koha e duhur për të vendosur pemën e Krishtlindjeve? Asnjëherë për këtë pyetje nuk ka një përgjigje të prerë. Çdo vit, duket se dekorimet e Krishtlindjeve fillojnë pak më herët, edhe pse ka shumë tradita dhe besime të ndryshme kur është fjala për kohën ideale për të ndezur dritat e festës.
Ju, me siguri, keni parë shumë personazhe në rrjet që i kanë ndezur dritat e Krishtlindjeve, pemën me zbukurimet i kanë vendosur duke krijuar kështu një atmosferë tjetër nga e përditshmja e ngarkuar që po kalojmë të gjithë.
Edhe mes personazheve të njohur shqiptarë, ka shumë tashmë që e kanë zbukuruar shtëpinë për festa. Një pjesë, nga dëshira e fëmijëve, një tjetër, sepse “nuk ka punë tjetër për të bërë” (Elita Rudi kështu thotë), ndërsa një pjesë, edhe thjesht për të sjellë një atmosferë të re, për ta larguar mendjen nga ky vit i vështirë, i lodhshëm e i gjatë për të gjithë botën.
Po cila është është koha e duhur për ta vendosur pemën e Krishtlindjeve në shtëpi?
Një herë e një kohë… gjatë periudhës viktoriane, pemët e Krishtlindjeve tradicionalisht vendoseshin shumë më vonë në dhjetor, shpesh në pasditen e pragut të Krishtlindjeve.
Për disa të tjerë, më vonë, dekorimet e Krishtlindjeve nisnin sapo mbaronte Halloëeen-i, më 31 tetor. Adhuruesit e Krishtlindjeve e nisnin me drita 1 nëntorin si fillimin e sezonit festiv.
2020-a ka qenë një vit si asnjë tjetër. Në mes të pandemisë së koronavirusit, të dhënat nga disa distributorë të njohur në Britani kanë vënë re se javët e fundit ka pasur rekord blerjesh për dekorimet, më herët se çdo vit tjetër, cilësojnë ata.
Gati 40 për qind e klientëve planifikojnë të dekorojnë zonat përreth shtëpisë që nuk i kanë zbukuruar në Krishtlindjet e mëparshme, si korridori, shkallët dhe jashtë, sipas një sondazhi të ri nga “John Leëis & Partners”. Po sipas këtij sondazhi, 2.4 milionë njerëz thonë se ata do ta dekorojnë shtëpinë para se të mbërrijë dhjetori.
Pse? Arsyet janë disa…
Vendosja e dekoreve të Krishtlindjeve ju bën të lumtur … Psikoanalisti Steve McKeoën thotë se vendosja e dekoreve të Krishtlindjeve rrit zgjimin e emocioneve të sezonit festiv. Kjo vepron si një ‘spirancë’ drejt atyre emocioneve magjike të fëmijërisë së largët duke krijuar tek secili prej nesh një gjendje lumturie të pakrahasueshme me asnjë emocion tjetër.
Psikologia Deborah Serani, gjithashtu tha për TODAY Home, se dekorimi i shtëpisë për Krishtlindje më herët mund ‘të krijojë atë zhvendosje neurologjike që mund të prodhojë lumturi’. Ajo shpjegon: ‘Dekorimi i Krishtlindjeve do të nxitë dopaminën, një hormon i njohur i lumturisë.’
Mbetet edhe një zgjedhje popullore në masë. Pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se shtëpia duhet të jetë e dekoruar para se të hyjë dhjetori. Një në katër njerëz (25 për qind) synon ta kenë pemën dhe dekorimet e saj para datës së parë të muajit.
Një datë e rëndësishme në kalendarin e krishterë është periudha para Krishtlindjeve, e cila feston lindjen e Jezusit, njihet si periudhë përgatitjeje. Tradita kërkon që pemët e Krishtlindjeve duhet të vendosen në fillim të ‘Ardhjes’, e cila fillon të dielën e katërt para Krishtlindjeve. Këtë vit, ‘Ardhja’ është të dielën, më 29 nëntor 2020.
12 ditë para …
Ka të tjerë që besojnë se pema e Krishtlindjeve duhet vendosur 12 ditë para Krishtlindjeve, që do të thotë se do ta ktheni shtëpinë tuaj në një vend festiv nga 13 dhjetori.
Sipas një raporti të mëparshëm të ‘Tesco Christmas Insights’ (2018), rezulton se edhe mosha është një faktor që ka shumë të bëjë me traditat festive që ndjekim. Shumica prej nesh mezi pret sezonin festiv duke dekoruar pemët dhe shtëpitë në fillim të dhjetorit. Megjithatë, veçanërisht grupmosha 18-34 vjeç është më e prirur ta vendosë pemën e Krishtlindjeve më herët. Ndërsa mosha mbi 55 vjeç është më e prirur të ndjekë traditën. Ata shpesh ndjekin idenë e vendosjes së festës 12 ditë para Krishtlindjeve.
Sezoni festiv tani ka filluar zyrtarisht. Po mbani parasysh: Nëse do të blini një pemë të vërtetë Krishtlindjesh, sugjerohet që të mos blihet më herët se 1 dhjetori. Që pema të jetojë sa më gjatë, për të paktën katër javë, ka nevojë për kujdes të shtuar (duhet të trajtohet si çdo bimë që jeton në një atmosferë të ngrohtë dhe të thatë).
Bleta është një insekt, racë monofiletike, që bën pjesë në superfamiljen Apoidea që tani klasifikohet me emrin Antofilia. Njihen rreth 20.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje.
Bletët janë polenizuesit më të mëdhenj të luleve në tokë, kurse produkti i tyre, mjalti, është ushqim i pazëvendësueshëm. Në vazhdim do të paraqesim disa nga gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për bletët.
Një bletë punëtore jeton 30-45 ditë në një sezon.
Bleta mbretëreshë jeton deri në shtatë vjet dhe gjatë ditës lëshon vezë sa tre herë pesha e saj.
Bletët e prodhojnë mjaltin në të njëjtën mënyrë, për të paktën 150 milionë vjet.
Kur mbledh nektarin dhe polenin, bleta viziton gjatë ditës rreth 1000 lule.
Gjatë një dite, një koloni e fortë dhe e shëndetshme bletësh mund të polenizojë deri në 3 milionë lule.
Në koshere, në varësi të llojit dhe madhësisë së një kolonie bletësh, gjenden 20.000-80.000 bletë.
Shkencëtarët e kanë zbuluar shumë herët se bletët janë krijesa shoqërore, por kohët e fundit e kanë zbuluar se bletët “dehen” në një shoqëri. Duket se bletët, ashtu si njerëzit, preferojnë alkoolin.
Ato janë insektet e vetme në botë që prodhojnë ushqimin që e konsumojnë edhe njerëzit.
Të gjitha bletët prodhojnë mjaltë të mirë she të shëndetshme. Mjalti jocilësor është rezultat i mënyrës së përpunimit industrial, ose për shkak të kequshqyerit të tyre.
Mjalti i bletëve është një prej ushqimeve më të sigurta, pasi shumica e baktereve të rrezikshme nuk mund të mbijetojnë në të.
Mjalti më i shëndetshëm në botë, shëron mbi 100 sëmundje
Mjalti nga Manuka (që merret nga nektari i lisit manuka) është mijëra vjet i vjetër dhe është mjalti më i shëndetshëm. /NOA.al
Ngjarje
1492 – Kristofor Kolombi ka marre shënimin e parë për duhanin në ditarin e tij. Duhani në të vërtetë për herë të parë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë është sjellë nga Amerika në Evropë dhe pastaj në kontinente të tjera.
1939 – Forcat naziste filluan në Varshavë vrasjen masive të hebrenjve.
1533 – Francisco Pizarro arrin në Cuzco, Peru.
1949 – Vriten Nathuram Godse dhe Narayan Apte për vrasje e politikanit indian Mahatma Gandhi.
1961 – Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi një traktat, i cili ndalonte prodhimin dhe përdorimin e armëve bërthamore.
1966 – Programi Gemini: Gemini 12 bie në Oqeanin Atlantik.
1970 – Lunokhod 1 zbret në Hënë.
1971 – Intel paraqiti në treg mikroprocesorin e parë, 4004.
1983 – U themelua Republika Turke e Qipros së Veriut.
1983 – Republika turke e Qipros së Veriut formohet zyrtarisht, duke u njohur si shtet vetëm nga ana e Turqisë.
1985 – Britania e Madhe dhe Irlanda nënshkruajnë një marrëveshje për t’i dhënë Dublinit një rol zyrtar këshillues në qeverisjen e Irlandës Veriore.
1988 – Këshilli Kombëtar i Palestinës, trup legjislativ i Autoritetit Palestinez, shpalli formimin e një shteti të pavarur palestinez në përmbyllje të konferencës katërditore në Algjeri.
1889 – Brazili shpallet Republikë nga Marechal Deodoro da Fonseca dhe Perandori Pedro i Dyti rrëzohet nga froni përmes një puçi ushtarak, duke i dhënë fund mbretërisë.
1900 – Tahir Dizdari, nëpunës, publicist, gjuhëtar e orientalist shqiptar.
2002 – Hu Jintao zgjedhet sekretar gjeneral i Partisë Komuniste të Kinës.
2003 – Kryeqyteti komercial i Turqisë goditet nga një valë e bombardimeve të fuqishme.
2006 – Filloi veprimin Al Jazeera English lajmet.
2007 – Një ciklon shkatërrimtar i emërtuar “Sidr” godet Bangladeshin, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 5.000 personave dhe shkatërrimin e tokave pjellore.
2009 – Populli i Kosovës votoi në zgjedhjet lokale, zgjedhjet e para që nga koha kur vendi shpalli pavarësinë nga Serbia.
Lindje
1738 – William Herschel, astronom anglez
1862 – Gerhart Hauptmann, shkrimtar dhe dramaturg gjerman
1889 – Emanuel II, mbreti i fundit portugez
1893 – Ndok Gjeloshi, veprimtar aktiv Politik dhe Kapiten i forcave Ushtarake Shqiptare
1905 – Annunzio Paolo Mantovani, dirigjent italian
1907 – Claus Graf Schenk von Stauffenberg, oficier gjerman , njëri nga atenatorët (i pasuksesshem) ndaj Hitlerit më 20 korrik 1944.
1912 – Branko Belan, regjisor filmi kroat,kritik filmi romansier.
1932 – Petula Clark, aktore britaneze
1936 – Wolf Biermann, kantautor gjerman
1944 – Joy Fleming, këgëtare gjermane
1945 – Anni-Frid Lyngstad (Frida), pop-këgëtare suedeze (ABBA)
1948 – Eqrem Basha, poet, prozator, skenarist e akademik shqiptar
1949 – Iljaz Prokshi, shkrimtar shqiptar
1954 – Aleksander Kwasniewski, politikan polak
Vdekje
1280 – Alberti Masdh , filozof, teolog gjerman
1630 – Johannes Kepler, matematikan gjerman, filozof, astronom, astrolog dhe specialist i optikës.
1787 – Christoph Willibald Gluck, kompozitor i dirigjent gjerman
1808 – Mustafa IV, sulltan i mbretërisë osmane
1916 – Henryk Sienkiewicz, letrar polak, nobelist
1919 – Alfred Werner, kimist zvicrran
1950 – Agnes Repplier, letrare amerikane
1978 – Margaret Mead, antropolog amerikan
Festa dhe përvjetore
Dita Botërore e Librit
Pulat që rriten në Bresse të Francës janë më të shtrenjtat në botë. 1 kilogram mish prej tyre kushton rreth 40 euro.
Një pronar restoranti në zonë rrit pula të tilla, mishi i të cilave ndryshon shumë nga pulat e tjera të zakonshme.
Sekreti fshihet tek ushqimi.
Fama e pulës u përhap në shekullin e 19, ndihmuar edhe nga fakti se ato përkojnë me ngjyrat e flamurit francez, këmbë blu, trup i bardhë dhe lafshë të kuqe.
Vlerësimi i fundit erdhi para 60 vitesh, kur pula Bresse u bë gjëja e gjallë e parë që merr një certifikatë për mbrojtje origjine, të vlefshme përgjatë Bashkimit Europian, diçka që zakonisht u jepet gjërave si shampanja, proshuta nga Parma, etj.
Përzierja e ushqimit është shumë specifike: 700 kilogramë misër, 300 kilogramë grurë dhe 70% qumësht i tharë. Ushqimi është qëllimisht i ulët me proteina në mënyrë që pulat të kërkojnë për insekte, krimba apo kërmij, si edhe bar për dietën e tyre.
Ferma i blen zogjtë nga një qendër seleksionimi që garanton pastërtinë e racës. Zogjtë kushtojnë nga 2.4 dollarë secili, ndryshe nga racat e tjera që mund të blihen për 35 cent copa.
Shumica e pulave Bresse therren kur arrijnë moshën 4 muajshe, ndërsa klloçkat lejohet të jetojnë edhe një muaj më gjatë. /noa.al/