Kulinari

Kungulleshkat për shëndet të mirë .Ja pse duhet t’i konsumoni patjetër

Një ditë, e gjeta veten duke mbajtur një qese plot me kungulleshla, por nga ana tjetër nuk ia kisha aspak idenë se si t’i gatuaja përpara se të vyshkeshin.

Nisa të kërkoj dhe u befasova. A keni dëgjuar ndonjëherë për makarona me kunguj të njomë?

Po për bukë me kungulleshka, ose kungulleshka turshi? Kjo perime në dukje e mërzitshme ju lejon të eksperimentoni dhe të pasuroni menunë tuaj verore.

A e dinit që kungulleshkat, të cilët e kanë origjinën në kontinentin Amerikan, janë në të vërtetë një frut botanik, ndonëse ato konsiderohen si një perime në mbarë botën.

Kungulleshkat i përkasin varitetetit Cucurbita pepo, që përfshin edhe kungujt edhe trangujt.
Lulet e kungulleshkave janë të ngrënshme.
Në kulinarinë Franceze dhe atë Italiane do të gjeni një sërë recetash që përfshijnë këto lule. Mbani mend që as lulet as kungulleshkat nuk mund të ruhen për shumë kohë, vetëm nëse zgjidhni t’i ruani në ngrirje në qese me vakum.
Vlerat e Kungulleshkave
Ndihmon në mbajtjen nën kontroll të peshës
Kungujt e njomë kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori. Për më tepër, kombinimi i fibrës dhe ujit (95%) që gjenden tek kungujt e njomë mbajnë nën kontroll oreksin tuaj, ju ndihmojnë të digjni kalori dhe ju japin shumë energji.
Përmirëson shëndetin e syve, Ul kolesterolin
Kungujt e njomë ju ndihmojnë me qeskat poshtë syve. Kanë të njëjtin funksion si trangujt për shkak të nivelit të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A dhe C si edhe zinkut.

<Përmirëson shëndetin kardiovaskular dhe ul tensionin e gjakut

Falë përmbajtjes së lartë të magnezit, kungujt e njumë ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë. Kungujt e njomë përmbajnë acid folik që është thelbësor në shkatërrimin e amino acideve të dëmshme që shkaktojnë atak në zemër dhe trombozë.
Parandalon inflamacionin
Kyçet dhe gjymtyrët e njeriut preken nga inflamacioni i shkaktuar nga acidi urik në organizëm. Kungujt e njomë janë një burim i pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe karotenoidë anti-inflamator që kundërshtojnë efektet e acidit të tepërt urik.
Kundër azmës, forcon dhëmbët dhe kockat
Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit imunitar dhe zgjidhjen e problemeve respiratore.
Vlerë e shtuar për trajtimet e diabetit
Kompleksi i vitaminave B dhe prania e zinkut dhe kaliumit ndihmojnë në shpërbërjen e sheqerit në trup. Fibra dhe pektina janë thelbësore në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak./AgroWeb.org

*Agroweb sjell Shqipërinë me sytë e një Ruseje që jeton në Tiranë prej dy vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.

Kungulleshkat për shëndet të mirë .Ja pse duhet t’i konsumoni patjetër Read More »

Pulë me kos dhe hudhra ,supa e lehtë e stinës

Aroma e mrekullueshme e kësaj recete të vjetër, traditë e nënave dhe gjysheve shqiptare mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për ta konsumuar menjëherë sapo ajo shërbehet në tryezë.

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e shijshme të përgatitjes së supës me mish pule dhe kos e hudhra në shtëpi.
Përgatitja e Supës me Mish Pule dhe Kos
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mish pule

2 lugë gjelle miell gruri

Një filxhan çaji me kos

1 kokërr vezë

Vaj ulliri

Pak gjalpë i freskët

Piper

Kripë

Majdanoz

1-2 thelpinj hudhra të shtypura
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni me ujë të rrjedhshëm thelat e pulës dhe më pas vendosini në një tenxhere ku keni hedhur pak vaj ulliri dhe pak gjalpë të freskët.

Kaurdisini për 1-2 minuta nga të dyja anët, shtoni kripë dhe mbulojini mirë me ujë.

Lërini të ziejnë derisa mishi i pulës të jetë zbutur.

Ndërkohë, në një tas më vete rrihni vezën, më pas shtoni kosin dhe përziejeni mirë masën derisa ajo të bëhet homogjene.

Në vijim, vendosni një tigan në zjarr. Shtoni pak gjalpë dhe pak vaj ulliri dhe kaurdisni miellin derisa të marrë ngjyrë të artë.

Në këtë moment hiqeni nga zjarri dhe nisni të hidhni nga pak masën e kosit dhe vezës duke e përzjerë masën në mënyrë të pandërprerë derisa e gjithë masa të bëhet e njëtrajtshme dhe të mos ketë kokërriza.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, i largojmë thelat nga tenxherja dhe i lëmë mënjanë.

AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni masën e kosit me vezë dhe miell tek lëngu i pulës dhe përzjeheni mirë derisa masa të njëtrajtësohet me lëngun.

Vendoseni tenxheren në zjarr të ulët. Shtoni thelat e mishit të pulës dhe lëreni të zjejë për 5 minuta duke e përzierë herë pas here.

Në fund i hidhet piper, majdanoz, 1-2 thelpinj hudhra të shtypura sipas dëshirës.

Kur shërbehet i hidhet sipër sipas preferencës pak lëng limoni disa pika gjalpë të freskët të shkrirë./AgroWeb.org

Pulë me kos dhe hudhra ,supa e lehtë e stinës Read More »

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri

Është një recetë e thjeshtë, shumë e shijshme dhe e mrekullueshme. Gjizën e përdorim në shumë receta të përditshme. Gjiza shkon mirë me speca të skuqur, me vezë, me spinaq, vaj ulliri e hudhër. Ajo është antipasta e preferuar e burrave që e shoqërojnë atë me raki. Vështirë të gjesh një ushqim të shpejtë, të shijshëm dhe plot vlera siç është gjiza. Por nuk është vetëm shija e saj, e mjaftueshme për t’iu dorëzuar kënaqësisë që të ofron ky produkt bulmeti, po aq të rëndësishme janë edhe vlerat shëndetësore që organizmi përfiton kur e konsumojmë atë. Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell përgatitjen e gjizës me vaj ulliri dhe hudhra, një pjatë thjeshtë fantastike.

Gjizë me Vaj Ulliri të Freskët dhe Hudhra

Përgatitja (Përbërësit për 4-5 persona)

500 gr gjizë me kripë

4-5 thelpinj hudhra të shtypura

3-4 lugë gjelle me vaj ulliri

Piper i zi

Spec djegës (sipas dëshirës)

Si fillim  ju këshillon që të parangrohni furrën në temperaturë maksimale 200 gradë celcius. Hidhni vajin e ullirit në një tigan, vendoseni në zjarr shtoni aty gjizën dhe përzjeheni përreth 5 minuta. Në fund shtojini hudhrat e shtypura dhe pëzjeini bashkë. Të gjithë masën që keni në tigan, transferoheni në një tavë të vogël dhe futeni të piqet për 5 minuta në furrë. Në fund spekateni me piper të zi dhe pak spec djegës dhe është gati.

Vlerat ushqyese të gjizës  Profili i saj ushqimor është i pasur por në varësi të llojit të qumështit dhe kripës së përdorur. Në një sasi prej 226 gramë gjizë të prodhuar nga qumësht me pak yndyrë do të gjeni:

163 kalori, 28 gramë proteinë, 6.1 gramë karbohidrate ,2.3 gramë yndyrë

30% të dozës së rekomanduar ditore të fosforit

30% të dozës së rekomanduar të sodiumit

29 % të dozës së rekomanduar të seleniumit

24% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12

22% të dozës së rekomanduar ditore të riboflavinës

14% të dozës së rekomanduar ditore të kalçiumit

7% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik

Ekspertët e AgroWeb.org theksojnë se gjiza përmban sasi të mjaftueshme të vitaminave B1, B3, B6, A por edhe hekur, magnez, zink dhe bakër. Ajo duhet konsumuar rregullisht, së bashku me ushqime të tjera të shëndetshme./AgroWeb.org

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri Read More »

Byreku i nanës “osh’ nona”

Nana ime ka ca antena speciale që e kupton pa hyrë në shtëpi se cili nga njerëzit e shtëpisë ka ndonjë rënie të humorit dhe pa humbur kohë rrëmben pecin (okllainë) e nis të bëj petët. Sot, ka bërë një byrek me spinaq dhe gjizë pa kripë që megjithëse është ende herët për t’u ulur në tryezë, katër copa i përlava.

Nana e bën byrekun si çamët me pesë petë gjithsej, petë të cilat janë kaq të hodha sa mund të dredhësh duhan.

Ajo zë brumin e më pas e tërholl duke hedhur pak niseshte në tryezë për secilën petë. Për çdo petë përafërsisht është një grusht miell sipas dorës së saj. Meqë i ka duart e vogla porsi një fëmijë, duhet të jetë pak a shumë një lugë gjelle miell. Nëse nuk dini të tërhollni petë si puna ime, blejini të gatshme, se nana nuk thotë gjë.

Ja si e bën byrekun nana: http://rozmarina.al/byreku-i-nanes-osh-nona/

Byreku i nanës “osh’ nona” Read More »

Mëngjesi – Tre Rregullat e Arta Për Rënien Në Peshë

Një nga mënyrat më të mira për të bërë një ndryshim rrënjësor në stilin e jetesës, është ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm çdo ditë.

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit, i jep një shtysë pozitive metabolizmit.

Megjithatë, kur vjen puna tek ky vakt i rëndësishëm, duhet të dimë që jo çdo ushqim që hamë në mëngjes ka të njëjtin ndikim tek pesha trupore.

Nëse nuk tregojmë kujdes, disa ushqime mund të kenë efekt të kundërt.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni rregullat e arta të ngrënies së mëngjesit që ju ndihmojnë të humbisni peshë.

Hani Menjëherë Pasi Të Zgjoheni
Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit e vë në punë metabolizmin.

Për këtë arsye duhet të ushqeheni brenda 30-60 minutave pas zgjimit.

Në këtë mënyrë, do të shfrytëzoni plotësisht avantazhet e metabolizmit të shpejtë dhe aftësisë së trupit për të djegur yndyrnat.

Ushqyerja menjëherë pas zgjimit ju ndihmon të mos keni uri më vonë gjatë paradites.

Nëse kjo ndodh, atëherë me siguri do të bëni zgjedhje të gabuara në vaktin e drekës apo darkës.

Nëse nuk jeni tipi i njeriut që preferon të ushqehet në mëngjes, atëherë përpiquni të konsumoni kos me fruta të përzier në një mikser.

Ushqimet Më Të Rekomanduara Për Mëngjes
Proteinat
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një ushqim i pasur me proteina – vezë dhe kos shtëpie – mban larg kthetrat e urisë që dalin në pah gjatë paradites.

Në këtë mënyrë, do të hani më pak dhe rrjedhimisht do të humbisni në peshë.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se gratë që ushqehen me vezë në mëngjes humbasin dyfishin e peshës në krahasim me gratë që e nisin ditën me byrek ose produkte të tjera brumi.

Proteina tek vezët ju mban më të ngopur dhe rrjedhimisht trupi merr më pak kalori gjatë ditës.

Ushqimet e pasura me proteinë janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ndier të ngopur dhe plot energji.

Këto ushqime treten më ngadalë se të tjerat.

Drithëra
Ushqime si tërshëra apo drithrat me banane janë ideale sepse ju mbajnë të ngopur për shumë kohë dhe ju ndihmojnë të humbisni kalori më shpejt.

Tërshëra me banana është jo vetëm një ushqim i shëndetshëm por edhe i shijshëm./AgroWeb

Mëngjesi – Tre Rregullat e Arta Për Rënien Në Peshë Read More »

Picameni shqiptar që po e çmend Gjermaninë (Video)

Akrobacionet e tij me brumin e picave janë bërë atraksion në rrjetet sociale.

Shqiptari nga Tirana, me emrin Toni, në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ka treguar se ai është një picamen që punon dhe jeton në Gjermani.

Në fund të videos ai i përshëndet shqiptarët, dhe premton se shumë shpejt do ta vizitojë Tiranën, duke theksuar se ka vite që nuk ka qenë në vendlindje, transmeton Gazeta Express.

Shikojeni:

https://www.facebook.com/100008865498606/videos/1648417615463739/?t=0

Picameni shqiptar që po e çmend Gjermaninë (Video) Read More »

Rukola, Shegë, Arra ,Sallata që i shton shije drekës

Tre nga përbërësit më të shëndetshëm të natyrës, në një kombinim perfekt sallate të shijshme.

Krejt lehtë shndërrohen në një shoqërues fantastik të çdo gatimi në vaktin më të rëndësishëm të ditës, Drekës.

Rukola, Shegë dhe Arra, siç janë të shijshme veçmas ashtu edhe të kombinuara bashkë ato krijojnë një super ushqim të shëndetshëm, ideal për të përfituar vlerat më të mira të secilës.

Rukola është e pasur me vlera ushqimore dhe antioksidantë.

Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium.

Shega njihet si simbol i shëndetit të mirë. Ajo ka veti antioksidante, antibakteriale dhe kundër radikaleve të lira.

Shega është burim i pasur vitaminash. Ajo përmban vitaminat A, C dhe E por edhe acid folik. Ky frut ka tre herë më shumë antioksidantë se vera dhe çaji jeshil.

Arrat janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Studimet tregojnë se dietat mesdhetare, të cilat janë të pasura edhe me arra , parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut.

Janë të gjitha këto të vlera të jashtëzakonshme që e kthejnë këtë sallatë në një pjatë të shëndetshme të pasur me ushqyes për organizmin.

Receta që AgroWeb.org sugjeron më poshtë është shumë popullore, padyshim e shijshme dhe mund të përgatitet shumë shpejt dhe lehtë në shtëpi.
Sallata me Rukola e Shegë – Receta
Përbërësit

(Sasia e përbërësve zgjidhet bazuar në numrin e persanave në familje, receta më poshtë është për një familje me katër persona)

Një tas të madh me rukola

Kokrrat e një shege të qëruar

Dy lugë vaj ulliri

Një gotë e vogël me arra (Sipas preferencës edhe mund t’i thërrmoni)

Kripë

Një lugë uthull balsamike

Fetëza shumë të holla djathi kaçkavall (sipas preferencës)

Përgatitja

Pastrojmë mirë gjethet e rukolës

(Sipas preferencës, gjethet mund t’i lini të plota ose mund t’i këpusni me dorë në copëza të vogla)

Qërojmë me kujdes shegën dhe në një tas hedhim të gjitha kokrrat e saj dhe i pastrojmë

Në një tas qelqi ose pjatancë vendosim gjethet e rukolës

Kokrrat e shegës i shtojmë sipër gjetheve të rukolës

Më pas shtojmë arrat

Në fund hedhim kripën dhe vajin e ullirit

Uthullën balsamike kujdesemi t’a shpërndajmë me pika të vogla rreth gjithë sallatës

Sipas preferencës sipër sallatës vendosim edhe disa fetëza djathi kaçkavall

Kjo sallatë është fantastike në nisjen e një dreke apo edhe darke të këndshme si dhe në shoqërimin e  çdo gatimi tradicional ose jo. /AgroWeb.org

Rukola, Shegë, Arra ,Sallata që i shton shije drekës Read More »

Qofte me presh dhe miell misri. Shije unike nga amvisat

Me një shije krejt speciale, të lehta dhe fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës.

Kjo recetë përgatitet shumë lehtë dhe shpejt, ideale për të shoqëruar vaktin e drekës por edhe të darkës.

Kombinohet me supa të ndryshme të lehta, por edhe thjeshtë me sallata të freskëta të stinës apo perime të pjekura.

Qoftet me presh dhe miell janë padyshim një mënyrë fantastike edhe për t’u servirur në tryeza familjare me miqsh e mysafirësh.

Ndiqni më poshtë recetën nga AgroWeb.org për të përgatitur shpejtë dhe lehtë këto qofte të mrekullueshme në shtëpi.
Përgatitja e Qofteve me Presh dhe Miell Misri
Përbërësit
2 gota uji me miell misri

3 lugë gjelle vaj ulliri për brumin

Gjysmë luge kafeje sodë

2 kokrra vezë

3-4 lugë gjelle djathë i thërrmuar ose gjizë

100 gr mish i grirë

3 presh mesatarë

3-4 lugë gjelle miell gruri për lyerje

2-3 gota ujë

Një tufë majdanoz

Kripë
Përgatitja e masës me presh
Si fillim pastrojmë preshin me ujë të bollshëm dhe e grijmë hollë.

Vendosim një tenxhere në zjarr, shtojmë preshin e grirë hollë dhe e kaurdisim derisa të zbutet.

Më pas, hiqen nga zjarri, u shtohet pak mish i grirë, djathë i bardhë i thërrmuar ose gjizë, shtohen vezët, kripa, piperi i zi i bluar dhe majdanozi i grirë hollë.
Përgatitja e miellit të misrit
Në një tenxhere me ujë të valuar, kripë dhe vaj ulliri, hidhet mielli i misrit i situr dhe i përzier me pak sodë.

Përzihet derisa të krijohet një masë e trashë. Më pas vendoset të piqen në zjarr derisa sa të trashet dhe të shkëputet nga anët e enës.

Kur ftohet, i shtohet masa e përgatitur më sipër me presh dhe përzihet mire derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Më pas, brumi i përgatitur ndahet në qofte të rrumbullakëta, të cilat kalohen në miell gruri  dhe më pas skuqen./AgroWeb.org

Qofte me presh dhe miell misri. Shije unike nga amvisat Read More »