Kulinari

Vlorë – “Laboratori i turizmit” gati të hapë dyert për të rinjtë e apasionuar pas kulinarisë

Në qytetin e Vlorës është gati të hapë dyert shkolla “Laboratori i turizmit”, e cila do të ofrojë standarde të larta në shërbimin ndaj turizmit.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, theksoi se “kjo shkollë do të përurohet më 12 maj, në kuadër të hapjes së sezonit turistik në qytetin bregdetar të Vlorës”.

“Kjo shkollë është një projekt i rëndësishëm, për të cilin bashkia Vlorë ka vënë në dispozicion një godinë përgjatë Lungomares, e cila deri dje përdorej si zyrë magazinimi për objekte të ndryshme, në pronësi të bashkisë”, – tha Leli.

Sipas tij, të gjitha ambientet janë hapësira në të cilat të rinjtë e qytetit që ofrojnë shërbime turistike të kenë mundësi të mësojnë dhe të trajnohen nga mësuesit, që do të jenë nga territori i bashkisë së Vlorës.

“Ky projekt do të shërbejë për të gjithë ata persona që do të japin shërbime në turizëm, për kamerierët, kuzhinierët dhe të gjithë ata që do të punojnë në shërbimet e hoteleri turizmit”, – u shpreh Leli.

Pjesë e këtij laboratori është një kuzhinë laborator, ku mësuesit do të trajnojnë nxënësit që kanë dëshirë të mësojnë kulinarinë, apo recetat tradicionale. Po ashtu në mjediset e tij është edhe një ambient që është përgatitur me standardin e një dhome hoteli ku studentët që do të vijnë apo ata që punojnë në njësitë e hotelerisë dhe turizmit dhe kanë probleme me cilësinë dhe standardin mund të vijnë të trajnohen pasdite që të marrin një certifikatë.

Restaurimi i godinës u bë i mundur me fonde të Programit të Konvertimit të Borxhit, pranë Ministrisë së Financave (IADSA) në kuadër të projektit SET TOUR LAB (Laboratori i turizmit), i ndodhur pranë Konsullatës italiane në Vlorë /atsh

Vlorë – “Laboratori i turizmit” gati të hapë dyert për të rinjtë e apasionuar pas kulinarisë Read More »

Makarona të shkurtra me domate

Përbërësit për Makarona të shkurtra me domate.

Përbërësit për 2-3 persona
150 gr makarona të shkurtra (tipi penete)

2-3 domate

1 qepë të vogël

pak borzilok

pak vaj ulliri

pak kripë

pak djathë parmixhan i grirë
Përgatitja
Mbushim me ujë një tenxhere dhe e vemë të ziejë. Kur uji të fillojë të ziejë i hedhim kripë dhe hedhim makaronat.

Ndërkohë që makaronat zihen, përgatisim salcën. Në një tigan hedhim pak vaj dhe grijmë hollë qepën.

E kavërdisim pak dhe hedhim dhe domatet e grira në rende. Shtojmë pak kripë dhe gjethe borziloku.

Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr shumë të ulët. Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me salcën në tigan.

Makronat i shërbejmë të ngrohtë dhe sipër i hedhim parmixhan të grirë.

Ju bëftë mirë

Makarona të shkurtra me domate Read More »

Ushqimet që konsumojmë gabim çdo mëngjes

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme në organizmin e një individi.

Nga dietologët rekomandohet që të marrim sa më shumë energji, duke përdorur ushqimet e duhura.

Por ”Healthline” ka publikuar se cilat janë disa nga ushqimet, të cilat nuk rekomandohen të konsumohen sapo keni nisur ditën.

Drithërat: Të gjithë priremi drejt konsumimit të sa më shumë drithërave në mëngjes. Por kur ato shoqërohen me mjaltë, çokollatë dhe çokokrem, niveli i sheqerit rritet.

Kjo bën që të mos rekomandohen për përdorim në mëngjes.
Buka: Të gjithë kemi tendencën që të ushqehemi sa më shumë në mëngjes, duke i shtuar vaktit tonë sa më shumë kalori.

Prandaj gjithçka çfarë hamë e shoqërojmë me bukë. Por përdorimi i saj çon drejt shtimit të kilogramëve. Për këtë dietologët nuk e rekomandojnë konsumimin e saj.

Kos me fruta: Ndoshta frutat mund të jenë bio, por ato kanë sheqer në përbërjen e tyre. Prandaj nuk rekomandohet që kosi të konsumohet i përzier me fruta.

Qumështi: Shpesh priremi të pimë një gotë qumësht çdo mëngjes dhe ky është një ndër ritualet më të zakonshme të shumëkujt. Por ky është një gabim shumë i madh, sipas ekspertëve qumështi do shumë të tretet. /atsh

Ushqimet që konsumojmë gabim çdo mëngjes Read More »

Një supë e shëndetshme dhe shumë e shijshme

Përbërësit:

▪ 1 lugë vaj ulliri
▪ rreth 1 kg mish viçi të prerë në kube
▪ 4 patate të madhësisë mesatare (gjithashtu të prera në kube)
▪ 4 karota mesatare të prera në kube
▪ 1 qepë e vogël
▪ 3 degë selino
▪ 6 thelpinj hudhre
▪ ½ litri lëng mishi
▪ një lugë e vogël trumzë pluhur
▪ rreth 40 g domate të prera në kube
▪ ¾ e gotës elb
▪ kripë dhe piper

Një supë e shëndetshme dhe shumë e shijshme Read More »

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.Ja si duhet të jetë një mëngjes ideal

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, megjithëse të ushqyerit është një çështje shumë individuale. Ushqyerja është shumë individuale dhe çfarë funksionon për një person nuk funksionon për një tjetër. Është e rëndësishme të mos kapërcehet ndonjë vakt.

Mëngjesi duhet të plotësojë 20-25 % të nevojave tuaja ditore. Studime të shumta kanë treguar që njerëzit që hanë mëngjesin kanë tendencë të kenë një dietë më të balancuar se ata që e kapërcejnë këtë vakt dhe me të ngjarë nuk janë mbi peshë.

Por si mund ta keni vaktin e parë të ditës?
Mëngjesi duhet të jetë i bazuar në grupet kryesore të ushqimeve. Duhet të përfshihen bukë me të gjitha llojet e drithërave apo drithëra më vete. Si burim i fibrave ky ushqim mund të parandalojë diabetin, disa lloje kanceri, përmirëson funksionin tretës dhe redukton riskun e obezitetit. Ky vakt është dhe shansi më i mirë që të konsumohet një nga 5 racionet e rekomanduara të frutave dhe perimeve në ditë.

E njëjta gjë vlen dhe për ushqimet e pasura me kalcium që gjenden tek bulmetrat. Gjithashtu mishi, peshku, vezët ose bishtajoret mund të veprojnë si burim i rëndësishëm i proteinave që ju mbajnë të ngopur shumë gjatë. Drithërat me pak sheqer dhe fruta është një opsion tjetër i shëndetshëm për mëngjes.

Nëse nuk mund të gatuani në mëngjes, përgatisni bukë me krem djathi me pak yndyrë me salmon të tymosur. Këto mbajnë omega 3 si dhe proteina.

Drithërat e shërbyer me qumësht me pak yndyrë dhe me banane, apo tostet janë gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë pasi ju furnizon me fibrat e nevojshëm.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.Ja si duhet të jetë një mëngjes ideal Read More »

Arapash me miell misri dhe të brendshme Qengji.Një nga gatimet më tipike të Labërisë

Arapash
Qull i trashë me miell misri, gjalpë e djathë. Një lloj mëmëlige që në disa krahina gatuhet edhe me zorrë e mëlçi bagëtish të imëta ose me lakra të egra, të grira hollë. Është një nga gatimet më tipike të Labërisë. Arapash me miell misri. Arapash me zorrë qengji.
Arapash me të brendshme Qengji, një pjatë tradicionale shqiptare me shije dhe e lehtë në përgatitje. Shoqërohet me një gotë vere të kuqe ose raki.
Përbërësit
500 gr miell misri (i bardhë dhe i imët)
2 kg lëng mishi
200 gr gjalpë (i freskët deleje)
600 gr të brendshme qengji ((zorrë të holla, mëlçi, shpretkë, etj))
Përgatitja
1
Për përgatitjen e arapashit, në fillim lani dhe pastroni mirë me ujë e më pas me limon ose uthull të përbrendshmet e qengjit. Më pas pritini në copa të vogla dhe skuqini në një tenxhere të thellë, ku më parë është hedhur gjalpi
2
Pasi t’u ketë dalë lëngu, shtoni miellin e misrit, kaurdisini së bashku dhe shtoni lëngun e vakët i mishit.
3
Vazhdoni duke e trazuar ngadalë dhe me zjarr jo shumë të fortë, derisa masa e krijuar të fillojë e të nxjerrë flluska përsipër.
4
Hidheni në pjata dhe për dëshirë, sipas traditës labe, mund t’i shtohet djathë nape i freskët dhe i thërrmuar.
Ju bëftë mirë!

Arapash me miell misri dhe të brendshme Qengji.Një nga gatimet më tipike të Labërisë Read More »

Faktet që nuk i dinit për ushqimin tradicional shqiptar fasulet

Nëse ka një ushqim që është krejtësisht i shëndetshëm është fasulja.
Fasulet janë një ndër ushqimet tradicionale shqiptare por shpesh herë ne i neglizhojmë pasi nuk ua dimë të gjitha vlerat. Sot do t’ju njohim me disa fakte tipike të këtij ushqimi.

Fasulet janë bishtajore dhe e kanë origjinën në Lindjen e Mesme, por u përhapën shumë shpejt në Indi, në vendet e Mesdheut dhe në Amerikë. Fasulet janë të bardha kafe, ose me lara, dhe kanë vlera të larta kalorike.

Mund t’i konsumoni të ziera dhe të skuqura. Fasulet përmbajnë një përqindje të lartë të fosforit, 20 herë më shumë se peshku, i cili është i njohur për sasi të lartë të fosforit, kështu që konsumojini sa më shpesh të jetë e mundur.

Faktet që nuk i dinit për ushqimin tradicional shqiptar fasulet Read More »

Supë pule me perime, e thjeshtë, e shpejtë dhe e shëndetshme

Kjo është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shëndetshme, supë pule me perime.

Sasinë e perimeve mund ta ndryshoni sipas dëshirës
Ndjehuni të lirë të shtoni erëza të ndryshme sipas dëshirës dhe mund të fusni në supë dhe lulelakër bashkë me dy perimet e tjera.
Proçedura :

Prini gjoksin e pulës në kubikë mesatarë

Grini në rende për së gjati karrotat dhe kungullin

Në tenxheren ku do gatuani supën shtoni mishin e pulës, kripën dhe vajin e ullirit

I kaurdisni për pak minuta

Më pas shtoni karrotat dhe kungullin e grirë bashkë me 1.5 litra ujë

I lini të ziejnë deri sa përbërësit të jenë zier

Shtoni panën duke e përzier në të njëjtën kohë

Lëreni të marrë një valë

Fikni zjarrin

Shtoni majdanoz dhe limon sipas dëshirës
Ju bëftè mirë!

Supë pule me perime, e thjeshtë, e shpejtë dhe e shëndetshme Read More »