Art-Kulture

Aktivitet në 148-vjetorin e lindjes së poetit At Gjergj Fishta

Në Lezhë u përkujtua sot 148-vjetori i lindjes së poetit At Gjergj Fishta, me një aktivitet ku morën pjesë autoritete të shumta vendore e qendrore, studiues, historianë, shkrimtarë dhe qytetarë.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se “qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës janë të gatshme të investojnë në shtëpinë e Fishtës”.

“Jemi në hapat e fundit për të zgjidhur këtë mangësi shumëvjeçare për këtë emër të madh për kombin shqiptar“, tha Ndreu.

“Në 148-vjetorin e lindjes së patriarkut të letrave shqipe At.Gjergj Fishta dhe 100-vjetorit të fjalimit në Paris në 1919, bashkia Lezhë i dha sot një dimension tjetër nderimit të kësaj figure. Faleminderit pjesëmarrësve, studiuesve Tonin Çobani dhe Nevila Nika, ministrave Margariti dhe Lleshaj, Lindita Nikolli, Preç Zogaj, Sandër Cipa, të madhit Mirush Kabashi etj.”, tha Ndreu.atsh

Aktivitet në 148-vjetorin e lindjes së poetit At Gjergj Fishta Read More »

Kadare: Ka një kufi që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e bëri

Duke iu referuar polemikave lidhur me Peter Handke, nobelistin austriak që është i njohur për lidhjet e tij me Slobodan Milosheviçin, Kadare deklaroi se ai bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e këtij çmimi nga ana e shkrimtarit austriak.

Është i njohur fakti që Handke ka mbajtur edhe një fjalim gjatë funeralit të Milosheviçit.

“Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vrasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë”, deklaroi Kadare në një konferencë shtypi në Seul.

Kadare ka pohuar se është kundër vendimit të Akademisë mbretërore Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Handkes duke theksuar se ”ai është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje”.

Ismail Kadare u shpall sot fitues i çmimit të njohur koreanojugor të letërsisë, Pak Kyong-ni, si mirënjohje për artin e tij me vlera sociale, që buron nga përvoja historike e popullit shqiptar, sipas agjencisë koreanojugore të lajmeve, Yonhap./atsh

Kadare: Ka një kufi që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e bëri Read More »

Kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore shqiptare

Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore zhvilloi dje koncertin i cili solli traditën, muzikën dhe veshjet tona popullore në Otranto, Itali.

Përgjatë tre ditëve ky koncert me 28 solistë të Ansamblit Popullor do i përcjellë diasporës atje kërcimin të shoqëruar me muzikën e bukur popullore qytetare nga trevat shqiptare.

Ministrja e Kulturës Elva Maragariti shprehet se, “Ansambli Popullor me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës vendosën një tjetër gur themeli në njohjen e traditës dhe kulturës të paraardhësve tanë tek brezi i ri i diasporës”.

“Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore i rikthehet tureve të koncerteve jashtë Shqipërisë. Pas Ukrainës, dje në Itali, e në vazhdim me Kroacinë e kudo ku jeton diaspora shqiptare. Në mbrëmjen e së shtunës kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore shqiptare”, tha Margariti. /aatsh

Kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore shqiptare Read More »

“Ditët e Naimit”, 33 poetë nga gjithë bota në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Korçë

Poetë nga Franca, Gjermania, Anglia, Italia, SHBA, Belgjika, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Izraeli, Tunizia, Greqia, Malajzia, Palestina, Korea e Jugut, Kosova, Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bangladeshi, Kurdistani dhe Meksika u bënë bashkë në Korçë për poezinë.

Mbrëmja e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, përcolli motivet poetike të krijimtarisë frymëzuese të 33 poetëve nga e gjithë bota.

Në këtë edicion të 23-të, festivali poetik u organizua mes Korçës dhe Tetovës, duke sjellë një manifestim artistik të pakrahasueshëm për publikun./atsh

“Ditët e Naimit”, 33 poetë nga gjithë bota në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Korçë Read More »

Kadare fiton çmimin ”Neustadt”, i konsideruar Nobeli amerikan

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustadt”, që njihet edhe si Nobeli Amerikan, i cili njeh meritat e jashtëzakonshme letrare në letërsi në mbarë botën.

Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi që jepet për merita të jashtëzakonshme letrare në letërsinë botërore.

Çmimi “Neustadt” është çmimi i parë letrar ndërkombëtar i llojit të tij që e ka origjinën në SHBA dhe është ndër të paktat çmime ndërkombëtare, për të cilin kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.

Çdo autor i gjallë që shkruan nga kudo në botë ka të drejtë për çmimin “Neustadt”. Juria përbëhet nga autorë të vlerësuar ndërkombëtarisht. Fituesve u jepen 50,000 dollarë, një kopje e një pendë shqiponje të derdhur në argjend dhe një certifikatë.

Lajmi u bë i ditur nga ”World Literature Today” Universitetit të Oklahomas, e cila njoftoi mbrëmjen e së mërkurës së shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë.

“Kadare është një romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar , i cili ka shkruar disa vepra të mëdha. Ai botoi romanin e tij të parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963. Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet nga disa si një nga më të mëdhenjtë e shkrimtarëve bashkëkohorë evropianë. Ai është përmendur shpesh si pretendent për çmimin Nobel në Letërsi”, shkruhet në faqen zyrtare të “Neustadt Prize”.

Ismail Kadare, shkrimtar i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që e bëri të njohur në gjithë botën, në “Daullet e shiut”, veprat e tij më të zhytura në natën e legjendës ballkanike janë “Kush e solli Doruntinën” apo “Ura me tri harqe” apo ato me frymëzime të së tashmes si “Tri këngë zie për Kosovën”.

Në vitin 1996 , Kadare u pranua anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar Çmimin “Jeruzalemi” për vitin 2015. Ai u konsiderua me këtë rast shkrimtari që i dha shprehje lirisë njerëzore në librat e tij.

Në 13 maj 2016 , Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi shkrimtarit të shquar “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Në një deklaratë për shtyp, drejtori ekzekutiv i ”World Literature Today”, Robert Con Davis-Undiano, tha se Kadare është “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë”.

Kandidatët finalist për këtë çmim ishin, Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (SHBA Jessica Hagedorn (Filipine / SHBA), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam/SHBA). /atsh

Kadare fiton çmimin ”Neustadt”, i konsideruar Nobeli amerikan Read More »

Zija Çela: Juria ka Handken, bota ka Kadarenë

“Me dasht, me besu tek vetja, me fal buzëqeshje”. Kështu u shpreh gjatë klubit të leximit përpara nxënësve të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” autori i mirënjohur Zija Çela, fitues në vite i mjaft çmimeve letrare.

Gjimnazistët diskutuan në Qendrën për Hapje dhe Dialog me autorin për librin me tregime “Princi i buzëqeshjes”, për fillesat si shkrimtar, për pushtetin e shkrimtarit, por edhe për nobelistin e saposhpallur, Peter Handke dhe çmimin e tij kaq të diskutuar.

“Juria e Nobelit hodhi në erë paturpësisht moralin e vet, duke iu kundërvënë moralit të njerëzimit, atij që është nënshkruar edhe në Kartat e OKB. Prandaj Handken ka juria, Bota ka Kadarenë. Madje në katin ma të epërm, atë të nivelit Mbinobel, në shoqërinë e Borgesit, Tolstoit, etj.,” u shpreh shkrimtari i njohur Zija Çela. /atsh

Zija Çela: Juria ka Handken, bota ka Kadarenë Read More »

Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë përmes fotove në Muzeun Historik Kombëtar

Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë vjen për publikun kryeqytetas përmes ekspozitës fotografike “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë” në Muzeun Historik Kombëtar.

Ky projekt nga qendra DMO ALBANIA në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës dhe bashkinë e Tiranës synon të promovojë Shqipërinë, dhe të edukojë rininë me artin e bukur të fotografisë.

Fotografitë e pasqyruara në këtë ekspozitë janë rreth 100 foto të përzgjedhura të konkursit fotografik të hapur për 3 muaj rresht gjatë periudhës maj-qershor 2019.

Ky aktivitet përveç faktit që ndihmon në promovimin e vendit tonë, gjithashtu inkurajon dhe motivon të rinjtë që ta duan vendin e tyre dhe mbi të gjitha, ta promovojnë atë. Ndër vite ky ka qenë dhe është edhe qëllimi kryesor i Muzeut Historik Kombëtar të promovojë vlerat historike dhe kulturore të Shqipërisë.

Andi Seferi, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, përshëndeti hapjen e këtij festivali fotografik.

“Jam i gëzuar për këtë pjesëmarrje masive dhe për rritjen e cilësisë së fotove gjatë këtyre dy sezoneve. Kjo bën të mundur promovimin e Tiranës dhe Shqipërisë në mënyrë akoma më dinjitoze dhe profesionale”, tha Seferi.

Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, tha se ështe kënaqësi e veçantë që për herë të dytë mbahet ky aktivitet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Të fotografosh domethënë të ngrish një moment, një çast në këtë realitet ku ne jetojmë.

Ekspozita fotografike “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë” do qëndroj e hapur për publikun në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar deri më 15 tetor./atsh

Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë përmes fotove në Muzeun Historik Kombëtar Read More »