Kuriozitete

Për t’u pasur zili – Zbuloni cilat janë 3 shenjat më të bukura dhe me tërheqëse të HOROSKOPIT

Ka njerëz që takohen në rrugë dhe krijojnë një magnetizëm të madh ndaj tyre. Astrologët besojnë se ekziston një lidhje e pazgjidhshme mes hijeshës dhe shenjave të zodiakut. Këtu janë shenjat që kanë bukuri më të madhe nga të tjerat:

Shigjetari

Njerëzit e kësaj shenjeje preferojnë një dashuri për jetën, por ata digjen me pasion drejt gjysmës tjetër së tyre.

Shigjetarët preferojnë harmoni të intimitetit, për ta është e rëndësishme që partneri i tyre të jetë i kënaqur. Sekreti i karizmës është siguria e pashembullt në aftësitë e tyre. Këto karakteristika të shenjës ndihmojnë për të arritur qëllime të mëdha në këtë shenjë.

Akrepi

Akrepat janë njerëz shumë aktivë, të gatshëm për ndryshime kolosale në çdo kohë. Gjithkush dëshiron të kryejë eksperimente në shtrat, por jo të gjithë vendosin t’i zbatojnë ato në momentin më të rëndësishëm.

Virtyti i akrepit është se ai pëlqen të studiojë trupin e të dashurit të tij për kënaqësinë maksimale. Refuzimi i ashpër i akrepave nuk është i mirë, ata janë në gjendje të tradhëtojnë. Në të njëjtën kohë njerëzit e kësaj shenje nuk kanë turp për eksperimentet, por justifikojnë gjithçka me dashurinë dhe afeksionin e tyre.

Binjakët

Binjakët pëlqejnë të kundërshtojnë veten e tyre dhe kjo vetëm mund të ndez marrëdhëniet. Binjakët janë interesante kryesisht nga njerëz të lodhur nga mërzia e jetës së përditshme, sipas pathos. Ata mund ta pushtojnë zemrën e një personi vetëm duke e parë atë. Fakti është se mërzia është e padurueshme për ta. Binjakët janë elegante dhe ekspresivë.

Për t’u pasur zili – Zbuloni cilat janë 3 shenjat më të bukura dhe me tërheqëse të HOROSKOPIT Read More »

8 fjali qe do te largojne merzine dhe stresin

1-Më pyetën për ilaçin e dhembjes, ju përgjigja durimi.

2-Më pyetën për ilaçin e dështimit, ju përgjigja vazhdimësia.

3-Më pyetën për ilaçin e zilisë, ju përgjigja injorimi.

4-Më pyetën për ilaçin e urrejtjes, ju përgjigja dashuria.

5-Më pyetën për ilaçin e armiqësisë, ju përgjigja bamirësia.

6-Më pyetën për ilaçin e shpifjes dhe përgojimit, ju përgjigja heshtja.

7-Më pyetën për ilaçin e paditurisë, ju përgjigja dituria.

8-Më pyetën për ilaçin e së keqes, ju përgjigja bej mire.

Ndaj mos e lodh veten tende por behu i forte duke perdorur ne cdo semundje ilacin perkates.Mos humb kohen kot dhe mos e lodh veten por vazhdo rrugen tende drejt suksesit dhe miresise.

8 fjali qe do te largojne merzine dhe stresin Read More »

Kjo është stuhia diellore që mund të godasë së shpejti Tokën, do na lërë pa energji dhe do na kthejë në fillimin e viteve ‘800

Një qiell më ngjyrë të kuqe në jeshile, pajisje elektronike që dalin jashtë funksionit, e tërë kjo situatë e paimagjinueshme për ne mund të vijë si pasojë e një stuhie diellore.

Kjo stuhi diellore, mund të jetë e ngjashme me atë të vitit 1859, kur u bllokua komunikimi telegrafik në të gjithë botën. Po mund të jetë akoma më e rëndë, shkruan Roger Dube në “The Conversation”. Profesori i shkencës në Rochester Institute of Technology tregon se çfarë mund të ndodhë nëse një stuhi e kësaj natyre godet planetin. Stuhitë diellore mund të lëshojnë miliarda protone dhe elektrone në një sferë plazme të tej nxehur në sistemin diellor. Ndodh që 1 në 20 nga këto sfera të drejtohen drejt orbitës së Tokës.

Nga pikëpamja shkencore, një stuhi diellore ndodh kur një shpërthim magnetik në shkallë të gjerë, shkakton nxjerrjen e një mase në sipërfaqen e Diellit. Kjo lëshon në atmosferën e diellit grimca të ngarkuara me shpejtësi shumë të madhe. Grimcat më të rëndësishme, protonet, mund të ecin me shpejtësi sa 1/3 e asaj të dritës, pra 100 mijë km në sekondë. Me këtë shpejtësi, atyre do t’u duhen vetëm 30 minuta për të mbërritur në Tokë. Ato duhet të kalojnë në magnetosferë, që mbron Tokën nga grimca të tilla.

Pasi hyjnë në këtë shtresë, ato drejtohen në linjat e fushave magnetike në mënyrë të tillë që të arrijnë të hyjnë në atmosferë pranë Polit të Veriut dhe atij të Jugut. Nëse stuhia diellore është e përmasave të vogla, pasoja do të jetë e ngjashme me stuhinë e vitit 1989, e cila la pa energji për rreth 9 orë 6 milionë njerëz në Kanada. Por nëse stuhia është e madhe, pasojat në Tokë do të jenë të tilla; pa energji, ujë dhe internet për vite të tëra.

Kjo është stuhia diellore që mund të godasë së shpejti Tokën, do na lërë pa energji dhe do na kthejë në fillimin e viteve ‘800 Read More »

45 vjet nga telefonata e parë celulare – Shpikja që ndryshoi jetët tona

Deri në vitet 70 fjala celular nuk kishte fare të bënte me elektronikën apo telefoninë. Ishte data 3 prill 1973 kur në New York u bë telefonata e parë nga një telefon celular, i madh sa një kuti këpucësh.

Protagonist i këtij momenti historik, i cili ndryshoi jetën tonë 45 vjet më parë, ishte inxhinieri amerikan Martin Cooper, shpikësi i telefonit të lëvizshëm “AT & T.

Fjalët e para të asaj bisede ishin: “Joel, po të telefonoj nga një telefon celular, një telefon i vërtetë celular, një pajisje e lëvizshme që mbahet në dorë, një telefon celular prej vërteti”, rrëfeu Cooper.

Për të bërë atë telefonatë që hyri në histori përdori një aparat “Dyna-Tac” të peshës 1,3 kg, i pajisur me një bateri që mbante vetëm 30 minuta. Joeli ishte Joel Engel, drejtorit tw Bell Labs dhe rivali i Martin Cooper. Kalimtarët në rrugë mbetën të shtangur nga kjo shpikje e pakonceptueshme për kohën shkruan Tg.com.

Telefoni celular kushtonte rreth 4 000 dollarë, që në ditët e sotme konvertohet rreth 9400 dollarë. Megjithatë, ideja e Cooper për një telefon të mbajtshëm me vete është shndërruar në një prej më të suksesshmeve në historinë e njerëzimit.

Vetëm në vitin 2009 u shitën një total prej 1,2 miliardë telefonash celularë dhe ata janë shndërruar shumë popullorë edhe në vendet e varfra, aq sa besohet se 2/3 njerëz në botë janë të pajisur me një mjet të tillë.

45 vjet nga telefonata e parë celulare – Shpikja që ndryshoi jetët tona Read More »

Çudira nga Vlora – I riu shkon në piceri por e gjen ajo që s’e priste

Gjendja ekonomike e Shqipërisë dhe shqiptarëve dihet.

Ndonjëherë, pamundësia për të jetuar një jetë dinjitoze na detyron të bëjmë veprime me të cilat dëmtojnë veten tonë dhe të tjerët rreth nesh.

Një i ri nga Vlora, duke dashur të konsumojë një drekë modeste, ka shkuar me euro false në një prej picerive që ndodhen në lagjen “Pavarësia” në qytetin bregdetar.

Ai kishte dy kartmonedha 50 euro të falsifikuara dhe pasi pronari e kishte vënë re, ka lajmëruar policinë.

Në pranga ka rënë E. Todi, 26 vjeç, banues në Dëllënjë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Falsifikimi monedhave”.

Çudira nga Vlora – I riu shkon në piceri por e gjen ajo që s’e priste Read More »

Kjo është pasaporta e rrallë, e kanë vetëm 500 persona në botë

Disa pasaporta kanë pak më shumë liri dhe ajo gjermane e ilustron më së miri këtë.

Ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.

Por ekziston një pasaportë që është kaq e rrallë dhe e vështirë për t’u gjetur, pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë. Dhe flasim për pasaportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës.

Sipas The Independent, për momentin në qarkullim janë vetëm 500 të tilla. Urdhri Sovran i Maltës u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor. Urdhri pati vëmendjen kryesore ndaj të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.

Me ndihmën e mijëra vullnetarëve, ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, handikapët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.

Urdhri gjithashtu mund të hyjë në traktate, të lëshojë pasaportat e veta, monedhat dhe pulla postare, dhe gëzon diçka që quhet “ekstraterritorialitet”, që e bën atë një ambasadë në Romë dhe vende të tjera.

Kjo është pasaporta e rrallë, e kanë vetëm 500 persona në botë Read More »

Hapet “hoteli i dashurisë”… me dhomë torture (FOTO)

Ka nisur punën në Kiev të Ukrainës i pari “hotel dashurie” për të gjithë ata çifte që kërkojnë një natë aventure të tipit “50 Shades of Grey”.

Cherry Twins premton për klientët e tij një “hapësirë dashurore” dhe ofron 7 dhoma për të gjithë ata që duan të luajnë me role. Dhomat janë këto: Dhoma e Mbretëreshës, Haremi Arab, Infermieria, Klasa, Dhoma e Dominimit, Dhoma Gotike dhe Dhoma e Torturës.

Elena Solovieva, projektuesja e këtij hoteli, thotë se bëhet fjalë për vendin perfekt ku mund të shndërroni fantazitë tuaja erotike në realitet.

Hapet “hoteli i dashurisë”… me dhomë torture (FOTO) Read More »

Emrat më të bukur për bebet që lindin në muajin prill

Emri i fëmijës që do të lindë duhet të jetë unik dhe praktik. Kjo është specifika që dëgjon më shumë mes prindërve të ditëve të sotme. Stina e pranverës, por sidomos muaji prill, ka me qindra-mijëra emra që lidhen me natyrën, lulet dhe shkëlqimin e stinës, por edhe emra që lidhen me festat fetare të kësaj stine.

Pa u përpjekur për të bashkuar diçka që nuk bashkohet, pa bërë shumë shkurtime e simbole, në këtë listë janë disa emra që lidhen me muajin dhe me religjionin. Janë universalë, ndaj edhe mbeten gjithmonë gjetje të zgjuara.
Shikoni disa prej tyre:
Vajza
Ardalia,
Arda,
Grace,
Emma,
Enora,
Elma,
Damiana,
Ava,
Lily,
Charlotte,
Isadora
Isidora
Romana
Herna,
Heliena,
Honora,
Marsilia,
Hulda,
Ivy (i),
Rose,
Violet,
Olivia,
Kalina,
Avery
Fedora (Theodora)

Djem
Adrien,
Isidro,
Rodion,
Sirmion,
Alger,
Damian, Damien, Damio,
Donan,
Jurgen,
Joris,
Ermin,
Maris,
Rodan,
Ivi,
Orson, Orsi,
Gabriel,
Marcus,
Abel,
Liam,
Matias
Arthur,
Jordan,
Dominik,
Korad

Emrat më të bukur për bebet që lindin në muajin prill Read More »