Kronike e zeze

Lajm i fundit/ Del foto, ja kush është 33-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Vlorë

Ky është 33-vjeçari T. Ramaj (Hosaj), i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë mesditën e sotme në një lokal në Vlorë.

I riu dy mbiemra është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka dyshime se kanë qenë dy autorë të ngjarjes, të cilët pas të shtënave janë arratisur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, në rrethana ende të paqarta.

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit

Lajm i fundit/ Del foto, ja kush është 33-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Vlorë Read More »

Plagosja me armë zjarri në Vlorë, policia jep detajet mbi ngjarjen

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.

Sipas policisë 33-vjeçari i cili kishte ndërruar dy mbiemra Tonin Ramaj (Hosaj) është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Plagosja me armë zjarri në Vlorë, policia jep detajet mbi ngjarjen Read More »

Babë e bir me origjinë shqiptare rrahin me bastun grekun në mes të rrugës

Një incident i pabesueshëm dhune ka ndodhur në mes të rrugës në Agios Nikolaos të Kretës.

Dy shqiptarë sulmuan një burrë, i cili në momentin e sulmit po ngiste biçikletën.
Pasi e kanë rrëzuar në tokë, babë e bir filluan ta godasin me bastun, kryesisht në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ata gjithashtu e goditën me grushte dhe shqelma.

Mësohet se burri ka marrë plagë të rënda, të cilat konsiderohen të rrezikshme për jetën.

Kalimtarët dhe fqinjët dolën në rrugë dhe u përpoqën të shpëtonin burrin i cili u rrah për 4 minuta.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një makinë patrulluese e policisë, e cila ka konstatuar gjendjen kritike të viktimës.

Dy shqiptarët, babë e bir jetojnë në Agios Nikolaos. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal dhe

janë dërguar dje të martën në komisariatin e Agios Nikolaos dhe sot të mërkurën në prokurori.

Sipas informacioneve, nga të dyja palët janë ngritur padi dhe tani e tutje drejtësia do të thotë fjalën e saj./Albeu.com/

Babë e bir me origjinë shqiptare rrahin me bastun grekun në mes të rrugës Read More »

I moshuari vret me armë gjahu 40- vjeçarin, dalin detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një 40-vjeçar është vrarë nga bashkëfshatari i tij me armë gjuetie.

Protothema.gr shkruan se autori është një i moshuar 80 vjeç dhe se krimi ka ndodhur për një mosmarrëveshje në lidhje me pronat që dy bashkëfshatarët kishin me njëri-tjetrin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Agia Triadha në Ilia. Viktima ishte baba ii tre fëmijëve,

ndërsa banorët e fshatit shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë.

I moshuari vret me armë gjahu 40- vjeçarin, dalin detajet Read More »

Ngjarje e rëndë në fshatin Tragjas të Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Tragjas të Vlorës.

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi autokombajna me të cilën po punonte ra në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.
E për rrjedhojë 35-vjkeçari ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50.

Viktima është Arben Ferati.

Njoftimi policisë

Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital.

Ngjarje e rëndë në fshatin Tragjas të Vlorës Read More »

Ngjarje e rëndë/ Katër persona gjenden të vdekur në një apartament, mes tyre dy fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku trupat e pajetë të katër personave mes tyre janë gjetur brenda një apartamenti.

Mediat e huaja shkruajnë se në banesë janë gjetur trupat e pajetë të një burri dhe gruaje rreth 30 vjeç dhe dy fëmijëve një vajze 11 vjeç dhe një djali 3 vjeç.

Policia britanike u njoftuar për rastin që kishte ndodhur në rrugën Staines, Bedfont.

Kryeinspektori Sean Wilson tha se “hetimi është në një fazë shumë të hershme dhe bazuar në të dhënat tona fillestare, aktualisht askush tjetër nuk është duke u hetuar në lidhje me incidentin”.

Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqen e kësaj ngjarje.

Ngjarje e rëndë/ Katër persona gjenden të vdekur në një apartament, mes tyre dy fëmijë Read More »

E rëndë, i moshuari i jep fund jetës me armë gjahu

Një 79-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në lagjen “Çlirimi” në Berat.

Burime bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Nuredin Lamaj,

i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

E rëndë, i moshuari i jep fund jetës me armë gjahu Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com