Art-Kulture

Tërhiqet Qeveria – Kumbaro pezullon ndryshimet në projektligjin për artin dhe kulturën

Ministria e Kulturës tërhiqet nga ndryshimet që kërkonte të bënte në art dhe kulturë, ndryshime që provokuan komunitetet artistike në vend. Në takimin me dyert të mbyllura për kamerat në ministrinë e Kulturës, u mor ky vendim me presionin që ushtroi rrjeti i organizatave jofitimprurëse aktive në skenën e artit dhe kulturës, e njohur ndryshe si Skena e Pavarur Kulturore.

Me këtë vendim arrin një fitore edhe komuniteti teatror i cili që në krye të herës ka kërkuar: të mos zhvendoset tek Turbina dhe të spezullohet projektligji. Nga ana tjetër Ministria e Kulturës nuk pranon të diskutojë rikthimin e Qendrës Kombëtare për Artin dhe Kulturën.

Kërkohet që projektligji i ri i cili do duhet të hartohet paralel me strategjinë kulturore, t’iu japë më shumë pavarësi institucioneve për artin dhe kulturën, në mënyrën se si zgjidhin drejtuesit dhe se si ata formojnë bordet artistike.

Që nga ky moment zëvendësminsitrja e kulturës Valbona Shujaku ngarkohet me organzimin e konsultimeve me skenën e pavarur dhe me organizatat e tjera të artistëve për të hartuar këto dy dokumente me rëndësi për politikat kulturore në vend.

Tërhiqet Qeveria – Kumbaro pezullon ndryshimet në projektligjin për artin dhe kulturën Read More »

Katër divat e muzikës shqiptare në një koncert së bashku

Ato janë këngëtaret më të dashura shqiptare! Të gjithë jemi rritur me hitet e tyre ndër vite, sepse ato nuk janë vetëm artistet e vërteta të skenave tona, por edhe figura të plotësuara publike me mjaft kredibilitet në media e shoqëri.

Sot, ka ardhur koha që t’i shohim së bashku në një koncert recital të jashtëzakonshëm ku secila syresh prej tyre do të interpretojë këngët më të mira të repertorit personal. Po flasim për Rovena Dilon, Irma Libohovën, Eneda Tarifën dhe Besa Kokodhimën. A nuk janë diva të vërteta të muzikës shqiptare? Nuk kemi pikë dyshimi që po, ndaj ato kanë zgjedhur që si një “dhuratë” të veçantë për të gjithë fansat e tyre të vijnë në një koncert recital.

Këtë gjë e bëri me dije fillimisht Rovena Dilo, e cila gjatë një interviste në “Vizion Plus” u shpreh se do të realizonte një koncert muzikor së bashku me disa kolege të tjera. Një katërshe fantastike artistesh që do të jenë protagonistet e recitalit që kanë vendosur ta quajnë “Divat”, ku do të interpretojnë hitet e tyre më të suksesshme.

Image

Katër divat e muzikës shqiptare në një koncert së bashku Read More »

Telashe për Monika Lubonjën, shkarkohet nga detyra, prokuroria nis hetimet

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja është larguar nga drejtimi i këtij institucioni. Përmes një postimi, Ministria e Kulturës ka hapur vendin vakant dhe ka shpallur konkursin për personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret për të zëvendësuar Monika Lubonjën në postin e Drejtorit të QKKF-së dhe Teatrit të Kukullave. Sipas ministrisë, aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet brenda datës 13/04/2018, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, si dhe të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin: Drejtor në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 13/04/2018, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Kujtojmë se Prokuroria po heton për keqnaxhimin, abuzimin me fondet dhe shpërdorimin e detyrës nga Monika Lubonja. Hetimi i prokurorisë dhe ai i Ministrisë se Kulturës nisen pasi në media u publikuan raste të shitjes së repertorit të shfaqjes së Teatrit te Kukullave për aktivitete private dhe një tender për kupat e 70 vjetorit të Qendrës Kulturore Kombëtare te Fëmijëve, të drejtuar nga Monika Lubonja. Tenderi i këtyre kupave, u zhvillua 1 javë pas aktivitetit, ku mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Telashe për Monika Lubonjën, shkarkohet nga detyra, prokuroria nis hetimet Read More »

Teatri Kombëtar, privati përfiton falas 4500 metra truall për katër kulla

Projekti i qeverisë për të dhënë me koncesion ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar përmban shumë të panjohura. Ndonëse Kryeministri Edi Rama prezantoi publikisht projektin arkitekturor se si do të jetë teatri i ri, detajet më të rëndësishme të koncesionit nuk janë publike. Sipas qeverisë, teatri i ri do të ndërtohet përmes një partneriteti publik privat, i cili ka lindur nga një propozim i pakërkuar. Pra ndërtimi i teatrit të ri nuk ka ardhur si kërkesë e qeverisë, por është propozuar nga kompania private. Çka tregon se nuk është interesi publik qëllimi kryesor. Skema parashikon që privati ta ndërtojë teatrin me paratë e veta, por në këmbim ai do të të përfitojë falas tokë publike mbi të cilën do të ngrihen katër kulla për ambiente tregtare dhe qëllime banimi.

Projekti parashikon që privati të marrë të gjitha zonën përreth teatrit kombëtar, një sipërfaqe toke e cila është 7 mijë e 500 metër katrorë duke përfshirë dhe parkingun e bashkisë. Kompania do të ndërtojë teatrin e ri në një sipërfaqe prej 3 mije metrash katrorë dhe do të përfitojë falas gjithë pjesën tjetër prej 4 mijë e 500 metra të tokës publike në zonën më të kërkuar të Tiranës, mbi të cilën do të ndërtojë katër kullat që do të thotë se sipërfaqja e sotme e teatrit do të zvogëlohet.

Kjo është një skemë e ngjashme më atë që qeveria përdori për ndërtimin e stadiumit “Qemal Stafa, ku privatët bëjnë propozime për të ndërtuar vepra shtetërore paratë e tyre dhe në këmbim marrin falas tokë publike në zonat me të shtrenjta të Tiranës.

Por ndryshe nga koncesioni i stadiumit, në rastin e teatrit emri i kompanisë private që qëndron pas koncesionit nuk është bërë i ditur. Jo zyrtarisht përflitet se pas projektit janë disa nga ndërtuesit më të mëdhenj të kullave në kryeqytet, të cilët përmes këtij operacioni të pranuar nga qeveria shtien në dorë tokën publike në zonën më të shtrenjtë të Tiranës.

Pra ideja është që qeveria po ndihmon disa klientë të bëjnë kulla me tokë publike apo po ndihmon teatrin duke i gjetur ndërtues dhe donatorë privatë?

Teatri Kombëtar, privati përfiton falas 4500 metra truall për katër kulla Read More »

Kiço Londo:Pemët nuk rriten nëse nuk i rreh fortuna

Nga Kiço Londo.

“Pemët nuk rriten nëse nuk i rreh fortuna”. Nuk e di pse kjo shprehje e Niçes më vjen ndër mend në këtë fillim pranvere. Në këtë muaj të dashur i cili më bën nostalgjik e më kthen dhjetë vite më parë, ku fati më çoi në atë ndërtesë të shenjtë, dikur me emrin “Varjete e Tiranës”.

Në atë ambjent artistik unë kisha përjetuar çaste të paharruara si student. Ishte ajo kohë kur një shfaqje e Varjetesë së Tiranës eklipsonte çdo ngjarje tjetër kulturore në kryeqytet. Por, kjo kishte kohë që nuk ndodhte më, e megjithatë në atë ndërtesë të rrënuar vazhdonin të rezononin tingujt e zërit të Vaçe Zelës, Pavlina Nikës, Anita Takes, Ema Qazimit, Liljana Kondakçiut, Irma Libohovës, Luan Zhegut, Kozma Dushit, et, humori brilant i Ramazan Zyberit, Skënder Sallakaut, Vasillaq Vangjelit, Agim Bajkos, Xhevahir Zenelit, Marjana Kondit, Vegim Xhanit, Kosta Kamberit, etj.

Nuk jam në gjëndje ta shpreh me fjalë se sa shumë më magjepste ai ambjent, sa shumë më frymëzonte dhe një fuqi e mistershme më tundonte të luftoja për ta shpëtuar këtë godinë e për të themeluar Teatrin e Metropolit që sot mbush 10 vjet.

Por, ky nuk është një triumf personal, është një përpjekje e vazhdueshme e një brezi aktorësh të edukuar për të çmuar vlerat dhe për mos ti harruar ato. Ky teatër i ri ngjalli tek të rinjtë një ambicie të lartë. Të gjithë filluan të zbulonin tek vetja një talent, një ëndërr dhe krijuan kështu gjeneratën e re të arttistëve të apasionuar pas teatrit. E kjo teatër mani u kthye në epidemi.

Por jemi larg detyrës së përbashkët aktorë -spektatorë për ta bërë teatrin një nevojë jetike për shoqërinë. E kur tja arrijmë këtij qëllimi final mund të themi pa frikë se Shqipëria po ndryshon.

Kemi ecur përpara, jemi bër njerëz më të mirë. E kjo sfidë e madhe kërkon sakrifica në kohët e vështira që po jetojmë.

Dhe në këtë “furtunë” pranvere, ku historia e teatrit mban frymën, më vjen ndër mënd shprehja: “Për çdo hap në dritë paguhet taksa e hijes dhe për çdo hap në errësirë paguhet gjithë mungesa e dritës”.

Kiço Londo:Pemët nuk rriten nëse nuk i rreh fortuna Read More »

Me kullë? Zbuloni të vërtetën, ja si do ketë Teatri i ri Kombëtar

Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art. Projekti i prezantuar nga një studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën. Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralelë me të.
Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje, ose argëtim. Godina është organizuar me dy pjesë, ku njëra i është dedikuar tërësisht administratës dhe aktorëve dhe pjesa tjetër publikut. Të dyja pjesët duket se ndërveprojnë mes tyre nëpërmjet sallës së madhe të teatrit si dhe dy sallave Black Box që janë kushtuar shfaqjeve. Duke krijuar një tryptikë të vendtakimeve, bëhet e mundur që mekanizmi përpara godinës të jetë shumë i thjeshtuar. Godina është parashikuar si një makinë efikase, por poetike e teatrit. Të gjitha programet janë vendosur në mënyrë optimale në aspektin e funksionalitetit, ndërsa krijojnë një përvojë spektakolare për spektatorët në teatër.
Një hyrje e madhe ndahet midis tre sallave të performancës dhe nëse është e nevojshme, hapësirat mund të ndahen për shfaqje të shumta që ndodhin në të njëjtën kohë. Qarkullimi është gjithmonë i ndarë nga publiku. Punonjësit kanë akses nëpërmjet ashensorëve të tyre primarë dhe të mallrave, si edhe korridoreve private.
Personeli administrativ futet në godinë nëpërmjet parkingut ose nën harkun. Pasi të futen brenda, ata kanë bërthamat e tyre të qarkullimit. Zyrat administrative ndodhen në katet e sipërme pjesën veriore me pamje nga qyteti. Furnizimi dhe shërbimet mbështetëse ndodhin nëpërmjet ashensorit të mallrave dhe kanë rrugë të dedikuara për punëtorët, si dhe Black Box në verilindje.
Aktorët qëndrojnë në një ndërtesë të ngjashme me atë të personelit administrativ. Sapo të hyjnë brenda, ata kanë dhoma zhveshjeje dhe zona të tjera mbështetëse pranë auditorit. Rrugët e dedikuara sigurojnë që ata kurrë nuk kalojnë në zonat ku kalon publiku, kur udhëtojnë ndërmjet reparteve të ndryshme dhe hapësirave të teatrit.

Publiku hyn në ndërtesë nga niveli i tokës, ose nga fasada në anën jugore, ose nën hark. Biletaritë janë të rrethuara nga dy shkallët e mëdha, që të pranishmit t’i tërheqin në pjesën e hollit. Në atë nivel, vizitorët mund të vazhdojnë deri në shkallët në ulëset e ballkonit dhe në çati, ose të marrin shkallët alternative deri në ambientet e shërbimit.

Ndërkohë që hapësira në nivelin zero (kati përdhes) krijon një vend për argëtim joformal, ose për performancë të planifikuar publike. Hapësira në pjesën ballore të Shtëpisë i shërben drejtpërdrejtë hapësirës kryesore të auditorit, me akses në të dy sallat Black Box. Çatia gjithashtu ofron hapësira publike për shfaqje informale ose specifike dhe me pamje mbi Parkun e Besimit.

Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon.

Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

Me kullë? Zbuloni të vërtetën, ja si do ketë Teatri i ri Kombëtar Read More »

Rama nuk i dha fjalën në aktivitet, ja si e ironizon Robert Ndrenika

Aktori i madh Robert Ndrenika, pas prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar në një prononcim për mediat ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pasi nuk i dha fjalën në aktivitet.

“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka”.

“Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, deklaroi aktori i madh, një nga zërat kundër prishjes së teatrit aktual.

Para se të merrte fjalën arkitekti i teatrit të ri Bjorke Ingles, Ndrenika kërkoi të fliste por kryeministri nuk ia dha fjalen duke iu kthyer:

“Jo jo, prit shiko projektin njëherë”.

Rama nuk i dha fjalën në aktivitet, ja si e ironizon Robert Ndrenika Read More »

Operatorët turistikë në Sarandë “kryqëzojnë” Mirela Kumbaron

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka patur pasditen  e djeshme një takim me operatorët turistikë të Sarandës, takim i organizuar nga deputeti Alket Hyseni.
Gjatë takimit minitrja Kumbaro prezantoi përpara operatorëve planet dhe masat e qeverisë për sezonin turistik 2018.
Operatorët turistikë kanë kërkuar nga Kumbaro që më parë se të fliste se cfarë do të bëjnë, të bëhet një analizë e asaj se cfarë ishte bërë në 2017, duke përmendur problematikat e sezonit të kaluar, probleme këto të ardhura nga keqmenaxhimi dhe neglizhenca e strukturave lokale dhe qëndrore, duke përmendur problemet me ujrat e zeza në Ksamil dhe Sarandë.
Gjithashtu ata kanë përmendur edhe ndërtimin me lejen e ministrisë të një lokali brenda qytetit antik të Butrintit.
Një problem tjetër i ngritur nga operatorët turistikë ishte edhe rritja e biletës së hyrjes për në Butrint, rritje e cila pritet të ndikojë në uljen e interesit për të vizituar Butrintin.

Operatorët turistikë në Sarandë “kryqëzojnë” Mirela Kumbaron Read More »