Kulinari

Palacinkat e shijshme nga duart e nenave Shqiptare

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, palaçinkat janë ndër gatimet më fantastike të nënave dhe gjysheve shqiptare.

Me mjaltë e arra, reçel, a me djathë e hudhra, domate, kastraveca e sallatë jeshile.

Ka shumë mënyra fantastike për të provuar këto petë të holla plot shije e të lehta ideale për një mëngjes të shëndetshëm por edhe për vaktet e tjera ushqimore gjatë ditët gjithashtu.

Ja më poshtë një recetë të thjeshtë fantastike në përgatitjen e palaçinkat në shtëpi.

Përgatitja e Palaçinkave në Shtëpi

Përbërësit

500 ml qumësht

3 kokrra vezë

Kripë

250 gr miell

50 gr gjalpë

Përgatitja

Hedhim në një tas të madh miellin dhe pak kripë.

I përzjejmë bashkë e më pas nisim të hedhim nga pak qumështin duke trazuar pa ndërprerje brumin.

Pasi kemi hedhur gjithë qumështin e brumi ka marrë formë të njëtrajtshme hedhim vezët e rrahura.

Përzjejmë mirë masën derisa të bëhet homogjene.

Më pas, tek masa e përgatitur shtojmë gjalpin të cilin e kemi shkrirë më parë.

Duhet të bëni kujdes që gjalpin e shkrirë të mos e hidhni të nxehtë.

Trazojini mirë të gjithë, derisa të keni arritur një masë të njëtrajtshme dhe të lëngshme.

Më pas vendosni një tigan që nuk ngjit në zjarr. Përmes një furçe kuzhine lyejeni me pak gjalpë.

Hidhni në qendër të tiganit një garuzhde me brumin e palaçinkave dhe me ndihmën e garuzhdes hapeni brumin në formën e petës në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Lëreni të piqet për 2 minuta dhe me pas kthejeni nga ana tjetër, lëreni dhe dy minuta që të piqet.

Vijoni kështu me të gjitha palaçinkat derisa të mbarojë brumi i përgatitur.

Mbushja e pallaçinkave bëhet sipas preferencave, sipas traditës mbushjet më të zakonshme janë reçeli apo djathi. Por megjithatë me pak fantazi palaçinkat mund të shijohen edhe në shumë mënyra të tjera.

Mund të mbushet me djathë të bardhë, domate e kastraveca, djathë kaçkavall e ton peshku e gjithashtu për palaçinka të ëmbla mund të përdorni mjaltë, çokokrem apo reçel të kombinuar me biskota e lajthi të thërmuara

Palacinkat e shijshme nga duart e nenave Shqiptare Read More »

Kurre më nuk do të kolliteni këtë dimër nese perdorni banane me …

S’ka si kolla e përsëritur, për të na kujtuar sa e brishtë eshte jeta jonë në të vërtetë.

Ju mund të mendoni se kolla lidhet me moshën e vjetër, efektet afatgjata të pirjes së duhanit, ose vetëm gjendjen natyrore për cilindo që jeton gjithë jetën në një qytet te madh. Në përgjithësi, eshte e drejte të thuhet se kolla nuk eshte as shenjë e shëndetit të mirë, bukurisë apo kapacitetit atletik.

Asgjë nuk duket se e ndërpret shpërthimin e kollës? A kam te drejte?
Megjithatë, kollitja mund të përfaqësojë një pjesë të mençurisë së përsosur natyrore të trupit tuaj!
Kollitja, për të qenë e saktë, është mënyra e trupit tuaj për pastrimin e rrugeve qendrore të sistemit tuaj të frymëmarrjes. Zakonisht është një veprim i pavullnetshëm dhe shërben si lajmëtar i trupit tuaj për t’ju bërë të ditur se diçka nuk është ne rregull.

Mund të jetë një sinjal i infeksioneve të caktuara si bronkit ose vetëm të ftohtit dhe gripi i zakonshëm.
Per kete situate na vijne ne ndihme perberesit natyralë;

KREM I BANANEVE
Ja se çfarë do t’ju nevojitet:
– 2 banane organike të pjekura (shikoni për ato me pika).
– 2 lugë mjaltë të papërpunuar organik.
– 400 ml ujë.

Pergatitja:
Filloni të vloni ujin dhe ndersa prisni, hidhni bananet e shtypura në një tas të madh. Rekomandohet përdorimi i një lugë të madhe druri, për rezultatet më të mira. Pastaj shtoni ujë të valë në tas. Mbulojeni dhe lereni per tridhjetë minuta. Pasi të ftohet, shtoni mjaltin organik të papërpunuar dhe përziejeni atë.

Perdorimi:
Rekomandohet që të merrni afërsisht 100 ml të kremit të kollës, 4 herë në ditë. Ky krem do t’ju ndihmojë të gjeni lehtësim pasi trupi juaj vazhdon te kuroje vete-veten nga çdo gjë që shkakton kollën

Kurre më nuk do të kolliteni këtë dimër nese perdorni banane me … Read More »

Ballokume Tradicionale – Receta sekrete nga nenat e Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu.

Pavarësisht se kjo ëmbëlsirë shijon përherë në çdo kohë, tradita e përgatitjes së saj me rastin e Ditës së Verës vijon edhe sot të jetë një traditë e të gjitha amvisave.

Kjo recetë kërkon durim dhe kujdes duke nisur nga përzgjedhja e përbërësve dhe deri tek përpunimi i tyre, e mandej procesi i fundit i pjekjes.

Receta autentike e përgatitjes së ballokumes, të cilën  e sjellim më poshtë, ka disa elementë specifikë të cilët bëjnë diferencën në shijen perfekte të saj.

Një nga përbërësit unik të ballokumes është finja. Ajo përgatitet nga hiri i zjarrit, e madje nënat e gjyshet e vjetra elbasanase kujdesen që të marrin hi nga zjarri me dru ahu.

Finja i jep ballokumes shkriftësinë tipike.

Edhe ena ku përgatitet ballokumja është tipike në përgatitjen e kësaj ëmbëlsire. Ajo duhet të jetë prej bakri, madje në disa zona thuhet se ena prej bakri duhet të jetë e pa kallaisur, ndërsa në disa të tjera ena duhet të kallaiset. Në mungesë të kësaj ene mund të përdorni një tas të madh prej qelqi.

Ndiqni më poshtë  recetën autentike të përgatitjes së Ballokumeve sipas traditës së amvisave të Elbasanit.

Përgatitja e Ballokumeve të Elbasanit në Shtëpi

Përbërësit

1 kg sheqer (jo i bluar)

1 kg mielli misri i situr

500 gr gjalpë i freskët (sipas këshillës së amvisave të Elbasanit gjalpi duhet të jetë dhie)

8 kokrra vezë

Gjysmë filxhani kafeje me ujë finje (përgatitet përmes hedhjes së dy-tre lugë gjelle nga hiri i zjarrit në një gotë me ujë, e cila lihet përreth 30 minuta dhe më pas kullohet me kujdes)

Përgatitja

Si fillim, në enën e bakrit apo të qelqit, hidhet sheqeri dhe gjalpi i shkrirë, temperatura e të cilit duhet të jetë e vakët.

Përzihet përmes një luge druri përreth 25-30 minuta derisa masa të bëhet kremoze.

Më pas shtojmë një vezë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri. Shtojmë vezën e dytë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri, vijojmë po kështu me vezën e tretë dhe me rradhë.

Vijojmë pa ndërprerje përzierjen ndërsa shtojmë ujin e finjës ose në mungesë të tij shtojmë pak qumësht.

AgroWeb.org ju sugjeron të shtoni miellin e misrit me dorë gradualisht duke vijuar pa ndërprerje përzierjen me lugë druri derisa të keni mbaruar gjithë masën e miellit.

Trazohet fort me lugë druri që të mos krijohen kokërriza dhe masa të bëhet krejtësisht e njëtrajtshme.

Masa nis të punohet me dorë derisa brumi të jetë aq i plotë sa të mos rrafshohet kur e mban në dorë.

Brumi ndahet në copa të cilave u jepet forma e rrumbullakët. Më pas vendosen në një tavë të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell misri. Ballokumet vendosen me një distancë nga njera tjera pasi vëllimi i tyre do rritet gjatë pjekjes.

Vendoset në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë.

Ballokume Tradicionale – Receta sekrete nga nenat e Elbasanit Read More »

Caji qe sjell gjumin e qete …

Është koha perfekte për ta shijuar. Një çaj fantastik me aromë ndjellëse për shijen, humorin e mirë e mbi të gjitha energjinë pozitive që çliron në të gjithë trupin, mendjen dhe shpirtin.

Me përbërës që gjenden lehtë në kuzhinë, me erëza fantastike dhe një kombinim perfekt i disa prej produkteve të mrekullueshme të natyrës.

Një filxhan çaj magjepsës që qetëson të gjithë muskujt, shtendos nervat dhe sjell qetësinë në mendje e shpirt.

Është pikërisht magjik nga kombinimi perfekt i erëzave më të mira në shije dhe aromë, si xhenxhefili, kanella dhe karafili, të përzjera me shijen unike të kakaos e qumështit dhe ëmbëlsuar me mjaltë.

Ideal për t’u përgatitur gjatë mbrëmjeve për një gjumë të qetë dhe relaksues gjatë natës.  Por sigurisht, ky çaj mund të përgatitet dhe konsumohet në çdo kohë të ditës, madje edhe për mëngjes.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me biskota të ndryshme por edhe ëmbëlsira të lehta gjithashtu.

Më poshtë keni përgatitjen e këtij çaji unik krejt lehtë në shtëpi.

Çaji i Lumturisë Krejt Lehtë në Shtëpi 

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për dy filxhanë çaji)

1 gotë e gjysmë qumësht

Gjysmë gote ujë

3 lugë të vogla kakao

Një degë çaj mali

4 feta të holla xhenxhefil

5 karafila

Pak kanellë

2-3 lugë të vogla sheqer ose mjaltë

Përgatitja e Çajit  

Në një tenxhere të vogël ngrohni qumështin dhe ujin në nxehtësi të ulët derisa të ngrohet.

Bëni kujdes që të mos e ngrohni në nxehtësi të lartë.

Sapo të ngrohet shtoni pluhurin e kakaos derisa të tretet tërësisht.

Më pas shtoni, çajin e malit, xhenxhefilin, karafilat, kanellën dhe lërini të marrin një valë për maksimumi 10 minuta.

Largojeni nga zjarri dhe shtoni dy lugë sheqeri ose mjaltë sipas preferencës.

Nëse preferoni edhe më shumë aromë ndjellëse mund të shtoni edhe pak vanilje.

Çajin e përgatitur hidheni në filxhan dhe pijeni ngadalë sa është i ngrohtë.

Caji qe sjell gjumin e qete … Read More »

Vlerat dhe cfare i ndodh organizmit nese konsumoni veze te zier

Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm.

Një nga mënyrat më të zakonshme të konsumimit të vezës është sigurisht përgatitja e saj në formën e zier.

Por cilat janë vlerat e vezës së zier dhe çfarë i ndodh organizmit kur ajo konsumohet e zier.

Më poshtë njiheni me përfitimet shëndetësore të vezës së zier dhe ndikimin e saj në organizëm.

Veza përmban 210 miligramë kolesterol. Zierja konsiderohet mënyra më e sigurt për gatim sepse yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin në organizëm.

Ekspertët thonë se vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin.

Sipas të dhënave , ngrënia e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetësor mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë.

Yndyrnat e mira

Vezët e ziera nxisin krijimin e yndyrnave të mira të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në gjak ndërsa ulin rrezikun e problemeve dhe sëmundjeve në zemër.

Këto yndyrna të shëndetshme për shëndetin e zemrën ndikojnë gjithashtu në rregullimin e nivelit të insulinës në gjak, e për rrjedhojë nivelin e sheqerit në gjak.

Proteinat

Vezët e ziera natyralisht përmbajnë një nivel të lartë proteinash.

Organizmi ka nevojë për proteina për forcimin e muskujve. Por mbi të gjitha proteinat ndihmojnë gjithë organet e trupit dhe mundësojnë një strukturë të posaçme mbrojtëse në muret e qelizave.

Shëndeti i syve

Një nga vitaminat më të rëndësishme tek veza është vitamina A.

Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.

Kocka Të Forta

Vezët e ziera janë të pasura me vitaminën D, vitaminë e cila është e rëndësishme për kocka dhe dhëmbë të fortë gjithashtu.

Vitamina D u mundëson kockave përthithjen e kalçiumit dhe rregullon nivelin e kalçiumit në gjak.

Ky proces garanton që skeleti i trupit të marrë sasinë e duhur të kalçiumit për të qenë i fortë.

Këshilla për Vezët e Ziera

Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme.

Vlerat dhe cfare i ndodh organizmit nese konsumoni veze te zier Read More »

Shëroni tiroiden vetëm duke përdorur këtë recetë ruse me 2 përbërës

Shumë njerëz vuajnë nga çrregullimet e gjendrës tiroide, e cila nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Ky është edhe shkatari i inflamacionit kronik autoimun të këtyre gjëndrave. Pasojat e kësaj gjendje të quajtur hipotiroidizëm, mund të ndikojnë shëndetin e gjithë trupit.

Për njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi, mjekësia popullore ruse rekomandon recetën e mëposhtme shumë të thjeshtë. Ajo përmban vetëm dy përbërës është shumë e lehtë për t’u përgatitur.

Përbërësit:
15 hala pishe të reja (si këto në foto)
50 ml raki

Përgatitja:
Në pranverë, q ë është koha ideale për ta bërë këtë, mblidhni rreth 15 degë të pishave të reja. Shkëputini fijet e pishës nga degët dhe hidhini në një kavanoz me raki. Mbyllini kavanozin me kapak dhe lëreni për 10 ditë. Më pas kullojeni lëngun me një kullesë ose garzë. Pini 5 pika në ditë nga kjo përzierje për 3 javë rresht.
Pishat janë përdorur gjithmonë në mjekësinë popullore në trajtimin e reumatizmës, për pastrimin e organeve të frymëmarrjes, për trajtimin e kollës, sëmundjeve pulmonare, duke përfshirë edhe hipotiroidizmin.

Shëroni tiroiden vetëm duke përdorur këtë recetë ruse me 2 përbërës Read More »

Kungulleshka me kos dhe hudher per nje darke te lehte

Kuzhina shqiptare është e pasur me receta të thjeshta e shumë interesante që na ushqejnë stomakun dhe shpirtin çdo ditë.

E tillë është edhe receta e kungulleshkave me kos dhe hudhër. Ky gatim është mjaft i freskët dhe plotësues në shije.

Përgatitja e kësaj pjate është shumë e lehtë. Atë mund ta servirni ose si pjatë të parë ose duke shoqëruar gatime të tjera tradicionale ose jo.

Receta e kungulleshkave me kos kërkon ajkë kosi të bërë në shtëpi. Shija e pjatës ndryshon kryekëput nëse ju përdorni kos të blerë në dyqan.

Përgatitja e Kungulleshkave me Kos

Përbërësit

Për 4 persona rekomandohen:

8 kungulleshka

1 kokë hudhër

800-1000 gramë kos

4-6 lugë vaj ulliri

Kripë

piper të zi

piper i kuq (sipas dëshirës)

Majdanoz (sipas dëshirës)

Përgatitja 

Qëroni hudhrat dhe pritini hollë.

Shtypini me një lugë dhe spërkatini me pak kripë.

Në këtë mënyrë hudhra do të ketë mundësi të çlirojë alicininë, substancën e famshme mirëbërëse.

Ndërkohë lajini kungulleshkat me ujë të bollshëm.

Më pas pritini në feta të holla.

Fetat e kungulleshkave mund t’i skuqni në tigan ose nëse në furrë.

Varianti më i shijshëm është t’i skuqni në tigan deri sa të marrin një nuancë të artë që anon tek kafja.

Hidhini një e nga një në një enë të madhe.

Në një enë tjetër përzieni ajkën e kosit të bërë në shtëpi, hudhrat, vajin e ullirit, kripën dhe piperit.

Përzierja duhet të bëhet mirë që shija të jetë e njëtrajtshme dhe gjithëpërfshirëse.

Masa e kosit duhet të jetë e trashë dhe jo shumë e lëngshme si taratori.

Hidheni atë sipër fetave të skuqura të kungulleshkave dhe vendosini në frigorifer për një orë ose më pak.

Si përgatitet ajka e kosit

Marrim kosin dhe e transferojmë në një napë të pastër të cilës i japim formën e një traste të thjeshtë.

Trasta varet në një vend të caktuar në kuzhinë dhe lihet të kullojë për 12 orë. Vendosni një enë poshtë nëse nuk keni një vend ku të rrjedhë lëngu.

Pasi kosi ka kulluar plotësisht, hapeni trastën e napës dhe hidheni masën e përqendruar të kosit në një enë qelqi.

Kungulleshka me kos dhe hudher per nje darke te lehte Read More »

Shafrani i Indisë bën mrekulli, ja 20 përfitimet shëndetësore të tij

Përbërësi aktiv në shafranin e Indisë është Curcumin, i cili është përbërës që i takon familjes së Zenxhebilit, Ginger. Shafrani përdoret për më shumë se 2500 vjet në Indi, ku në fillim përdorej si një bojë (ngjyrë). Përparësitë mjekësore të kësaj erëze kanë qenë të ngadalshme, por duke evoluar gjatë shekujve.
I njohur gjatë kohës për përparësitë anti-inflamatore të tij, hulumtimi i kohëve të fundit ka zbuluar se shafrani i Indisë është një çudi e natyrshme, duke u dëshmuar i dobishëm në trajtimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore nga kanceri dhe sëmundjes Alzheimer.

Ja 20 arsye pse duhet ta shtoni shafranin e Indisë në dietën tuaj:

  1. Është një agjent antiseptik natyral dhe antibakterial, për përdorim në dezinfektim, prerje dhe djegie të lëkurës.
  2. Kur kombinohet me lulelakër, ajo ka treguar efekt për të parandaluar kancerin e prostatës dhe për të ndaluar rritjen e kancerit ekzistues të prostatës.

  3. Parandalon kancerin e gjirit.

  4. Mund të parandalojë Melanomen dhe të shkaktojë qelizat ekzistuese të melanomes për t’i vetëvrare ato (qelizat).
  5. Redukton rrezikun e leuçemisë së fëmijërisë.6. Është një detoksifikues natyror i mëlçisë.
  6. Mund të parandalojë dhe të ngadalësojë progresionin e sëmundjes Alzheimer duke hequr pllakën amyloyde që depozitohet në tru.
  7. Mund të parandalojë metastazat që ndodhen në forma të ndryshme të kancerit.
  8. Është një anti-inflamator i fuqishëm natyror që vepron si shumë barna anti-inflamator por pa efekte anësore.
  9. Jep shpresë në ngadalësimin e progresit të sklerozës së shumëfishtë(multiple) në min
  10. Është një qetësues natyral dhe frenues (inhibitor|) i enzimes COX-2 (ciklooksigenazës)
  11. Mund të ndihmojë në metabolizmin yndyror dhe rënien në peshë!
  12. Është përdorur gjatë kohë në mjekësin kineze për trajtimin e depresionit.
  13. Për shkak të përparësive anti-inflamator të saj, është përdorur si trajtim natyror për artrit reumatoid dhe artritin.
  14. Nxit efektet e barit Paclitaxel (kemoterapi) dhe redukton efektet e saj anësore.
  15. Premton shumë në studimet që janë duke u zhvilluar mbi efektet e shafranit të Indisë në kancerin pankreatik.
  16. Studimet vazhdojnë për të treguar efektet pozitive të shafranit të Indisë në melanomën multiple.
  17. Është dëshmuar për të ndaluar shtimin e e tumorit në enët e gjakut.
  18. Shpejton shërimin e plagëve dhe ndihmon në rimodelimin e lëkurës së dëmtuar.
  19. Mund të ndihmojë në trajtimin e Psoriasis dhe gjendjet e tjera inflamatore të lëkurës.

Shafran i Indisë mund të merret si pluhur apo formë pilula. Pasi të filloni ta përdorni

shafranin e Indisë si një bazë të rregullt (racion), është kënaqësi për të gjetur mënyra të reja të recetave për ta përdorur atë. Një nga mënyrat për të përdorur është që të shtoni një majë te luges në sallatën me vezë. Ajo shton një shije të këndshme dhe i jep sallatës një ngjyrë të pasur të verdhë. Po ashtu mund të pihet me çajra te ndryshëm. Si dhe mund te perdoret si erëz ne çdo lloj ushqimi!

Kundërndikimet

Shafrani i Indisë nuk duhet të përdoret nga njerëzit me gurë te tëmthit ose me pengime biliare (obstrukcione). Megjithëse shafrani i Indisë përdoret shpesh nga gratë shtatzëna, është e rëndësishme që të konsultohen para përdorimit me një mjek gjinekolog, pasi shafrani i Indisë mund të jetë një stimulues i mitrës.

Rezultate imazhesh për shafrani foto

Shafrani i Indisë bën mrekulli, ja 20 përfitimet shëndetësore të tij Read More »