Kronike e zeze

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë për jetën, shpallet në kërkim 64-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armë gjahu dhe municion luftarak. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallen në kërkim shtetasin Gj. Gj., 64 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kanosur se do ta vriste.

Pas denoncimit nga bashkëshortja, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit Gj. Gj., i cili është larguar me shpejtësi sapo ka kuptuar që ishte njoftuar Policia. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu me 16 fishekë pa leje, si dhe 102 fishekë të tjerë për armë zjarri model 56. Vijon puna për kapjen e shtetasit Gj. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje Read More »

Aksident tragjik, humbin jetën 5 shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi ku kanë humbur jetën 5 shqiptarë.

Mediat greke bëjnë më dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Edessas ku makina me të cilën udhëtonin shqiptarët u përplas me një kamion.
Paraprakisht dyshohet se makina ishte në korsinë e gabuar.
Përplasja ka qenë e fortë duke u marr jetën 5 shqiptarëve teksa pamjet tregojnë edhe makinën pothuajse të shkatërruar.

Sakaq policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Aksident tragjik, humbin jetën 5 shqiptarë Read More »

Plagosi me thikë kunatën, zbardhet identiteti i autorit

Zbardhet identiteti i personit që plagosi ditën e sotme një 48-vjeçare në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Murat Bilja. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kamber Shevroja” në kryeqytet.

Burime zyrtare nga policia sqarojnë se 69-vjeçari pasi është konfliktuar me shtetasen me inicialet V. A., me të cilën ka lidhje familjare (Autori, burri i kunatës), janë konfliktuar për çështje banale.

Po ashtu ka dyshime se autori i dyshuar vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që pas krimit është arrestuar nga policia. Sakaq, gruaja e plagosur ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Plagosi me thikë kunatën, zbardhet identiteti i autorit Read More »

Policia greke identifikon vrasësin e shqiptarit në Selanik

Policia e Selanikut ka identifikuar autorin që ekzekutoi me armë 50-vjeçarin shqiptar ditën e sotme pranë një karburanti.

Sipas mediave greke, agjentët e policisë greke e kanë identifikuar nga targat e makinës me të cilën u arratis. Por identitetin e tij nuk e kanë bërë publik për mediat.

Megjithatë, sipas shtypit grek, autori është me origjinë nga Shqipëria. Ai është person me precedent penal dhe i njohur për policinë greke për disa vepra penale.

Ndaj tij po zhvillohen kërkime policore masive, por ende nuk ka asnjë të dhënë rreth vendndodhjes së tij.

Krimi i rëndë ndodhi sot rreth orës 13:00 pranë një pike karburanti në Selanik. Viktima dhe autori kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi.

Mes tyre nisi një përleshje. Arsyet e sherrit nuk dihen, por autoritetet greke dyshojnë se mund të lidhet me probleme financiare.

Pas konfrontimit në lokal, të dy u larguan me makinat e tyre. Më pas u gjendën në të njëjtën pikë karburanti në rrugën Solonos të Selanikut.

50-vjeçari shqiptar ndodhej në karburant për të furnizuar makinën. Ndërsa paralelisht në rrugën kryesore kishte ndaluar makina e autorit, tip Peugeot ngjyrë e zezë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë krimin. Viktima shihet te dritarja e makinës së autorit dhe godet me zinxhir personin që ndodhet brenda mjetit.

Por në këtë moment ai qëllohet me pistoletë nga brenda makinës dhe bie përtokë. Ndërsa vrasësi largohet me shpejtësi me makinë nga vendngjarja.

50-vjeçari shqiptar mori 3 plumba në kraharor dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia greke identifikon vrasësin e shqiptarit në Selanik Read More »

U mbyt bashkë me dy djemtë e mitur në plazhin e Kavajës, gruaja dhe vajza e Elvisit në kushte të vështira ekonomike

Elvis Halilaj, 55-vjeçari që u mbyt bashkë me dy djemtë e tij 13 dhe 16 vjeç në plazhin Vilë Bashtovë në Kavajë të dielën, ka lënë pas vajzën e tij të vogël dhe bashkëshorten.

Tri anëtarët e familjes Halilaj u përcollën ditën e djeshme për në banesën e fundit, por lanë pas një dhimbje të madhe te familjarët e tyre. Pas vdekjes së tyre, gruaja dhe vajza e mitur e Elvis Halilajt përveç dhimbjes që ndjejnë janë dhe në kushte të vështira ekonomike.

Në llogarinë e hapur në GOFUNDME, kërkohet që shqiptarët që kanë mundësi të kontribuojnë për mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.

“Me keqardhjen me te madhe sot vellai yne Elvis Halilaj dhe 2 djemte e tij u ndane nga jeta. Nga nje incident ne plazh sot vellezerit tane sot u larguan nga kjo jete. Nje familje shembullore dhe shume e respektuar me shume veshtiresi gjate rrugetimit te tyre. Vellai yne ka lene pas te shoqen dhe nje vajze te vogel. Veshtiresite e tyre ekonomike kane qene nje barriere gjithmone per ta dhe tani nje barre akoma me e madhe. Ju lutemi te gjithe vellezerve dhe motrave qe mund te kontribojne per organizimin e funeralit dhe mbledhjen e te ardhurave per familjen e te ndjerit. Si fondacion se bashku me vellezerit kontribues kemi qene ne ndihme te tyre dhe me pare por tani ata kane nevoje edhe me shume per ne. Ju lutemi te gjitheve perzemersisht qe me sado keni mundesi ti gjendemi familjes ne kete cast te veshtire! Zoti ju bekofte juve dhe familjet tuaja!

Per donacione Cash ose Moneygram kontaktoni +355695827713.”- thuhet në njoftimin që familjarët kanë shpërndarë në GOFOUNDME

Për të kontribuar klikoni KËTU

Babai 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 16 vjeç humbën jetën teksa kishin shkuar të kalonin të dielën në plazh.

Babai hyri në det për të shpëtuar një nga dy fëmijët e tij që po rrezikonte të mbytej, për fat të keq u mbytën të tre.

Ajo që mbetet shqetësuese është se dhe në këtë rast tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të funksiononte roja bregdetare, por si gjithmonë atëherë kur duhen dhe aty ku duhet të jenë roja bregdetare mungon thuajse gjithmonë. Policia njoftoi sot dje vuri në pranga administratorin e pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas, babai me dy djemtë e mitur.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit)./albeu.com/

U mbyt bashkë me dy djemtë e mitur në plazhin e Kavajës, gruaja dhe vajza e Elvisit në kushte të vështira ekonomike Read More »

Ngjarja tragjike në Kavajë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, ku tre pushues nga Tirana, konkretisht babai me dy djemtë e tij të mitur, janë mbytur teksa kanë qenë duke notuar.

Pamjet kur trupat e personave që humbën jetën janë nisur nga Spitali i Kavajës drejt morgut të Durrësit.

Më herët dëshmitarët në zonën bregdetare të Vilë Bashtovës ku ndodhi tragjedia, kanë deklaruar se ambulanca ka mbërritur një orë e gjysmë me vonesë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja tragjike në Kavajë Read More »

Si ndodhi tragjediia në Kavajë: Një nga djemtë ishte duke u mbytur, pastaj…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë, ku humbën jetën babai (50 vjeç) dhe dy djemtë e tij të mitur (13 dhe 15 vjeç) si pasojë e rrymave detare.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë, sakaq nuk dihet nëse tre viktimat kanë dalë nga deti me shenja jete apo jo.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Kavajë. Duke notuar në det janë mbytur babai dhe dy fëmijët e mitur nga Tirana. Të tre kanë ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Ambulanca ka mbërritur rreth 1 orë e gjysmë me vonesë në vendngjarje.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se të tre kanë qenë duke notuar në thellësi në det dhe ka pasur shumë dallgë. Ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se ka qenë duke u mbytur një nga djemtë dhe më pas ka shkuar për ta shpëtuar babai dhe djali tjetër.

Nuk qartësohet nëse viktimat kanë dalë me shenja jeta nga deti apo jo, por nga informacionet e marra nga dëshmitarët okularë, ambulanca ka mbërritur me vonesë,- thuhet në media.

Si ndodhi tragjediia në Kavajë: Një nga djemtë ishte duke u mbytur, pastaj… Read More »

Kërcënonte të renë duke e shfrytëzuar për prostitucion, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Flower”, i zhvilluar më datë 17 qershor 2023, si rezultat i një hetimi katërmujor, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit për prostitucion.
Lokalizohen dhe kapen të dy shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Kanoste një 28-vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në pranga edhe 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kërkimeve dhe i veprimeve të tjera procedurale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Flower”, të zhvilluar më datë 17.06.2023, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, u bë lokalizimin dhe kapja e 2 shtetasve të shpallur në kërkim:

V. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë;
T. V., 38 vjeç, banues në Pojan, Fier.

Nga provat e siguruara si rezultat i një hetimi katërmujor, dyshohet se 38-vjeçari kanoste shtetasen V. M., për të ushtruar prostitucion, si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, për ta kryer këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Kërcënonte të renë duke e shfrytëzuar për prostitucion, arrestohet 38-vjeçari në Durrës Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com