Art-Kulture

Shpallet më e bukura e Shqipërisë për vitin 2018, momenti kur vajza merr kurorën e Miss-it (foto+video)

Ajo ia ka dalë të rrëmbejë kurorën e me te bukures se Shqiperise per vitin 2-18. Trejsi Sejdini është shpallur fituesja e Miss Universe Albania 2018 e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin e bukurisë që do të organizohet në Amerikë. Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama, ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj.

Nga 20 konkurrentet, vlerësimi i jurisë përcaktoi vajzat finaliste: Irene Dama, Belinda Dragoti, Ajli Hoxhaj, Trejsi Sejdini, Enxhi Hida dhe Anisa Metuku.

Të gjitha kanë punuar për 3 muaj për të arritur në Finalen e Madhe, ndërsa Trejsi Sejdini do nisë përgatitjet për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Miss Universe.

Çmimet që u fituan nga vajzat e tjera:

Dardana Aliaj – Bursë studimi

Xhoi Kaso – Çmimi i produksionit

Xhesi Prendi- Miss Fotozhenia

Anastasia Sara Spahi -Çmimi i klinikës Keit

Anisa Metuku-Miss Eleganca

Trejsi Sejdini-Miss Social Media

https://www.facebook.com/VizionPlusTV/videos/10155273964145443/?t=0

Shpallet më e bukura e Shqipërisë për vitin 2018, momenti kur vajza merr kurorën e Miss-it (foto+video) Read More »

Butrinti magjik i Shqipërisë – vend të cilin patjetër duhet ta vizitoni

Në jug të liqenit të Butrintit, rreth 18 km nga Saranda, shtrihet qyteti antik i Butrintit. Kjo është pika më e rëndësishme arkeologjike e Shqipërisë, e cila që prej vitit 1992 ndodhet në listën e UNESCO-s. Sipas Dionisit të Halikarnasit, krijimi i Butrintit lidhet me rrugëtimit e princit Trojan, Enea për në tempullin e Dodonës.

Gjatë rrugëtimit të tij për në Tempullin e Dodonës, princi Enea sakrifikoi një dem (në greqisht BUTHROS), në vendin ku u ngrit qyteti i Butrintit. Vizita e Eneas në Butrint përmendet edhe nga poeti Virgjil tek “Eneida”. Objekte të tjera aktraktive janë pikat e trashëgimisë kulturore e historike si: Tempulli i Askle-pit (perëndia e shëndetit, shek. II-të p.e.s., teatri me 1.500 vende i shek III-të p.e.s., pagëzimorja (monument paleokristian), nymfeu, banjat, stoa, portat e liqenit, porta e luanit, kalaja Veneciane e Ali Pashës, etj.

Në Butrinit janë zbuluar objekte të tilla si “koka e Deas” (perëndesha e Butrinit), e cila më pas është identifikuar me kokën e Apollonit. Ky objekt “simbol” i zbulimeve arkeolo-gjike ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Objekte të tjera janë portreti i Agripës, koka e Zeusit etj. Përveç vlerave historike, Butrinti shquhet për ekosiste-min e mrekullueshëm. Rrënojat dhe ngrehinat e qytetit ndodhen në mes të një “xhungle të vërtetë” , ku mbizotërojnë dafinat dhe drurë të tjerë të lartë.

Rezultate imazhesh për foto butrinti

 

Rezultate imazhesh për foto butrintiRezultate imazhesh për foto butrintiRezultate imazhesh për foto butrinti

Butrinti magjik i Shqipërisë – vend të cilin patjetër duhet ta vizitoni Read More »

Aktivitet kulturore dhe turistike gjallërojnë qytetin e gurtë

Gjirokastra është kthyer tashmë në atraksionin turistik më të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

Gjithashtu, Gjirokastra po bëhet mikpritëse përherë e më shumë e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe turistike, duke promovuar dhe vlerat dhe bukuritë që ofron qyteti i gurtë.

Dy ngjarje në qendrën historike të Gjirokastrës,e kanë kthyer në një festë të vërtetë qytetin jugor.

Një nga ngjarjet ishte performancë spontane e Qendrës Kulturore të Fëmijëve me grupin e valleve në një nga këndet e qytetit historik të Gjirokastrës në prani të kalimtarëve e vizitorëve të rastit, vendas dhe të huaj. Brezi i ri me performancën e tyre dhe me kostumet tradicionale i dhanë një gjallëri të veçantë qytetit dhe një eksperiencë ndryshe vizitorëve dhe kalimtarëve të cilët u ndalën dhe filluan të bënin foto.

Ngjarja e dytë kishte në fokus turizmin e aventurës dhe solli diçka ndryshe për banorët dhe vet qytetin. Manifestimi i ”Giro dei tre mari ,ALBANIA Special Edition”, mbi 180 motorra të “Club Vespa Bari” , “pushtuan ” rrugët e Pazarit Historik dhe Kalanë e Gjirokastrës.

Ky aktivitetet u organizua si bashkëpunim i Vespa Club- Bari , Konsullatës së Përgjithshme të Shqiperisë në Bari , Konsullatës Italiane të Nderit dhe Autoriteteve Lokale të Gjirokastrës, Bashkisë dhe Prefekturës .

Qyteti historik bëhet më interesant sigurisht me të tilla aktivitete, po dhe vetë aktivitetet, marrin kuptim tjetër./ATSH

Aktivitet kulturore dhe turistike gjallërojnë qytetin e gurtë Read More »

Çmimi i ‘Meritës’ për dy artistët shqiptarë në ekspozitën ndërkombëtare në Çeki

Artistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë në ekspozitën ndërkombëtare të arteve të bukura në Lidice – Çeki.

  

Dy artistet e reja, Adelajda Agushi, 15 vjeç dhe Ersi Pashollari, 12 vjeç përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në edicionit të 46-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Arteve të Bukura, që u organizua në Lidice – Çeki, bën të ditur ambasada e Shqipërisë në Pragë.

Artistëve shqiptarë iu akordua çmimi i Meritës./ATSH

Çmimi i ‘Meritës’ për dy artistët shqiptarë në ekspozitën ndërkombëtare në Çeki Read More »

Paketë e përbashkët për turizmin e aventurës dhe kulturës, 9 piketat e planit të përbashkët rajonal/Foto

Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC) po punon për të harmonizuar bashkëpunimin në sektorin e turizmit duke vënë 9 piketa për të cilat do të punojnë bashkërisht.

Në një dokument të posaçëm RCC bëri me dije se një projekt i posaçëm për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit në Rajon synon të promovojë në rang global ofertat e përbashkëta turistike, të përmirësojë aftësitë dhe kapacitetet në Industrinë e turizmit; të hiqen barrierat administrative për zhvillimin e turizmit dhe për të rritur hyrjen e turistëve dhe të ardhurave të gjeneruara nga turizmi.

Qëllimet e planit të përbashkët rajonal për Turizmin përfshijnë:

-Ofertat e konsoliduara turistike në Ballkanin Perëndimor (BB)

-Zhvillimi i rrugëve dhe ofertave e përbashkëta rajonale të turizmit të kulturës dhe aventurës

-Oferta rajonale të bëhet konkurruese

-Të përmirësohet Infrastruktura e turizmit

– Të hiqen pengesat administrative për lëvizjen e lirë të turistëve

-Turizmi rajonal të ofrohet në nivel global

– Të rritet fluksi turistik, kohëzgjatja e qëndrimit dhe të ardhurat

-Të synohen aftësitë e shkallëzuara të fuqisë punëtore

-Të rritet punësim në turizëm

Çfarë është bërë deri më tani

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë themeluar grupin e ekspertëve të Turizmit, I cili Identifikoi barrierat e politikave që pengojnë zhvillimin e sektorit dhe prodhuan rekomandime se si t’i kapërcejnë ato. Është ngritur Task Force mbi Kulturën dhe Shoqërinë (TFCS) .

Turizmi kulturor dhe turizmi aventurës janë renditur si paketat më konkurruese të tregut për zhvillimin e përbashkët të produkteve rajonale.

Një projekt me vlerë 5 milionë euro është aktivizuar për Zhvillimin dhe Promovimin e turizmit (Triple P Tourism) me qëllim për të promovuar ofertën rajonale të turizmit

Problematikat

-Ekonomitë e Ballkanit mesatarisht shpenzojnë më pak se 2 për qind të shpenzimeve të përgjithshme qeveritare për turizmin

– Oferta e turizmit është e fragmentuar në të gjithë zinxhirët e vlerës dhe Infrastruktura është pjesërisht e pazhvilluar

-Ka pengesa administrative për rrjedhën e lirë të turistëve (p.sh. viza dhe sigurimi shëndetësor)

-Aventurat dhe rrugët e turizmit kulturor nuk janë zhvilluar dhe promovuar në mënyrë të mjaftueshme./Monitor

Fotot/ Paketë e përbashkët për turizmin e aventurës dhe kulturës, 9 piketat e planit të përbashkët rajonal

Paketë e përbashkët për turizmin e aventurës dhe kulturës, 9 piketat e planit të përbashkët rajonal/Foto Read More »

Vizitoni Parkun Arkeologjik te Orikut nje nga sitet me te rendesishme te bregdetit Adriatik

Parku Arkeologjik i Orikut

Orikumi është një nga sitet më të rëndësishëm të bregdetit Adriatik, si nga pikëpamja historike, arkeologjike ashtu dhe nga ajo natyrore. Sipas të dhënave arkeologjike qyteti antik i Orikut themelohet në mesin e shek. VI p. Kr, ndërsa në burimet historike përmendet që në shek. V p. Kr nga Herodoti dhe Hekateu i Miletit, si një nga limanet më të mbrojtur dhe më të rëndësishëm të Epirit. Në shek. III p. Kr, Oriku merr fizionominë e plotë të një qendre urbane. Pjesa më e madhe e infrastruktës së brendshme, duke përfshirë shkallaret, bazamentet e ndërtesave, kanalet dhe cisternat për depozitimin e ujit ndërtohet në shkëmbin natyral të kodrës. Në këtë periudhë ndërtohen dhe monumentet publike. Në burimet historike është një qytet i përmendur për rëndësinë e tij në betejat midis Maqedonisë dhe Romës në fund të shek. III p. Kr, si dhe në luftën civile midis Çezarit dhe Pompeut në vitin 48 p. Kr. Çezari në kujtimet e tij për Luftën Civile e përshkruan Orikun, si një qytet të fortifikuar mirë, me mure të forta dhe disa hyrje të pajisura me kulla. Për shkak të kësaj lufe qyteti duhet të ketë pësuar dëme të konsiderueshme, aq sa në periudhën romake të dhënat arkeologjike tregojnë për një braktisje të tij. Qyteti rindërtohet dhe rifortifikohet në antikitetin e vonë, ndërsa rezultatet e gërmimeve arkeologjike tregojnë se jeta vijon edhe në shekujt e mëvonshëm. Emri i tij mesjetar, Ericho, i përmendur nga historjania bizantine Ana Komnena në shek. XI, reflekton origjinën e emrit të vjetër, ndërkohë që kodra ku u ndërtua qyteti njihet sot si Paleokastër. Në periudhën osmane ka shërbyer si bazë për flotën detare, ndërsa mbas Luftës së Dytë Botëroe territori ku bën pjesë qyteti antik u izolua, duke qenë se bënte pjesë në territorin e Bazës Ushtarake Detare të Pashalimanit. Në vitin 2005 për shkak të vlerave historike, arkeologjike dhe mjedisore rrënojat e qytetit antik të Orikut shpallen Park Arkeologjik Kombëtar.
Rrënojat arkeologjike në Orikum kanë tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj që në fillimin e shekullit të XX, por gërmimet e mirëfillta arkeologjike filluan në vitin 1958 nga një ekspeditë shqiptaro-sovjetike e drejtuar nga Dh. Budina dhe N. Kabilina. Këto gërmime përfshinë një sipërfaqe prej 400 m2 dhe zbuluan një monument në formë eksedre të cilin e interpretuan si teatër dhe disa shkallë të gdhendura në shkëmb që përbëjnë dhe elementin kryesor për të kuptuar organizimin urbanistik. Mbas një ndërprerje prej disa dekadash, gërmimet do të rifillonin sërisht në vitin 2007 nga një projekt i përbashkët shqiptaro-zviceran i Institutit të Arkeologjik së Tiranës dhe Universitetit të Gjenevës. Nga puna tashmë dhjetëvjeçare e këtij projekti, u zbuluan një sërë monumentesh të reja, si dhe u përftuan të dhëna të reja mbi historinë dhe kronologjinë e sitit. Nga gërmimet në tarracën jugore, u zbuluan rrënojat e një ndërtese të tipit monopter. Bëhet fjalë për një monument atipik me formë katrore që përbën një shembull unik për gjithë botën antike, i datuar në shek. III-II p.kr. Një arritje tjetër ka qenë edhe studimi i fortifikimit të qytetit. Këto gërmime përveçse nxorrën në dritë disa element thelbësorë të fortifikimeve antike, siç janë porta hyrëse veriore për në qytet si dhe platforma e artilerisë, sollën dhe një datim shumë të saktë stratigrafik të këtyre mureve në vitet 150 p. Kr. Gjithashtu u rimor në shqyrtim dhe u rigërmua një nga monumentet simbol të sitit të Orikumit, i ashtuquajturi “teatër”. Gërmimet e viteve 2013-2014 në këtë monument e hodhën poshtë këtë hipotezë dhe sollën në dritë elementë të rinj që nuk ishin zbuluar më parë, siç është rasti i një kanali të madh. Hipotezat e reja e identifikojnë këtë monument si një fontanë monumentale. Gërmimet e dy viteve të fundit kanë nxjerrë në sipërfaqe element të fortifikimit të antikitetit të vonë, siç është rasti i një kulle të kësaj periudhe në tarracën lindore. Një tjetër monument i vizitueshëm është kisha mesjetare e zbuluar nga gërmimet e viteve 2016-2017, në pjesën e akropolit.
Të gjithë elementët historik, arkitektonik dhe peizazhi unik ku është vendosur siti, midis lagunës, detit dhe gadishullit të Karaburunit si dhe elementët arkeologjik, që dalin në vijimësi nga gërmimet e bëjnë këtë park arkeologjik një nga më intersantët për t’u vizituar.

Funksioni: Ka qenë qytet antik, sot është Park Arkeologjik Kombëtar.

Hyrja: Me biletë/Çmimi 200 Lekë.
Pensionistët, veteranët e luftës, invalidët tetraplegjikët dhe paraplegjikët, ish të dënuarit politik si dhe jetimët, përfitojnë reduktimin në 50% të çmimit të biletës. Studentët e shkollës së lartë, përfitojnë reduktimin në masën 70 % të çmimit të biletës. Fëmijët deri 8-vjeç, përfitojnë hyrje të lirë.
Itinerari: Drejt parkut arkeologjik të Orikut mund të shkoni me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën nga qyteti i Vlorës drejt qytezës së Orikumit, në brendësi të bazës detare të Pashalimanit.

Procedura e hyrjes nëpërmjet postbllokut ushtarak të Pashalimanit: Për të hyrë nëpërmjet postbllokut ushtarak vizitorët individual ose familjarë, duhet të jenë pajisur me një dokument identifikimi dhe nëpërmjet një procedure regjistrimi që zgjat jo më tepër se një minutë, mund të hynë për të vizituar parkun arkeologjik. Grupet e organizuara nga agjencitë turistike, duhet të dorëzojnë për regjistrim në postbllokun ushtarak një listë emërore të pjestarëve të grupit që do të vizitojnë parkun.

Rezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikut

Rezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikutRezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikut

Rezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikutRezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikutRezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikutRezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikut

Rezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikutRezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikut

Vizitoni Parkun Arkeologjik te Orikut nje nga sitet me te rendesishme te bregdetit Adriatik Read More »

Ura e Kamarës, bukuria mesjetare e Elbasanit / Foto

Ura e Kamarës, monument kulture i kategorisë së I-rë ndodhet mbi lumin Shkumbin.

Ajo është një urë mesjetare e ndërtuar rreth viteve 1715,një tjetër atraksion turistik për turistët vendas dhe të huaj.

Përgjatë javës, specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës realizuan një shërbim në Librazhd, në fshatin Mirakë, për të inspektuar nga afër gjendjen e konservimit të Urës së Kamarës.

Inspektimi kishte për qëllim evidentimin e të gjitha problematikave, për të vijuar më tej me hartimin e projektit të restaurimit, i cili parashikon ndërhyrje mirëmbajtjeje dhe konservuese në urë.

Ura e Kamarës ka pasur disa periudha ndërtimi, dhe gjithashtu gjatë periudhës osmane ka pësuar edhe një rindërtim.

Ajo ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Librazhdit, në fshatin Mirakë. Kjo urë është asimetrike, me tre qemerë interesante për nga forma dhe lloji i ndërtimit.

Qemeri i madh i urës ka një hapësirë prej 23 metrash dhe qemeri i djathtë është në formë segmenti rrethor. Ndërmjet tyre ka dritare shkarkuese në formë lundre.

Ura e Kamarës është e gjatë rreth 40 m dhe e gjerë rreth 3.5 m dhe midis tyre ndodhen dritare shkarkuese në formë lundre.

Ura është e vendosur mbi tre qemerë, të ndërtuar me gurë ngjyrë gri në të bardhë si vetë përbërja e malit të Murrashit. Bazamenti për kalimtarët është ndërtuar me një kalldrëm me gurë lumi të rrumbullakët./a.a/ /a.g/ ATSH

    

Ura e Kamarës, bukuria mesjetare e Elbasanit / Foto Read More »

Amantia : Historia e qytetit antik që tërheq turistët

Me nisjen e sezonit turistik të vitit 2018, një nga destinacionet kryesore turistike për Qarkun e Vlorës është parku arkeologjik i Amantias, ku interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj për të vizituar këtë park arkeologjik vitet e fundit shënon rritje të dukshme.

Për të garantuar një infrastrukturë normale dhe akses në monumentet e atraksionet kryesore që ofron ky park, për vizitorët e interesuar, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, ka vijuar me rinovimin dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës orientuese dhe shpjeguese të parkut, mirëmbajtjen e monumenteve të vizitueshme së bashku me rrugëkalimet e itinerarit që të çon drejt tyre.

Për këtë sezon turistik, parku arkeologjik i Amantias ofron një mundësi interesante dhe atraktive në monumentet e saj unike si, stadiumi antik, bazilika paleokristjane, tempulli i Afërditës, varret monumentale të nekropolit verilindor etj.

Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.

Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.

Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

Amantia : Historia e qytetit antik që tërheq turistët Read More »