Kulinari

Vezë, limon, arra – Kura natyrale për rigjenerimin e organizmit

Imuniteti dhe fuqia e organizmit ka të bëjë me një sistem të mirëfilltë dhe jo me një njësi specifike në organizëm.

Që imuniteti të funksionojë siç duhet, organizmi ka nevojë për ekuilibra të duhur dhe harmoni.

Linja e parë e mbrojtjes së organizmit nëpërmjet një imuniteti të fortë është përzgjedhja e një stili të shëndetshëm jetese.

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar humbet disa aftësi për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve të ndryshme.

Një gjë e tillë, sipas informacioneve të AgroWeb.org, kontribuon në shfaqjen e shumë infeksioneve dhe sëmundjeve kronike.

Personat me imunitet të dobët vuajnë më shumë nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, gripi dhe pneumonia.

Pikënisja e një imuniteti të fortë është stomaku ku akumulohen shumë substanca, minerale dhe vitamina të cilat më pas shpërndahen në të gjithë trupin.

Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zinkun, seleniumin, hekurin, bakrin, acidin folik dhe vitaminat A, B6, C dhe E.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë natyrale dhe tepër të fuqishme që i jep imunitetit më shumë energji dhe ruan ekuilibrat e tij.

Kura Natyrale Për Një Imunitet Të Fortë

Përbërësit:

Një vezë mundësisht fshati

1 kilogramë limonë

1 kilogramë mjaltë

Një filxhan të madh çaji me arra të grira hollë ose pluhur.

Përgatitja:

Lajeni vezën me kujdes dhe ashtu siç është me gjithë lëvozhgë vendoseni në mikser deri sa të bëhet pluhur.

Vendoseni vezën në një enë.

Hidhni sipër saj lëngun e limonëve të shtrydhur.

Veza duhet mbuluar plotësisht nga lëngu i limonëve.

Mbulojeni enën me kapak dhe vendoseni në frigorifer.

Ena duhet të qëndrojë në errësirë sa më gjatë.

Prisni deri sa copëzat dhe pluhuri i lëvores së vezës të jetë shkrirë plotësisht.

Kjo kurë e ka të domosdoshme lëvoren e vezës sepse ajo përmban shumë kalçium që është i domosdoshëm për organizmin.

Pasi lëvorja e vezës të jetë shkrirë, shtoni mjaltin dhe përziejeni mirë me një lugë druri.

Më pas shtoni arrat dhe përziejeni sërish.

Merrni nga një lugë gjelle çdo mëngjes me stomak bosh derisa sasia të përfundojë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Vezë, limon, arra – Kura natyrale për rigjenerimin e organizmit Read More »

Paçavurja/ Ëmbëlsira magjepsëse e amvisave Korçare

Paçavurja është një ëmbëlsirë fantastike që të mahnit me shijen e saj. Është një specialitet karakteristik i amvisave të Korçës.

Sot, kjo ëmbëlsirë është shndërruar në më të preferuarat e turistëve të huaj që mbeten të magjepsur prej shijes së saj, teksa e provojnë në tavernat e ndryshme korçare.

Quhet Paçavure për shkak të mënyrës së përgatitjes së saj, kjo pasi petat vendosen rrëmujshëm gjatë përgatitjes.

Është pikërisht mënyra e përgatitjes gjithë sekreti i kësaj ëmbëlsire fantastike, e cila nuk kërkon shumë kohë dhe as mund për t’u realizuar.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e Paçavures sipas recetës së amvisave korçare.

Përgatitja e Ëmbëlsirës Paçavure në Shtëpi

Përbërësit

1 pako me peta ëmbësirash të gatshëm (i gjeni në supermarkete)

6 kokrra vezë

1 filxhan çaji me arra të thërrmuara

1 filxhan çaji me vaj ulliri

Pak gjalpë i freskët

1 filxhan çaji me kos

1 filxhan çaji me sheqer

1 lugë kafeje me sodë buke

2 pako krem karamel (i gjeni në supermarket)

 Për sherbetin

800-1 kg sheqer

1 l ujë

Përgatitja  

Petat e ëmbëlsirës i mbledhim rrëmujshëm dhe të rrudhosura i vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrë.

I lëmë në furrë për pak minuta derisa fillojnë të thahen.

Ndërkohë, AgroWeb.org ju udhëzon që në një tas të hidhni vezët, sheqerin, vajin e ullirit, kosin, sodën e bukës dhe krem karamelin.

Përziejini mirë të gjitha bashkë dhe më pas të gjithë masën hidheni mbi petët e thara në furrë. Sipër spërkatini me arrat e thërrmuara dhe futeni të piqet përreth 20-25 minuta.

Ndërkohë, përgatisni sherbetin duke zierë sheqerin me ujin derisa të jetë gati në formën e shurupit pak të trashë.

Pasi ta hiqni ëmbëlsirën nga furra lëreni të ftohet dhe sherbetin hidhjani sipër të nxehtë.

Priteni në forma katrore apo rombi dhe Paçavurja është gati për t’u servirur./AgroWeb.org

Paçavurja/ Ëmbëlsira magjepsëse e amvisave Korçare Read More »

Dafina në vaj ulliri ,fuqia e dyfishtë shëruese

Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë.

Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.

Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese.

E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.

Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës, në këtë artikull të AgroWeb.org.

Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve.

Dafina qetëson sistemin nervor.

Gjethet e dafinës stimulon djersitjen.

Kjo bimë forcon sistemin imunitar.

Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.

Si Të Përgatisni Vaj Ulliri Me Gjethe Dafine

Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.

Përbërësit:

60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata

500 ml (dy gotë) vaj ulliri

Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë

Udhëzimet:

Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.

Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.

Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.

Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.

Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.

Si Përdoret Vaji Shërues

Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.

Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.

Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.

Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.

Si Mund të Pihet

Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.

Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.

Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.

Vlerat Fantastike Të Vajit Me Dafinë

Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.

Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.

Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.

Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Dafina në vaj ulliri ,fuqia e dyfishtë shëruese Read More »

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini qumësht çdo ditë

Njihuni me ndikimin e qumështit në organizëm, jane detaje qe duhet ti dini.

Qumështi Ndihmon Për Rënien Në Peshë

Pirja çdo ditë e qumështit ndihmon në rënien në peshë, sidomos tek femrat.

Ai përmban pak kalori dhe shumë ushqyes.

Megjithatë, përpos rënies në peshë, femrat nuk mund të shmangin dot fryrjen në stomak që shkakton qumështi.

Qumështi Është Burim I Mirë Proteinash
Sipas të dhënave të AgroWeb.org në çdo 30 ml të qumështit të lopës gjendet 1 gramë proteinë e cilësisë së lartë dhe e pasur me amino acide.

Kjo proteinë frenon nepsin dhe ju mban të ngopur për shumë kohë.

Alternativat bimore të qumështit përmbajnë më pak proteinë, ndaj janë më pak të shëndetshme.

Masa Muskulare
Qumështi ndihmon në ruajtjen e masës muskulare për shkak të amino acideve që ai përmban.

Për më tepërr, proteina shtazore nga qumështi i lopës përthithet më lehtë nga trupi dhe forcon muskujt.

Burim Kalçiumi

Qumështi është i pasur me vitamina dhe minerale, veçanërisht kalçium dhe vitaminë D.

Kalçiumi gjendet lehtë edhe tek barishtet, por ju duhet të hani dhjetë racione me spinaq për të përfituar të njëjtën sasi kalçiumi që gjendet në një gotë me qumësht lope.

Qumështi Kundër Plakjes

Pirja e qumështit çdo ditë ndihmon në parandalimin e osteoporozës tek gratë.

Vitamina D që gjendet tek qumështi ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe masës muskulare me kalimin e moshës.

Humbja e masës muskulare si pasojë e plakjes është më e madhe tek femrat se tek meshkujt.

Qumështi Ju Mbron Nga Sëmundjet

Përmbajtja e vitaminës A, K2 dhe acidet yndyrore tek qumështi dhe nënproduktet e tij ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Qumështi Shkakton Akne

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumështi shkakton inflamacion dhe pirja çdo ditë e tij nxit shfaqjen e akneve që eliminohen me shumë vështirësi.

Qumështi Shkakton Fryrje Dhe Probleme Me Tretjen

Stomaku e ka të vështirë të përpunojë këtë produkt bulmeti.

Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështit shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën. Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.

Kjo mund të shkaktojë probleme afatgjatë në sistemin tretës dhe në tru. Prandaj ekspertët rekomandojnë që krahas qumështit të konsumoni produkte të tjera më pak të përpunuara siç është kosi apo kefiri.

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini qumësht çdo ditë Read More »

Mrekulli me pjepër/ Njihuni me receten e reçelit të veçantë që përgatitet krejt lehtë

Reçeli me pjepër është një mrekulli e shijes së mirë, gjithmonë e përgatitur në shtëpi. AgroWeb.org ju sjell përgatitjen hap pas hapi të këtij reçeli të përsosur dhe që kërkon një sasi më të vogël ëmbëlsuesish se sa frutat e tjera.

Ky reçel i bërë vete ka një shije të këndshme dhe delikate dhe mund të përdoret për mbushjen e ëmbëlsirave, tortave dhe biskotave. Por është gjithashtu i përkryer për ta përhapur në një fetë bukë e për ta konsumuar në mëngjes.

Procedura që duhet ndjekur për këtë recetë është shumë e thjeshtë, por ne ju nxisim që të përdorni fruta të vendit dhe të kujdeseni që t’i zjeni dhe sterilizoni mirë kavanozat ku do të hidhni reçelin. Ruajtja e mirë e reçelit është e domosdoshme, në mënyrë që t’i zgjsni jetëgjatësinë produktit të përgatitur. 

Përbërësit e reçelit të pjeprit

1 kilogram pjepër të pastruar nga lëkura, 300 gram sheqer të errët ose të bardhë, 3 kavanoza qelqi, Koha e Përgatitjes: 10 minuta Koha e Gatimit: 180 minuta Vështirësia: E ulët

Mënyra e përgatitjes së reçelit të pjeprit

Lani dhe pastroni pjeprin duke prerë skajet dhe duke hequr farat e brendshme. Pastaj prijeni në copa të vogla dhe vendosini në një tenxhere të të trashë së bashku me sheqerin.

Vendoseni tenxheren në vatër gatimi në nxehtësi shumë të ulët. Kjo bëhet që të shkrihet sheqeri, ndaj duhet ta përzjeni herë pas here. Kur përzierja fillon të vlojë, ajo do të formojë shkumë në sipërfaqen e vet.

Shkumën mund ta hiqni me një lugë. Ju këshillojme ta shtypni masën me lugë druri ose me aparat derisa të formohet një masë sa më e njëtrajtshme. Vazhdoni ta lini në vatër me nxehtësi të ulët, duke e trazuar vazhdimisht, derisa reçeli të bëhet i trashë.

Pasi masa të jetë gati, kalojeni atë tek kavanozat e pastruar dhe tharë mirë. Mbyllni kapakun dhe vendosini kokëposhtë në një vend të errët larg nga rrezet e diellit për 2-3 ditë.  Sapo të hapet reçeli, ai duhet të mbahet dhe ruhet në frigorifer dhe të konsumohet brenda pak ditësh.

Mrekulli me pjepër/ Njihuni me receten e reçelit të veçantë që përgatitet krejt lehtë Read More »

Perime të pjekura me kos e hudhra, shija e përsosur që nuk do donit ta ndanit

Një pjatë e shijshme, fantastike e pasur me vlera ushqyese dhe ideale për të shoqëruar një vakt të shëndetshëm dreke apo edhe darke.

E përgatitur me perimet më të mira të stinës, të cilat sigurisht mund t’i përzgjidhni sipas dëshirës.

Karrota, patate, speca, kungulleshka, hudhra, patëllxhanë, gjithçfarë perimesh që keni në kuzhinën tuaj mund t’i bëni pjesë të kësaj recete.

Kjo është ndër ndër sallatat tipike shqiptare, e përgatitur prej dekadash nga nënat e gjyshet.

E lehtë, plot shije dhe fantastike për të shoqëruar gatime të ndryshme tradicionale ose jo.

Plotësimi i përbërësve kryesorë të kësaj sallate me kos, vaj ulliri, piper e majdanoz e shndërron atë në një pjatë të preferuar për shijen.

Kjo sallatë është fantastike në shoqërimin e gjellëve të ndryshme, mishrave por edhe të tjera gatimeve të kuzhinës shqiptare.

Jo vetëm shija por mbi të gjitha vlerat ushqyese të saj janë fantastike për organizmin.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë një mënyrë krejt të lehtë të përgatitjes së sallatës së perimeve të furrës në shtëpi, të shoqëruara me kos dhe erëza.

Një mënyrë fantastike për ta shërbyer gjatë vakteve të drekës dhe darkës për gjithë familjen.

Sallata e perimeve të Furrës Krejt Lehtë në Shtëpi
Përbërësit
(Perimet dhe sasia e tyre për këtë sallatë përzgjidhen sipas preferencës, përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

Dy karrota

Dy patate mesatare

Dy kungulleshka

Dy patëllxhanë mesatarë

Dy speca të kuq

Dy speca të gjelbër

Kripë

Vaj ulliri

Piper i zi pluhur

Piper i kuq pluhur

Majdanoz

Përgatitja
Të gjitha perimet pastrojini mirë me ujë të bollshëm.

Futini të gjitha në zgarën e furrës së parangrohur në 200 gradë dhe lërini të piqen përreth 30-40 minuta.

Pasi të jenë zbutur hiqini nga furra, qërojini me kujdes dhe pritini në copa të vogla sipas dëshirës, vendosini në një pjatancë dhe hidhuni pak kripë.

Për përgatitjen e kosit, ju duhen një gotë kos, hollojeni me disa lugë ujë, hidhini 2-3 thelpinj hudhra të shtypura dhe kripë.

Kosin e përgatitur hidheni sipër perimeve të pjekura që keni në pjatancë, sipuer spërkateni me majdanoz të grirë hollë, vaj ulliri dhe piper tue kuq pluhur./AgroWeb.org

Perime të pjekura me kos e hudhra, shija e përsosur që nuk do donit ta ndanit Read More »

Mënyra fantastike për të gatuar patatet, që shijen e tyre mos ta harroni kurrë

Ne kete stine, ato qe quhen patatet e reja i gjen në çdo treg të Shqipërisë dhe duhen perdorur pasi nuk mund t’u rezistosh per shijen që kanë.

Zona e Shishtavecit në Kukës dhe Stëbleva, Librazhdi, Korça dhe Pogradeci janë më bujaret në ofrimin e varieteteve të ndryshme të patateve të një cilësie superiore.

Patatet e reja janë të njoma dhe kanë një shije të ëmbël në fillim me një nuancë hidhësie në fund. Më poshtë do të lexoni disa prej këshillave të AgroWeb.org mbi përzgjedhjen dhe ruajtjen e patateve të reja.

Si t’i zgjidhni patatet e reja

Mënyra më e mirë për të dalluar nëse patatja është e re është ta fërkoni lëkurën e saj me gishtin e madh. Lëkura duhet të jetë mjaft delikate dhe të hiqet menjëherë me një prekje.

Si t’i gatuani për shëndet të mirë

Akrilamidi formohet në mënyrë natyrale gjatë pjekjes dhe skuqjes së produkteve që përmbajnë sheqer, niseshte dhe aminoacidin asparaginë.

Akrilamidi arrin të formohet edhe gjatë pjekjes ose skuqjes së patateve, në një temperaturë më të lartë se 120 gradë.

AgroWeb.org ju këshillon të shmangni ruajtjen e patateve në frigorifer. Në temperatura të ulëta, patatet lëshojnë një sasi më të madhe të sheqerit dhe pastaj kur piqen do të prodhojnë më shumë akrilamid.

Zgjidhni varietetet e patateve të vendit pasi këto përmbajnë më pak asparaginë dhe sheqerna natyralë.

Çfarë duhet të keni kujdes
Mos harroni se patatet janë vjelur në korrik, gusht dhe shtator. AgroWeb.org ju tregon se duhet të zgjidhni patatet e reja dhe jo ato që janë vjelur kohë më parë.

Mundohuni të shmangni patatet që janë ruajtur për periudha të gjata, sepse ato përmbajnë më shumë sheqer.

Para gatimit, lërini patatet e prera nën ujë të rrjedhshëm për 15-20 minuta për të eliminuar glukozën dhe sheqerin e e tepërt.

Para çdo gatimi, vendosini patatet të ziejnë në ujë për rreth 6 minuta. AgroWeb.org ju këshillon të shtoni 1 lugë e gjysmë uthull në ujë për çdo litër.

Pehashi acid do të ngadalësojë dhe ndalojë formimin e akrilamidit. Në skuqje apo pjekje, kontrolloni ngjyrën e patateve. Duhet të ruani ngjyrën e artë, por jo t’i lejoni të nxihen./AgroWeb.org

Mënyra fantastike për të gatuar patatet, që shijen e tyre mos ta harroni kurrë Read More »

Ohh na shkoi goja lëng….si të bëni pulë me qepë, domate dhe speca. Receta me shije të përsosur

Kjo recetë nuk kërkon shumë mundim por shija e saj do t’ju magjepsë tërësisht e sigurisht do mbledhë gjithë familjen rreth tryezës. Këtu keni receten e përgatitjes së pulës me qepë, domate dhe speca. Ajo nuk kërkon shumë mundim por shija e saj do t’ju magjepsë tërësisht e sigurisht do mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.

Përgatitja e Pulës me Domate, Qepë dhe Hudhra

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 pulë e freskët 1 kg

Vaj ulliri

2 speca

2 kokrra qepë

2-3 thelpinj hudhër

3-4 kokrra domate mesatare

Rozmarinë

Dafinë

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni thelat e mishit të pulës me ujë të rrjedhshëm dhe më pas ta skuqni me vaj ulliri në një tenxhere.

Pasi thelat e pulës të jenë skuqur nga të gjitha anët shtoni dy gota me ujë, lërini të zjejnë për pak dhe më pas thelat e pulës bashkë me lëngun lërini veçmas për t’i përdorur më vonë.

Në vijim, vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni qepën e grirë hollë, bashkë me thelpinjtë e hudhrave dhe specat e prera në kubikë gjithashtu.

Kaurdisini me vaj ulliri derisa volumi i tyre të bjerë dhe më pas shtoni domatet e grira.

Kaurdisini sërish dhe lërini të gatuhen në zjarr përreth 10 minuta derisa të bëhen në formën e salcës.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni thelat e pulës dhe lëngun e saj.

Rregullojeni me kripë, piper të zi dafinë e rozmarinë (erëzat zgjidhini sipas preferencës)dhe lëreni të zjejë derisa salca të mpikset ose të trashet pak.

Ky gatim special special shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, byrekë shtëpie, bukë të thekur etj.

Ky gatim shoqërohet në mënyrë të përkryer gjithashtu edhe me pilaf. / AgroWeb.org

Ohh na shkoi goja lëng….si të bëni pulë me qepë, domate dhe speca. Receta me shije të përsosur Read More »