Veprat më të rëndësishme të artit që njihen në Shqipëri nga shekujt e mesjetës i përkasin arkitekturës. Kjo shpjegohet me faktin se arkitektura ishte e lidhur me nevojat e jetës së përditshme, me banimin, mbrojtjen e vendit si edhe me nevojat e forcave politike drejtuese të kohës për vepra monumentale…
Gjatë periudhës së mesjetës, përgjithësisht, në fushën e arkitekturës u bë një përparim i ndjeshëm në teknikën e ndërtimit. Shek. VI karakterizohet nga ndërtime masive në territorin e Shqipërisë që përfshihej në provincat e dy Epirëve dhe Prevalitanës. Mbizotëruan kryesisht ndërtimet me karakter mbrojtës, që synonin t’u bënin ballë sulmeve
Veprat më të rëndësishme të artit që njihen në Shqipëri nga shekujt e mesjetës i përkasin arkitekturës. Kjo shpjegohet me faktin se arkitektura ishte e lidhur me nevojat e jetës së përditshme, me banimin, mbrojtjen e vendit si edhe me nevojat e forcave politike drejtuese të kohës për vepra monumentale. Përveç kësaj monumentet e arkitekturës kanë mundur t’u qëndronin më mirë dëmtimeve të kohës sesa veprat e tjera të artit, që u shkatërruan nga luftërat e shumta.
Gjatë periudhës së mesjetës, përgjithësisht, në fushën e arkitekturës u bë një përparim i ndjeshëm në teknikën e ndërtimit. Shek. VI karakterizohet nga ndërtime masive në territorin e Shqipërisë që përfshihej në provincat e dy Epirëve dhe Prevalitanës. Mbizotëruan kryesisht ndërtimet me karakter mbrojtës, që synonin t’u bënin ballë sulmeve avaro-sllave. Perandori bizantin Anastasi I (491-518) fortifikoi qytetin e tij të lindjes, Durrësin, me tri radhë muresh, ndërtoi kështjella dhe riparoi mure qytetesh.
Periudha e Justinianit I (527-565) ishte më intensivja në fushën e ndërtimeve, sidomos të atyre me karakter ushtarak. Përveç tyre ai ndërtoi shumë kisha, ujësjellësa etj. Këtë veprimtari e bën të njohur në veprën e tij Mbi ndërtimet historiani i Justinianit, Prokopi i Qezaresë. Por gjithë këto ndërtime pjesërisht nuk janë ruajtur, ndërkaq shumica e emrave të vendeve të përmendura nga Prokopi është vështirë të identifikohen me emrat e rinj.
Çdo vit jemi mësuar që në prag sezoni të citohen media të huaja sipas të cilave Shqipëria është një destinacion që ja vlen të eksplorohet. Do t’i mirëkuptoja ata shqiptarë të shumtë që ndoshta e shohin me dyshim një konstatim të tillë. Madje kam dëgjuar edhe syresh të thonë se shkrime apo reportazhe të tilla janë të sponsorizuara dhe jo fort objektive. Ashtu sikundër nga ana tjetër si një njeri që për shkaqe profesionale më është dashur të udhëtoj anë e mbanë Shqipërisë dhe mund të them se ajo është realisht një potencial me vlera gjithnjë nëse do të dinin “ta menaxhonin” siç duhet…
Do të doja të ndalesha më thellë tek ajo çfarë mund t’i ofrohjë Shqipëria jugore një turisti që kërkon më shumë se sa det dhe diell, por kjo vlen jo vetëm për të huajt, por edhe për çdo shqiptar që do të bëjë pushime apo udhëtime përtej shullimit në diell.
Natyra na ka falur mjaft bukuri natyrore por Shqipëria nuk mbetet pas edhe sa i takon siteve parahistorike. Në vitin 1991 arkeologu Jano Koçi publikoi një listë të detajuar të tyre, çka tregon për një pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike që sot dergjet praktikisht e braktisur. Ky studim i 27 viteve më parë ka bashkëlidhur një hartë që evidenton një numër shumë të madh qendrash të cilat janë lehtësisht të dallueshme.
Më konkretisht një hapësirë e tejmbushur me fortifikime parahistorike është ajo e bregdetit nga zona e Palasës e deri në Sarandë. Pavarësisht se duket e çuditshme këto site sot në masë të panjohura shtrihen në zona të ndryshme të këtij territori të gjerë, kryesisht në zona të ngritura, me mure të lartë që përshtateshin me terrenin e thyer.
Ajo çfarë të bën përshtypje në studimin e publikuar në revistën Iliria, përtej analizës shkencore është përqëndrimi i dendur i tyre.Territori mes Vunoit dhe Dhërmiut ka mëse 5 fortifikime të tilla, të tjera gjenden në luginën e Qeparoit, natyrshëm në atë të Himarës, në zonën e Borshit, Piqerasit, Lukovës, e kështu me radhë. Kaonët e lashtë ishin ata që jetonin në të gjitha këto territore dhe studimi hedh dritë me detaje për zhvillimin e këtij fisi që para krijimit të federatave.
Një tjetër detaj interesant që spikat është Kukumi, një qendër që gjendet mbi një kodër në Qeparo dhe i përket sipas arkeologëve periudhës së bronzit të hershëm diku mes 2200 deri 1600 vjet Para Krishtit. Sigurisht qoftë ky fortifikim, ashtu edhe të tjerët kanë periudhën e tyre të mbivendosjeve që i japin një trajtë edhe më interesante historisë së kësaj zone.
Të fortifikuara me kujdes, këto qendra janë vendosur në afërsi me detin pikërisht për shkak të pritshmërisë që kishte nga sulmet e mundshme që mund të vinin prej tij.
Të gjitha këto gjurmë parahistorike janë aty, të gjitha për t’u zbuluar. Flasin me gjuhën mijëvjeçare dhe në fakt duhet të na bënin të ndiheshim krenare dhe jo të mëshirohen se s’kanë vëmendjen e duhur… fundja e kanë të fortë konkurencën me plazhin dhe festat me shkumë.
Koculi është një fshat në rrethin e Vlores të Shqiperise.
Koculi është një nga fshatrat më të vjetër dhe historikë të krahinës së Labërisë. Një vendbanim i hershëm Ilir, në Kocul janë gjetur objekte të ndryshme arkeologjike të cilat ndodhen ne Muzeun Etnografik në Vlorë dhe Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Këto objekte i përkasin periudhës së hershme të Epokës së Gurit.
Koculi ndodhet midis dy fortifikimeve të vjetra romake; Kalasë së Treblovës dhe Qytezës në Rexhepaj. Koculi i vjetër gjendet në “Qafën e Mures” dhe ka qenë një qytezë tregëtare për zonën. Duket se Koculi ka qenë vazhdimisht i banuar. Gjatë perandorisë otomane Koculi ishte një qendër e rëndësishme tregtare për zonën dhe quhej nga zona e Labërisë si Stambolli i Vogël.
Sipas historisë së fshatit në Kocul familjet e vjetra kane qenë Gjatajt, Idrizajt, Pashajt, dhe Malajt. Gjatajt janë familja e Osmën Haxhiut e cila më vonë u shpërngul në Armen. Fiset e Pashajve dhe Malajve rrjedhin nga një trung familjar dhe u përkasin dy vëllezërve Pasho (Pashaj) dhe Malo (Malaj).
Qazim Kociu ose Qazim Koculi sic njihet më gjerë i përket fisit të Malajve.
Fisi i Pashajve ndahet në 4 degë: Zagolli (ose Pashajt e sotëm), Shaska (nga rrjedh fisi Shaska), Aliu (nga pasardhësit e ti cilit ka edhe me mbiemër Shaska edhe Pashaj), dhe Nuredini i cili ka qenë kajmekam i Turqisë në Egjipt dhe nuk ka lënë pasardhës.
Në vitin 1903 familja Shaska mbaroi në Kocul ndërtimin e shtëpisë së tyre e cila sipas documentave të asaj kohe ishte shtëpia më e madhe e Shqipërisë së Jugut. Ndërtimi i kësaj shtëpie zgjati 28 vjet dhe gjithë guri i shtëpisë u transportua nga 100 mushka prej Drashovicës.
Koculi ishte nga fshatrat që mbështetën fuqimisht pavarsinë e Shqipërisë dhe në vitet e para të pavarsisë Duro Shaska ishte komandanti kryesor në luftën kundra rebelëve të Haxhi Qamilit.
Në komision e Luftës së Vlorës, kishte 3 koculas nga 12 anëtarët e komisionit. Këta ishin Duro Shaska, Qazim Kociu (Koculi), dhe Osmën Haxhiu (me origjinë nga familja Gjata nga Koculi).
Ne vitin 1924, pas vdekjes së Duro Shaskës, i vëllai Hate Shaska në kujtim të vëllait, ndërtoi me fondet e tij Xhaminë e Koculit e cila ishte një ndërtesë mjaft impresionuese. U prish në vitin 1982.
Koculi ka pasur personazhe mjaft të spikatur në historinë e Shqipërisë. Me një bukuri të rrallë, pronat e Koculit fillonin nga Trubulli në bregun e Vjosës (kufi me Rromësin dhe Karbunarin) deri në Kropisht (duke përfshirë Gërnecin dhe Vllahinën), dhe vazhdonin deri në kufi me Vezhdanishtin dhe Peshkopinë. Fshati ka pasur marrëdhënie nëpërmjet krushqive me zonën e Kurveleshit, me Mallakastrën, dhe me zonën e Tepelenës.
Bijtë e bijat e Koculit sot janë të shpërndarë në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe të botës. Ata ndihen krenarë për historinë e tyre të lashtë dhe kontributin që të parët e tyre kanë dhënë për Shqipërinë.
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu edhe sot mbetet figura më emblematika e historisë shqiptare.
Sot gjatë ditës është mbajtur manifestimi për “Ditët e Skënderbeut”, në rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Ish-presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë këtij manifestimi tha se figura e Skënderbeut, mbetet shembull unik i frymës së bashkimit.
Ai foli edhe për personalitetin e Skënderbeut.”Ishte njeriu që karshi sfidave të mëdha që kishte dhe kohëve te renda, posaçërisht të përballjes me një perandori të fuqishme që kishte miliona km të nënshtruara, të gjejë forcë, guxim, energji që të arrijë pikërisht zenitin kulmor të përballjes më të suksesshme të kohës”.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se me emblemën e Skënderbeut, po trokasim në portat e Evropës së bashkuar.
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu lindi në vitin 1403. I përkiste familjes së Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Vdiq më 17 janar 1468, në Lezhë./albinfo
Hapja zyrtare e sezonit turistik në fillim të muajit maj është shoqëruar me një interesim të madh të vizitorëve vendas dhe të huaj, për të vizituar parkun arkeologjik të Orikut. Në harkun kohor të rreth dy muajve, këtë park arkeologjik kanë zgjedhur ta vizitojnë rreth një mijë vizitorë vendas dhe të huaj, ku përfshihen grupe të organizuara vizitorësh, vizitorë individual, familjarë, nxënës shkollash dhe grupe studentësh. Ju ftojmë që të vizitoni parkun arkeologjik të Orikut, jo vetëm për vlerat historike dhe arkeologjike, por edhe për peizazhin e mrekullueshëm dhe plot kontraste, mes lagunës, detit dhe gadishullit të Karaburunit.
#VizitoniparkunArkeologjikteOrikut
Ju bëjmë me dije se procedurat e hyrjes për në Parkun Arkeologjik të Orikut nëpërmjet postbllokut ushtarak të Flotiljes Detare Pashaliman janë liberalizuar. Nëpërmjet një regjistrimi të thjeshtë në postbllokun ushtarak, me anë të një dokumenti identifikimi (kartë identiteti apo pasaportë), mund të hyni për të vizituar parkun arkeologjik. Grupet e mëdha të vizitorëve vendas dhe të huaj, duhet të paraqesin një listë emërore dhe kartën e identitetit të shoqëruesit apo guidës së grupit. Liberalizimi i procedurave u arrit falë kërkesave dhe përpjekjeve të vazhdueshme që DRKK Vlorë dhe Ministria e Kulturës i kanë adresuar Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe njëkohësisht falë kërkesave të vazhdueshme nga grupet e ndryshme të interseit, bizneseve të zonës, si dhe vizitorëve dhe pushuesve të shumtë, që dëshirojnë të njihen me vlerat e këtij parku arkeologjik. Ne ju ftojmë të vizitoni Parkun Arkeologjik të Orikut, për vlerat e tij historike, monumentet unikale dhe peizazhin e mrekullueshëm që e rrethon. Ju kujtojmë se në fundin e muajit gusht dhe gjatë muajit shtator, duke vizituar këtë park arkeologjik do keni mundësinë të shikoni nga afër gërmimet arkeologjike, që do të nisin në kuadër të projektit të përbashkët shqiptaro-zviceran.
Ju mirëpresim!
#VizitoniParkunArkeologjikteOrikut
#NjihunimeTrashegimineAntike
#VizitoniMonumenteteKultures
Prej disa vitesh diva e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha i kishte munguar muzikës dhe skenës shqiptare.
Por këngëtarja 85-vjeçare i është rikthyer muzikës me një bashkëpunim me këngëtaren Violeta Kukaj.
Kënga mban titullin “Mbushni gotat” dhe këngëtaret e kanë sjellë me videoklip, ku bie dukshëm në sy pamja e këngëtareve sidomos ajo e Pagarushës, e cila duket në formë mjaft të mirë pavarësisht moshës së saj.
Për muzikën dhe tekstin e këngës është kujdesur Fehri Beqiri, ndërkohë që ka pasur edhe një numër të madh bashkëpunëtorësh.
Fterra ndodhet 10 km në verilindje të Borshit, në krahinën e Kurveleshit. Me ndarjen e re territoriale, Fterra bën pjesë në Bashkinë e Himarës. Fshati ndodhet në lartësi 200 – 250 m mbi nivelin e detit.
Shtëpitë karakteristike ngrihen mes një peizazhi të gjelbëruar e faqesh malore. Shtëpitë e gurta mbulohen me pllaka guri, një traditë thuajse unike e fshatit e ruajtur në shekuj. Portat e tyre kanë mbulesë guri dhe rrethohen nga korniza guri. Në oborret e shtëpive rriten lule, fruta dhe perime. Ambientet shtëpiake ruajnë qilimat e prodhuara me dorë nga banoret e fshatit.
45 burimet me ujë të ftohtë, që mbajnë secili nga një emër të veçantë, si edhe shpellat e shumta janë dy nga atraksionet më mbresëlënëse të Fterrës. Shpella e Kazhanit, Shpella e Buçkes, Shpella e Guvës, Shpella e Gjolekës dhe Shpella e Zanes spikasin për karakteristikat dhe përmasat e tyre të veçanta.
Nëse dëshironi të shijoni bukuritë e natyrës dhe fshatit, të zbuloni shpellat e paeksploruara, të pini ujin e burimeve, të përhumbeni në jetën fshatarore apo thjesht të largoheni për disa ditë nga jeta e qytetit, Fterra është një destinacion krejt i veçantë në këtë sezon vjeshte.
Fterra ёshtё e vendosur nё kёmbёt e malit tё Fterrёs, mes gjelbёrimit tё lisave dhe rrepeve shekullor, nё njё lartёsi rreth 300 m mbi nivelin e detit. Banesat e fshatit janё tё shpёrndara nё dy faqe kodrinash, qё ndahen nё mes nga njё ranishte e bardhё qё zbret nga mali, ndёrsa disa lagje vendosen mbi kurrize kodrash shkёmbore. Fterra ёshtё pjesё e krahinёs sё Kurveleshit tё Poshtёm, ndёrsa administrativisht varet nga Bashkia e Himarёs. Nё mesjetё ka qenё pjesё e nahijes sё Sopotit.
Pёr herё tё parё Fterra pёrmendet nё defteret osmane nё vitin 1431, si njё fshat i vogёl me dymbёdhjetё shtёpi dhe nё regjistrimin e vitit 1583 fshati kishte rreth 24 shtёpi. Nё revoltat kundёr sundimit otoman tё viteve 1910, do tё pёrfshihej dhe njё çetё me burra nga Fterra nёn drejtimin e Lazo Kofinёs. Fterriotёt pёrqafuan dhe pёrkrahёn pavarёsinё e shtetit Shqiptar nё vitin 1912 dhe nё vitin 1916 hapёn shkollёn e fshatit nё gjuhёn shqipe. Nga ky fshat janё me origjinё njё sёrё personalitetesh me kontribute tё rёndёsishme pёr kulturёn tonё kombёtare, si arkeologu Prof. Myzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë apo juristi Prof. Ismet Elezi, i cili studioi dhe botoi Kanunin e Labёrisё, etj.
Fshati ёshtё i ndarё nё pesё lagje, nё atё tё Hijes, lagjen e Hixuarit, tё Gjofterёs, lagjen e Mehmete dhe atё tё Bregut tё Lleshe. Mёhallat qё pёrbёjnё fshatin janё: Rukaj, Dhulaj, Korkutaj, Lleshaj, Çokaj, Nikbitaj, Komaj, Baliaj, Dukagjini, Shkurtaj, Trakaj, Gjonaj, Avrecaj, Xhamaj dhe Gjon Fterra. Banorёt ruajnë ende kujtimin e njё familje Hebreje tё vendosur nё fshat gjatё sundimit otoman dhe toponimet Varri i Çifutit apo Kodra Galile kanë mbetur nga ajo kohë.
Banesat me arkitekturё tradicionale nё pjesёn mё tё madhe ruhen mirё. Ato janё dykatёshe tё ndёrtura me gurё shtufor, oborre me mure tё larta e porta me qemer.
Sarandë
Butrint –Syri i Kaltër- Gjirokastër
Saranda dhe zona përreth saj përbëjnë një prej destinacionet turistike ne Shqiperi. Qyteti antik i Butrintit gjendet vetëm 18 km. nga Saranda. Kjo është pika më e rëndësishme arkeologjike e Shqipërisë, e cila që prej vitit 1992 ndodhet në listën e UNESCO-s. Objekte të tjera tërheqëse janë pikat e trashëgimisë kulturore e historike, si pika arkeologjike e Foinikes (në Finiq), kalaja e Lëkursit pran qytetit të Sarandës, rrënojat e Manastirit të “40 Shenjtorëve”, kisha e Mesopotamit, si dhe pika natyrore e burimeve të Syrit të Kaltër. Nga Saranda ju mund të ndërmerrni një tur drejt qytetit me arkitekturë tipike Otomane të Gjirokastrës, e cila gjendet gjithashtu në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që prej vitit 2006.
Në Gjirokastër gjendet kalaja më e madhe e Shqipërisë. Aty mund të vizitoni Muzeun e Armëve, i cili gjendet Brenda në kala, Muzeun Etnografik, i cili gjendet në shtëpinë ku ka lindur ish diktatori komunist Enver Hoxha si dhe muzeun e ri në shtëpinë e shkrimtarit të njohur në Europë, Ismail Kadare.
Vlora është porti i dytë i vendit si dhe një prej rajoneve më të rëndësishme turistike të tij. Prej saj ju mund të ndërmerrni udhëtime të cilat do t’ju zbulojnë objekte interesante. Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet qyteti i vogël i Orikumit, pranë të cilit ndodhet një port jahtesh, ku mund të parkohen deri në 650 të tillë. Orikumi përbën një park arkeologjik dhe është një prej qyteteve më të rëndësishëm të botës antike. Aty mund të vizitoni teatrin e vjetër të Orikumit me kapacitet prej 500 vendesh si dhe kishën e Marmiroit. Përgjatë rrugës nga Vlora në Orikum do të kaloni plazhet e vogla me ujra mjaft të pastër të Jonufrit dhe Rradhimës. Një vend mjaft interesant është edhe Parku Arkeologjik i Amantias (pranë fshatit Plloçë) dhe stadiumi me të njëjtin emër. Në veri të qytetit të Vlorës ndodhet laguna e Nartës, e cila është laguna e dytë për nga madhësia në Shqipëri. Ky është një vend mjaft i rëndësishëm për folezimin e shpendëve ujorë si dhe një vend mjaft i njohur në Shqipëri për prodhimin e verës artizanale të Nartës. Pranë lagunës, në Zvërnec, gjendet Manastiri i Shën Marisë.
Një perlë e vërtet për tu vizituar në gjirin e Vlorës janë plazhet në gadishullin e karaburunit (gjuha e zezë) dhe ishulli i Sazanit.Që të dyja kanë qenë baza të rëndësishme ushtarake dhe sot janë kthyer në plazhe mjaftë tërheqës dhe vende për amatorët e sporteve të ujit dhe aventurierët spelolog.Në këto vende mund të shkohet me anë të detit nëpërmjet skafeve Taxi nga qyteti I Vlorës.
Parku Kombëtar i Llogarasë ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në një distancë prej 40 km, eshte nje nga destinacionet turistike ne Shqiperi. Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2,018 metra mbi nivelin e detit. Parku i Llogarasë është një pikë klimaterike ku ofrohet akomodim dhe shërbim restorantesh. Veçantinë e këtij parku natyror e shton kombinimi i klimës malore me atë detare. Ai është një pikë ideale edhe për ushtrimin e sporteve ajrore. Pas zbritjes së Qafës së Llogarasë, do të ndeshni plazhet e para të Rivierës Shqiptare, të cilat shquhen për cilësinë shumë të lartë të ujërave detare. Ato fillojnë me Dhraleon e Palasës dhe më pas plazhet e Dhërmiut, (Jaliksari)
Shkambo, Gjipea). Plazhi i Gjipesë shquhet për bukuri të rrallë, pasi shtrihet rrëzë një kanioni afro 70 metra të lartë. Pranë Dhërmiut ndodhet edhe shpella detare e “Piratëve”. Ndërsa në fshat mund të vizitoni kishat e Shën Mitrit dhe Shën Stefanit.E gjithë vija bregdetare nga Llogaraja deri në Lukovë,ka plazhe mjaftë interesantë dhe një shërbim cilësor hotelerije dhe kulinarije.
Shkodër
Shirokë – Velipojë – Franc Josef – Lezhë – Shëngjin – Kune Vain
Ky tur ju njeh me zonën veriperëndimore të Shqipërisë, ku qyteti kryesor është Shkodra, i njohur si “kryeqëndra e veriut”. Shkodra është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. Një nga pikat kryesore të qytetit është kalaja e Rozafës, e cila ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Këtu mund të vizitoni Muzeun Historik, Fototekën Marubi si dhe lagjet me arkitekturë veneciane të Gjuhadolit dhe Serreqit. Pranë qytetit shtrihet liqeni i Shkodrës, (liqeni më i madh i gadishullit ballkanik), me pikat e Shirokës dhe Zogajt. Shkodra mund të shërbejë si bazë për të vizituar objekte të tilla natyrore si ishullin e Franc Jozefit në grykëderdhjen e Bunës si dhe plazhin ranor të Velipojës. Disa kilometra në jug të Shkodrës ndodhet qyteti i Lezhës.
Objektet kryesore për t’u vizituar në qytetin e Lezhës janë: Memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut, i cili në vitin 1468 u varros në katedralen e Shën Kollit.Mbi qytet ndodhet kalaja. Bregdeti i Lezhës ofron për ju plazhin ranor të Shëngjinit si dhe ekosistemin e rëndësishëm natyror të lagunave të Kune-Vainit në grykëderdhjen e Drinit. Një ekosistem tjetër interesant është edhe laguna e Patokut dhe grykëderdhja e Matit
Valbonë
Shoshan – Dragobi – Selimaj – Rragam
Lugina e Valbonës shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare. Ajo është një prej zonave natyrore më të bukura të Shqipërisë, e shpallur park kombëtar dhe zë një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh. Valbona gjendet 25 km larg nga qyteti i Bajram Currit me një rrugë që të mundëson një udhëtim komod dhe është qëndra kryesore e banuar e luginës. Duke eksploruar këtë luginë do të shikoni kanionin e Shoshanit si dhe fshtrat alpinë të Dragobisë, Selimajt dhe Rragamit.Këtu do të prezantoheni dhe me Alpet Shqiptare nën këmbët e të cilëve ze fill dhe burimi I lumit.Legjenda e këtyre maleve është nga më të bukurat,më mistiket dhe më të vjetrat në Ballkan.Legjenda e Mujit dhe Halilit është më e përhapura dhe gurët e Judbinës që gjenden në fshatin Marinë dhe Gradicë.
Në qoftë se do të kaloni një natë në këto anë, akomodimi do të bëhet në shtëpitë e banorëve apo”bujtinat” e ngritura posaçërishtë për vizitorë, struktura të tipit alpin,dhe gatimi tradicional i zonës ku dominon mishi I pjekur. Kjo zonë të ofron mundësi të shumta për ngjitje malore, peshkim sportiv në lumin e Valbonës etj.
Razëm
Bogë – Theth – Vermosh
Ky tur, ju jep mundësinë të shijoni një pjesë të papërsëritshme të Alpeve Shqiptare, duke depërtuar deri në zemër të tyre, në Gropën e Thethit. Nga fshati Dedaj, rruga kthen për në Razëm (pikë klimaterike) ose vazhdon drejt pikës tjetër të Bogës, e cila gjendet mes Alpeve dhe është përshkruar nga udhëtarja e famshme angleze Edith Durham në librin e saj “Shqipëria, brenga e Ballkanit”.
Pas Bogës, kalohet Qafa e Tërthores dhe mbërrin në pikën turistike të kësaj zone, Thethi, që gjendet rreth 70 km larg Shkodrës. Një veçori e kësaj zone janë shpellat e shumta karstike, ujëvara e Grunasit në Theth si dhe mund të ushtroni aktivitete të shumta në natyrë. Vermoshi gjendet në skajin më verior të Republikës së Shqipërisë, dhe ofron gjithashtu një gamë të gjerë aktivitetesh alpinistike.
Pogradec
Lin – Drilon-Tushemisht
Rruga për në qytetin piktoresk të Pogradecit kalon pranë bregut të liqenit të Ohrit, i cili me origjinën e tij tektonike dhe që arrin thellësinë deri në 285 metra, është më i thelli në Ballkan. Liqeni me moshë 2-4 milion vjeçar, i cili për vlerat e tij unikale është shpallur pasuri e UNESCO-s, ruan në gjirin e tij 17 lloje peshqish,shpend të shumtë dhe gjitar ujor. Prej Pogradecit mund te vizitoni fshatin Lin në veri të Liqenit, i cili shquhet për bazilikën e tij me mozaikë që gjendet në kodër të fshatit. Në krahun jugor rreth 6 km larg Pogradecit gjenden burimet e ujërave të Drilonit, të cilat ofrojnë një mjedis shplodhës dhe restorante të shumtë ku gatuhet Korani,Belushku si dhe një lloj trofte që jeton pothuajse vetëm në liqenin e Ohrit.
Pak kilometra më në Jug të Drilonit, është Tushemishti, një fshat turistik me një histori të bukur artistike. Aty janë xhiruar disa filma me aktor të shquar të kinematografisë shqiptare.
Lugina e Vjosës
Këlcyrë – Përmet-Leskovik
Përmeti, qyteti i luleve, trëndafilave, këngëve të bukura folklorike, pastërtisë dhe qetësisë, (i njohur në antikitet me emrin “Tryfilia”, i banuar nga fise Ilire), njihet si qendër administrative që në shek. XV-të.
Mund të njiheni me bukuritë e luginës së lumit Vjosa, ku bie në sy gryka e ngushtë e Këlcyrës, banjat kurative të Bënjës mbi lumin Lengaricë, plazhet e vegjël lumorë si dhe keni mundësi të zhvilloni sportet e ujit si Rafting, kajake,etj.
Berat
Mali i Tomorrit – Shpella e Pirrogoshit – Kanionet e Osumit-Çorovodë
Qyteti i Beratit 2400 vjeçar i quajtur qyteti i njëmbinjë dritareve, me kulturë të lashtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është një pikënisje e mirë për të eksploruar luginën e Lumit Osum, Çorovodën, malin e Tomorrit, (i quajtur “Olimpi Shqiptar”) i cili mbart mbi vete një nga legjendat më intriguese të mitologjisë, atë të kultit të Dodonës “dimërkeqe”. Këtu ka qenë vendbanimi i fisit Pellazgo-Ilir të lapathëve (lebërve) dhe pikërisht kësaj Dodone i lutet Akili në luftën e Trojës që ta ndihmoj “O Zot, mbret Dodonas pelazgjik që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe, për rreth teje banojnë Selijtë, Dragomanët (fat-thënës) këmbëzbathur e gjumëpërdheas….” Ky mal, i cili përbën një park Kombëtar, është njeri prej maleve më të lartë në Shqipëri, (2.416 metra mbi nivelin e detit) dhe shquhet për burimet ujore të shumta me emra mitik si dhe për shpellat karstike. Në këtë luginë ndodhet dhe qyteti i Çorovodës me një histori të lashtë dhe me shumë vepra monumente të natyrës.
Në rrjedhën e lumit Osum janë formuar shumë kanione që amatorët e sportit ”Rafting” i shfrytëzojnë në periudha të ndryshme të vitit.
Aty ndodhet edhe tyrbja e Abaz Aliut, i cili është një vend i shenjtë i sektit bektashjan. Në 20 Gusht aty organizohet njëri prej pelegrinazheve më të mëdhenj në Shqipëri.
Tiranë
Krujë – Durrës – Elbasan
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, si gjithë metropolet e tjera evropiane, ka energji dhe lëvizje të pashtershme. Me baret, pubet, restorantet, tavernat. Tirana është e bukur për t’u zbuluar dhe shijuar, si ditën ashtu edhe natën. Këtu gjenden muze nga më të rëndësishmit në rang kombëtar si Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Galeria Kombëtare e Arteve Figurative,salla teatrosh, sheshe e parqe. Ajo ka një histori interesante zhvillimi dhe rreth saj ka shumë kështjella mesjetare si ajo e qytetit që gjendet në qendër të Tiranës ,e Petrelës, e Prezës. Në Lindje të Tiranës ndodhet parku natyror i Dajtit, ku vizitori do të ndesh natyrën e pastër dhe të qetë që mund ta shfrytëzoj për shëtitje dhe aktivitete sportive.
Qyteti historik i Krujës ndodhet 32 km larg Tiranës. Objekti kryesor turistik është kalaja e Krujës ku gjendet muzeu i heroit Kombëtar Skenderbeut së bashku me Muzeun Etnografik.Pazari i Krujës është një aktivitet ku mund të gjeni punime artizanale me motive Kombëtare si dhe antika të ndryshme.
Durrësi, porti më i madh i vendit ndodhet 34 km larg Tiranës. Është qyteti më i vjetër i Shqipërisë, me histori 3,000 vjeçare. Krahas plazheve të tij ju mund të vizitoni Amfiteatrin, (i dyti në gjithë Ballkanin për nga madhësia) si dhe Muzeun Arkeologjik. Hyrja në qytetin e Durrësit mund të bëhet nga porti detar i tij,Aeroporti “Nënë Tereza” si dhe nga autostrada Tiranë-Durrës.
Qyteti i Elbasanit gjendet në juglindje të Tiranës. i njohur në antikitet me emrin Skampa, ai ka qënë një stacion i rëndësishëm i rrugës antike “Egnatia”. Objektet kryesore të qytetit janë muret e kalasë,kisha e Shën Marisë brenda këtyre mureve, Muzeu Etnografik, hamami, xhamia e Nazireshës,Bysheku,Gjinari etj.
Destinacionet turistike në Shqipëri janë të shumta dhe në ç’do pikë hyrëse në të, nga deti apo nga toka dhe ajri,në kontaktin e parë do të gjeni fletëpalosje që ju njohin me këto destinacione dhe me pika të tjera të rëndësishme që mund ti vizitoni/