Kulinari

Tavë kosi me mish qengji (receta)

Për të përgatitur këtë recetë për 4 persona na duhen:

1 kg mish qengji i freskët

1 kg kos shtëpie

2 lugë miell

3 kokrra vezë

pak gjalpë

2 lugë oriz

kripë

Përgatitja: Në një tavë vendosim mishin, e kriposim, shtojmë pak gjalpë, dy lugë oriz, 1 gotë ujë. Tavën e mbulojmë me letër alumini dhe e kalojmë në furrë në 220 gradë. Pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së pjekjes, heqim letrën e aluminit.

Ndërkohë në një tas miksojmë tre kokrra vezë, shtojmë pak kripë dhe 2 lugë miell, e miksojmë mirë që mielli të mos bëhet kokërr dhe shtojmë rreth 1 kg kos.

Përbërësit i kalojmë në një tenxhere, pasi i shtojmë pak lëng mishi e kalojmë në zjarr derisa të marrë valë, përziejmë me lugë gjatë gjithë kohës.

Përbërjen me kos e shtojmë në tavën me mish, i lëmë të gjithë përbërësit të piqen me njëri tjetrin derisa të marrim një ngjyrë të artë, rreth 45-50 minuta.
Ju bëftë mirë!

Tavë kosi me mish qengji (receta) Read More »

Tradita e kulinarisë shqiptare prezantohet në Belgjikë

Tradita shqiptare e kulinarisë u prezantua në Belgjikë në një aktivitet të veçantë.

Në Bruksel është zhvilluar panairi “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel”.

Në këtë nismë që vjen si një bashkëpunim i Agjencisë Kombëtarë të Diasporës me “Institutin Kulinar Neranxi”, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Promovimi i kulturës dhe traditës së kulinarisë shqiptare në Bruksel vazhdon edhe sot në “Place du Luxembourg. Aktiviteti organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës ne bashkëpunim me Institutin Kulinar Neranxi nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën”, ka theksuar ministri Majko.

E veçanta e këtij aktiviteti është autobusi lëvizës, i cili ishte dje në sheshin “Place du Luxembourg”, ku edhe u zhvillua aktiviteti. Përgjatë këtyre dy ditëve të gjithë shqiptarët, por edhe qytetarë të tjerë të Brukselit, kanë mundësinë të shijojnë produktet tipike tradicionale shqiptare.

“Dita e Kulinarisë” përpos promovimit të produkteve dhe recetave shqiptare në Diasporë, si një nga elementet për ruajtjen e identitetit kombëtar, ka për qëllim të nxisë shkëmbimin e kulturave gastronomike dhe bashkëpunimit me kompani të vendit pritës të Diasporës Shqiptare. /atsh

Tradita e kulinarisë shqiptare prezantohet në Belgjikë Read More »

Tradita shqiptare e kulinarisë udhëton drejt Belgjikës

Tradita shqiptare e kulinarisë udhëton drejt Belgjikës për një aktivitet të veçantë.

Në datat 26-27 nëntor në Bruksel do të zhvillohet panairi “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel”.

Në këtë nismë që vjen si një bashkëpunim i Agjencisë Kombëtarë të Diasporës me “Institutin Kulinar Neranxi”, do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

E veçanta e këtij aktiviteti është autobusi lëvizës, i cili ka nisur dje udhëtimin drejt sheshit “Place du Luxembourg”, ku edhe do të zhvillohet aktiviteti. Përgjatë këtyre dy ditëve të gjithë shqiptarët, por edhe qytetarë të tjerë të Brukselit, do të kenë mundësinë të shijojnë produktet tipike tradicionale shqiptare.

“Dita e Kulinarisë” përpos promovimit të produkteve dhe recetave shqiptare në Diasporë, si një nga elementet për ruajtjen e identitetit kombëtar, ka për qëllim të nxisë shkëmbimin e kulturave gastronomike dhe bashkëpunimit me kompani të vendit pritës të Diasporës Shqiptare./atsh

Tradita shqiptare e kulinarisë udhëton drejt Belgjikës Read More »

Supë e ngrohtë me brokoli dhe patate – Shije dhe shëndet në tryezë

Kjo është periudha ideale për të përgatitur receta të ndryshme, të shijshme e të shëndetshme me brokoli.

Një perime me vlera fantastike që jo vetëm u jep shije gatimeve të ndryshme por edhe shëndet trupit gjithashtu.
Janë të shumta mënyrat e përgatitjes së supës me brokoli.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë përgatitjen e supës me brokoli dhe patate.

Përgatitja e Supës me Brokoli dhe Patate
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

400 gr brokoli

2-3 patate mesatare

1-2 karrota (sipas dëshirës)

1 kokërr qepë

Një lugë çaji me gjalpë të freskët

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

700-800 ml lëng pule ose ujë

1 gotë qumësht ( 200 ml)

1 lugë gjelle miell

Kripë

Piper

Mjadanoz

Përgatitja
Si fillim, pastrojmë të gjitha perimet me ujë të rrjedhshëm.

Patatet dhe karrotat i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degëza të vogla.

Në një tenxhere hedhim vaj ulliri, e vendosim në zjarr dhe më pas shtojmë qepën e grirë hollë, e kaurdisim për 2-3 minuta derisa volumi të ulet pak.

Më pas shtojmë karrotat dhe patatet e prerë në kubikë, vijojmë t’i kaurdisim për pak.

Shtojmë lëngun e pulës ose ujë dhe i lëmë të ziejnë bashkë përreth 30 minuta.

Për të përfituar maksimalisht nga vlerat e brokolit, AgroWeb.org ju sugjeron që t’i shtoni degëzat e brokolit 6 minutat e fundit që të ziejnë bashkë me përbërësit e tjerë të supës.

Në fund, vendosni një tigan në zjarr, kaurdisni miellin me pak gjalpë. Sapo mielli nis të zverdhet shtoni qumështin dhe përziejeni mirë dhe pa ndërprerje në mënyrë që të mos krijohen kokërriza.

Masën e krijuar me qumësht hidhjani supës dhe lërini në zjarr të marrin një valë për pak minuta duke i përzjerë vazhdimisht.

Hiqeni nga zjarri dhe sipas preferencës mund ta fusni në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës.

Supën e rregullojmë me kripë dhe piper.

E hedhim në tasat e servirjes së supës, i spërkasim me pak vaj ulliri dhe majdanoz të grirë hollë dhe e shërbejmë të ngrohtë dhe me bukë të thekur shoqëruar.

Nëse preferoni, kur ta servirni, supës mund t’i hidhni pak djathë kaçkavall të grirë./AgroWeb.org

Supë e ngrohtë me brokoli dhe patate – Shije dhe shëndet në tryezë Read More »

Pilaf i pjekur me pulë – Receta speciale me shije perfekte

Pilafi me mish pule është një nga gatimet më të shijshme, më të thjeshta dhe më të shpejta që çdo amvisë mund ta përgatisë me mjeshtëri.

Mënyrat e kombinimit të orizit me mishin e pulës janë të larmishme.
Ato janë të ngjashme por edhe ndryshojnë nga tradita në traditë.

Përveç recetës tradicionale të pilafit të zier dhe pulës së pjekur, AgroWeb.org ju rekomandon edhe recetën e ashtuquajtur ‘pilaf i mbuluar.’

Kjo recetë e ka origjinën nga vendet e Lindjes së Mesme dhe e sjell orizin me mishin e pulës në një stil shumë të veçantë.

Mishi i copëtuar i pulës përzihet me orizin dhe më pas mbështillet me një shtresë brumi.

E gjithë masa piqet në tava të vogla deri sa të marrë një ngjyrë të kafenjtë me nuanca të arta.

Kjo pjatë mund të serviret si antipastë ose si pjatë kryesore duke u shoqëruar me sallatë dhe kos.

Përgatitja e Pilafit të Pjekur me Pulë
Përbërësit
Për Mishin E Pulës
500 gr mish pule

2 gjethe të freskëta dafine

1 karrotë e qëruar dhe e prerë në copa të vogla

1 qepë mesatare e prerë në copa

2 kërcenj selino të prerë

3 tufa të holla me majdanoz

6 kokrriza piperi të zi

6 fara karafili

Kripë dhe piper të zi pluhur

Për Pilafin
3 lugë e gjysëm gjelle me gjalpë pa kripë

2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër

2 qepë mesatare të grira hollë

Gjysëm luge çaji me nenexhik

1 filxhan çaji me oriz

Çerek filxhani me bajame

3 peta brumi ose të gatshme

1 vezë të rrahur lehtë

2 lugë gjelle me gjalpë të shkrirë dhe pa kripë

Përgatitja
Vendoseni pulën në një tenxhere të madhe.

AgroWeb.org ju udhëzon që të shtoni gjethet e dafinës, karrotën, qepën, selinonë, majdanozin, piperin dhe karafilin.

Mbusheni tenxheren me ujë të ftohtë dhe lëreni të marrë valë në një temperaturë mesatare.

Më pas uleni zjarrin, mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë për një orë e gjysëm.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për të paktën 30 minuta.

Merreni pulën dhe hiqeni lëkurën.

Mishin transferojeni në një tas dhe copëtojeni imët me duar.

Lëngun e pulës kullojeni dhe ndani dy gota mënjanë.

Pjesën tjetër futeni në ngrirje për përdorim të mëvonshëm.

Merrni një tenxhere tjetër dhe vendoseni në zjarr.

Shtoni gjalpin dhe vajin e ullirit dhe kur të ngrohen hidhni qepët dhe nenexhikun.

Kavërdisini së bashku për 5 minuta.

Më pas AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni orizin dhe bajamet dhe lërini të skuqen për 5 minuta.

Më pas hidhni lëngun e pulës, kripën dhe piperin e zi.

Pasi lëngu të marrë valë, uleni zjarrin, mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë për 15 minuta ose deri sa orizi të jetë zier plotësisht.

Hiqeni tenxheren mënjanë dhe ndizni furrën në një temperaturë prej 200 °C.

Pasi pilafi të jetë ftohur pak, shtoni copat e pulës dhe përziejini me lugë druri.

Merrni një tas qelqi dhe hidhni vezën dhe gjalpin.

Petat e brumit vendosini në një sipërfaqe të sheshtë, prijini në gjysmë dhe mbulojini me një napë të njomë.

Merrni tavat e vogla dhe vendosni nga një petë në secilën prej tyre.

Merrni pilafin e përzier me pulë dhe mbushni tavat e vogla duke i ngjeshur lehtë.

Pasi tavat të jenë mbushur, mbështilleni me pjesët e dala të brumit dhe këtë të fundit lyejeni me vezë dhe gjalpë.

Tavat e vogla futini në furrë dhe lërini të piqen për 20 minuta.

Nue mungesë të tavave të vogla, të gjitha topthat e petave të mbushura me oriz dhe të lyera me masën e vezëve mund t’i vendosni edhe në një tavë të madhe duke bërë kujdes që të ruani formën e tyre.

Për servirje duhet të prisni të paktën 5 minuta deri sa tavat të jenë ftohur disi.

Kjo pjatë serviret e ngrohtë./AgroWeb.org

Pilaf i pjekur me pulë – Receta speciale me shije perfekte Read More »

Si ta përgatisni – Hallva me mjaltë e arra marrosi edhe Ali Pashë Tepelenën

Receta e kësaj ëmbëlsire të shijshme është trashëguar me kujdes e dashuri brez pas brezi për dekdada me radhë.
Kremoze, shije plotë dhe magjepsëse me finesën dhe butësinë e ëmbël të saj. Hallva me Mjaltë e Arra është ndër recetat më të vjetra shqiptare. E trashëguar me kujdes e dashuri brez pas brezi për dekdada me radhë.

Krejt lehtë për t’u përgatitur dhe fantastike për t’u shijuar-kjo është tekstura e ëmbël që zgjon ndijesinë e dashurisë në stomak dhe të përfshin me delikatesën e saj.
Sipas gojëdhënave, Hallva me Arra e Mjaltë ishte ëmbëlsira e preferuar e Ali Pashë Tepelenës. Kuzhinerët e oborrit ishin të urdhëruar t’a gatuanin përditë ëmbëlsirën e famshme, aq shumë të dëshiruar nga Pashai.

Kujtojmë këtu se asaj kohe, tradita e gatimeve shqiptare ishte jashtëzakonisht e influencuar nga kuzhina turke, prej së cilës ishte huazuar edhe receta e përgatitjes së hallvës.

Sot kjo recetë është një vlerë e shtuar që i është bashkuar traditës së kuzhinës shqiptare. E shumë preferuar dhe e dëshiruar nga krejt të gjithë shqiptarët.

Ndiqni më poshtë recetën nga AgroWeb.org për të shijuar këtë ëmbëlsirë fantastike dhe të lehtë për t’u përgatitur.

Si ta përgatisni krejt lehtë në shtëpi
Përbërësit

120 gr miell gruri

70 gr gjalpë

150 gr sheqer

250 ml ujë

arra të thërrmuara

kanellë

Dy lugë mjaltë

Përgatitja

Në një enë hedhim ujin të cilin e kemi vakur më parë bashkë me sheqerin.

E përzjejmë masën derisa sheqeri të shkrijë plotësisht.

Në një tenxhere, shkrijmë gjalpin me zjarr të ulët.

Pasi gjalpi të ketë shkrirë hedhim miellin, të cilin e përzjejmë pa u ndalur dhe shpejt në mënyrë të që shmangim formimin e kokërrizave.

Kur masa merr një ngjyrë në kafe të çelur shtojmë dy lugë mjaltë dhe më pas në mënyrë të ngadaltë shtojmë shurupin dhe arrat e thërrmuara.

Përgjatë gjithë kësaj kohe vijojmë përzjerjen derisa masa të përthithë të gjithë ujin.

Pasi ka përthithur ujin, hallva është gati.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë me kapak të mbyllur për 15 minuta.

Më pas, mund të përdorim dy lugë në dhënien e formës karakteristike të hallvës, por edhe forma të tjera. Në sipërfaqe e spërkasim me kanellë dhe vendosim nga një thelpi arre sipër.

Kjo ëmbëlsirë fantastike mund të shërbehet në temperaturë ambjenti ose e ftohtë. Për një shije më të veçantë, uji mund të zëvendësohet me qumësht.

I gjithë procesi i përgatitjes së kësaj ëmbëlsire kërkon durim dhe përkushtim. /AgroWeb.org

Si ta përgatisni – Hallva me mjaltë e arra marrosi edhe Ali Pashë Tepelenën Read More »

Revani me shurup portokalli – Receta e lehtë me shije të ëmbël

Revania është një ndër ëmbëlsira më të vjetra shqiptare.

Vështirë se mund t’i rezistosh shijes së saj të butë, të shkrifët, të ëmbëlsuar me sherbet.
Në çdo shtëpi shqiptare ëmbëlsira e revanisë është më e dashura e të gjitha recetave.

Nënat dhe gjyshet e përgatisin këtë recetë përherë në raste të gëzueshme familjare por edhe gjatë fundjavave kur të gjithë kanë mundësi të bashkohen në familje.

Nga kuzhina tradicionale tek ajo moderne e ditëve të sotme, kjo ëmbëlsirë vijon ta ruajë identitetin e saj.

Amvisat në shumë raste kombinojnë këtë ëmbëlsirë duke shtuar të tjerë përbërës që i shtojnë asaj edhe më shumë shije dhe aromë.

AgroWeb.org sjell një recetë të shijshme të revanisë me shurup portokalli, krejt lehtë për t’u përgatitur në shtëpi si një alternativë fantastike për të shoqëruar dhe ëmbëlsuar drekat apo darkat në familje.

Përbërësit
1 gotë me miell gruri

½ gotë me sheqer

1 gotë me miell misri për ëmbëlsira

4 vezë

1 gotë vaj

1 pako pluhur pjekës (e gjeni në markete)

200 gr kos

2 vanilje

2 lugë mjaltë

lekurë portokalli

Përgatitja e sherbetit
2 gota ujë

2 gota sheqer

1 gotë uji me lëng portokalli

(I ziejmë të gjitha bashkë për 10 min dhe i heqim mënjanë që të ftohet)

Përgatitja Krejt Lehtë në Shtëpi:
Në një tas të madh të bollshëm rrahim vezët.

Më pas shtojmë sheqerin dhe mjaltin dhe vijojmë rrahjen edhe për 5 minuta.

Në vijim, shtojmë vajin, kosin, si dhe lëkurën e portokallit.

Në një tas tjetër, hedhim miellin e misrit për ëmbëlsira dhe atë të grurit, hedhim gjithashtu edhe pluhurin pjekës dhe vaniljen.

I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i shtojmë tek masa e vezëve.

I rrahim për 2-3 minuta të gjitha bashkë dhe e hedhim të gjithë masën në tepsi.

Ëmbëlsirën e fusim në pjekje në furrë, në temperaturën 170 gradë.

E lëmë të piqet për 35 minuta derisa merr në sipërfaqe ngjyrë të kuqërremtë.

Sapo e nxjerrim nga furra, i hedhim sherbetin e vakët.

Në mënyrë që të përthithë të gjithë masën e sherbetit sa më mirë e shërbejmë tre orë pasi i kemi hedhur sherbetin.

Për Përgatitjen e Sherbetin

Shtoni, ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin, përjzeheni dhe lëreni të marrë valë derisa masa të trashet pak në formën e shurupit. /AgroWeb.org

Revani me shurup portokalli – Receta e lehtë me shije të ëmbël Read More »

Gurabija me kokos

Përbërësit

250 gr gjalpë

1 gotë kokos

3,5 gota sheqer pluhur

1 gotë çaji vaj vegjetal

3,5 gota miell

Përmbi

1 gotë çaji sheqer pluhur

1 gotë çaji kokos

Hapat

Gjalpin, vajin vegjetal, kokosin dhe sheqer pluhurin e derdhim në një enë dhe e përziejmë.

Pastaj ia shtojmë miellin dhe e përziejmë me dorë e gjithë glazurën, do ta përfitojmë një brumë të butë i cili nuk do të ngjitet në duar.

Merrni nga brumi dhe formoni gurabija, ato i rëndisim në tepsi për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius derisa të pjekën.

Pas pjekjës gurabijave përmbi ia derdhni sheqer pluhurin dhe kokosin.

Ju bëftë mirë!

Gurabija me kokos Read More »