Art-Kulture

Xhensila dhe Besi e mbajtën të fshehtë, thanë për 1 shtatorin, por martohen sot.

[sgmb id=”1″]

Dasma e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut ka qenë kryefjala e mediave rozë. Fustani, ftesat, të ftuarit kanë qenë detajet që kanë kuriozuar publikun deri më tani. 

 Pak ditë më parë u zbulua që çifti do martohen më datë 1 shtator. Megjithatë burime të Tabloid.al bëjnë me dije se dasma do të mbahet sot. 

Dasma e sotme do të mbledhë familjarët e të afërmit e tyre. Ndërsa në dasmën e 1 shtatorit janë të ftuar vetëm personazhet VIP.

Xhensila dhe Besi e mbajtën të fshehtë, thanë për 1 shtatorin, por martohen sot. Read More »

Këngëtarja nga Shkodra “ngre në këmbë” Rusinë, performon shqip në Moskë .

[sgmb id=”1″]

Shqiptarët shkëlqejnë kudo ku shkelin dhe rasti më i fundit ishte ai i këngëtares shkodrane Arilena Ara.
Ajo ka qenë pjesë e “Europa Plus Live”, koncert që mbahet në kryeqytetin rus, ku ka interpretuar disa nga këngët e saj në shqip e anglisht duke ngritur në këmbë të pranishmit në festival.

Arilena ka performuar gjithashtu disa këngë të huaja të njohura e të pëlqyera botërisht.

Shkodrania i ka përshëndetur të gjithë në gjuhën ruse.

Ky këngëtaret e tjera me origjinë shqiptare Bebe Rexha dhe Dua Lipa kanë performuar në këtë festival po ashtu.

 

Këngëtarja nga Shkodra “ngre në këmbë” Rusinë, performon shqip në Moskë . Read More »

Sëmuret rëndë Flori Mumajesi, anulon të gjitha koncertet: Nuk ja dal dot, kjo është vërtet dhimbje e madhe

[sgmb id=”1″]

Këngëtari dhe kantautori i njohur i skenës shqiptare, Flori Mumajesi ka një lajm të keq për të gjithë ne.

Prej kohësh po përjeton dhimbje të shumta si shkak i një problemi shëndetësor në pjesën e krahërorit. Për këtë arsye, Flori është detyruar të tërhiqet nga të gjitha koncertet e parashikuara për këtë sezon vere dhe t’i dedikohet tërësisht rikuperimit të shëndetit.

Lajmin e ka bërë publik disa orë më parë në rrjetet sociale dhe tregon se dhimbjet e mëdha me të cilat përballet kohët e fundit e kanë detyruar artistin të marrë këtë vendin të vështirë dhe të heqë dorë përkohësisht nga angazhimet muzikore.

“Nuk di a duhej ta beja kete postim apo jo, por e ndjej detyrim per ata njerez qe nuk kane mundur te me shohin ne koncert.Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet… Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet! Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim! Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive. Ju dua”, shkruan Mumajesi.

Sëmuret rëndë Flori Mumajesi, anulon të gjitha koncertet: Nuk ja dal dot, kjo është vërtet dhimbje e madhe Read More »

E pabesueshme si realizohen filmat/ Ja si duken ato pa efektet speciale.

[sgmb id=”1″]

Të gjithë jemi mahnitur gjithmonë nga efektet speciale të filmave pa të cilët as që do të mund t’i mendonim se si do të realizoheshin filmat tanë të parapëlqyer.

Efektet speciale, skenografi dhe casting profesionist kushtojnë gjithmonë me shumë dhe është pothuaj gjithmonë një garanci suksesi.

Fotot e mëposhtme do të na japin një pamje të shkurtër të mënyrës se si realizohen filmat tanë të preferuar. Shpresojmë të mos zhgënjeheni shumë!/shqiperiaime.al

1. Guardians of the Galaxy

3. Real Steel
4. Inception
5. Sin City
6. Divergen
7. Avatar
. Oz the Great and Powerful
9. The Chronicles of Narnia
10. The Avengers

The Avengers
11. Ender’s Game
12. 300
13. Maleficent

E pabesueshme si realizohen filmat/ Ja si duken ato pa efektet speciale. Read More »

“Lazarati” bëhet film, kush janë dy aktorët shqiptarë që do të luanin përkrah Gabriel Garkos

[sgmb id=”1″]

Mund edhe të mos e kishim menduar kurrë, por regjisori William Kaufman do sjellë më 1 dhjetor 2017 filmin e titulluar ”Lazarat”.

Filmi bën fjalë për fshatin e drogës dhe luftën ndaj policise, situatë e ndodhur 3 vite më parë në fshatin më të njohur të Shqipërisë.

Fillimisht u përfol se në rolin kryesor do të ishte aktori italian Gabriele Garko, por kontrata është përbysur në momentet e fundit dhe aktori simpatik është zëvendësuar me Louis Manylor mëson newsbomb.al

Filmi është i zhanrit aksion, thriller dhe në listën e IMDB janë të renditur edhe disa aktorë shqiptarë si Salsano Rrapi e Besart Kallaku në role dytësore.

Na mbetet veç të presim datën kur filmi të dalë në kinema në mënyrë që të shohim pasqyrimin e Lazaratit në sytë e të huajve.

“Lazarati” bëhet film, kush janë dy aktorët shqiptarë që do të luanin përkrah Gabriel Garkos Read More »

Këto janë këngëtaret që guxuan shumë me “look”-un në klipet e tyre.

[sgmb id=”1″]

Edhe pse ndonjëherë të “frikshme”, këto janë këngëtaret që të gjithë ju i doni…

Të jesh një këngëtare e suksesshme në ditët e sotme, nuk do të thotë vetëm të kesh zë shumë të mirë, por duhet kujdes i veçantë për pamjen dhe stilin në veshje.

Këngëtaret femra janë ato të cilat i duhet të kujdesen më së shumti për të qenë në koherencë me modën dhe tendencat më të fundit.

Por disa nga këngëtaret shqiptare janë më të guximshme dhe gjithmonë eksperimentojnë me ‘look’-un e tyre. Videoklipet e tyre pëlqehen shumë dhe kjo pasi ato nuk dinë të jenë njësoj gjithmonë por ato dinë se çfarë do publiku dhe kështu kanë bërë.

Duke ekperimentuar ato kanë guxuar shumë dhe kanë ardhur në videoklipet e tyre ndryshe dhe paksa me një look ‘crazy’.

Emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në INTv foli për këto 5 këngëtare shqiptare që guxuan shumë në klipet e tyre.

1) Aurela Gace dhe MC.Kresha-Cash

2) Dafina Zeqiri ft Ledri Vula – Pom Pëlqen

3) Nora Istrefi – Nora nuk o njësoj

4) Tuna – I Asaj

5) Ronela Hajati -Mos ik

Këto janë këngëtaret që guxuan shumë me “look”-un në klipet e tyre. Read More »

MË DATË 7 DHE 8 KORRIK NË PORTO PALERMO – HIMARË\ HAP DYERT EDICIONI I DYTË I FESTIVALIT NDËRKOMËBETAR I JAZZ-IT DHE VERËS.

[sgmb id=”1″]

Me date 7 dhe 8 Korrik ne Porto Palermo – Himare
Hap dyert edicioni i dytë i Festivalit Ndërkomëbetar i Jazz-it dhe Verës. Në skenën me qiell të hapur plot pluhur yjesh në Porto Palermo, do të rrugëtojnë artistë të skenës së Jazz- it Internacional.
Festivali do të ftojë në skenën e tij, artistë shqipëtarë nga diaspora dhe trojet e Shqipërisë si nga dhe vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Kroacia, apo nga Zelanda e Re, Bregu i Fildishtë, Kuba, Kolumbia, Gjermania, Hollanda, Turqia, etj., duke e kthyer gjirin e Panormos (emri i lashtë për Porto Palermon, që do të thotë “vend i mbrojtur”) në një port komunikimi përmes muzikës. Emra që zbresin nga skenat ndërkombetare, disa prej të cilëve e shkelin për herë të parë tokën tonë. E tillë është artistja nga Havana de Cuba, Maryali Pacheco, pianistja dhe kompozitorja Pacheco e cila bashkpunon me Richard Bona, Omar Sosa dhe perkusionistin e Stingut Rhani Krija. Ajo noton mes klasikes, jazz-it dhe ritmeve virtuoze latine. Gjithashtu mbi madhështinë e detit Jon do të ngjizen tingujt magjik të Balafonit, përformuar nga pinjolli i klanit të muzikantëve të mirënjohur botërisht „Keita“ nga Afrika Perendimore – Mali, i famshmi Aly Keita. “Latin Jazz“, dhe “Balkan-beat“ do të përqafen nën këmbë të Kalasë së Ali Pashait, duke bërë që muret e tij të zgjohen nga gjumi litargjik i atyre kohërave bëmamëdha. Vjen ne skenen e Festivalit, Roland Peil, perkusionisti gjerman me ne ze ne skenen e Jazzit ku nuk mund te leme pa permendur se Peil eshte perkusionisti dhe super pusli i bandit te star trompetistit Till Brönner, i Fantastischen Vier, Sasha, Peter Maffay, und Florian Dauner, e me tej vijme tek artistet e skenes se jazz-it shqiptar, artiste deri ne gjak e me talent e sens muzikal te pervecem si pianisti maestro Gent Rushi i cili eshte motori i skenes se jazz -it shqipatr dhe krijuesi i Tirana big band por jo vetem, Ermal Rodi multi instrumentalisti dhe saksofonisti i mirenjohur, Emiljano Dhimo vokabulari ritmik i shume bandeve ne trojet Shqiptare, Enver Muhamedi kontrabasisti kosovar i cili tashme ka korrur sukses ne skenen internacionale te jazz music si dhe eshte tashme nje emer i rendesishem ne skenen e artisteve te Stambollit e plot te tjere artiste te skenes intrenacionale. Ndërsa muzika duhet të shijoj njësoj si vera për buzët, kjo e fundit është shoqëruesja besnike e dy netëve të Festivalit ku do të prezantohen verërat më përfaqësuese që vijnë nga Maqedonia, Kosova, Greqia, Gjermania, Franca dhe Italia, shoqëruar me traditën e pasur të kulinarisë. Foleja e jazz-it, verës dhe dashurisë, ju pret në Porto Palermo, t’i gëzoheni së gjithës!

Porto Palermo Festival team ju uron mireseardhjen me 7 & 8 korrik 2017! Dashni, jazz, verë, diell, Spa per shpirtin dhe nje “Gji i mbrojtur” plot pritshmeri defryese, kulinari Party . Greetings from jazz and wine feastival team Porto Palermo.Stafi dhe drejtoresha e Festivalit artistja Eda Zari ju uron perzemersisht mireseardhjen ne kete edicion te dyte.
Tickets you find direct at Porto Palermo Bar – festival Info point. Tel: +355696717071
E-mail: [email protected] or [email protected]
The second edition of the International Jazz & Wine Festival presents the most distinguished wines produced in Albania, in a conversation with wines of Macedonia, Kosova, Greece, Germany, Italy, France, etc., accompanied by the local traditional food and culinary delicacies.
The Festival will take place on 7th and 8th of July 2017, in one big open stage located at the peninsula of the Castle of Porto Palermo, and in two other indoor stages inside the fortress of Ali Pasha.

MË DATË 7 DHE 8 KORRIK NË PORTO PALERMO – HIMARË\ HAP DYERT EDICIONI I DYTË I FESTIVALIT NDËRKOMËBETAR I JAZZ-IT DHE VERËS. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com