Art-Kulture

Sonte është konkurimi i Shqipëris në Eurosong Contest 2018!

Shqipëria do të nisë sot përfaqësimin në Festivalin Europian të Këngës, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurosong-ut.

Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

Sonte është konkurimi i Shqipëris në Eurosong Contest 2018!
Ju ftoj ta shijoni dhe përkrahni performancën e Eugent Bushpepës!
Sonte në RTSH 1, ora 21.00
Shqiptarët që jetojn në Greqi, Maqedoni, Zvicër, Qipro, Kroaci, Austri, Angli, Irland, Finland të votojn këngën me nr 3, sapo të hapet televotimi në tv e vendeve ku jetojnë! Gooo…Albania

Sonte është konkurimi i Shqipëris në Eurosong Contest 2018! Read More »

Bashkia Vlorë mbështet edukimin përmes Artit dhe Kulturës, nëpërmjet evidentimit të talenteve te reja

Orkestra Rinore Shqiptare me një Koncert Sinfonik hapi siparin e Aktiviteteve Kulturore për Sezonin Turistik 2018. Të shumtë ishin artdashësit e muzikës klasike në mbështetje të Orkestrës Rinore Shqiptare.

Bashkia Vlorë mbështet edukimin përmes Artit dhe Kulturës dhe zhvillimin e jetës kulturore nëpërmjet evidentimit të talenteve te reja. Koncerti u çel me “Himnin e Gëzimit” nga Beethoven, dedikuar Javës së Europës.

Nuk munguan personalitete të shumta prezent në sallë, si Kryetari i Bashkisë i cili përshëndeti koncertin dhe të rinjtë si potencial i zhvillimit të vendit.

Gjithashtu prezent ishin, Prefekti i Qarkut Vlorë. Konsulli i Nderit te Konsullates Austriake ne Vlorë, Konsullja e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

Koncerti u mirëprit nga publiku i cili vlerësoi këtë Orkestër Rinore. Aktivitete të shumta do të pasojnë në të gjithë muajin Maj, në të gjitha sheshet dhe pikat turistike të qytetit.

Ky Koncert u zhvillua nga Bashkia Vlorë, Instituti Italian I Kulturës në Tiranë dhe Konsullta Italiane në Vlorë.

Bashkia Vlorë mbështet edukimin përmes Artit dhe Kulturës, nëpërmjet evidentimit të talenteve te reja Read More »

Shembja e teatrit/ Kumbaro i përgjitet opozitës: Do ta shikoni në fund

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një seancë dëgjimore në Komisionin për Median dhe Edukimin, si dhe cështjet e Kulturës në lidhje me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kjo seancë u shoqërua me tensione dhe debate. Deputeti socialist Fidel Ylli akuzoi deputeten demokrate Albana Vokshi se e ka quajtur ministren të çmendur. Gjatë fjalës së saj pas seancës së zhvilluar, ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se opozita mbajti qëndrimin e turpshëm të shamatës së zakonshme.

“Opozita ia doli ta dështonte seancën e shqyrtimit të ligjit më të rëndësishëm për kulturën për të dhënë para medias show-n tashmë bajat të politikës së lodhur. Llafet i merr era, puna mbetet!”- tha ndër të tjera ministrja Mirela Kumbaro.

Fjala e plotë e Mirela Kumbaros:
Llafet i merr era, puna mbetet

Sot opozita u rikthye në Komisionin për Median dhe Edukimin, por edhe për cështjet e Kulturës. Shpresova e besova se prania e saj kishte mesazhin se do të ishte pjesë e një debati konstruktiv pasi, në rendin e ditës, ishte diskutimi nen për nen i Projektligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe për Muzetë.

Pas 4 viteve punë nga ekspertët e Ministrisë së Kulturës dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë, projektligji ka 5 muaj që në tryezat e Komisioneve parlamentare. Jo vetem kaq, me parë është diskutuar gjerësisht në forume, formale dhe informale, me ekspertë, grupe interesi dhe opinionin publik.

Ndërkohë që sot ishim përgatitur për të ndërtuar sëbashku një stacion shumë të rëndësishëm të kësaj pune të gjatë, por edhe shumë të vyer për Trashëgiminë Kulturore sic është ky projektligj me 280 nene , mjerisht opozita mbajti qendrimin e turpshëm të shamatasë së zakonshme.

Duke e kthyer për të disatën herë atë komision në një tollovi llafesh pa doganë e pa sintaksë, pa bereqet e pa prioritet, ku gjithcka thuhet, hidhet e përplaset pas sheshit, por aty vetëm për projektligjin nuk u fol. Kjo ndodh sepse opozita, sic e pohoi dhe vetë, ishte e papërgatitur edhe pas 5 muajsh që projektligji sillet në sirtarët e komisionit.

Komisioni, që nuk di si mund të jetë i Kulturës, u përmbys sërish sot nga opozita në një pazar (nga ato pazaret e para restaurimeve të bëra nga ne vitet e fundit).

Pikërisht nga ajo opozitë që, kur ishte në pushtet, zhduku nga faqja e dheut mbi 100 objekte pasuri kulturore pa lënë as nam as nishan, shkatërroi deri në moskthim mbi 200 monumente kulture, pa marrë mundimin as të bënte një herë të vetme një inventar të tyre.

Kjo opozitë, dikur aq vite të gjatë në qeverisje, nuk investoi as edhe 1 qindarkë për të ndërtuar ndonjë muze kombëtar, apo ndonjë teatër të ri. As edhe një! Ah po, hodhi në gropën e hapur të Piramidës 6 milionë dollarë për të bërë gjoja teatër, derisa ktheu mendje rrugës dhe vendosi ta prishte e të conte 3 milion te tjera dëm, gjoja për të ndërtuar parlament të ri! Ndërkohë që artistët e skenave kombëtare vijonin të ngjiteshin me dinjitet në skenë e të vuanin në prapaskenë prej kushteve aspak dinjitoze.

Ajo opozitë që në vitet e gjata të pushtetit i la të rrënoheshin qendrat historike ekzistuese- se për të futur në mbrojtje qendra të reja nuk bëhet fjalë,- opozitë që mbahet mend vec për torta e tallava, që la të vidhen ikonat e thesare të trashëgimisë në mes të ditës, ndërsa kishat e xhamitë trashëgimi kulturore i la në mëshirë të fatit apo të keqbërësve, sa u mbinte pema mbi cati, e mezi mbaheshin në këmbë.

Cfarë guximi, cfarë lehtësie e papërballueshme për të llomotitur, sic thotë populli ynë , si e ëma e Zeqos në majë të thanës! Guxon e akuzon sot , pikërisht kur ne po ndërtojmë e rindërtojmë muze të rinj, që janë pasaporta jonë më e mirë! Akuzon sot kur po restaurojmë zinxhir kishat e xhamitë, kalatë e qendrat historike! Akuzon sot kur jemi qartësisht të besueshëm në projektet tona, përderisa donatorët më të fuqishëm dhe partnerët më seriozë në lëmin e trashëgimisë botërore po investojnë në projekte të trashëgimisë sonë kulturore! Akuzon sot kur ne po ndërtojmë teatro të rinj, akuzon sot kur artistët tanë po mbushin skenat e teatrove jo vetëm në Tiranë, dhe ku premierat kanë qenë dinjitoze cdo natë!

Po cili prej tyre shkoi të shihte një, vetëm një shfaqje të vetme?! Cili prej tyre shkoi të duartrokiste artistët që mbushin sallat plotë 5 ditë në javë dhe t’i uronte për talentin, punën dhe pasionin ndonëse në kushte aspak të përshtatshme?! Cili prej tyre vizitoi një ekspozitë a përgëzoi një nga artistët që tashmë nderojnë vendin me talentin e tyre në skenat e ekspozitat botërore ku Shqipëria përfaqësohet denjësisht?! Cili prej tyre shkoi në Apolloni për të parë se si i është rikthyer shkëlqimi manastirit, cili prej tyre shkoi në Gjirokastër a Berat, në Shkodër apo në Korce për muzetë e rinj, për të parë se si i rikthehet jeta monumenteve?! Cili prej tyre shkoi të vizitojë Vunoin e Dhërmiun apo Vlorën ku tashmë po punohet për rilindjen e Qendrave historike?!

Mos kini frikë nga e bukura të dashur opozitarë, e bukura në art, trashëgimi e kulturë është e shëndetshme, është emancipim!

Sot opozita ia doli ta dështonte seancën e shqyrtimit të ligjit më të rëndësishëm për kulturën për të dhënë para medias show-n tashmë bajat të politikës së lodhur. “Dokrrat e hinit” nuk meritonin përgjigje në atë pazar pa kulturë, por shqiptarët dua t’i siguroj se fjalën e dhënë për një projektligj bashkëkohor për trashëgiminë kulturore, që u lëvdua edhe në Progres-Raportin e fundit të Komisionit Europian, do ta shpiem deri në fund. Natyrisht nuk kemi bere gjithcka, ka shume me teper per te bere, per kete do te vazhdojme te punojme, te punojme deri diten e fundit!

Llafet i merr era, puna mbetet!

Shembja e teatrit/ Kumbaro i përgjitet opozitës: Do ta shikoni në fund Read More »

Njoftim:Oraret e vizitave në Monumentet me biletë për sezonin veror 2018 (Foto)

D.R.K.K-Vlorë dëshiron t’ju njoftojë që oraret e vizitave në monumentet e kulturës dhe parqeve arkeologjike për sezonin veror 2018 do të jenë si më poshtë: – Kalaja e Kaninës, nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 100 Lekë. – Kalaja e Himarës, , nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 100 Lekë – Kalaja e Porto Palermo, Himarë, , nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 100 Lekë. – Manastiri i 40 Shenjtorëve, nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 100 Lekë. – Kisha e Manastirit të Shën Kollit, Mesopotam, Sarandë, nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 100 Lekë. – Parku Arkeologjik i Finiqit, Sarandë, nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 200 Lekë. – Parku Arkeologjik i Amantias, Plocë, Vlorë, , nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 200 Lekë. – Parku Arkeologjik i Orikut, Orikum, Vlorë, nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 200 Lekë. Pensionistët, veteranët e luftës, invalidët tetraplegjikët dhe paraplegjik, ish të dënuarit politik si dhe jetimët, përfitojnë reduktimin në masën 50 % të cmimit të biletës. Studentët e shkollës së lartë, perfitojnë reduktimin në masën 70 % të cmimit të biletës. Fëmijët deri 8-vjeç, përfitojnë hyrje te lirë. Për grupet e organizuara, DRKK Vlorë lëshon edhe faturë tatimore në qoftë se kjo kërkohet nga organizatorët e grupeve. Për më shumë informacion mos hezitoni të kontaktoni në adresat tona zyrtare: Tel/Fax: 033 30 665 E-mail: [email protected]

Rezultate imazhesh për foto kalaja e kanines

Rezultate imazhesh për foto kalaja porto palermo

Rezultate imazhesh për foto parku arkeologjik oriku

Njoftim:Oraret e vizitave në Monumentet me biletë për sezonin veror 2018 (Foto) Read More »

Berati mes 30 qyteteve me te bukur ne Europe !

Në artikujt tanë ju kemi informuar vazhdimisht mbi qytetet më të bukura në botë, të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë, por ndryshe nga sugjerimet e tjera kësaj here duhet ta ktheni busullën nga Shqipëria jonë e bukur, më saktë Berati.

Agjencia japoneze për turizmin “JATA” ka publikuar listën e qyteteve më të bukur në botë ku në vendin e dytë është edhe qyteti i Beratit, i cili është futur në këtë klasifikim për vlerat arkitekturore dhe kulturore që posedon.

Duke bërë një përshkrim te Beratit, JATA shkruan: “Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit”. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: “Qytet i një mbi një dritareve”.

Rrugicat e këtyre lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur ku shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres.

Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë e bukura dhe të lashta në qendër të qytetit, ku ndër më të njohurat janë, Xhamia Mbret (1512) Xhamia e Plumbit (1555), Xhamia e Beqareve (1827) si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmud Pasha) në lagjen Murat Celepias, janë dëshmia që qytetarët beratas si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin pa dallim feje.

Rezultate imazhesh për foto berati

Rezultate imazhesh për foto beratiRezultate imazhesh për foto beratiRezultate imazhesh për foto beratiRezultate imazhesh për foto berati

Berati mes 30 qyteteve me te bukur ne Europe ! Read More »

Në 85 vjetorin e lindjes Nexhmije Pagarusha nderohet nga Donald Trump

Tirana feston sonte ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18:30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë aktivitet në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme.

Lidhur me aktivitetin Unioni i Gazetarëve Shqiptarë bën ftesë për pjesmarrje në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!

Në 85 vjetorin e lindjes Nexhmije Pagarusha nderohet nga Donald Trump Read More »

Saranda , qyteti i ditës dhe natës !

Përveç bukurive, ky qytet karakterizohet për ‘jetën 24 orëshe’.

Gjatë ditës mund të pushoni në plazhet e shumta të Sarandës. Uji i pastër e plazhet e mrekullueshme ka shtyrë shumë turistë që të vizitojnë këtë qytet.
Jo më kot është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë.

Jo më kot është një nga qytetet më të vizituara të Shqipërisë. Jo më kot turistët e huaj zgjedhin Sarandën për pushime. Ky është qyteti i Sarandës.

Me plazhet e mira për pushime e një jetë të gjallë të natës.
Për tre muaj e më shumë Saranda është e vërshuar nga turistët e huaj, të cilët kanë mbetur të impresionuar me këtë vend, ashtu si edhe ekipi i Albinfos, që vizitoi këtë qytet në fluksin më të madh të turistëve.
Përveç bukurive, ky qytet karakterizohet për ‘jetën 24 orëshe’.

Gjatë ditës mund të pushoni në plazhet e shumta të Sarandës. Uji i pastër e plazhet e mrekullueshme ka shtyrë shumë turistë që të vizitojnë këtë qytet.
Por, jeta në këtë qytet nuk përfundon kur perëndon dielli.

Duket se aty fillon. Sheshi i Sarandës është i stërmbushur me njerëz, baret e restorantet të mbushura, madje është problem për të gjetur edhe një vend të lirë.
Megjithatë, sapo të uleni, keni shumë zgjidhje të ushqimit dhe është një nga karakteristikat e Shqipërisë.

Mikpritja dhe çmimet jo të larta, janë një tjetër arsye që ka shtyrë shumë turistë për të vizituar Sarandën. Vapa e madha që mbretëron gjatë gushtit, nuk i ka ndalur turistët, përkundrazi vetëm sa janë shtuar.
“Çdo vit vijë në Sarandë dhe nuk e ndërroj me asnjë qytet tjetër. Posa të shkoni njëherë nuk e ndërroni më. Ka shumë aktivitete në mbrëmje. Është shumë mirë këtu”, thotë Dritoni nga Prishtina që jeton në Suedi.
Në sheshet e restorantet, duket se dëgjoni vetëm gjuhë të huaja.

Turistët e huaj kanë vërshuar këtë qytet, kurse vendësit thonë se nga turizmi janë të ardhurat kryesore.

Kur përfundon sezoni edhe qyteti nuk është më njësoj. Duket se Saranda jeton për turizëm dhe ata që e zgjedhin për pushime nuk dëshpërohen./albinfo.ch

Rezultate imazhesh për saranda qyteti i bukurRezultate imazhesh për saranda fotoRezultate imazhesh për saranda foto

Rezultate imazhesh për saranda foto

Saranda , qyteti i ditës dhe natës ! Read More »

Kalaja e Vlorës (Aulonës)

Kalaja është monument historik në qytetin e Vlorës. Rrënojat e kalasë së Vlorës ndodhen në qendër të qytetit, në lulishten prapa Monumentit të Pavarësisë.

Sondazhet e bëra në pranverën e vitit 1985 nxorrën në dritë rrënojat e një muri. Këto sondazhe shërbyen si pikënisje për gërmimet arkeologjike të vitit 1986.

Shtresa kulturore përfaqësohet nga dy periudha, antikiteti i vonë dhe mesjeta, e cila përputhet edhe me fazat e ndërtimit të murit rrethues. Sistemi fortifikues është ngritur në shek. IV të erës sonë dhe i riforcuar dhe më vonë (shek. VI – fillim shek. VII), i pajisur edhe me kulla përforcuese katërkëndëshe. Muri solid, nga pikëpamja konstruktive rrethonte një pjesë të qendrës së qytetit të sotëm të Vlorës dhe formonte një vendbanim të fortifikuar të tipit Kastrum. Lënda arkeologjike si qeramika, objekte metalike e monedhat dëshmojnë se periudha më intensive e jetës së Aulonës si qendër qytetare kanë qënë shekujt V – VI e XI – XIII. Këto të dhëna përputhen edhe me burimet historike gjatë mesjetës, sipas të cilave Vlora zihet në gojëdhënë edhe si qendër peshkopale në shek. X. Ndërsa më vonë ajo bëhet fushë betejash në mes të bizantinëve e normanëve. Më 1205 u pushtua nga Venediku dhe në shek. XIII – XIV u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare derisa kaloi në duart dhe nën sundimin e familjes feudale shqiptare të Balshajve. Osmanët e pushtuan më 1417. Kjo solli rrënimin dhe shkatërrimin e plotë të fortesës antike.

Nga gërmimet e fundit arkeologjike të vitit 1990 sistemi fortifikues zë një sipërfaqe 600m². U zbulua muri 3.3 m i trashë, me gjatësi 54 m, i ndërtuar me teknikën “opus mixtum” dhe i përket pjesës jugore të sistemit fortifikues të Aulonës. Muret rrethuese krijonin një plan katërkëndësh të çrregullt me sipërfaqe rreth 9.5 ha. Ruhet pjesa e murit të jashtëm ndërsa ajo e brendshme është e dëmtuar. Muri ka drejtim lindje – verilindje. Në skajin tjetër të murit, në perëndim, nga ana e brendshme e tij doli një trakt muri i ngjitur në faqen e tij (faza A). Ky trakt është 3 m i gjatë, 1 m i trashë dhe 1.20 m i lartë. Në anën perëndimore të tij ka 4 – 5 këmbëshkallë prej guri, të cilat të çonin në platformën ose në pusin nr. 1, i cili ndodhet fare pranë.

Në krahun e brendshëm të murit të përmendur, në anë lindore u zbuluan tre mure të ruajtura pjesërisht dhe të vendosura larg njërit nga tjetri 1.75-1.90 m. Ato bien vertikalisht mbi murin rrethues (faza A) dhe ruajnë këto përmasa: duke filluar nga ana perëndimore, i pari është 2.30 m i gjatë, 1.15 m i trashë, 20 m i lartë. Pothuajse të njëjtat përmasa kanë edhe dy muret e tjera. Të tre muret nuk lidhen organikisht me murin rrethues, ndërsa nga pikëpamja e teknikës së ndërtimit janë të njëllojta. Ngritja e tyre është e lidhur me një funksion të caktuar, mbajtja e harqeve, mbi të cilat vendoseshin shkallët që të çonin në platformën e luftëtarëve.
Në faqen e brendshme të murit rrethues dolën në dritë tre mure, të cilat edhe pse ruhen pjesërisht lënë të kuptohet për ekzistencë banesash. Muri nr. 5, me drejtim JL – VP është 4.05 m i gjatë, 0.65 m i gjerë, me një hyrje 1.32 m. Në lindje, muri nr. 6 është 35 m i gjatë, 0.60 m i trashë dhe 0.65 m i lartë.

Të dyja këto mure lidhen me murin rrethues. Hyrja në murin nr.6 është 0.95 m e gjerë, me një prag të përbërë prej dy pllakash.

Muri i tretë u zbulua në krahun tjetër të murit nr. 5, është 1.80 m i gjatë dhe 0.58 m i trashë. Në këto mure, si material ndërtimi përdoren gurë mesatarë e tulla.(fig. 3). Si lidhës shërben llaçi i gëlqeres i përzier me rërë të trashë. Mbeturinat e këtyre mureve krijojne tre mjedise në seri njëri pas tjetrit dhe bashkë me korridorin mund të lidhen me një kompleks banesash.

Kalaja e Vlorës (Aulonës) Read More »