Një ekip kërkimor ndërkombëtar i koordinuar nga studiues australianë ka treguar përmes një eksperimenti me grimca se në fizikën kuantike nuk ka asnjë “para dhe pas”, një lidhje shkakësore midis ngjarjeve në botë që rregullohet nga ligjet fizike klasike.
Për të përcaktuar këtë, ata shkrepën fotone përmes një instrumenti të quajtur interferometër.
Pyetja nëse “pula apo veza ka lindur e para” e humbet plotësisht kuptimin e saj nëse fizika kuantike hyn në lojë, duke pasur parasysh se përmes një eksperimenti shumë elegant me dritën është treguar se nuk ka para dhe pas, kjo është një sekuencë e saktë të ngjarjeve shkakësore si në botën e rregulluar nga ligjet klasike fizike.
Për ta bërë gjithçka më të kuptueshme, thjesht mendoni se çfarë ndodh në një ditë normale pune: ngrihemi, hamë mëngjes, shkojmë në punë, drekojmë etj. Një seri ngjarjesh në rend që mund të përshtaten nga e para në e fundit me shkronjat A, B, C, D etj. Epo, në fushën e fizikës kuantike, duke marrë vetëm ngjarjet A dhe B si shembull, është e pamundur të përcaktohet nëse A do të ndodhë para B ose B para A.
Prandaj, koncepti i para dhe pas është eliminuar dhe marrëdhënia shkak-efekt zhduket, në të cilën ngjarjet janë të lidhura nga një rend logjik i qeverisur nga ligjet klasike.
Për të demonstruar këtë veçori të fizikës kuantike, një ekip kërkimor ndërkombëtar i koordinuar nga studiues nga Qendra për Sistemet Kuantike të Inxhinierisë në Shkollën e Matematikës dhe Fizikës të Universitetit të Queensland, Australi, të cilët bashkëpunuan ngushtë me kolegët nga Instituti Neel i Universiteti i Grenoble, shkruan Funpage.
Shkencëtarët, të udhëhequr nga Profesor White, me terma të thjeshtë kanë ‘qëlluar’ grimca drite (fotone) përmes një instrumenti të quajtur interferometër, ku dy rrugë të ndryshme ndryshojnë dhe bashkohen përsëri në dalje.
Fotoni është një grimcë elektromagnetike që mund të polarizohet si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht. White dhe kolegët e vendosën eksperimentin në mënyrë që fotonet vertikalisht të polarizuara të futeshin majtas dhe pastaj djathtas së pari, ndërsa fotonet horizontale të polarizuara fillimisht hynë në të djathtë dhe pastaj u larguan nga shtegu.
Për shkak të mekanikës kuantike fotoni mund të polarizohet njëkohësisht si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht (polarizim i zhdrejtë), shkencëtarët vunë re se funksioni i valës së fotonit ndahet ndërsa kalon përmes interferometrit dhe është në gjendje të udhëtojë njëkohësisht përmes dy shtigje.
Në praktikë, bëhet e pamundur të parashikohet se në çfarë radhe kalojnë këto fotone përmes pajisjes dhe është pikërisht për këtë arsye që koncepti i shkakësisë, i një para dhe një pas, humbet. /noa.al/
Sipas gojëdhënave, sorrat janë bartës të lajmeve të këqija. Përtej kësaj, një enigmë akoma më e madhe qëndron pas tyre.
Studimi që ka dalë sugjeron se, kur një sorrë sheh një tjetër zog të llojit të tyre të ngordhur qan dhe jep një alarm.
Sorrat e tjera, duke dëgjuar br itmat, mblidhen rreth zogut të ng ordhur sikur të heshtnin dhe të mbanin zi. Një sjellje e tillë sa e rrallë është dhe e pabesueshme.
Megjithatë, është e vështirë të kuptohet nëse ky akt është një përgjigje e sorrave ndaj rre zikut apo një veprim me një qëllim tjetër.
Shkencëtarët, të cilët kanë përcaktuar se disa kafshë të tilla si gjirafat dhe elefantët endeshin rreth kuf omave të llojit të tyre, pohojnë se koncepti i vdekjes nuk është i huaj për ta, ashtu si njerëzit dhe madje mbajnë zi.
“Sorrat janë zogjtë që unë dua t’i stërvis më shumë sepse janë shumë inteligjente. Mund të jenë edhe më të zgjuar se ju. Një nga zogjtë e mi mësoi të merrte çantën time me ushqim qensh dhe të ikte sa më shpejt që të ktheja kokën.”, thotë studiuesi Mark Schwaiger.
Kjo, padyshim që nuk është një traditë e jona por, ka filluar të praktikohet në masë vitet e fundit.
Në festat e fundvitit, gatuhet edhe një pjatë që përmban thjerrëza.
Se me ç’recetë, nuk është shumë e rëndësishme! Por a është e gjithë kjo vetëm supersticion, si shumë zakone të tjera?!
Legjendat thonë se po të dhuroje thjerrëza për festat e fundvitit, nënkuptonte që secila prej tyre të transformohej në monedhë, gjatë vitit që do të vinte.
Arsyeja?
Sepse pamja e një thjerrëze, i ngjan një monedhe. Përveç kësaj, e sigurtë është që thjerrëzat janë të mira për shëndetin dhe kjo është ditur gjithmonë.
Viti i Ri është në prag, por nëse doni që të shkojë mbarë zbuloni ritet më fatsjellëse nëpër vende të ndryshme të botës. Është në dorën tuaj nëse doni dhe kë të zbatoni prej tyre nëse jeni supersticiozë.
Dhe në të vërtetë, Viti i Ri mund të jetë festa më supersticioze që ekziston: ne lëmë pas vitin e vjetër dhe shikojmë për të ardhmen me pozitivitet, gjithmonë duke shpresuar për më të mirën.
Keshtu, në Itali nuk mund të humbisni darkën me thjerrëza dhe mish derri të shoqëruar nga koncerte, vallo dhe lojëra letrash. Po në pjesën tjetër të botës si kalohet nata e ndërrimit të viteve? Ja disa tradita qe besohet se sjellin fat të mirë.
Belgjikë
Pastrimi i trupit nga ushqimet e Krishltindjeve për t’u përgatitur për vitin e ri. Kështu në Belgjikë, Viti i Ri festohet me një supë me qepë që mbyll darkën e festimeve që zgjasin deri në orët e para të mëngjesit. Është një shenjë e mirë nëse vendosni poshtë pjatës një monedhë ose një fletë lakre.
Brazili
Ky vend i Amerikë së Jugut, në prag të Vitit të Ri feston me tri lloje menush në varësi të faktit nëse zona të caktuara janë larg ose pranë detit. Meshkujt kanë tendencë të vishen me të verdha, në nderim të diellit, jetës dhe arit, simbol i bollëkut. Kryetari i familjes hedh pas shpatullave një gotë verë për të larguar fatin e keq, ndërsa të rinjtë e qyteteve bregdetare bëjnë not në mesnatë.
Kinë
Këtu Viti i Ri nuk festohet në 31 dhjetor si në kalendarin Gregorian, por në një ditë që ndjek kalendarin hënor, e cila mund të variojë nga 21 janari në 19 shkurt. Festimet zgjasin dy jave dhe mbarojnë me festivalin e lanternave. Gjatë festimeve duhet të vishesh me ngjyrë të kuqe, ngjyrë e cila sipas traditës, tremb Nianin, mostrën mitologjke që sipas një legjende dilte nga vrima çdo 12 muaj për të gllabëruar njerëzit, i përfaqësuar nga një maskë luani duke bërë parada nëpër qytet.
Gjermani
Gjatë Vitit të Ri gjerman përdoren maska, pihet verë e kuqe dhe përtypen lajthi. Më tradicionalët pinë Feuerzangenbowie, pije e vëllazërisë me bazë vere, kanelle dhe rumi. Në fund të mbrëmjes, lihet një pjatë plot me ushqim në tavolinë, për të mirëpritur vitin e ri me prosperitet dhe bollëk.
Japoni
Në Tokën e Diellit përfitohet nga Viti i Ri për të pastruar shtëpitë, deri më tre janar. Në këtë periudhë festohet duke falenderuar perënditë për të korrat dhe duke mirëpritur shpirtrat e paraardhësve duek dekoruar me dega pishe, bambuje e kashtë. Në mesnate kambanat e tempujve budistë bien 108 herë për të rrëfyer gjithë mëkatet e njerëzve.
Greqi
Nëse festoni në shtëpi, çdo mysafir, sapo të hyjë në pragun e derës duhet të çajë një shegë dhe kokrrat të derdhen në dysheme që Viti i Ri të vijë me bereqet. Pastaj, në tryezë shërbehet torta e Shën Vasilit brenda së cilës fshihet një monedhë. Ai që e gjen do të ketë një vit të pasur e të begatë.
Angli
Në tokën e Madhërisë së Saj gjatë festës hahet gjeli i detit i mbushur me gështenja dhe pudingu, pak a shumë si për Krishtlindje. Mbrëmja vazhdon me lojra të ndryshme dhe në fund hahet një mollë që kalon nëpër një fill pa fikur qiririn që ndodhet në anën tjetër.
Rusi
Këtu Viti i Ri festohet dy herë: më 31 dhjetor, sipas kalendarit Gregorian dhe 13 janar sipas atij Julian. Më 31 dhjetor pritet mesnata për të kërcyer dhe për të ngrënë ëmbëlsirën tipike të kësaj feste: fruta të thata me lajthi të mbuluara me krem kosi. Kur bie këmbana e dymbëdhjetë hapet dera e shtëpisë për të pritur vitin e ri me gëzim.
Spanjë
Spanjollët presin mesnatën duke ngrënë buñuelos, pasta me sheqer. Sapo hyn viti i Ri, hahen 12 kokrra rrush, nga një për çdo muaj. Gjithashtu vendosja e një unaze në dollinë e parë me shampanjë për vitin e ri do të ishte me fat për atë që do ta vërë.
Tajlandë
Viti i ri tajlandez festohet nga 13 deri më 15 prill, në fillim të vitit të ri budist. Është një nga festat më fantastike të vitit dhe më të ndjekura nga turistët. Tradita do që të bëhen bamirësi në tempull duke larë me ujë imazhet e Budës e duke pastruar tërësisht. Pastaj hidhet ujë i bekuar për kalimtarët që sipas traditës sjell fat.
Ndalimi i fesë në Shqipëri kufizoi festat e fundvitit duke i fokusuar ato thjesht te nata e ndërrimit të viteve, apo Viti i Ri. Krishtlindja nuk festohej më, kështu që gjithë vëmendja ishte përqendruar në datën 31 dhjetor. Barra më e madhe u binte amvisave, të cilat duhet të shkonin në punë dhe të gatuanin darkën.
Shumë prej jush e mbajnë mend periudhën përgatitore që përfshinte gjetjen e bredhit të vërtetë, aromën e sobës së ndezur, shiritat prej letre, bora prej pambuku në dritare, aroma e gjelit të detit dhe petët e bakllavasë të shtrira nëpër divane për tharje. Rikujtojmë bashkë ritualet e vogla që çdo familje kryente për të festuar natën e ndërrimit të viteve gjatë dik taturës. Pazaret e duhura
E veçanta e ditëve të fundvititi ka qenë mënyra si gumëzhinte qyteti deri në orët e vona plot me njerëz që nxitonin të blinin gjërat e fundit që iu mungonin. Dyqanet dhe aktivitete kanë qenë plot me radhë dhe me pjesëtarët e familjes me detyrat e dhëna për blerje, qoftë dhe bukë duke parë që çdo gjë mbyllej më pas për dy ditë.
Pastrimi me themel i shtëpisë Nëse gjatë kohës së dik taturës ke qenë fëmijë i mban mend ato mëngjeset e ftohta kur çdo dritare ishte e shpalosur sepse fillonte ajrosja. Perde, dritare, tapete, çarçafë, bufe, dollapë, çdo gjë duhet të ishte e pastër dhe xixë që Viti i Ri të ishte sa më i mbarë.
Përgatitja e bredhit
Blerja apo gjetja e bredhit ka qenë një ritual i rëndësishëm për të cilin mendohej që në fillim të dhjetorit. Fëmijët e familjes zbatonin të gjitha njohuritë e mësuara në lëndën e “Punës së dorës” dhe fillonte gara për të ndërtuar shiritat, yjet apo kartolinat më të bukura për Vit të Ri. Nëse ishe me fat mami do të lejonte që me vinovil të vendosje dhe të krijoje shkrime edhe në dritare. Ata që nuk siguronin dot bredhin, zbukuronin shqiponjën ose fikusin që mbanin në kuzhinë.
Programacioni i Viti të Ri
Në atë kohë kishte pak televizorë dhe ka ndodhur shpesh që Viti i Ri të festohej me komshinjtë pranë mjetit të vetëm komunikues që na ka shoqëruar në ato vite të gjata. Të ulur në tavolina në pritje të orës 12 ndiqej Koncerti i madh i Vitit të ri një program me këngë, valle e humor që vazhdonte deri në orë 2 pas mesnate.
Koncerti i Vienës
Dita e parë e vitit ka qenë gjithashtu një lloj rituali për të gjithë sepse ishte dita që i kushtohej Koncertit të Vjenës për të vazhduar në mbrëmje me TVSH-në dhe me të njëjtin program festiv të natës së mëparshme.
Menyja e Vitit të Ri
Edhe sot menyja e vjetër e Vitit të Ri, prodhon klikime dhe interes. Ajo përfshinte: një pulë ose gjel deti që mund të ishte marrë më parë dhe ushqyer në banjë, Bakllava, kadaif, raki, verë, birrat e Kombinatit Ushqimor, sallatën ruse, patatet e skuqura dhe salcën e kosit, që janë ende edhe sot pjesë të darkës së fundvitit. Furrat ishin plot dhe fëmijët shkonin lartë e poshtë për të marrë tavën e pjekur me bakllava apo pulë dhe përshesh.
Shëtitja pas mesnate
E nëse orët e fundit të vitit dhe të ditës do e gjenin qytetin të qetë të ndriçuar vetëm nga zbukurimet e dritave, orët e para të mesnatës do e gjallëronin përsëri atë. Ka qenë dhe është ende një traditë që orët e para të mëngjesit të dilje në shesh për të festuar më të tjerët. Urimet, këngët dhe gëzimi i festës bashkonin familjarë të rinj dhe të reja të cilët në mënyrë pasionante por të pa organizuar i jepnin një tjetër ritëm festës.
Vizitat tek familjarët
Kush i ka jetuar ato kohë apo ka qenë fëmijë, nuk mund t’i ketë harruar vizitat sfilitëse te familjarët që fillonin mesditën e datës 1 janar për të vazhduar disa ditë me radhë. Kishte shumë rëndësi njeriu i parë që hynte në shtëpi, por dhe këmba më të cilin hidhej hapi. Ritual ka qenë që fëmijët të ishin të parët që hynin në shtëpitë e të afërmve ose komshinjve në mënyrë që “fati” i përcaktuar të ishte i bardhë .
Të kesh emrin unik, në 7 miliardë persona që ka rruzulli ynë tokësor, duket si mision i pamundur,diçka e pa imagjinueshme se mund të ndodhë, por ja që diçka e tillë ekziston e për më tepër, shumë pranë nesh sepse personi që mbart emrin unik në botë është shqiptar.
Ky burrë që shihni në foto është nga qyteti i Pejës në Kosovë dhe ka një emër tejet të veçantë, unik, quhet si një insekt tepër i njohur, pasi quhet Buburec.
Aqif Kopertonieshte një personazh mitik, fort i njohur në Tiranë, nga gjeneralitetet e të cilit dimë vetëm emrin dhe mbiemrin. Ka qenë shok shkolle me Aspi Karralloin , por jo shok klase, sepse ka qenë më i vogël në moshë. Aqif Kopertoni ka qenë i shquar për personalitetin e tij që nuk ia përfillte askush, objekt talljesh dhe vëniesh në lojë.
Në fakt, ky emër sot përdoret për të talluar apo vënë në lojë dikë, por me klas dhe pa ndyrë gojën. Shkurt thërritet dhe Qife.
Shënim: Qife të mos ngatërrohet me Qifen e Elbasanit. Ky i fundit është një personalitet i nderuar, Aqif Pashë Elbasani (Aqif Biçakçiu), patriot dhe veprimtar në dobi të lëvizjes për pavarësi, prefekt i Elbasanit pas shpalljes së Pavarësisë dhe Ministër i Brendshëm në qeverinë e Princ Vidit