Art-Kulture

Zbulim 900 vjecar në Kala te Shkodrës

Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë ditët e fundit në kalanë e Rozafës në Shkodër. Ekspedita arkeologjike polake, e cila po kryen prej ditësh gërmime në këtë kala dhe në pjesën përreth saj që ka gjetur skeletin e një njeriu që mendohet se është 900 vjeçar.

Ai është nxjerrë në sipërfaqe me mjaft kujdes me qëllim që mos të dëmtohej. Arkeologët polakë mendojnë se ky zbulim i përket shekullit të 12-të, pra i kohës së pushtimit turk, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Por për të vërtetuar këtë gjë, skeleti do të dërgohet për ekspertizë në një laborator në shtetin francez, ndërsa përgjigja do të vijë vetëm pas një viti.

Përgjegjësi i arkeologjisë në Shkodër, Helidon Sokoli shprehet se këto kërkime synojnë të zbardhin lashtësinë e kështjellës së Rozafatit, konkretisht gjetjen e gjurmëve Ilire.

“Kemi vazhduar me disa kërkime në tre oborret e kalasë për të parë shtresëzimin e strukturave duke filluar që nga ato më të vonat të perandoris osmane mesjetare, veneciane për të vazhduar më thellë me antikitetin. Kemi disa ditë që kemi filluar dhe jemi akoma në shtresat e periudhës perandoris otomane.

Zbulim 900 vjecar në Kala te Shkodrës Read More »

Luigi Lunari “zbret” sot në teatrin “Petro Marko” me “Senatorin Fox”

Ajo çfarë mendohet se e deformon jetën, nga pikëpamja sociale, është pikërisht përqasja e politikës në përgjithësi me jetën e shtetit, me sjelljen ndaj ligjit dhe ndaj zgjedhësve. Përpara se ajo të kthehet në sherbëtore të interesave të njerëzve dhe mbarëvajtjes së shtetit, ajo tenton të bëhet një përfituese, dhe vetëm e tillë, e parasë, pasurive, që nuk i perkasin duke u përlyer fund e krye në zhulin e korrupsionit, pa opsionin e mëvonshëm për tu pastruar. E gjithë fasada që ata paraqesin është një falsitet, dhe poshtë suvave të bukura dhe plot shkëlqim, ka një strukturë të kalbëzuar, që ata nuk munden ta riparojnë dot, dhe, që në fund do ti zërë edhe ata vet brenda.

Është pikërisht kjo tema që merr përsipër të trajtojë komedia e Luigi Lunarit “Senatori Fox” që në datën 26 prill e në vazhdim do të paraqitet para spektatorit vlonjat me trupën eTeatrit “Petro Marko”dhe me regji të Roland Mingës.

Duke e përqasur në mënyrë të figurshme para spektatorit se politikanët nuk janë asgjë më tepër nga vjedhesit ordinerë që dalin nga kënëtat dhe basifondet e qyteteve, teatri “Petro Marko” jep kontributin e vet në kthjellimin e mendjes së shikuesve, se çfarë ata me të vertetë i bën të vuajnë ekonomikisht, shpirtërisht dhe moralisht. E paraqitur kjo në mënyrë metaforike nëpërmjet skenografisë së Drini Shehut, muzikës së Artur Dhamos, të inerpretuara me finesë nga regjisori Minga, japin një spektakël të këndshëm që shihet me ëndje nga publiku artdashës.

E servirur nga karakteret e interpretuara me mjeshtëri nga aktorët Astrit Mamaj, Artan Islami, Jorgaq Tushe, Matilda Avduli, nga e reja Bruna Belaj, dhe Lavdimir Abilaliaj, ju jep spektatorëve mund ësinë edhe pse mund të duket cinike të qeshin më në fund me ata që i kanë bërë të vuajnë në jëtën e tyre të përditëshme. Në fund të fundit ja që politika e ka një të mirë në këtë rast, na bën të qeshim.

Foto nga provat në Teatrin “Petro Marko”:

Luigi Lunari “zbret” sot në teatrin “Petro Marko” me “Senatorin Fox” Read More »

Nga konferenca e shtypit per shfaqjen ‘Senatori Fox’ ne Teatrin ‘Petro Marko’

Nga konferenca e shtypit për shfaqjen “Senatori Fox”…

Nga data 26 e në vazhdim, në sallën e teatrit “Petro Marko” te Vlorës kjo komedi satire e Luigi Lunarit do të nisë startin për publikun…Me aktorët Astrit Mamaj, Artan Islami, Jorgaq Tushe , Matilda Avduli, Bruna Belaj dhe Lavdimir Abilaliaj…Skenografi të Drini Shehut, muzikë të Artur Dhamos dhe regji të Roland Minges..

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Nga konferenca e shtypit per shfaqjen ‘Senatori Fox’ ne Teatrin ‘Petro Marko’ Read More »

Luigi Lunari “zbret” në teatrin “Petro Marko” me “Senatorin Fox”

Ajo çfarë mendohet se e deformon jetën, nga pikëpamja sociale, është pikërisht përqasja e politikës në përgjithësi me jetën e shtetit, me sjelljen ndaj ligjit dhe ndaj zgjedhësve. Përpara se ajo të kthehet në sherbëtore të interesave të njerëzve dhe mbarëvajtjes së shtetit, ajo tenton të bëhet një përfituese, dhe vetëm e tillë, e parasë, pasurive, që nuk i perkasin duke u përlyer fund e krye në zhulin e korrupsionit, pa opsionin e mëvonshëm për tu pastruar. E gjithë fasada që ata paraqesin është një falsitet, dhe poshtë suvave të bukura dhe plot shkëlqim, ka një strukturë të kalbëzuar, që ata nuk munden ta riparojnë dot, dhe, që në fund do ti zërë edhe ata vet brenda.

Është pikërisht kjo tema që merr përsipër të trajtojë komedia e Luigi Lunarit “Senatori Fox” që në datën 26 prill e në vazhdim do të paraqitet para spektatorit vlonjat me trupën e Teatrit “Petro Marko”dhe me regji të Roland Mingës.

Duke e përqasur në mënyrë të figurshme para spektatorit se politikanët nuk janë asgjë më tepër nga vjedhesit ordinerë që dalin nga kënëtat dhe basifondet e qyteteve, teatri “Petro Marko” jep kontributin e vet në kthjellimin e mendjes së shikuesve, se çfarë ata me të vertetë i bën të vuajnë ekonomikisht, shpirtërisht dhe moralisht. E paraqitur kjo në mënyrë metaforike nëpërmjet skenografisë së Drini Shehut, muzikës së Artur Dhamos, të inerpretuara me finesë nga regjisori Minga, japin një spektakël të këndshëm që shihet me ëndje nga publiku artdashës.

E servirur nga karakteret e interpretuara me mjeshtëri nga aktorët Astrit Mamaj, Artan Islami, Jorgaq Tushe, Matilda Avduli, nga e reja Bruna Belaj, dhe Lavdimir Abilaliaj, ju jep spektatorëve mund ësinë edhe pse mund të duket cinike të qeshin më në fund me ata që i kanë bërë të vuajnë në jëtën e tyre të përditëshme. Në fund të fundit ja që politika e ka një të mirë në këtë rast, na bën të qeshim.

Foto nga provat në Teatrin “Petro Marko”:

Luigi Lunari “zbret” në teatrin “Petro Marko” me “Senatorin Fox” Read More »

Van Damme e ‘çmend’ Serbinë, vihet në rolin e shqiptarit shkatërron bandën serbe

Filip Shala është emri i aktorit të njohur Jean Claude Van Damme në filmin e tij të fundit.
“Kill’em All” tregon historinë e një shqiptari, i cili kërkon hakmarrje për babanë e tij, të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës për arsye të shkrimeve të tij si gazetar.

Ndërsa, pas shumë vitesh shqiptari Filip Shala, hyn në bandën serbe vetëm që të jetë më afër vrasësve të të atit.


Kur koha në film kthehet disa vite pas, dhe shqiptari paraqitet siç ishte fëmijë, duke u larguar nga nëna e tij, ai thërret në gjuhen shqipe “nanë” duke e përsëritur disa herë këtë fjalë.
Filmi “Kill’em All” është shfaqur në kinematë botërore para disa muajve, dhe është pritur mirë nga publiku.


Ndërsa, në film kanë qenë pjesë edhe aktorë tjerë të njohur si Maria Counchita Alonso e Peter Stormare.

Van Damme e ‘çmend’ Serbinë, vihet në rolin e shqiptarit shkatërron bandën serbe Read More »

Dibra një perlë e turizmit, traditës dhe diversitetit kulturor

TIRANË, 15 Prill /ATSH- I. Vata

Diversiteti natyror, zhvillimi ekonomik bujqësor, potenciali turistik në hapësirat rurale, agro-turizmi dhe trashëgimia kulturore e kanë bërë Dibrën të jetë pjesë e projektit të “100 fshatrave” ku përfaqësohet me Radomirën, Rabdishtin dhe Kërçishtin e Epërm.

Kryetari i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama tha për ATSH-në se, ka nisur puna për sistemimin e rrugëve në thellësi të fshatrave dhe presim që të bëhen pjesë e përfitimit të projektit dhe ekonomitë bujqësore, pse jo të jenë qendra të vizitueshme nga turistë vendas dhe të huaj.

Më tej, Kryetari i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama tha se, Dibra ka resurse të jashtëzakonshme natyrore, pasi është një nga trevat më të bukura të vendit, kufizohet me Maqedoninë dhe shtrihet në një territor të gjerë, nga lartësia e malit të Korabit dhe deri në kufijtë e Matit me malin e Dejës, ku shtrihet në veri Lura, një nga perlat e Shqipërisë.

“Qyteti i Peshkopisë vazhdon të konturohet çdo ditë e më shumë me ndërhyrjet që kemi bërë, duke përfunduar pedonalen e qytetit, unazën e vogël që është drejt përfundimit dhe vazhdon puna për unazën e madhe. Së shpejti përfundojmë edhe urën, që është një investim i konsiderueshëm”, tha Rama.

Më tej, kreu i Bashkisë Dibër, Rama tha se, me firmosjen e kontratës nga qeveria për Rrugën e Arbrit, Dibra bëhet një qendër më e afërt me Tiranën dhe vendet fqinje, duke e bërë atë një destinacion të preferuar turistik.

“Përmirësimi i infrastrukturës publike, mbështetja për infrastrukturën rrugore, rivitalizimi i hapësirave publike-urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastrukturë mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kulturore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor janë ato që e bëjnë Dibrën një perlë të turizmit dhe vlerave”, tha ai.

Projekti “100 fshatrat” ka në fokus zhvillimin ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike, përmirësimin e potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, mbështetje të trashëgimisë kulturore, mbështetje për promovimin e traditave dhe të jetesës në fshat.

“Dibra është një nga trevat me ekonomi bujqësore, traditë të shkëlqyer kulturore, dhe vlera tradicionale dhe një nga perlat e Shqipërisë për turizmin, që tashmë është në projektin e “100 fshatrave”, tha në fund Rama./m.m/

     

Dibra një perlë e turizmit, traditës dhe diversitetit kulturor Read More »

Shpella e Bilbilejve – Ja ku ndodhet dhe cila eshte rruga qe duhet te ndjekesh per ta vizituar

Gjendet në shpatin lindor të malit të Çikës.

Përfaqëson një grup shpellash karstike të formuara në shkëmbinjtë gëlqerorë Nuk kanë thellësi të madhe.

Njihen edhe me emrin shpellat e Peshnjës. Emrin e mori sepse aty u strehuan trimat, i mbrojti dhe ushqeu fshati i Tërbaçit. Edhe gjatë luftërave pushtuese e bombardimet, në to janë strehuar edhe vet banorët.

Gjënden në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit, në jugperëndim të fshatit Tërbaç, komuna Vranisht e rrethit të Vlorës.

Ka vlera shkencore (gjeomorfologjike e historike), didaktike e turistike.

Gjatësia arrin deri në 30 m, gjerësia 10 – 12 m e lartësia deri 10 – 15 m.

Vizitohen sipas intinerarit qyteti i Vlorës – fshati Tërbaç dhe më pas ndiqet rruga këmbësore për në Somo – Peshnjë.

Shpella e Bilbilejve – Ja ku ndodhet dhe cila eshte rruga qe duhet te ndjekesh per ta vizituar Read More »

Himarë: Plazhi i Palasës, aty ku natyra dhe historia bëhen bashkë

Ky plazh ndodhet shumë pranë deltës së lumit që mban emrin e fshatit, por që në pjesën më të madhe të vitit është krejt i thatë.

Mjedisi bregdetar masiv prej mijra kilometrash katrorë, shtrihet në të dy krahët e deltës së derdhjes në det të lumit të Palasës, që zbret nga kreshtat e maleve, shumë pranë Çikës. Zhavorri i imët, bregu shkëmbor dhe i thyer, krijojnë një peizazh të rrallë, që pothuajse nuk e ndesh askund në të gjithë bregdetin shqiptar

Plazhi i Palasës është një nga mrekullitë natyrore më të spikatura në bregdetin e Jugut.

Ky plazh ndodhet shumë pranë deltës së lumit që mban emrin e fshatit, por që në pjesën më të madhe të vitit është krejt i thatë. Mjedisi bregdetar masiv prej mijra kilometrash katrorë, shtrihet në të dy krahët e deltës së derdhjes në det të lumit të Palasës, që zbret nga kreshtat e maleve, shumë pranë Çikës. Zhavorri i imët, bregu shkëmbor dhe i thyer, krijojnë një peizazh të rrallë, që pothuajse nuk e ndesh askund në të gjithë bregdetin shqiptar.

Uji i kthjellët i detit që të ngacmon shqisat, i bashkohet kësaj tabloje natyrore, ku gjithçka duket perfekte. Njeriu këtu ndihet ndryshe. Përjeton kthjelltësinë e qiellit, të detit, gjelbërimin e thellë. Një fjalë e urtë e banorëve të kësaj zone thotë se, nuk ke shijuar asgjë nga bregdeti i Himarës, nëse nuk përjeton qoftë edhe për pak çaste kënaqësinë që të sjell plazhi i Palasës, ose i Dhralesë, siç edhe emërtohet ndryshe në terminologjinë vendore. Shkëmbinjtë e prerë si me thikë që zbresin deri në ujë, alternohen me sipërfaqe pa fund të mbuluara nga zhavorri i imët. Plazhi, dikur i privuar edhe për banorët e këtyre anëve, tashmë është një realitet tjetër. Ai spikat qartësisht, qysh kur nis të zbresësh në kthesat e larta të Llogorasë. Shikimi prek një zonë të bardhë që vazhdon deri në brezin e ujit, ku nis e transformohet gradualisht në një ngjyrë të kaltër të thellë. Ky është ngacmimi i parë që merr kushdo që vjen këtu.

Për të shkuar në këtë plazh, duhet të kthesh rrugën djathtas, pa arritur në Urën e Palasës. Disa koshere bletësh, që prodhojnë një mjaltë si askund tjetër, të ftojnë të shijosh prodhimin e tyre përpara se të drejtohesh për në parajsën natyrore, që ndodhet disa qindra metra më poshtë. Duket se bletërritësit nuk e kanë zgjedhur rastësisht këtë vend për të tregtuar prodhimin e tyre. Janë të shumtë ata pushues, qytetarë nga gjithë vendi dhe turistë të huaj, që kanë nisur t’i bashkohen këtij peizazhi shumëngjyrësh në pjesën më të madhe të muajve të vitit, por, veçanërisht në verë. Veçantitë e natyrës ofrojnë këtu edhe një mundësi tjetër, vendosjen e çadrave. Numri i atyre që zgjedhin këtë mënyrë për të shijuar plazhin e Palasës, ka ardhur në rritje. Ata janë nga Vlora, Tirana, Fieri, Berati, Shkodra, madje edhe nga Kosova e Maqedonia. Është një mrekulli ky vend. Ke detin dhe përkundruall tij edhe malin, që duket sikur të qëndron mbi kokë. Në këtë vend shijon si askund tjetër edhe peshku, apo mishi i pjekur në zgarë, të shoqëruara me pak verë, apo birrë të ftohtë. Janë dhjetra pushues që këtu përjetojnë veç të tjerash edhe dimensione të tjera njerëzore. Kalojnë ditë dhe netë të paharruara në shoqërinë e detit, ajrit të pastër, muzikës. Ata shtohen çdo javë, muaj e vit. Janë mijra metra katrorë bregdet, që nuk preken nga njeriu dhe që përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm turistik për zonën. Por, këtu shtohet edhe një resurs tjetër, historia e këtij vendi.

-Plazhi i Palasës, me një histori të pasur në funksion të turizmit-

Në veprën e vet “Lufta Civile”, Jul Çezari përshkon mes të tjerash zbarkimin e trupave të tij “ndanë brigjeve Palaeste” në ndjekje të rivalit të tij, Pompeut. Konflikti mes dy personazheve të njohura në historinë e Romës së lashtë, u zhvendos në brigjet shqiptare. Në vitin ’48 para erës së re, Çezari arriti të triumfonte ndaj Pompeut, duke marrë qytetin e Jerikos. Palaesta, sipas historianit vlonjat, prof.dr. Bardhosh Gaçe, vendi i zbarkimit të trupave të Qezarit, është bregu i Palasës së sotme, në afërsi të Dhërmiut, rreth 50 km larg qytetit të Vlorës, ndërkohë që, Jeriko, përkon me Orikumin.

Bregdeti i Palasës është përmendur shpesh nga të moshuarit e kësaj zone për historinë, që ka si kulm konfliktin mes Çezarit dhe Pompeut. Ky plazh është një nga surprizat e bregdetit të Himarës, ashtu siç është e tillë edhe historia e lashtë e tij. Çezarit në librin e tij përmend edhe fisin kaon ilir të germineve (Dhërmiut), që popullonte këtë bregdet, duke sjellë një dëshmi tjetër të rëndësishme të paraardhësve të popullsisë së kësaj zone. Por, pikërisht kjo histori e shkruar, e bën edhe më tërheqëse këtë pjesë të bregdetit shqiptar të Himarës.

Parashikohet që ky element i historisë së kësaj pjese të Rivierës, do të shfrytëzohet përmes një projekti që synon promovimin e vlerave historike në funksion të turizmit. “Është menduar të ndërtohet një memorial që evokon ngjarjen e zbarkimit të Çezarit, si një mënyrë për të zgjuar interesimin e turistëve të huaj”, thonë në Bashkinë e Himarës.

Nga ana tjetër, specialistët vlonjatë shprehen se toponimia historike shton mundësitë për zgjerimin e potencialeve turistike të zonës.

ATSH

Himarë: Plazhi i Palasës, aty ku natyra dhe historia bëhen bashkë Read More »