Art-Kulture

Tragjasi fshati piktoresk – Mes 100 fshatrave turistikë

Në Luginën e Dukatit, 20 km në jug të Vlorës ndodhet Tragjasi.

I shtrirë rrëzë malit të Lungarës i cili e mbron në dimër dhe e hijeshon gjatë verës është një nga perlat e turizmit shqiptarë.

Është një fshat piktoresk me monumente të Natyrës dhe të historisë.

Në Tragjas burojnë ujërat e  njohura të Tragjasit ( Izvori ) me rrepet shekullore.

Këto burime pasi mblidhen në një rrjedhë, krijojnë lumin e Izvorit i cili pas një rruge rreth 3 km, derdhet në detin Adriatik.

Janë tre fshatra të radhitur bukur, Dukat-Tragjas-Radhimë që bëjnë pjesë në bashkinë e Orikumit.

Ekonomia e Tragjasit dikur bazohej te blegtoria dhe bujqësia, por së fundmi, një drejtim i ri i ekonomisë duket se është turizmi edhe për shkak të bukurive natyrore, historisë së tij, por dhe të  distancës së vogël nga plazhet e Orikumit dhe Radhimës.

Fare pranë fshatit ndodhet  kalaja e Gjon Boçarit që është një atraksion për turizmin historik dhe atë kulturorë.

Fshati ka një histori  të lashtë sepse lidhet me qytetërimin e hershëm të Orikut.

Gjurmët e vendbanimit të lashtë janë shfaqur në qytezën e Sofës, ku janë shfaqur dhe tuma(varre) Ilire.

Akoma dhe sot  pranë Tragjasit të vjetër, gjendet një vend i quajtur “maja e qytetës”. Arkeologët kanë datuar rrënojat e disa ndërtimeve qysh nga shekulli i IV-VII para Krishtit.

Ky fshat ka qenë i njohur me disa emra si: Tregas, Dragjat, Tregasaj, Dragjiates.

Në antikitet ky vendbanim bënte pjesë në qendrat e fortifikuara të gjirit të Vlorës dhe lidhej me Orikumin.

U shkatërrua disa herë nga pushtuesit Osmanë e u rindërtua në shekullin XVI, ku ngre krye dhe kalaja e Gjon Boçarit.

Ndërtimi i saj është i lidhur me fisin e Boçarëve bashkëkohës të Skënderbeut. Banorët e këtij fshati kanë marrë pjesë aktive në jetën politike dhe ushtarake të periudhës së mesjetës, në kryengritjet antiosmane dhe më pas gjatë rilindjes kombëtare.

Në ditët e shpalljes së pavarësisë në 1912, Tragjasi ka qenë një bazë dhe një mbështetje e rëndësishme  për Ismail Qemalin në betejat e brëndshme politike që zhvilloheshin në Vlorë.

Ky fshat ka nxjerre burra të shquar me bëma patriotike dhe epike që kanë lënë histori edhe sot.

Vizitori apo turisti që ngjitet në Tragjas apo në krejt luginën e Dukatit, do të soditë jo vetëm natyrën e bukur me det e qiell, me burime ujore Monumente të Natyrës, por do të njihet  dhe me historinë e lashtë të tij, me Boçarët dhe kështjellën e tyre, me rrënoja e murrana që tregojnë historinë e kësaj lugine që së shpejti do të futet në investimet me prioritet të 100 fshatrave turistik shqiptarë. /a.g/

Tragjasi fshati piktoresk – Mes 100 fshatrave turistikë Read More »

Rrëfehet spikerja e parë e televizionit shqiptar: Kur dëgjova fjalën “fillo”, mu drodhën gjunjët

Sot nuk mund të numërohen televizionet private kombëtare dhe lokale, që së bashku me RTSH-në përbëjnë një numër aq të madh, sa askush nuk di kë të zgjedhë. Por për të ardhur deri këtu, kanë kaluar plot 57 vjet.

Pra, afro 6 dekada. Ishte pikërisht 29 prilli i vitit 1960, kur Stoli Beli nga studio e parë televizive shqiptare, në këtë datë do të artikulonte fjalët: “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar”. Duke ma bërë prezent këtë togfjalësh, ajo filloi të lotojë… Pasi ajo, “nëna” e Televizionit Shqiptar, sot është lënë në heshtje të plotë.

Kur e kujton atë datë, ajo loton dhe nuk di si të shprehet. Fjalët i ngecen nga emocionet dhe ajo i kapërdin lotët, për të gjetur lidhjen e historisë së madhe të televizionit shqiptar. Pas 57 vjetësh, në këtë rrëfim të posaçëm për “Albanian Free Press”, ajo kujton me nostalgji të kaluarën…

Ju jeni spikerja e parë e televizionit të parë shqiptar. Sot, pas 57-vjetësh, sa orë rrini para ekranit dhe çfarë emisionesh ndiqni?

E vërtetë. U mbushën plot 57 vjet dhe sot shikon me dhjetëra televizione e radio. Aq shumë janë, sa u harron dhe emrat. Aktualisht, unë rri shumë pak para televizioneve, shumë pak. Kjo, pasi shumica prej tyre, të gjitha emisionet i kanë për politikanët. Kudo të ftuar politikanë, debate mes politikanëve, zgjedhjeve në parti, debate pa fund mes tyre dhe ka pak, shumë pak emisione edukative, emisione shoqërore për të cilat ka nevojë shoqëria jonë. Kurrë nuk e kam pasur qejf politikën, madje as në atë sistem. Me politikën dua të rri larg. Unë kam qenë spikere dhe mundohesha të gjeja të reja në profesionin tim. Më shumë merrem me lexime. Lexoj libra të ndryshëm, por edhe letërsi artistike. Aty mësoj, por dhe gjej gjëra të vyera, që nuk do t’i gjeja kurrë në ekranet shqiptare. Në të gjithë këta vite, leximi është hobi im, është vetë jeta ime. Me librin merr kulturë të gjerë dhe nuk e kalon kohën kot. Mendoj se televizionet duhet të punojnë më shumë për të kaluar situatën dhe të gjejnë programet e duhura për të edukuar popullin dhe sidomos brezin e ri.

Meqenëse folët për brezin e ri, cili është mendimi juaj për atë çka duhet të ofrojnë televizionet për ta?

Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë. Sot rininë e shikon mes drogës, alkoolit, fenomeneve negative, cigareve, qejfeve, jetës së natës. Kryesorja, nuk ka interes për shkollim, pra një rini që s’është e lidhur me librin. U është lënë shumë liri nga prindërit dhe shumë të përkëdhelur, pa kërkesë llogarie, nuk mendojnë shumë për të ardhmen. I sheh kudo me makina të shtrenjta, tablete, celularë, motorë, nuk edukohen me punën. Ata janë e ardhmja e atdheut, ndaj duhet të orientohen drejt punës, shkollës, mësimit, librit. Televizionet nuk kanë emisione edukative për rininë, po punojnë shumë pak në këtë drejtim.

Ju filluat drejtpërdrejt si spikere në televizion, apo ishit pjesë e radios, para se të dilnit si spikerja e parë shqiptare e televizionit?

Jo, unë nuk kam filluar drejtpërdrejt në televizion. Para se të isha spikerja e parë e TVSH-së, unë kam punuar në radio dhe konkretisht, në redaksinë e fëmijëve dhe të rinisë. Kjo redaksi më ka pëlqyer shumë, pasi aty hodha hapat e para si gazetare dhe si spikere. Pra, kisha njëfarë përvoje.
Ju keni studiuar për gazetari? Si ishin pedagogët tuaj në mësimdhënie dhe si filluat në Radio-Tirana?

Unë kam mbaruar shkollën e gazetarisë në vitin 1957. Ishte një shkollë model me profesorë të shkëlqyer, që na mësonin me shumë zell dhe përgjegjshmëri. Nuk kurseheshin për konsultime dhe çdo gjë që dinin, na e jepnin me shumë dëshirë. Kishim njerëz idealistë në mësimdhënie, që kurrë nuk thoshin “jo”. Pasi mbarova studimet, më caktuan me punë në Radio-Tirana. Kur unë kisha mbushur rreth dy vjet në radio, filluan përgatitjet dhe përpjekjet për të hapur televizionin e parë shqiptar, pasi radio ishte hapur që në vitin 1938 nga Ahmet Zogu. Në atë kohë, drejtor i RTSH-së ishte Petro Kita, një burrë korrekt dhe i zgjuar, praktik dhe shumë konseguent. Ai të vlerësonte realisht për punën, por edhe të kritikonte me pambuk. Mbaj mend që edhe pse nuk kisha bërë dy vjet punë në radio, për korrektësinë time, për idetë e mia më dekoruan. Ishte një befasi të dekoroheshe që në atë moshë, pasi atëherë çdo dekoratë kalonte në disa stade dhe duhej ta justifikoje plotësisht dekoratën dhe jo si sot që e merr kushdo që ka një mik në Presidencë. Kishte shumë respekt për punën time në emisionet në radio. Për këtë punë, që në fillimet e para më dekoruan. Isha e re, me vullnet, simpatike, kërkuese me zë që pëlqehej.
Kur ju thirrën dhe si jua ofruan detyrën e prezantueses së parë të Televizionit Shqiptar? Si do ta përshkruani atë ditë?

Unë vazhdoja punën në radio në emisionin e mësipërm, kur një ditë drejtori Petro Kita më fton në zyrë dhe më thotë: “Stoli, duhet të përgatitesh, të vishesh mirë, të bësh pak tualet, të përgatitesh psikologjikisht, se do të bësh prezantimin e programit të parë të Televizionit Shqiptar”. U shtanga! Nuk po u besoja veshëve, aq më tepër, që kisha dëgjuar për televizionin, por kurrë nuk kisha parë një aparat të tillë. Ishin shumë të pakët njerëzit në Tiranë që kishin televizion. Më dukej një ëndërr e largët, një ëndërr që kurrë s’do ta realizoja. Drejtori e vuri re hutimin tim dhe më thotë: “Mos ki merak, do t’ia dalësh mbanë. Ja, si radio është, por do ketë figurën që do dhe veshje të mirë dhe më shumë përqendrim”. Më dukej se bënte shaka, por ai kishte folur shumë qartë. Mbaj mend se ishte mesi i prillit. Pra, kisha dhe disa ditë të mobilizohesha. Për mua, ato ditë ishin ditët e një reflektimi për një detyrë të re, shumë të rëndësishme dhe shumë të vlerësuar. Mundohesha të gjeja literaturë për spikerët për emisionet televizive, por më kot. Atëherë, nuk kishte të tilla libra.

Dhe ja, erdhi 29 prilli, që për mua mbetet dita më e veçantë e jetës. 29 prilli i vitit 1960 do të sillte diçka të re, jo vetëm për mua si spikere të parë e TVSH-së, por që solli diçka të re edhe në jetën familjare të shqiptarëve. Sipas këshillave të drejtorit, rregullova tek një parukiere, flokët, fytyrën dhe vetë rregullova veshjen. Veshja ishte problem, pasi atë kohë nuk të linin të imitoje modën e huaj. Por nuk e harroj që për veshjen më kishin dhënë një ide dhe një sugjerim inxhinierët gjermanë, pra të gjeja një veshje të përshtatshme për televizionin, që ishte ngjyra e verdhë. Ndoshta nuk do ta besoni, bluzën ia mora një shoqeje.

Ashtu ishte ajo kohë, nuk kishte për të veshur sa dhe si të doje. Erdhi momenti. Trupi më dridhej nga emocionet. U afrova në studio, ashtu e rregulluar. Pas më ndiqnin të gjithë punonjësit e Radio- Tiranës. Edhe ata kishin po ato emocione që kisha unë. Ishte përgjegjësi. Ata po më jepnin kuraje sikur të shkoja në një betejë lufte, pasi e dinin rëndësinë, përgjegjësinë, emocionet dhe çfarë më priste në rast dështimi. Kisha bërë disa prova por kjo ishte tjetër gjë. Ishte diçka që po realizohej për herë të parë. Po prezantohej për herë të parë institucioni më i rëndësishëm i medias vizive shqiptare, televizioni i parë shqiptar. Pra kjo ditë ishte një ditë historike.

Kisha shumë, shumë emocion, sidomos kur dëgjova fjalën ‘Fillo’, për një moment m’u drodhën gjunjët. Miqtë e mi që më shoqëronin rrinin si të ngrirë. Në studio isha e vetme me një karrige shumë modeste dhe përballë kisha kamerën me atë syrin e kuq magjik, dukej sikur “do më “hante”. Unë përballë kamerës, të tjerët pas meje, pas kuintave. Kamera më dukej si një sy magjik që të provokonte. Qetësi, kur në këtë moment fillova të artikuloj fjalët: “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar”. Fola qartë dhe pa asnjë gabim. U lehtësova! Kur unë mbarova prezantimin e parë në ekran, filloi të shfaqej një film për fëmijë. Sa dola jashtë studios, të gjithë që më shoqëronin dhe ishin jashtë studios, më përqafuan me lot gëzimi. Dhe unë lotova bashkë me ta.

Ata të gjithë më thoshin: “Urime, urime…”. Ishte dita më e bukur, më magjike e jetës sime… Ishin hedhur hapat e një magjie të re të elektronikës, të televizionit, aq pak të njohur në Shqipëri. Për popullin tonë, u hap dhe një tjetër dritare e madhe e edukimit. Por, edhe pasi fillova punë në televizion, sërish nuk e lashë punën në radio. Punoja në emisionin e mëparshëm si redaktore, por edhe shkruaja tregime dhe përralla. Nuk kisha shkruar më parë, por duke punuar në këto emisione fantazia ime mori krahë dhe fillova të shkruaj vazhdimisht, përralla dhe tregime që pëlqeheshin nga fëmijët dhe të rriturit. Kjo më stimulonte më shumë.
Kush erdhi drejtor i RTSH-së, pas largimit të Petro Kitës?

Petro Kita hodhi themelet e televizionit dhe mbetet për të gjithë një ikonë e ideve të tij. Mbas tij, drejtor i RTSH-së erdhi Thanas Nano, babai i ish-kryeministrit Fatos Nano. Thanasi ishte shumë strikt, i rreptë, por i aftë dhe shumë korrekt. Ishte edhe i ditur, lexonte shumë. Televizioni kishte një pastërti shembullore. Kur nuk e prisja, Thanasi më thërret një ditë në zyrë dhe më thotë se tashmë “kemi shumë nevojë për televizionin, prandaj do të vendosesh vetëm në televizion”. Nuk dija ç’të thosha. Me radion u rrita dhe kisha shumë kujtime të bukura. Menjëherë, më caktuan si redaktore dhe si spikere në televizion. Atëherë jepeshin vetëm filma, dokumentarë.
Përveç prezantimit, çfarë drejtoje tjetër në televizion? A kishte apo u hapën emisione të veçanta? Si veprohej me kamerën, kur teknologjia ishte e dobët dhe kamerat të pakta?

Duke parë se televizori kishte shumë pak programe, duke parë se kishim shumë pak eksperiencë, unë fillova të eksperimentoj vetë. Konkretisht, fillova emisionet e para, duke thirrur në studio, drejtorë ndërmarrjesh, përgjegjës, inxhinierë, teknikë, profesorë, kryetarë kooperativash, të cilët sillnin me vete dhe prodhimet që bënin ndërmarrjet që drejtonin. Pra, televizioni mori një dimension të ri, një dimension kohor dhe me tematikë. Në studio filloi të vinte jeta e gjallë njerëzore, vinin ata që prodhonin, që bënin vepra dhe jepnin shumë për ndërtimin e vendit. Këto emisione u bënë shumë të kërkuara dhe shumë të ndjekura.

Atëherë kishim vetëm një kamerë dhe një kameraman. Ai ishte njeriu i mirë dhe i pasionuar, Beqir Derhemi. Ai vendoste në një kënd prodhimet që sillnin drejtorët dhe njëherë kamerën e çonte tek unë, njëherë tek prodhimet. Ishte shumë e vështirë, por ai i realizoi me sukses këto momente të para. Për mua, emisioni “Trupi dhe shëndeti” mbetet ndër më të mirët. E fillova me dëshirë dhe ishte ideja ime. Si fillim, mora 2-3 mjekë nga spitalet e Tiranës. Kishim shumë kërkesa më vonë. Emisioni ndiqej shumë. Më vonë, këtë emision e mori dhe e vazhdoi mjeku Flamur Topi. Bile ai në një bisedë televizive ku ka qenë i ftuar ka thënë se “Ky emision është drejtuar me profesionalizëm nga Stoli Beli. Ajo meriton shumë për këtë emision”. Më vonë, fillova emisione të tjerë, për artin, muzikën, arsimin, etj.

Ishin kushte shumë të vështira, por ishte vullneti, dëshira për punë. Punonim natë ditë, në shi, pa makina, për të realizuar detyrat. Shkonim në shkolla, çerdhe, spitale, institucione, me këmbë kudo. Mendo si ishin rrugët në atë kohë, mendo si ishte ushqimi, mendo si ishin makinat. As krahasohen me sot. Po merr vetëm komunikimin me telefona në rrethe, tejet i vështirë. Edhe ushqimi vinte i pakët. Por ne kishim idealizëm brenda, kishim dëshirë për punë, kishim ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe sakrificën e pashoqe. Por mbi të gjitha, në fillimet tona nuk kishim as studio regjistrimi, e kupton? Sot studioja e regjistrimit është pjesa më kryesore e televizionit. Kohë të vështira, punë mes sakrificave të mëdha. Kështu e rritëm Televizionin Shqiptar.

Teknika e vjetëruar shumë e rëndë dhe pak e manovrueshme. Por ajo që ishte kryesore, që na mbushte me shumë përgjegjësi, ishte se bënim emisione të drejtpërdrejta, që ishin shumë të vështira për kohën. Ndaj duhej përqendrim, përgjegjësi, kujdes. Televizion do të thotë, tension, tension, tension. Nerva të tendosura. Gjithmonë kam qenë e tendosur dhe e stresuar. Ishim të pamësuar, por dhe pse ishim drejtpërdrejt, nuk bëmë kurrë një gabim. Kurrë. Që atëherë gabimi kushtonte rëndë, shumë rëndë. Ishim korrektë në kulm. Por kishim edhe një miqësi të sinqertë, një miqësi që sot nuk e gjen.

Miqësia është çelësi i suksesit. Kur punon me ndërgjegjie dhe pa hile me shoqen, suksesin e ke pranë. Aq më tepër, kur kishim kërkesë të lartë llogarie, miqësia të qetësonte. Kishte kërkesë të jashtëzakonshme, sa s’mund të luaje. Më vonë, në televizion u krijua edhe dhoma e kontrollit. Aty shiheshin të gjitha. Përshembull, në emisionin e fundit timin duhej teksti, gjeografia e muzikës, këngët, ku duhej të studioje shumë. Mirëpo, e keqja ishte se nga gabimet e kohës më shqetësonte ajo, se në dhomën e kontrollit më thoshin duhet të heqësh atë që ka vath, që ka rruaza të mëdha, që ka manikyr shumë, që ka tualet shumë. Pra, në këto ekzagjerohej kërkesa, ndaj kur futesha në montazh e kisha tmerr, aq më tepër kur vija nga një lodhje e madhe që kalonte në kalavar mundimesh. Këto janë të vërteta, por kurrë nuk thamë u lodhëm apo të merreshim me thashetheme.

Folët shumë gjatë për miqësinë e sinqertë, cilët ishim miqtë tuaj në televizion?

I kisha miq të gjithë, por do të veçoja miqësinë me Ylli Pepon. Ai ishte një njeri korrekt dhe regjisor i talentuar. Miqësinë me të e ruaj edhe sot. Bile dua të theksoj se ai ka qenë i pari që ka shkruar për mua. Ka thënë që “Stoli Beli është dekania e parë e Televizionit Shqiptar”. Por miqësi të mirë kam pas edhe me Petro Latin, Flamur Topin, Mevlan Shanajn, Zerina Kuken, Heroina Deliun, Tefta Radin, Luiza Papavangjelin, Sivana Braçen, etj.

Kur u larguat nga televizioni dhe si u larguat?

Unë punova në televizion deri në vitin 1991, vit kur erdhi demokracia. Mendova se mund të rrija ende dhe të jepja eksperiencën time, por jo, nuk ndodhi kështu. Pra, nga viti 1960 deri në vitin 1991, plot 31 vjet në televizion, pa diskutuar vitet e para në radio, erdhi dita dhe më larguan pa të keq. Një jetë të tërë në këtë institucion. U futa vajzë e re dhe u largova me thinja. S’di si t’i përshkruaj ato vite pune plot vrull, dinamizëm, heshtje… Pastaj më nxorën në pension. Dola në pension, sikur isha një njeri që kalon në rrugë për herë të parë. Pa asnjë interesim nga drejtuesit, pa asnjë takim të veçantë… As u mblodh kolektivi. Dola në pension, sikur të isha një çobaneshë e fshatit, pa asnjë ceremoni. Lashë pas 31 vite punë dhe mora me vete, po aq vite heshtje dhe kush? Unë spikerja e parë e TVSH-së. Jo se isha unë. Fati e solli që isha unë, por mund të ishte dhe një tjetër e ky duhej të respektohej si njeri historik, jo si stoli individuale.

Emisioni i fundit

“Ah, kur e kujtoj, lotoj. Ishte emisioni “Muzikë për të gjithë”. Një emision që gjeti vendin e vet dhe u pëlqye nga të gjithë. Nuk e di sa vazhdoi kur ika unë, por di që ishte një ndër emisionet më të spikatur të asaj kohe. Më ndjek pas ky emision, pasi muzika është ilaç shpirtëror, është magji, është art relaksues”.

Pengu

“Pengu, pengu, pengu. Jeta jonë mbushur me pengje. Pengje nga më të ndryshmet. Ndoshta dhe nuk mund ta thosha, por më rëndon, më sëmbon, më bën shumë të spostuar. S’e di pse s’ma dhanë në 50-vjetorin e RTSH-së titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”. E kanë marrë shumë vete, këngëtarë, artistë, futbollistë, po unë që hodha themelet, që dhashë lajmin e parë në televizionin e parë shqiptar nuk më takoi ky titull në atë?

S’e di… Kur mund të them që nga drejtues të RTSH më kishin përgatitur që do të merrja këtë titull atë 50-vjetor (2010). S’di pse më gënjyen! Jam shumë e ofenduar në ato ditë (loton). Besoj se e meritoj. Kurrë s’kam parë rrogën që kam marrë, kurrë skam parë akrepat e sahatit, kurrë s’kam trokitur për një problemin tim. As për shtëpi s’kam trokitur… As për pagesë jashtë orarit… Dhe ja shpërblimi. Heshtje…harresë… Unë e doja atëherë atë titull, jo tani që e kanë marrë të gjithë”.

Shoqëria e sotme shqiptare

“Ah. Shoqëria jonë… Ndryshime të pabesueshme. Shoqëritë ndryshojnë, por nuk tjetërsohen në këtë mënyrë. Sot është një shoqëri maskiliste. Femra s’ka hapësirat e duhura. Dhe në diktaturë femra ishte më e orientuar, më e respektuar. Gjithë të këqijat i sjell numri i madh i partive, kjo më shqetëson. Sa më shumë parti, aq më pak kujdes për shtetin. Partitë e shumta e shikojnë shtetin si lopë për ta mjelë, kjo është e vërteta. Shteti, pushteti është përgjegjësi, jo privilegj. Kush do e kupton, kush nuk do, e anashkalon”.“Albanian Free Press”

Rrëfehet spikerja e parë e televizionit shqiptar: Kur dëgjova fjalën “fillo”, mu drodhën gjunjët Read More »

Në kuadër të projektit Të dua Arbëri (Foto)

Teatri Kame do të jetë mikpritës i festës së arbereshëve të Frascinetos, Itali që vijnë në Shqipëri në 1 deri në 6 maj, në kuadër të projektit Të dua Arbëri, projekt i Albanian Excellence dhe shoqatës Vorea, mbështetur nga Bashkia Tiranë!!!

Tradita 600 vjeçare e gjakut të Arberit në magjinë, bukurinë e mikritjen e këtij ambjenti do të prezantohet nga tri breza në gatime, kënge, valle, teater, të gjitha në gjuhën arbëreshe!!! Ju ftojmë te jeni pjesë e kësaj feste të madhe më 1 maj duke nisur nga ora 13.00!!!

Nga Flora Nikolla

Fotografia e Flora N. Nikolla

Fotografia e Flora N. NikollaFotografia e Flora N. Nikolla

Në kuadër të projektit Të dua Arbëri (Foto) Read More »

Çfarë ishte Aleksandri i Madh, grek maqedonas apo ilir?

Është e tepërt ta themi,që Aleksandri i madh i Maqedonisë,është një nga figurat më të shquara të lashtësisë, i cili me bëmat dhe  veprimtarinë e tij gjeniale, solli ndryshime epokale. Lavdinë dhe bëmat e tij i lakmonin Jul Çezari, Pirrua i Epirit, Hanibali i Kartagjenës   dhe më Pas Napoleon Bonaparti. Një figurë e të tilla përmasave, është e përligjur që të jetë pjesë e krenarisë kombëtare e vendit dhe popullit të cilit i përket. Në ditët tona, Në Shkup të Maqedonisë, po ngrihet një shtatore madhështore e Aleksandërit me vlerë disa milion euro.

Si të mos mjaftonte sherrnaja e pazgjidhur greko-maqedonase për emrin e Maqedonisë, ky veprim nga Greqia konsiderohet si sfidë e hapur dhe nuk vonuan të bëhen protesta zyrtare.Një grindje për një problem që në aspektin kohor u takon njëzet e tre shekujve të shkuar! Me këtë rast, është me interes, që lexuesi të njihet më mirë me disa të dhëna për atë se çfarë ishin Maqedonia ,maqedonasit dhe vetë Aleksandri i madh : grekë, maqedonas apo ilirë? Të dhëna të shumta e të hollësishme, për përgjigjen e kësaj pyetjeje, lexuesi mund të gjejë në esenë historike “Aleksandri i Madh i Maqedonisë”,me nëntitullin “Miti dhe njeriu”.Në këtë ese, duke u mbështetur në dokumentacionin dhe të dhënat e shumta historike, me një këndvështrim të ri, bëhen përpjekje për një analizë karakteriale të personalitetit, psikologjisë dhe botës shpirtërore, natyrës së tij heroike, trimërisë, diturisë, dashurisë, bujarisë, por edhe egërsisë dhe mizorisë.

Paraqitet  gjenialiteti i tij si gjeneral, strateg dhe takticien nga më të mëdhenjtë që njeh historia, që doli gjithmonë fitimtar në fushbetejë. Libri është  botuar nga “Luma Grafik” në Tetovë, në vitin 2010. Midis të tjerash, për pyetjen që bëhet në titullin e këtij shkrimi,  në libër vihet në dukje se: Në shekullin IV-III-të p.e.r.,Maqedonia ishte një shtet i vogël, që niste në veri aty ku mbaronin tokat greke, në tre anë kufizohej me Ilirët, Epirotët,Lynkestët dhe Peonet dhe vetëm në lindje me tesalët grekë. E ndodhur nën trysninë e fqinjëve të vet, ajo luftonte për ekzistencën e saj. Për grekët, Maqedonia dhe populli i saj ishin një vend dhe popull barbar, pra jo grek.

Maqedonasit ishin më të afërt me Ilirët. Historiani grek i lashtësisë Straboni, dëshmon se: ”Maqedonasit dhe Ilirët, flisnin gjuhë të ngjashme, kuptoheshin me njeri-tjetrin, kishin sjellje dhe zakone të përbashkëta”. Kur mbreti maqedonas Aleksandri i I, (485-440 e.v.),kërkoi të merrte pjesë në Lojërat Olimpike, kërkesa ju refuzua, pasi maqedonasit ishin një popull barbar e jo grek. Mendohet se maqedonasit, ishin filiza të dalë nga trungu me rrënjë Iliro-Dorike. Mbretërit maqedonas, për nevoja të administratës dhe kancelarive, futën në oborrin mbretëror greqishten dhe stimuluan kulturën greke, kurse populli fliste gjuhën e vet e cila i përkiste një të folme ilire me disa elemente të greqishtes dhe trakishtes. Mbreti Filip i II, ati i Aleksandërit të Madh, ishte bir i një nëne ilire, nga Lynkestët. Edhe vetë ai u martua me disa gra ilire, ndër to Olimpia, nëna e Aleksandërit të Madh, princeshë epirote, bijë e mbretit Neoptolem. Mbreti Filipi i II-të, nuk e ndjente veten grek.

Ai bëri luftëra të pandërprera kundër grekëve, deri sa arriti të pushtonte thuajse tërë Greqinë dhe i detyroi, që  ata ta pranonin si hegjemon. Por si e quanin vetë grekët Filipin dhe maqedonasit? Sipas Plutarkut, Demosteni, orator dhe burrështetas grek, u drejtohet kështu athinjotëve:” Filipi, jo vetëm që nuk është grek, dhe kurrfarë lidhje farefisnore nuk ka me grekët, por është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë!”I  tillë  ishte Filipi për grekët , deri aty nga viti 1840, sa u promovua”Megali  Idea”, pas kësaj, qëndrimi për të ndryshoi , ai u vlerësua dhe u quajt nismëtari i bashkimit të qytet-shteteve greke në një shtet të vetëm! Le të vijmë te Aleksandri.

Mbretëresha Olimpia,u kujdes që i biri,të ndjehej shpirtërisht ilir. Deri trembëdhjetë vjeç ,kishte mësues ilirë (epirotë ) nga Dodona dhe nuk dinte greqisht, por maqedonisht. Greqishten ia mësoi më pas, mësuesi i tij filozofi Aristotel. Ilirishten, e përvetësoi më mirë kur pas zënkave me të atin, bashkë me Olimpian shkuan në Epir dhe Iliri ku qëndroi afro një vit. Plutarku, shkruan se në çaste zemërimi apo nervozizmi, ai u fliste shokëve të afërt maqedonisht. Edhe komandat ushtarake, kalorësisë që komandonte, ia jepte në gjuhën amtare, pra maqedonisht. Në një gjyq ushtarak, Aleksandri i kërkoi gjeneralit Flota që trupit gjykues ti fliste maqedonisht, pasi anëtarët maqedonas nuk e kuptonin greqishten. Pa përmendur faktet e shumta, maqedonasit e lashtë nuk ishin popullsi greke. Të qe ndryshe, Aleksandri nuk do të quhej i “Maqedonisë”, por i “Greqisë”.

Ndërsa admironte kulturën, filozofinë dhe artin grek, Aleksandri nuk u besonte grekëve. Në fushatën e tij për pushtimin e lindjes, në ushtri nuk kishte më shumë se tremijë trupa greke, ndërsa nga ilirët arrinin në shtatë mijë. Këto trupa komandoheshin nga gjeneralë ilirë. Ai pati rast të zhgënjehej nga grekët. Ruajtësi i thesarit Arpali nga Athina, u arratis nga Babilonia duke marrë me vete thesarin dhe qindra ushtarë grekë. Për grekët, Aleksandri ishte një armik, pushtues i vendit të tyre dhe shtypi pa mëshirë me zjarr e hekur kryengritjet e tyre. Por pavarësisht nga këto, Aleksandri i Madh i bëri një shërbim të vyer  përhapjes së qytetërimit helenik, atë që u quajt revolucioni aleksandrin, çeljen e një ere të re në historinë e njerëzimit. Është kjo arsyeja, që historianët dhe historiografia greke e kanë bërë Aleksandërin e Madh të Maqedonisë të vetin edhe pse ai ishte Maqedonas.

Territori i Maqedonisë së lashtë, asnjë herë nuk ka qenë i pushtuar apo sunduar nga grekët, përkundrazi, Greqia ka qenë e pushtuar nga maqedonasit. Pas pushtimit romak, ajo u shpall provincë më vete dhe nisi romanizimi i një pjese të popullatës. Pas krijimit të Perandorisë Bizantine, perandorët grekë të Bizantit, u kujdesën për vazhdimin e procesit të helenizmit të maqedonasve. Në shekullin VI-VII-të, pas dyndjeve sllave në Ballkan, në një pjesë të Maqedonisë Veriore, territore që historikisht u përkisnin fiseve ilire të Peonëve, u vendosën ngulimet sllave, pasardhës të-të cilëve janë të quajturit maqedonas të sotëm, të cilët asnjë lidhje nuk kanë me maqedonasit e lashtë. Pas luftërave ballkanike , përmbysjes së Perandorisë Turke, pjesa më e madhe e territoreve të Maqedonisë historike, u përfshi në shtetin grek. Pas kësaj, ata pretendojnë se kanë  të drejtë të përvetësojnë edhe trashëgiminë e saj historike, kur s’ka zotdalës të tjerë.

I.M.Qafëzezi, më 1929, në parathënien e librit “Historia e Lekës së Madh” Sjell shumë argumente për qenien liro-shqiptare të Lekës. Në nderim të Lekës, qeveria shqiptare quajti monedhën kombëtare “Lek”. Mbreti Zog, në nderim të Aleksandërit e quajti trashëgimtarin e vet,në variantin shqiptar tw këtij emëri Leka, kështu quhet edhe biri i Tij princi Leka. Mendime dhe hamendësime të tilla, shpesh të mbështetura me interpretime gjuhësore, duke filluar nga vetë emri: Aleksandër(A-le-si-në-andërr) apo me variantet e shumta të këtij emri në shqip si:Leka,Leko,Sandri,Leksandër,apo të trajtës femrore si Leksandra,Leksa,Sandra etj qarkullojnë edhe në ditët tona.

Por për hir të objektivitetit, duhet pranuar, që maqedonasit dhe Ilirët ishin të një trungu etnik, por përbënin etnitete më vete. Për hir të objektivitetit historik, duhet pranuar se Aleksandri i Madh, nuk ishte as grek, as ilir, por maqedonas, bir i një kombi që në rrjedhat e shekujve, si shumë kombe të lashtë u asimilua apo tjetërsua. Zotëruesit e sotëm të territoreve të Maqedonisë antike, nuk kanë të drejtën e përvetësimit të zulmit dhe lavdisë të këtij personaliteti gjenial.

Çfarë ishte Aleksandri i Madh, grek maqedonas apo ilir? Read More »

Gjendet piktura e famshme e Chagall e vjedhur 30 vjet më parë në New York

Një pikturë e Marc Chagall e vjedhur në New York 30 vjet më parë është gjetur nga Fbi dhe do t’i kthehet trashëgimtarëve.

Piktura, e titulluar ‘Otello dhe Desdemona’, është mbajtur e fshehur për vite në një depo të Marylan, kështu që poseiduesi i saj nuk ka pasur kurrë mundësinë ta varë në murë.

Ai u përpoq vitin e kaluar me këshillën e një galerie për ta shitur, por nuk arriti dot dhe ja dorëzoi pikturën Fbi-së. Piktura ishte blerë nga një çift, Hellers, në vitet Njëzet dhe u vodh nga apartamenti i tyre në 1988, atëherë ata 80 vjecar, në Mahnatan, në Upper East Side.

Pasi ishin kthyer nga pushimet vjetore prej dy muajsh nga Aspen, në Colorado, çifti kishte gjetur apartamentin bosh nga pikturat dhe bizhuteritë, tapetet, të gjitha me një vlerë rreth 600 000 dollarë.

Hetimi zbuloi që kishte qenë një punëtor që kishte marrë ‘Otellon dhe Desdemonen’. Në një ankand të 1974 piktura ishte vlerësuar me një vlerë nga 50.000 në 65 000 dollarë.

Trashëgimtarët e pikturës kanë thënë që do ta shesin dhe do të shlyejnë sikuracionin, ndërsa pjesën që mbetet do ja japin organizatave jo fitimprurëse.

Gjendet piktura e famshme e Chagall e vjedhur 30 vjet më parë në New York Read More »

Hapet pavioni i ri i Skëndërbeut në Muzeun e Forcave të Armatosura

Në nder të Gjergj Kastriotit Skëndërbeu është çelur një pavion i ri në Muzeun e Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen sende që kanë lidhje me heroin kombëtar. Ministrja e Mbrotjtjes, Olta Xhaçka shprehu angazhimin e ministrisë që drejton për të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër në vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut.

Në Muzeun e Forcave të Armatosura është çelur një pavion i ri që i dedikohet heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Në këtë pavion janë të ekspozuara sende që kanë lidhje me heroin kombëtar, armë të përdorura në atë kohë, harta dhe stema të principatave të Arbërit dhe mjaft dokumenta të tjera.

E pranishme në aktivitet Olta Xhaçka shprehu angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes në veprimtaritë që do të zhvillohen në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut, që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.

Olta Xhaçka: “Ky pavijon është vetëm një simbolikë e angazhimit tonë për Vitin e Skënderbeut, ndërkohë që, muaj më parë FA kontribuoi në rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve dhe monumenteve të kulturës në të 12 qarqet e vendit.

Shumë shpejt në kuadër të angazhimeve për Vitin e Skënderbeut, truproja e nderit dhe orkestra frymore e FA do të kenë një imazh tërësisht të ri dhe dinjitoz për të përfaqësuar një vend, ku heroi kombëtar ka qenë një prej strategëve më të mëdhenj të luftës. Historia dhe faktet dëshmojnë se, kur vlerat më të mira të traditës sonë projektohen në të ardhmen, e sotmja është edhe më e sigurt.”

Në çeljen e këtij pavijoni ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vullnet Sina, si dhe mjaft ushtarakë të lartë dhe të ftuar të tjerë.

Hapet pavioni i ri i Skëndërbeut në Muzeun e Forcave të Armatosura Read More »

Bashkia Vlore : Miresevini ne Vlore – Do t’ju magjeps gjithcka qe ofron qyteti dhe fshatrat e tij te mrekullueshem !

Vlora është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë dhe për këtë duhet të jemi krenar. E quajtur “Qyteti I flamurit”, “Qyteti me dy dete” ose “Porti Jugor i Adriatikut” konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj të bukura, gadishulli I Karaburunit, ishulli I Sazanit, kalaja e Kaninës, Laguna e Nartës, Lumi Vjosa, me shumë plazhe, monumente, njerëz, produkte, toka dhe det etj.

Cfare duhet vizituar.

Në qendër të qytetit ngrihet “Monumenti I Pavarësisë” në festën e këtij eventi historic. Afër, shtrihet me nje pamje interesante Mozaiku I Muradies, i ndërtuar në vitin  1542, nga arkitekti I famshëm Sinani (që gjithashtu ka ndërtuar mozaikun e Sulejmanit në Stamboll). Një pikë krenare e Vlorës është edhe Kuzum Baba, pika më e lartë e këtij qyteti, e cila ofron panorama të mrekullueshme të të gjithë Vlorës me pamje nga deti. Në very te qytetit shtrihet Laguna e Nartës, e dyta më e madhja në Shqipëri. Natyrëdashësit do të gjejnë vendin ideal për ta. Laguna është e pasur me peshq dhe me gjallesa ujore dhe ka përmbajtje të lartë kripe.

Fshati I Nartës dhe Zvërnecit, të njohura per prodhimin e verës së tyre artizanale, janë afër gjirit të Lagunës. Kështu njerëzit mund të shijojnë peshkun e freskët dhe verën e bërë vetë. Aty mund të vizitosh edhe Manastirin e Zvernecit. Në ishullin e vogël të Zvërnecit ndodhet kisha Bizantine e Shën Mëris, e ndërtuar në shekullin e 14. Ishulli është I mbuluar nga pemë mesdhetare. Bashkë me pikën e Triportit, e bëjnë ishullin një vend shumë tërheqës.

Jo largë nga qyteti, në një pikë dominante është Kalaja e Kaninës në fshatin e Kaninës, e cila I përket shekullit të 3të, dhe ka qënë pronë në të cilën është rritur Donika, gruaja e heroit tonë nacional Skënderbeut.

Vlora ka një pozitë të favorshme gjeografike si portë hyrëse në Rivieren Shqipëtare, dhe është perla për turizëm. E fillojmë nga “Uji i Ftohte” sepse është burim I ujit të ftohte, dhe vazhdojmë me tunelin I cili është kufiri natyror midis  detit Adriatik dhe Jon. Aty fillon rruga për Rivierën Shqipëtare. 10 km. nga Vlora, Radhima është fshati me shumë hotele luksoze dhe piktoreske qe presin vizitoret te kalojne pushimet e tyre ne Vlorë. Do tju tregojme disa prej tyre në faqet në vazhdim. Duke lënë qytetin pas dhe duke udhëtuar drejt Sarandës, ne arrijmë në qafën e Llogorasë dhe Parkun Nacional, I mbuluar nga pyje te dendura pishash. Afër, ndodhet fshati turistik për të cilin do tju tregojmë ne faqet në vazhdim. Llogoraja është vendi Ideal për hedhje me parashuta. Është I njojtur për evente europiane në lloje të ndryshme sportesh. Llogaraja është një vend I rrallë ku ajri I fresket dhe I pastër I malit ndërthurret me ngrohtësinë e detit.

Traditat tona të rralla kulturore.

Vlora nuk është e njohur vetëm prej heronjve dhe luftëtarëve të qytetit,por sepse njerëzit e fshatrave të Vlorës janë të gjithë këngëtar, ata kultivojnë një zhaner specific të muzikës, folkun karakteristik të cilin askush nuk e këndon sic e këndojnë ata. Grupi polifonik I Vlorës është unik në të gjithë Botën. Së fundmi “Polifonia Labe” (e ashtuquajtur folku karakteristik) është pjesë e 50 riteve spiritual të Botës. Një fakt tjetër që e bën Vlorën të famshme është, pemët e ullirit. Ju mund të shijoni vajin e bërë nga fabrikat tona, I cili është më I miri në llojin e vet.

Akomodimi.

Strukturat e akomodimit në Vlorë janë luksoze dhe ofrojnë kushte shumë të rehatshme. Si gjithë Shqipëria, edhe në vlorë cdo gjë është ndërtuar 15 vitet e fundit, kështu që mobilimi dhe teknologjia e hotelit është pothuajse e re.

Gastronomia.

Vlora është një qytet I vecantë sepse në të njëjtin restorant ju mund të shijoni produktet e mishit dhe të peshkut. Ju mund të shijoni frutat e detit dhe peshkun dhe njekohësisht qengjin në hell. Në restorantet e Vlorës ka një shije unike. Kjo ndikohet prej tokës ku janë rritur, plot jod dhe kripë, e cila vjen nga erërat e detit Jon, kjo u jep një shije speciale qengjave.

Argëtimi

Ju mund të ushtroni të gjitha llojet e sporteve ujore ose ajrore, dhe gjithashtu mund të shkoni në mal. Udhëtime të gjata apo të shkurtra, parashutizëm, zhytje, lundrim në hapësira të mëdha, janë disa nga aktivitetet më interesante që Vlora ofron për pushuesit jo vetëm në verë.

Gjenden kompani të ndryshme në Vlorë që organizojnë sporte të ndryshme. Ato ofrojnë ndihmë në zhytje, për të eksploruar ujërat e dy deteve të Vlorës. Mund të shkoni tek “ekspedita blu” për të përjetuar eksperiencat në ujrat me kontakt me OUTDOOR ALBANIA, një grup në gjithë Shqipërinë. Në Vlorë gjatë pranverës kur deklarohet hapja e sezonit turistik, organizohet një aktivitet I rëndësishëm, Exploring Albania.

Gjithashtu në mënyrë individuale mund të ushtrosh sporte ujore si: sërf, gara me motorrat ujor, dhe të bëshë udhëtime të gjata në plazhin e Karaburunit, I cili ofron mundësi të pafundme për të vizituar shpellat e këtij gadishulli si dhe botën nënujore.

Në parkun nacional të Llogorasë ju mund të gjeni një faun dhe florë të pasur në thellësinë e pyjeve të parkut. Për alpinistët një mundësi e mirë është të arrinë në maj të malit të Cikës, të shijojnë panoramën magjike të detit, të ndërthurrur me male dhe pisha.

Përsa i përket jetës së natës, klube dhe disko organizojnë koncerte të mëdha ku këngëtarët shqipëtar ose të huaj këndojnë live.  Një ndër këto klube mund të përmendim Summer Depo.

Ardhja në Vlorë është një zgjedhje e zgjuar, sepse është vendi që e viziton dhe e mban mend. Duke eksploruar Vlorën ju mund të shikoni vende shkembore, por duke hyrë brënda mund të shikosh një natyrë shumë të bukur, ushqim të shijshëm. Vlora është qyteti magjik, me njerëz mikpritës, solar, dinamik, të qeshur, pak impulsive por të sinqertë.

Qarku I Vlorës përfshin zona të mëdha të Shqipërisë në të cilën përshihet edhe Riviera Shqipëtare. Dy parqe nacionale dhe rezervate janë të përfshira si tërheqje natyrore të Vlorës, që ofrojnë 48 monumente natyrore të 3 kategorive. Aventura turistike ju garantohet pasi ju keni parë të paktën tarracën e Kuzum Babas, tarracën e Ujit të Ftohtë, shpellën e Gramës, Haxhi Alia në Karaburun, shpëlla e Lepenicës, maja e malit të Cikës, kanioni I Gjipes dhe pisha flamur në Llogora.

Vlora është e rëndësishme për fkatin se ofron potenciale të mëdha për turizmin blu dhe jeshil. Në parkun nacional të Llogorasë mund të ushtrosh dhe turizmin e bardhë gjithashtu.

Parku nacional ujor i ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit.

Ky është parku më I ri në Shqipëri që përfshin zonat ujore te ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit poshtë ujrave blu të detit Jon. Një florë dhe faun e pasur ndodhet në zonat e këtij parku, të deklaruar në Maj të vitit 2010 si parku nacional I 15 I Shqipërisë.

Shumëllojshmëria e tokave është e rëndësishme për zonën mesdhetare, me pyjet alpine dhe subalpine, pishat (pinus nigra) dhe pinus peuce, pinus leucodermis, pisha maqedonase, pyjet konifer, shenja tipike mesdhetare, flora tipike e shkëmbinjve ujor etj. Në ujëra ne mund të shohim delfin (Delfinus Delphi dhe Tursiops Trumcatus) dhe lloje të tjera të mbrojtura nga konventa të ndryshme. Në ujërat e Karaburunit ka Foka (Monachus monachus) një nga llojet që është në rrezik zhdukjeje. Zondat me bimë endemike dhe subendemike si Taxus Bacata, Ceratonia Siliqua, etj. Zonat janë me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit. Parkut nacional I bashkangjitet edhe ishulli I Sazanit. Kjo sjell zhvillimin masiv të turizmit nënujor. Deri tani grupe të ndryshme profesionale organizojnë ekspedita zhytjeje për amator dhe profesionist.

Laguna e Nartës ndodhet në pjesën very perëndimore të qytetit të Vlorës. Ajo është e pasur me toka të lagura , me zogj ujor, me një florë tipike mesdhetare të tokave të kripura. Narta është laguna e dytë më e madhe në gjithë Shqipërinë përsa I përket zogjve të ujit, dhe kjo e bën atë një nga zonat natyrore të mbrojtura. 20 mijë zogj dimri që përfshin 40 lloje. Burim ushqimi për pelikanin kacurrel (Pelicanus Crispus) dhe për flamingon (Phenicoperus Ruber) rreth lagunës rritet një faun e pasur tipike e ligatineve mesdhetare. Zona e Zvërnecit është e famshme për tërheqjen të ndërthurur me pasurinë tradicjonale dhe kulturore  që ka një potencial të lartë për zhvillimin e turizmit. Brenda në Lagunën e Nartës shtrihet ishulli I Zvërnecit, I famshëm për Manastirin e vjetër që ka vlera kulturore.

Kushtet klimatike.

Vlora ka një klimë të ndërthurur malore dhe detare. Vera është e freskët me shumë diell, dhe dimri I ftohtë dhe I lagësht.

Flora dhe fauna.

Flora konsiston ne pyje konifer si pisha e zez. Pemët janë përgjithësisht mesdhetare, shumë të vjetra por të rëndësishme për ekoturizmin. Fauna e parkut është gjithashtu e pasur me rosa, shqiponja, ketra, etj.

Sportet dhe aktivitetet.

Llogoraja ka potencial të lartë për zhvillimin e ekoturizmit. Ju mund të organizoni sporte të ndrysme si ngjitje. Mund të bëni ekskursione ose piknik. Kampingu dhe gjuetia janë të lejuara vetëm në zona të caktuara dhe duhet të pyesësh autoritetin.

Cfarë mund të vizitosh.

Pisha flamur 900m mbi nivelin e detit, 20m e lartë me diametër 75 cm, është 100 vjece. Mund të vizitohet në rrugën Vlorë-Llogora-Palas. Shpella e Shën Gjergjit ndodhet në malin e Cikës afër fshatit Tërbac. Shpella karstike 100m e gjatë dhe 3-4m e gjerë. Thuhet që kjo shpell është përdorur nga Teuta e Ilirisë. Mund të vizitohet gjatë rrugës Vlorë-Kotë-Tërbac. Shpella e Lepenicës ndodhet afër fshatit Lepenic, muret e së cilës janë të shkruara me dizajne të ndryshme nga kohët prehistorike. Vizitohet gjatë rrugës Vlorë-Kotë-Lepenicë. Shpella e Haxhi Alisë ndodhet në gadishullin e Karaburunit midis Gjuhëzës dhe Gollovecit. Është 30m e gjatë, dhe 10-12m e gjerë. Mund të vizitohet vetëm nga deti, nga Vlora deri tek kepi I Gjuhëzës.

Ushqimi dhe akomodimi.

Në qoftëse viziton parkun e Llogorasë nuk duhet të humbasësh mundsinë për të shijuar mbretin e kuzhinës tradicionale të zones, qengjin e pjekur në hell. Ky lloj ushqimi ka një shije special sepse rritet ne tokë të kripur të pasur me jod deti. Gjithashtu ja vlen te provohet kosi I deles, ullinjtë, mjalti dhe vera e zonës. Shumë restorante të vegjël apo të mëdhenj e ofrojnë këtë duke filluar që nga Llogoraja deri afër Palasës edhe më tutje. Mundësi akomodimi ka shumë. Ju mund të gjeni hotele të shumta me kushte shumë të mira. Mund të themi se struktura akomoduese më e famshme është “Fshati Turistik Llogora” që ofron një strukturë moderne dhe luksoze.

Monumente natyrore.

Gjeo-monumentet:

Kuzum Baba ndodhet në pjesën lindore të qytetit të Vlorës. Në kodrën Kuzum Baba përreth 30m mbi nivelin e detit, gjatësia shkon 200-300m.

Tarraca e Ujit të Ftohtë, 30 m mbi nivelin e detit, është një shkëmb I vjetër 20-25m i lartë.

Intinerari ujor.

Shkëmbi dhe shpella e Gramë, ndodhet pas Karaburunit.  Gjiri I Gramës ka një breg shkëmbor dhe mund të ketë edhe shpëlla nënujore. Ndodhet dhe një zonë ku skllevërit kanë gdhendur emrat e tyre dhe të dhëna të tjera, që janë burim mesazhesh të rëndësishme për kërkuesit.

Intinerari Vlorë-Himarë

Barrierat korale të grykës së Djallit. Habitati koral ndodhet midis Karaburunit dhe Sazanit, me një thellësi rreth 10m në ishullin e Sazanit. Shkëmbi I Sazanit bie direct në det në formën e një shkëmbi aktiv me një gjatësi prej disa qindra metrash, me altitudë 100-120m. Muret kanë thyerje, gropa, etj.

Mali I Cikës është një thyerje tektonike që është në formën e shkallzimeve me gjatësi 2-8 metra.

Intenerari Vlorë-Llogara.

Shkallëzimet aktive të Dukatit. 300m nga rruga rurale e fshatit Dukat, është një fenomen gjeologjik I rallë nga thyerjet dhe zhvendosjet e lumit 4-5 metra.

Intenerari Vlorë-Dukat dhe Fushë-Llogora.

Ndërprerja e aktive e re e Llogorasë. Në afërsi të fshatit Dukat, në llogore Jug-në anë të rrugës. Ka me qindra metra të sipërfaqes dalje.

Itinerari Vlorë-Dukat Fushë-Llogora.

Kanioni e Gjipesë. Ajo është e formuar nga karst. 800 m të gjatë, 10 m të gjerë, 100-120 m të lartë

Internerari Dhërmi-St. Theodor- Plazhi Gjipe

Dunat toka e Vunoit. Paraqesin peizazhin e degraduar në balta Kuaternarit, 10-15 m të trashë dhe të kuqe, arriti nga lartësitë. Ajo është formuar nga erozioni, intensifikimin e dëmtimin e faktorit njerëzor, dëmtimit vegjetacionit, zjarret.

Internerari Vlorë- Vuno ose Himarë-Vuno.

Rrethi i Gruas së Vjetër. Brataj, rreth 800 m mbi nivelin e detit, në formë si një vulë me tre qarqe, në  gur gëlqeror formuar nga karstiket.

Vlorë-Kotë-Brataj-monument.

Dunat e Nartes. Dunat janë një grup prej 5-6 m të lartë dhe 20-30 gjerë m. Të mbuluara me bimësi, bari, shkurre, pisha mbillen 50 vjet më parë.

Internerari Kriporja- Gjiri i Nartës

Delta e lumit Palasa. Përbën në një kon të formuar nga depozitimi lumë, më i madhi në vend, me gjatësi 900 m, ndërsa baza kon është rreth 2 km, ku është plazhi ranor.

Internerari Vlorë-Llogora-Palasë

Shpella e Shën George. Në shpatin e Cikës, i njohur si “Shpella e bletës”, e “Shkembit të kuq”. Krijuar nga karstike në gëlqerorë, 100 m të gjatë, 3.5 m të lartë. Rreth 8 m nën hyrje shpellë, është një mur I  lashtë. Besohet se shpella është përdorur nga mbretëresha ilire Teuta.

Vlorë-Kote-Tërbaç-shpellë.

Shpella e Ramikas. Shushicë, 1000 m mbi nivelin e detit. Krijuar nga karstike në gëlqeror, Konsiston në nguhtime dhe zgjerime me një madhësi prej 10-15 m.

Internerarin Vlore-Kote-Ramicë.

Shpella e Velçës. Brataj. Krijuar nga karstike në gëlqeror, Konsiston në ngushtime dhe zgjerimet dhe ka mikroforma. Disa metra të gjatë, 5.7 m të gjerë dhe të lartë. I njohur si zgjidhjen e njerëzimit neolitik, ende e pashkelur.

Itinerari o Vlorë-Kote-Velçë

Shpella i Boderit. Shushicë, 800 m mbi nivelin e detit. Krijuar nga karstike në gëlqerorë, është dy kate, rreth 200 m të gjatë, 10-15 m të lartë dhe të gjerë.

Itinerari Vlorë-Kotë-Smokthinë.

Shpella e Haxhi Alisë. Karaburun midis kepit të Gjuhëzës dhe Goloveci. Krijuar nga karstike në gëlqerorë mbi 30 m të gjatë, 10-15 me 10-12 m të lartë dhe të gjerë. Emri është i lidhur me emrin e marinarit  Haxhi Alia.

Itinerari Vlora- Kepin e Gjuhëzës

Shpella e shkruajtur e Lepenicës. Brataj. Krijuar nga karstike në gur gëlqeror, ku shumë vizatime të lashta janë zgjeruar në mure.

Vlorë-Kotë-shpella e Lepenicës.

Shpella e Bilbilejve. Grup i vogël i shpellave në gëlqeror karstikike në malin e Cikës, pranë Tërbaçit, Vranisht. Njohur dhe i quajtur si Shpella e Peshnjës. Këta njerëz janë strehuar nga pushtuesit.

Vlorë-Kotë-Tërbaç-Peshnjë.

Shpella e Porto Palermos. Në gjirin e Palermos. Shpella karstike, më pak të njohur.

Itinerari Himarë-Porto Palermo.

Shpella e Piratëve. I ndodhur pranë shkëmb detar në Manastirin të Shën Teodorit. Është shpellë karstike. Piratët janë strehuar atje me anije të vogla. Një shkëmb i ndarë në dy pjesë bllokon aksesin.

Plazhi i Dhërmiut.

Shpella e Serianit. I ndodhur në qytetin e Himarës. Njohur dhe me emrin “Shpella e Odisesë”. Është e njohur si shpellë karstike 20 m të gjatë, 7.8 m të lartë dhe të gjerë.

Shpella e Dukgjonit.  Në Gjirin e Bristani. Kjo është një e njohur si shpelle karstike 30-40 m të gjatë, 20-25 m të gjerë dhe të lartë, me pellgje ujore etj

Itinerari I Orikum- Kisha e Marmiroit- Këmba e Kanalit.

Vrima e Vranishtit. Mali Bogonic, 1000 metra mbi nivelin e detit. Përfaqëson një vrimë karstike të zgjeruar.

Itinerari Vlorë-Kotë-Vranisht

Hidro-monumentet

Ujëvarë e Ramicës. Brataj. E njohur dhe e quajtur si “Fell doën ëater.” Formuar nga rrjedhja e ujëerave të Ramicës në shkëmbinj gëlqerorë, 10-12 m të lartë. Uji bie në një gropë rreth 1.5 metra të thellë.

Itinerari Vlorë-Kotë-Ramicë-Gjinoçicë.

Burimi kripur i Bashaj. Kjo është një burim karstik I kripur. Duket se gjatë rrugës përshkon shtresa kripë nëntokësore.

Vlore-Kote-Bashaj itinerarin.

Laguna Limopuo. I ndodhur në afërsi të fshatit Zvërnec. Ajo është e laguna bregdetare me biodiversitet të lartë të kripës karstike.

Itinerari Vlore-Pylli I Sodës- Zvërnec

20 Bio-monumente

Pema e Buronjat.

Pisha Flamur in Llogora.

Pema e Tërbaçit.

Rrapi i Dukatit.

Pema e Izvorit.

Rrapi i Tragjasit të vjetër.

Rrapi i Shënvarvarës në Velçë.

Pema e Drashovicës.

Pemët e ullinjve të Trumbullit në Karbunarë.

Pylli I  Zvërnecit.

Pemët e Steeple-t.

Lisat e  Pilurit.

Pema e  Kosmarit.

Pema e Palasës.

Pema e shkollës Nr.1.

Rrapi I xhamisë.

Pema e Spigot.

Pemët e Zareli.

Pema e Shatërvanit të Madh.

Pema Laze.

Bashkia Vlore : Miresevini ne Vlore – Do t’ju magjeps gjithcka qe ofron qyteti dhe fshatrat e tij te mrekullueshem ! Read More »

Mesoni me teper per legjenden e Marenes !

KISHA DHE SHPELLA E SHËN MARENËS
Kisha dhe Manastiri i Shën Marenës së Llëngës, ndodhet jo larg këtij fshati, në anën veriore të tij, mbi një breg nga ku pamja përreth është shumë e bukur, me male, pyje e livadhe. Në këmbë të këtij vendi rrjedh si një përrua i madh e ujëplotë, lumi i Shkumbinit, që e merr fillimin e tij prej këtyre anëve.
E gjithë kisha është e mbuluar në pjesën e brendshme me piktura murore (afreske). Tematika e pikturave është ajo e zakonshmja e kishës ortodokse. Muret e kishës janë të ndarë në pesë breza horizontalë. Në brezin e katërt paraqiten skena nga martirizimi i Shën Marenës, shenjtores së cilës i dedikohet kisha.
Këto piktura janë bërë nga dora e mjeshtrit të talentuar Kostandin Shpataraku. Realizimi i tyre është bërë 10 vjet më vonë se ikonat e kishës së Ardenicës në Lushnjë. Kjo flet për pjekurinë artistike të piktorit. Kostandin Shpatarakut i përkasin një pjesë e ikonave të ikonostasit, duke përfshirë kryqin mbi ikonostas, dyert e bukura, një balldakin me 15 figura dhe 17 ikona të vogla me skena nga jeta e Krishtit dhe Shën Marisë. Pikturat murore të kësaj kishe janë punuar prej tij më 1754 me porosi të qytetarëve, klerikëve dhe esnafëve të qytetit të Llëngës”.
Dita e Shën Marenës, ndonëse bie më 17 korrik (sipas kalendarit të ri), festohet më shumë më 30 korrik (sipas kalendarit të vjetër), sipas një tradite të krijuar prej vitesh. Në këtë festë marrin pjesë e vijnë jovetëm besimtarët e fesë së krishtere, por edhe ata të fesë myslimane; jo vetëm nga Mokra Sipër e rrethi i Pogradecit, por edhe nga krahina të tjera si Korça e, sidomos, nga fshatrat e Librazhdit e madje të Elbasanit. Kishës së Shën Marenës i atribuojnë veti çudibërëse. Besimtarët besojnë në vetitë çudibërëse të Shën Marenës, i luten asaj dhe hedhin ndonjë monedhë e ndezin qirinj në kishë, në mënyrë që shenjti t’i ndihmojë në zgjidhjen e ndonjë halli apo në shërimin e ndonjë sëmundjeje.


Legjenda për Shën Marenën
Për jetën e shenjtores tregohen dy variante:
Varianti i parë. Ajo është shfaqje e shpirtit të Shën Marenës, e lindur në fshatin Qesan të Pisidisë në Azinë e Vogël në vitin 270 pas Krishtit, e cila ka qënë një nga shenjtoret më të reja në moshë, shumë e njohur dhe shumë çudibërëse. Sipas këtij varianti janë pikturuar edhe pikturat murore (afresket) në muret e kësaj kishe nga piktorët që përmendëm më sipër. Ky variant gjendet edhe në librin “Shën Marena midis nesh” të Gaqo Bazes..
Varianti i dytë. Shën Marena është shenjtorja e krahinës, e cila ka ardhur në këtë vend prej diku nga larg. Ajo ia kushtoi jetën e saj Zotit, e ka ardhur këtu për t’u ardhur në ndihmë njerëzve. Pra një personazh konkret.
Në gojëdhënë thuhet se babai i saj ishte pagan dhe nuk deshte që e bija e tij të merrej me përhapjen e fesë së krishterë. Vajza largohet nga shtëpia dhe vjen në Mokrën e Sipërme dhe në fshatin Llëngë, ku jetonte me lëmoshat që i jepnin. Nuk dihet se prej nga kishte ardhur vajza. I ati i saj dërgoi njerëz për ta vrarë, por ajo hyri në shpellë në pjesën më të largët të saj, atje ku ishte më ngushtë, atje ku nuk mund të hynte asnjeri. Ata që e ndoqën dhe hynë në shpellë, nuk e gjetën dhe kujtuan se në atë vrimën e vogël e shumë të ngushtë që kishte mbetur pa u kontrolluar ajo nuk mund të hynte, kështu u larguan. Shën Marena dilte çdo ditë me zbardhjen e ditës dhe lahej në kroin përballë shpellës, që sot quhet Najazmë. Ky ujë është i bekuar dhe nuk prishet, sado të rrijë në një shishe të mbyllur.
Burrat e krahinës së Mokrës e kanë rrahur shumë kurbetin për të nxjerrë bukën e gojës. Shumë kurbetllinj të vendeve të tjera, ku mokrarët kishin shkuar për të punuar, flisnin për çuditë e shenjtorëve. Një ditë u fol për Shën Marenën, për jetën, martirizimin dhe çudirat e saj.


Midis tyre, disa nga Llënga, Niça e Grabova treguan interes të veçantë për të dhe dhanë fjalën se po t’u shkonte mbarë kurbeti, do të ngrinin një kishë me emrin e saj. Me kalimin e kohës ata u pasuruan, por kur u kthyen të pasuruar nga kurbeti, e harruan premtimin e dhënë. Dhe ja, një ditë, shenjtorja u shfaq në krua (sot i thonë kroi i Shën Marenës), ku po mbushnin ujë vajzat fshatare të familjeve të tyre. Të gjitha u mahnitën nga bukuria e saj dhe pyesnin njëra-tjetrën se e kujt ishte kjo vajzë e kur ka ardhur. Shenjtorja iu përgjegj njërës prej motrave të kurbetllinjve:
– Quhem Marena, nuk ju kanë treguar për mua? Apo harruan ? -dhe menjëherë u zhduk.
Të gjitha vajzat ikën të trembura në fshat. Atëhere, i vëllai me emrin Nikolla (emër që është shkruar në pllakën e kishës), mori takim me shokët e tij kurbetllinj dhe më pas bisedoi edhe me parësinë e fshatit për premtimin që kishin bërë. Pati edhe hezitime, sepse emrin e shenjtores nuk e njihnin dhe se në fshat e kishin kishën e Shën Thanasit dhe të Shën Gjergjit.


Kur po bëheshin këto biseda shenjtorja u shfaq në mes të fshatit, ku dëshmoi edhe njëherë veten e saj. Ajo iku drejt vendit të manastirit të sotëm dhe hyri në shpellë duke thënë se këtu banonte. Të gjithë e ndoqën me sy dhe disa shkuan atje. Pas disa ditëve bariu i fshatit kishte parë një vajzë që lahej në krua kur dilte dielli, pastaj shkonte për në shpellë. Kjo dhe shumë shfaqje të tjera i bindën banorët për të ngritur një kishë në vendin ku është sot kryqi. Gjatë transportimit të materialeve të ndërtimit u vërejtën mrekullira. Të gjithë u habitën kur i gjetën materialet në vendin ku shenjtorja dëshironte ngritjen e kishës. Kështu, rreth vitit 1660 u ndërtua kisha e Shën Marenës. Më vonë u dogj dhe u rindërtua përsëri me kontributin e fshatit në vitin 1754.

Mesoni me teper per legjenden e Marenes ! Read More »