Kronike e zeze

Lajm i fundit/ Përmbyset gjithçka! Arrestohet burri për vrasjen e gruas

Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i njëjti dyshohet për implikim në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murselit. Kujtojmë se e ndjera është vrarë pasditen e së mërkurës në veturë, në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës.

“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.

Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre.

Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin e Policisë.

Lajm i fundit/ Përmbyset gjithçka! Arrestohet burri për vrasjen e gruas Read More »

Vjehrri i viktimës zbulon detaje nga ekzekutimi: ‘Mund të ketë lidhje me detyrën e djalit si këshilltar i Pacollit’

Në një studio televizive, vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli ka treguar detaje tragjike për nusen e djalit të tij.

Ai tha se ka disa variante për ngjarjen, ndërsa shtoi se familja e djalit të tij ka pasur 3 mijë euro me vete në çantë, pasi po bënin shtëpi të re.

“Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori, tani po kthehen nga rruga. Edhe unë shpresoj që të kenë qenë dhe psikologët të pranishëm. Gjendja e Naimit është e rëndë. Naimi është duke u kthyer nga Prishtina.

Nga Suedia kam mbërritur sot në mëngjes, dhe nuk jemi takuar ende. I kam lexuar mediat. Dikush thotë që është një makinë me targa të huaja, apo ka një dyshim tjetër. Ndoshta mund të ketë edhe lidhje me detyrën. Sipas çdo informacioni që kam, këta ishin duke u vendosur në shtëpi të re. Liridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë dhe ka bërë rezistencë. Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi.”, tha ai.

Vjehrri i viktimës zbulon detaje nga ekzekutimi: ‘Mund të ketë lidhje me detyrën e djalit si këshilltar i Pacollit’ Read More »

‘Në vendngjarje ka kamera sigurie’, avokati flet për vrasjen e Liridona Murselit: Disa prononcime nuk kanë bazë

Avokati Gazmend Halilaj, e ka cilësuar një krim të paprecedentë vrasjen e Liridona Murselit nga grabitësit në prani të fëmijëve të saj në Prishtinë.

Ai tha se po abuzohet me lajmin, teksa shtoi se në zonë ka kamera sigurie dhe shrehu besimin se ngjarja do të zbardhet.

“Është rast tronditës, pasi në 2023 veprohet kështu ndaj një gruaje, ndaj një viktime krejtësisht të pafajshme. Një lajm tronditës që na ka shokuar të gjithëve. Shpresoj që Prokuroria dhe policia të bëjnë të pamundur që të zbardhin detajet”, tha Gazmend Halilaj.

“Mendoj se portalet te ne në këto ngjarje i pasurojnë për klikime, pa pasur asnjë bazë. Janë disa prononcime që nuk kanë bazë. Ata aludojnë se pse kanë shpëtuar burri dhe fëmijët dhe është vrarë gruaja. Ata kanë pasur qëllim që të marrim aq sa munden. Çdo ambient ka kamera sigurie sot dhe më pas shkon drejt autorëve. Kam besim se do të zbulohet ngjarja.”, theksoi ai.

‘Në vendngjarje ka kamera sigurie’, avokati flet për vrasjen e Liridona Murselit: Disa prononcime nuk kanë bazë Read More »

Grabitësit i vranë nusen e djalit, Shaban Murseli tregon traumën e nipit 4-vjeçar që pa me sy ngjarjen

Vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli ka treguar detaje tragjike nga nuses së tij mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Ai ka treguar se nipi i tij 4-vjeçar ka përjetuar një traumë, ndërsa grabitësit i kanë marrë telefonn.

Shaban Murseli bëri me dije se mund të kenë qenë dy persona të maskuar, teksa tregoi edhe si e mori vesh lajmin.

“Nipi i vogël 4 vjeç i kishte treguar familjarëve, se njëri prej grabitësve i kishte marrë telefonin djalit. Dyshohet se kanë qen 2 persona të maskuar. Ajo zonë është si rrugë fshati, nuk ka pasur kamera sigurie. Pak metra më larg, kam dëgjuar se ka pasur një restorant kamera. Grabitësit lëviznin me makinë të tipit ‘BMW’.

Sa erdha në shtëpi, ishte ora 21:00 dhe më telefonin djali i vogël e më thotë ‘babi ke diskutuar me Naimin’. I them që jo, më pas më thotë ‘po më thonë se paskan vrarë Liridonën’. Liridona është kthyer në Kosovë në muajin tetor”, tha ai.

Grabitësit i vranë nusen e djalit, Shaban Murseli tregon traumën e nipit 4-vjeçar që pa me sy ngjarjen Read More »

Ky është shqiptari i vr arë mbrëmë në Athinë

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i 56-vjeçarit shqiptar Thimi Droboniku alias Thimi Prifti me plumb në gjoks, mbrëmjen e së enjtes në Paleo Faliro, Athinë.

56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej si i përfshirë në organizatë kriminale, trafik droge, trafik cigaresh dhe falsifikim. Gjithashtu dyshohet se të jetë përfshirë në grabitje me armë.

Autoritetet greke po hetojnë nëse ka lidhje mes atentatit ndaj shqiptarit dhe makinës që u gjet në fund të nëntorit në Paleo Faliro, brenda së cilës u zbulua një kallashnikov, granatë dhe shishe me benzinë.

Në fakt, brenda automjetit u gjetën gjurmë gishtash të një tjetër krimineli të njohur shqiptar.

Shqiptari ka qenë i përfshirë në grabitjen e bankomateve, ndërsa në të kaluarën është arrestuar dy herë, një herë në Patra dhe një herë në Athinë.

Vrasja e shqiptarit

56-vjeçari u vra rreth orës 21:00 të së enjtes (30 nëntor) teksa ndodhej në rrugën Atlantos.

Viktima kishte parkuar motorin e tij pak metra larg pallatit ku banonte dhe me kokoren në dorë ishte nisur drejt shkallëve të hyrjes për te apartamenti ku jetonte, kur iu bë atentat.

Banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë. Sipas hetimeve paraprake, kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar viktimën në gjoks.

56-vjeçari nga Berati u dërgua në spital, por nuk arriti që t’iu mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Sipas fqinjëve ai ishte njeri i qetë dhe prej të paktën 5 vitesh jeton me familjen në një pallat në rrugën Atlantos.

Ky është shqiptari i vr arë mbrëmë në Athinë Read More »

Shqiptari vritet në derë të shtëpisë në Athinë, mediat greke: Emër i njohur i krimit, merrej me…

Një 60-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në lagjen Paleo Faliro të Athinës mbrëmjen e djeshme. Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur përballë një pallati në rrugën 44 Atlantos, të kryeqytetit grek.

Persona të panjohur kanë hapur zjarr në drejtim të shqiptarit dhe janë larguar me shpejtësi.

Viktima është qëlluar në gjoks dhe me ndërhyrjen e menjëhershme të ambulancës është dërguar i gjallë në spitalin Evangjelismos, kur ka ndërruar jetë më pas si pasojë e plagëve të marra.

Zona është rrethuar nga forca të shumta policore dhe në vendngjarje janë gjetur të paktën dy gëzhoja 9 mm.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por sipas Protothema ajo mund të lidhet me të shkuarën e 60-vjeçarit, i cili është i skeduar nga policia për përfshirje në grupe kriminale të trafikut të drogës, kontrabandë cigaresh dhe falsifikim dokumentesh.

Nga vlerësimet paraprake policia helene dyshon se kemi të bëjmë me vrasje për larje hesapesh.

Shqiptari vritet në derë të shtëpisë në Athinë, mediat greke: Emër i njohur i krimit, merrej me… Read More »

Gjendet i vdekur 27-vjeçari shqiptar në Gjermani, ja çfarë dyshohet

Një 27-vjeçar shqiptar raporothet se ka ndërruar jetë në gjermani, pasi është vrarë. Policia gjermane gjeti një trup disa ditë më parë në Kaltenkirchen, teksa sot është bërë identifikimi i viktimës.

Trupi i 27-vjeçarit u gjet të shtunën në mbrëmje jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen. Sipas policisë, ai ka marrë një plagë me armë zjarri, teksa mësohet se nuk kishte vendbanim të përhershëm, por ai ishte i njohur për policinë.

Ndër të tjera, është e paqartë se ku është vrarë saktësisht 27-vjeçari dhe si ka mbërritur trupi në Kaltenkirchen. Pas informacioneve për një incident në Uetersen (rrethi Pinneberg), policia kriminale e Itzehoe arrestoi të dyshuarin e mitur, një 17-vjeçar shqiptar.

Të dielën, me kërkesë të prokurorit publik, gjykata e qarkut Itzehoe lëshoi ??një urdhër-arresti ndaj 17-vjeçarit me dyshime të forta për vrasje.

Gjendet i vdekur 27-vjeçari shqiptar në Gjermani, ja çfarë dyshohet Read More »

U hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, gjen vdekjen 20-vjeçari shqiptar në Austri

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është hedhur në një lumë në Austri.

Policia dyshon se i riu mund të merrej me veprimtari të paligjshme. Kjo pasi ai u largua me shpejtësi me mjetin e tij kur policia i bëri shenjë që të ndalonte që në Gjermani.

Ai kaloi kufirin me makinën, që dyshohet se ishte e vjedhur. 20-vjeçari u përplas me një makinë policie dhe më pas u arratis në këmbë. Ai u hodh në lumë duke menduar se do të notonte, por aty humbi ndjenjat.

Shqiptari u dërgua në spital me helikopter, por ishte shumë vonë për ta mbajtur në jetë.

U hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, gjen vdekjen 20-vjeçari shqiptar në Austri Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com