Kulinari

5 Ushqimet që ju shkaktojnë fryrje barku nëse konsumohen në mëngjes

Ushqime që duhen shmangur për tu konsumuar në mëngjes, përveç se nuk janë shumë të shëndetshme krijojnë pakënaqësi si fryrja e barkut.

Sanduiç
Një mëngjes i tillë i mbushur më yndyra nuk sugjerohet sepse yndyrat treten shumë ngadalë, aroma dhe shija e sandwhich-it do t’u ngelet gjatë gjithë ditës në gojë dhe stomak.

Kroasant
Janë të mbushura me karbohidrate të rafinuara, që trupi juaj i ruan si sheqer. dhe ashtu si me kripën, ky sheqer i shtuar do të mbajë më shumë ujë në stomakun tuaj.

Mini Croissant me çokollatë
Këto mini croissant janë zgjidhja më ë shpejtë kur duam diçka të ëmbël. Të përgatitur më brumin sfoglia, recetë e ngjashme me brioche me nutella. Për këtë recetë mund të përdoret edhe brumi sfogliat i gatshëm nëse nuk e keni përgatitur më parë, recetën e gjeni tek kategoria recetat bazë.
Lexo recetën e plotë

Petulla
Petullat e vetme që mund të konsumoni janë ato me miell integral dhe shoqërohen me diçka pa shumë sheqer. Në të kundërt, po hani thjesht një ëmbëlsirë për mëngjes.

Petulla të shpejta dhe të fryra
Receta perfekte për të gatuar petulla të shpejta dhe të fryra. Këto petulla mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.
Një smoothie më i madh se normalisht
Smothie-t janë me përbërës me shumë vlera ushqyese por nuk sugjerohen në mëngjes pasi shkakton fryrje sepse gjithë lëngu zë shumë vend në stomak. Pirja me një pipë siç ndodh në shumë raste përkeqëson më shumë situatën, sepse ju bën që përveç pijes të futet edhe ajër në stomak.

Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe
Lëngjet e freskëta janë gjithmonë të shëndetshme dhe të shijshme. Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe është një kombinim fantastik dhe për tu provuar.
Lexo recetën e plotë

Një tas i madh me fruta
Është një ide shumë e mirë dhe e shëndetshme por shpesh tejkalohet masa, sidomos me fruta me përmbajtje të lartë sheqeri si kumbullat, nektarinat, pjeshkët, kajsitë. Këto fruta janë të pasura me fruktozë, një lloj sheqeri që për shumë njerëz është i vështirë për t’u tretur.

Kafe me qumësht pa yndyrë
Embëlsuesit pa kalori me të cilët bëhen ato që njihen si “skinny latte”, janë një nga arsyet kryesore të fryrjes së barkut.

5 Ushqimet që ju shkaktojnë fryrje barku nëse konsumohen në mëngjes Read More »

Ide për një mëngjes të mirë

Nje mëngjes i mirë fillon me produktet e qumështit si burim i mirë i proteinave dhe kalciumit, pjekurina integrale ose drithera, peme ose leng pemesh dhe disa vitamina dhe minerale.
Proteinat sigurojnë ndjenjë më të gjatë te ngopjes çka ju parandalon të konsumoni karbohidrate të pashëndetshme.
Largohuni nga mishi i përpunuar me përqindje të lartë të yndyrave; më mirë merrni produkte nga mishi pulës ose furia që janë të pasura me acide yndyrore omega-S.
Largohuni nga drithërat e përpunuara, shurupet, kremrave me të cilat lyhet buka dhe buka e bardhë sepse bazohen në karbohidrate “të shpejta”, të cilat treten për një kohë shumë të shkurtër dhe ju lënë të uritur brenda disa orësh.
Kështu për shembull, në vend të lyerjes së ëmbël dhe bukës së bardhë, më mirë merrni bukë integrale, nxeheni në toster dhe lyeni me xhem – kështu do të përmbushni nevojën për ëmbëlsi, por me më pak sheqerna të pashëndetshme./Arbresh.info/

Ide për një mëngjes të mirë Read More »

Një recetë antike, me veti shumë efektive të antibiotikut dhe që nuk duhet të mungojë në tavolinën tuaj

Një recetë antike, me veti shumë efektive të antibiotikut dhe që nuk duhet të mungojë në tavolinën tuaj

Është një recetë shumë e vjetër, e cila vjen nga mjekësia tradicionale kineze, dhe që konsiston në një supë që mund të na ndihmojë të kemi imunitet të fortë gjatë gjithë muajve të dimrit, duke parandaluar dhe kuruar ftohjen, gripin, sinusitin dhe gëlbazën.

Xhenxhefili, një nga përbërësit në supë, ka përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin tonë.

Ka veti shumë të fuqishme anti-inflamatore dhe është shumë i pasur me lëndë ushqyese që na ndihmojnë të rrisim sistemin imunitar.

Hudhra, një përbërës tjetër, ka veti antibiotike dhe përdoret shpesh në trajtimin e gripit dhe ftohjeve.

Më poshtë në rubrikën e noa.al, Si të gatuajmë, po përshkruajmë recetën për supën shëruese që mund të na ndihmojë të mbajmë larg viruset dhe bakteret gjatë muajve të ftohtë.

Përbërësit: 4 qepë të njoma (të reja) të prera në copa, 50 gram xhenxhefil, 2 thelpinj hudhër, 1.5 litra lëng perimesh dhe, nëse dëshironi, 1 spec djegës të plotë.

I përzieni të gjithë përbërësit në një tenxhere, dhe i gatuani për rreth 30 minuta.

Konsumojeni supën ndërsa është ende e ngrohtë, duke i shtuar lëngun e një limoni nëse dëshironi. /noa.al/

Një recetë antike, me veti shumë efektive të antibiotikut dhe që nuk duhet të mungojë në tavolinën tuaj Read More »

Si të gatuani tasqebap në shtëpi

Përbërësit
600 gr mish viçi
3-4 kokrra qepë
1 ls miell
125 ml verë
1 lgj salcë
2 domate në rende
2-3 thelpinj hudhër
1 gjethe dafine
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përbërësit
Lajmë mishin e thajmë dhe e presim në kubikë të vegjël. Qepët i presim hollë në kubikë ose në feta të holla.
Vendosim në tenxhere vajin dhe sapo ai të ngrohet fillimisht vendosim mishin dhe e kaurdisim sa të përthithë lëngun e tij. Më pas shtojmë qepët dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë të verdhë të theksuar.
E pudrosim me pak miell dhe e përziejmë pak duke e shuar me verë. Shtojmë më pas salcën dhe domatet e grira në rende dhe një gjethe dafine.
Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë 10 minuta në temperaturë mesatare. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi, shtojmë pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet mishi dhe e lemë përsëri të ziejë në temperature mesatare derisa piruni të ngulet lehtë në mish.

Si të gatuani tasqebap në shtëpi Read More »

Makarona me mish të grirë

Përbërësit
450 gr makarona

2 lugë gjelle vaj

1 qepë

1 kg mish i grirë

1 thelbi hudhër e grirë

1 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Piper

Përgatitja
Vendosni një tigan të thellë me vaj në z jarr.

Shtoni aty qepën e grirë hollë duke përzier herë pas here.

Lëreni të skuqet për 4-6 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Hiqni qepën nga tigani, lëreni mënjanë dhe po aty në tigan shtoni mishin e grirë.

Gatuajeni mishin në z jarr mesatar derisa të jetë skuqur i gjithi duke shtusr dhe piper e kripë sipas dëshirës.

Shtoni qepën e gatuar tek tigani ku ndodhet mishi dhe përzieni me sobë të fikur.

Ndërkohë vini makaronat të ziejnë si zakonisht dhe sapo ato të jenë gatuar kullojini dhe ruani gjymën e ujit të tyre.

Kujdes të mos i zieni shumë ato pasi do t’i gatuani edhe më pas.

Shtojini makaronat tek tigani ku ndodhet mishi, bashkë me gjalpin dhe ujin e zierjes së tyre që ruajtët më parë.

Ndizni zjarri në nxehtësi mesatare dhe lërini të gatuhen duke i përzier herë pas here përreth 3 minuta.

Më pas shërbejeni në pjata!

Makarona me mish të grirë Read More »

Buka në frigorifer, bëni mirë apo jo

Mund të keni dëgjuar shpesh që disa familje e mbajnë bukën në frigorifer. Kjo ndodh në ato familje me pak anëtarë, në mënyrë që produkti të mos prishet.

Por nga një studim i fundit që është bërë në Britani, thuhet se buka nuk duhet mbajtur në frigorifer.

Arsyeja fshihet tek niseshteja që përdoret për gatimin e saj, e cila ndryshon sipas temperaturave. Ruajtja e bukës në frigorifer kristalizon niseshtenë dhe pasi ajo bie në temperaturë ambienti, kthehet në gjendjen e mëparshme.

Niseshteja e bukës ndryshon kombinim dhe pasi ngrohet, modifikohet sërish duke e bërë bukën edhe më të fortë. Ky proces largon shijen e bukës dhe i humbet freskinë asaj në një kohë më të shkurtër.

Po sipas studimit, për ta mbajtur bukën në kushte të mira nuk duhet ta blini të prerë në feta në mënyrë që të mos thahet shpejt. /k.k/noa.al/

Buka në frigorifer, bëni mirë apo jo Read More »

Mish pule me perime nga furra

Nuk ka më të shijshëm se mishi dhe perimet nga furra
Përbërësit:

– 400 g mish pule;
– 300 g patate;
– një qepë e vogël;
– karota;
– 2 speca;
– një kub viçi për supë;
– kripë;
– piper;
– erëza, sipas shijes.

Përgatitja:

Lyeni një enë me pak yndyrë apo vaj, varësisht nga ajo që përdorni.

Pritni mishin e pulës në bërxolla të holla, ndërkaq perimet pritni në kube.

Shtoni erëzat dhe kubin e shkrirë për supë. Qitni ujë, pastaj mbuloni enën me folie, në mënyrë që të vlojë më mirë.
Piqni në 180 gradë afërsisht një orë, apo derisa të zihet mirë.

Kur të bëhet gjysmë e pjekur hiqni folien në mënyrë që mishi të piqet më mirë.

Mish pule me perime nga furra Read More »

Kështu gatuhet patëllxhani në kuzhinën turke

Përbërësit e nevojshëm për 6 persona:
– 6 patëllxhanë;
– 6 qepë;
– 3 speca të gjelbër;
– 7 domate;
– 6 thelpinj hudhre;
– kripë;
– erëza të thata;
– piper;
– spec i kuq bluar;
– 1 lugë çaji pastë domateje;
– disa degëza majdanozi;
– vaj ulliri.
Përgatitja:

Nxehni vajin në tigan. Pastroni patëllxhanët, pastaj i lini një orë në ujë të ftohtë dhe të njelmët.

Pas një ore, thani patëllxhanët me peshqir kuzhine.

Fërgoni patëllxhanët në vaj të valuar nga të gjitha anët derisa të marrin ngjyrë të artë. Patëllxhanët e fërguar vendosni në letër kuzhine që të kullohet teprica e vajit.
Përgatitni shtesën:

Pritni qepën dhe fërgojeni në vaj ulliri. Grijeni hudhrën dhe shtojeni në qepë. Pastaj shtoni specin e grirë imët dhe fërgoni në temperaturë mesatare.

Shtoni edhe domaten e qëruar, të grirë imët, dhe të gjitha lini të vlojnë. Të gjitha erëzat shtoni kur të përfundoni të gjitha. Shtoni edhe pastën e domates. Përzieni dhe shtoni edhe majdanozin e grirë të freskët.

Nxehni furrën në 180 gradë Celsius.
Në tepsi radhisni patëllxhanët, pritni për së gjati dhe qitni fillin e përgatitur. Patëllxhanët piqni në furrën e nxehur rreth 15 minuta

Kështu gatuhet patëllxhani në kuzhinën turke Read More »