Art-Kulture

Aktorja 101 vjeç!

[sgmb id=”1″]

Olivia de Havilland, një prej aktoreve të filmit legjendar të 1939-s “Iku bashkë me erën”, në 1 korrik feston ditëlindjen e saj të 101-të.

Në këtë moshë, De Havilland, fituese e dy çmimeve “Oscar”, është më se në formë fizikisht e mendërisht.

Në filmin e konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, ajo intepretonte Melanie Hamilton, rivalen në dashuri të protagonistes Vivien Leigh dhe personazhit të famshëm të saj, Scarlett O`hara.

Karrierën e vërtetë kinematografike, Olivia do ta niste kur regjisori Max Reinhardt e pa duke interpretuar në pjesën “Ëndrra e një nate vere” dhe u befasua aq shumë, sa vendosi t’i jepte një rol në filmin që po xhironte mbi atë temë në vitin 1935.

Edhe “Warner Bross” u mahnit me performancën e vajzës së re dhe i propozoi një kontratë 7-vjeçare. Nga këtu, nuk vonoi oferta për rolin e Melanisë, që do t`i sillte të parin e pesë nominimeve për statuetën e artë.

Karriera e Olivia-s do të shënjohej më vonë nga fitorja e një gjyqi me “Warner Bross”, por edhe rivaliteti legjendar me të motrën, Joan Fontaine, që ia vlente një skenar hollivudian. Fontaine ndërroi jetë në vitin 2003. De Havilland interpretoi gjatë jetës së saj në mbi 50 filma, në nëntë nga të cilët pati si bashkëprotagonist të famshmin Errol Flynn.

Ajo do t’i tregonte më vonë revistës “LA Weekly” se kishte pasur një tërheqje të fortë ndaj Flynn, por nuk i kishte rënë kurrë në sy.

Aktorja 101 vjeç! Read More »

Miss Universe Albania 2017, Yjet qe zbresin sonte ne sallen e Pallatit te Kongreseve!

[sgmb id=”1″]

Miss Univers Albania “zbret” ne Pallatin e Kongreseve SOT me 29 Qershor ora 21:00. Kokursi i bukurise me prestigjoz ne bote prej 65 vjetesh i jep vajzave mundesine te shpalosin, bukurine, vullnentin dhe inteligjencen nje nje spektakel galaktik qe shikohet nga 500 milion shikues ne te gjithe globin. Prej me shume se 10 vjetesh edhe bukuroshet shqiptare kane shkruar historine e vendit tone ne kete konkurs. Adrola Dushi, Megi Luka, Angela Martini etj jane disa prej tyre.

Te gjitha dalin nga nje nate konkuri si kjo qe pritet te mbahet kete te enjte. Njera prej tyre, Miss Univers Albania 2015, Zhaneta Byberi do te jete bashkeprezantuesja e ketij viti, ndersa do te shoqeroje aktorin Florian Agalliu qe rikthehet per here te dyte ne prezantimin e nates finale. Spektakli kete here mbahet ne pallatin e kongreseve dhe vjen pas 8 javesh provash dhe ushtrimesh te paraqitura ne nje program te posacem me protagoniste vete vajzat.

Ne ambjentet e Albanian Star Resort – Plazh Durres 20 konkurentet treguan me shume nga jeta e tyre duke thyer edhe mitin e krijuar per inteligjencen e vajzave te bukura. Pasionet e tyre jane njesoj me bashkemoshataret e tyere qe nga modelingu e deri te piktura. Nga sociologjia deri te politika. Miss Universe Albania ju jep shansin te hedhin hapin e pare per ti arritur. Pereth Pallatit te Kongreseve, dekoruar me mega-fotot e fituesve nder vite, do te mbahet edhe “Universal Carpet” nje segment televiziv qe paraprin mbremjen finale, me pjesmarrjen e kater trajnereve te vajzave te ketij viti: Miss Xhensila Pere, Miss Fioralba Dizdari, modeli Marsela Seitaj dhe prezantuesi Redi Roshi. Pak humor dhe pershendetje me miqte e ketij organizimi do te jene nje aperitiv i mire para nje nate vezulluese. Pereth Pallatit te Kongreseve, dekoruar me mega-fotot e fituesve nder vite, do te mbahet edhe “Universal Carpet” nje segment televiziv qe paraprin mbremjen finale, me pjesmarrjen e kater trajnereve te vajzave te ketij viti: Miss Xhensila Pere, Miss Fioralba Dizdari, modeli Marsela Seitaj dhe prezantuesi Redi Roshi. Pak humor dhe pershendetje me miqte e ketij organizimi do te jene nje aperitiv i mire para nje nate vezulluese.

Te vecanta per tu pare do te jene sfilatat speciale me veshje te krijuara prej dy stilisteve shqiptare dhe kosovar, Mirela Nurce – qe vjen pas pjesmarrjes ne javen e modes ne Milano kete pranvere, dhe Valdrin Sahiti – tashme prezent edhe ne showbizin shqiptar me sallonin e modes ne Tirane, Altar. Spekatkli i ndertuar me nje formule te vecante do te bej skenen e ndertiaruar me nelgance nga Kastrati Group dhe ndricuar nga ASLV, nje “ure” te shndritshme takimi mes bukurosheve ne konkurs dhe te ftuarve si: Noisy, Alban Ramosaj, Marsela Cibukaj Arlinda Gjoni, Romeo dhe Donalad Veshaj etj.

I ftuari special i mbremjes eshte nje nga personazhet me ekzotik te muzikes se klabeve, me 43 milion klikime ne Youtube. me origjine portugeze, kombesi rumune dhe shpirt latin ai do ti perfshije te gjithe ne ritmet e hiteve te tij si “Pumpin”, “Make you main” apo hitit me i ri…. qe prezantohet per here te pare per te gjithe rajonin nga skena e Miss Universe Albania.

Miss Universe Albania 2017, Yjet qe zbresin sonte ne sallen e Pallatit te Kongreseve! Read More »

Linja perfekte, gjejeni sa vjet i ka aktorja e famshme e Hollivudit !

[sgmb id=”1″]

Aktorja e famshme e Hollivudit, Jennifer Aniston është në formë më të mirë se kurrë.

Aniston ka linja perfekte të trupit, që i shkon me fytyrën ëngjëllore të saj, shkruan Indeksonline.

48 vjeçarja është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Në një fotografi që e ka publikuar së fundmi, ajo u ka dhënë një mesazh fansave të saj.

“Mos e lejoni askë t`ua shuajë dritën”, ka shkruar ajo, transmeton Indeksonline.

Linja perfekte, gjejeni sa vjet i ka aktorja e famshme e Hollivudit ! Read More »

POEZI NGA ”ZAMIRA AGALLIU” MOJ E MENÇURA KRENARI!

[sgmb id=”1″]

Ty melankoli sublime, s’kam për t’u nënshtruar,
Nga ky gjysëmshekulli , ik se nuk të dua,
Ty lot i penduar, ty ngushëllim pranuar,
Shpresë e përtëritur , eja ti krah mua .

Të njoh mirë Ty, moj e mençura krenari,
Kur fati ty të gjymtoi, ti nuk çalove,
Zëri yt u mek si te ishte një femijë,
E duarve të zverdhura nuk iu dorëzove.

Dëgjoje këtë këngë dashurie të heshtur,
Kur buza kujdesur lotë të nxehtë pikon,
Çuditur mbi zjarr dashurie është tretur,
Drejt lumturisë së gënjeshtërt fluturon.
……………………………………………………
a@z

POEZI NGA ”ZAMIRA AGALLIU” MOJ E MENÇURA KRENARI! Read More »

SONI MALAJ MË E LUMTUR SE KURRË, “ISHTE E SHKRUAR TË NDODHTE KËSHTU”.

[sgmb id=”1″]

E ftuar tek “Rudina” në TV Klan, pasditen e sotme ka qenë këngëtarja Soni Malaj.

Në formë si gjithmonë, ajo tregon se për të patur trupin që ka mban një regjim strikt dhe sigurisht shumë palestër. Por përveç imazhit, i  cili për të është më shumë se i rëndësishëm dhe i kushton vëmendje me detaje, Soni ka folur gjithashtu për planet e ardhshme të karrierës.

Këngëtarja tregon se me shumë shpresë, vitin tjetër do të mund të realizojë ëndrrën e saj më të madhe: një koncert recital! Ndër të tjera, ajo gjithashtu ka treguar për të fejuarin e saj me të cilin është në një marrëdhënie që prej 2 vitesh. “Më në fund jam shumë e lumtur dhe këtë e reflektoj hapur edhe tek publiku. Të gjithë e konsiderojnë këtë si një të metë timen, por s’kam ç’të bëj, jam libër i hapur.”- u shpreh Soni.

Këngëtarja pranoi gjithashtu se nuk lidhja me të nuk ka qenë periudhë aspak e lehtë. Ajo tregon se nuk ka mundur t’i shpëtojë paragjykimeve dhe gjykimeve të njerëzve, por që në fund zgjodhi të jetë e sinqertë me veten dhe të gjithë.

E pyetur nga moderatorja se si ishte takimi i parë me Klevin, më e lumtur se kurrë, Soni tregon se gjithçka ka qenë  krejt rastësi.

“Isha në ditëlindjen e mikes time të ngushtë. Do darkonim dhe po prisja të më sillnin makinën. Krejt rastësisht, shfaqet ai, i cili ishte gjithashtu shoku më i mirë i mikeshës sime. Aty diçka ndodhi mes nesh dhe ja! Ka qenë e shkruar, ishte e destinuar.”- përfundoi ajo.

Nënë e një vajze 5 vjeçare nga martesa me Mirkon, Soni tregon se ia ka dalë të mbajë marrëdhënie të mira me të dhe t’ja bëj gjithë këtë më të lehtë vajzës.

SONI MALAJ MË E LUMTUR SE KURRË, “ISHTE E SHKRUAR TË NDODHTE KËSHTU”. Read More »

Zbulohet posteri i filmit “Skënderbeu” në festivalin e Kanës, ja çmimi që u vlerësua!

[sgmb id=”1″]

Studiuesi Aurel Plasari, me anë të një statusi në “Facebook”, ka zbuluar posterin e filmit  “Skënderbeu” te 1953-shit, që ka marrë pjesë në Festivalin e Kanës.

Ndërsa nga ana tjetër ai ka shkruar, se filmi është vlerësuar me çmimin e regjisë.

Statusi i plotë

“SKËNDERBEU” / “ВЕЛИКИЙ ВОИН АЛБАНИИ : СКАНДЕРБЕГ”

Në mbarë Europën paska pasur sukses “Skënderbeu” i 1953-shit, dhe jo vetëm në Shqipëri e në republikat e “Bashkimit Sovjetik”… Madje filmi paska marrë pjesë në Festivalin e Kanës të vitit 1954 dhe ka marrë “Çmimin e veçantë” për regjinë. Ja vetëm një mini-koleksion posterash:

fb a.p.

Zbulohet posteri i filmit “Skënderbeu” në festivalin e Kanës, ja çmimi që u vlerësua! Read More »

Kush është i fejuari miliarder i aktores shqiptare të cilin e prezantoi sot?

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme aktorja e njohur shqiptare Eliza Dushku e cila ka zhvilluar një karrierë të gjatë në SHBA me role të ndryshëm në kinematografi ku spikat ai në ‘The Wrong Turn’, ‘The Buffy the Vampire Slayer’ etj, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram se është fejuar. ‘Po, pranoj’ ka shkruajtur Dushku nën foto duke zbuluar kështu se i dashuri i saj i ka propozuar për martesë.

Por, kush është i dashuri misterioz i shqiptares?

Fatlumi që ka rrëmbyer zemrën e aktores është 53-vjeçari Peter Palandjian, i cili mban pozicionin e CEO-s në kompaninë e madhe ‘Intercontinental Real Estate Corp’ e cila ofron shërbime për pasuritë e palujtshme. Sot, Interkontinental menaxhon një portofol që tejkalon 4 miliard dollarë për klientët e saj kudo në botë.

Gjithashtu Palandjian është një ish-lojtar profesionist i tenisit.

Kush është i fejuari miliarder i aktores shqiptare të cilin e prezantoi sot? Read More »

Shtatë vjet nga vdekja e aktorit Bekim Fehmiu!

[sgmb id=”1″]

Sot shënohet shtatë vjetori i vdekjes së një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë që pati famë kudo nëpër botë, Bekim Fehmiu.

Gjurmët e tij në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare nuk janë të vogla. Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra. Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë.

Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë. Në këtë përvjetor asnjë nga institucionet nuk e kujtojë figurën e tij.

Shtatë vjet nga vdekja e aktorit Bekim Fehmiu! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com