Ak sidenti ku mbetën të vd ekur 4 shqiptarë/ Ç’ka ndodhur në tra gjedinë që u sh ua e gjithë familja?
Një aks ident i rë ndë i mori je tën disa ditë më parë katër shqiptarëve në Itali. Më 30 tetor hu mbën jetën Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj 2-vjeçar Mattias dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana e Resat Hyseni, 8 dhe 11 vjeç.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit, Orjol Lame, 32 vjeç, bashkëshorti i Shane Hysenit dhe babai i Mattiasit të vogël ndodhet ende i shtruar në gjendje të rë ndë, në reanimacionin e spitalit Santa Maria Nuova.
Mediat italiane shkruajnë se 32-vjeçari është regjistruar në regjistrin e të dysh uarve nga zv/pr okurori Marco Marano. Hipoteza e kri mit është vra sje e shumëfishtë në rrugë. Magjistrati është në pritje të rezultateve të analizave toksikologjike për të konstatuar kushtet në timon të të riut.
Por ndërkohë nga het imet dalin të tjera detaje. Fiat Stilo me të cilin po udhëtonin pesë shqiptarët duket se ishte në emër të një personi tjetër që kishte ndë rruar jetë këtë vit.
Hetuesit po heto jnë gjithashtu të kaluarën e Orjol-it, i cili duket se ka disa pre cedentë pe nalë që datojnë në vitin 2020. Kjo do të rezultonte në mospërputhje me lejen e qëndrimit. Ndoshta për këtë arsye ai e kishte regjistruar makinën në emrin e tij.
Mediat italiane shkruajnë se he tuesit po shqyrtojnë pista të ndryshme. Pol icia bashkiake po vazhdon analizimin e gjetjeve në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e një ak sidenti që për momentin mbetet pa shkak. Në fakt, nuk ka asnjë gjurmë frenimi në asfaltin e via Newton, ndërsa automjeti ishte duke ecur me shpejtësi të madhe.