Kronike e zeze

Skenar për film/ Arratisje spektakolare nga burgu e 40-vjeçarit shqiptar

Një i burgosur shqiptar i dënuar për trafik droge në Itali, ka bërë një arratisje spektakolare. Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin shqiptar, ndërsa dyshohet se ndodhet në qytetin e Abruzzos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 40-vjeçari është ndihmuar nga një dron i jashtëm. Në deklaratën e policisë thuhet se “Dyshohet se i burgosuri është arratisur falë ndihmës së një droni të jashtëm, i cili i ka siguruar mjetet e nevojshme për t’u larguar nga burgu i Teramos.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotme. Për momentin janë duke u ekzaminuar regjistrimet e të gjitha kamerave të IEVP Teramo për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes së kryer nga i burgosuri shqiptar”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në Itali, ku shumë prej tyre, përfshirë dhe mediat e kanë cilësuar arratisjen si skenar të denjë për film.

Skenar për film/ Arratisje spektakolare nga burgu e 40-vjeçarit shqiptar Read More »

Kush janë ‘kokat’ shqiptare që ‘morën në dorë’ drogën në Kolumbi?

Arrestimet e fundit të kryera nga autoritetet kanë aktivizuar alarmin në të gjithë vendin, për shkak të pranisë së të huajve që e shohin Kolumbinë si seli për kryerjen e krimeve të tyre. Në mesin e të arrestuarve, sipas autoriteteve të vendit të Amerikës së Jugut ka njerëz të kërkuar nga drejtësia e kombeve të tyre përkatëse si Spanja, Franca, Polonia dhe Shqipëria.

Kjo situatë vuri në gatishmëri Policinë Kolumbiane dhe Interpolin, të cilët filluan të gjurmojnë pesë të huaj të përfshirë në veprime që bien ndesh me ligjet e vendit në fjalë. Autoritetet kolumbiane janë të shqetësuara për këtë situatë që mund të çojë në një konfrontim midis grupeve të trafikut të kokainës për në Evropë. Mes të kapurve është njeriu më i kërkuar në Evropë, sipas policisë kolumbiane, si dhe dy shtetas shqiptarë, një polak dhe një spanjoll.

Më i kërkuari në Evropë kapet në Bogota
Raul Moreno ishte më i kërkuari në Evropë dhe u arrestua më 7 shtator 2023 në Bogota, Kolumbi. Moreno u gjet falë informacioneve të dërguara nga Garda Kombëtare Spanjolle dhe Interpoli, i cili në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane mundi të zhvillonte një operacion për kapjen e tij. Supozohet se ai ka mbërritur në Kolumbi në vitin 2020, pasi ishte arratisur nga Spanja ku kërkohej dhe akuzohej për trafik të lëndëve narkotike, pas kapjes së një ngarkesë të madhe të kokainës.

Bogota do të bëhej streha e tij kryesore, megjithëse ai mbajti një profil të ulët për të mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Por më pas filloi të shihej shumë shpesh në vend publike me njerëz të dyshimte ç’ka solli dhe monitorimin e tij nga policia vendase. Policia tha se i arrestuari po organizonte një transport të madh të lëndëve narkotike nga Kolumbia në Portet e Valencias në Spanjë të kamufluara si fruta dhe perime.

Mafia shqiptare në Kolumbi
Në fillim të muajit u kapën edhe dy shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës në Kolumbi. Kapja e Besnik Nikollit, alias ‘Niko’ ose ‘El Gordo’ si dhe Lirido Ajazi apo Lirido Shurtaj, i njohur në botën e krimit si ‘Mario’ u konsiderua si një goditje e madhe e një organizative kriminale shqiptare.

Raporti zyrtar thotë se Niko u ndalua në qytetin bregdetar të Santa Martës dhe se roli i tij ishte lidhja midis trafikantëve të drogës në Kolumbi dhe Francë. Nga monitorimi i kryer ndaj tij bëhet e qartë se Nikolli ka një histori më shumë se 10-vjeçare në krim dhe përdorte portin e Santa Martës për dërgimin e ngarkesave me kokainë në Francë. Në rolin e koordinatorit, ai akuzohet se ka eksportuar të paktën dy tonë kokainë në vit.

Rënia e Lirido Ajazit
Ndërkohë, Lirido Ajazi u kap në një zonë të Calit dhe ishte organizatori i takimeve me kolumbianët. Në axhendën e tij ai kishte kontakte me kartelet kolumbiane, shqiptare, franceze dhe dominikane. Ky njeri përdori porte të ndryshme klandestine në Karaibe për të dërguar kokainë në disa vende evropiane. Policia thotë se, Ajazi mbërriti në Kolumbi pasi ishte në kërkim nga policia e disa vendeve evropiane për krime të ndryshme, përfshirë trafikun e drogës.

“Për shkak të veprimeve të autoriteteve evropiane ndaj këtij personi, ai vendosi të transferohej në Kolumbi për të zgjeruar veprimet e tij kriminale dhe për të bërë aleanca me kartelet kolumbiane për dërgimin e lëndëve narkotike nga aeroportet ndërkombëtare të qyteteve kryesore të Kolumbisë, për në Holandë, Gjermani, Belgjikë, Spanjë dhe Francë, duke përfshirë aeroportin ndërkombëtar Charles de Gaulle në Paris. Ai e transportonte kokainën duke përdorur valixhe të dyfishta”, thuhet në raportin e policisë.

Trafikantët spanjolle dhe polakë
Sipas raportit, gjithashtu në fund të gushtit u kapën kolumbiano-spanjolli, Miguel Ángel Montenegro Peña, i njohur si ‘Pedro Pablo’ dhe polaku Jacek Dawid Semerga. Pedro Pablo u ndalua në Madrid dhe akuzohet si koordinator i trafikut të drogës në portin e Valencias, duke përdorur gjithashtu brigjet e Kosta Rikës si qendër operacionesh nga Amerika Qendrore.

Ndërkohë polaku, Jacek Dawid Semerga akuzohet për rritjen dhe trafikimin e marijuanës hidroponike në qytetin Gliwice të Polonisë. Autoritetet bëjnë me dije se ky shtetas evropian ishte arratisur nga Polonia në vitin 2017, sepse ligji polak kundër varësisë ndaj drogës e konsideron të paligjshëm kultivimin e kanabisit, i cili në këtë rast prodhohej në sasi të mëdha dhe shpërndahej në qytetin e lartpërmendur.

Miguel Ángel Montenegro u kap një herë në vitin 2018-të në Spanjë, por u lirua për shkak të skadimit të mandatit. Në vitin 2021, ai u shpall sërish në kërkim dhe për shkak se ishte arratisur nga vendi, autoritetet spanjolle kërkuan ekstradimin e tij nga Kolumbi. Ndërkohë, Semerga u arratis nga Polonia në vitin 2017 dhe vendosi të strehohej në shtëpinë e të dashurës së tij në Cali, Kolumbi por publikimet në rrjetet sociale e ekspozuan atë./TCh/

Kush janë ‘kokat’ shqiptare që ‘morën në dorë’ drogën në Kolumbi? Read More »

Ekzekutoi të riun, identifikohet autori i krimit në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër mbrëmjën e djeshme, ku 33-vjeçari Valter Fierza u vra nga fqinji i tij.

Vrasja ndodhi në fshatin Hot i Ri të njësisë Rrethina rreth orës 22:00 të së enjtes.
Autori e qëlloi viktimën me kallashnikov, teksa është shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimin e një automjeti në arë.
Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar. Pas debatit autori, që është edhe komshi me 33-vjeçarin ka marrë armë automatik kallashnikov dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas të shtënave disa herë kanë dalë familjarët e viktimës të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e vrasjes bashkë me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës Ervin Hodaj. Pas informacioneve të siguruara nga vëllai i viktimës Kolë Fierza dhe banorëve të tjerë është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohet autori i cili u shpall në kërkim.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi vrasja për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po ashtu në pika të ndryshme janë ngritur grupe kontrolli për të mos lejuar që autori të largohet.

Valter Fierza që mbeti i vrarë mësohet se bënte një jetë të qetë dhe nuk njihej si person problematik në atë lagje. Viktima dhe autori i dyshuar janë komshinj prej shumë vitesh dhe njiheshin me njëri-tjetrin. Debati mes vëllait të viktimës dhe autorit ka qenë i çastit dhe sipas informacioneve të deri tanishme më përpara palët nuk kanë pasur ndonjë debat apo konflikt në të kaluarën.

Ekzekutoi të riun, identifikohet autori i krimit në Shkodër Read More »

Atentat me 19 plumba nipit të ‘kokës’ së mafies, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Mediat turke raportojnë se Magamet Kurbanov, nipi i bosit mafioz të Azerbajxhanit, Nadir Salifov, i cili u vra 2 vjet më parë në Beylikdüzü të Stambollit ka rënë pre e një sulmi të armatosur nga persona të paidentifikuar.

Si pasojë e atentatit, Kurbanov dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa një ish-polic, i identifikuar si Y?lmaz Demir, që udhëtonte me ta, ka mbetur i vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në rrethin Beylikdüzü Kavakl? të Antalias. Vetura që drejtohej nga Israfil Orujov është ndjekur nga një automjet tjetër i drejtuar nga persona të paidentifikuar.

Sipas policisë, 19 plumba kanë goditur automjetin, i cili më pas është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës. Por, atentatorët nuk janë ndalur me kaq.

Pasi mjeti i sulmuar është përplasur me shtyllën, ata kanë ndaluar automjetin e tyre, kanë dalë jashtë tij dhe kanë nisur të qëllojnë sërish me breshëri të gjithë personat që ndodheshin brenda.

Atentat me 19 plumba nipit të ‘kokës’ së mafies, një i vdekur dhe 3 të plagosur Read More »

Breshëri plumbash, del audio e masakrës me 6 viktima në Greqi

Shteti fqinj është tronditur nga vrasja e 6 personave, të cilët fillimisht u raportuan se ishin shqiptarë, mirëpo më pas rezultoi se ishin me origjinë turke.

Sot është bërë publike edhe audio nga vrasja mizore e 6 personave në Lucë. Siç dëgjohet në audion e regjistruar nga një banor, për 45 sekonda dëgjohen të shtëna pa ndërprerje.

Në vendngjarje janë gjetur 60 gëzhoja. Sipas vlerësimeve të para të policisë bëhet fjalë për pazare droge.

6 të vdekurit kishin letërnjoftime franceze dhe emra turq si dhe mësohet se kishin mbërritur në Greqi për të mbyllur disa hesape të mëparshme. Por grupi rival mafioz i befasoi, i ekzekutoi gjakftohtësisht.

Breshëri plumbash, del audio e masakrës me 6 viktima në Greqi Read More »

Kush qëndron pas masakrës në Greqi? Urdhri për ekzekutimin e gjashtë shqiptarëve dyshohet se u dha nga…

Kush qëndron pas masakrës me gjashtë viktima në Greqi, ku u ekzekutuan gjashtë shqiptarë? Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje që hedhin dritë rreth kësaj masakre dhe që mund t’i japin përgjigje pyetjes.

Dyshohet se pas këtij urdhri për ekzekutimin e gjashtë shqiptarëve qëndron mafia shqiptare e burgjeve.

Pasi që në fillim të ngjarjes u raportua se atentati ndaj 6 personave u bë për larje hesapesh. Prita u bë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa. Sipas autoriteteve greke ky vend është zgjedhur nga autorët pasi është favorizuar edhe për t’u arratisur.

Të paktën kjo duket të jetë skema e ndërtuar nga oficerët e policisë greke. Më tej sqarohet se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare dyshohet se kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme si drogë apo grabitje.

Po ashtu, dyshohet se nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit nga policia rezulton se autorët kanë marrë disa sende nga automjeti i viktimave.

Kush qëndron pas masakrës në Greqi? Urdhri për ekzekutimin e gjashtë shqiptarëve dyshohet se u dha nga… Read More »

Orikum/ Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Shatai’, arrestohen dy persona

Orikum, Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shatai”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Zbardhen 4 raste të vjedhjes, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, të dy me precedentë të mëparshëm kriminal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, nisur dhe nga anksesat e disa qytetarëve, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Orikum, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shatai”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

-B. K., 43 vjeç dhe L. K., 26 vjeç, të banues në fshatin Dukat i Vjetër, Orikum.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 4 vjedhje të ndryshme, konkretisht:

-më datë 07.09.2023, dyshohet se kanë vjedhur pajisje pune në një lokal, në rrugën nacionale Llogara-Orikum;

-më datë 15.05.2023, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë dhe aksesorë të ndryshëm, brenda në automjeti rulot me targa gjermane, në aksin rrugor Llogara-Orikum;

-më datë 02.05.2023, dyshohet se kanë vjedhur bizhuteri floriri dhe sende me vlerë, në një banesë në fshatin Dukat;

-më datë 02.03.2023, dyshohet se kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në një banesë në fshatin Dukat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Orikum/ Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Shatai’, arrestohen dy persona Read More »

Tragjike/ Aksidenti i merr jetën 16-vjeçarit shqiptar në Itali, mesazhi prekës i të atit: Luftoi si luan, por…

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën tragjikisht një 16-vjeçari shqiptar në Itali. Viktima, i identifikuar si Gabriel Alibeaj kishte dalë me shokët mbrëmjen e së martës (6 shtator), por gjithçka u kthye në një tragjedi.

Mediat italiane bëjnë me dije se, ai kishte qenë bashkë me dy shokë në Villafranca di Verona, duke qeshur e duke bërë shaka, sigurisht që duhet të kenë folur për fillimin e afërt të shkollës. Për pak ditë do të fillonte vitin e tretë të gjimnazit.

Ajo që duhet të ishte një mbrëmje me miq si çdo tjetër, fatkeqësisht u shndërrua në tragjedi, pikërisht në momentin e kthimit për në shtëpi.

Teksa po ktheheshin me një triçikël, Gabrieli dhe shoku i tij Xhibrili ranë në tokë. Ata u dërguan menjëherë në spital me helikopter ku u shtruan në gjendje të rëndë. Dje kishte shpresa të forta se do të zgjohej.

Ishte i ati i Gabrielit që përmes faqes së tij në Facebook u kërkoi miqve dhe të njohurve një lutje që djali i tij të zgjohej.

“Ju falënderoj të gjithëve për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij. Gabriel nuk ia doli. Luftoi si luan, i mbështetur nga familja dhe lutjet e miqve, por nuk u zgjua. Në dhimbjen më të thellë la të atin, Altinin, nënën Imeldën dhe motrën e vogël Chiara, të cilat e donin shumë.”

Tragjike/ Aksidenti i merr jetën 16-vjeçarit shqiptar në Itali, mesazhi prekës i të atit: Luftoi si luan, por… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com