Art-Kulture

Mes legjendës së shtojzovalleve dhe bukurive përrallore, ftesa e Nikaj-Mërturi për turistët/Foto

E cilësuar si Perla e Apleve, Bashkia e Tropojës ka hapur sezonin turistik malor në zonën e Nikaj-Mërturi.

Ky aktivitet u shoqërua me valle, këngë, lojëra popullore dhe një panair ushqimor me prodhime tradicionale të zonës.

Kjo zonë vit pas viti po shënon rritje të numrit të vizitorëve, por potenciali ende është i pa shfrytëzuar.

Për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, rruga drejt Currajt të Epërm, të cilësuar Perla e Apleve që tashmë ka nisur, do të japë efekte të menjëhershme në zhvillimin e turizmit.

“Besoj se keni ndier kënaqësi gjatë ngjitjes nëpër rrugën e rregulluar, nëpër krazhnjetet, malet, burimet, lumenjtë e kullat, pra dikush që nuk ka qenë herë tjetër me siguri është ndier i mahnitur. Jemi në prehër të Kakijës së Nikajve, përballë Kores së Mërturit dhe pas kësaj qafe, Qafës së M’rrethit ndodhet mrekullia e Alpeve, Curraj Epër”, tha Dushaj në nisje të fjalës së tij.

Kjo krahinë legjendare, që mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”, kryebashkiaku vuri në dukje se “rrallë popull tjetër si Nikaj-Mërturasit kanë ruajtur vëllazërinë me njëri-tjetrin, por dhe kanë mbajtur në shpirt zjarrin e ndezur të lirisë duke e përcjellë nga brezi në brez”..

“E nuk është vetëm Eposi i Kreshnikëve kryevepra e kësaj treve, por është pasuria e madhe e gjuhës, janë virtytet e mrekullueshme, është respekti për veten dhe të tjerët, është guximi e trimëria, është mikpritja e pashoqe në botë. Ky takim i mrekullueshëm, kjo pjesëmarrje, këngët e vallet, motivimi i jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit e tregon se ç’shëmbull të madh jep Nikaj Mërturi në ditët e sotme. Gjej rastin të përshëndes së pari banorët e tanishëm të këtyre fshatrave, megjithëse të pakët në numër ata po tërheqin shumë të tjerë, që të përvëluar nga malli ngjiten këtej në të gjitha stinët e vitit”, tha ai.

Dushaj shtoi se “të gjithëve na gëzon fakti se shumë turistë u drejtohen këtyre zonave, ku në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e kësaj zone po vetpunësohen disa familje nga Brisa deri në Curraj Epër duke i kthyer kullat në bujtina të mrekullueshme”.

Ai shprehu besimin se shumë shpejt numri i të punësuarve nga turizmi në këtë zonë do të shumëfishohet.

“Siç e shihni ne kemi filluar rrugën për Curraj Epër, për t’u dhënë mundësi banorëve të këtij fshati të kthehen kur të duan te vatrat e tyre, për t’u dhënë mundësi turistëve të eksplorojnë vendet më të bukura jo vetëm të Alpeve shqiptare, por ndoshta edhe të Europës”, deklaroi kryebashkiakui Tropojës.
Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana u shpreh i bindur se sezoni tjetër do të çelet në Zemër të Alpeve, ndërsa deputeti Isuf Çela e vuri theksin shfrytëzimi i traditave në funksion të zhvillimit.

“Besoj dhe shpresoj që këtë festë do ta hapim në Curraj Të Epërm”, tha ai. Përveç bukurive natyrore dhe ushqimeve karakteristike të zonës, trashëgimia e pasur kulturore e shpirtërore e bën më tërheqëse ofertën për tu ngjitur në Aplet e Nikaj Mërturit./atsh

Mes legjendës së shtojzovalleve dhe bukurive përrallore, ftesa e Nikaj-Mërturi për turistët/Foto Read More »

Maya publikon “super klipin” e verës. Suksese divës së muzikës. (Video)

Maya Alicka ka publikuar ne youtube videoklipin me te ri te quajtur ” Kenga jone”. Kete kenge Maya e kendon ne nje duet me kengetaren Fatmira Brecani.

Videoklipi eshte publikuar ne youtube ne kanalin ArkivaShqip nje  nga kanalet me te ndjekura  me mbi 2.3 milione subscribe prandaj pritet qe kenda te kete rekord shikimesh !

Suksese Maya !

Maya publikon “super klipin” e verës. Suksese divës së muzikës. (Video) Read More »

Filmi dhe kulinaria bëhen bashkë në Pogradec në Festivalin Ballkanik

ë qytetin e Pogradecit ka nisur Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë. Edicioni i tetë sjell për publikun në konkurrim në programe të ndryshme mbi 70 filma shqiptarë dhe të huaj.

Në natën e parë për publikun dhe turistët u shfaq filmi “Skënderbeu” i restauruar, ndërsa programi po vijon me filma artistikë dhe dokumentarë, të producentëve dhe regjisorëve të afirmuar por mes tyre dhe emra të rinj. President nderi i festivalit këtë vit është aktori i njohur Viktor Zhusti.

Por gjatë netëve të festivalit aktorë të njohur të kinemasë shqiptare nuk mungojnë. Aktorë të shquar si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Mirush Kabashi, etj, janë të pranishëm në këtë edicion të festivalit të tetë të filmit dhe kulinarisë në qytetin e Pogradecit.

Festivali ka nisur mbrëmjen e së hënës dhe do të vijojë deri të shtunën në mbrëmje. Filmat shfaqen jo vetëm në sallë, por dhe në sheshin e qytetit. Gjatë ditëve të festivalit është jo vetëm filmi, por edhe gatimet karakteristike për të pranishmit.

Festivali ka si objektiv edhe nxitjen e marrëdhënieve ndërkulturore mes popujve që jetojnë në kufij të përbashkët dhe prezantimin në një shkallë sa më të madhe të mundshme të resurseve turistike të zonës Pogradec-Korçë, duke nxitur edhe aktivitete në fushën e zejtarisë tradicionale dhe kulinarisë krejt të veçantë./atsh

Filmi dhe kulinaria bëhen bashkë në Pogradec në Festivalin Ballkanik Read More »

Shqipëria e viteve 1981 – 1991 në fokusin e Michel Setboun në COD

Për herë të parë 99 foto nga Shqipëria e viteve 1981 – 1991 vijnë për publikun kryeqytetas në COD.

Këto imazhe do shfaqjen në ekspozitën fotografike të Michel Setboun të titulluar “Fundi. Fillimi Shqipëria 1981 – 1991” për publikun, më 6 korrik 2018.

Në hapësirat e COD, Setboun sjell për herë të parë fotot në dimensione të mesme e të mëdha si imazhe emblematike që kanë në thelb kujtesën e dokumentimin, diakroninë përgjatë një dekade dramatike, të mbushur me ngjarje të një rëndësie të jashtëzakonshme për historinë e shqiptarëve.

Brendia e kësaj ekspozite në retrospektivë ndalet në kontraste të fuqishme, tablo të gjalla që kanë në fokus të objektivit Shqipërinë e pas ’80-ës me demagogjinë, pankartat a parullat me gurë, paradat komuniste, bunkerët e kudo gjendur, ngrehinat e kultit të shndërruara në salla teatri, kafene, shtëpi kulture a të braktisura, varfërinë ekonomike, shtypjen politike e shoqërore gjatë periudhës së autarkisë, figurën e gruas shqiptare, fëmijë dhe nxënës të shkollave dhe jo vetëm.

Për Setboun janë po kaq tronditëse momentet e Shqipërisë në pikënisjet të viteve ’90, (aso kohe kur po zhbëhej regjimi komunist), janë foto që flasin për eksodin shqiptar dhe anijet e tejmbushura në portin e Durrësit, pritjen e Nënë Terezës, humanistes shqiptare në shtetin amë, ringjalljen e fesë, rihapjen e kulteve fetare, zgjedhjet e para pluraliste, zbulimin dhe përballjen me kapitalizmin, gjendjen tronditëse në qendrat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, dasmat dhe shumë aspekte të tjera të përditshmërisë së jetës shqiptare.

Ndërkaq, Michel Setboun, konsiderohet si një ndër fotoreporterët më të rëndësishëm ndërkombëtarë për Shqipërinë dhe një nga dokumentuesit më këmbëngulës të historisë së Shqipërisë nga viti 1981 e në vazhdim, pasi mbetet thuajse i vetmi fotograf i huaj, i cili ka mbërthyer me aparatin e tij, si askush tjetër e në mënyrë të vazhdueshme, gjatë gati katër dekadave të fundit gjithë zhvillimin politik, shoqëror dhe kulturor të vendit skaj më skaj. Arkivi fotografik mbi Shqipërinë ka mijëra fotografi dhe është i një rëndësie të veçantë, si historike ashtu edhe artistike.

Ekspozita do qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 shtator./atsh

Shqipëria e viteve 1981 – 1991 në fokusin e Michel Setboun në COD Read More »

Befason Enca: Tërmetin e “shkaktova” unë!

Pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë u trondit nga një tërmet i fuqishëm me 6 ballë mesditën e sotme, nga i cili fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, ku ka pasur nga më interesantet, por ajo që ka befasuar ishte këngëtarja Enca Haxhia.

Këngëtarja ka postuar një “InstaStory”, duke kërkuar “ndjesë” për lëkundjet.

“Kërkoj ndjesë! S’ishte tërmet, thjesht bona play një këngë që del tani afër”, shkroi këngëtarja, duke paralajmëruar këngën e saj të radhës.
Top Channel

Befason Enca: Tërmetin e “shkaktova” unë! Read More »

Libri në gjuhën shqipe, më i vjetër se Meshari

Përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që na befasuan me një tjetër zbulim.

Bëhet fjalë për njëdokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe.

Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine.

Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura.

Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë.

Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI.

Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari” i cili daton në mes të shekullit të XVI. Zbulimi Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.

Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse “Meshari” i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print”, që kuptohet. “Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë”.

Në gjurmët e Joklit Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942.

Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

Dokumentet e hershme të shqipes Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497.

Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”.

Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. “Meshari” i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme.

Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt. Formula e Pagëzimit 1462 Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462, transmeton shekulli.

Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.

Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin. “Meshari” i Buzukut 1555 Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. “Meshari” përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.

Libri në gjuhën shqipe, më i vjetër se Meshari Read More »

Bukuri e rrallë e Natyrës Shqiptare Qyteti i Pogradecit, ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore…

Pogradeci ka një muze të pasur me deshmi antikiteti dhe të kohës së luftës, ka kishën e vjetër ortodokse, që quhet Kisha e Shën Mërisë dhe ndodhet në lagjen e vjetër të Pogradecit.Plazhi i Pogradecit ndodhet brenda në qytet përgjatë vijës liqenore.Është një plazh me rërë, ujë të pastër dhe mundësi për argetime.

Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000 vjet para Krishtit), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të Bakrit, Bronzit dhe Hekurit.

Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta Desaret dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit.

Related image

Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000 vjet para Krishtit), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të Bakrit, Bronzit dhe Hekurit. 24 monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës janë zyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet më interesante ku vizitori mund të qëndrojë janë:Rrënojat e një vendbanimi ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në fshatin piktoresk të Linit i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit.
Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI para Krishtit, kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir,Klit. Rruga Romake “Via Egnatia” kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës.
Ura e Golikut (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake.Burime të shumta ujore përfshi Burimet e Drilonit ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen.Shpella të shumta dhe një kishë ndodhen pranë Qafe-Thanës dhe kufirit me Maqedoninë. Pikturat e bëra nga heremitët në mesjetë mund të shihen në kishë dhe në muret e shpellës.
Në gadishullin e Linit mozaikët që datojnë shekullin e VI – VII të magjepsin me bukurinë e tyre, por gojëdhëna për perandorin Justinian të bizantit të shekullit të VI është shumë joshëse. Gojëdhëna thotë: Justiniani, perandori me origjinë ilire, në një moment kritik ka fshehur në brigjet e liqenit të Ohrit në afërsi me gadishullin e Linit një pjesë të rëndësishme të thesarit të perandorisë bizantine. Kjo gojëdhënë ka katërmbëdhjetë shekuj që vjen deri në ditët e P1sotme.
Rrënojat e kalasë të shekullit IV në kodrën mbi Pogradecit kanë disa formacione interesante me mure të parregullt gurësh. Që nga kalaja e vjetër, liqeni dhe pamjet e maleve janë të mrekullueshme, si është dhe pamja e formacionit shkëmbor Guri i Kamjes.
Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shekullin V para Krishtit, ndërsa në shekullin IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro-shqiptare e hershme.
Related image
Prejardhja e emrit lidhet me invadimet avaro-sllave në shekullin e VII-VIII dhe sidomos me ato të perandorisë bullgare në shekullin XI-XII,ku ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo “polis” (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponime sllave. Pogradeci do të shkruhej “Pogda grada”, që do të thotë “nën qytet”. Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire që është kalaja e Pogradecit.
Turizmi:Plazhi i Pogradecit ndodhet brenda në qytet përgjatë vijës liqenore.Është një plazh me rërë, ujë të pastër dhe mundësi për argetime. Në Pogradec ka edhe disa plazhe të tjerë privatë e publikë, me rërë e guralece të vegjël. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të kristaltë të Linit dhe Tushëmishtit.P2
Related image
Pogradeci ka një muze të pasur me deshmi antikiteti dhe të kohës së luftës, ka kishën e vjetër ortodokse, që quhet Kisha e Shën Mërisë dhe ndodhet në lagjen e vjetër të Pogradecit, si dhe një kishë të re, më arkitekturë shumë të vecante të quajtur Ringjallja. Qyteti gjithashtu ka dy xhami.
Njera ndodhet në qendër të qytetit dhe tjetra në lagjen e quajtur Goricë.Katër kilometër në lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike e Drilonit.  Pogradeci ofron shumë mundësi per turizëm ujor, malor dhe historike. Infrastruktura rrugore është shumë e mirë dhe ndodhet në një kryqëzim rrugësh që lidhin disa qytete të zhvilluara të vendit tonë si Korça, Elbasani, Struga dhe rruga për të udhëtuar drejtë Kapshticës dhe Greqisë. Hoteleria dhe akomodimi në Pogradec është në nivelin më të lartë. Gjithashtu edhe kuzhina dhe kulinaria Pogradecare është shumë e veçantë dhe e pëlqyeshme

Bukuri e rrallë e Natyrës Shqiptare Qyteti i Pogradecit, ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore… Read More »