Art-Kulture

Fshati i vecante dhe Kalaja e Dashurise se Vasiliqise !

Të gjithë e vlerësojmë relievin si një nga bukuritë më të mrekullueshme në Mesdhe, ku të ofrohen jo vetëm pamje të mrekullueshme, por edhe plazhe shumë të bukura. Borshi, Himara, Dhërmiu janë disa nga vendet jo vetëm më të bukurat, por edhe me histori.

Tani do të flasim për një fshat shumë të veçantë, Qeparon po aq i kërkuar dhe i dashur sa gjithë të tjerët, por që diçka ndryshon me të dhe është, pikërisht ajo, kalaja e famshme e Ali Pashës. Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos, e cila në antikitet është njohur si në antikitet e njohur si gjiri i Panoramës.

Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparosë dhe ka formë trekëndore. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të.

Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshe. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët.

Por mbi të gjitha kjo kështjellë është ndërtuar për një njeri shumë të veçantë që Pashai i madh e kishte shumë përzemër, për një nga gratë e tij, Vasiliqinë.

Kështjellë në mes të detit për një nga gratë të më bukura, kështu thuhet nga kronikanët e asaj kohë. Vasiliqia shquhet për bukurinë e saj dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, që po aq e mrekullueshme dhe e veçantë do të ishte dhe kështjella e ndërtuar në emër të saj.

Bukuria dhe madhështia e kësaj kështjelle ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i Konti Monte Kristos.

Kështjella u ndërtua nën kujdesin e arkitektit Petro Përmetari dhe të një arkitekti Italian. Sapo kalon Qeparoin ose Himarën, përballesh me një panoramë të mrekullueshme të detit dhe në mes si një ishull i vogël duket vendi ku është ndërtuar kështjella e Porto Palermos. Ky emër i ka mbetur këtij gjiri nga koha e pushtimit të italianëve, të cilëve u kujtonte vendin e tyre, qytetin e Palermos në jug të Italisë.

Ajo ndodhet në një gadishull që lidhet nga një rrip i ngushtë shkëmbinjsh e dheu me tokën. Kështjella ngrihet madhështore në ishullin e mbushur me një bimësi të ulët. Një rrugicë e ngushtë, ndërmjet kësaj bimësie të ulët nëpër gurë gëlqerorë, që të shpien në derën e dhuratës së Pashait të Madh për të shoqen.

Dikur aty ka qenë një pllakë guri ku shkruhej: ”Unë Pashai i Madh, Aliu e ndërtova këtë kështjellë”. Forma e dhomave, kolonave mbajtëse me harqe dhe disa kthina të vogla të bëjnë të kuptosh se dikur ajo ka qenë e banueshme.

Tashmë aty asgjë nuk të kujton kohën e Ali Pashë Tepelenës. Pamja që shfaqet nga bedenat e kështjellës është e rrallë. Prej aty duket i gjithë bregdeti si dhe Gjiri i nuseve, në të cilin, sipas legjendës, lahej nusja e Ali Pashës, Vasiliqia. Forma e tarracës tregon se në atë kohë ajo ishte një vend shumë i mirë për tu mbrojtur nga armiqtë.

Aty ndodheshin topat luftarakë të Ali Pashë Tepelenës si dhe vendet ku qëndronin ushtarët. Bedenat bien menjëherë mbi det, si thikë, dhe legjenda thotë se aty përfundonin armiqtë e Pashait të Madh. Dhjetëra burra trima që kishin guxuar të sfidonin Ali Pashë Tepelenën kanë përfunduar në det ose janë përplasur në shkëmbinjtë që ndodhen poshtë bedenave. Forma e tyre tregon se ka qenë shumë e vështirë për t’i pushtuar nga ana e detit.

Në pranverë aty çelin lule të ndryshme. Madje në disa vende kanë mbirë edhe bimë shkatërruese për muret siç janë bimët me rrënjë të fuqishme, të cilat vite më pas mund të shkatërrojnë atë që nuk e prishën dot as topat luftarakë. Rrënjët e pemëve kanë hyrë thellë mes gurëve dhe nuk është ndonjë çudi që ti ndajnë ato përgjithmonë dhe të shkatërrojnë ndërtesën 200- vjeçare që Ali Pashë Tepelena ndërtoi për Vasiliqinë, aty në mes të detit Jon.

Rreth 300 metra larg kështjellës, në anë të rrugës ndodhet dhe kisha e famshme të cilën Ali Pashë Tepelena e ndërtoi personalisht për Vasiliqinë.

Kjo dhuratë simbolike ishte tepër e çmuar për Ali Pashën. Kisha ndodhej jashtë bedenave dhe ajo mund të sulmohej nga armiqtë e tij. Ndaj ndërtimin e saj Pashai i Janinës ia besoi arkitektit italian, i cili e mbaroi brenda një kohe të shkurtër.

Kur arkitekti italian i dorëzoi kishën Pashait të Madh dhe i kërkoi paratë për punën e kryer, ky i fundit i propozoi një provë. Ai i tha arkitektit që do t’i jepte paratë për punën e kryer vetëm nëse kisha do të ishte e fortë dhe do të duronte goditjet e topave. Pasi mbylli arkitektin italian në kishë, Ali Pashë Tepelena urdhëroi topçinjtë e tij të qëllonin mbi kishën e vogël.

Disa gjyle topi ranë mbi kishë, por asaj nuk i lëvizi as edhe një nga gurët që përbënin konstruksionin e saj. Kjo e siguroi Aliun se gruas së tij nuk do t’i ndodhte gjë kur të ishte në kishë. Pas kësaj ai i dha paratë arkitektit italian. Edhe pas kaq vitesh kisha nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.

Gjithçka duke kaq e bukur dhe dashuria e tyre duket akoma kaq e gjallë./njekomb

Fshati i vecante dhe Kalaja e Dashurise se Vasiliqise ! Read More »

Fshati Kuc ne lashtesi dhe ne mesjete

Nga kërkimet e studimet arkeologjike të kryera gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit në territorin përreth Kuçit, janë zbuluar një numër i madh pikash e qendrash arkeologjike që datohen prej periudhave më të hershme parahistorike, si epoka e gurit, e bronxit, e hekurit deri në periudhën historike të antikitetit e mesjetës. Intensiteti i tyre dhe ekzistenca gjatë rrjedhave të ndryshme kohore, flasin se ky territor ka pasur kushte shumë të përshtatshme për banim. Këto kushte lidhen me ekzistencën e tokave pjellore, veçanërisht për frutikulturën, vreshtarinë, kullotat e pasura, pyjet dhe ujërat e bollshme, si dhe me klimën e përshtatshme, të cilat plotësonin kërkesat kryesore për jetesën.

Nga pikat parësore arkeologjike, objekt të kërkimeve e zbulimeve të këtij rajoni, mund të përmendim Borshin, Qeparoin, Himarën, etj., ndërsa më në brendësi të territorit përreth luginës së Shushicës, Vajza, Mavrova, Velça, Tërbaçi, Vranishti, Brataj, Nivica etj.

Himara njihet për banimin e saj nga periudha e gurit (me shpellën e Spilesë), bronzit e hekurit, ku nuk mungojnë edhe gjurmët e periudhave të antikitetit e mesjetës.

Shpella e Spilesë, e periudhës së Neolitit (5000 vjet para erës sonë)2) më 1937 u zbulua nga arkeologu italian Kardini aty u gjetën mbeturina shekullore hiri, kockash dhe objekte metalike të periudhës së neolitit, vegla pune prej guri, stralli, kocka e ririx.

Është pranuar nga arkeologët dhe shkencëtarët në përgjithësi se popujt, që kanë rrojtur vetëm me gjah, nuk kanë ekzistuar, prandaj edhe banorët e Spilesë, Lepenicës, Velçes, Vajzës, Zares, pellgut të Dukatit, shpellave të Bobovishtes në Kuç etj., veç gjahut, kanë përdorur edhe burime të tjera rrethanore ushqimi si lënde, qepujka e rrënjë të tjera bimësh të mundshme për t’u ngrënë. Ata janë marrë edhe me punimin e tokës, rritjen e bagëtisë, etj.

Gjurmë të jetës së periudhës së neolitit janë zbukuar në Armiridhe të Porto Palermos, ku gjatë punimeve bonifikuese u gjetën vegla pune prej sileksi si dhe një çekan guri pa vrima, kopje e së cilës ruhet në Vlorë.[1]

Më në jug të Kuçit dhe pikërisht në Xarë, 8 km në jug të Sarandës, u gjetën në vitin 1939 gjurmë të një kultre ende më të lashtë të paleolitit të mesëm, që kap një periudhë kohore prej 40.000 vjet p.e.s.

Tipi i njeriut që ka krijuar këtë kulturë është ai i neadertalit ende i pazhvilluar si njeri në kuptimin e vërtetë të fjalës qoftë nga ana fizike dhe nga ana mendore.

Pak më tej këtij stacioni, në shpellën e Shën Marinës, në grykën e hyrjes së Bogazit, afët Konispolit, u gjetën gjurmë të kulturës materiale të paleolitit të vonë me një vjetërsi kohore prej 20.000 – 10.000 vjet p.e.s.

Periudhat mezoloike dhe neolitike kapin një kohë prej 10.000-7.000 vjet p.e.s. gjatë këtyre epokave fillon formimi i popullsisë autoktone paraindoevropiane. Kësaj periudhe i përket edhe kalaja e Kadafiqit në Kuç që datohet e shekullit të 9-8 p.e.s.

Kjo popullsi, gjatë zhvillimit përpara në mënyrë të pandalshme në epokën e bakrit, nis formimin e vet kulturor e shpirtëror si dhe elementet e para etnike dalluese me gjuhë e me zakone të përcaktuara, që tradita dhe disa studiues më vonë i quajnë pellazge ose protoilire.

Në Rrëzë të Borshe në Kuç, në një teritor të madh që shtrihet në të gjithë lugun e Alikajve, mbi kasollen e Kasem Alikajt, nga përroi që kufizon tokat e Besim e Rexho Barajt (gjatë punës në tokë ata nxorën një gur të latuar rreth 3 ml të gjatë) që nga tokat e Çelo Qendrajt mbi rrugë që shkon për në Bolenë, mbi lisat e Kishës deri te arat e Imer Mane Hoxhajt dhe bijve të tija : Hiso e Hasan Imer Hoxhaj, në gjerësi deri te shtëpitë e Hamzos dhe të birit Qazim Qendrajt që ndodhen në Qafë të Dedeveshe me gjerësi 1-1,5 km dhe me gjatësi mbi 3 km ndodhen tarraca prehistorike me ledhe me gurë të mëdhenj disa tonësh të gdhendur në madhësi të tillë që me mjetet e sotme nuk mund të ngrihen. Në sheshet e tarracave, ndonjëherë edhe në mes të gurëve të ledheve rritet bima e prrallit, mretës, lisit e hilqes, drurë pyjorë këta që janë më se disa shekuj ; si pshdy përrallet që janë në vendin e quajtur “Lisat e Kishës”, të cilët përbëjnë drurë shumë të vjetër dhe mund të shpalleshin monumente kulture e të ruheshin nga shteti. Në këtë zone po të kryhen germime e punime arkeollogjike, mund të dale ekzistenca e një vend banimi antik në Qafë të Dedeveshe. Toka të taracuara me gurë të mëdhenj, me sipërfaqe të përafërt me ato të Qafës së Dedeveshe ndodhen edhe në vendin e quajtur Gjokon të Kunjovës. Kjo sipërfaqe është në kufi me brinjën e Shën-Thanasit e kufizohet me përroin e Sillës që zbret nga mali i Lëpjetës.

Taraca të tilla me gurë të mëdhenj, të skalitur disa tonësh ka edhe në arat që ndodhen në brinjën e Zekajve, në Rrëzë të Vishate, taraca të cilat kanë patur bimën e perrallit, hilqes e lisi shumë shekullorë. Brinja e Zekajve ndodhet midis Nikollolekës e qafës së Dukëtojës pa shkuar në Ferrishtë. Kjo brinjë duke u ngushtuar del në malin e Trëndafilit ashtu siç del brinja e Ali Axhem Bishajt, brinjë që ndodhet ngjitur me atë të Zekajve dhe kjo del në malin e Trëndafilit. Në Rrëzë të Vishate, në vendin e quajtur Lazdervish në qafën e Kishës, si dhe në bisht të brinjës nga Kallarati me aparate kanë bërë kërkime me shpresë se do të zbulonin thesare të paralindësave duke prishur varret e vjetër kodërvarre tubolare. Nga këto gërmime janë zbuluar pllaka gurësh, qypa antikë e objekte të tjera që mund të datohen para erës sonë.

Në vitet e Kooperativës Bujqësore, gjatë punës për hapjen e tokave të reja, afër shtëpisë së Fejzajve në Kunjovë kanë dalë varre me gurë të tillë të mëdhenj. Në shpellat e Demirajve në Rrëzë të Vishate, një bari nga Fikajt gjatë gërmimit ka gjetur monedha antike prejargjendi e ari. Në shpellat që ndodhen në Trapin e Lugjeve e të Grekut gjenden Qeramike antike ashtu siç gjenden shkrime të pa deshifruara deri më sot në shpellat e Shkallës së Kanalit në Agaj.

Është vërtetuar dhe pohuar se në krahinat jugore të vendit tonë, pa përjashtuar Spilenë, Porto Palermon, Kadafiqin, që nga 40-6 mijë vjet p.e.s. ashtu si në të gjithë pellgun e Egjeut banonin fise të përafërta midis tyre. Autorët e vjetër dhe shkenca historike i ka njohur me emrin e përgjithshëm pellazgët, gjithashtu është pohuar se pellazgët janë paraardhësit e kaonëve, molosëve, thesprotëve, etj. d.m.th. ata që fillimisht banuan në shpellën e Spilesë, të Velçës, të Xares, te shën Marinës, të shpellave të Bobovishtës në Kuç dhe atyre, që ndërtuan kalanë e Dhërmiut, Qeparoit, Sopotit (Borshit), të cilët njihen si popullsi e periudhës së bronzit.

Gjetjet e gjertanishme arkeologjike hodhën dritë të mjaftueshme që kjo zonë, e banuar që në paleolitikun e mesëm, bën pjesë në vatrat e gjetura në vendin tonë e s’lënë dyshim që kaonet janë vazhduesit e kësaj kulture, kurse kuçjotët pasardhësit e tyre. Ne shprehim bindjen se gjetjet e tjera do të përforcojnë të parat dhe autorët e vjetër për problemin e origjinës, gjenezës dhe kulturës së pellazgëve.

Në fshatin e vjetër të Himarës, 5 km në perëndim të Kuçit, ruhen ende themelet e kalasë që arkeologët e kanë datuar të shekullit të IV para Krishtit.

Mbi këto theme rindërtimet e tjera të herëpashershme shquhen mirë. Ajo që ka rëndësi është fakti se këto mure, me gurë të mëdhenj mbi 1 tonë e të gdhëndura me forma katrore e romboidale, janë të njëllojta me muret e kalasë së Sopotit, Butrintit dhe kalave të tjera të Kaonisë, etj., të cilat dëshmojnë për një popullsi të përafërt gjenetike me kulturë të zhvilluar ndërtimore.

Mure të tillë me gurë të mëdhenj disa tonësh, të gdhendur në formë katrore e romboide të ndërtuara pa gëlqere dhe pa llaç gjenden edhe në disa zona të Kuçit, si në qafë të Dedeveshe, në vendin e quajtur Rrëza e Borshe, në Shkrumeme, në Kunjovë, në arat e Zeke, në pyllin me hilqe e lisa, në përruan e Shkozës, në Bobovishte, te Moqila e Alikajve, etj.

Qeramika e pikturat e gjetura në Spile, Velçë, në shpellat e Lepenicës dhe ato që gjenden në Kuç në shpellat e trapit të Lugje e të trapit të Grekut, në shpellën e Demire në Rrëzë të Vishate, ku ka qeramikë antike, dhe gjetja e fjalës së shkruar “Bindus” në shpellat e Bobovishtës të Kuçit ku ka ende shkrime të lashta pellazge të pa deshifruara.

Bashkësia fisnore jo vetëm që u ruajt por u bë themeli i gjithë jetës politike-ekonomike-shoqërore i shekujve të vonshme, madje për kushte të mbrojtjes, shkoi duke u konsoliduar si formë e drejtimit demokratik popullor të gjithë krahinës.

Krahina ndryshoi emrin nga Kaoni në Himarë. Një nga faktorët gjeografik ndoshta në emërtimin e ri mendojmë që është limani i Panormës, i cili kishte mundësi të mëdha mbrojtëse natyrore nga erërat. Sot limani mban emrin e Porto Palermos. Këtu grumbulloheshin e lëviznin prodhimet që nxirrte krahina në prapatokën e vetë, të cilat i shkëmbenin me mallrat e nevojshme që nuk prodhoheshin dot në krahinë. Faktor tjetër që ndikonte në rritjen e rolit të Panormit ishte dhe se Saranda qe shkatërruar që në shekullin e V nga dyndjet barbare dhe kishte humbur plotësisht funsionion ekonomik dhe fetar që kishte patur gjer në atë kohë. Sipas gojëdhënave dhe dokumenteve të nevojshme Panormi (Porto Palermo) ka qenë i banuar nga Kuçiotë që në lashtësi e deri në mesin e shekullit 19-të. Gjatë epokës së bronxit (2600-1100 p.e.s.) vend të rëndësishëm zënë Qeparoi, Borshi, kur Borshi veçohet duke u bërë qëndër qytetare, i njohur në mesjetë me emrin kalaja e Sopotit.

Me interes janë edhe gjetjet arkeologjike që flasin për gjurmë banimesh të vjetra dhe në Nivicë, Vranisht, Brataj, Tërbaç e Velçë.

Kështu në Nivicë ruhen gjurmët e banesave të shekullit III-II p.e.s., ndërsa në Brataj kemi vendbanimin e fortifikuar të kësaj kohe e njohur me emrin kalaja e Cerjes. Më e heshëm është vendbanimi shpellor i Velçës në shkëmbin e së cilës gjenden piktura që lidhen me periudhën e banimit 3000-2000 vjet p.e.s.

Përsa i përket qëndrave qytetare më të njohura të periudhës antike në këto treva janë i Amantis (Ploçës së Vlorës) dhe Olympe (në Mavrovë), që u përkasin shekujve V-III p.e.s.

Në Kuç gjurmët më të hershme fillojnë nga epoja e hekurit dhe lidhen me vendbanimin e fortifikuar të Kadafiqit ose siç quhet ndryshe Kalaja e Kadafiqit, që datohet në fund të mijëvjeçarit të VI p.e.s.

Në këtë kala është gjetur dhe një reliev i njohur si emblema e Kadafiqit me përmasa 40x30cm, ku dallohet nga gdhendja shqiponja me gjethe lisi. Vetë shqiponja simbolizon figurën e Zeusit si kryezot i perëndive. Si objekt emblema në fjalë lidhet me periudhën e stërlashtë të Dodonës.

Në këtë vendbanim e përreth edhe sot ruhen gjurmët e tri kishave një në shkëmbin e Kadafiqit, një tjetër disa metra poshtë rrethimit në anën jugore të kalasë, në lisat e Kishës dhe një e tretë në qafë të Dedeveshe pranë fshatit prehistorik të Borshit. Të gjitha këto rrënoja lidhen qartë me periudhën e mesjetës si vende kulti e shërbese fetare.

Në pika të tjera përreth fshatit ekzistojnë gjurmë banimesh të pastudjuara akoma siç janë: në Qafë të Mretës ndodhet kalaja e Lekës, në Kaçur gjendet kalaja e Kaçurit, në Bobovishtë është kalaja e Gjokelagjes. Në Qafë të Shkallës ndodhet varri që sipas gojëdhënave është i një ushtari të Qezarit.

Në rrëzë të Borshit, në rrëzë të Dedëveshe, në Shkrumeme, në Kunjovë, në rrëzë të Vishatit ndeshen rrënoja qëndrash të banuara, varreza të vjetra dhe ledhe me gurë të taracave nëpër pyje që nga kohët e lashta me gurë të mëdhenj mbi të cilat rriten lisa, hilqe, përrall me moshë 3-5 mij vjeçarë. Gjurmimet e lashtësisë në Kuç janë transmetuar edhe nëpërmjet zakoneve, traditave, folklorit, etj., të cilat janë trashëguar brez pas brezi e na vijnë si dëshmi sot të historisë e të kulturës së të parëve tanë pellazgëve.

Në territorin e Kaonisë, ku bën pjesë edhe Kuçi, nga arkeologët janë zbuluar 3 fshatra me kodërvarre siç është Dukati, Kakavia dhe dy fshatra përqark Kakavisë. Kodërvarret janë të periudhave shumë të hershme pellazge. Të tilla kodërvarre, po të studiohen, janë edhe ato që gjenden në Kuç, siç është kodra e varreve në Lazdervish të Nane apo ato në qaf të Kishës, në rrëzë të Vishate, ku Hetem Kasua ndërtoi lëmin mbi varre, apo kodra e varreve në qafë të Shenmerisë në Plihera, apo varrezat në Kunjove. Varre të vjetra në Kuç ka edhe në Buzë të Dhimë Dukës në Nikgjon, afër Stefane, në Qafë të Mertokes në Cergez, në Bobovishtë, në qafë të Grashecit, në qafë të Shkallës në Luçaj, etj.

Pal Emili brenda një ore dogji 70 qytete në shekullin e II p.e.s. një nga këto qytete është edhe ai i Shënderjadhes Antigonea, që ndodhet karshi Gjirokastrës; nga zbulimet arkeologjike u gjet hiri i qytetit, objekte metalike dhe u konturua qyteti: të kësaj periudhe mund të jenë rrënojat që ndodhen në qafë të Dedeveshe, e cila është afër kalasë së Katafiqit, apo rrënojat antike që ndodhen në Kunjovë poshtë brinjës së Shënthanasit. Taracimi i teritorit rreth e qark këtyre vendbanimeve me mure guri prehistorike, me një sipërfaqe të konsiderueshme, flet për një jetë të hershme të dendur të banorëve të këtyre vendbanimeve që në lashtësi.

Në Kuç ndërtimet e periudhës së antikitetit mbajnë emrin e vendeve, ku ndodhen, si kalaja e Karatafiqit, e datuar në periudhën e hekurit, apo kalaja e Kaçurit, ndërsa kalaja e qafës së Mretes e ajo e Bobovishtës mbajnë emra njerzish si Lekës, e Gjoklagjes, apo varri i ushtarit të Qezarit në Qafë të Shkallës, sikurse u përmend më sipër.

Varri i Turkut te arat e Mete në Gurrëz, i cili ruhet i paprekur për disa shekuj, Lugu i Turkut në Havar, ngjitur me shpellën e Gjolekës, ku turqit kanë pësuar humbje të mëdha nga artileria shkëmbore e Zenel Gjolekës, apo toponimi me ëmër varreja apo mali i Frengut, janë ruajtur në shekuj nga popullsia e Kuçit dhe e rajonit përreth, ruajtje e cila lidhet me kulturën e hershme të popullatës së këtyre trevave, gjë që shërben për t’u treguar brezave të rinj luftën e madhe që kanë bërë në shekuj dhe aftësinë për të mbijetuar.

Në Kuç ka një numër të madh objektesh kulti që nga lashtësia gjer në kohët tona, siç janë emrat e 14 mekameve apo të vakefeve të cilët janë të shpërndare në tërë territorin e fshatit si në maja malesh dhe në lagje. Ekzistenca e emrave të 19 kishave e 14 vakefeve apo mekameve tregon se populli i Kuçit që nga viti 1826 ka përkrahur dhe ka predikuar bektazhimin, i cili zëvëndosi flamurin e sulltanëve me flamurin e Skënderbeut me shqiponjën dykrenore. Ai ndihmoi në përshpejtimin e rilindjes kombëtare shqiptare, dhe organizoi çeta në luftë kundër sundimit turk, në formacionin luftarak asohere kanë marrë pjesë shumë trima e kapedanë nga Kuçi.

Në qëndër të fshatit ka qenë një teqe, e cila në vitin 1927 u kthye në xhami dhe në vitin 1943 u rrafshua me eksploziv nga forcat partizane për të mos rënë në dorë të gjermanëve ushqimet që ishin depoizituar me xhami e në mejtep nga trofetë e ushtrisë italiane pas kapitullimit.

Kuçi ka pasur xhami në Porto Palermo, e cila ekziston edhe sot që thirret xhamia e Kuçit, e cila u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena. Kodra mbi kala lidh bregun e detin, gjirin, kalanë e Porto Palermos me Kuçin. Në këtë territor kanë edhe sot tokat e tyre fiset e Brahime, Balile, Elmaze, Xhafere, Zenele, Gjokute, Alie, Shehe, etj. Ekzistenca e gjithë këtyre objekteve të kultit, ashtu si edhe ekzistenca e 9 shkollave vërtetojnë se Kuçi ka qenë një qëndër e rëndësishme dhe në disa periudha të gjata kohore edhe kryeqëndër, ku është zhvilluar një jetë e dendur aktive, sidmos për mbrojtjen e truallit të tyre nga pushtuesit e ndryshëm. Në përrenjtë dhe qafat në territorin e Kuçit qe mundur në vitet 1432-1434 dy herë me turp nga Gjergj Araniti, ushtria e rregullt turke dhe në vitin 1492 e në vitin 1537 u mundën ushtritë e komanduara nga dy sulltanë Bajaziti i II dhe Sulejman Kanuniu dhe në periudhën e Tanzimatit janë zhvilluar beteja legjendare nga Zenel Gjoleka, i cili Kuçin e ktheu në kryeqëndër të Shqipëris së Jugut, në luftë kundër Tanzimatit.

Kuçi në krye të herës me gojëdhëna dhe me dokumente historike ka qenë parë në qëndër në Porto Palermo dhe më vonë qëndra e fshatit u zhvendos duke u përqëndruar në shpatin e malit të Shkages, ku është edhe sot, gjë që shpjegohet me rolin e madh e të veçantë që ka luajtur popullata dhe prijësit e këtij fshati gjatë shekujve, disa grupime të vogla u shpërndanë nëpër rrëza si ajo e Vishatit, Katundi, Qafa e Grashecit, Bobovishta, Kanali, përroi i Shkozës, fusha e Bratit, etj. Në luftë kundër okupatorit romak, sllav dhe atij turk, populli ruajti vitalitetin e vet dhe nuk u nënshtrua. Si rezultat i manovrimit që bënte duke çuar familjet dhe fëmijët nga bregu i detit në brendësi të maleve, disa territore me kalimin e kohës u bënë vendbanime të përhershme. Fakti që para luftës së dytë botërore e disa vite më pas fisi Alikaj këmbehej me bukë me fisin Rexhaj (Himarë), apo fisi Idrizaj këmbehej me fisin Goro, Bishaj me fisin Bilali etj (d.m.th. jemi të një fisi). Fakti që Alikaj kishin miqësi me fisin Bollanaj (Himarë), ashtu dhe me fisin Zotaj si dhe këmbenin me ormi edhe sot nga shumë fise të Kuçit me ato të Himarës në raste gëzimi e fatkeqësish, tregon se kemi qenë në një vatër e jemi ndarë nga i njejti zjarr.

Me ardhjen e Ali Pashë Tepelenës në Vilajetin e Janinës Kuçijotët e mbështetën atë. Kështu bëri Myslim Gjoleka i parë më 1803 me 100 trima, apo Aliko Suli që e ndihmoi Aliun duke i dhënë armë e municion të bollshëm. Feim Gjokuta që ishte njeriu më besnik, pasi Aliu i kishte besuar çelësat e thesarit të tij në Janinë, Laze Dauti që shkoi me 3000 vetë në ndihmë të Aliut, apo Myftar Aliu kapedan e këshilltar, i shpjegoi Ali Tepelenës arsyet pse duhet të ndërtonte kalanë në tokat e Kuçit në gjiun e detit në Porto Palermo, gjë që Aliu e bëri realitet duke ndërtuar kalanë në Bregun e Herave ngjitur me të ndërtoi edhe xhaminë, e cila e mban emrin xhamia e Kuçit. Në qafë të Lerës e në Armiri edhe sot ruhen banesat e fshatit dhe tokat përreth janë punuar që në lashtësi, të cilat si dhe territoret përreth mbajnë emrin, vreshti i Alie dhe ajo mbi xhade mban emrin bregu i Alikos, apo përroi i Kuçit, etj.

Kuçi në lashtësi e në mesjetën e vonë, në Porto Palermo ka patur portin e vet nga ku ka komunikuar me vendet mesdhetare, ndër ta vlen të theksohet Napoli i cili ka patur 18 oficerë Kuçiotë, shumica me gradë të lartë, kapiten, të cilët kanë shërbyer në ushtrinë e mbretërisë së Napolit, atë të Venetikut në vitet 1690 – 1850./ Wikipedia

Fshati Kuc ne lashtesi dhe ne mesjete Read More »

Wall Street Journal: Gjirokastra qyteti më intrigues në botë

Gjirokastra, në jug të Shqipërisë, mund të mos jetë destinacioni i parë që të vjen në mendje nëse vendos të bësh një udhëtim në Europë këtë fund-verë. Por ky qytet kodrinor prej 66,000 banorësh është jashtëzakonisht tërheqës dhe me çmime të përballueshme, si dhe dy orë me makinë larg nga plazhet e bukura të bregdetit shqiptar.

Ende nuk jeni të bindur? Një kapsulë e vërtetë kohore, Gjirokastra shërbeu si qendër tregtare për rreth 500 vjet nën Perandorinë Osmane (1385-1912) dhe si skenë për një “Game of Thrones” të vërtetë.

Vendosni aty një kështjellë mesjetare, një bunker nëntokësor të epokës komuniste dhe një “avioni spiunësh” të SHBA-së, dhe Gjirokastra mund të jetë vërtetë qyteti më i vogël intrigues për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë.

Gjatë fundjavës që kalova në Gjirokastër, qëndrova në Shtëpinë Babameto që ndodhet mu nën kalanë e madhe gotike. Megjithëse strehimi është i thjeshtë (madje edhe dhomat private kanë tualete të përbashkët), struktura është komplet e kundërta. Një shtëpi-kullë osmane e shekullit të XIX, me rreshta elegantë dritaresh dhe ambiente të brendshëm të ngrohta prej druri, Babameto është një nga restaurimet e shumta historike të ndërmarra në dekadën e fundit nga Fondacioni jofitimprurës Gjirokastra.

Pas mbërritjes sime në Babemeto, takova drejtorin ekzekutiv të fondacionit, Sadi Petrela, dhe soditëm panoramën përtej mureve të kopshtit: pallate përrallore në kodrat përreth, një minare e shekullit të 18-të që rri pezull mbi çatitë prej argjile dhe, më tutje, kreshtat malore. Fondacioni ka qenë në krye të mbi 50 projekteve, përfshirë rehabilitimin e rrugëve me kalldrëm dhe restaurimin e pazarit në Qytetin e Vjetër, të quajtur “Qyteti prej Guri” falë qindra ndërtesave të gurta. Projekti më i madh mund të jetë Shtëpia Zekate, një rezidencë e vitit 1811, tani një muze. Ndërsa unë dhe z. Petrela ecnim drejt Zekates, në anën tjetër të qytetit, ai u ndie i detyruar, sipas zakonit vendor, të bisedonte me këdo që njihte – pothuajse të gjithë. Vura re pak turistë të huaj gjatë vizitës sime në Gjirokastër. Pas disa ditësh, gratë që qëndronin në pragun e shtëpive dhe burrat që pinin kafe turke në kafene më përshëndesin sikur të isha vendase.

Shtëpia e Zekateve fillimisht i përkiste një zyrtari të lartë të kryekomandantit Ali Pasha. Ali Pasha pushtoi Gjirokastrën dhe e bëri atë një fortesë kundër regjimit osman. E ndërtuar gjatë kësaj kohe trazirash civile dhe banditizmit të pamëshirshëm, Zekati u ndërtua si një kështjellë, me mure të trasha guri, dyert të rënda të përforcuara dhe dritaret të vogla. Në lagjet e banuara, në katet e sipërme të shtëpive ndodhet salloni i pritjes me divanë të ulët ngjitur pas murit, tavanet e lartë prej druri të gdhendur dhe një oxhak madhështor i stolisur me motive lulesh që përsëriten në afresket e murit. Pasi u kthyem me z. Petrela në Zekate, u ulëm për kafe me Zekatët, çiftin e moshuar që ka trashëguar dhe menaxhon shtëpinë. “Ndërtesa e vogël ku ata jetojnë tani ishte dikur për shërbëtorët”, thotë Petrela. Pasi regjimi komunist shtetëzoi rezidencën, familja Zekate u varfërua.

Faktikisht, komunistët morën shumë ndërtesa historike në Gjirokastër; pas rënies së regjimit, në vitin 1991, të gjitha ndërtesat iu kthyen familjeve që i kishin zotëruar ato. Fondacioni nuk po punon vetëm për t’u kthyer këtyre ndërtesave lavdinë e tyre të mëparshme. Pjesë e çdo projekti është një plan biznesi që shpreson të rikthejë në atdhe anëtarët e familjeve, shumë prej të cilëve janë larguar për të kërkuar punë jashtë vendit. Shtëpia Babameto, për shembull, do t’i dorëzohet pronarëve vitin e ardhshëm, pasi ajo gjeneron të ardhura të mjaftueshme si hotel për të paguar kostot e rinovimit. “Ne dëshirojmë t’u tregojmë pronarëve se këto shtëpi mund të prodhojnë para dhe se ata mund të kenë një të ardhme premtuese”, thotë z. Petrela.

Edhe e kaluara komuniste e Gjirokastrës po ruhet.

Të nesërmen, z. Petrela më ftoi të vizitoja Muzeun e Luftës së Ftohtë, i cili u hap në 2014 pas betejave të ndryshme burokratike. Muzeu përfshin një bunker me labirinte të ndërtuar në fshehtësi në vitet 1970 dhe i zbuluar vetëm dekada më vonë. Ky rrjet i ngushtë tunelesh ndërlidh rreth 80 dhoma, të cilat ende janë të etiketuara me funksionet e tyre zyrtare dhe të mbushura me mobilie metalike të ndryshkura.

Evolucioni i kalasë së madhe që ngrihet mbi bunker mishëron peripecitë e historisë ballkanike. Ali Pasha dhe Mbreti Zog, sundimtari shqiptar në fillim të shekullit të 20-të, e zgjeruan strukturën gjatë mbretërimit të tyre dhe e përdornin atë si burg, ashtu sikurse nazistët dhe komunistët, të cilët gjithashtu e përdorën atë si dhoma torture deri në vitin 1963. Tani, e transformuar në Muzeun Kombëtar të Armatimeve, ajo strehon një koleksion mbresëlënës të artilerisë së Luftës së Dytë Botërore, përfshirë një aeroplan të spiunazhit amerikan të kapur në vitin 1957. “Kur e ndërtuam muzeun në kala, u akuzuam nga qeveria për korrupsion dhe se ishim nostalgjikë të komunizmit”, thotë Petrela. “Por kjo është padyshim një pjesë shumë e rëndësishme e historisë sonë”.

Kalaja shërben gjithashtu si një hapësirë festive. Në mbrëmjen që u gjeta aty, në skenën e jashtme u organizua një koncert i grupit të tunxhit Fanfara Tirana dhe i këngëtarit popullor Hysni Zela – një fuzion i ritmeve të sinkronizuara të Ballkanit të shoqëruar nga klarineta. Unë iu bashkova valles në rreth që nisi spontanisht mes publikut të të rinjve, dhe ia dola mjaft mirë.

Valëvitja e perdes me dantella më përshëndeti teksa zgjohesha në shtëpinë Babameto të nesërmen në mëngjes. Teksa shihja ndërtesat osmane që spikasnin në kodra, më erdhi në mendje një fragment i shkruar në vitin 1933 nga shkrimtari britanik i udhëtimeve Patrick Leigh Fermor. Gjirokastra, shkruante ai, është “njëkohësisht tepër e vjetër dhe krejt e re dhe fare e panjohur”. Pothuajse 100 vjet më vonë, përshkrimi i tij është ende i vërtetë.

Rezultate imazhesh për gjirokastraRezultate imazhesh për gjirokastraRezultate imazhesh për gjirokastraRezultate imazhesh për gjirokastra

Wall Street Journal: Gjirokastra qyteti më intrigues në botë Read More »

Ja ne cilin fshat te Shqiperise fshihet thesari i Aleksandrit te madh !

Miraka është fshati mes Elbasanit dhe Librazhdit ku kërkohet thesari i Aleksandrit të Madh. Fshati ka pozicion të çuditshëm gjeografik. Në anën veriore ndodhet një shkrep i lartë që banorët e thërrasin Guri i Borjes. Shkëmbi gri ka një varg shpellash dhe majash të thepisura.

Është mjaft e vështirë të ngjitesh në majën e malit. Megjithatë pikërisht në këtë vend ekzistojnë rrënojat e një kështjelle të lashtë.

Në anën jugore ndodhet Ura e Kamares mbi lumin Shkumbin. Ura u ndërtua në mesjetë. Ajo lidh dy anët e rrugës antike Egnatia, e cila pasi zbret nga malet e Polisit, vazhdon rrëzë gurit të Borjes dhe më pas gjarpëron drejt Ohrit.

Sipas gojëdhënës, por edhe sipas intenerarit të hartave që aktualisht ndodhen në duart e disa kërkuesve në perëndim, në gurin e Borjes ose diku rreth urës së Kamares fshihet një thesar i paçmuar i Aleksandrit të Madh.

Historia e thesarit ka ngacmuar kureshtjen e eksploratorëve që shekullin e kaluar. Por kërkimet i intensifikuan sidomos pas viteve 90. Në mes të këtyre viteve, një kërkues 72 vjeçar nga Anglia arriti me një hartë në dorë në të cilën ishte e detajuar e gjithë vija Egnatia.

“Turisti” i vjetër kërkoi ndihmën e banorëve të zonës, madje kreu edhe disa gërmime private përgjatë rrugës shekullore si në banjot antike në Bradashesh, në kalanë e Mengëlit, në Malin e Borjes në afërsi të disa urave etj.

Kulmi i kërkimeve u regjistrua në vitin 2002 . Gjatë këtij viti në malin e Borjes u kryen gërmime nga ekspedita të posaçme qeveritare të ardhura nga Tirana. Aq e besueshme ka qenë prania e një thesari në malin e Borjes sa ekspeditat ruheshin nga forcat speciale të cilat nuk lejonin afrimin e kureshtarëve të thjeshtë.

Ende nuk dihet fati i gërmimeve në gurin e Borjes. Por sipas të dhënave kërkimet dështuan. Në fshat u përhap fjala se kërkuesit u tërhoqën të frikësuar pasi gjatë gërmimeve u vranë dhe u aksidentuan, madje një grup prej tyre u sulmua edhe nga gjarpërinjtë e shpellave.

Pas zhgënjimit në malin e Borjes, gërmimet u zhvendosën në kahun tjetër atje ku ndodhet ura e Kamares, një kryevepër mesjetare e ngritur në vitin 1715 nga Ahmet Aga Bicakciu, arkitekt i perandorisë osmane. Që nga ajo kohë ura u ka shërbyer banorëve të zonës së Polisit të cilët edhe sot e konsiderojnë atë si një dhuratë me vlerë.

Ura është shpallur edhe monument kulture. Ka pësuar disa grabitje gjatë 15 viteve të fundit. Një pjesë e gurëve të kalldrëmit janë zhdukur, ndërsa parmakët anësorë kanë pësuar dëmtime të mëdha dhe thuajse nuk janë më funksionale. Hajdutët kanë përvetësuar edhe një pllakë të shkruar arabisht e cila i dedikohej ndërtuesit të saj.

Gjatë vitit të fundit banorët e zonës kanë konstatuar disa gropa që hapen gjatë natës në rrënjë të rrepave që ndodhen përreth kësaj ure. Janë kërkues thesaresh që veç kazmave dhe lopatave tani po përdorin edhe pajisje të sofistikuara për të rënë në gjurmë të këtij thesari.

Kërkuesit e antikuareve dyshojnë se, diku në mal ose afër urës, fshihet një thesar. Dhe ethet e gjetjes së tij sa vijnë e shtohen. Banorët e Mirakës tashmë janë të bindur se diçka me vlerë fshihet në tokën e tyre./syri

Ja ne cilin fshat te Shqiperise fshihet thesari i Aleksandrit te madh ! Read More »

Cili ishte Skënderbeu? 50 faktet interesante nga jeta e heroit të madh

ROLAND QAFOKU

Më 17 janar mbushen 550 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, Heroit Kombëtar të kombit shqiptar. Ndërkohë që qeveria shqiptare e ka shopallur vititn 2018 vitin e Skënderbeut.

Po cili është Skënderbeu? Cila ka qenë jeta dhe veprimtaria e tij? Përse Skënderbeu u shndërrua në pikën referuese të shqiptarëve gjatë Rilindjes dhe përse edhe sot ai mbetet krenaria më e madhe e shqiptarëve? Përse bota dhe sidomos evropa e krishterë e vlerëson atë si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të qytetërimit të krishterë?

Gazetari Roland Qafoku, publikoi dje në emisionin “Debati në Channel One”, 50 fakte nga jeta e Skënderbeut.

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin “Hero i Kombit Shqiptar”, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.

  2. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405. Për vendlindjen e tij ka dy versione. I pari në Dibër dhe i dyti në Mat. Skënderbeu vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Ai jetoi 62 vjet, 7 muaj e 11 ditë.

  3. Për 25 vjet Gjergj Kastriot Skënderbeu mbajti të papushtuar Arbërinë nga ushtria osmane që e sulmoi atë dhjetra herë duke u bërë mbrojtës jo vetëm i kësaj toke por edhe i krishtërimit në Evropë.

  4. Për shkak se Skënderbeu u bë diga, mbrojtja dhe rezisteca e krishterë ndaj ushtrisë osmane, Evropa dhe Vatikani e kanë cilësuar heroin kombëtar të shqiptarëve, si atlet i krishtit dhe pararendës të aleancës Atlantike NATO.

  5. Për 25 vjet me radhë Kruja që ishte kryeqyteti i Arbërisë, u quajt nga shumë personalitete të kohës akropoli i Kristianizmit në Evropë.

  6. Gjergj Kastriot Skënderbeu cilësohet nga historianët si një nga 4 gjeneralët dhe strategët më të zotë në historinë e botës pas Aleksandrit të Madh, Jul Çezarit dhe Napoleon Bonapartit.

  7. Skënderbeu me ushtrinë e tij shkatërroi 20 ushtri të huaja dhe sipas Marin Barletit ai vetë gjatë gjithë jetës së vete vrau në beteja 3 mijë persona.

  8. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit mes 4 djemve Stanishin, Reposhin dhe Konstandinin si dhe 5 vajzave Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica që kishin Gjon dhe Vojsava Kastrioti.

  9. Familja e Kastriotëve zotëronte një principatë të vogël midis Matit dhe Dibrës në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Paraardhësi Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vititn 1383.

  10. Gjergj Kastrioti u martua me Donika Arianitin nga Kanina e Vlorës dhe bashkë patën një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vunë në nder të të atit. Djali I Gjonit, e kishte emrin Gjergj Kastrioti, në nder të gjyshit.

  1. Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti u martuan më 23 prill të vitit 1451 kur ajo ishte 23 vjeç dhe Gjergji 46 vjeç. Në Kaninë dasma zgjati 3 ditë dhe Skëndebeu shkoi nga Kruja atje me 500 kalorës. Më pas dasma vazhdoi në manastirin e Ardenicës dhe më pas akoma në kalanë e Beratit.

  2. Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë si e gjithë familja dhe të gjithë paraardhësit e tij. Ai u kthye në muhamedan pasi u mor peng dhe më pas u kthye sërish i krishterë kur u kthye në Shqipëri.

  3. Në moshë të vogël Gjergj Kastrioti bashkë me 3 vëllezërit e tij u mor peng nga Sulltan Murati I II si ndëshkim për luftën që i shpalli babaii tyre Gjon Kastrioti. Gjergj u nvndos në Edrene dhe më pas në oboprrin e sulltanit.

  4. Gjergj Kastrioti vazhdoi shkollën e içogllanëve në Ederne të Turqisë së sotme në të cilin mësonin artin ushtarak djemtë e sundimtarve të nënshtruar me frymë osmane

  5. Pas shkollës Skënderbeu nisi karrierën ushtarake si pjesë e disa ekspeditave në Ballkan dhe Azi në të cilat u shqua në luftme por edhe si strateg. Nga spahi, ai mori gradën sanxhakbeut.

  6. Për trimërinë dhe fitoren në betejat si pjesë e ushtrisë osmane Sulltani iu kishte dhënë Gjergj Kastriotit gradën e lartë gjeneral.

  7. Skënderbeu studio dhe u stëvrit në Stamboll për artin ushtarak. Ai njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip. Titullin Skënderbej “Iskander bej” ose Aleksandri i madh iu dha nga Sulltan Murati i II pas fitores së betejave ne Azi.

  8. Në vitin 1443 Skënderbeu arrestoi sekretarin e Sulltanit dhe e detyroi të firmoste një urdhër të Sulltanit për komandantin turk të Krujës sipas të cilit duhet tia dorëzonte qytetin Skënderbeut. Me 300 kalorës dhe ushtarë besnikë Skënderbeu mbërriti në Krujë, mori në dorëzim kalanë dhe brenda natës vrau të gjithë ushtarët osmanë.

  9. Kryengritja kundër osmanëve vijoi në të gjithë Arbërinë dhe pasi u morën të gjitha kalatë, në një kuvend Skënderbeu u shpall komandant i të gjitha forcave.

  10. Janë disa shtete në botë që kanë sheshe me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeu si Tirana në Shqipëri, Prishtinë në Kosovë, Zyrihu në Zvicër, Parisi në Francë, Roma në Itali, Çikago në SHBA, Shkupi në Maqedoni etj.

  1. Simbolet dhe armët orgjinale të Skënderbeut gjenden në muzeun e armëve në Vjenë të Austrisë. Pas vdekjes së Skënderbu bashkëshortja i ka lënë me testament. Por më pas ato ndërruan duar te disa koleksionues dhe në fund u vendosën në muzeun e Armëve.

  2. Armët e Skënderbeut që ndodhen në muzeun e armëve në Vjenë janë dy shpata. Shpata e parë i është dhuruarnga Papa në krishtlidnjen e vitit 1466. Ajo është e drejtë dhe e gjatë 85.5 cm dhe e gerë 5.7 cm dhe peshon 1.3 kilogram. Shpata e dyt është e modelit turk dhe është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

  3. Në muzeun e Krujës janë vetëm kopjet e tyre. Në Shqipëri aktualisht nuk gjenden sende apo objekte personale të Skënderbeut. Ato janë zhdukur pas vdekjes së tij dhe dyndjeve osmane në vendin tonë. Madje edhe eshtrat e tij janë marrë nga osmanët dhe janë përdorur si hajmali.

  4. Në nëntor të vitit 2012, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, armët e Skënderberut u ekspozuan për disa ditë në muzeun historik kombëtar në Tiranë. Numri i vizitorëve që panë armët orgjinale të Skënderbeut ishte 1.4 milionë persona. Vetëm më 28 nëntor atë e vizituan mbi 200 mijë vizitorë.

  5. Përkrenarja me kokën e Skënderbeu ishte simbol i huzuar nga legjenat e Pirros së Epiriut dhe Aleksandrit të madh. Ajo ishte me metal të bardhë dhe me një rrip të lar me ar. Skënderbeu deklaronte se ishte pasardhës i Pirros. Marin Barleti nënshkrunte se Skënderbeu i referohej shpesh Pirros së Epirit.

  6. Kali i Skënderbeut është një nga simbolet e jetës së tij. Sipas Barletit ai ishte i bardhë dhe i një rrace të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut kali nuk pranoi ti hipte dikush tjetër dhe pas disa kohësh vdiq (ngordhi).

  7. Flamuri i Skënderbeut ishte me fushë të kuqe dhe shqiponja me dy koka, flamuri që edhe sot është zyrtar i shtetit shqiptar. Në fjalimin e tij më 28 nëntor 1912 në Vlorë, teksa shpallte pavarësinë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali përmendi se flamuri që ngriti ishte ai i Skëndebeut.

  8. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij që ndodhej në kishën e Shën Nikut në Lezhë u dhunua dhe eshtrat e tij u morën si hajmali nga ushtarët turq.

  9. Dy herë Papa Piu I II u nis në Shqipëri për të kurorëzuar si mbret Gjergj Kastriot Skënderbeun. Por kjo nuk u bë e mundur. Herën e dytë Papa Piu vdiq në Ankona duke ardhur në Arbëri.

  10. Emrin e Skënderbeut në Shqipëri e mbajnë: Sheshi qendror në Tiranë, tri rrugë në Tiranë, Krujë, Durrës, një muze ne Krujë, një fshat në Librazhd, klubi i futbollit të Korçës, një titull i lartë. Akademia ushtarake e Shqipërisë në Tiranë mban emrin e Skënderbeut si startegu më i lartë ushtarak i të gjitha kohrave. Më parë emrin Skënderbej e mbante edhe shkolla e mesme ushtarake në Tiranë.

  1. Kanë qenë disa tentative për ta vrarë Skënderbeun. Sipas historianëve disa herë janë bërë përpjekje për ta helmuar atë. Por duket se përpkeja më serioze ka qenë e Venedikut. Gjatë kohës që ishin në luftë me të venedikasit shpallën çmim si pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh për varsjen e Skënderbeut. .

  2. Janë 4 autorë shqiptarë si biografë të Skënderbeut: Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo dhe Kristo Frashëri.

  3. “Histori e Skënderbeut” e Marin Barletit e shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë në 1508 është vepra më shumë e përkthyer e një autori shqiptar. Kjo vepër është përkthyer në 40 gjuhë dhe pas 500 vjetëve u përkthye edhe në gjuhën shqipe.

  4. Mbreti i Napolit i dhuroi Skënderbeut 60 kilometra katrorë tokë dhe një kështjellë në Napoli në shenjë nderimi dhe respekti për ndihmën që ai i dha në luftë ndaj kundërshtarëve. Edhe sot kjo kështjelël është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

  5. Varri i Donika Kastriotit, bashkëshortes së Gjergj Kastriotit, ndodhet ende në Spanjë që në atë kohë pjesë e mbtretërisë së Napolit. Për koicidencë edhe varri i bashkëshortes së Ismail Qemalit, ndodhet po në Spanjë.

  6. Lekë Zaharia, Gjon Muzaka, Stres Balsha, Pal Engjëlli, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Vrana Konti ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut. Nipi i Skënderbeuit Hamza Kastrioti dhe Moisi Golemi e tradhëtuan atë.

  7. Dy janë fjalimet më të rëndëishëm të Skënderberui. I pari i mbajtur në Krujë kur mbërriti nga Turia. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush”, janë unikale edhe sot e kësaj dite. Fjalimi i dytë është në formën e testamentit përpara vdekjes në të cilin thotë: “ska asnjë shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë që të mos shembet kur i lëshon vendin mërive dhe grindjeve”.

  8. Tre herë u sulmua qyteti i Krujës ngaushtria osmane. Dyherë nga sulltanët Murati i II dhe djeali i tij Mehmeti dhe një herë nga ushtria e gjeneralit Evrenoz Pasha. Por megjithatë bqytetei nuk ra. Ushtria osmane në të tre rastet numëronte 100 mijë ushtarë.

  9. Skenderbeu zhvilloi 30 beteja nga të cilat fitoi 29 dhe humbi vetëm 1 atë të Beratit në të cilën u tradhëtua nga besnikët e tij më të mëdhenj. Ushtria e Skënderbut aty pati 5 mijë të vrarë.

  10. Besëlidhja e Lezhës është i pari bashkim i madh i shqiptarëve kundër një pushtuesi. E ideuar dhe organziaur nga Skëndebeu ajo bashkoi princat shqiptarë.

  1. Më 2 mars 1444 në katedralen e shën Kollit në Lezhë u mbajty kuvendi kombëtar I prindërve dhe fisnikëve shqiparë. N ë kuvend morën pjesë Skëndebeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia me dy7 djemtë, Gjergj Stres Balsha, Nikoll dhe Pal Dukagjini, Teodor Muzazka iriu, Lekë Zaharia, pjhesëtr Spani, Lekë Dushmani, Stefan Gojçini etj

  2. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut u largua në Napoli pas vdekjes së Skënderbrut bashkë me të ëmën. Ai mori titullin Dukë dhe kont. U martua me Irena Brankoviç Peleologlu, pasardhësja e fundit e familije sperandorake Bizantine dhe patën shumë fëmijë. Në vitin 1700 pasardhësit u shpërngulën në Leçe.

  3. Ushtria e Skënderbeut arriti të numërojë deri në 40 mijë ushtarë. Nga këta 3 mijë siguronin kufijtë që kishin komandant Moisi Golemin. 8 mijë ishin kalorës dhe 7 mijë ushtarë këmbësorë special që ishte garda e Skëndebeut.

  4. Janë 24 përpjekje të ushtrisë osmane për të marrë Krujën dhe princiatën e Skëndebeut por nuk e arriti asnjëherë sa ishte ai gjallë.

  5. Gjergj Kastrioti shkjoi disaherë në ndihmë të Vatikanit dhe mbretërisë së Napolit. Në vitin 1463 Skënderbeu u bë komandant i forcave kryqtare të Papa Piut të II-të.

  6. Në të gjithë botën për figurën e Skënderbeut janë shkruar rreth 600 libra. Mes tyre janë dhjetra romane, libra historikë, studimorë dhe legjenda.

  7. Janë të shumta veprat e artistëve botërorë me temë Skënderbeun. Piktori hollandez Rembrand ka bërë portretin e tij, shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, kompozitori Antonio Vivaldi ka shkruar një opera dhe kompoziorët François Rebel dhe François Francoeur nga një operetë.

  8. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Tiranë, Prishtinë, Gjenevë, Londër, Bruksel, Budapest, Romë, Miçigan. Pritet që bust të tij të ketë edhe në Spanjë, Australi, etj. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kal duke simbolizuar luftëtarin.

  9. Monumentin e Sknderbut mbi kal në qendër të Romës e zbuloi Benito Musolini më 27 tetor 1940, një vit e gjysmë pas pushtimit që Italia i bëri Shqipërisë.

  10. Viti 2018 është shpallur nga kryeministri Edi Rama si vit i Skënderbeut për nder të 550 vjetorit të vdekjes së tij.

Cili ishte Skënderbeu? 50 faktet interesante nga jeta e heroit të madh Read More »

Pak histori brenda Shpelles se Haxhi Aliut

Ka shumë pak kohë që ishulli i Karaburunit është bërë i mundur që të vizitohet nga vendasit, por edhe nga të huajt, të cilët tashmë kanë mundësi ta shijojnë në maksimum madhështinë e kësaj pjesë të Shqipërisë. Një nga shpellat më të bukura në këtë zonë është ajo e Haxhi Aliut, e cila mban mbi supe një legjendë po aq të mrekullueshme sa ç’ është vetë.

Kjo mendohet se ka qenë banesa më e sigurt e ulqinakasit Haxhi Ali Ulqinaku, i cili bashkë me tartanët e tij kishte qenë kryekomandant i flotës turke të Mesdheut e në fund të shekullit XIX, kapedani i detit erdhi u vendos në Karaburun dhe mbronte brigjet shqiptare nga sulmet që bënin venecianët, saraçenët nga Malta dhe Egjipti, spanjollët, anglezët dhe francezët.

 

cliffs_karaburun_albania_by_chr1salbo-d3ar0eq

Për plotë 22 vjet u bë mbrojtësi i këtyre brigjeve. Në luftë me venedikasit ai u vra dhe varri i tij thuhet se është në det.

Anijet kur kalonin i binin sirenave dhe hidhnin bukë e vaj për shpirtin e tij në det. Këtë zakon e vijojnë dhe disa nga banorët e Dukatit, në zonën e Ravenës, ku kanë bagëtitë që jetojnë atje. Çdo mëngjes gushti hedhin bukë e vaj në det për shpirt të Haxhi Alisë.

Kjo është shpella më e madhe e bregdetit shqiptare cila ka një lartësi me hyrje mbi 60 metra mbi nivelin e detit dhe sipas historianëve kjo është edhe shpella që emrin e vjetër e ka dhe Shpella Iliriane. Shpella iliriane e përdorur  nga  Haxhi Aliu është një dëshmitare interesante e historisë.

ef86bef77253a31d2504c745b061b2a2

Duke u futur në brendësi të shfaqet një liqen në forme eliptike me aksin e madh të drejtuar nga hyrja. Salla ka një shtrirje në gjatësi prej 60 m e orientuar sipas Veriperëndimi-Juglindja dhe një gjerësi nga baza (mbi nivelin e detit) rreth 40 m në pikën më të gjerë. Në tërësi shpella është e gjatë rreth 100 m.

Thellësia e liqenit të brendshëm arrin 10,4 m drejt anës verilindore të fundit të shpellës. Në paretet shkëmbore të sallës përballë hyrjes paraqiten stalaktite të pjerrta me origjinë të mundshme organogjene ose të përzier. Në hyrjen e saj janë gjetur fragmente amforash antike të shekujve të parë të epokës sonë.

10838696_983409851706100_634920155_n-561x420

Kjo shpellë vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e detarëve të huaj e shqiptare. Detari i guximshëm shqiptar Haxhi Aliu e ka përdorur atë si strehë mbrojtëse duke u përleshur me anijet e huaja grabitqare, të cilat tentonin të hynin në Gjirin e Vlorës apo të grabisnin piratisht bagëtitë e vendasve në Karaburun.

Rreth viteve 1540-1545, është përdorur nga piratët francez për t’u mbrojtur siç thuhet edhe në toponimet afër shpellës.e615e99677fbeabd80f54f2fab2326d9

Pak histori brenda Shpelles se Haxhi Aliut Read More »

“Fjalori etimologjik”, Kolec Topalli merr çmimin “Çabej” (foto)

Për të dytin vit radhazi Akademia e Shkencave ka ndarë çmimet shkencore vjetore. Me çmimin më të rëndësishëm “Çabej”, akademikët kanë vlerësuar “Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe” të autorit Kolec Topalli. Në mungesë të autorit, çmimin e tërhoqi vajza e tij.

“Etimologjia ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes sime dhe në çdo monografi të botuar mbi historinë e gjuhës ka pasur një kapitull të veçantë për këtë fushë. Vetëm hartimi i fjalorit dhe hedhja e çdo fjale në kompjuter, ka qenë një proces i gjatë që me ka marrë 6 vite të punës sime shkencore”, shprehet vajza e Kolec Topallit.

Me çmimin “Radovicka” u vlerësua punimi i përbashkët i autorëve Nazim Gruda dhe Andrea Shundi për botimin “Hortikultura”.

“Akademiku Gruda, bashkëpunëtor i këtij libri, shkruan nga Gjermania: Punën tonë për këtë libër e krahasova me një maratonë 4 -vjecare. Komisioni i Akademisë këtë vlerësim intelektual të një botimi madhor e shpalli me vlerësimin më të lartë”, tha Shundi.

Ndërsa çmimi për studiuesin më të mirë të vitit shkoi për Aleksander Novik dhe librin e tij “Ekspedita në detin Azov-gjuha dhe kultura e shqiptareve të Ukrainës”

“Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kane ikur nga trojet shqiptare 5 shekuj më parë, por shqiptarët e sotëm të Ukrainës janë kthyer këtu në trojet shqiptare nëpërmjet monografisë sonë kolektive”. tha Novik.

Një çmim iu dha gjithashtu edhe autorit Ismail Kadare, çmim i cili do t’i dorëzohet autorit përmes një ceremonie të veçantë.

“Fjalori etimologjik”, Kolec Topalli merr çmimin “Çabej” (foto) Read More »

Zbulohet piktura e rrallë e Edi Ramës e vitit 1987 (foto)

Kjo është një pikturë e rrallë e realizuar në mur në qytetin e Lushnjës e bërë në vitin 1987.

Përmes ngjyrave të errëta, ish-piktori Edi Rama, tashmë kryeministër i Shqipërisë, përmes ngjyrave të tij ka shprehur luftën e fortë të popullit në zonën e Myzeqenë.

Edi Rama, i lindur më 4 korrik 1964 është politikan, publicist dhe piktor shqiptar, Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryeministër i Shqipërisë.

Edi Rama është i biri i Skulptorit të Popullit Kristaq Rama, skulptor i mirënjohur.

Zbulohet piktura e rrallë e Edi Ramës e vitit 1987 (foto) Read More »