Kulinari

Mëngjesi me të vërtetë është ushqimi më i rëndësishëm i ditës!

Mëngjesi pothuajse është pjesa/vakti më i/e rëndesishme për të pasur një ditë sa më energjike. Është si një lloj karburanti për trupin dhe mendjen, pas një gjumi të mirë ku trupi ka tretur ushqimin.

Përveç sigurimit me energji, të ushqyerit në mëngjes është burim i mirë i vitaminave të nevojshme si: kalciumi, hekuri, vitamina B, fibrat dhe proteinat. Të gjitha këto lënde ushqyese janë esenciale për shëndetin tonë dhe hulumtime të ndryshme tregojnë se nëse këto vitamina nuk konsumohen gjatë mëngjesit, gjasa që të kompenzohen gjatë ditës është e vogël. Kjo është njëra nga arsyet pse vezët preferohen të konsumohen në mëngjes. Vezët përpos që kanë vitaminat e nevojshme për trupin tonë, janë edhe burim i pastër i proteinave. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë vezë për mëngjes, kanë më shumë gjasa të humbin peshë sesa ata që hanë kifle.

Vlen të ceket se ata që hanë mëngjes kanë më pak gjasa të kenë mbipeshë dhe kanë më shumë gjasa t’a mbajnë vijën e trupit, se ata që nuk e hanë, sepse personat që nuk e hanë mëngjesin, kanë tendencë që gjatë ditës të konsumojnë ushqim me yndyrë dhe sheqerna të lartë.

Mëngjesi gjithashtu rikthen nivelet e glukozës që është shpenzuar gjatë natës, një karbohidrat thelbësor që i nevojitet trurit të funksionojë. Studime të ndryshme tregojnë se konsumimi i mëngjesit, ndihmon në zhvillimin e memories dhe rrit nivelet e koncentrimit, gjithashtu ndikon në zvogëlimin e stresit dhe na bën më të lumtur.

Mëngjesi është një rast i shkëlqyer për të ngrënë së bashku si familje kur është e mundur. Vendosja e zakoneve të mira të mëngjesit në fëmijëri dhe mbajtja e tyre gjatë adoleshencës mund të jetë një faktor i rëndësishëm në zvogëlimin e mënjanimit të mëngjesit duke zhvilluar shprehi të mira ushqimore që zgjasin një jetë.

Pra, mëngjesi me të vërtetë është ushqimi më i rëndësishëm i ditës!

Mëngjesi me të vërtetë është ushqimi më i rëndësishëm i ditës! Read More »

Gatime tradicionale turke dhe osmane/ Mastershefja Ebru Baybara Demir “ëmbëlson” Tiranën

Gatimi i ëmbëlsirave tradicionale turke dhe osmane, të gatuara nga mastershefja turke me famë botërore, Ebru Baybara Demir mblodhi sot në Tiranë politikanë, përfaqësues të Trupit Diplomatik, investitorë si dhe drejtues të medias.

Aysegul Erdal Yoruk, gruaja e ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük organizoi sot “Workshopin e gatimit të ëmbëlsirave tradicionale turke dhe osmane”, për të shijuar ëmbëlsirat e shoqëruara me çajin turk dhe kafen turke.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Aysegul Erdal Yoruk theksoi se ky aktivitet zhvillohet në kuadër të veprimtarive të Ambasadës turke në fushën e diplomacisë gastronomike.

Ajo u shpreh se, “vazhdojmë të kujtojmë dhe të ndajmë me vëllezërit dhe motrat tanë shqiptarë, kulturën dhe vlerat tona të përbashkëta në gastronomi”.

“Ebru Baybara Demir, mastershefja turke mes 10 më të mirëve në botë, ka ardhur në Shqipëri për të na njohur me recetat e ëmbëlsirave të kuzhinës tradicionale turke. Ebru Baybara Demir, është edhe një nismëtare e palodhur që përpiqet për të vënë në jetë edhe projektet me përgjegjësi të rëndësishme sociale për të mbështetur veçanërisht përdorimin e farërave vendase, sigurinë ushqimore dhe gratë turke në gjendje jo të mirë”, tha ajo.

Ne, vijoi Aysegul Erdal Yoruk, “kemi një pasuri në kulturën e përbashkët të kuzhinës edhe me Shqipërinë, me të cilën historia jonë e përbashkët dhe lidhjet tona të miqësisë zgjaten deri në shekullin e 14-të”.

Ndërsa mastershefja Ebru Baybara Demir u shpreh mjaft e kënaqur që ndodhej sot në Tiranë për të gatuar ëmbëlsirat tradicionale turke dhe osmane.

Ajo u shpreh se kjo është hera e dytë që ka ardhur në Shqipëri, pas më parë ka qenë në vendin tonë në 29 tetor të vitit 2018 me rastin e themelimit të përvjetorit të Republikës së Turqisë, në festën tradicionale që organizonte ambasada.

“Këto gatime u shpreh ajo prezantojnë vendin tim. Jam krenare që jam ambasadore për promovimin e gatimeve turke. Republika e Turqisë ka një kuzhinë tepër të pasur. Ne mendojmë se falë diplomacisë gastronomike vendet mund të njihen më mirë me njëri tjetrin dhe të jetojnë në paqe me njëri –tjetrin”, tha ajo.

Kryetarja e Grupit të Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi, Ozlem Kal, në fjalën e saj tha se, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi që nga viti 2014 bën një punë të madhe që synon të forcojë akoma më shumë lidhjet e ngushta kulturore, ekonomike, strategjike, tregtare, sociale midis dy vendeve dhe popujve tanë”.

Ne prioritet kemi të zhvillojmë më tej marrëdhëniet tregtare dhe sociale mes Shqipërisë dhe Turqisë, dy vendeve vëllezër, si dhe krijimit të vendeve të reja për punësim./atsh

Gatime tradicionale turke dhe osmane/ Mastershefja Ebru Baybara Demir “ëmbëlson” Tiranën Read More »

Nis sezoni i nxjerrjes së vajit/ AZHBR, mbështetje fabrikave të përpunimit të ullinjve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi sot fabrikën “Tre miqtë”, pranë fshatit Ndroq, e cila prodhon çdo vit mijëra litra vaj.

“Falë mbështetjes që ne i kemi dhënë me rreth 20 milionë lekë përmes AZHBR, sot kjo fabrikë ka një linjë moderne përpunimi të ullinjve dhe kapacitete më të mëdha për të përballuar kërkesat e zonës përreth Tiranës”, tha Çuçi.

Ndërkohë në hyrje të fabrikës, ruhet me fanatizëm si relike edhe mulliri i vjetër i trashëguar qindra vjet më parë. Nëse shkon tek “Tre miqtë”, Vladimiri kujdeset që vizita në fabrikën e tij të nisë së pari nga mulliri i vjetër.

“Kënaqësi të takohesha rastësisht në fabrikë edhe me disa studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, që ishin aty në kuadër të orëve praktike mësimore. Në Skemën Kombëtare të këtij viti ne kishim parashikuar një fond të veçantë për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, si dhe përmirësimin e mekanizmit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit”, – theksoi Çuçi.

Ministri Çuçi shprehet se “nëse doni të provoni vajin fantastik të kësaj fabrike, që në treg shitet nën markën “Ndroqi”, panairi “Shqipëria Punon Tokën” është një mundësi më vete. Më 16 dhe 17 nëntor, Vladimiri do të jetë në sheshin “Skënderbej” bashkë me qindra fermerë të tjerë”./atsh

Nis sezoni i nxjerrjes së vajit/ AZHBR, mbështetje fabrikave të përpunimit të ullinjve Read More »

Tavë peshku me perime

Përbërësit

1 peshk

1 kokërr qepë e thatë mesatare

thelpinj hudhër sa të dëshironi

1 kg patate

10-12 kokrra domate

2 karota mesatare

7-8 speca

piper

kripe

vaj ulliri

1 kokërr limon për në fund kur ta servirni

Përgatitja:

I presim zarzavatet në copa të vogla. I shtrojmë në tavë dhe i marinojmë me kripë, piper dhe më pas vendosim peshkun sipër. E kriposim, i hedhim vaj edhe i mbushim tavën me zarzavatet. Më pas e mbulojmë me letër alumini dhe e lemë rreth gjysmë ore për t’u marinuar. E fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius deri sa të bëhet (kjo varet nga furra juaj për kohën që do ta lini).

Mbasi e kemi nxjerrë nga furra e spërkasim me lëngun e limonit dhe e servirim.

Tavë peshku me perime Read More »

Supë krem perime,një vakt i lehtë dhe i shëndetshëm, për drekë apo për darkë

Ideale për ta shoqëruar me një copë bukë të thekur ose një pjatë sallatë. Një vakt i lehtë dhe i shëndetshëm, për drekë apo për darkë.

Përbërësit:
1 gotë qepë (të copëtuara)
1 patate
2 gota lëng pule
1 ½ gotë perime (karotë, brokoli, spinaq, bizele)
3 lugë gjelle gjalpë
½ gotë krem pana
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Shtoni gjalpin në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr në temperaturë mesatare. Pasi të shkrijë shtoni në të qepën dhe gatuajeni derisa të zbutet.
Shtoni më pas patatet e prera sëbashku me perimet e tjera dhe gatuajini për rreth 5 minuta. Hidhni 1 gotë lëng pule, pak kripë dhe piper të zi dhe lërini të ziejnë deri sa përimet të zbuten.
Më pas tranferojini në një blender që të përftoni një masë kremoze. Rikthejini në zjarr dhe shtoni lëngun e mbetur sëbashku me kremin pana.
Lërini të ziejnë edhe për rreth 5 minuta dhe largojeni supën nga zjarri.

Supë krem perime,një vakt i lehtë dhe i shëndetshëm, për drekë apo për darkë Read More »

Kek me fruta të thata dhe tërshërë

Përbërësit
500 gr tërshërë, 1 filxhan çaji fruta të thata, 1 mollë jeshile, 2-3 lgj mjaltë, 2 lgj kakao, 1 lç pluhur pjekës, 1 lç kanellë, 3 filxhanë qumësht, 1 kokërr vezë, 1 bustinë vanilje, ½ lç arrë moskat, ½ filxhan arrë kokosi.

Përgatitja
Fillimisht përziejmë në një tas të gjithë përbërësit e ngurtë dhe më pas shtojmë përbërësit e lëngshëm.

I përziejmë mirë të gjithë përbërësit e kekut dhe brumin e përgatitur e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë.

E lemë brumin të qetësohet për 5 minuta dhe më pas e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Kek me fruta të thata dhe tërshërë Read More »

Fileto pule role me proshutë dhe djathë

4 fileto pule, 4 feta proshutë, 4 feta djathë tosti, 1-2 lgj mustardë, Kripë, piper.

Përgatitja
Fillimisht filetojmë filetot e pulës, i spërkasim me kripë dhe piper dhe nga pjesa e brendshme i lyejmë me mustardë. Vendosim më pas një fetë proshutë dhe një fetë djathë dhe e mbledhim fileton në role.

I vendosim 4 rolet e përgatitura të piqen në një tigan që nuk ngjit ose i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.

Fileto pule role me proshutë dhe djathë Read More »

Renato Mekolli nevrikoset me konkurentin në “H ell’s kitchen”: Po tall trapin, zhduku

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli është ne vrikosur me një nga konkurrentët puntatën e sotme dhe e ka për jashtuar nga gara. Renato u n xeh k eq me konkurrentin kur pa se ai kishte hedhur më shumë salcë se ç’duhej për karkalecat.

Shefi i kuzhinës nisi ta derdhë salcën në dorën e konkurrentit dhe e pyeti se ku do shkojë tani gjithë salca. “H idhet”, u përgjigj konkurrenti ndërsa Renato në ne rva e sipër, ia hodhi salcën konkurrentin, ho dhi pjatën dhe e për jashtoi.

“Zhduku përjashta, zhduku, zhduku, dil përjashta nga kuzhina se po tall trapin këtu brenda. Dil dhe mos të kthehesh më brenda. Mos të shikoj më brenda”, bërtiti Renato.

Renato Mekolli nevrikoset me konkurentin në “H ell’s kitchen”: Po tall trapin, zhduku Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com