Kulinari

Speca të mbushura me lakër turshi ,receta e shijes fantastike

Turshi më fantastike se specat e mbushura me lakra nuk ka.

Shija e tyre lezetos gjithë tryezën e çdo gatim në të sidomos tani në vjeshtë e dimër që po vjen por edhe gjatë gjithë vitit.

Ideale për shoqërimin e supave e gjellrave të ndryshme, byrekëve apo mishrave të pjekur etj.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e mrekullueshme të përgatitjes së specave të mbushura me lakër turshi.

Një recetë e thjeshtë, e lehtë në përgatitje e që do t’ju kënaqë nepsin dhe oreksin përgjatë gjithë vitit.
Përgatitja e Specave të Mbushura me Lakër Turshi
3 kg speca

1 lakër e madhe

5-6 karrota

Piper i zi kokërr

200 ml uthull

2 lugë gjelle kripë

1 filxhan çaji vaj ulliri
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të ndani specat përgjysmë ose t’u hiqni kapakun me kujdes duke larguar njëkohësisht edhe farat.

Vendosini në një enë të madhe, mbulojini me ujë të nxehtë dhe lërini mënjanë.

Nga ana tjetër, AgroWeb.org ju udhëzon të grini lakrën, bashkë me karrotat, kriposini mirë, përzjeini dhe lërini të pushojnë përreth 1 orë.

Më pas, kullojini lakrat nga lëngu i tyre dhe mbushni specat me to.  Lëngun e lakrave ruajeni për më vonë.

Specat e mbushur me lakrat dhe karrotat e grira vendosini me rradhë në kavanoza qelqi, të cilët më parë duhet të jenë të sterilizuar.

Shtoni në secilin prej kavanozave disa kokrra piperi të zi.

Ndërkohë në një tenxhere, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni dy litra ujë dhe lëngun e lakrës që keni lënë mënjanë dhe vendoseni në zjarr të zjejë derisa uji të vlojë, shtoni njëkohësisht me ujin edhe uthullën dhe dy lugë gjelle kripë.

Kur uji të vlojë shtoni dhe vajin e ullirit.

Me masën e përgatitur, pasi të jetë ftohur mbushni secilin prej kavanozave ku keni specat e mbushur me lakrat dhe karrotat.

Mbyllini kavanozët fort dhe tundini nga poshtë lart herë pas here. Ruhen në një vend të freskët dhe hapini pas 3-4 javësh./AgroWeb.org

Speca të mbushura me lakër turshi ,receta e shijes fantastike Read More »

Flan spanjoll, ja si ta përgatisni

Një recetë e thjeshtë për të përgatitur një vakt të thjeshtë për fundjavë. Kjo recetë bëhet nga përbërës që nuk do të na hallakatin nëpër market por mund t’i jeni edhe në shtëpi. Është shumë e lehtë dhe nuk të merr shumë kohë për t’u përgatitur.

Tava 22/24 cm : ndezim furrën ne 180 * c
Me gotën e kosit ( 125 g ) i matim gjithë përbërësit

2 veze
1 gote kos
1 gote sheqer
2 gota miell
4 gota qumësht
50 g gjalpë i tretur i vaket
1 bustin vanilje
Përgatitja:

Në një tas përziejnë ne rrahëse vezësh me dorë: vezët me sheqerin, shtojmë kosin, qumështin, gjalpin, miellin, vaniljen. E hedhim brumin në tavë të lyer me pak gjalpë dhe e pjekim për 45 min. E konsumojmë pasi të jetë ftohur më parë në temperaturë ambienti e më pas në frigorifer.  Nëse ju pëlqen shija e kanellës, spërkateni sipër me pak kanellë pluhur të përzierë me pak sheqer kaf përpara se ta piqni.

Flan spanjoll, ja si ta përgatisni Read More »

Hallvasia e shtëpisë , sekreti i recetës së ëmbël me shije të mrekullueshme

Origjina e kësaj ëmbëlsire flitet të jetë Perandoria Bizantine, më pas është trashëguar dhe përhapur në të gjithë orientin.

Fjala ‘halvah’ në arabishten e vjetër do të thotë ‘ëmbëlsi,’ dhe pse mënyrat e përgatitjes janë të larmishme, diçka që mbetet e njëjtë është shija e mrekullueshme.

AgroWeb ju sjell metodën më të lehtë për ta përgatitur kurdoherë për familjarët e miqtë tuaj hallvasinë.
Përgatitja e Hallvasisë në Shtëpi
Përbërësit
2 filxhanë çaji me mjaltë

1 filxhan e gjysmë çaji me fara susami

3-4 lugë me vaj ulliri

2 filxhanë çaji me bajame të pjekura dhe të shtypura (por mund të përdorni dhe arror të tjerë sipas dëshirës)
Përgatitja
Hapi i parë
Sekreti dhe përbërësi kryesor i hallvasisë është pikërisht salca e farave të susamit. Kjo salcë nuk është gjë tjetër vetëm fara susami të bluara me pak vaj ulliri.

Në një tigan pa yndyrë vendosni në zjarr farat e susamit, sa për t’i pjekur pak.

AgroWeb.org ju këshillon që t’i përzieni me një lugë druri, kështu do të marrin një ngjyrë të artë.

Nëse e preferoni hallvasinë më të hidhur, mund ta anashkaloni hapin e pjekjes në tigan, duke i përdorur farat e susamit të njoma.

Më pas hidhini në grirësen elektrike dhe shtoni vajin e ullirit që nevojitet.

Bluajini derisa farat të jetë tretur plotësisht dhe të jetë formuar një salcë jo shumë e trashë.

Kalojeni masën në një xhezve dhe vendoseni në ngrohet.
Hapi i dytë
Ndërkohë në një tenxhere të thellë vendosni mjaltin të zjarr mesatar.

AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes, mjalti duhet lënë në zjarr derisa të ketë filluar të karamelizohet.

Për të kuptuar nëse mjalti është gati, mjafton që me një lugë druri të hidhni disa pika mjalti në një gotë me ujë. Nëse formon një masë të butë dhe të ngjitshme kur e shtypni, largojeni tenxheren nga zjarri.
Hapi i tretë
Shtoni aty salcën e farave të susamit, të cilën e keni ngrohur, dhe me një lugë druri duhet ta përzieni ngadalë në mënyrë që masat të bashkohen.

Nësë doni të përdorni arra, bajame, stika apo lajthi ky është momenti kur duhet t’i shtoni. Vazhdoni të përzieni derisa masa të fillojë të forcohet, përreth 6-8 minuta.

Kalojeni masën në një tavë të lyer mëparë me vaj ulliri, mbulojeni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer për 36 orë.

Koha e përcaktuar do të mundësojë krijimin e kristaleve të sheqerit, që i jep hallvasisë dëndësinë dhe trashësinë e saj unike.

Më pas mjafton që ta ndani në pjesë me një thikë të mprehtë, dhe ta mbështillni me qese plastike kuzhine dhe mund ta ruani gati për 4-5 muaj në frigorifer.

Hallvasia mund të jetë shoqëruesja e mëngjesëve për t’i dhuaruar atyre shijen e saj unike pak të hidhur dhe të ëmbël.

Por dhe për t’ua servirur miqëve apo të afërmve tuaj bashkë me çajin apo kafen, si për t’i ëmbëlsuar ditën./AgroWeb.org

Hallvasia e shtëpisë , sekreti i recetës së ëmbël me shije të mrekullueshme Read More »

Petulla me miell misri dhe djathë të bardhë – Receta me shije unike

Përgatitja e petullave është një nga traditat më të dashura për amvisat.

Të ëmbla, me djathë apo fruta, mënyrat e përgatitjes janë të pafundme, mjafton vetëm që të zgjidhni se cilën dëshironi.

AgroWeb.org ju shton dhe një tjetër recetë për përgatitjen e petullave, kësaj radhe mielli i misrit është përbërësi kryesor.

Të shpjeta dhe me pak mundim, këto petulla janë perfekte për t’i përgatitur në çdo orë të ditës.
Përgatitja e Petullave me Miell Misri
Përbërësit
200 gr miell misri

50 gr miell gruri

2 vezë

Gjysmë gotë më qumësht

djathë i thërmuar

Vaj për skuqje
Përgatitja
Në një tas përzjeni miellin e misrit dhe miellin e grurit.

Në mes hapni një vend me dorë dhe hidhni vezët dhe djathin e thërmuar dhe përzjejini me ndihmën e telit të kuzhinës.

Më pas shtoni qumështin e nevojitur për recetën dhe përsëri përzjejini me telin e kuzhinës në mënyrë që të krijojnë një masë homogjene.

Brumi i formuar do të ketë trashësinë e petullave të zakonshme, por nëse e gjykoni që e leni pak më të trashë mund t’i shtoni dhe pak qumësht.

Po ashtu edhe nëse brumi ju duket pak i lëngshëm, atëherë AgroWeb.org ju këshillon të shtoni dhe pak miell misri.

Pasi brumi të ketë formuar një masë të plotë, mbulojeni me një pecetë dhe lëreni përreth 30 minuta.

Në një tenxhere shtoni vajin për skuqje dhe vendoseni në zjarr.

Me ndihmën e një luge merrni brumin e përgatitur dhe hidheni në tenxhere kur vaji të jetë në temeraturën e duhur.

AgroWeb.org ju këshillon që petullat t’i ktheni nga të dyja anët, në mënyrë që të marrin një ngjyrë të artë.

Në një pjatë të madhe vendosni disa letra kuzhine dhe vendosni aty petullat që skuqni.

Letrat e kuzhinës do të përthithin yndyrën e tepërt, duke i lënë petullat krokante dhe të shijshme.

Këto petulla mund t’i shërbeni për mëngjes, por nëse dëshironi mund t’i konsumoni për çdo vakt./AgroWeb.org

Petulla me miell misri dhe djathë të bardhë – Receta me shije unike Read More »

Fërgesë e ngrohtë me patëllxhanë dhe miell misri , shije perfekte

Një recetë e lehtë, fantastike në vlera dhe e mrekullueshme në shije është ajo e përgatitjes së fërgesës me patëllxhanë, miell misri dhe gjizë.

Patëllxhanët janë ndër perimet më të veçanta në shije e të pasura në vlera.

Çdo gatim me patëllxhanë të përfshin tërësisht me shijen e mrekullueshme teksa të ofron vlera mirëbërëse për shëndetin.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së fërgesës me patëllxhanë dhe miell misri, një recetë ideale për t’u përgatitur dhe shijuar në çdo kohë.
Përgatitja e Fërgesës me Patëllxhanë
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

5-6 lugë gjelle me miell misri

4-5 patëllxhanë

3 lugë gjelle gjalpë të freskët (për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit)

4-5 lugë gjellë gjizë e freskët

4 thelpinj hudhra

4 gota ujë

Spec djegës pluhur

Kripë

Pak gjalpë për spërkatje

Disa thelpinj arrash
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni patëllxhanët dhe t’i vendosni në një tenxhere me ujë në zjarr që të ziejnë derisa pjesa e tulit të tyre të zbutet mirë.

Më pas përmes një luge merrni të gjithë tulin e patëllxhanit, shtypeni në formën e puresë dhe vendoseni në një enë mënjanë për ta përdorur më vonë në përgatitjen e fërgesës.

Ndërkohë, vendosni një tenxhere në zjarr dhe kaurdisni miellin e misrit me gjalpë derisa mielli të zverdhet.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni gjizën, hudhrat e shtypura, kripën, specin djegës dhe ujin.

Përzjeini dhe lërini të ziejnë derisa masa të trashet. Në fund shtojini tulin e patëllxhanëve që keni lënë mënjanë.

Përziejini bashkë dhe largojini nga zjarri.

Lëreni fërgesën të ftohet pak dhe kur ta shërbeni spërkateni me disa pika gjalpë të tretur dhe disa thelpinj arrash

Nëse preferoni mund ta spërkasni edhe me pak djathë të thërrmuar.

Kjo fërgesë fantastike shoqërohet në mënyrë të mrekullueshme me sallata të freskëta të stinës, bukë të thekur apo edhe byrekë shtëpie./AgroWeb.org

Fërgesë e ngrohtë me patëllxhanë dhe miell misri , shije perfekte Read More »

Kulaç i ëmbël me arra ,receta fantastike e shtëpisë

Një recetë fantastike, e thjeshtë në përgatitje por me një shije të veçantë të mrekullueshme.

Përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me reçelra të ndryshëm, kafe apo çaj por edhe fruta të ndryshme të freskëta.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën unike të përgatitjes së kulaçit të ëmbël në shtëpi.
Përgatitja e Kulaçit të Ëmbël në Shtëpi
Për 1 kg miell nevojiten
2 filxhanë kafeje me vaj ulliri

1 gotë sheqer

3 kokrra vezë

3 lugë gjelle arra të shtypura

1-2 lugë gjelle me rrush të thatë ( sipas preferencës)

Sodë

Ujë
Përgatitja
Si fillim sitni miellin dhe sodën e bukës, në mënyrë që kur të përgatisim brumin të mos krijohen kokrriza.

Brumin mund ta zini direkt në tavolinë ose të përdorni një tavë të madhe të cekët.

Në një tas të vogël trazojmë vajin me sheqerin derisa të shohim që kokrrizat e tij të jetë tretur.

Po aty shtojmë dhe vezët, dhe e përziejmë sa të gjithë përbërësit të formojnë një masë homogjene.

Hedhim miellin e situr dhe në mes hapim me dorë një vend ku do të shtojmë vajin me sheqerin dhe vezët e më pas shtojmë arrat e shtypura dhe nëse preferoni edhe rrush të thatë.

AgroWeb.org ju këshillon që me ndihmën e një piruni të trazoni lehtë, dhe më pas kur brumi të jetë lidhur pak, të filloni dhe ta punoni me duar.

Në ndryshim nga brumi i kulaçit tradicional, ai i kulaçit të ëmbël do të ngjasoj në butësi me atë të biskotave.

Nëse e shikoni që brumi është pak i fortë shtoni pak ujë.

Vendoseni brumin në një tas dhe lëreni rreth 15 minuta që të fryhet.

Tek një tavë hedhim pak vaj dhe lyejmë mirë të gjithë sipërfaqen e saj, më pas e spërkatim dhe me pak miell, kështu kulaçi nuk do të ngjitet.

Brumin e punojmë përsëri dhe me ndihmën e petësit e hapim sa perimetri i tavës ku do të piqet.

Nëse dëshironi, brumi ndahet dhe në kuleç të vegjël që mund t’i vendosni me radhë në  tavë në mënyrë që kur të piqet të ketë një formë më të veçantë.

Tavën e fusim në furrë të para ngrohur me 200 gradë celsius, per rreth 40 minuta.

Pas 40 minutash me një pirun shpojmë pak kulaçin dhe shohim që nëse sipërfaqja e pirunit del e pastër, atëherë kulaçi është gati.

Ky kulaç është ideal për mëngjeset në familje, i shoqëruar me lëngje frutash të freskëta apo reçele të ndryshëm./AgroWeb.org

Kulaç i ëmbël me arra ,receta fantastike e shtëpisë Read More »

Të ëmblat Hide , si t’i thajmë në shtëpi

Frutat e thata të pemës së hideve janë kultivuar prej më shumë se 4000 vitesh.
Hidet mbajnë emrin shkencor Ziziphus jujube dhe janë një frut me ngjashmëri të mëdha me hurmat dhe fiqtë.

Hidet janë të pasura me krabohidrate dhe një sërë vitaminash dhe mineralesh. Hidet e thata përmbajnë një larmi fitokimikatesh të pasura me antioksidantë, përfshirë saponinën dhe flavonoidët.

Hidet e thata janë përdorur në mjekësinë tradicionale për të trajtuar alergjitë, ankthin, depresionin, diarenë, tharjen e lëkurës, lodhjen, hipertensionin, pagjumësinë, djersitjen, dhimbjet, problemet me frymëmarrjen dhe stresin.
Metodat e ndryshme të përpunimit të frutave në kushtet e shtëpisë
Zieni ujin në një tenxhere dhe hidhini frutat në ujë të valuar për 1 deri në 2 minuta. Më pas hidhini në një enë me ujë të ftohtë ose me akull. Lëkura e tyre do të plasaritet dhe tuli i tyre do të thahet më mirë.
Ruajtja e hideve me lëng limoni
Futini hidet në një enë qelqi ose metalike të mbushur me sasi të barabarta të lëngut të limonit dhe ujit të ftohtë. Sigurohuni që frutat janë plotësisht të mbuluara nga uji dhe mbajini ashtu për 10 minuta.

Hiqini nga uji  dhe shpërndajini mbi një napë të trashë. Thajini me kujdes. Kjo procedurë është e dobishme për shtimin e jetëgjatësisë së frutave.
Tharja në furrë
Shpërndajini hidet mbi një letër pjekjeje. Sigurohuni që hidet nuk prekin njëra tjetrën dhe futini në furrë në një temperaturë prej 60 gradë Celcius. Mundohuni të mbani derën e sobës pak hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit.
Provo dhe Kontrollo
Kontrollojini frutat herë pas here. Rrotullojini që të siguroni tharjen e njëtrajtshme të tyre.

Koha e tharjes varion nga 6 deri në 16 orë, në varësi të përmasës së frutit, nivelit të lagështisë, temperaturës dhe qëndrueshmërisë së ngrohjes në furrë. hidet quhen të thara kur lëkura e tyre ashpërsohet por mbetet elastike dhe e lakueshme.
Gjendja e frutit
Pas tharjes, hidet futini në një qese letre ose kavanoz qelqi për 4 deri në 10 ditë. Tundeni paketimin e përzgjedhur që frutat të mos ngjiten dhe të mos bien pre e lagështisë apo mykut. Sapo frutat të jenë plotësisht të tharë, mund t’i transferoni në një enë hermetike.
Përdorimi
Hidet mund të hahen të thata ose të përdoren në ëmbëlsira. Nëse ju pëlqejnë kombinimet e kripura me të ëmblën, atëherë mund t’i hidhni pak kripë sipër tyre.

Nëse dëshironi t’i përdorni në ëmbëlsira, zhytini hidet në ujë të ngrohtë për të paktën një orë deri sa të fryhen dhe të njomen plotësisht.

Hidet mund të thahen edhe në diell si çdo frut tjetër, por me ikjen e verës tharja e tyre në këtë mënyrë bëhet e vështirë. Klikoni këtu për të mësuar metodat e tharjes së frutave./AgroWeb.org

Të ëmblat Hide , si t’i thajmë në shtëpi Read More »

Mish keci me lëng limoni, mënyra perfekte e pjekjes në shtëpi

Në doni të përgatisni një recetë të veçantë e speciale për fundjavë apo në rast feste apo gëzimi familjar provoni recetën e mishit të pjekur të kecit me lueng limoni.

Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëherë do të shndërrohet në më të preferuarën.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë këtë recetë fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt në shtëpi pa ju munduar dhe pa ju marrë kohë.

I gatuar në këtë mënyrë, mishi merr një shije të mrekullueshme, bëhet tërësisht i shkfrifët dhe i butë.
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Kecit me Lëng Limoni
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
1 kg mish keci

Kripë

Piper i zi

2 lugë gjelle gjalpë fshati

Lëngu 2 kokrra limonave

1 gotë verë të bardhë ( sipas preferences)
Përgatitja
Si fillim, pastroni mirë mishin e kecit me ujë të bollshëm, prijeni në thela dhe kriposeni sipas preferencës.

Hidhini  piper të zi dhe nëse preferoni edhe pak nenexhik

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni me rradhë thelat e mishit të kecit në një tavë ose tepsi.

Më pas, hidhuni sipër thelave të mishit lëngun e limonit dhe më pas gjalpin të ndarë në copëza të vogla.

Për këtë recetë në vend të mishit të kecit mund të përdorni edhe mish qengji ose mish viçi.

Më pas, futeni tavën në furrë të piqet përreth 3 orë në temperaturën 150 gradë.

Lëreni të piqet derisa sipërfaqja e mishit të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të gatuara në mënyra të ndryshme, por edhe supa të lehta etj

Mund ta shoqëroni në mënyrë të shkëlqyer edhe me salca dhe dajthra të ndryshëm./AgroWeb.org

Mish keci me lëng limoni, mënyra perfekte e pjekjes në shtëpi Read More »