Kronike e zeze

Aksidenti i rëndë! Ky është 14-vjeçari që ndërroi jetë

Lajm i trishtë . Një 14-vjeçar i plagosur si pasojë e një aksidenti gjashtë ditë më parë ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Ai është Arjol Dervishaj nga Vllahati, Sarandë.

Ai ishte pasagjer në makinë me dy shokët e tjerë në mjetin që u përplas në Bajkaj. Tre adoleshentët e aksidentuar u nisën për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç arritën që të shpëtonin, ndërsa shoku i tyre Arjol Dervishaj që u transportua me helikopter ndërroi jetë sot.

Tre të miturit u aksidentuan në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, pasi drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Automjeti tip “Benz” ishte në pronësi të babait të një prej të miturve.

Aksidenti i rëndë! Ky është 14-vjeçari që ndërroi jetë Read More »

Këto janë gratë më të rrezikshmë në Europë

Autoriteti policor evropian Europol u ka drejtuar së fundmi thirrje të gjithë qytetarëve për ndihmë.

Gjithsej 62 të akuzuar për krime të rënda po kërkohen, duke përfshirë vrasës, kontrabandistë droge dhe mashtrues apo vrasës serialë.

Në listën e të kërkuarve ka kryesisht kriminelë meshkuj, por duhet patur kujdes pasi janë edhe disa gra.

Katër nga gratë më të rrezikshme në Evropë:

Droga në moshën 19 vjeçare

Marzia Marimar Calleja Maatouk, 23 vjeç shikon në kamer me sytë e saj të gjelbër sikur asgjë nuk mund t’i mjegullonte. Por e reja e imët nga Malta i ka të gjitha!

Në gusht 2019, oficerët e policisë ndaluan 19-vjeçarien asokohe dhe gjetën menjëherë atë që kërkonin: Calleja Maatouk mbante drogë. Dhe në një shkallë që sugjeronte se ato nuk ishin të destinuara vetëm për përdorim personal. Gruaja, e cila kishte tatuazhe në krahun, dorën dhe fytyrën, u akuzua më pas për trafik komercial droge. Vendimi: 15 muaj burg dhe 3500 euro gjobë.

Por përpara se të bëhej rigjykimi, Calleja Maatouk u largua nga Malta dhe u fsheh. Sipas informacioneve të inteligjencës, ajo është në arrati me bashkëshortin e saj Jomic Calleja Maatouk, i cili gjithashtu është në kërkim, pasi mësohet se donte të merrte drogëra sintetike dhe materiale për eksploziv në tregun e zi.

Divorc me vrasje

Më 24 janar 2014, Eva Zámečníková, 42 vjeç, nga Sllovakia donte të ndahej përfundimisht nga i shoqi. Jo përmes divorcit, por me ndihmën e një vrasësi me pagesë! Motivi sipas Europol: Sipas fjalëve të dëshmitarit kyç, ajo “nuk donte të paguante” shtëpinë e përbashkët për veten dhe burrin e saj.

Për planin e saj luleshitësja punësoi një dikë me precedentë penalë dhe i premtoi një pagë prej 50 mijë eurosh. Fat i keq për biznesmenen keqdashëse: Pas disa tentativave për ta vrarë me sa duket kishin dështuar, vrasësi u zbulua në polici

Zámečníková i mohoi akuzat në gjykatë, por megjithatë u dërgua në burg për tetë vjet. Kur u lirua për pak kohë në gusht 2014 për shkak të lindjes së fëmijës së saj, ajo shfrytëzoi rastin për t’u arratisur.

Nusja mafioze dhe shpëtimtari i kafshëve

Buzë të plota, sy të ngadaltë, Tania Gomez, 31 vjeç, mund të konkurronte me shumë modele, por suedezja tërheqëse zgjodhi rrugën e karrierës kriminale. Sipas Europol, Gomez është një anëtare e rrezikshme e mafies së drogës! Ajo flet spanjisht dhe suedisht

Sipas hetuesve, nusja brune e gangsterit transportonte kilogramë drogë dhe miliona dollarë në të gjithë Evropën. Gomez nuk ishte e përfshirë vetëm në trafikun e drogës, por edhe në marrëveshjet mafioze të pastrimit të parave.

Gjatë një bastisjeje në Stokholm, policia gjeti çanta plot me para, më shumë se një milion euro! Pas bastisjes, 31-vjeçarja u fsheh dhe është në arrati që nga marsi i vitit 2021.

Me gënjeshtra dhe mashtrime

Marina Kramberger, 33 vjeç, padyshim që ka fuqi të mëdha bindjeje dhe një imagjinatë të pasur. Për fat të keq, sllovenia përdor aftësitë e saj në dëm të atyre që e rrethojnë – ajo kërkohet si mashtruese e rrezikshme serike!

Kramberger përballet me një dënim me burg për disa vepra mashtrimi. Ajo është në arrati që prej 20 korrikut 2021 dhe vazhdon të kryejë krime.

Mashtrimi i saj: Ajo thotë gënjeshtra aventureske dhe i bind viktimat e saj që t’i transferojnë shuma të mëdha parash, të japin me qira strehim ose të marrin hua makina. Në fund, faturat u mbeten njerëzve.

Sipas Europol, Kramberger udhëton shumë shpesh dhe ka shumë të ngjarë me një grua tjetër.

Këto janë gratë më të rrezikshmë në Europë Read More »

29-vjeçari u gjet i varur në pemë, si i vëllai apelonte për parandalim të krimit: Shkoi të takonte ish-gruan dhe…

Janë zbardhur të tjera dëshmi në lidhje 29-vjeçari shqiptar Angjelo Avdiu u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një fshat të Greqisë, i varur në një pemë dhe me duar të lidhura

Rreth një muaj më parë familjarët e tij kishin denoncuar humbjen e të riut, pasi ky i fundit kishte humbur kontaktet me ta prej tri ditësh.

Avdiu, baba i një fëmije, jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe sipas mediave greke ai ishte larguar mëngjesin e 29 tetorit, ndërsa gjatë natës kishte qëndruar me një të afërm.

Vëllai i tij ka zbuluar në deklaratën për mediat greke se 29-vjeçari kishte ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha ai.

29-vjeçari u gjet i varur në pemë, si i vëllai apelonte për parandalim të krimit: Shkoi të takonte ish-gruan dhe… Read More »

Të shtënat me armë/ Autori qëlloi tre plumba shoferin e fugonit

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku drejtuesi i një furgoni u qëllua me armë zjarri pas një sherri me një person tjetër.

Mësohet se autori qëlloi tre plumba në drejtim të shoferit në momentin që ai ndodhej brenda mjetit.

I plagosuri nga Laçi është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Raportohet se shoferi bënte linjën e pasagjerëve Laç-Lezhë dhe anasjelltas.

Të shtënat me armë/ Autori qëlloi tre plumba shoferin e fugonit Read More »

22-vjeçarja vritet brutalisht nga ish i dashuri, trupi gjendet në kanal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë e re është vrare nga ish i dashuri i saj posesiv.
Ky lajm ka tronditur vendin dhe ka nxitur protesta për dhunën ndaj grave.

Më 11 nëntor pak ditë para se 22-vjeçarja, Giulia Ceçhettin të merrte diplomën e saj të inxhinierisë bio-mjekësore, ajo shkoi të blinte fustanin e saj të diplomimit me ish-të dashurin e saj Filippo Turetta.

Më pas, çifti u zhduk. Disa ditë më vonë, u shfaqën pamjet e kamerave që tregonin momentet e fundit të jetës së saj.

Turetta, 22 vjeç, shihet duke rrahur ish-partneren e tij në një park makinash afër shtëpisë së saj në Vigonovo, afër Venecias.

Ajo u përpoq të arratisej, por prokurorët thonë se ai i vuri shirit ngjitës në gojë, e futi me forcë në makinën e tij dhe shkoi në një zonë industriale, ku e sulmoi përsëri.

Pas një kërkimi 1-javor, trupi i saj u gjet në fund të një kanali, i mbështjellë me qese të zeza plastike. Mbetjet e saj trupore kishin shenja të një vrasjeje brutale. Koka dhe qafa e saj ishin të mbuluara me të paktën 20 plagë të thella me thikë. Ajo besohet se ka vdekur natën e 11 nëntorit.

Policia lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar dhe shpalli në kërkim Filippo Turettan. Makina e tij u gjurmua duke kaluar përmes Italisë veriore, në Austri dhe më pas në Gjermani.

Një javë më vonë, ai u arrestua pranë Leipzig, në Gjermani, kur një shofer telefonoi policinë pasi vuri re se ishte i parkuar në autostradë me dritat e fikur. Telefonuesi nuk e kishte idenë se 22-vjeçari kërkohej për vrasje.

Filippo Turetta deri më tani nuk është akuzuar zyrtarisht dhe do të ekstradohet në Itali të shtunën.

Ceçhettin dhe Turetta u njohën në universitet. Ata qëndruan të lidhur për një vit e gjysmë, para se ajo të ndahej me të në gusht.

“Ai ishte një djalë normal, i përsosur. Në shkollë ka dalë mirë, nuk ka pasur kurrë probleme me mësuesit apo shokët e klasës. Nuk ka pasur kurrë debate me askënd”, tha babai i tij Nicola Turetta në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica.

Motra e vajzës, Elena tha se ajo ishte e shqetësuar për posesivitetin e tij, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se ai mund ta lëndonte atë. Ajo vuri në dukje një kulturë patriarkale të dhunës dhe kontrollit mbi gratë që normalizon sjelljen e rrezikshme të burrave.

“Filippo shpesh përshkruhet si një përbindësh, por ai nuk është një përbindësh. Një përbindësh është një përjashtim, një person që është jashtë shoqërisë, një person për të cilin shoqëria nuk ka nevojë të marrë përgjegjësi. Përbindëshat janë bij të shëndetshëm të kulturës së patriarkatit dhe përdhunimit, tha Elena për mediet italiane.

22-vjeçarja vritet brutalisht nga ish i dashuri, trupi gjendet në kanal Read More »

Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga dosja: Ervin Mata i ofroi 500 mijë euro Breçanit por i refuzoi, ja përplasja me të birin

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me dosjen e ish-kreut të policisë Erzen Breçani dhe 7 personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Në një intervistë televizive, ajo theksoi se në bazë të përgjimeve të dala nga aplikacioni “Sky” ka pasur një përplasje mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit.

Sipas saj Mata do t’i jepte Breçanit 500 mijë, por që ky i fundit nuk i ka pranuar e madje ka pasur një përplasje dhe me të birin në lidhje me këtë çështje.

“Duket se ka një përplasje mes Breçanit dhe Ervin Matës, dhe kjo del nga përplasja e Breçanit me të birin sepse Ervin Mata i është ofruar Breçanit në një moment për të paguar punonjësit e tij. I është ofruar për t’i dhënë një shumë prej 500 mijë eurosh përmes një këngëtarje të njohur. Breçani jo vetëm që nuk i pranon paratë, por ka një përplasje me të birin për këtë. Përplasja mes tyre është shumë e fortë. Në pamje të parë ngjan sikur Breçani e bën fajtor Ervin Matën për përfshirjen e të birit në këto punë. Nga ana tjetër shkon dhe te një dyshim tjetër ku i thotë, ki kujdes se ky mund të jetë informatori. Nëse është apo jo fajtor këtë e vendos Gjykata”-tha ajo.

Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga dosja: Ervin Mata i ofroi 500 mijë euro Breçanit por i refuzoi, ja përplasja me të birin Read More »

Gazetari Artan Hoxha i ‘vë vulën’: Ervis Martinaj është vrarë, por policia…

Gazetari Artan Hoxha thotë se Ervis Martinaj është vrarë, por policia nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë sepse nuk arrin ta provojë.

Duke iu referuar një deklarate të sotme të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, Hoxha tha se me të pranohet pikërisht kjo gjë.

“Ervis Martinaj më 17 maj u shpall njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Në 9 gusht 2022 ai u zhduk papritur. Ai u rrëmbye dhe u asgjësua. Që nga ajo kohë, kryeministri i la drejtorit të policisë 100 ditë afat. Kanë kaluar 1 vit e një muaj. Nga ai moment është thënë që policia nuk e provon dot, jo që nuk e di. Të gjithë këta brenda policisë që kanë lidhje me grupet i dinë gjërat. Ajo që lë të kuptohet Balla është se policia e di çfarë ka ndodhur dhe po mundohet ta provojë.

Kur ka ndodhur ngjarja e Martinaj, Sky dhe Ecro kishin dalë nga qarkullimi. Por policia ka kanale të tjera për ta provuar. Mendoj se deri në njëfarë pike, policia nuk ka pasur interes ta zbardhte. Policia e di se çfarë ka ndodhur. Janë pamjet video, por nuk ka kufomë.”

Hoxha tha se krimi është financiarisht më i fortë se organizata e policisë, e cila ka për detyrë ta luftojë.

“Nuk është më ‘98 kur kalonte hashashi me mushka. Nëse ne flasim që Ervin Mata mund t’i humbë në një natë gjysmë milioni euro në një kazino, për këtë flasim. Krimi ka buxhet më të madh se Ministria e Brendshme. Si mund të lësh një polic me 500 mijë lekë rrogë. Policëve u vjedh edhe te kapelja, edhe te uniforma. Nuk kanë naftë e nuk flasin dot. Dyshoj se kjo bëhet edhe qëllimisht.”

Gazetari Artan Hoxha i ‘vë vulën’: Ervis Martinaj është vrarë, por policia… Read More »

Gazetari i njohur plas deklaratën ‘bo mbë’: ‘Ja pse po heshtin autoritet…’

Gazetari Ervis Martinaj thë në një intervistë televizive se edhe pse pretendohet se nuk dihet asgjë për fatin e Ervis Martinaj, policia e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur me të.

Gazetari Çelmeta tha se shteti e di se çfarë ka ndodhur me fatin e këtij personazhi të njohur në botën e krimit, por ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë, ndaj edhe gazetarët nuk mund të flasin më tepër, pasi kjo nuk është një detyrë që u takon gazetarëve.

“Unë e them gjithmonë që shteti e di fatin e Ervis Martinaj, por nuk e tregon fatin e tij. Autoritetet shqiptare nuk e tregojnë se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj ç’mund të them unë që jam gazetar? Kur autoritetet heshtin dhe nuk e tregojnë çfarë mund të themi ne? ne jemi media investigojmë dhe bëjmë që autoritet të bëjnë detyrën ashtu siç duhet. Ne i kritikojmë që të bëjnë detyrën e tyre sipas funksionit që kanë dhe jo të bashkëpunojnë me grupe kriminale. Policia dhe autoritetet që po punojnë e dinë të vërtetën e Ervis Martinaj por nuk e thonë”,-tha Çelmeta.

I pyetur nga moderatori Ilir Kazaferi se përse autoritetet po heshtin, gazetari Çelmeta u përgjigj:

“Nuk e thonë sepse siç po nxjerr aplikacioni SKY shumë drejtues të lartë policie dhe personazhe të Policisë së Shtetit kanë pasur komunikime me shtetasin Ervis Martinaj dhe nëse do zbardhej vërtetë Ervis Martinaj, nuk do të kishim një polici shteti, do shkrihej e gjithë policia e shtetit”.

Gazetari i njohur plas deklaratën ‘bo mbë’: ‘Ja pse po heshtin autoritet…’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com