Kronike e zeze

E rëndë! Një person i pajetë gjendet brenda një makine

Një person i pajetë është gjetur brenda një automjeti në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Jusuf Puka”,

ku personi i vdekur është konstatuar brenda një makine tip “Fiat Brava”, me ngjyrë gri.

Në vendngjarje ka mbërritur policia edhe ambulanca,

të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore.

Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

E rëndë! Një person i pajetë gjendet brenda një makine Read More »

Detaje nga plagosja në Vlorë, i riu u qëllua me thikë nga kunati i tij

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Vlorë. Burime policore bëjnë me dije se se shtetasi G. K ka plagosur me thikë kunatin e tij. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

Sakaq autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin Rigert. Dine., rreth 30 vjeç.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Detaje nga plagosja në Vlorë, i riu u qëllua me thikë nga kunati i tij Read More »

Vlorë/ Plagoset me thikë 37-vjeçari, arrestohet kunati i tij

Plagoset me thikë një 37-vjeçar në Vlorë.

BalkanWeb mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi Rigert Dine. Nga të dhënat paraprake, raportohet se Dine është goditur me thikë në këmbë.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se si autor i ngjarjes dyshohet se është arrestuar kunatin e tij, Gëzim Koçiaj, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin R. D., rreth 30 vjeç.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/ Plagoset me thikë 37-vjeçari, arrestohet kunati i tij Read More »

E rëndë/ Tentoi të vrasë burrin shqiptar me helm miu, arrestohet 46-vjeçarja

Një 46-vjeçare italiane është arrestuar në Rimini, Itali, pasi ka tentuar të vrasë disa herë me helm miu burrin shqiptar.

Dyshimet e mjekëve lindën kur, duke filluar nga korriku i vitit 2022, shtetasi shqiptar, 54 vjeç, u shtrua disa herë në spital, duke shfaqur në të gjitha rastet simptoma të përputhshme me helmimin nga miu.

Sipas mediave italiane, konfirmimi erdhi më pas me ekzaminimet klinike dhe analizat e kryera nga instituti i mjekësisë ligjore të Universitetit të Padovës, të cilat konstatuan pozitivitetin e gjakut të burrit ndaj përbërësve aktivë të Bromadiolone dhe Coumatetralyl, elementë kimikë që përmbahen në helmet e minjve.

Më pas, mjekët e kuptuan se 54-vjeçari kishte marrë doza të substancave vdekjeprurëse sa herë që arrinte në spital.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti dhe konfiskoi një shiringë me një substancë të panjohur të kuqërremtë në një sirtar të dollapit të dhomës së gjumit. 46-vjeçarja aktualisht ndodhet në arrest shtëpie në shtëpinë e nënës së saj.

E rëndë/ Tentoi të vrasë burrin shqiptar me helm miu, arrestohet 46-vjeçarja Read More »

Çfarë ndodhi një vit më parë? Hetimet për vrasjen e bab e bir në Shkodër marrin kthesë tjetër

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e ndodhur pak ditë më parë ku mbetën viktimë babë e bir.

Hetimet mësohet se janë përqendruar tek një konflikt të regjistruar një vit më parë që Gjokë Gurra ka pasur me një bashkëfshatarin e tij.
Pasi janë konfliktuar dhe ata zënë me grushta vitin e kaluar. 57-vjeçari mësohet se tani është nën hetim.

Shkak i sherrit të asaj kohe ishte bërë tregtimi i lëndëve drusore. Gjokë Gurra që deri në vitin 2008 ka shërbyer në radhët e policisë në Shkodër, kohët e fundit bashkë me të birin, Eduardin merrej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr.

Ata kishin zënë disa zona pyjore për t’i prerë dhe lëndën drusore e shiste në qytetin e Shkodrës.

Policia dyshon se ky sherr mund të jetë bërë shkak për vrasjen e babë e bir pasditen e datës 29 qershor në hyrje të fshatit Sumë.

Viktimat u vranë pasi u qëlluan me 8 plumba kallashnikovi në makinën e tyre teksa ishin duke shkuar në fshatin ku kanë jetuar prej vitesh për të parë dëmet që u ishin shkaktuar nga djegia e banesës.

Çfarë ndodhi një vit më parë? Hetimet për vrasjen e bab e bir në Shkodër marrin kthesë tjetër Read More »

Ndërron jetë duke punuar shqiptari në Greqi, mister shkaqet

Një shqiptar ka ndëruar jetë tragjikisht në Greqi, teksa ishte duke punuar.

57-vjeçari ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke punuar në një kompani në zonën e Diavatit, në perëndim të Selanikut. 57-vjeçari me origjinë shqiptare ka rënë nga makina e ndërtimit,

në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende mister pasi janë ngritur pikëpyetje për sigurinë në punë.

Grupi hetimor po heton, dhe pritet të zbardhë më shumë.

Ndërron jetë duke punuar shqiptari në Greqi, mister shkaqet Read More »

E bujshme! Fotoja e fundit e Vis Martinajt, ish-bosi i bixhozit në Meksikë?

Që nga muaj gusht i vitit të kaluar, fati i ish bosit të kumarit, Vis Martinaj, një nga njerëzit më të lakuar në Shqipëri, mbetet mister.

Sot nuk ka një version zyrtar nëse Martinaj është fshehur dhe mbase po përgatit hakmarrjen apo është eliminuar dhe zhdukur nga armiqtë e shumtë.

“Prapaskena” ka publikuar foto të re dhe që dyshohen si të fundit të biznesmenit Ervis Martinaj

Në foto vihet re ndryshimi, ku Martinaj duket se ka shtuar disa kilogramë, fotoja është bërë në Meksikë, por nuk ka asnjë provë për vendodhjen e saktë.

E vetmja provë e fortë janë disa foto që mediat i publikojnë për herë të parë. Kjo foto që po publikojmë sot ngre dyshime të forta për mundësinë e inskenimit të zhdukjes nga Martinaj./ Prapaskena

E bujshme! Fotoja e fundit e Vis Martinajt, ish-bosi i bixhozit në Meksikë? Read More »

Ky është 35-vjeçari që humbi jetën tragjikisht

Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Sarandë pranë Qafë-Gjashtës, ku një i ri hum bi jetën.

35-vjeçari Marsel Kasi mbeti i vdekur ne vend ndërsa motorri me të cilin ai udhëtonte u përplas nga një makinë e drejtuar nga Taulant Bita.

Viktima është transportuar në morg, ndërkohë që policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.

Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Ky është 35-vjeçari që humbi jetën tragjikisht Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com