Kulinari

Nepsi : Ja cfare do te thote per shendetin tuaj.Duhet ta lexoni patjeter

Dëshira e pajustifikuar për një ushqim të caktuar, nuk ka të bëjë me urinë.  Kjo dëshirë nxitet nga arsye biologjike dhe psikologjike.

Zakonisht, ne kemi neps për ëmbëlsira, karbohidrate, çokollatë, kripë, patatina, djathë, mish e shumë të tjera.

Në dukje i padëmshëm, nepsi është një tregues i rëndësishëm i shëndetit dhe gjendjes së organizmit.

Nëse kërkoni në internet për domethënien e dëshirës për një ushqim të caktuar, do të përballeni me dilemën nëse informacioni që zbuluat është i vërtetë apo i rremë.

Në këtë artikull do të kuptoni njëherë e mirë se çfarë do të thotë nepsi për shëndetin tuaj.

Mishi i kuq

Nëse keni neps për mishin e kuq, atëherë duhet të dini që trupi juaj ka nevojë për zink dhe hekur.

Këto minerale luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar, dhe mungesa e tyre do ju bëjë më të brishtë ndaj të ftohtit dhe gripit.

Mineralet janë të dobishme për qelizat, shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Një arsye e mirë kjo për të ngrënë mish herë pas here.

Patatinat

Ekspertët thonë se nepsi për gjëra të kripura ndodh nëse keni pamjaftueshmëri mineralesh siç janë kalcium, magnez dhe zink.

Në të njejtën kohë, dëshira e pajustifikuar për patatinat ose patatet e skuqura nënkupton se e keni tepruar me kripën.

Sipas ekspertëve, duhet të pakësoni sasinë e sodiumit që konsumoni që të shuani nepsin masiv.

Djathi

Dëshira për djathë do të thotë që nuk konsumoni mjaftueshëm acidet yndyrore omega-3.

Salmonin, farat e linit dhe arrat si burime fantastike të këtyre acideve yndyrore.

Dëshira për djathtë gjithashtu nënkupton nivele të ulëta të kalciumit, që mirëmban kockat dhe dhëmbët dhe luan një rol jetësor në funksionet e nervave dhe muskujve.

Ëmbëlsirat

Nëse e keni tepruar me karbohidratet e thjeshta siç janë makaronat apo buka, atëherë do të keni më shumë dëshirë për ëmbëlsira dhe shumë syresh.

Karbohidratet e thjeshta rrisin nivelin e sheqerit në gjak, që çon në çlirimin e insulinës dhe më pas një shpërthim sheqeri në gjak.

Kur kjo ndodh, nepsi del në pah dhe ju keni nevojë për më shumë sheqer.

Ky i fundit konsiderohet si më i rrezikshëm se cigarja.

Makaronat

Makaronat janë njësoj si sheqeri.

Nëse konsumoni më shumë karbohidrate dhe më pak proteinë dhe yndyrna, nivelet e sheqerit në gjak do të pësojnë luhatje të ndjeshme dhe do t’ju bëjnë të keni dëshirë për më shumë karbohidrate.

Rrjedhimisht, duhet të konsumoni më shumë perime, proteina, yndyrna dhe më pak spageti.

Nepsi : Ja cfare do te thote per shendetin tuaj.Duhet ta lexoni patjeter Read More »

Peshk në Tjegull – Shije Fantastike në Shtëpi

Është një recetë fantastike, ideale për t’u përgatitur gjatë fundjavës.

Përgatitet krejt lehtë dhe shpejtë në shtëpi, e padyshim shija e saj mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për ta shijuar.

Peshku në tjegull është traditë e Shkodrës, ky specialitet është një ndër pjatat kryesore me të cilën mburret çdo familje shkodrane ndërsa është gjithashtu si specialiteti më i mirë i restoranteve të zonës.

Tava në tjegull është një mënyrë fantastike për t’i dhënë peshkut një shije edhe më superiore, por në mungesë të saj kjo recetë mund të gatuhet në tavat e zakonshme që keni në shtëpi.

Peshku në tjegull mund të gatuhet në mënyra të ndryshme dhe me kombinime të ndryshme perimesh.

Përgatitja e Peshkut me Perime     

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

Peshk Kocë ose Levrek (lloji i peshkut përzgjihet sipas preferencës)

1 kokërr qepë

3-4 thelpinj hudhër

500 gr patate

500 gr domate

3-4 speca

2-3 karrota

Piper

Kripë

Vaj ulliri

Lëngu i një kokërr limoni

Majdanoz

Përgatitja

Peshkun e pastrojmë me ujë të rrjedhshëm. Grijmë hollë qepët dhe hudhrat.

Presim patatet, karrotat dhe grijmë domatet hollë.

Vendosim perimet bashkë me qepët e domatet në tavë, i kriposim mirë, u hedhim piper dhe vaj ulliri dhe vendosim peshqit sipër.

I lëmë rreth një orë që të marinohen dhe më pas i fusim në furrë të parangrohur duke i hedhur edhe një gotë me ujë.

Pasi janë pjekur, i nxjerrim nga furra dhe i spërkasim sipër me lëngun e limonit.

Si të Dalloni Peshkun e Freskët

Peshku duhet të jetë i freskët. Kjo është një nevojë e panegociueshme për çdo konsumator, dhe freskia nuk duhet të merret për e mirëqenë.

Kur të afroheni tek zona e peshkut duhet të ndieni aromën e detit, kripës dhe jodit. Kjo është aroma e freskisë.

Peshku i freskët shkëlqen. Është kaq e thjeshtë! Sa më i freskët të jetë peshku aq më e pastër dhe shkëlqyese duket lëkura e tij.

Ndoshta e keni të vështirë ta prekni, por peshku i freskët nuk qëndron dot në dorë sepse ka tendencën të rrëshqasë. Shikojini duart e shitësit me kujdes, bashkë me mënyrën si qëndron peshku në to.

Peshku duhet të jetë mjaftueshëm i ngurtë dhe i tendosur për të qëndruar horizontalisht.

Mishi i peshkut të freskët nuk shkëputet lehtë nga pjesa kurrizore.

Peshk në Tjegull – Shije Fantastike në Shtëpi Read More »

Po afron Dita e Veres ne ju rikujtojme edhe nje here receten tradicionale te ballokumeve

Kjo recetë gatimi është ëmbëlsirë karakteristike e zonës së Elbasanit. Ballokume  gatuhet kryesisht në ditën e verës në 14 mars.

Përbërësit:

  • 1 kg miell për ballokume,
  • 1 kg sheqer pluhur,
  • ½ kg gjalpë i shkrirë,
  • 8 vezë të freskëta,
  • 1 filaxhan kafe finjë (hiri i drurit).

Përgatitja:

Përgatitja e ballokumeve kërkon të paktën 30 minuta rrahje me dorë (lugë druri) të përbërësve. Fillimisht 20 minuta duhet të rrahim sheqerin pluhur me gjalpin e shkrirë, të cilin e shkrijmë më parë (gjalpin e shkrirë e lëmë në zjarr sa të bëhet i lëngshëm, pasi është i shkrirë vetë).

Pas 20 minuta rrahje, gjalpi dhe sheqeri marrin një ngjyrë me të hapur dhe masa duket si shkumë. Në këtë moment fillojmë të hedhim vezët një nga një dhe rrahim dhe për 10 minuta të tjera. Më pas shtojmë miellin dhe finjën, e cila ndihmon në përbërjen e shkrifët, por pak kokrrizore të ballokumit.

Si të përgatisim finjën? Në një tenxhere të vogël hedhim 200 ml ujë dhe e lëmë të ziejë. Sapo uji zjen shtojmë dy grushta hi (prej hirit të krijuar nga djegia e druve), e heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë masën të kullojë. Kur hiri ka kulluar në fund të enës, marrim një filxhan kafe nga kjo masë për t’ja shtuar brumit të ballokumeve (për 1 kg miell).

Brumi është gati. Përpara sesa të fillojmë të bëjmë topthat e ballokumeve, e lëmë pak brumin të rrijë në qetësi. Lyejmë një tepsi me vaj, lyejmë dhe duart tona me vaj dhe i shtrojmë në mënyrë të tillë në tavë.

Pjekim në furrë të nxehur më parë, në 180 gradë, derisa të marrin ngjyrën e artë. Përpara se t’i heqim nga tava i lëmë ballokumet të ftohen që mos të na shkërmoqen nëpër duar. Ju bëftë mirë!

Po afron Dita e Veres ne ju rikujtojme edhe nje here receten tradicionale te ballokumeve Read More »

Domatja, ideale për …

Përpos faktit që domaten e gjejmë në kuzhinën tonë, atë mund ta përdorim gjerësisht edhe si një produkt kozmetik për lëkurën tonë. Domatja jep një efekt të shkëlqyer sa i takon papastërtive. Ajo shërben për mënjanimin e papastërtive të fytyrës.

Domatja mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, në çdo kohë të vitit, duke qenë e pasur me likopen.

Ja disa përdorime të thjeshta: Lëngu i freskët i domates mund të përdoret si tonik i përditshëm për fytyrën.

Prite domaten në gjysmë dhe bëj me të masazh duke e qarkulluar lehtë në fytyrë me lëvizje të vogla. Pastaj lëre të thahet dhe shpëlaje fytyrën me ujë të vakët.

Për lëkurën e yndyrshme domatja është ideale, sepse aciditeti i saj than gjëndrat e tepërta të djersës.

Merr vetëm tulin e domates duke hequr farat dhe lëngun. Aplikoje lehtë në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.

Po ashtu, domatja është ilaç i mirë edhe për duart. Shtrydh lëngun e domates në duar dhe lëre derisa të thahet. Më pas shpëlaji mirë me ujë të bollshëm. Rezultati është një lëkurë më e pastër, e butë dhe e shkëlqyer.

Domatja, ideale për … Read More »

Dredhanik me arra dhe sherbet – Embelsi nga Tradita Pogradecare

Një ëmbëlsirë tradicionale, tipike e zonës së Pogradecit, e përgatitur krejt lehtë dhe shpejtë me një shije unike që të përfshin tërësisht.

Dredhaniku me arra dhe shërbet është një specialitet i amvisave pogradecare, të cilat jetë e mot e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë në rasta të veçanta festash apo edhe gëzimesh familjare.

Më poshtë keni recetën fantastike të përgatitjes së dredhanikut me arra dhe shërbet krejt lehtë në shtëpi.

Një mënyrë ideale për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Përgatitja e Dredhanikut me Arra në Shtëpi

Përbërësit

(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës, më poshtë përbërësit janë për 12 dredhanikë)

3 petë të gatshme ëmbëlsirash

1 flxhan çaji me arra të thërrmuara

Gjysmë filxhani çaji me gjalpë të shkrirë

Thelpinj arrash

Për shërbetin

1 gotë sheqer

2 gota ujë

Pak lëkurë limoni të grirë ose lëkurë portokalli

1 lugë gjelle lëng limoni

Një lugë gjelle kanellë

Përgatitja

Hapim petën e parë dhe e lyejmë me gjalpë të shkrirë përmes një furçe kuzhinë.

Hedhim një pjesë të arrëve të thërrmuara dhe më pas petën e mbledhim në formën e rolesë.

Këshillohet që rolenë ta prisni në katër pjesë me gjatësi 10 centimetra dhe secilën prej pjesëve e mbledhim në formë rrumbullake duke i vendosur një thelpi are në mes.

Kështu vijojmë edhe me dy petat e tjera.

Dredhanikët i vendosim në një tavë dhe i lyejmë sipër me gjalpë përmes furçës së kuzhinës.

I vendosim në furrë të parangrohur dhe i lëmë të piqen përreth 20 minuta derisa sipërfaqja e dredhanikëve të bëhet e kuqërremtë.

Nga ana tjetër përgatisim shërbetin. Hedhim ujin, sheqerin dhe i lëmë të ziejnë derisa shërbeti të lidhet.

Në fund i shtojmë lëkurën e grirë të portokallit apo limonit, kanellën dhe lëngun e limonit.

Shërbeti lihet që të vaket dhe hidhet mbi dredhanikët kur këta të fundit të jenë të vakët gjithashtu.

Dredhanik me arra dhe sherbet – Embelsi nga Tradita Pogradecare Read More »

Keto super ushqime mund te sherojne gjithcka

Shprehja e famshme e Hipokratit: “Lëreni ushqimin të jetë ilaçi juaj ” vë në pah shumë mirë rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme kundër sëmundjeve të ndryshme.

Sekreti te Ushqimet e Shëndetshme

Sipas ekspertëve, shumë probleme shëndetësore të përditshmërisë sonë mund të kurohen duke ngrënë shëndetshëm.

Kurat më të mira kundër problemeve të thjeshta shëndetësore siç janë dhimbjet e kokës, gurët në veshka e të tjerë gjenden në frigorifer.

Shpargu Kundër Dhimbjeve të Kokës 

Shpargu këshillohet kundër dhimbjeve të kokës veçanërisht nga alkoli.

Gjethet dhe kërcenjtë e shpargut përmbajnë enzima që shpërbëjnë çdo grimçë të alkolit dhe si rrjedhojë shmangin shpërthimin e simptomave si dhimbjet e kokës, të përzierat apo marramendja.

Ekspertët rekomandojnë se përpara se të dilni në mbrëmje, hani shparg dhe stomaku juaj do të jetë i mbrojtur.

Rrjedhimisht, përthithja e alkolit në gjak do të ngadalësohet ndjeshëm.

Gurët e Veshkave Kurohen me Limonatë

Gurët në veshka janë një sëmundje më e përhapur se sëmundjet e zemrës, ishemisë apo diabetit.

Numri i njerëzve që vuajnë nga gurët në veshka në botë është dyfishuar në 13 vitet e fundit.

Limonata ose lëngu i limonit përmban nivelin më të lartë të citratit që ndihmon në shpërbërjen e depozitave të kalçiumit që transformohen në gurë në veshka.

Bëni sa më shumë limonata me lëng të pastër limoni, ose keni më shumë guxim hani më shumë limonë pa rrudhur buzët.

Probiotikët te Kosi

Kosi është i pasur me probiotikë, ndaj duhet ta konsumoni çdo ditë.

Këto baktere të mira forcojnë sistemin imunitar dhe zbusin me 42 përqind rrezikun e të ftohurës ose infeksioneve në pjesën e sipërme të sistemit respirator.

Hiqni dorë nga sheqeri i tepërt, antibiotikët dhe përpiquni të mos stresoheni.

Të treja janë armike të baktereve të mira dhe ju bëjnë një shënjestër të lehtë të sëmundjeve të nxitura nga moti.

Munde Depresionin me Kafe

Një studim i Harvardit thotë se gratë që pijnë kafe në ditë janë 20 % më pak të rrezikuara të preken nga depresioni.

Kafeina e mbron trurin nga neurotoksinat që shkaktojnë depresion.

Freskohu Duke Ngrënë Shegë

Shegët janë të pasura me acid elagjik që ju ndihmon të mbroni lëkurën nga dëmet e shkaktuara prej rrezeve ultravjollcë.

Përpiquni të hani shegë të plota dhe mos mbani shpresat tek pijet me bazë shege ose suplementët.

Fasule dhe Mish Kundër Simptomave të Ciklit

Të dyja janë të pasura me thiaminë dhe riboflavinë, dy vitamina të kompleksit B që parandalojnë simptomat e ciklit menstrual.

Të dyja këto ushqime janë një ndër burimet më të mira të këtyre vitaminave.

Konsumi i rregullt i mishit dhe fasuleve do të plotësojë nevojat për vitamina dhe do të zbusë dhimbjet.

Ushqimet Organike Shërojnë Gjithçka

Diabeti, sëmundja e Parkinsonit, mbipesha e të tjerë shkaktohen nga pesticidet sintetike që përdoren në ushqimet jo organike.

Pesticidet shkaktojnë probleme edhe tek fëmijët.Duhet të konsumoni sa më shumë ushqime organike.

Keto super ushqime mund te sherojne gjithcka Read More »

Shendet direkt nga natyra – Ky caj ben mrekullira

Përdorimi i çajit të gjetheve të ullirit e ka origjinën e përdorimit tek Hipokrati, babai i mjekësisë.

Studimet bashkëkohore vërtetojnë se gjethet e ullinjve janë plot përbërës kundër viruseve dhe mikro-organizmave të dëmshëm.

Ato arrijnë të ndikojnë në organizëm më fuqishëm se shumë prej antibiotikëve të farmacive.

Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të gjelbra të ullirit ofron veti dhe efekte mirëbërëse në organizëm.

Caji ndihmon për të parandaluar një sërë shqetësimesh dhe sëmundjesh të ndryshme.

Këtu mund të përmendim disa tipe gripi, infeksione virale të mushkërive, por edhe goditje më të rënda shëndetësore.

Të tilla mund të përmendim sëmundje si tuberkulozi, meningjiti, hepatiti B, dhe bronkopneumonitë serioze.

Çaji i gjetheve të ullirit arrin të bëjë mrekulli edhe ndaj infeksioneve.

Këtu vlen të përmendim vlerat e forta kundër infeksioneve në traktin urinar, por edhe te infeksionet post-kirurgjikale.

Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin e imunitetit, rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët.

Një efekt surprizë i këtij çaji , është aftësia për të normalizuar tensionin e lartë të gjakut.

Madje arrin edhe të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet fort për diabetikët.

Gjethet e ullirit përmbajnë një antioksidues shumë të fuqishëm që quhet taninë dhe që i jep gjetheve një shije të hidhur.

Gjethet kanë veti rrudhëse, tonike dhe kundër temperaturës së lartë.

Çaji i gjetheve të ullirit përdoret me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës dhe rasteve kur shfaqen sëmundje të shoqëruara me temperaturë të lartë.

Falë vetive diuretike që përmbajnë këto gjethe, çaji i tyre është një nga mjekimet më funksionale të mjekësisë popullore.

Si ta përgatisni Çajin e Gjetheve të Ullirit

Për të përgatitur çajin nga gjethet e ullirit,  duhet të përdorni gjethe të thata, ose të njoma në kushtet e shtëpisë.

Merrni një enë metalike, të cilën duhet ta mbushni me 300 ml ujë dhe ta vini të vlojë.

Kur arrihet pika e vlimit, hidhni një sasi prej rreth 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.

Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Këshillohet që çajin ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni dhe të tresni pak mjaltë.

Çaji i gjetheve të ullirit ofron një shije mrekullisht të kënaqshme dhe të ëmbël, e cila e bën një zgjidhje që nuk duhet ta ndani nga vetja në çdo stinë.

Tri gota në ditë janë një sasi e këshilluar nga specialistët

Shendet direkt nga natyra – Ky caj ben mrekullira Read More »

Konsumimi i uthullës së mollës para se të flini, do t’ju ndryshojë jetën

Ju i njihni tashmë përfitimet e uthullës së mollës dhe përdorimet e saj duke nisur që nga turshitë, sallatat dhe ushqimet e ndryshme. Ndoshta ju nuk e besoni, por konsumimi i uthullës së mollës para se ju të flini gjumë do të përmirësojë shëndetin dhe jetën tuaj në tërësi!

Këto janë 10 përfitimet shëndetësorë të uthullës së mollës:

Humbja në peshë:

Duke u bazuar në shumë studime, obeziteti është i lidhur ngushtë me gjumin. Sa më shumë peshë të ketë një njeri aq më shumë probleme me gjumi do të ketë. Uthulla e mollës ka aftësinë të luftojë grumbullimin e dhjamit dhe redukton oreksin. Uthulla gjithashtu përmban pektin që relakson trurin. Kështu që kur ndiheni të uritur para se të flini hiqni duart nga çokollatat dhe përzieni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë uji dhe pijeni.

Trajton dhimbjet e fytit:

Bakteri përgjegjës për dhimbjen e fytit nuk mbijeton dot në një ambient ku ka uthull molle. Merrni 1 lugë çaji uthull molle dhe kalojeni një orë para se të shkoni në shtrat.

Lemza do zhduket:

Uthulla e mollës stimulon nervat përgjegjëse për lemzën dhe shijimi i uthullës do të bëjë që nervat ta “harrojnë” lemzën. Një lugë çaji me uthull molle i tretur në një filxhan ujë mujafton për t’a ndaluar.

Çliron hundët e zëna:

Uthulla e mollës është e pasur me magnezium, potasium dhe vitaminë B1, B2, A, dhe E pastron mukozën dhe sinuset. Përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

Rregullon acidin në stomak:

Uthulla e mollës ka aftësinë të rregulloë nivelet e acidit në stomakun tuaj. Thjesht përzieni një lugë gjelle uthull në një gotë ujë dhe pijeni përpara se të shkoni në shtrat.

Rregullon frymën e keqe:

Bakteri në gojën tuaj është për këtë shkak. Siç thamë më parë uthulla e mollës mund ta vrasë këtë bakter duke iu lënë gojën të freskët. Ju duhet të merrni një lugë çaji uthull molle para se të shkoni në krevat.

Redukton dhimbjet e stomakut:

Uthulla e mollës ndihmon që ju të harroni pagjumësië gjatë natës që shkatkohet nga dhimbjet e stomakut tuaj. Ju nuk do të keni më probleme me gazrat në stomak dhe shtrëngimet. Përzieni 1 lugë çaji uthullë molle në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

Ndalon keqtretjen:

Pagjumësia është e lidhur ngushtë më digjestionin. Uthulla e mollës ju ndihmon në problemet me fryrjen dhe përzierjen, Përzieni një lugë çaji me uthull molle dhe mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë para se të flini.

Redukton dhimbjet e gjurit:

Mungesa e kaliumit konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të dhimbjes së gjurit. Për fat të mirë uthulla e mollës është e pasur me kalium që ka aftësinë të reduktojë dhimbjen dhe të rregullojë balancën në qëndrimin e trupit.

Ul nivelet e sheqerit në gjak:

Nivelet e larta të sheqerit në gjak është një ndër problemet më të larta që njerëzit që vuajnë nga pagjumëia kanë. Uthulla e mollës mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës në gjak duke reduktuar dhe sheqerin. Ju duhet të merrni rregullisht 2 lugë çaji uthull mollë për këtë problem.

Konsumimi i uthullës së mollës para se të flini, do t’ju ndryshojë jetën Read More »