Art-Kulture

Thesaret e fshehura të Drinit. Mrekullia e liqenit që gjarpëron në luginën magjepsëse që fillërojnë kreshtat e maleve

Kur shqipton fjalën Drin të ndërmendet lumi, ndoshta edhe ndonjë djalosh me emrin Drin e pa dyshim dhe hidrocentralet e ngritura mbi rrjedhën e tij bujare 160 km të gjatë. Por pak ose jo aq sa duhet, kujtojmë bukurinë që të merr frymën, natyrën si një amazonë e pazbutur që dashurohet dhe lufton pambarimisht me liqenet që njeriu në përpjekje për ta zotëruar, për t’ia marrë energjinë krijoi duke e përmbytur përjetësisht luginën e tij me ujë. Luginën e gjatë që nis nga Vau i Dejës e shtrihet sipër në Koman për të përfunduar me Fierzën, liqene mbi të cilat mbështeten nevojat më të mëdha për energji të të gjithë vendit.

Por Drini është edhe një mënyrë jetese, përveçse një përcaktues natyror i brigjeve, ku kanë gjalluar gjithnjë shqiptarë, arbnorë apo ilirë. Në metropolin tonë real dhe virtual diskutojmë shpesh për nevojat që “modernizmi” ynë ka për energji duke marrë për të mirëqenë jo vetëm bujarinë e lumit dhe natyrës, por edhe të banorëve, që si flora dhe fauna i janë përshtatur një mënyre të re jetese për t’i mbijetuar lumit të kthyer në liqen. E pranova ftesën për të vizituar Komanin dhe rrjedhën e Drinit kryeneç jo thjesht nga kureshtja për natyrën, por edhe prej faktit se nga IntbauAlbania, organizatorët e këtij rrugëtimi nën çadrën me emrin e bukur “DrinCorda” m’u evidentua vizita në vendbanimet e hershme të Komanit, për të cilët fëmijëria dhe leximet në shkollë më kishin ngacmuar fantazinë.

Si shkohet në Koman?

Ndryshe nga ç’besohet, Komani nuk ndodhet shumë larg nga Tirana, diçka më shumë se një orë larg ndodhet Vau i Dejës për ku ndahet rruga për në Koman. Gjatë rrugës ndeshim disa grupe turistësh, që edhe ata si ne sa mahniten me bukuritë përreth, aq mallkojnë rrugën në të cilën nuk është vënë dorë as për mirëmbajtje prej të paktën 26 vitesh. Janë 32 km që të kujtojnë se je në Shqipëri përkundër peizazhit që të krijon iluzionin se ndodhesh në Alpet zvicerane, një peizazh aq frymëmarrës që të fton ta zbulosh pas çdo kthese duke të bërë të harrosh paksa shkundjet e makinës.

Drini ka filluar të na joshë me ngjyrën e tij të smeraldë dhe mban fshehur ishullin e Sardës apo të Shurdhahut, ku kishin selinë Dukagjinët, qendër ndërlidhëse e rëndësishme deri në shekullin e XV mes Malësisë, Mirditës dhe Zadrimës. Veç sa e përshëndesim nga larg ishullin e Sardës pasi udha gjarpëron drejt thesareve të tjera. Ndërsa natyra ka çelur e gjitha nga lartësia e malit dallojmë një rezervat gjigant peshku…(banorët do të na rrëfejnë më tej se rezervati një investim turk ka ndryshuar shumë morfologjinë e specieve natyrore të Drinit. p.sh trofta e rezervatit e çliruar nga rrjetat po han troftën e egër për të cilën Drini është aq i famshëm). E ti kujtohesh se në ç’kohë të egra jetojmë dhe se si koncensionet me bazë vetëm fitimin pa respektuar natyrën dhe mjedisin kthehen kundër njerëzve që ende nuk e kanë braktisur këtë vend të bekuar nga Zoti.

Në besën e Berishajve

Pas ndoshta 40 minutave nga Vau i Dejës mbërrijmë në Koman, na pret Mirjani një djalosh që ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij nuk e ka braktisur natyrën e egër, por përpiqet ta zbusë atë duke e kthyer në burim jetese duke jetuar me të ardhurat e turizmit që ka filluar të shfaqë interes për këtë zonë.  Ai na pret në portin e Komanit dhe ka bërë gati varkën e tij me motor për grupin e arkitektëve, inxhinierëve të mjedisit, arkeologëve, ekspertëve të trashëgimisë kulturore, sociologëve dhe gazetarëve. Për të shkuar deri në lagjen Berishë dhe në kullën e tyre do lundrojmë mbi liqenin e Komanit që na shfaq pak nga pak madhështinë e tij. Në gjithë Komanin kanë mbetur ndoshta rreth 200 banorë dhe ndër mbijetuesit, ose ata që nuk e shohin Drinin si armik, por si aleat janë edhe familja e zgjeruar e Mark Berishës. Nga oborri i shtëpisë ku kanë shtruar drekën për ne, na pret një peizazh piktoresk, fshati dhe kulla përballë dhe kryqet vendosur mbi maja kepash për të na kujtuar se ky territor ka luftuar shumë për të ruajtur identitetin e vet të krishterë. Sapo e kemi marrë veten nga pamjet që të ngopin syrin dhe shpirtin një banket i thjeshtë por që të kujton se parajsa e shijes ekziston na pret me gjithë mirësitë, djathë dhie, bukë shpie, troftë e kapur në liqen dhe një gotë raki për t’u përshëndoshur me të zotin e shtëpisë rreth, të cilit janë bashkuar nipa e mbesa për ta mbajtur gjallë jetën në këtë copë tokë mes malesh që Drini nuk e ka marrë me vete. Marku i thinjur na rrëfen dhe historinë e kishës dhe atyre viseve “është bërë luftë e madhe këtu, rreth viteve 1100 aq sa thuhet se lumi u mblue n’gjak, e prej atëherë lumi në këtë pjesë u quejt dhe lumi i gjakut.” – thotë Marku. Por sot veç një kryq afër kullës tipike të malësisë tregon për histori të lashta betejash kryqtare. E pas një dreke “bukë e zemër” mjalti i luleve nga bletët e shtëpisë na kujton se nektari i bjeshkëve ekziston.

Varret e mistershme të Komanit

Udhërrëfyesi ynë është arkeologu i ri Ulsi Tota që punon me misionin arkeologjik franko-shqiptar. Ulsi na parapërgatit për një ngjitje të vështirë nga fshati Koman drejt misterit që rrethon atë që edhe në shkollë e kemi mësuar si “kultura e Komanit”. Një zonë A, e cila për pak u shkatërrua nga lufta e përjetshme e trashëgimisë kulturore me projektet e zhvillimit siç ishte përcaktimi i linjës së Interjeksionit pikërisht në gjurmët e gërmimeve arkeologjike. Një dashamirësi fatlume e minutës së fundit i shpëtoi kishat e Shën Janit. Shën Todrit dhe Shën Nikollës si dhe Nekropolin e Komanit nga dëmtimi i pashmangshëm duke e spostuar linjën në largësi nga siti i rëndësishëm arkeologjik. Ngjitemi thuajse 580 m mbi nivelin e detit është një e përpjetë që shumë mirë mund të shërbejë edhe për të apasionuarit pas hiking. Mes bimësisë së dendur arkeologët, të cilët punojnë intensivisht çdo gusht që prej vitit 2011 kanë shënjuar shtigjet nga duhet të shkosh. Kur ngjitesh mbi pllajë, gurët janë rreshtuar si dëshmi e asaj që njëherë e një kohë ishte një qendër e banuar dhe me disa lagje, aq sa çdo lagje kishte kishën dhe varret e saj. Teksa Ulsi rrëfen i apasionuar dhe i palodhur ne ende nuk e kemi marrë veten nga lodhja e ngjitjes së thikët. Por gurët në kishën pa emër na joshin jo pak bashkë me rrëfimin e arkeologut. Njohuritë për këtë kulturë të vjetër dolën në dritë rreth vitit 1898 kur arkeologë të huaj ranë në gjurmët e një varreze të madhe pranë kalasë së Dalmacës. Dalmacija e vjetër, vendbanimet e Komanit që datojnë (shek VI-VIII) në historiografinë dhe arkeologjinë shqiptare kanë një peshë shumë të rëndësishme si përkufizues të hipotezës së kalimit nga ilirët tek arbrit. Ndonëse Ulsi tregohet shumë i matur në termat që zgjedh për të mos bërë kategorizime absolute në lidhje me datimet rrëfen punën gjigante të bërë gjatë viteve të misionit arkeologjik franko-shqiptar. Edhe pse ne nuk shohim dot pasuri nga objektet që vendoseshin bashkë me eshtrat në këto varre për ne është kurioze të mësosh se popullata e këtyre vendbanimeve vdiste relativisht e re ndër të paktën 150 varret e evidentuara.

E shkuara dhe e ardhmja natyrore e Drinit

Qytetërimet e mëdha kanë lindur përgjatë lumenjve të rëndësishëm. Drini fsheh jo pak site antike gjatë rrjedhës së tij, por po ashtu është një pasuri më vete për shkak të shumëllojshmërisë së specieve që e gjallojnë. Sipas biologes së apasionuar shkodrane Aurora Zylaj, rrjedha e Drinit zotëron një pasuri prej 4 mijë speciesh dhe mikrogjallesash shumë prej tyre në rrezik zhdukjeje për shkak të ndryshimeve drastike që i janë bërë habitateve natyrore. Dhe kënga e një bilbili na e kujton sa e rëndësishme është kënga e zogjve për të na kujtuar se nga vijmë. Po të dëgjosh arsyetimet e një eksperti të trashëgimisë kulturore si Kreshnik Merxhani; – trashëgimia si edhe natyra janë motorët e asaj që na propagandohet si hovi i turizmit. Pa një mbështetje të integruar jo vetëm nuk kemi zhvillim turizmi por rrezikojmë të kemi vetëm investime gjigande që pasi kanë shfrytëzuar çdo resurs hidrik dhe natyror lënë pas veç varfëri dhe braktisje.

E tingëllon marrëzi dhe makutëri ekstreme kur mëson se vetëm gjatë viteve të fundit janë dhënë 160 leje për ndërtime HEC-esh vetëm në territorin shqiptar përgjatë kaskadës së Drinit. Dhe siç pohon edhe Mirjani, djaloshi që nuk e ka braktisur Komanin: “Drini është thesar që duhet mbrojtur dhe promovuar me krenari”.

​Nga Mira Tuci

Rezultate imazhesh për foto mrekullia drini fotoRezultate imazhesh për foto mrekullia drini fotoRezultate imazhesh për foto mrekullia drini foto

Thesaret e fshehura të Drinit. Mrekullia e liqenit që gjarpëron në luginën magjepsëse që fillërojnë kreshtat e maleve Read More »

Vlora e lashtë !Kjo është historia e Vlorës, për ata që nuk e kanë ditur

Të dhënat arkeologjike dhe historike tregojnë se qytetit i Vlores bën pjesë në ato qytete që kanë lindur në periudhën antike. Gjurmët më të hershme i takojnë shek.VI Dy shekuj më vonë qytetit rrethohet me mure të lartë të punuar me gurë të latuar.

Për herë të parë Aulona përmendet si qytet nga gjeografine Klaud Ptolomeu kur në veprën e tij “Gjeografi” flet për Ilirine e përmend Aulonën si qytet dhe skelë. Në fund të shek. IV Aulona i përkiste Perandorise Bizantine. Në vitin 1081 ushtritë normande të Bohemundit, zbarkuan në gjirin e qytetit duke pushtuar edhe Kaninen e Orikun.

Në 1259 Vlora u pushtua nga Manfredi, mbret i Sicilise dhe pas vitit 1272 ajo është qytetit i “Mbreterise se Arberise” i themeluar nga Karli I i Anzhuninëve. Për herë të fundit kështjella që rrethonte Aulonën e vjetër përmendet në vititn 1274 në betejat e ashpra kundër anzhuninëve.

Trakte të kësaj kështjelle janë zbuluar në qendrën e sotme të qytetit pranë monumentit të Pavarsise. Në 1379-1385 sundimtarë të Vlorës ishin Balshajt dhe prej këndej, kalon nën sundimin e Komnenes. Në shek.XV Vlora përmendet si një ndër portet më të rëndësishëm të mesdheut dhe ishte e dëgjuar për punimin e shpatave, mëndafshit, argjendit dhe për nxjerrjen e kripes. Në vitin 1417 pushtohet nga osmanet.

Në vitin 1531 Sulltan Sulejmani me gurët e Aulonës së vjetër ndërtoi Kalanë e Skelës në formë tetëkëndëshe të përshtatur për artileri. Nga pikëpamja urbanistike në këtë kohe qyteti përbëhej nga dy pjesë : Kalaja ku përveç popullsise civile ishte vendosur edhe garnizoni ushtarak dhe administrata qytetare, në lagjet e jashtme banonin zejtarët dhe funksiononte tregu i qytetit. Me ardhjen në fuqi të Ali Pashe Tepelenes në vitin 1812 Vlora u bë qëndra ekonomike e Shqiperise së Jugut.

Rezultate imazhesh për vlora e lashte fotoRezultate imazhesh për vlora e lashte foto

E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete-kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj.

Amantia, e themeluar në shek. V p.e s., është një nga qytetet e pakta të Ilirisë jugore që ka pasur jetë 1000 vjeçare, ku spikat më shumë ndërtimi në terren malor i stadiumit antik madhështor, i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh.

Në jug të qytetit të Vlorës gjendet qyteti i Orikumit, i cili ka qenë një nga portet më të lashte të bregdetit të Vlorës, i themeluar si vendbanim në shek. VI-V p.e s.

Oriku u bë port i fortifikuar, bazë e rëndësishme ushtarake në Adriatik dhe në shek. II-I p.e.s ishte kantier i rëndësishëm detar për ndërtim e riparim anijesh, gjë që favorizohej nga prania e madhe e pyllit me pisha të Llogarase dhe Sera e Selenicës. Në shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftrash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime. Në shek.II p.e.s., Oriku u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe u shkatërrua duke e humbur rëndësine e tij, pa mundur të rimbëkëmbej më. Ishte pikërisht koha kur në gjirin e Vlorës del në pah një tjetër qytet-Skelë, që ishte “Aulona – Vlora e sotme”. Dëshmi arkeologjike e lashtësisë dhe autoktonisë është edhe vetë simboli i saj – “Vajza aulonase”, një skulpturë “hyjnesh” 87 cm., e gdhendur nga mjeshtër vendas me gurin gëlqeror të Kaninës, që simbolizon veshjen e grave ilire.

Emrin e qytetit – Skelë të Aulonës së lashtë e gjejmë të përmëndur në shek.II e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Këto të dhëna burimore përputhen me të dhënat e tjera të përafërta, siç janë dëshmitë arkeologjike për një kështjellë, port e bankinë të madhe (kështjella e Jangjeçit, Triport), që kanë ekzistuar ndoshta kur lumi Vjosa e kish grykëderdhjen aty në Lagunën e Nartës. Por,ndoshta kur Vjosa u largua në drejtimin verior,Triporti humbi mundësinë dhe rëndësinë. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë origjinën Aulona port i spostuar në JL, e cila del si skelë – qëndër tregëtare – dhe Kanina – qëndër administrative – ushtarake në shek. VI e.s. Fakti që në shek.V-VI e.s., ka pasur në Vlorë edhe një peshkop,varur nga metropoliti i Durrësit, tregon se Aulona ka qenë vendbanim me rëndësi. Këtë e mbështet edhe zbulimi i viteve të fundit i traktatit të murit rrethues mbrojtës, fortifikues në qëndër të qytetit të sotëm të Vlorës (pranë monumentit të Pavarësisë) si dhe zbulimi i disa dëshmive të reja për ekzistencën e molit të vjetër, në afërsi të stacionit të trenit.

Gërmimet e fundit në Kaninë dhe Himarë kanë dhënë dëshmitë e tjera për kulturën ilire të antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, për autoktoninë dhe vazhdimesinë iliro-arbërore dhe mesjetare shqiptare. Në shek. VI e.s., dhe vazhdimisht gjatë mesjetës, Aulona përmëndet në listën e qyteteve bregdetare si port i rëndësishëm, me detari të zhvilluar, që tregëton vaj ulliri, kripë, valanidh, lëndë drusore, ullinj si dhe panairet që bëheshin në afërsitë e Vlorës, ashtu edhe në vende të ndryshme të Europës. Edhe në grykën e Vjosës ishte skela e Spinaricës, ku zhvillohej tregti dhe aty ishin të pranishëm edhe konsuj tregtarë të Raguzës, Venedikut etj.

Në mesjetë Vlora dhe viset e saj ranë nën pushtimin normand më 1081, më pas nën pushtimin e Venedikut më 1205 dhe atë të sundimit të Hohenstaufenëve gjerman, siç e përshkuan edhe Jireçeku në studimin e tij.

Si një qëndër e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet edhe në mbrëtërinë e Arbërisë më 1272, ku kronikat e kohës shënojnë lulëzimin e zejtarisë, tregëtisë, blegtorisë dhe pemtarisë, të përfshirë si despotat më vete.

Një rol të madh në jetën politike, ushtarake e shoqërore të Vlorës, ka lozur edhe familja e madhe Arianitët, të cilët përmënden në shek.XI, nëpërmjet të parit të tyre Arianit Komnen Golemi Topisë, sidomos në shek. XV-XVI. Një nga figurat e shquara të shek.XV është Gjergj Arianiti, i cili organizoi qëndresën kundër pushtuesve osman më 1431-1432 e më pas në grykat e Labërisë. Me bëmat e tij, Gjergj Arianiti mori përgëzimet e Fuqive të Mëdha të Europës të asaj kohe. Edhe pse ishte aleat me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe vjehrri i tij, pasi Donika, e bija e tij u martua me Skënderbeun, Gjergj Arianiti ishte i pavarur në zoterimet e tij në jug dhe në Shqipërinë e Mesme. Në Kuvendin e Lezhës, më 2 Mars 1444, për t’i bërë ballë rrezikut të pushtimit osman, Gjergj Arianiti u rradhit ndër të parët krerë sundimtarë shqiptarë, në këtë lidhje ushtarake mbarëkombëtare. Në shek.XV-XVI pushtuesit osman e kthyen portin e Vlorës në një nyje të rëndësishme të Adriatikut për pushtimin e Italisë.

Në regjistrin turk të vitit 1520 shënohen 701 familje vendase dhe 531 familje çifute. Kjo dëshmon për një klimë paqësore e tolerancë ndaj çifutëve në qytet në një kohë kur gjetke ata persekutoheshin egërsisht. Kështu qyteti përmblidhte 6300-6500 banorë. Nga Vlora u nisën fuqitë ushtarake osmane kundër Italisë së Jugut, më 1480, kundër kryengritjes së himarjotëve më 1492 dhe shërbeu si bazë e sulltan Sulejmanit kundër Korfuzit, më 1537. Po në këtë vit u ndërtua kështjella e qytetit (aty ku sot ndodhet stadiumi “Flamurtari”), gurët e së cilës u morën nga kështjella e Jangjeçit në Zvërnec dhe nga muri rrethues i Aulonës.

Në shek.XVII-XVIII Vlora ishte një nga limanet më të rëndësishëm të Shqipërisë së Jugut, pas Prevezës, pasi gjiri i saj u siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitë. Në skelën e Vlorës ishin ndërtuar depo të mëdha për grumbullimin e prodhimeve buqësore e blegtorale të fshatarësisë, ku përfshiheshin zona e Beratit, Gjirokastrës dhe Myzeqesë. Në eksportin e tij ky qytet zhvillonte tregti më Triesten, Venedikun, Vjenën, Korfuzin, Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinën, Maltën e Qipron. Në portin e Vlorës hynte rregullisht çdo javë vapori austriak “Lloid” dhe ai italian “Pulja”, të cilët vetëm për vitin 1904 kishin kryer respektivisht 224 dhe 181 hyrje-dalje. Vlora eksportonte: vaj ulliri – 20.000 fuçi, ullinj të vjelur – 11.000 barrë, kripë – 1.5 milion kilogram, lesh të palarë – 15.000 okë, lëkurë qengji e lepuri – 20.000 copë, breshka – 40.000 copë, shushunja, shpende, dele, kuaj, mish të therur, peshk të kripur, vezë peshku, serë, asfalt, misër, tërshërë, thekër, fasule, dru zjarri, valanidh, mjaltë të bardhë Kanine, verë të Nartës dhe verë “Vlosh” të Vlorës.

Një artikull i kërkuar ishte edhe stralli i gurores së Drashovicës, që përgatitej me blloqe dhe ashkla. Për eksport, gëzofet prej lëkure, velenxat dhe brucat labe ishin artikuj mjaft të preferuar për Istrien, Triesten dhe vendet alpine…Ulliri i markës “Vlonjak”, që ishte më i lashtë se marka italiane dhe frënge, dallohej për prodhueshmëri të lartë, vaji dhe regjie lëkure. Në vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100.000 rrënjë ullinj.

Vlora njihet si një vatër e rëndësishme e patriotizmit ndër shekuj, ku përpjekjet për liri, pavarësi dhe prosperitet kanë qenë në shpirtin e çdo vlonjati.

Luftrat kundër pushtimeve të huaja dhe përpjekjet për përhapjen e arsimit shqip bënë që në Vlorë të krijoheshin shumë shoqëri patriotike.

Në vitet 1908-1912 klubi “Labëria” u bë një vatër e ndezur e përpjekjeve për pavarësinë e vendit dhe luftën kundër pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i këtij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Çelja e shkollës shqipe të Muradies (7 Gusht 1908) ishte një ngjarje e shënuar në jetën arsimore të Vlorës.

Por ngjarja më kulmore e qytetit të Vlorës ishte 28 nëntori 1912 kur plaku i urtë e diplomati i shquar Ismail Qemali, së bashku me delegatët e ardhur nga vise të ndryshme të vendit, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe njëkohësisht ngriti flamurin kombëtar në Vlorë. Kështu Vlora u bë kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur.

Më 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua nga imperializmi italianë. Pas zgjerimit të pushtimit italian nisi rezistenca kundër pushtuesve. Në vitin 1920, pas Kongresit të Lushnjes, u krijuan Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake në Luftën e Vlorës. Lufta e Vlorës është një nga epopetë më të lavdishme të shqiptarëve. Vlora u kthye në “Termopilet” e Shqipërisë, siç thoshte patrioti Halim Xhelo.

Në vitet 1920-1924 Vlora u përfshi në rrjedhën e proçeseve të demokratizimit të jetës së vendit. Këtu u krijua Federata “Atdheu” (1921) dhe dega e shoqërisë “Bashkimi” (1922). Një rol të madh në këto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat “Politika”, “Mbrojtja Kombëtare”, “Fjala e Lirë”, “Shpresa Kombëtare” etj që botoheshin në Vlorë.

Në Luftën e Dytë Botërore Vlora u bë një nga vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashist. Ajo mbajti një barrë të madhe të Luftës dhe kontributi i saj ishte i shquar. / Burimi: Bashkia Vlorë

Vlora e lashtë !Kjo është historia e Vlorës, për ata që nuk e kanë ditur Read More »

Njihuni me kalanë e Gjon Bocarit dhe arkitekturën e saj të vecantë !

Kalaja e Gjon Boçarit sot ka një vlerë historike në funksion të turizmit. Ndodhet mbi një kodër të ulët që shtrihet në perëndim të fshatit Tragjas i Ri, pranë Dukatit të rrethit të Vlorës.

Kjo kala, së bashku me atë të Sofës në perëndim, 2 km larg saj, zotërojnë pamjen e hapur të fushës së Dukatit deri në gjirin e Orikumit të lashtë, duke kontrolluar dhe rrugën kryesore që lidhte në mesjetë Vlorën dhe bregdetin e Himarës deri në Sarandë.

Në vitin 1978, një ekspeditë njohëse arkeologjike evidenton dhe rilevon kalanë.

Për kohën e ndërtimit të kalasë, e cila nuk përmendet në burimet historike, janë shprehur mendime të ndryshme, që e datojnë atë nga shek. XIV deri në shek. XVIII-XIX.

Kalaja e Gjon Boçarit formohet nga një katërkëndësh kënddrejtë (30 x l8 m), me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, 2 m e gjerë ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit.

Kurtinat kanë një trashësi prej 1.80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave. Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre.

Kalaja e Gjon Boçarit sot ka një vlerë historike në funksion të turizmit. Ndodhet mbi një kodër të ulët që shtrihet në perëndim të fshatit Tragjas i Ri, pranë Dukatit të rrethit të Vlorës.

Kjo kala, së bashku me atë të Sofës në perëndim, 2 km larg saj, zotërojnë pamjen e hapur të fushës së Dukatit deri në gjirin e Orikumit të lashtë, duke kontrolluar dhe rrugën kryesore që lidhte në mesjetë Vlorën dhe bregdetin e Himarës deri në Sarandë.

Në vitin 1978, një ekspeditë njohëse arkeologjike evidenton dhe rilevon kalanë.

Për kohën e ndërtimit të kalasë, e cila nuk përmendet në burimet historike, janë shprehur mendime të ndryshme, që e datojnë atë nga shek. XIV deri në shek. XVIII-XIX.

Kalaja e Gjon Boçarit formohet nga një katërkëndësh kënddrejtë (30 x l8 m), me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, 2 m e gjerë ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit.

Kurtinat kanë një trashësi prej 1.80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave. Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre.

Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes arrin 4 m, ndërsa parapeti, i ruajtur vetëm si gjurmë kishte një gjerësi prej 0,54 m.

Në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore, të cilat, si në kalanë e Peqinit janë vendosur në trajtën e shkronjës V. Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese.

Muret e tyre, në pjesën e poshtme përshkohen nga frëngji për armë zjarri, të mbuluara me rrasa horizontale guri. Me frëngji të tilla duhet të ketë qenë pajisur edhe parapeti i mureve dhe i kullave.

Ndërsa trashësia e plotë e kurtinave përshkohet vetëm prej dy frëngjish të vendosura në të dyja anët e portës. Sot, kuriozë të historisë dhe monumenteve të kulturës e vizitojnë atë për të mësuar më shumë rreth bëmave “mitike” të Gjon Boçarit.

Rezultate imazhesh për foto kalaja e gjon bocaritRezultate imazhesh për foto kalaja e gjon bocarit

https://www.facebook.com/TragjasiUnion/videos/442260202649651/?t=0

Njihuni me kalanë e Gjon Bocarit dhe arkitekturën e saj të vecantë ! Read More »

Parodistët e Vlorës në një rrëfim special, tregojnë si u krijua grupi (Video)

Ata janë personazhe që na kanë dhuruar emocione dhe të qeshura pafund me interpretimet e tyre.

Paroditë e tyre janë duartrokitur shumë dhe ende mbeten në memorien e publikut shqiptarë.

Bëhet fjalë për Parodistët e Vlorës, aktorët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika. Ata ishin sot të ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfyen se si u bënë bashkë të katër aktorët.

“Është një histori e hershme, unë me Afrimin kemi filluar fillimisht me estradat amatore. Ne patëm fatin e madh që na ftuan aktorë të mëdhenj dhe bëmë “gol”, na pritën mirë. Në ’78 ka filluar edhe Mane Lumani dhe Muhamet Lika. Parodinë ne e kemi të trashëguar, ka qenë një grup para nesh që e kanë lëvruar këtë gjini. Parodia do edhe vokal dhe ne të katërt kemi patur vesh dhe zë”, tha Hamo./tvklan

Parodistët e Vlorës në një rrëfim special, tregojnë si u krijua grupi (Video) Read More »

Shqipëria – Toka e shqiponjave ofron shumë për të gjithë (Foto)

Blogeria e famshme italiane për udhëtimet Marianna Norillo, i ka dedikuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë dhe vendeve turistike të vendit tonë duke sugjeruar eksplorimin e këtij të fundit.

Ajo ka ndarë eksperiencën e saj në vendet që ka vizituar duke dhënë disa sugjerime interesante turistëve të huaj në këtë fillim sezoni turistik.
Marianna Norillo e nis shkrimin në blogun e saj për Shqipërinë duke u shprehur se ”toka e shqiponjave me të vërtetë ofron shumë për të gjithë. Unë propozoj një artikull me rreth 10 vendet më të bukura për tu vizituar në Shqipëri të cilat i kam vizituar dhe vet. Zgjidhni atë që ju intrigon më së shumti”, shprehet ajo.

  1. Kruja
    Ndër gjërat më të bukura për të parë në Shqipëri, nuk mund të mungojë Kruja e heroit kombëtar Skënderbeut, qyteti ku kam vizituar kështjellën me të njëjtin emër dhe pazarin e vjetër. Ky është një qytet i vogël i qetë dhe me vlerë të rëndësishme historike të kalasë, me praninë e muzeut historik “Gjergj Kastrioti”, një itinerar mbi historinë e qytetit të Krujës dhe historisë së Skënderbeut dhe rezistencës së tij kundër osmanëve, ngjarje që kujtohet me krenari nga të gjithë shqiptarët.

  1. Tirana
    Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë gjithashtu meriton të jetë në listën e vendeve më të bukura për të parë në Shqipëri. Dhe jo sepse është madhështorë, emocionues, modern, kozmopolitë, por sepse është një kryeqytet i ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Një kryeqytet që nuk kujdeset për tu mbushur me gjëra të padobishme, por dëshiron të paraqitet thjesht për atë që është me të vërtetë. Tirana është një kryeqytet i këndshëm dhe i vërtetë. Për ta çmuar atë, është e nevojshme të shkojmë përtej klisheve dhe konceptit stereotipik të bukurisë. Në këtë mënyrë mund të përshtatesh me bukurinë e saj, një bukuri që tejkalon pamjen.

  1. Berati
    Në listën e asaj që duhet të shohim në Shqipëri duhet të përfshihet Berati, “qyteti me një mijë dritare” trashëgimi e UNESCO-s që nga viti 1992. Për të arritur atje, duhen dy orë për të udhëtuar nga Tirana. Pasi të arrini, përveç një shëtitje në qytetin e vjetër dhe një shëtitje përgjatë lumit Osum, nuk mund të humbisni një vizitë në kala, një nga monumentet më të mëdha historike në Ballkan.

  1. Vlora
    Vlora është një nga vendpushimet më të famshme turistike në bregdetin shqiptar, edhe për shkak se ajo gëzon një klimë vërtet të mrekullueshme gjatë gjithë vitit. Vera është e nxehtë, por edhe në dimër është shumë mirë dhe reshjet janë të rralla: në 365 ditë, të paktën 266 janë me diell, dhe Vlora konsiderohet si një nga qytetet me ditët më me diell në Shqipëri. Nuk është çudi që është një nga destinacionet më popullore për turistët të cilët mund të shijojnë si detin e qetë ashtu edhe plazhin me rërë tipike të Adriatikut dhe ato plazhe shkëmbore tipike të detit Jon.

  1. Zverneci
    Ka një vend shumë të veçantë në periferi të Vlorës që pak e dinë: Ishulli i Zvernecit, i vendosur në mes të lagunës së Nartës. Ai ofron një pamje spektakolare dhe mistike veçanërisht në perëndim të diellit, një pjesë e vogël toke të çon në manastirin ortodoks të Shën Marisë, që daton në shekullin e 13-të dhe 14-të, dhe që i mbijetoi braktisjes së filluar në vitin 1966 pas fushatës së ateizmit të dëshiruar nga diktatura e Hoxhës. Ndër të gjitha gjërat që kam parë në itinerarin tim 5-ditor në Shqipëri, Zvernec është një nga më të bukurit, më besoni,shprehet blogeria Norillo.

  1. Llogaraja
    Shëtitja në Llogara është një kalim i pabesueshëm malor brenda në Parkun Kombëtar me të njëtin emër , është një nga gjërat më të bukura për të parë në Shqipëri. Prej këtu ju mund të shijoni një pamje të jashtëzakonshme të Rivierës Shqiptare, të arritshme në pak minuta një pamje spektakolare dhe panoramike, midis detit dhe malit të Çikës. Gjithashtu në Llogara do të keni një mundësi për të shijuar një ëmbëlsirë shqiptare tipike të kësaj zone, kos me mjaltë dhe arra të grira.

  1. Port Palermo
    Të gjitha vendet e Rivierës Shqiptare janë të bukura. Unë mendoj për plazhin e Dhermiut dhe atë të Himarës, me vendet karakteristike ku mund të pini diçka me pamje nga deti. Një pikë e e veçantë është gjiri i Porto Palermo që më ka lënë pa fjalë aq shumë sa që unë mendoj se kam marrë të paktën 50 fotografi në të njëjtin peizazh. Këtu qëndron kalaja e Ali Pashës, e quajtur në mënyrë të pahijshme kështjellë, të cilën ushtarët italianë që ishin në këtë vend të shkretuar gjatë Luftës së Dytë Botërore e quajtën “Porto Palermo”, në kujtim të portit të njëjtë italian.

  1. Syri i kaltër
    Syri i Kaltër është një parajsë natyrore e bukurisë së rrallë, e mbushur nga turistët dhe e përfshirë në çdo itinerar udhëtimi në Shqipëri. Emri nuk është i rastësishëm, por i referohet formës së burimit që ngjan me një sy të madh ngjyrë blu dhe blu të errët. Unë e pashë atë në fund të një dite të gjatë, paksa me shpejtësi. Nëse keni më shumë kohë, ndaloni ta admironi syrin e kaltër dhe peizazhin përreth.

  1. Saranda

Saranda, një qytet në Shqipërinë jugore, i pasur me histori dhe bukuri natyrore, është ndër më të dashurit nga vendasit dhe turistët e huaj që kalojnë pushimet në plazhet e rërës së bardhë ose gëlqeror, plazhe me ujëra të pastër kristalor dhe marinës magjepsëse me restorantet me pamje nga deti për të kaluar mbrëmjet e ngrohta të verës. Ndër gjërat që duhen parë në Shqipëri, kjo është një nga më të bukurat, atë që vështirë do ta harroni. Më pëlqeu vërtet!

Image result for butrinti

  1. Butrinti
    Një vend tjetër për të parë në Shqipëri është Butrinti, një domosdoshmëri për ta vizituar. Vizita në parkun arkeologjik të Butrintit, një tjetër trashëgimi e madhe e UNESCO-s në Shqipëri, ishte vërtet emocionuese, më besoni jo vetëm për rëndësinë e saj kulturore, historike dhe arkeologjike, por edhe për ambientin romantik dhe poetik . Nëse jeni të interesuar për arkeologjinë ose thjesht dëshironi të përjetoni një mrekulli të vërtetë të Shqipërisë, shkoni atje!/ATSH

Shqipëria – Toka e shqiponjave ofron shumë për të gjithë (Foto) Read More »

Regjisori rrëfen skenat e censuruara në filmat para ‘90: Si reagoi Enveri për “Kapedanin”

Të ulesh me një regjisor për të folur për paskuintat e sheshxhirimit, do të thotë të ngrihesh pas disa javësh, prandaj këto që po sjellim më poshtë, merret me mend që janë vetëm copëza të papërfillshme të asaj që ka ndodhur në të vërtetë.

Edhe të donte, regjisori Muharrem Fejzo, apo kushdo që të ishte, nuk do të mund t’i kishte të qarta kujtimet e 60 viteve karrierë. Prandaj, gjatë bisedës me të, u përpoqëm që t’i kujtojmë të gjitha nga pak, duke qëndruar te disa nga filmat e rëndësishëm të punës së tij si regjisor si “Kapedani”, “Montatorja”, dhe filmi i tij i fundit i vitit 1989, “Muri i gjallë”. Po e nisim nga i pari…

“Montatorja” është filmi juaj i parë me aktore kryesore një vajzë, që nuk kishte të bënte me aktrimin… Ashtu ndodhte përgjithësisht atëherë, ne dilnim dhe i gjenim disa prej personazheve duke kërkuar.

“Montatorja” (1970) është filmi im i parë, me të cilin mora pasaportën, ishte me skenar të Dhimitër Xhuvanit dhe me regjinë time. Kisha kohë që i kisha propozuar drejtorit disa skenarë që i kisha shkruar vetë, por nuk më përfillnin sepse unë vija nga një fushë tjetër, grimi, dhe nuk kisha bërë asnjë film dokumentar që të kishin një garanci, dhe me të drejtë nuk më besonin film artistik.

Por duke qenë mik i ngushtë me Endri Kekon, i them atij që të më ndihmonte. Pas kësaj, ai i thotë dhe drejtorit të Kinostudios, Vaskë Aristidhit. Ai më thirri dhe më tha se çfarë po bëja, i thashë që kam një skenar të Dhimitër Xhuvanit dhe doja një kamion dhe një aktor, që të kishte një film me pesë akte. Pas këtij filmi, më besuan më pas “Kapedanin” bashkë me Fehmi Oshafin, “Operacion zjarri”, për të vijuar më pas dhe me filma të tjetër.

Çfarë kujtimesh keni nga “Montatorja”, ngjarje nga ato që ne nuk kemi arritur t’i shohim në ekran?

Aty kanë ndodhur disa ngjarje interesante, por në fakt kjo ishte e zakonshme në çdo film. Duhet të rrish t’i shkruash në momentin që ndodhin gjithë ngjarjet e të qeshurat e sheshxhirimeve, përndryshe humbasin.

Ju keni shkruar gjatë, për secilën prej përvojave, edhe në librin “Të pathënat”

Po, por asnjë libër nuk do të mund t’i mbante të gjitha kujtimet, as unë nuk arrij t’i kujtoj të gjitha. Sidoqoftë, kthehemi te “Montatorja”… Personazhi kryesor, Fatbardha, nuk ishte aktore profesioniste, kështu që kishte pasiguritë e saj gjatë gjithë xhirimeve. Mirëpo, nuk ishte vetëm çështja tek ajo, pati edhe ndërhyrje nga jashtë. Gjatë xhirimeve tona në Pogradec, vajza ishte duke xhiruar, kur ndalon një makinë te këmbët e saj. Ishte një djalosh i nervozuar që i thoshte se pse kishte ikur. E morëm vesh që ishte i fejuari i saj, të cilit nuk i pëlqente që ajo e kishte pranuar rolin pa e pyetur atë. Xhirimet u ndërprenë dhe rifilluam vetëm pasi ndërhyri Saimir Kumbaro, që i thoshte djalit se këto ishin punët e partisë dhe se do të pendohej po t’i prishte. Aty djali, si duket, u tremb dhe u largua. Një episod tjetër ishte skena e dashurisë. Kur Fatbardha duhej të realizonte skenën e dashurisë me Vangjush Furxhi, ishte shumë në siklet sepse nuk dinte si të reagonte, pasi ai t’i shprehte dashurinë. Atëherë bëmë plan-portret dhe e lamë që unë t’i bija te supi në momentin që duhet të ngrinte sytë, pas shprehjes së dashurisë, janë truket e sheshxhirimit…

Pas tij ju bëtë filmin “Kapedani”… Ishte udhëzim partie evidentimi i forcës së gruas, apo zgjedhja juaj?

Jo, ishte e rastësishme në fakt! Pa dyshim, që fryma e kohës ishte e tillë, por nuk pata porosinë e askujt për ta realizuar. Qëlloi që miku im Skënder Plasari kishte këtë skenar prej kohësh dhe askush nuk po e merrte përsipër, nuk ishte e thjeshtë të bëje një komedi. Në një moment, ma propozuan mua bashkë me Fehmi Oshafin dhe të dy e bëmë.

Megjithatë, sikur e ‘tepruat’ pak me komedinë…

“Kapedani” pati dhe vërejtje, sepse skematikët thanë po tallen me një veteran të luftës. Mirëpo, e kishte parë Enver Hoxha dhe kishte buzëqeshur dhe një buzëqeshje e tij atë kohë do të thoshte që filmi ishte i suksesshëm. Ka qenë dhe një tjetër rast te një kolegu ynë, kur erdhi dhe Ramiz Alia, aty isha me Ndrek Lucën, dhe sa më pa, më tha: “Kur do ta bëjmë një tjetër ‘Kapedan’”. Kështu që, ai film mori rrugë dhe arriti që të jetë filmi më familjar për të gjitha familjet shqiptare dhe që qarkulloi në botë. Madje, “Kapedani” është dubluar edhe në Kinë. Nuk ka humor më të madh që të dëgjosh Albert Verrinë apo Nikolin Gjojën që të flasin kinezçe.

Në një mënyrë tjetër, por ka qenë po aq shënjuese edhe Fata, te “Muri i gjallë”… Aty Luiza Xhuvani ishte vërtet shtatzënë. Kujtoni të keni pasur pengesa gjatë xhirimeve, për këtë arsye?

Jo, përkundrazi, në episodet që vinin, barku i Luizës ishte krejtësisht i justifikuar dhe aktorja e ndiente veten të njëjtësuar me rolin mrekullisht. Gjergji, gjasme i shkujdesur, e ndiqte ecurinë e foshnjës që aktronte bashkë me të ëmën me një ngazëllim të fshehur. Disa herë i dhashë të drejtën të xhironte, por ai i bishtnonte kërkesës sime me atë buzëqeshjen e tij të ndrojtur, duke më falënderuar, por nuk mundte.

Ishte rasti kur Fata (Luiza) ulet e lumturuar rrëzë një mullari me bar dhe fërkon barkun, fëmijën e adhuruar. Përlotet… dhe muzika, në këtë rast, do të fliste në vend të saj. U mundova shumë, duke kërkuar dhe i gjeta dy lule fushe nga ato që kanë formën e globit dhe që era ia shpërndan sporet, fekondimin e saj. Ideja ishte pllenimi i luleve dhe njeriut, simboli i vazhdimit të jetës, por askush nuk e pikasi këtë detaj, metaforën. Fundi i shkurtit do të na gjente në pyjet e mrekullueshme të Qafështamës, me valëzim malesh në një kaltërsi të jashtëzakonshme. Do të xhironim “Lindjen e Fatës”.

Qengji që po piqej në hell, ajri i pastër dhe uji i burimeve rrëzë lajthive, e bëri grupin të punonte me përkushtim. …Mëngjes herët. Fata e çmeritur, me një sëpatë në dorë, vrapon pyjeve e zgërbonjave për t’u shpëtuar “kalorësve të zinj”, të cilët kanë shembur murin dhe kanë varur Klaudin (V.Toçe). Papritur, ajo ndalon dhe përkulet nga dhembja. I kanë plasur ujërat. Klithma e saj përhapet në rrjedhat e rrëmbyera të lumit Valbonë… male, pyje e dete. Lëngata e saj. Ajo është e shtrirë midis rrënjëve të një rrapi madhështor. Me sytë e Fatës: vështrimi në panoramën në trungun e një ahu.

Një mahisje e tij ka dukjen e një barku të fryrë me kërthizën në mes. Kamera ngjitet te degët e shumta e më pas kurora e rrapit në një sfond qielli të kaltër me re. Duart e Fatës dërmohen te rrënjët. Sytë e përlotur. Goja e shtrembëruar nga dhimbja. Përtej maleve po lind dielli. (Improvizim: për të mposhtur dhembjen, tehun e sëpatës i them ta vendosë midis dhëmbëve). Klithma e fëmijës. Lindja e diellit. Përbri saj duket spikthi i një luleje mali të sapoçelur. Në një montazh vetëtimë të planeve të njohjes me Gjeton; dashuria e tyre; rrënjët e rrapit; mahisja e të tjera panorama që përfundojnë në një det të qetë, i xhirova pa qenë në skenar. Gjithë këtyre planeve të xhiruara me frymëzim, u ra rrufeja. M’i hoqën. I quajtën efekte moderniste. Lanë vetëm lulen e sapoçelur.

Në këtë film, përpara këtij moment, jeni gjendur në një vështirësi. Aktorja Makoçi është larguar nga xhirimet, është zëvendë- suar me Raimonda Bulkun, çfarë ndodhi?

Ishte një gjë krejt e papritur për mua. që më ka vënë jo pak në vështirësi. Kishin nisur xhirimet, ishin formuar gjërat kur befas na u desh të ndryshonim gjithçka. Nuk pati shumë shpjegime, në fakt, prej saj dhe unë nuk e takova më.

Çfarë ndodhi? Si e zgjidhët?

Xhirimet u ndërprenë. Duheshin ribërë gjithë ato skena me një aktore tjetër. Nuk ishte e lehtë. Ishte një goditje në brinjë të filmit. Një ditë të diel, në shëtitoren e gjerë të qendrës së qytetit, takoj Matildën. Dukej tepër e brengosur. Erdhi e ndrojtur me një fytyrë të vrarë nga pagjumësia dhe me fjalët që i mbeteshin në grykë: -Të më falni, më falni shumë. Nuk arrita dot t’ju njoftoj”, e ndërpreu fjalën e frikësuar, se në drejtim të saj po vinte djali i Kristaqit, shokut tim të liceut, Edi. Me ngut dhe lot në sy, foli e përshpejtuar: -Do të nisem për Greqi.

Kam një hall të madh… të më kuptoni”,-dhe duke i tërhequr zvarrë fjalët e fundit, me lot në sy, u zhduk, e përcjellë nga Edi, i cili në ecje e sipër vazhdonte të na hidhte disa vështrime të ftohta. Kushedi ç’fjalë të tjera gatuheshin në shpirtin e saj. Që nga ajo kohë, më humbi nga sytë, deri sot e kësaj dite. Punë e tyre. Filluam prapë peripecitë me administratën e “Teatrit të Popullit”, ministrinë e të tjera. Ndërkohë, u futa në sallën e montazhit për të zgjedhur gjithçka kishim xhiruar.

Shpresa Papapavllo, regjisorja e montazhit, ishte mjaft entuziaste për filmin që po fillonte të merrte trup. Ishte Gjergji dhe Artan Minarolli, të cilët bënë çmos dhe sollën në sheshin e xhirimit sykaltrën, të thjeshtën, të ëmblën aktore tashmë të mirënjohur, Rajmonda Bulku. E kishte pritur me shumë kënaqësi bashkëpunimin me mua, shokun e hershëm të atit të saj, Skënder Bulku. Viti i ri 1989 do të vinte me rrathët e syve të zmadhuar mavi, të ndezur plot angështi, të lodhur nga trysnitë e mbrapshta të kohës. Sytë e zmadhuar, në përpjekje për të parë ç’do të vinte nga gjithë ato përpjekje që po bëheshin për rrëzimin e Murit të Berlinit.

Mavi nga netët pa gjumë, ngarkuar me frikë, pabesi, dyshime e pasiguri. Kudo sundonte e panjohura, sikur e gjithë bota të priste një shpërthim përmbytës. Ashtu si po kaloja dhe unë me ndërdyshjen e pandarë: për t’u qëndruar mbi kokë vërejtjeve apo të shkelja mbi to për të dalë në përfytyrimin tim. Nguroja me një shkurajim të thellë. Duhej të kapërceja këtë lumë ahtesh me kujdes e gur më gur, gjurmuar nga frika dhe ndjenja e zbrazëtirës dhe humbjes. (Ende diçka prej atyre viteve mjegullore pluskon deri në ditën e sotme). Gjithë ajo atmosferë e ngarkuar me pandehma dhe të papritura, do të hynte dhe në xhirimet e dekorit.

Aktorët dhe sidomos Edmond Budina, ishte pjesëmarrës i zellshëm, por i heshturi i atyre mbledhjeve të fshehta apo të hapura. Jashtë, temperatura kishte rënë shumë dhe era befasisht ndryshonte drejtim pa pushim, ngarkuar me një shi që s’kishte të pushuar. I lagur deri në palcë, rashë pa ngrënë, duke lënë të shqetësuar Nardin dhe djemtë. E nesërmja kishte një episod me rëndësi për t’u xhiruar.

Regjisori rrëfen skenat e censuruara në filmat para ‘90: Si reagoi Enveri për “Kapedanin” Read More »

Disa fakte shumë interesante nga jeta e Dritëro Agollit

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit në qytetin e Korçës.
Agolli 16 vite të jetës i ka kaluar në Fshatin Menkulas, katër vite në Gjirokastër kur ishte gjimnazist, katër vite në Shën Petërburg (atëherë Leningrad) të Bashkimit Sovjetik dhe prej 52 vitesh jeton në kryeqytet.
Që nga mosha 25 vjeç jetonte në Tiranë, në katin e tretë të një apartamenti në Rrugën e Dibrës. Deri në vitin 1991 ka qenë komshi me shkrimtarin tjetër të madh, Ismail Kadare, në pallatin e shkrimtarëve.
Në moshën 9-vjeçare përfshihet në Luftën Nacional Çlirimtare. Merr detyrën si korrier i çetave partizane. Një përvojë që Agolli e përmendte shpesh në kujtimet e tij.
U martua për të dytën herë në moshën 34-vjeçare me Sadijen, më katër tetor të vitit 1965, me të cilën ka dhe dy fëmijë, Artanin dhe Elonën. Me Sadijen u njoh në dasmën e Ismail Kadaresë me Helenën, në vitin 1963, në shtëpinë e Kadaresë. Agolli pyet pedagogun e Letërsisë, Naum Prifti, për vajzën që studionte për Letërsi në Universitetin e Tiranës.
Për herë të parë u martua gjatë kohës që ishte me studime, me rusen Nina, në vitin 1956, kur ishte 25 vjeç. Martesa zgjati shtatë vite, derisa Shqipëria prishi marrëdhëniet me Rusinë. Nga martesa e parë Agolli ka një djalë, Arjanin.
Ditëlindja e Dritëro Agollit përkon me rilindjen e një tjetër gjiganti të letrave shqipe. Më 13 tetor ka lindur Millosh Gjergj Nikolla. Në të njëjtën datë, 20 vite më pas, lindi dhe Dritëro Agolli.
Rruga krijuese e Agollit nis në bankat e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku boton në shtypin e kohës poezitë e para të ndikuara nga autorët e Rilindjes dhe folklori shqiptar.
Veprën e parë Agolli e botoi në vitin 1958. Është vëllimi i parë me vjersha “Në rrugë dolla”, i cili u prit mirë nga kritika e kohës. Më pas, sprova e dytë letrare është përsëri me poezi, vëllimi “Hapat e mia në asfalt”.
Pas përfundimit të gjimnazit në Gjirokastër, Agolli bëri kërkesë për të vazhduar shkollën e lartë për Zooteknikë. Siç thoshte vetë Agolli, edhe pse kishte botuar poezitë e para, mendonte se letërsia mund të zhvillohej vetë dhe duke ndjekur rrugë të tjera në jetë.
Kërkesa për të ndjekur studimet për Veterinari i dërgohet ministrit të Arsimit, Karahman Yllit, i cili e kishte fiksuar emrin e poetit të ri. “Ky djalë ka botuar vjersha, ndaj nuk ka për të studiuar për Veterinari, por të shkojë me studime për Letërsi”, kanë qenë fjalët ministrit që i ndryshuan rrjedhën e jetës Agollit.
Agolli kujtonte si momentet më të lumtura të jetës së tij studimet në Rusi, daljen e librit të parë në botim më 1958, martesën me Sadijen në 4 tetor 1963, si dhe botimin e veprave të tij në gjuhë të huaja.
Momentet më të hidhura të jetës së tij Agolli i kujtonte me shkrimet që ka lexuar nga autorë të ndryshëm pas viteve 1990 në adresë të tij. Por hidhërimi ka qenë më i madh kur autorët janë miqtë e tij të dikurshëm apo njerëz që i ka ndihmuar në krijimtarinë letrare.
Në Kongresin IV të Komitetit Qendror, Agolli kaloi një nga momentet më kritike. I duhej të bënte autokritikë si kryetar i Lidhjes dhe të sqaronte arsyet se përse pinte dhe ndonjëherë fliste “pa menduar”. Një pozitë jo e këndshme kjo për shkrimtarin që njihej si një karakter rebel.
Në Kongresin X të Partisë së Punës, Agolli bëri dhe kthesën më të madhe të karrierës së tij politike teksa u rreshtua në forcat progresiste. Një veprim që i kushtoi shumë në sytë e komunistëve që kërkonin të mbanin me fanatizëm sistemin. Dritëro Agolli ka marrë dhe kërcënime me vdekje pas vitit 1991. Ishte pikërisht fjalimi i Kongresit X të PP-së që solli mërinë e komunisteve ndaj shkrimtarit.
Në vitin 1991, Agolli ka ndenjur i izoluar tre muaj në shtëpinë e tij në Rrugën e Dibrës, për arsye sigurie. Ministria e Brendshme vuri roje në pallatin e tij pas sinjalizimeve për ndonjë sulm të mundshëm nga huliganë.
Dritëro Agolli ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për 19 vjet. Ai u emërua në vitin 1973 dhe u tërhoq nga ky post më 31 janar 1992. Gjatë kohës së komunizmit Agolli ka mbajtur këto detyra, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe deputet në disa legjislatura.
Dritëro Agolli ka qenë që në vitet e ‘90 anëtar i Partisë Socialiste, duke dhënë një kontribut të veçantë në reformimin e kësaj partie. Agolli ka qenë deputet i Partisë Socialiste që nga viti 1992 deri në vitin 2001. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie për vite më radhë.
Agolli është zgjedhur deputet për 30 vjet me radhë edhe në kohën e diktaturës, edhe dhjetë vjet në kohën e tranzicionit. Në Parlament mbahet mend për urtësinë dhe fjalimet brilante në podiumin Kuvendit.
Romani “Komisari Memo” është një nga librat e Agollit që është bërë film me titullin “I teti në bronz”. Ky film është shfaqur edhe në Kinë, ku është pritur mjaft mirë nga publiku kinez.
Dritëro Agolli ka thyer edhe parimin se vetëm pas vdekjes bëhesh legjendë. Ai që tani është një legjendë e letrave shqiptare, në këtë mënyrë shkolla 9-vjeçare në fshatin e tij të lindjes, Menkulas, që tani mban emrin e tij.
Dritëro Agolli ka shkruar edhe tekste këngësh, madje duke marrë edhe çmime. Një ndër çmimet ishte ai i vitit 1971, kur këngëtarja Alida Hisku, 14 vjeçe, në festivalin e 10-të merr çmimin e dytë me tekstin e Dritëro Agolli “E Paharruara”.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”. Shkrimtari i njohur shqiptar, Dritëro Agolli, është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003.
Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në Letërsi. Dritëro Agolli është anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës, Gjirokastrës etj.
Nuk numërohen vlerësimet që i janë bërë legjendës së letrave shqipe. Ndër më të qëlluarit është vlerësimi i Fransua Nurisjes, i cili ka thënë se, “Agolli është Kafka, me pak më shumë diell”. Ndërsa Alen Boske shkruan për të se, “Shqipëria na zbulon një autor me përmasa të mëdha… Dhe dinamiti mbulohet me petale. Një autor që meriton famë evropiane”.
Dritëro Agolli e Ismail Kadare kanë qenë të përfshirë në Fjalorin Enciklopedik që në vitin 1985. Por ata ishin një përjashtim i jashtëzakonshëm në vitin e hershëm 1985! Pasi të përfshiheshe në Fjalorin Enciklopedik, në ato vite duhej të mos ishe më në jetë.
Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Jo vetëm në antologjinë shqiptare, por ai tashmë është i përfshirë në antologjitë e disa vendeve të botës.

Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Është i pari që krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej në atë kohë “për të bashkuar masat”.
Gjatë gjithë karrierës së tij artistike, Dritëro Agolli ka lëvruar këto gjini të letërsisë: poezinë, poemën, tregimet, novelat, romanin, dramën, skenar filmi, reportazhin, kritikën, analizën dhe raportin e lajmit.
Agolli filloi të shkruajë vjershat e para i frymëzuar nga Naimi dhe Çajupi, vjersha të cilat u botuan në 1947 në gazetën “Rinia”. Për poezinë e parë të botuar ai shprehet: “Im atë e kish prerë pjesën e gazetës ku ishte botuar poezia, e kish vënë në kutinë e duhanit dhe mburrej në fshat: Ja ky është poeti i madh
Libri “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo” është vepra që veç famës i solli dhe jo pak andralla autorit. Një vit pas daljes së tij, Mehmet Shehu i thotë Agollit se, “me atë libër na ke shkatërruar administratën”.
Dritëro Agolli nuk mbante numër personal celulari. Ai përdorte numër fiks. Në disa raste fliste me numrin celular që mbante bashkëshortja e tij, Sadija.
Dritëro Agolli është i pari që ka futur në fjalorin e përditshëm të shqipes fjalën pijetar, duke e zëvendësuar fjalën pijanec. Të ishe pijetar, do të thoshte të ishe një njeri që ta doje pijen, por të mos bezdisje të tjerët.
Agolli apo Kadare? Për më shumë se 50 vjet, fansat janë ndarë më dysh. Porse, siç thotë vetë Agolli, asnjëri nuk mund të ndahet dot nga tjetri. Sipas tij, nuk duhet të ketë më pyetje kush është më i madh e kush më i vogël, kush ka qenë më i përkrahur e më pak i përkrahur.
Miqësia e dy korifenjve të letërsisë shqipe, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, zë fill në gjimnazin e Gjirokastrës në vitet 1950. Agolli ishte dy vite shkollore më i madh se Kadare, por bashkë bënin pjesë në rrethin letrar të shkollës, ku dhe i recitonin vjershat njëri-tjetrit.
Agolli së bashku me Kadarenë janë dy krijuesit që e ngritën letërsinë në nivelin e asaj ndërkombëtare. I përkasin brezit të shkrimtarëve të viteve 1960, që shpëtuan letërsinë nga dogmatizmi i realizmit socialist.
Dritëro Agolli është ndër të pakët krijues dhe njerëz të artit që e ka të qetë ndërgjegjen me të kaluarën e tij. Është i vetmi që pas kaq vitesh nga rënia e komunizmit, e pranon se ka qenë komunist dhe ka punuar për komunizmin.
Karakteristika më e veçantë e Dritëro Agollit ishte thjeshtësia me të cilën komunikon, ulja në tavolinë, biseda e thjeshtë dhe mikpritja në shtëpi. Dhoma e ndenjes së tij ishte kthyer shpesh në dhomë bisedash mes miqsh, dashamirës, gazetarësh, por edhe njerëz të thjeshtë që kanë dashur vetëm ta takojnë.
Dritëro Agolli ka marrë cilësime të tilla nga politikanë, analistë dhe gazetarë: Patriarku i PS-së, mendimtari i të majtës, shkrimtari politikan.
Agollit nga censura komuniste i janë ndaluar tre libra. I pari ka qenë “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitet 1960, drama “Mosha e bardhë” në vitet 1980 dhe një seri tregimesh në revistën “Nëntori”. Dy të fundit janë ndaluar gjatë kohës që ishte kryetar i Lidhjes.
Shumë romane të Dritëro Agollit janë përkthyer në gjuhë të huaja. Por romani e tij satirik, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” është libri më i përkthyer i tij. Ky roman bëri jehonë të madhe në vendet ku u botua, si në Francë, Gjermani, Itali, Greqi, Rusi e vende të tjera.
Në një intervistë të dhënë për median shqiptare, Agolli ka thënë që nga librat që ai nuk do t’i harrojë kurrë janë “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe librat me poezi “Pelegrini i vonuar”, “Në mesditë”, “Udhëtoj i menduar”, etj.
Nga romanet e Agollit janë bërë një sërë filmash artistikë. Ndër filmat më të mirë janë “I teti në bronz” (romani “Komisari Memo”), “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Njeriu me top”.
Shkrimtari i shquar, Dritëro Agolli, veç poezive, romaneve, tregimeve, ka shkruar edhe skenarë filmash. Filmi i parë për të cilin ai përgatiti një skenar dhe nuk shndërroi një krijim letrar në skenar ishte “Horizonte të hapura”.
Agolli u cilësua si novator i poezisë shqiptare në gërshetimin që i ka bërë folklorit me poezinë moderne, duke sjellë perla lirike të gjithës shqipe. Ndërkohë risi jo pak të rëndësishme Agolli solli dhe në metrikën e vargut.
<Poezitë më të njohura të Dritëro Agollit janë, “Kur të jesh mërzitur shumë”, “Kur një mëngjes”, “Ëndërr e prerë”, të cilat dihen përmendësh nga shumë vetë. Ndërsa poemat më të vlerësuar janë “Poemë për babanë dhe për vete” dhe “Devoll-Devoll”.
Agolli në poezitë e tij është ndikuar dhe nga poetët rusë si Lermontov, Esenini, Pushkini etj. Kjo pas studimeve që bëri në Shën Petërburg, ku mori dhe bazat e letërsisë bashkëkohore.
Për herë të parë Dritëro Agolli është takuar me Sali Berishën kur ky i fundit ishte ende fëmijë. Agolli kishte bujtur në kullën e të atit të Berishës në Viçidol të Tropojës, si shok i vëllait të Berishës. Ndërkohë më vonë koha i takoi përsëri në formacione të ndryshme politike.
Dritëro Agolli është i njohur dhe si përkthyes. Ka përkthyer nga anglishtja poezitë e poetit Robert Bërns dhe nga frëngjishtja poezitë e poetit Pol Elyear, i cili ka dhe disa poezi për Shqipërinë.
Ndërsa veprën më të madhe në përkthim Agolli e ka nga rusishtja. Botimi voluminoz, “Shekulli i artë”, është një nga më të arrirët artistikisht. Agolli ka përkthyer poetët më në zë të shekullit të 19-të në Rusi, si Pushkin, Ahmatova, Bllok, Lermontov dhe shumë të tjerë.
Ai ndërroi jetë më 3 shkurt 2017.

Disa fakte shumë interesante nga jeta e Dritëro Agollit Read More »

Ujësjellësi i Vranishtit si destinacion turistik (foto)

Ujësjellësi i Vranishtit ndodhet në fshatin Vranisht të Rrethit të Vlorës dhe përbëhet nga dy pjesë.

Ura e parë  e punuar me një hark dhe ura e dytë  e mbështetur në 6 harqe dhe 5 dritare lehtësuese. Është ndërtuar në periudhën e Ali Pashë Tepelenës (filllim Shek. XIX) dhe shquhet për vlerat ndërtimore të një ujësjellësi të ndërtuar nga mjeshtra vendas.

Ujësjellësi i Vranishtit është me trase horizontale.

Ujësjellësi është i ndërtuar me gur dhe zall lumi të lidhur me llaç gëlqereje dhe përdorej edhe si urëkalimi.

Ura e Bratit dhe Ujësjellesi i Vranishtit, janë prova të një qytetërimi të hershëm e një trashëgimie arkitekturore të pasur, e cila gjen shprehje dhe në ditët e sotme në banesat karakteristike në
këtë  zonë.

Tani këto vepra arkitektonike kanë humbur funksionin e tyre dhe janë kthyer në destinacione për turizmin historik.

Udhëtimi turistik në këtë zonë mund të përshkruaj  itinerarin,Olympe, Mavrovë, Plocë, Shpella e Velcës, shpella e shkruar e Lepenicës, ura e Bratit, Cerja, ujësjellësi i Vranishtit, guri me qiell, kalaja e Katafiqit Kuç , Borsh etj.

Por edhe anasjelltas, nga Himara ose Saranda drejt këtij destinacioni. Është një udhëtim turistik tepër interesant dhe i mundshëm./atsh

Rezultate imazhesh për foto ujesjellesi i vranishtit

Ujësjellësi i Vranishtit si destinacion turistik (foto) Read More »