Britania e Madhe ëshët tronditur ditën e sotme, pasi 3 persona janë gjetur të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Nottingham mëngjesin e sotëm, vend i cili për momentin është në shtet-rrethim. Qendra e qytetit është rrethuar nga policia, pasi disa banorë raportuan për të shtëna me armë. Deri më tani një person është arestuar.
Publikut i është kërkuar të shmangë zonën dhe është paralajmëruar se gjashtë rrugë rreth zonës tregtare të qytetit ka të ngjarë të mbeten të mbyllura për “disa kohë” ndërsa hetimet e policisë vazhdojnë.
Policia u thirr në Ilkeston Road vetëm pas orës 4 të mëngjesit ku dy persona u gjetën të vdekur në rrugë.
Oficerët më pas u thirrën në një tjetër incident në Milton Street, ku një furgon kishte tentuar të përmbyste tre persona. Ata aktualisht po trajtohen në spital.
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.
Alidon Marqeshi akuzohet për vrasje në bashkëpunim nga shteti gjerman dhe i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Sipas njoftimit zyrtar, ditën e djeshme rreth orës 20:40, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues Alidon Marqeshin.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM/Gjermani, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Alidon Marqeshi , në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Të zhdukur prej 2 muajsh, ende nuk ka asnjë gjurmë të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit.
Mësohet se policia pas disa javësh kërkime, ka ndërprerë operacionin për gjetjen e trupave të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, të zhdukur prej 6 Prillit, në Sarandë.
Ky fakt është konfirmuar nga familjarët e dy të zhdukurve të cilët kanë zhvilluar dy herë takime me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për t’i kërkuar të zbulojë se çfarë ka ndodhur me Theodhorin dhe Sulovarin.
Por ndonëse kërkimet janë ndërprerë, hetimet vijojnë në forma të tjera. Verifikime po kryen për gjetjen e personave që fshihen pas rrëmbimit e më pas groposjes së 45-vjeçarit Sulovari dhe 52-vjeçarit Theodhori.
Dy të zhdukurit janë emra të njohur për policinë, pasi në të shkuarën kanë patur precedent në fushën e narkotikëve. Përfshirja e tyre në aktivitete kriminale dyshohet të jetë arsyeja e zhdukjes.
Detaje të teja kanë dalë në lidhje me kafkën, që u gjete ditën e djeshme në afërsi të varrezave të të Burdulliasit në Berat.
Kafka i përkiste një gruaje.
Kafka e dekompozuar ishte future në një qese plastike, e cila ishte lidhur dhe ishte hedhu pranë varrezave.
Sipas hulumtimeve të deritanishme, nga këqyrja e të gjitha varreve në këto varreza nuk janë të dëmtuara, ndërsa mendohet se kafka është hedhur aty, raporton gazetarja, Eneida Petova.
Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.
Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë në këtë zonë, por duke qenë se bizneset dhe shtëpitë pranë varrezave nuk kanë kamera, zbardhja e detajeve do të jetë e vështirë.
Ndërkohë, identifikimi i personit që i përkasin eshtrat do të bëjë të mundur dhe hetimet për pas të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/
Bëhet me dije nga burimet për mediat se kafka ishte hedhur brenda qeses plastike, në qese ndodheshin edhe disa pjesë eshtrash të trupit. Detaje tronditëse zbulon punonjësi i varrezave të Burdulliasit, Tomorr Nure, ai që e gjeti dhe e hapi qesen, që ishte mbuluar me gjethe për të mos u zbuluar shpejt.
Mesditën e djeshme u raportua se një kafkë ishte gjendur e hedhur pranë një prej varrezave të qytetit. Kafka u gjet mesditën e djeshme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike. Por sot kanë dalë të tjera detaje tronditëse në lidhje me këtë ngjarje.
Ka qenë punonjësi i varrezave të Burdulliasit, Tomorr Nure, ai që e gjeti dhe e hapi qesen, i cili konfirmon se brenda qeses nuk ishte vetëm kafka por edhe pjesë të tjera të eshtrave.
Nure ka deklaruar se në qese ndodheshin edhe disa pjesë brinjësh dhe gjymtyrë dhe se në eshtrat e këmbëve ishin veshur çorape.
Punonjësi Tomorr Nure ka pohuar se ka qenë ora rreth 11:00 – 11:15 minuta kur ai duke pastruar ka gjetur një qese plastike të mbuluar me gjethe. Pasi e ka hapur, Nure deklaron se ka parë kafkën dhe pjesë eshtrash trupore dhe është tmerruar.
Ai konfirmon se menjëherë ka njoftuar përgjegjësin dhe policinë, që erdhën dhe i morën eshtrat. Nure, duke shpjeguar edhe mënyrën e zhvarrosjes së eshtrave, konfirmon se eshtrat nuk i përkasin varrezave të Burdulliasit dhe se nuk janë zhvarrosur nga asnjë varr i këtyre varrezave.
Duke treguar edhe vendin ku i gjet qesja plastike me kafkën dhe eshtrat brenda saj pohon se ajo është sjellë dhe është hedhur nga jashtë nga ndonjë person, që pasi e ka hedhur e ka mbuluar me gjethe për të mos u gjetur shpejt.
Kafka dhe eshtrat trupore, të gjetura mesditën e djeshme në varrezat e Burdulliasit në Berat, është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, kur nëpërmjet metodave shkencore që do të kryhen dhe ADN-së do të përcaktohet identiteti i saj.
Kafka i përket një femre dhe ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre.
Policia është duke punuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave. Po kështu edhe brenda varrezave duket se ka kamera të instaluara por nuk konfirmohet nëse këto kamera punojnë apo edhe nëse punojnë a e kanë rrezen e mjaftueshme për të parë sipërfaqen ku është hedhur qesja.
Një konflikt familjar ka ndodhur në Shkodër, ku 29-vjeçari Elvis Kosuri ka kërcënuar me armë zjarri, pushkë xhaxhain e tij.
Mësohet se i riu për motive pronësie ka kërcënuar xhaxhain e tij, 64-vjeçari me iniciale Z.K., por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Në banesë, të riut i janë gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri, në familje.
Kanosi me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, për motive pronësie, kapet dhe arrestohet 29-vjeçari. Sekuestrohen arma me të cilën u krye kanosja, fishekë luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e të arrestuarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një konflikt ndërmjet disa familjarëve mund të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës së zjarrit, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gimaj, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, shtetasin Z. K., 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e 29-vjeçarit.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.