Art-Kulture

Anxhela Peristeri i rrëmbën vendin e parë shkodranes Elhaida Dani vetëm për 1 pikë

Këngëtarja Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Kënga Magjike 2017”. Peristeri triumfoi më këngën e saj “E cmendur”.

Gjatë gjithë procesit të votimit nga vetë këngëtarët, konkurrenca ishte shumë e fortë me shkodranen Elhaida Dani, deri në pikën e fundit, ku fitorja u vendos për
vetëm një pikë: 999 pikë për Anxhelan dhe 998 për Elhaidën.

Në vendin e tretë u pozicionua këngëtarja Fifi.

Anxhela Peristeri i rrëmbën vendin e parë shkodranes Elhaida Dani vetëm për 1 pikë Read More »

I perjashtojne miqte nga Klubi ‘Petro Marko’, veteperjashtohet poetja nga Dukati !

Gazetarja, poetja e mirenjohur me origjine nga Dukati ka publikuar nje status ne profilin e saj ne fabook ku shprehet e indinjuar per faktin se disa miq te saj jane perjashtuar nga Klubi ‘Petro Marko’. Ajo ka deklaruar veteperjashtimin e saj ne shenje solidariteti. Ja statusi i plote.

Kam mbi 20 vjet që kam botuar vëllim poetik, ndërsa poezi kam botuar dhe më parë, madje qysh fëmijë. Mua nuk më ka përjashtuar kush nga Klubi ʺPetro Marko”, por kanë përjashtuar miq të mitë. Këtë akt e ndjej si kufizim lirie, ndaj unë vetëpërjashtohem nga Klubi ʺPetro Marko” si shenjë solidariteti ndaj atyre që guxuan të dalin nga reshti. Ju faleminderit.

I perjashtojne miqte nga Klubi ‘Petro Marko’, veteperjashtohet poetja nga Dukati ! Read More »

Rrëfimi prekës i aktorit Freeman: Kam miliona në bankë, por jam i vetëm

Nganjëherë të kesh milionat në jetë nuk janë të mjaftueshme për të qenë i/e lumtur.

Aktori, producenti dhe narratori, Morgan Freeman ka bërë bujë me fjalimin e tij më të bukur të titulluar: Kam jetuar gabim.

Sipas Freeman, kur të bëhen bashkë, dashuria, vullneti, mirësia, falja dhe besimi në njerëzim do ta mundin të ligën në botë. Një herë e përgjithmonë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, njeriu  duhet të ketë një qëllim të madh për të arritur në jetë, larg atij për të qenë financiarisht i sukseshëm.

Fjalimi i Morgan Freeman: Kam jetuar gabim!

Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme

Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të ble dot shëndet për të shpëtuar jetën time tani. Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por jam krejtësisht i vetëm tani.

Unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty. Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, unë mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde. Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua, kur isha në moshën tënde.

Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është thjesht një letër me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por nëse paraja nuk është e ligë, ju natyrisht e pyesni veten, çfarë është e ligë? E ligë është dëshira obsesive dhe e papushim që kemi për të pasur më shumë. E ligë është të vendosësh një çmim për zemrën dhe shpirtin tënd duke marrë në këmbim sukses financiar. E ligë është të blesh lumturi sërish dhe sërish dhe të mos ndalesh.

Imagjino sikur do i humbasësh të gjitha lekët e tua. Çfarë do të të ëmbetet? Zgjidhja e vetme që njihje, ishte të kërkoje më shumë vetëm për të pasur më shumë. Mirëpo nuk do të kesh më mundësi të kërkosh për lumturi të rreme. Kështu që, kush je ti tani? Ku janë të gjithë ata që i mendoje miq, kur ishe i/e rrethuar nga lekët?

Ti mund të kesh humbur familjarët, miqtë, të dashurit e tu dhe gjithë të tjerët rreth vetes falë arrogancës tënde. Pse? Për shkak të dëshirës tënde për të pasur më shumë që të devijoi nga qëllimi i vërtetë që duhet të kishe në jetë.

Unë nuk po them se nuk mund të jesh financiarisht i suksesshëm. Unë po them se duhet të kesh një qëllim të madh për të arritur në jetë, larg atij për të qenë financiarisht i suksesshëm. Ti mund të ndryshosh vetëm, nëse e ndryshon konceptin që ke për suksesin.

Ti mund të ndryshosh marrëdhëniet e shkatërruara dhe të ndërtosh marrëdhënie të reja. Ti mund të falësh veten tënde dhe ata që të lënduan. Ti mund të bëhesh një lider duke pasur si frymëzim një person, të cilin do ta arrish. Ti mund të ribalancosh prioritetet e tua në jetë. Ti mund të shërosh martesën tënde dhe të krijosh një dashuri të fortë që kurrë nuk e mendoje të mundshme. Ti mund të bëhesh prindi më fantastik i mundshëm në çdo moshë, edhe në moshën 80 vjeçare, por mos prit deri në atë moshë. Ti gjithmonë do të kesh mundësi të bësh më shumë para, por nuk do të kesh mundësi të fitosh më shumë kohë.

Një ditë ne të gjithë do të vdesim. Për çfarë do ti që të të kujtojnë? Cili është qëllimi yt më i madh në këtë botë?

Sot ti do të përballesh me një botë ku ekziston dashuria e vërtetë, por do të kuptosh se dashuria për ty ka qenë ajo dëshira jote e fortë për të pasur më shumë. Tranformoje atë dashuri në një dashuri tjetër me ndjenja. Dhuro ndjenja përditë e më shumë nga vetja dhe pavarësisht se si do të venë gjërat, mos u pendo. Bota ka nevojë për ty më shumë se kurrë.

Së bashku, dashuria, vullneti, mirësia, falja dhe besimi në njerëzim do ta mundin të ligën në botë. Një herë e përgjithmonë”../Indeksonline/

Rrëfimi prekës i aktorit Freeman: Kam miliona në bankë, por jam i vetëm Read More »

Gazetarit Marin Mema i kendohet kenge labe. Ja cmimi qe i akorduan me rastin e festave !

Gazetarit Marin Mema i eshte akorduar cmimi ”Hasan Prishtina” por pertej kesaj Grupi i mirenjohur ”Folk Grup Bilbili” i ka krijuar dhe kenduar nje kenge labe kushtuar gazetarit me fame. Kenga ndiqet me interes ne youtube dhe teksti i saj eshte bere nga Sejmen Gjokoli.

Teksti dhe video me poshte :

URIME ÇMIMI QË MORE
Fjalët: Sejmen Gjokoli
-Marin Memës, me rastin e dorëzimit të Çmimit “ Hasan Prishtina”. ( improvizim )
Prishtinë, 25 Nëntor 2017.

Gazetari Marin Mema,
Dritë mendja, flakë pena.

Syri pa ju dridhur fare,
Nëpër Trojet shqipëtare.

Ball’ për ballë me historinë,
Për Kombin, për Shqipërinë.

Urime çmimi që more,
Në Kosovën, Arbërore.

Me ty sot gjith shqipëria,
Se të nderon Dardania.

Gazetarit Marin Mema i kendohet kenge labe. Ja cmimi qe i akorduan me rastin e festave ! Read More »

Perfundoi me sukses Festivali Tipologjik Folklorik Kombetar i Iso-Polifonise

Perfundoi me sukses Festivali Tipologjik Folklorik Kombetar i Iso-Polifonise, Edicioni i XII-te, i cili u organizua gjate dt.24-25 nentor ne Teatrin”Petro Marko” Vlore.
Çmimin e Festivalit e mori Grupi polifonik i Pilurit. Pjesemarrja e shume grupeve te rinjsh ishte dhe veçantia e ketij festivali, i cili ishte dhe nje nga synimet e organizatoreve Ministria e Kultures,

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Perfundoi me sukses Festivali Tipologjik Folklorik Kombetar i Iso-Polifonise Read More »

Gazetarit Marin Mema i akordohet çmimi “ Hasan Prishtina” për vitin 2017

“HASAN PRISHTINA” PËR MARIN MEMËN…

Përmes një aktiviteti të bukur kulturor në një nga sallat e “ Sheshit 21” në Prishtinë, gazetarit Marin Mema ju akordua çmimi “ Hasan Prishtina” për vitin 2017.
Morën pjesë Kryeministri i Kosovës si dhe të tjerë personalitete të artit, kulturës e jetës shoqërore në Kosovë.
Të ndodhur me rastin e pjesëmarrjes në Koncertin Jubilar të Festës së Flamurit në datën 26 Nëntor, Grupi “ Bilbili” u bë pjesë e performancës artistike të mbrëmjes, bashkë me trupën e Ansamblit Kombëtar “Shota”.
Grupi këndoi këngë për Isa Boletinin si dhe një këngë të improvizuar për gazetarin Marin Mema, fitues i çmimit “ Hasan Prishtina”.

Nga Sejmen Gjokoli

 

Gazetarit Marin Mema i akordohet çmimi “ Hasan Prishtina” për vitin 2017 Read More »

‘O Dukat more Dukat’ nga Bedri Kabasha

O DUKAT MORE DUKAT

O Dukat more Dukat,
Palla jote kullon gjak,
I shkreti Elmas Rodak,
Sokellin e po bene lart,

Elmas Rodak palleverdhe,
Bashke me shoke te tjere,
Ne Ure te plagosur mbene,
Dervishe Aliu sec tha :

O Kamber te kam vella,
Merre Elmazine ne kra,
Nxirre larte ne fshatera,
Se ketu mereqet s’ka,

Plagosen Dervish Aline,
Ju vra edhe kali thinje,
Shoket e prune ne kra,
Ne Dukat ne Llogara,

Kush e pruri ate burre,
Qe s’ishte pergjunjur kurre,
E pruri Kamber Gjoleka,
Brahim Sulo krahefleta ,,,,

Dukat__Vlore, 1948

Te gjithe personat e permendur ne vargje, jane nga Dukati i Vlores !!!!

Kenge Popullore te Laberise
Bedri kabasha
23.08.2017.

‘O Dukat more Dukat’ nga Bedri Kabasha Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com