Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ’28 nëntori’ në qytetin bregdetar.
Mësohet se një 41 vjeçar është vrarë.
Bëhet fjalë për Leartiad Lekaj, banor në lagjen pranë kishës ‘Ortodokse’ të qytetit. Motivet e krimit nuk dihen ende.
Humb jetën në aksident në Kosovë një 54-vjeçar nga Shqipëria.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Vogovë të Gjakovës.
Lajmin për emdiat kosovare e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se viktima është shtetas nga Shqipëria, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është vetëksidentuar.
“Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Vogovë- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën”, ka thënë Elezaj.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit si dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Një shqiptar është plagosur me armë në kokë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Menidi” të Athinës.
Fillimisht, të shtunën e kaluar, shqiptari ka shkuar në një festë në këtë lagje, në momentin që po mblidheshin karriget.
Aty papritur ka filluar një sherr mes tij dhe dy personave të tjerë. Në sherr ka hyrë dhe nje 35-vjeçar grek, i punësuar në një dyqan akulloresh, i cili ka goditur në fytyrë shqiptarin.
Të shtunen u mendua se sherri përfundoi aty, por në orët e para të dites së sotme, ka shkuar i armatosur në të njejtin vend duke hapur zjarr ndaj 35-vjeçarit grek, duke e plagosur në këmbë.
Duke u larguar, shtetasi shqiptar është përplasur me një kalimtar duke i rënë arma nga dora. Armen, ka arritur ta marrë 35-vjecari grek, i cili ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e plagosur rëndë në kokë.
Të dy janë transportuar në spital, ku greku është në gjendje të mirë, ndërsa shqiptari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Shqiptari është me origjinë nga Fieri.
Fier/Finalizohet megaoperacioni policor i koduar “MISTERI”. Policia parandalon një ngjarje shumë të rëndë kriminale dhe njëkohësisht zbardh një tjetër ngjarje kriminale. Me 2 çanta me lëndë plasëse artizanale (rreth 21.3 kilogramë), të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse (benzinë), në 2 automjete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë për dhënie ndihmë 4 shtetasve, për largim nga IEVP-ja. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e 29-vjeçarit, me të cilët ky shtetas do të kryente ngjarjen kriminale, me lëndë plasëse. 29-vjeçari i arrestuar me çanta me lëndë plasëse, dhe një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia, janë të dyshuar dhe për rrëmbimin e shtetasve L. Th. dhe F. S., të kryer në Sarandë, më datë 09.04.2023.
Si rezultat i punës intensive dhe të pandërprerë të kryer për parandalimin e ngjarjeve kriminale, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses megaoperacionin policor të koduar “MISTERI”.
-Në kuadër të këtij megaoperacioni, në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”, shërbimet e Forcës se Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, kapën në flagrancë shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Kamzë, me 2 çanta brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të këtij shtetasi.
Gjithashtu, nga kontrolli i zonës ku u kap shtetasi A. M., u gjet një tjetër automjet në brendësi të të cilit ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë. Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit A. M., 27 vjeç, banues në Dibër dhe E. C., 25 vjeç, banues në Tiranë (të cilët u shpallën në kërkim), i kishin siguruar këto kushte dhe mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Policia sekuestroi 2 automjete, 2 çanta me rreth 21.3 kg lëndë plasëse artizanale, e montuar me celularë, për shpërthim në distancë, 3 bidonë me benzinë dhe 4 celularë.
-Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, në funksion të një procedimi penal të iniciuar nga DVP Vlorë, për zhdukjen e shtetasve L. Th. dhe F. S., zhdukje e raportuar në Policinë e Sarandës, më datë 09.04.2023, rezultoi se shtetasi i arrestuar në flagrance, me çantat me lëndë plasëse, është autor i dyshuar për këtë rast, së bashku me shtetasin S. L., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.
Për shtetasit A. M. dhe S. L., ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” .
Strukturat hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe strukturat hetimore të dvp-ve Fier dhe Vlorë, në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të të dyja rasteve, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këto 2 raste.
Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e 27 Korrikut në Wolverhampton, Angli.
Jetmir Pemaj vdiq pasi u plagos rëndë në një goditje të dyfishtë me thikë në Harrow Street, Whitmore Reans. Në sulmin ku ai mbeti i vrarë u plagos rëndë edhe një 20-vjeçar.
Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet britanike kanë arrestuar Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Vrasja e 33-vjeçarit për motive që ende nuk dihen ka tronditur fort familjen e tij. Këta të fundit e përshkruajnë Jetmirin si një djalë, vëlla dhe partner të dashur.
Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë të gjithë familjes dhe miqve të tij.
Luiza dhe Gjergji ishin martuar 25 vite me parë. Njëri me origjinë nga fshati Cangonj dhe tjetri nga fshati Shëngjergj ata u njohën me mblesëri nga familjet.
Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata vendosin të martohen në vitin 1998 dhe vendosin të emigrojnë drejt Greqisë ku vendosen në Athinë.
Në shtetin fqinj ata jetuan dhe punuan sëbashku për 16 vite derisa vendosën të ktheheshin përfundimisht në Shqipëri në fshatin Zëmblak ku kishin ndërtuar dhe shtëpinë me kursimet e mbledhura nga emigracioni.
Prindër të 2 vajzave dhe një djali përkatësisht 24, 23 dhe 21 vjeç Gjergji kishin një marrdhënie të mirë bashkëshortore dhe familjare. Pas kthimit në atdhe Gjergji punonte si usta në shtrimin e pllakave dhe me shërbime hidraulike ndërsa Luiza në një rrobaqepsi në qytetin e Korcës.
Mbrëmjen e së shtunës datë 29 korrik 2023 në rrethana të paqarta për momentin. Luiza gjendet e vrarë dhe e mbështjellë me një carcaf në gropën septike të banesës. Me disa plagë në trup të shkaktuara nga armë zjarri kallashnikov ajo ishte hedhur dhe lënë aty derisa u gjet nga të afërm të saj.
Por cila ishte arsyeja që u mbërrit deri në këtë pikë ku një marrëdhënie e mirë bashkëshortore përfundoi në një akt makabër. Në emisionin Uniko do të ndiqni në mënyrë të detajar dhe me prova e dokumente se cili është kalvari i një vuajtje dhe dhune të përsëritur në të cilën Luiza Mullalli është përballur gjatë 5 viteve të fundit.
Deri në vitin 2018 gjithcka dukej se po shkonte mirë kur një natë siç provohet dhe nga vendimi i gjykatës për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes , njëra prej vajzave gjatë muajit korrik kishte gjetur një mesazh dashurie në telefonin e të atit Gjergjit. Ky mesazh që ishte dërguar nga një zonjë që njihej nga të dy bashkëshortët që në vitin 2010 shërbeu si zanafillë e një konflikti të vazhdueshëm në 5 vite që përfundoj tragjikisht me 2 viktima.
Në vendimin e Gjykatës së Korcës të vitit 4 tetorit 2018 sqarohet se Luiza Mullalli në atë kohë 41 kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Gjergjigjit pasi e kishte dhunuar, dëshmitare në këtë rast kishin qenë dy vajzat e tyre.
Në lidhje me periudhën pas lëshimit të urdhërit të menjëhershëm të mbrotjjes ajo deklaroi se i padituri ka respektuar masat e caktuara dhe nuk e ka fyer dhe nuk e ka kërcënuar dhe nuk ka kryer asnjë veprim tjetër dhune. Mes tyre nuk ka patur më asnjë komunikim.
Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat të cilat gjatë dëshmisë konfrimuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrveshjeve ka qene një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre,kurse në datë 14 shtator 2018 babai ka kapur për fyti mamanë dhe e ka goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kacavidë.
Gjyqtari Seladin Pysqyli vendosi të pranonte padinë e Luzia Mullallit dhe vendosi lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.
Pas këtij rasti situata bashkëshortore mes tyre vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen.
Situata bëhet e padurueshme dhe më 6 nëntor të vitit 2022, Luiza paraqitet në dyer e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.
Gjyqtarja Eglantina Mikani vendosi të pranonte kërkesën për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes dhe krahas masave të tjera vendosi që ai të mbajë një distancë prej 30 metrash larg prej Luizës dhe që të mos hynte në banesën e përdorur nga të dy palët me vendodhje në Zëmblak, njësia administrative Pojan, bashkia Maliq.
Pas kësaj situate dhune të përsëritur dhe pamundësie për vijimin e bashkëjetesës, me datën 23 shkurt 2023 Luiza Mullalli paraqiti në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.
Pas urdhërit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhërit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak metra më larg ku dhe me ta sipas banorëve nuk kishte një sjellje të mirë me ta dhe i kishte lënë në një dhomë pasi iu thoshte se shtëpia ishte tij.
Banorët e fshati shprehen se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhëtonte dyshime të cilat nuk arriti ti vërtetonte asnjëherë. Sipas të njëjtave burime nga fshati 55 vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer të 3 fëmijët kundër.
Por pa kalur 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës me datën 19 maj 2023 Luiza i drejtohet sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëkshorti për dhunë në familje. .
Me datën 19 korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e rradhës ishte caktuar me datën 04 tetor 2023. Seancë e cila mesa duket ska më object dhe arsye për tu zhvilluar, pasi asnjëri prej tyre tashmë nuk jeton.
Gjergji Mullalli pak orë pas vrasjes së bashkëshortes u vetëvra në një shtëpi e braktisur që ndodhej pranë furrës së bukës të fshatit Zëmblak.
A mund të ishte parandaluar kjo ngjarje e rendë kur dihej nga të gjitha institucionet se sa e rrezikuar ndihej Luiza për jetën është pyetja që duhet të ketë një përgjigje përpara se sa policët që kapën të vetëvrarë Gjergj Mullallin të shpërblehen për aktin heroik ?!/Emisioni Uniko, Tv Klan.
Belgjikë është tronditur nga një krim horror, ku një 35-vjeçar ka rrëfyer se ka vrarë nënën e tij, trupi i copëtuar i së cilës u gjet në fillim të kësaj jave në një kanal pranë lumit Meuse, Belgjikë.
Organet e gruas u gjetën brenda një frigoriferi dhe një enë tjetër që ishte hedhur në ujë nga autori, raporton mediat e huaja.
Ajo kishte një tatuazh në bust, mbi bazën e të cilit autoritetet e identifikuan, sqaroi zëdhënësja e prokurorisë, Catherine Collignon.
Bëhej fjalë për një grua 70-vjeçare, djali i së cilës u arrestua në orët e para të së enjtes në një hotel pranë aeroportit Bruksel-Zavendam.
35-vjeçari ka rrëfyer aktin dhe pasi është proceduar penalisht, i është caktuar masa e paraburgimit.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve, mësohet se nënë e bir kanë debatuar shpesh vitet e fundit pasi ai vendosi të kthehej në shtëpinë e familjes pas pandemisë Covid-19.