Kulinari

Konsumimi i uthullës së mollës para se të flini, do t’ju ndryshojë jetën

Ju i njihni tashmë përfitimet e uthullës së mollës dhe përdorimet e saj duke nisur që nga turshitë, sallatat dhe ushqimet e ndryshme. Ndoshta ju nuk e besoni, por konsumimi i uthullës së mollës para se ju të flini gjumë do të përmirësojë shëndetin dhe jetën tuaj në tërësi!

Këto janë 10 përfitimet shëndetësorë të uthullës së mollës:

Humbja në peshë:

Duke u bazuar në shumë studime, obeziteti është i lidhur ngushtë me gjumin. Sa më shumë peshë të ketë një njeri aq më shumë probleme me gjumi do të ketë. Uthulla e mollës ka aftësinë të luftojë grumbullimin e dhjamit dhe redukton oreksin. Uthulla gjithashtu përmban pektin që relakson trurin. Kështu që kur ndiheni të uritur para se të flini hiqni duart nga çokollatat dhe përzieni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë uji dhe pijeni.

Trajton dhimbjet e fytit:

Bakteri përgjegjës për dhimbjen e fytit nuk mbijeton dot në një ambient ku ka uthull molle. Merrni 1 lugë çaji uthull molle dhe kalojeni një orë para se të shkoni në shtrat.

Lemza do zhduket:

Uthulla e mollës stimulon nervat përgjegjëse për lemzën dhe shijimi i uthullës do të bëjë që nervat ta “harrojnë” lemzën. Një lugë çaji me uthull molle i tretur në një filxhan ujë mujafton për t’a ndaluar.

Çliron hundët e zëna:

Uthulla e mollës është e pasur me magnezium, potasium dhe vitaminë B1, B2, A, dhe E pastron mukozën dhe sinuset. Përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

Rregullon acidin në stomak:

Uthulla e mollës ka aftësinë të rregulloë nivelet e acidit në stomakun tuaj. Thjesht përzieni një lugë gjelle uthull në një gotë ujë dhe pijeni përpara se të shkoni në shtrat.

Rregullon frymën e keqe:

Bakteri në gojën tuaj është për këtë shkak. Siç thamë më parë uthulla e mollës mund ta vrasë këtë bakter duke iu lënë gojën të freskët. Ju duhet të merrni një lugë çaji uthull molle para se të shkoni në krevat.

Redukton dhimbjet e stomakut:

Uthulla e mollës ndihmon që ju të harroni pagjumësië gjatë natës që shkatkohet nga dhimbjet e stomakut tuaj. Ju nuk do të keni më probleme me gazrat në stomak dhe shtrëngimet. Përzieni 1 lugë çaji uthullë molle në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

Ndalon keqtretjen:

Pagjumësia është e lidhur ngushtë më digjestionin. Uthulla e mollës ju ndihmon në problemet me fryrjen dhe përzierjen, Përzieni një lugë çaji me uthull molle dhe mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë para se të flini.

Redukton dhimbjet e gjurit:

Mungesa e kaliumit konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të dhimbjes së gjurit. Për fat të mirë uthulla e mollës është e pasur me kalium që ka aftësinë të reduktojë dhimbjen dhe të rregullojë balancën në qëndrimin e trupit.

Ul nivelet e sheqerit në gjak:

Nivelet e larta të sheqerit në gjak është një ndër problemet më të larta që njerëzit që vuajnë nga pagjumëia kanë. Uthulla e mollës mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës në gjak duke reduktuar dhe sheqerin. Ju duhet të merrni rregullisht 2 lugë çaji uthull mollë për këtë problem.

Konsumimi i uthullës së mollës para se të flini, do t’ju ndryshojë jetën Read More »

Mantija e Kosoves – Byreku i mbuluar me kos dhe hudhra

Mantija është një gatim fantastik i shijshëm i traditës kosovare.

Byrek i mbushur me mish të grirë e qepë apo gjizë dhe i mbuluar me kos e hudhra.

Një shije fantastike që të përfshin tërësisht. Në fakt, mantija është një gatim me prejardhje nga kuzhina orientale.

Në Kosovë, mantija përgatitet gjerësisht në të gjitha krahinat jo vetëm nga amvisat në shtëpi por shërbehet edhe në byrektore të ndryshme apo edhe restorante tradicionale.

Më poshtë keni recetën fantastike të përgatitjes së mantijas krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Mantijas së Kosovës në Shtëpi

Përbërësit

1 kg miell,

2 gota ujë të vakët,

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë për brumin

Dy gota kos i holluar pak

Dy-tre thelpinj hudhra

Mbushja

Për mbushjen mund të përdorni përbërës sipas preferencës, mish të grirë të përgatitur me qepë dhe salcë domate, gjizë apo djathë me vezë etj.

Në rast se do përdorni mbushje me mish të grirë atëherë do t’ju duhet 600 gr mish i grirë, një apo dy kokrra qepë dhe pak salcë domateje.

Në rast se do përdorni mbushje me gjizë, siç është rasti i mëposhtëm do t’ju duhet 500 gr gjizë me kripë dhe një apo dy kokrra vezë sipas dëshirës.

Përgatitja

Në tavolinën e kuzhinës ose në tepsi hidhet mielli, uji i vakët, vaji i ullirit, kripa dhe përzihen me dorë derisa brumi të bëhet homogjen.

Më pas, brumin e ndajmë në 30 toptha të vegjël.

Secilin nga topthat e hapim përmes një petësi në formën e një pete, jo më të madhe se pëllëmba e dorës.

Të gjithë topthat e hapur në petë i lyejmë pëmes një furçe kuzhine me gjalpë të freskët.

Më pas, bashkoni dhjetë nga topthat e hapur një mbi një dhe përmes një petësi hollojini në një petë të madhe.

Kështu bëni edhe me 20 petët e tjera duke krijuar me to dy petë të mëdhaja.

Më pas, bashkoni të tre petët e mëdha në një të vetme dhe ndajeni në katrorë të përshtatshëm për mbushjen e gjizës.

Në çdo katror shtohet një lugë gjelle gjizë mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihet me rradhë në tepsi për t’u pjekur.

Mantia piqet një gjysmë ore. Pasi është pjekur mbulohet me kos të holluar me pak ujë, kripë dhe hudhra të shtypura.  Për aromë mund të shtoni sipër pak nenexhik të freskët të prerë hollë.

Mantija e Kosoves – Byreku i mbuluar me kos dhe hudhra Read More »

Zbuloni pse duhet te hani karrota cdo dite

Në fillimet e kultivimit të saj, njerëzit e përdornin karrotën për kura mjekësore.

Më vonë e kuptuan se ajo kishte një potencial të shkëlqyer në kuzhinë.

Karrota ka të paktën 5000 vjet që rritet mbi këtë tokë, por asnjë nuk e di kohën e saktë se kur kjo perime u shfaq për herë të parë.

Me kalimin e viteve, karrota u rendit mes ushqimeve më të shëndetshme për organizmin.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë karrota çdo ditë që të përfitojnë të mira të vazhdueshme shëndetësore. Lexoni më poshtë përfitimet e renditura .

Fibra Tek Karrota 

Një racion me karrota të prera përmban 3.6 gramë fibër e cila mban stomakun dhe arteriet të pastra.

Në këtë mënyrë shmanget rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, kolesterolit të lartë, konstipacionit dhe hemoroideve.

Fibra rregullon sheqernat në gjak dhe është e dobishme për të humbur në peshë.

Vitamina A dhe Beta Karoteni

Karrotat janë ndër burimet kryesore të vitaminës A.

Një racion me karrota ofron 1,069 mikrogramë të kësaj vitamine, duke tejkaluar dozën e nevojshme prej 700 mikrogramë për femrat dhe 900 mikrogramë për meshkujt.

Vitamina A është e domosdoshme për shëndetin e syve, lëkurës, dhëmbëve dhe kockave.

Ajo u vjen në ndihmë qelizave për t’u rritur normalisht.

Beta karoteni ndihmon të parandalojë problemet shëndetësore të nxitura nga mosha, si sëmundjet koronare.

Vitamina K

Një racion me karrota ofron 16.9 mikrogramë të vitaminës K ose 20% të dozës së rekomanduar ditore.

Vitamina K luan një rol thelbësor në mbarëvajtjen e qarkullimit të gjaku dhe shëndetit të kockave.

A Rrezikoheni Nga Beta Karoteni i Tepërt?

Ngrënia e sasive të mëdha të beta karotenit nuk ju vë në rrezik nga një mbidozë e mundshme e vitaminës A.

Organizmi di vetë të rregullojë sasitë e nevojshme të beta karotenit që ka nevojë.

Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha karoteni, do të përballeni me një zverdhje të lëkurës.

Nga ana tjetër është shumë e vështirë ta teproni me ngrënien e karrotave apo edhe perimeve të tjera.

Sa i përket karrotës, ju mund të konsumoni një ose dy në ditë.

Lëkura e Karrotës Nuk Duhet Hequr

Lëkura e karrotës përmban gjysmën e antioksidantëve që gjenden tek kjo perime e nëntokës.

Karrotat pasi t’i lani mirë gatuajini me avull ose hajini të pagatuara, duke i përfshirë në sallata ose lëngje frutash.

Zbuloni pse duhet te hani karrota cdo dite Read More »

Si te merrni 100% te hekurit prej ushqimeve

Ekzistojnë dy lloje të hekurit, njëri që përthithet shumë mirë nga trupi dhe tjetri që thithet më me vështirësi. 

Vetëm 2 deri 20 përqind e hekurit që gjendet në produktet me origjinë bimore ia del të shkojë nga sistemi tretës në gjak, krahasuar me  15% deri 35% e hekurit që arrin të përthithet nga produktet me origjinë shtazore.

Por kjo nuk duhet t’ju merakosë nëse keni vendosur të hiqni dorë nga produktet shtazore. Mjafton që në ushqimet tuaja të shtoni vitaminën C.

Kjo vitaminë do të ndihmojë hekurin që përthithet me vështirësi, duke gjashtëfishuar aftësitë e tij për të kaluar nga sistemi tretës në gjak, duke ndihmuar kështu edhe nëse jeni anemikë.

Më poshtë do të gjeni listën e përgatitur  me gjashtë ushqime të pasura me hekur që mund të kombinohen shumë mirë me një frut ose një perime të mbushur me vitaminë C.

Por nuk ka pse t’i qëndroni strikt këtyre kombinimeve, mund edhe të bëni të gjitha kombinimet që dëshironi. 

  1. Spinaqi (hekur) + specat e kuq (vitaminë C). Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, mënyrat e kombinimit të këtyre dy ushqimeve janë të shumta.

Mund t’i bëni sallatë, mund të bëni speca të mbushura me spinaq, apo t’i gatuani së bashku duke shtuar vaj ulliri, hudhër dhe piper të kuq

  1. Brokoli (hekur) + domate (vitaminë C). Mund të përzieni brokolin me një salcë domatesh të thata.

Mund të shtoni qepë, kërpudha, vaj ulliri, hudhër dhe erëza të tjera dhe t’i gatuani së bashku.

Mund të shtoni edhe një ushqim me proteina (mish pule, sardele ose fasule) ose të bëni një mëngjes të shëndetshëm duke bërë një omletë me brokoli dhe domate.

  1. Fasulet e zeza (hekur) + lakër (vitaminë C). Edhe në këtë rast është në dorën dhe shijen tuaj se si mund t’i kombinoni këto dy ushqime fantastike plot me vlera ushqimore.

Mund të bëni sallatë, ose t’i gatuani veç e veç. Sipas hulumtimeve AgroWeb.org, e rëndësishme është që të dyja bashkëpunojnë më së miri.

  1. Lakra të egra (hekur) + portokalle (vitaminë C). Tingëllon çuditshëm, por ju mund t’i përzieni këto dy produkte në një lëng të vetëm, mund t’i shtoni në sallatë dhe ta konsumoni në drekë ose në darkë sipas preferencave.

  2. Thjerëzat (hekur) + lakra të vogla (vitaminë C). Lakrat e vogla, ose siç njihen rëndom Lakra Brukseli mund të përgatiten në zgarë, në tenxhere ose në tigan.

Ato mund t’ia bashkangjisësh sallatës, ose mund të bësh lakra të mbushura me thjerëza.

  1. Çokollata e zezë (hekur) + luleshtrydhe (vitaminë C). Bëhet fjalë për një kombinim aq të shijshëm sa të lëpish gishtat. Çokollata e zezë është një burim i pasur hekuri.

Mund ta shkrini atë, të zhysni luleshtrydhet e t’i shijoni për një mbrëmje të këndshme.

Ose mund t’i shtoni në mëngjës kur jeni dukë ngrënë tërshërë, t’i ktheni në lëng, ose të bëni kos me luleshtrydhe dhe çokollatë për ëmbëlsirë.

A e dini se?

• Po të gatuani me produkte hekuri (tenxhere, tiganë, tepsi) nxehtësia do të bëjë që thërrime të vogla hekuri të futen në ushqim duke shumëfishuar kështu dozën e hekurt që merr në ushqim.

Kjo vlen kryesisht për ushqimet e lëngshme dhe me aciditet të lartë, siç është salca e domates.

Një studim tregoi se niveli i hekurit në një salcë domatesh për makarona u rrit me nentë herë pas gatimit në një enë prej hekuri.

• Kalciumi dhe tanina (një përbërës që gjendet tek çaji dhe kafeja) ndikojnë negativisht në përthithjen e hekurit nga trupi.

Ndaj përpara se të nisësh një dietë ushqimore të pasur me hekur, hiq dorë nga suplementët e kalciumit, çaji dhe kafeja.

Si te merrni 100% te hekurit prej ushqimeve Read More »

Bukë të zezë apo të bardhë, cilën duhet të hamë? Ja përgjigja …

Ekspertët me anë të këtij artikullin na këshillojnë se cila bukë duhet të jetë pjese tryezës tonë, e bardha apo e zeza.

Ja këshillat e tyre:

Buka e bardhë

Buka e bardhë bëhet nga mielli i grurit i bardhë. Gruri vetë përbëhet nga: lëvorja, embrioni dhe endosporini. Embrioni është pjesa me përmbajtje të konsiderueshme të disa acideve lyrore, shumë cilësore dhe përmban vitaminën E e cila mbron këto acide lyrore nga oksidimi, ku përfshihet dhe mbrojtja nga oksidimi i kolesterolit (armiku kryesor për ënet e gjakut).

Ndërsa lëvorja është shumë e pasur me fibra bimore dhe minerale, shumë të nevojshme për organizmin. Kur gruri bluhet për miell të bardhë, lëvorja dhe embrioni shkëputen dhe mbetet vetëm endospori.

Në këtë mënyrë mielli ka humbur:

Të gjithë acidet lyrore të pangopura, 50% të kalciumit, 70% të fosforit, 80% të hekurit, 98% të magnezit, 50-80% të vitaminave B dhe të gjithë vitaminën E.

Pra ajo që mbetet nga mielli janë vetëm kaloritë, për më tepër atij i shtohet klor për të zbardhur ngjyrën, i cili është toksik për organizmin tonë. Duke përdorur miell të bardhë, ulet në mënyrë të ndjeshme konsumi ditor i fibrave që çojnë në probleme te ndryshme, vecanërisht të aparatit tretes.

Buka e zezë

Buka e zezë bëhet me miell integral e cila varion nga cilësia. Duhet pasur kujdes që buka të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues. Buka me fare buke (jo me maja), nga miell gruri të plotë ose thekre, të bluar me mulli guri si dhe përzjerjet e këtyre të dyjave, janë bukët më të pasura me vlera ushqyese. Kur buka është bërë me fare buke është shumë më e tolerueshme per aparatin tretës.

Këto buke përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmbajnë disa acide lyrore edhe vitaminën E. Buka e zezë permban sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajne nga diabeti.

Bukë të zezë apo të bardhë, cilën duhet të hamë? Ja përgjigja … Read More »

Kurat ideale natyrale kunder ulceres se stomakut

Ulçera e stomakut  është një sëmundje e dhimbshme që prek miliona njerëz në botë.

Bakteri H.Pylori është shkaktari kryesor i dëmtimit të shtresës së stomakut, megjithatë ulçera mund të shkaktohet edhe nga abuzimi me aspirinë, ibuprofen e ilaçe të ngjashme.

Ulçera e stomakut trajtohet me medikamente që synojnë të pakësojnë dhe bllokojnë aciditetin në stomak.

Nga ana tjetër ju mund të shfrytëzoni disa produkte dhe kura natyrale që përmirësojnë shëndetin e stomakut. Lexoni më poshtë listën .

Flavonoidët

Flavonoidët janë përbërës natyalë të frutave dhe perimeve si mollët, rrushi i kuq, brokoli, bishtajoret, frutat e pyllit dhe çaji jeshil.

Këto ushqime janë të mira për stomakun dhe e mbrojnë atë nga bakteret.

Jamballi

Kjo bimë që merret edhe si suplement, parandalon zhvillimin e bakterit përgjegjës për ulçerën.

Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha të saj do të përkeqësoni sëmundjet e zemrës ose tensionit të gjakut nëse vuani prej tyre.

Konsultohuni me mjekun tuaj.

Probiotikët

Probiotikët janë mikro organizma të rëndësishëm për sistemin tretës.

Ato i gjeni me shumicë tek kosi, ose mund t’i merrni si suplementë.

Probiotikët shkatërrojnë bakteret dhe përshpejtojnë shërimin tek njerëzit që tashmë marrin medikamente kundër ulçerës.

Mjalti

Mjalti përmban minimalisht 200 substanca mirëbërëse dhe antioksidantë.

Ai është armik i baktereve, përfshirë atë që shkakton ulçerën.

Për sa kohë nivelet e sheqerit janë normale, ju mund ta përdorni mjaltin si ëmbëlsues dhe të qetësoni ulçerën.

Hudhra

Ekstraktet e hudhrës janë ideale për të shmangur zhvillimin e bakterit të ulçerës.

Por nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, duhet të tregoni kujdes me hudhrën sepse ajo kryen të njëjtën gjë.

Boronica e kuqe

Lëngu i këtij fruti është efikas kundë infeksioneve urinare dhe baktereve të ulçerës.

Megjithatë, nuk duhet të pini shumë lëng, sepse përmban shumë sheqer dhe mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Frutat, Perimet dhe Drithërat

Një regjim ushqimor i pasur me fruta, perime dhe drithëra të plota është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithë organizmit dhe të stomakut në veçanti.

Një regjim i pasur me vitamina përshpejton shërimin e ulçerës.

Ushqimet më të mira që mund të konsumoni rregullisht kundër ulçerës janë: rigoni, rozmarina, çokollata e zezë, frutat e pyllit si boronicat, luleshtrydhet e të tjerë dhe ullinjtë e zinj.

Ulçera dhe Ushqimet Që Duhen Shmangur

Njerëzit që vuajnë nga ulçera apo urthi duhet të tregojnë kujdes dhe të mos konsumojnë kafe, pije të gazuara, speca djegës, ushqime të përpunuara, ushqime me shumë kripë, ushqime të skuqura, agrume dhe domate.

Kurat ideale natyrale kunder ulceres se stomakut Read More »

A Duhet Ngrënë Banania Me Stomak Bosh?

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi.

Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet të hamë sikur të ishim mbretër dhe mbretëresha, në sensin e marrjes së ushqyesve më të rëndësishëm.

E megjithatë, këto këshilla shpesh bien në vesh të shurdhër, falë stilit kaotik të jetesës dhe jo vetëm.

Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk kanë kohë të ulen në tavolinë e të hanë mëngjes, ndaj mjaftohen me një banane.

Ky frut është padyshim mirëbërës për organizmin dhe i vjen në ndihmë zemrës dhe trupit.

Banania mirëmban tensionin e gjakut, lufton depresionin, konstipacionin, urthin dhe ulçerën.

Ky frut përmban hekur ndaj stimulon prodhimin e hemoglobinës.

Kur duhet ngrënë banania? 

Në një kohë kur vlerat e bananes janë të pakundërshtueshme, ekspertët janë të ndarë mbi ngrënien e bananes me stomak bosh apo plot.

Disa ekspertë thonë se bananet janë plot me kalium, fibër, magnez që e pajisin organizmin me shumë energji.

Ata thonë se bananet duhen ngrënë çdo ditë edhe për vetë faktin se përmbajnë vitaminën B6.

Sipas tyre, banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh për arsyet e mëposhtme:

Sipas të dhënave niveli i lartë i sheqernave u jep energji, por kjo e fundit është afatshkurtër dhe më pas do të jeni të plogësht.

Bananet ju ngopin shpejt dhe mund të ndiheni të përgjumur ose të lodhur.

Për shkak të aciditetit ju mund të keni probleme me zorrët.

Ekspertët britanikë shprehen se mirësia e bananes duhet shfrytëzuar pasi keni ngrënë mëngjes.

Për më tepër, përmbajtja e lartë e magnezit mund të prishë ekuilibrat mes kalçiumit dhe mangeznit në gjak duke shkaktuar një efekt të kundërt në sistemin kardiovaskular.

Shumë profesionistë të tjerë janë të mendimit se frutat në përgjithësi nuk duhen konsumuar me stomak bosh.

Një mënyrë e thjeshtë për t’i ngrënë ato është duke i kombinuar me ushqime të tjera.

Këshillat më të mira për konsumimin e bananes

Bananen mund ta hani në mëngjes vetëm duke e kombinuar me ushqime të tjera, duke shmangur kështu probleme shëndetsore të panevojshme.

Ju mund të hani tërshërë me qumësht me banane, ose të kombinoni fruta pylli, banane, drithëra dhe kos.

A Duhet Ngrënë Banania Me Stomak Bosh? Read More »

Një bombë e vërtetë ushqyese! Quhet supë me brokoli

Brokoli është ndër perimet më të shëndetshme. Ka përfitime të fuqishme dhe të shumta shëndetësore të cilat mund ti përfitojmë nëse konsumohen rregullisht. Për shkak të vetive anti-inflamatore, ky flavonoid i veçantë pakëson rrezikun e alergjive. Një supë me brokoli është e lehtë për t’u përgatitur dhe është e përkryer për individët e zënë me punë.

Do t’ju duhet:
1 ½ kilogramë brokoli
1 qepë e mesme (e grirë imët)
2 lugë vaj ulliri
½ lugë çaji kripë deti
2 litra ujë

Përgatitja:
Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe. Kur vaji te jetë i nxehtë, shtoni qepën dhe lëreni derisa të zbutet për rreth 15 minuta. Më pas i shtoni brokolin dhe e lini edhe 10 minuta të tjera. Shtoni ujin dhe kripën për shije. Lërëni supën për rreth 25 minuta, derisa brokoli të jetë zbutur mjaftueshëm për shijet tuaja. Duke përdorur një blender, ju mund ta bëni kremoze supën me brokoli. Më pas e ruani në frigorifer dhe e hani, sa herë të jeni të uritur.

Një bombë e vërtetë ushqyese! Quhet supë me brokoli Read More »