Art-Kulture

Këto fjalë plot dhimbje të Rozana Radit i prekin të gjithë!

[sgmb id=”1″]

Artistja Rozana Radi njihet për talentin e saj në të shkruar përvecse si këngëtare, aktore dhe moderatore. Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa vargje të ndjera të cilat i kanë prekur të gjithë. Këngëtarja para disa vitesh ka humbur prindërit, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë humbi edhe xhaxhain, kantautorin e njohur Françesk Radin.

Trishtim e kam shume te shenjte
Trishtimi rrugen vet ma di
Trishtimi sa here me rremben 
ne rruge ne pune dhe ne shtepi.
Eh sa trishtimet i kalova
Sa do kaloj as vete se di
Trishtimet kurre si numerova
ashtu sic nuk i numeroje ti.
( Vetem per ata te dy Babi dhe Mami)

Pas këtij statusi kanë vërshuar komente ndaj saj, nga fansa dhe artistë të cilët e ngushëllojnë, por edhe e komplimentojnë për vargjet.

Këto fjalë plot dhimbje të Rozana Radit i prekin të gjithë! Read More »

Super filmi i ri i Van Damme në rolin e shqiptarit, kërkon të marrë hak kundër serbëve për vrasjen e babait!

[sgmb id=”1″]

Kill’em all” është filmi i cili flet për historinë e një shqiptari. Van Damme në rolin e një shqiptari me emrin (Filip) babai i të cilit ishte një aktivist politik dhe gazetar në kohën e ish-Jugosllavisë.

 I ati i tij u vra nga serbët pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në 7 shtete të pavarura. Filipi kërkon të marrë hak për të atin dhe kjo ka ardhur shumë vonë në kohë.

Ai lufton i vetëm kundër serbëve, por papritmas në vrasjet masive përfshihet edhe një infermiere e cila do ta ndihmonte atë.

Ky film është i vitit 2017 dhe ja vlet të shihet nga të gjtihë. Aktorët kryesorë: Peter Stormare, Jean-Claude Van Damme, Autumn Reeser Regjisor: Peter Malota Shkrues: Jesse Cilio, Brian Smolensky.

Super filmi i ri i Van Damme në rolin e shqiptarit, kërkon të marrë hak kundër serbëve për vrasjen e babait! Read More »

Foto mallëngjyese! “Ribashkohen” West Side Family!

[sgmb id=”1″]

Javën që lamë pas djali i vëllait të Dr.Florit ka festuar 1-vjetorin.

Florani i vogël u rrethua nga të afërm dhe miq familjarë në një festë mjaft të këndshme. Vogëlushi ka emrin e xhaxhait të tij të ndjerë ndërkohë që në këtë foto shohim si një ribashkim të grupit “West Side Family”, Miri, Flori dhe Landi. 

Dy anëtarët e tjerë të grupit janë fotografuar së bashku me Floranin e vogël në krahë. Dr. Flori ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme më 17 nëntor 2014 si pasojë e mbidozës nga droga. 

Ai ka lënë pas dy fëmijë Kaltrinën dhe Danielin, ndërkohë që Florani i vogël është djali i vëllait të tij Albanit, gjithashtu këngëtar dhe pjesëtar i grupit “Produkt 28”.

Foto mallëngjyese! “Ribashkohen” West Side Family! Read More »

Aktorja e Al Pazar “sulmon” Agron Llakaj: “Ja pse nuk jemi me miq”.

[sgmb id=”1″]

Një nga ndarjet më të bujshme artistike në televizionet shqiptare ishte ajo e Agron Llakajt dhe aktores Rudina Dembacaj. Të dy ishin pjesë e spektaklit të humorit,  “Al-Pazar”, por tashmë Rudina është zhvendosur në Ora News me programin, “Mos i fol shoferit”.

Po pse Rudina dhe Agroni nuk ruajnë më marrëdhënie të mira me njëri tjetrin?

Të dy aktorët kanë kanë dhë versione të ndryshme të situatës.

I ftuar në Thumb, Llakaj tregoi se angazhimet e Rudinës në jetën familjare sollën shkëputjen  nga programi, ndërsa Dembacaj ka treguar se arsyeja e vërtetë është një sherr që ka ndodhur mes tyre. E ftuar në emisionin e mëngjesit, “Check In” në NRG Radio, aktorja është shprehur: “Nuk do të më shihni asnjë ditë në Al Pazar! Dhe nuk e lashë atë për arsye familjare siç tha Goni. Fatkeqësisht ose fatmirësisht nuk kemi mbetur miq!”.

Gjithashtu, Rudina ka treguar se nuk do ta ftojë kurrë Agronin në programin e saj. 

Aktorja e Al Pazar “sulmon” Agron Llakaj: “Ja pse nuk jemi me miq”. Read More »

Aktori shqiptar që do ‘çmendi’ Hollywoodin nuk ndalet, publikon pjesë nga filmi ku marrin pjesë aktorë të famshëm!

[sgmb id=”1″]

Flamur Arsllani mund të jetë një emër jo shumë i njohur në Shqipëri e më gjerë edhe për pak kohë. Flamuri është 32 vjeçari plot ambicie, nga Maqedonia të cilit mësohet se i është besuar nga regjisorët roli ‘pozitiv’ i një djaloshi, që mundohet të mbroj fshatin e djegur nga keqbërësit. Xhirimet e kësaj pjese janë bërë në Munchen në Gjermani, në një “varrezë makinash” siç shihet edhe nga fotot.

Pas gati shumë muajsh pritjeje, adhuruesit e filmave aksion do të munden të shijojnë pakëz nga filmi “Cyborg X1”, pas publikimit të një pjese të “trailer”-it.
Ja që aktori është shumë bujar, dhe ka vendosur që publikun shqiptar mos ta lej në pritje. Ai ka publikuar një pjesë nga filmi në faqen e tij zyrtare në facebook.

Ndërsa ne i urojmë suksese dhe pse jo një çmim Oscar në një të ardhme të shpejtë aktorit tonë, i cili jo vetëm që po korr suksese, por dhe po e prezanton artin e kulturën tonë anembanë botës.

Aktori shqiptar që do ‘çmendi’ Hollywoodin nuk ndalet, publikon pjesë nga filmi ku marrin pjesë aktorë të famshëm! Read More »

Ardian Cerga aktori qe u be pirat dhe pirati qe u kthye ne skene!

[sgmb id=”1″]

Ka bërë udhëtime të rrezikshme me anijen e tij “Baby Orca”. Kur e sheh në portin e peshkatarëve në Rradhimë të Vlorës, mund të thuash se është një pirat, i egër dhe i vendosur. Shumëkush kish menduar se ai, Ardian Cerga, e kishte braktisur përgjithmonë, edhe skenën edhe filmin edhe artin në përgjithësi. Por u gabua. Cerga kishte një nevojë dhe një uri të madhe për Detin, peshkimin, arratisjet me varkën e tij të shpejtë. Kishte nevojë të bashkëbisedonte me zërat e Detit dhe klithmat e pulëbardhave, për një rimëkëmbje shpirtërore, për një shërim pa ilaçe, të zemrës së vet, të thyer shpesh herë nga tallazet e jetës.

Mirëpo tani pirati është fort mirë dhe kthehet në skenë.

Ja çfarë shkruan kritiku i artit, pranë 360grade.al, për karierën e Cergës dhe rikthimin e tij të bujshëm.

***

Viti 2017 e ka gjetur aktorin e shquar të viteve 80-të në skenën e TK, por edhe në sheshin e xhirimit, pas shumë vitesh…

Aktori i mirënjohur i viteve 80-të, Ardian Cerga, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, pas 28 vitesh mungesë. Roli i fundit i tij në këtë skenë, i takon vitit 1989 në dramën “Rajmonda” të Artur Zhejit, ku interpretoi për herë të fundit përkrah emrave të shquar të kohës, si Besa Imami, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Margarita e Ndriçim Xhepa, Agim Shuke etj. Në TK, u rikthye para disa javësh me rolin e memecit Sotir, në dramën “Pushteti i grave” të Aristofanit. Ishte regjisori Spiro Duni, që e riktheu në skenë, një shok i “vjetër” i rinisë e fakultetit. Janë jo pak, por tre dekada dhe ka rrjedhur shumë ujë… Ky vit është viti i 60-vjetorit të tij. Pas 28 vitesh, në skenën e Teatrit Kombëtar, ai gjen aty shumë djem dhe vajza të talentuar dhe interpretimi përkrah tyre, në atë skenë ka magjinë dhe të bukurën e vet. Por në teatër Ardiani ka pak role, sikurse edhe në film, por në ekranin e vogël është ndryshe. Në teatër, për t’u veçuar janë pjesët “Avni Rustemi”, me trupën e Teatrit të Beratit, ku fitoi çmimin e parë në Festivalin e Teatrove në vitin 1988, “Unë dhe Mefistofeli”, një dramë e Bashkim Hoxhës,  në 1987 dhe “Rajmonda” e Artur Zhejit në 1989.

Ndryshe ndodhi me ekranin e kinemasë. Ra në sy që kur ishte student. Nga viti 1979 – 1982 interpretoi pesë role, njëri pas tjetrit, dy filma televizivë, “Me hapin e shokëve” (1979), me regjisor Esat Telitin dhe “Era e ngrohtë e thellësive” (1982) me Vladimir Priftin. Dy rolet që e bënë të njohur anembanë vendit janë, pa dyshim, Kajua te “Mësonjëtorja” e Muharem Fejzos dhe Leka te “në çdo stinë e Viktor Gjikës si dhe roli në filmin “Yje mbi drin” (1979). Janë role të interpretuara mjeshtërisht nga Ardian Cerga, komiti Kajo dhe Leka “ i vërtetë”. Në ekran do të shfaqej edhe me dy role të tjerë, në fundin e viteve 80-të, me një rol në filmin “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988), me regjisor Piro Milkani dhe “Njerëz në rrymë” i Besnik Bishës, në heroin qendror të filmit. E veçanta e Ardian Cergës është se në të gjithë filmat ka krijuar karaktere të veçanta, role që nuk i ngjajnë njëri-tjetrit, as si imazh e as si interpretim. Janë pak role por që mbahen mend e kujtohen nga spektatori ynë. Në kohën që flitet për ndalimin e këtyre filmave, Ardiani mendon se “përsa i përket personazheve, që unë kam luajtur në atë periudhë, mundet edhe që të rrija i qetë nga ky debat, sepse personazhet e mi janë të gjithë personazhe, “rebel”, që nuk lodhen me idenë e ideologjisë”. Në kinemanë shqiptare u rikthye nga regjisori Artan Minarolli në filmin “Nata pa hënë” (2004) dhe së fundi, në proces, filmi “Ndërkombëtarët” i Pluton Vasit, ku interpreton një ambasador anglez i vendosur në Shqipëri.

Aktualisht Ardiani ka paraqitur edhe një projekt filmik dhe po pret që ai të shqyrtohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. “Ndërkohë unë jam aktivizuar gjatë këtyre viteve me filmat në Itali, bashkëpunime me regjisorë italianë për kinemanë. Regjisori i njohur Daniele Vicari kishte bërë një kërkese në ambasadën tonë në Romë për aktorë që jetonin në Itali. Kështu që u takuam. Më thirri për dy filma me metrazh të gjatë “L’orizzonte degli eventi” dhe “Il passato è una terra straniera”, në të cilët kam luajtur me aktorë si Elio Germano dhe Valerio Mastandrea. Duke qenë se në Itali unë kam ndërtuar dhe një aktivitetin tim privat (që vazhdon edhe sot), me dhjetëra të punësuar, nuk mund të lija njërën për tjetrën. Unë e kisha “tradhtuar” artin dhe i dedikohesha artit vetëm në kohën e lirë”.

Ardian Cerga u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të, jo për shkaqe ekonomike apo si “arratisje”, po për “probleme” familjare. Në fillim bënte jetën si të gjithë emigrantët e tjerë shqiptarë. Sot, pas 27 vjetësh Ardiani ka shumë miq dhe shokë të atyre viteve që sot, sikurse ai,  janë integruar në jetën sociale në Itali me shumë dinjitet.  Pas shumë vitesh emigracion në Itali, Ardiani sot jeton mes Romës dhe Vlorës. Tashmë duket sikur gjërat i ka vënë në vijë dhe gjen kohë për t’iu përkushtuar pasionit të rinisë, dy dashurive të hershme të tij, teatrit dhe filmit. Me qejf i pranon ftesat që i vijnë, që do të thotë se nuk e kanë harruar dhe se e vlerësojnë ende artin e tij. Tashmë është në moshë të pjekur ku pjekuria artistike dhe profesionalizimi  lartë do të japë ende efektet e tij tek brezi i ri. Ashtu siç thotë Leka, personazhi i tij i dashur, erdhi koha: “Tani do ta shikojmë Ardian e vërtetë!”

Ardian Cerga aktori qe u be pirat dhe pirati qe u kthye ne skene! Read More »

Piktura e famshme e Picassos shitet në ankand për 45 milionë dollarë!

[sgmb id=”1″]

Një nga portretet më të njohura të Pablo Picassos është shitur në ankand në Nju Jork për 45 milionë dollarë.

Femme Assise, Robe Bleu (një grua e ulur me fustan blu) është portreti i Dora Maar, njëra nga të dashurat e artistit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët morën pikturën, por u ndaluan në rrugën e tyre nga Parisi në Moravi nga luftëtarët francezë të Rezistencës.

Dora Maar dhe Picasso kishin një marrëdhënie intensive për nëntë vjet. Ai pikturoi gruan e ulur në vitin 1939, kur ai ishte 58 vjeç  ndërsa ajo 31 vjeç.

Është një nga portretet e mëdha të Picassos të viteve të tij të mesme, i frymëzuar – aq shpesh – nga dashuria dhe nga dëshira  e fuqishme seksuale.

Piktura e famshme e Picassos shitet në ankand për 45 milionë dollarë! Read More »

50 fakte nga jeta e Robert Ndrenikës, nuk shkeli 4 vjet në teatër kur i vdiq gruaja!

[sgmb id=”1″]

Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mirë të historisë së kinemasë shqiptare.

Ndoshta po të kishte lindur në SHBA, ai do të kishte qenë më i madh se Robert De Niro, i cili jo vetëm ka emrin e Robertit tonë, por është gjithashtu me origjinë shqiptare.

Aktori i madh feston sot 75-vjetorin e tij të lindjes.

Shtatlartë e me tipare të zeza e të bukura (tashmë i thinjur), tipike tipare shqiptare e gjithmonë i goditur ne frazat dhe interpretimet e tij, Robert Ndrenika kujtohet nga të gjithë si artisti me shpirt të madh.

Ai është ndër të vetmit aktorë që rolin e luan me një sens të spikatur realist.

Ndrenika është skicues i karaktereve të goditura. Përjetimi i tij është i thellë dhe tejet organik, buron dhe shkakton emocion.

Me një portret të dashur dhe zërin që di të futet në lëkurën e çdo personazhi, rolet e tij të shumta në numër të interpretuar gjatë jetës e bënë që të shpaloste shpirtin dhe botën e madhe brenda tij.

Një art që nuk blihet dhe nuk mësohet dot as nga praktika e jetës. I lindur për të qenë një yll në kinemanë dhe skenën shqiptare, përmes personazheve ai ka provuar të jetë në rolin e të gjithë karaktereve njerëzore.

E kemi parë gjithmonë duke dhënë mesazhe të mëdha në rolet e tij. Të gjithë e kanë dashuruar thjeshtësinë e tij, njeriun e munguar të të gjithë kohërave në jetën e përditshme.

Të gjithë e kanë dashur mënyrën e tij, kanë dashur sjelljen e tij, zërin e mbi të gjithë mirësinë që përçonte përmes imazhit të tij. Disa njerëz lindin për të jetuar përgjithmonë në memorien e kujtdo.

Ndaj, të gjithë e kanë dashur dhe e duan Ndrenikën, të gjithë kanë qeshur e qarë bashkë me të nëpër role, të gjithë kanë dashur jetën e tij, ndaj edhe sot pas 75 vitesh jetë, për të gjithë publikun , janë shumë pak vite për të treguar madhështinë e tij!

Një marrëveshje e heshtur dhe shumë e ndjere ka ardhur ndër vite nga skena, përmes Ndrenikës, ndaj tërë publikut. Ai nuk e ka ndarë kurrë teatrin nga kinematografia, duke mos i vënë asnjëherë në peshore por ai është ndjerë mirë sepse për të të dyja kanë veçantinë e saj. Ai e quan të veçantë çdo gjë që bën nëse e bën me dashuri.

Gjithmonë modest, por gjigand për sytë e çdo shqiptari, që çdo ditë kanë admiruar talentin e tij, mënyrën e tij, emocionin e tij.

I papërshkrueshëm në emocionet e mëdha që ka transmetuar e transmeton në çdo skenë.

Suksesi më i madh për aktorët në skenë është thjeshtësia dhe origjinaliteti në rol.

Kështu, të gjithë e kanë dashur dhe e duan këtë artist të madh gjatë tërë karrierës së tij, ndaj 75 vite sot nga jeta e tij janë pak për të gjithë ne!

Aktori i shquar i kinemasë dhe teatrit shqiptar, ka një veçori në interpretimet e tij, shumica e roleve të tij ishin personazhe që, në atë kohë (para viteve ‘90), cilësoheshin negative. Por mjeshtëria e jashtëzakonshme në interpretimin e këtyre personazheve nga Robert Ndrenika i gdhendi ata në mendjen e shikuesve aq fort sa vetë Roberti shpesh herë thirrej me emrat e personazheve të tij. Ai gjithmonë e ka parë armë të fortë mbështetjen ndaj artit, për zhvillimin e çdo shoqërie, edhe për Shqipërinë.

Robert Ndrenika përfaqëson jo vetëm nderin e dhe krenarinë e kombit, por historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij.

Por dhe pse të gjithë shqiptarët e dashurojnë, pak njerëz e dinë historinë e jetës së tij. Për shembull e dinit që Ndrenika ka qenë njëherë deputet i Parlamentit shqiptar? Apo se çfarë urren më shumë? Raporti i Ndrenikës me Vunoin e Himarës? Si hoqi dorë 4 vjet nga Teatri kur humbi bashkëshorten.

Për këtë arsye “Tirana Observer” boton sot një speciale me 50 fakte nga jeta e aktorit të madh…

1- Robert Ndrenika ka lindur më 10 janar të vitit 1942.

2- Robert Ndrenika cilësohet si një ndër aktorët më të mëdhenj të historisë së kinemasë shqiptare.

3- Familja e tij është nga fshati Vuno i Himarës.

4- Në vitet 1960-1964 studioi për aktrim në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu”. Pas mbarimit të shkollës, deri më 1970, punoi si aktor në teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 luajti në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve, i quajtur ndryshe Teatri i të Rinjve, dhe me pas në Teatrin Kombëtar, deri në vitin 2001, kur doli në pension.

5-Robert Ndrenika ka dy vajza.

6- Robert Ndrenika ka pasur një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkëshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte të shoqin, që e shoqëronte gjithmonë në prova.

7- Por pasi Polikseni u sëmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Aq sa për katër vite nuk shkeli më në teatër. Por në prill të vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe u rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shuster.

8- Ka kryer detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar në vitet 1993-1994.

9- Për shumë vite Robert Ndrenika ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Akademinë e Arteve.

10- Robert Ndrenika në vitet 1992-1996 ka qenë i zgjedhur si deputet i Parlamentit.

11- Por Ndrenika e kuptoi që politika nuk ishte për të dhe pas vetëm një legjislature e braktisi politikën.

12- Aktori i madh ka pasur më pas edhe oferta të shumta nga partitë politike për t’u rreshtuar me ta, për të përfituar nga emri i tij i madh.

13- Por Ndrenika i refuzoi të gjitha ofertat, duke mos u përzier më kurrë me politikën.

14- Robert Ndrenika shquhet për larminë e roleve, për kalime të natyrshme nga drama dhe tragjedia në komedi dhe grotesk.

15- Robert Ndrenika ka thënë se ka shumë aktorë që i pëlqejnë, por që nuk i ka kopjuar kurrë. “Në fillim kisha aktorë të preferuar, por me kalimin e kohës doja vetëm të bëhesha vetvetja. Po të mundohesh të kopjosh, nuk bën përpara. Duhet të gjesh veten tënde në art.” Po ashtu në raport me kolegët është ndër të rrallët aktorë që nuk ka pasur kurrë konflikte me kolegët e vet. Madje është mjaft i dashuruar nga ata, dhe të gjithë e shohin si modelin e tyre.

16- Është ndër të vetmit aktorë që rolin e luan me një sens të spikatur realist. Ndrenika është skicues i karaktereve të goditura. Përjetimi i tij është i thellë dhe tejet organik, buron dhe shkakton emocion.

17- Me një portret të dashur dhe zërin që di të futet në lëkurën e çdo personazhi, prej vitit 1970 kur hyri si aktor në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit, e deri më sot ai vijon të rrisë dimensionin e tij artistik.

18- Në teatër ai ka interpretuar në vepra si “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, etj.

19- Teatri nuk është e vetmja dashuri e Ndrenikës. Një mori personazhesh na e sjellin në kujtesë nga interpretimet që ka pasur në kinematografi.

20- Ka interpretuar mbi 30 filma, midis të cilëve mund të përmendim “Horizonte të hapura”, “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert në vitin 1936”, “Bolero” e shumë të tjerë. .

21– Në vitin 1979, Ndrenika u nderua me çmimin “Artist i Merituar”

22- Në vitin 1988 aktori i madh merr titulli “Artist i Popullit”.

23– Në vitin 2012 dekorohet nga presidenti Bamir Topi me Urdhrin “Nderi i Kombit“, me motivacionin: “Personalitetit të shquar të kulturës kombëtare, artistit të madh e të dashur për publikun, i cili i ka dhëne dhe i jep teatrit dhe kinemasë shqiptare vlera të papërsëritshme me rolet që realizoi me mjeshtëri, origjinalitet dhe me frymë thellësisht kombëtare, duke dhënë njëherazi një kontribut të qenësishëm në shkollën shqiptare të aktrimit”.

24- Është nderuar me Kupën për Aktorin më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, të De Filipos dhe në Festivalin e Filmit të vitit 1979, për rolin e prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”, ndërkohë që ka marrë edhe dhjetëra çmime të tjera në Shqipëri.

25- I pyetur që të zgjidhte tre rolet e tij më të spikatura, Ndrenika ka thënë: “Sa për rolet që ndjej më të afërta, do të thosha se të gjitha interpretimet kanë brenda dhimbjen, djersën, mundin, gëzimet dhe historinë e tyre. Ndoshta nga rolet më të mira në kinema për mua mbeten ai i “Koncert në vitin ‘36”, “Prefekti” dhe “Mësonjëtorja”.

26- Robert Ndrenika për filmin e famshëm “Koncert në vitin ‘36” shprehet: “Për “Koncertin…”, ku interpretoj nënprefektin, më shtyu dhe më frymëzoi një lloj vaniteti dhe kotësie që kanë shpeshherë nëpunësit e provincave, të cilët duan ta kenë gjithnjë mirë me “qendrën”. Është një rol universal mendoj dhe vetë filmi, i cili është nga më të mirët e kinematografisë shqiptare, ka gjithashtu një mesazh universal brenda tij.”

27- Roli i Qazim Mulletit tek “Prefekti” ka qenë më delikati për të. Ai e ka rrëfyer kështu: “Duhet të them se përveç emrit, ai rol ka pak të përbashkëta me personazhin historik. Nuk dua ta përligj Qazim Mulletin e vërtetë, por pak a shumë edhe prefekti, në konceptin tim, ka qenë një pushtetar, i cili ka brenda vetes një karakter popullor që rron edhe sot e kësaj dite. Kujtoj shprehje të tij, si për shembull “pas kaq muajsh, jeni bërë të gjithë komunistë”, më pas thuhej “po ndenje kaq muaj në burg me hajdutët, je bërë edhe ti hajdut” etj. Injorancë ka pasur edhe më vonë, në kohën e komunizmit. Madje ka qenë ajo injorancë e disa zyrtarëve, që më frymëzoi edhe për rolin, pasi unë Qazim Mulletin nuk e njihja fare”.

28- Në vitin 2012, Ndrenika i kërkoi falje familjes së Mulletit: “Në këtë histori që lidhet me rolin tim të Prefektit, mua më vjen keq dhe më duhet t’u kërkoj falje dy personave: gruas dhe djalit të Qazim Mulletit. Që të dy ata panë një kalvar të padrejtë vuajtjesh dhe padrejtësish nëpër internimet”.

29- Arratisja e të vëllait nga vendi i shkaktoi jo pak probleme Ndrenikës. Në atë kohë, ai u hoq nga filmi “Fije që priten”, pas përfundimit të xhirimeve.

30- Në kujtimet e tij, regjisori Muharrem Fejzo tregon se për rolin kryesor në këtë film fillimisht ishte përzgjedhur dhe e interpretoi Robert Ndrenika, por pasi filmi u pa nga Feçorr Shehu, u dha urdhër që aktori të zëvendësohej. Arsyeja ishte se Ndrenika kishte një vëlla të arratisur. Muharrem Fejzo tregon dëshpërimin dhe sikletin përballë aktorit, i cili me fisnikëri, jo vetëm që nuk shfaqi asnjë shenjë qejfmbetjeje karshi regjisorit, por merrte mbi vete edhe fajin e rixhirimit të filmit.

31- Edhe pse është artisti më i kërkuar për intervista, Robert Ndrenika nuk flet shumë për mediat. Po pse? Ja çka thënë vetë aktori i madh: “Kam besuar gjithnjë që një aktor popullor e përmbush komunikimin e tij me publikun më së miri nëpërmjet shfaqjes në skenën e teatrit dhe në ekranet e kinemasë apo të televizionit. Shfaqjet e shumta të tjera në median vizive dhe atë të shkruar sinqerisht më janë dukur të tepërta”.

32- Por në një intervistë të rrallë dhënë vite më parë, me plot zgjuarsi dhe modesti, Ndrenika ka rrëfyer disa fakte të panjohura për jetën e tij.

33- I pyetur se çfarë do të thotë të jesh aktor i madh në një vend të vogël si Shqipëria, Ndrenika i është përgjigjur kështu: “Pak rëndësi ka nëse është vend i vogël apo i madh. Një vend i madh, mbase do të ofronte një famë më të madhe; Shqipëria është vërtet një vend i vogël, por është vendi im. Është padyshim një sadisfaksion shumë i madh që njerëzit e popullit tënd që flasin gjuhën tënde, të ndjekin, të njohin dhe të vlerësojnë”.

34- Ka më shumë miq apo armiq? “Miq pa dyshim. Kam miq të shumtë të vjetër e të rinj në moshë. Është një nga pasuritë e jetës sime”, ka thënë Ndrenika.

35- Një ditë e zakonshme e Ndrenikës? Aktori i madh zyrtarisht ka dalë në pension, por siç ka thënë ende punon me dëshirë shumë të madhe kur i ofrohen role që i përshtaten dhe i pëlqen. “Jashtë skenës, qëndroj pranë familjes”, ka thënë Ndrenika.

36- Kur ndihet i pafuqishëm Ndrenika? “T’u kundërshtoj nipit dhe mbesës”, ka thënë aktori i madh.

37- Por çfarë e lodh më shumë? “Humbja e kohës”

38- Çfarë urren më shumë? “Demagogjinë”

39- Çfarë do më shumë? “Energjinë pozitive; harmoninë midis popujve dhe njerëzve”

40- Raporti i Robert Ndrenikës me paratë: “Dikur një njeriu im thoshte: “As kam, as më mbarohen”. Këtë raport dua të kem dhe unë me paranë”.

41- Raporti i Robert Ndrenikës me Tiranën…? “Tirana padyshim është një qytet shumë i dashur për mua. Qyteti ku kam lindur e jam rritur. Do të ishte mirë të kishte më shumë hapësira e gjelbërim sepse ka zona të mbingarkuara, por sidoqoftë mbetet Tirana jonë”.

42- Raporti i Robert Ndrenikës me Vunoin: “Është vendi i dashur i të parëve të mi për të cilin kam një mall të përhershëm e emocion të veçantë”.

43- Raporti i Robert Ndrenikës me familjen: “Gjëja më e shtrenjtë që kam”.

44- Raporti i Robert Ndrenikës me gratë…: “Kam qenë i rrethuar nga mamaja, motra, gruaja dhe dy vajzat e mia, si dhe mbesa ime e dashur Ana. Këto janë gratë e jetës sime”.

45- Raporti i Robert Ndrenikës me gazetat dhe televizionin…: “ Ndjek shtypin e përditshëm rregullisht. Ndjek edicionet e lajmeve në televizionet kryesore si dhe filmat artistikë cilësorë kur mundem. Me endje ndjek filma dokumentarë-shkencorë dhe historikë. Më vjen keq që televizionet shqiptare, ende nuk prodhojnë filma televizivë e telenovela, por vetëm shfaqin prodhime të huaja”.

46- Raporti i Robert Ndrenikës me pijen dhe duhanin: Më pëlqen një gotë verë me miqtë a me familjen. Ndërsa duhani është një “shok i keq”. Tani nuk e pi më”.

47- Kur Ylli Dylgjeri i bëri një pyetje në Facebook për pleqërinë, Robert Ndrenika i ka dhënë një përgjigje mjaft prekëse. Dylgjeri e pyeti se ku donte ta kalonte pleqërinë dhe Ndrenika iu përgjigj kështu: “Druaj se pleqërinë do ta kaloj atje ku janë rrënjët e ‘Rrapit Madhështor’ në Orosh të Mirditës!”. Dikujt mund t’i ngjallë habi se çfarë lidhje mund të ketë Ndrenika me Mirditën, duke qenë se ai vetë është me origjinë nga Vunoi i Himarës. Mirëpo, është një periudhë e njohur historike, kur mjaft katolikë të veriut të Shqipërisë, u zhvendosën në jug gjatë kohës së Skënderbeut. Një pjesë prej tyre u zhvendosën në Itali, së bashku edhe me trashëgimtarët e prijësit e shqiptarëve, ndërsa një pjesë mbetën në zonën e bregdetit të Dhërmiut dhe Himarës.

48- Robert Ndrenika ka një veçori në interpretimet e tij, shumica e roleve të tij ishin personazhe që, në atë kohë, cilësoheshin negative. Por mjeshtëria e jashtëzakonshme në interpretimin e këtyre personazheve nga Robert Ndrenika i gdhendi ata në mendjen e shikuesve aq fort sa vetë Roberti shpesh herë thirrej me emrat e personazheve të tij.

49- Në vitin 2010, në anketën e organizuar nga “Tirana Observer” për “Njeriun e Vitit”, qytetarët zgjodhën pikërisht aktorin e madh Robert Ndrenika si ‘Njeriu i Vitit’. Në fakt, në çdo vit, Ndrenika do të zgjidhej pa frikë ‘Njeriu i Vitit’.

50-…Dhe nëse do të bëhej një sondazh se cili është njeriu që shqiptarët duan më shumë, rezultati do të ishte padyshim: ‘Robert Ndrenika’. Emri i tij, ashtu sikurse portreti përcjell pa dyshim simpati dhe energji pozitive.

 

50 fakte nga jeta e Robert Ndrenikës, nuk shkeli 4 vjet në teatër kur i vdiq gruaja! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com