Kronike e zeze

‘Më gjente burra për 30 euro, më detyroi të bëja abort’, 25-vjeçarja u shfrytëzua s*ksualisht për 6 vite nga bullgari

Greqi- Dëshmia e një 25-vjeçareje bullgare, e cila denoncoi një bashkatdhetar 50-vjeçar për shfrytëzim seksual është e frikshme.

Në deklaratën e saj të paraqitur nga dimokratiki.gr, e reja bullgare përshkruan se 50-vjeçari, i cili ka një të kaluar të pasur në rastet e shfrytëzimit seksual të grave, e ka shitur për 20-30 euro te shumë burra, mes tyre pakistanezë.

Në fakt, 25-vjeçarja ka treguar në polici se 50-vjeçari e ka detyruar të abortojë kur ka mbetur shtatzënë nga një prej “klienteve”, ndërsa ka përshkruar se ai e ka mbajtur të mbyllur në banesën në Rrugën Orphanidou dhe nuk e lejonte të fliste me fqinjët.

Ajo deklaron se 50-vjeçari e ka futur në kurth. Pasi u bënë “miq” në internet, ai i premtoi se do t’ia kalonin bukur në Greqi dhe i ka paguar biletat e udhëtimit për në Rodos.

Bëhet e ditur se 50-vjeçari, ka qenë edhe më parë i skeduar nga policia e Rodosit.

Konkretisht më 5 gusht 2010 ai u shoqërua në komisariat për posedim të 5.7 gram kanabis dhe më 17 shkurt, 2012 për një rast përdhunimi dhe prostitucioni së bashku me një shtetas shqiptar 63-vjeçar.

‘Më gjente burra për 30 euro, më detyroi të bëja abort’, 25-vjeçarja u shfrytëzua s*ksualisht për 6 vite nga bullgari Read More »

‘Fantazma e Mesdheut’, ky është skafisti Arben Dalipaj: Lidhja me politikanë dhe legjenda që qarkullon në Vlorë

Disa ditë më parë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për trafikantin me pseudonimin “Fantazma e Mesdheut”, i cili ishte me nam për transportet që bënte ne skaf duke u kthyer në një legjendë edhe në Vlorë.

“Disa madje janë ngritur dhe në gradë. AMP ka bërë punë gjatë kësaj kohe, por nuk ka prekur nivele të larta të policisë së shtetit, është marrë me nivelin zbatues të policisë. Vetëm SPAK është marrë me nivele të larta. Dhe ne e kemi të pavarur SPAK nga policia. Por çfarë ishin këta 3 personat? Njëri ishte fantazma e Mesdheut, kështu i thonë. As fotografi nuk i gjejnë. Merret me linja nga Afrika e Veriut, në Marok, në Turqi e Itali, ai është më i shpejti e më i pakapshmi. Madje që nga koha kur Luan Rama ka qenë ministër i Brendshëm,” tha Karamuço.

Por, ish-shefi i antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani, ka bërë një status ku sqaron se fantazma e mesdheut që askush nuk e njihte është Arben Dalipaj.
Madje Zagani ka publikuar edhe foton e tij.

“Lexova sot në media se ca “koka” të mëdha që bëjnë ekspertizën e krimit në vendin tonë deklarojnë se Arben Dalipin, sjafisti e famshëm s’e njef askush dhe se s’ka asnjë foto të tij. Sa për fillim po jua dergoj foton unë nga Zvicra meqe ju aty nuk keni mundesi l, dhe së dyti gugulloni pak emrin tim dhe lexoni..do mesoni shumë për këtë trafikant që na e bëtë kaq të famshëm deri në fantazmë“, shkruan Zagani.

Më herët, Zagani ka rrëfyer lidhjet e biznesmenit vlonjat, Arben Dalipaj me trafikun e drogës dhe me politikanë.

Ai ka treguar se si e trafikonte ai drogën dhe si u pengua të hetonte për Dalipajn.

Sipas tij, biznesmeni vlonjat kishte investuar në disa koncesione hidrocentralesh.

Mediat helene thonë se kryeministri Mitsotakis do të kërkojë sot në Tiranë që Fredi Beleri të bëjë betimin
Zagani thotë se tentoi ta përgjonte Dalipajn, por u pengua që të vendoseshin përgjuesit në shtëpinë dhe makinën e tij. Ai shton se në shtëpinë e Dalipit ka patur një cantë me 20 kg kokainë dhe 3 milionë euro cash./Shqiperiaime

‘Fantazma e Mesdheut’, ky është skafisti Arben Dalipaj: Lidhja me politikanë dhe legjenda që qarkullon në Vlorë Read More »

E rëndë në Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi dhe përfundon mbi shinat e trenit, 21 viktima, mes tyre edhe fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus ka rënë nga mbikalimi në Mestre, Venezia dhe ka përfunduar mbi shinat e trenit. Pas përplasjes autobusi ka marrë flakë.

Mediat italiane raportojnë për 21 të vdekur, mes tyre edhe 2 fëmijë, dhe mbi 12 të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur policia forcat zjarrfikëse si dhe disa mjekë.

Autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

E rëndë në Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi dhe përfundon mbi shinat e trenit, 21 viktima, mes tyre edhe fëmijë Read More »

I dha fund jetës, bashkëshortja gjen 55-vjeçarin të varur në kasollen e bagëtive, detaje…

Një 55-vjeçar nga Skrapari, është gjetur pa jetë nga bashkëshortja e tij në kasollen e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Usti në fshatin Valë.

Viktima Veri Zaimi, dyshohet të jetë vetëvarur me litar. Thuhet se kishte lidhur një litar në pemën e ullirit, ngjitur me kasollen e bagëtive dhe më pas kishte varur veten.

Sipas informacioneve, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, familjarët kishin nisur kërkimet dhe ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të varur me litar dhe më pas ka njoftuar policinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që pasi kanë kryer kqyrjes e vendngjarjes kanë konfirmuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Trupi i pajetë i Zaimit është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që policia konfirmon se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor

I dha fund jetës, bashkëshortja gjen 55-vjeçarin të varur në kasollen e bagëtive, detaje… Read More »

Detaje nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, ‘Doli në trotuar për të qenë më e sigurtë, ai e qëlloi 3 herë’

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa në Itali, nënë e dy fëmijëve minorenë, teksa vijon kërkimi për bashkëshortin e saj, autori i dyshuar i vrasjes.

Dyshimet e hetuesve fokusohen pikërisht te bashkëshorti i saj, nga i cili gruaja po ndahej dhe nuk jetonin më bashkë. Burri është ende i zhdukur dhe, sipas informacioneve fillestare, ai është arratisur me një “Golf” të bardhë.

Karabinierët nisën një gjueti duke ngritur pika kontrolli në të gjithë Val d’Elsa, në zonën midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe në zonën e Empolit. Policia ka kontrolluar edhe disa shtëpi fermash të braktisura në zonën e krimit, deri tani pa asnjë sukses.

35-vjeçarja me leje të rregullt qëndrimi, u vra dje në mbrëmje, në një rrugë periferike të Kastelfiorentinos, pak pas orës 20:00.

Alarmi u ngrit nga disa banorë të zonës, të cilët kanë dëgjuar shpërthimin e një arme.
Pak minuta më vonë, një ambulancë mbërriti në vend, por me gjithë përpjekjet e bëra për ta risjellë në jetë, mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse konfirmonin vdekjen e saj.

35-vjeçarja shqiptare, banuese prej shumë vitesh në Itali, punonte si kameriere në një restorant të zonës, e integruar mirë në komunitetin e Castelfiorentino. Burri dyshohet se është paraqitur në shtëpinë ku jetonte gruaja me një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare. Mes të dyve ka pasur një debat. Në atë moment ajo kishte dalë në rrugë, ndoshta për t’u ndjerë më e sigurt. Pikërisht në trotuar ajo u godit nga tre të shtëna armësh, njëra prej të cilave ishte fatale.

Alarmi është ngritur nga disa banorë të cilët kanë dëgjuar shpërthimin e të shtëna armësh. Një automjet mjekësor dhe një ambulancë nga Kryqi i Kuq Certaldo ndërhynë në vend, me personelin e kujdesit shëndetësor që tentoi rianimimin pa sukses. Ndërhynë edhe karabinierët e kompanisë Empoli dhe seksionit të hetimeve shkencore të Firences. Hetimet janë vetëm në fillim, por ndër hipotezat e para që shqyrtohen nga hetuesit është ajo e një rasti të femicidit.

Klodiana Vefa, sipas mediave italiane, nuk ishte ndarë ligjërisht nga i shoqi, gjithashtu shqiptar, por kohët e fundit mes çiftit kishte mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi bashkëshortore, nën të njëjtën çati. Sipas rikonstruksioneve që po hetohen nga policia, do të kishte pasur mosmarrëveshje në të kaluarën, ndoshta për shkak të xhelozisë së burrit. Megjithatë, nuk ka asnjë raport apo denoncim nga gruaja. Arma e vrasjes nuk u gjet: atë e mori vrasësi, i cili iku me makinë. Kamerat private dhe publike mund të kenë kapur rrugën e arratisjes.

Kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorni, i cili ishte ndër të parët që mbërriti në vendin e tragjedisë, shkroi më pas në rrjetet sociale: “Fatkeqësisht, së fundmi ndodhi një fatkeqësi në Castelfiorentino, zona Puppino. Një vajzë u vra, me sa duket pas një debati. Është vërtet herët për të zbuluar informacione për atë që ka ndodhur dhe për të diskutuar hipotezat që ende po shqyrtohen nga policia. Është një kohë për heshtje dhe për t’u mbledhur rreth një familjeje të prekur nga një ngjarje e tmerrshme.”

Detaje nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, ‘Doli në trotuar për të qenë më e sigurtë, ai e qëlloi 3 herë’ Read More »

Krim në familjen shqiptare, kush është 45-vjeçari që akuzohet se ekzekutoi gruan e tij në Itali

Klodiana dhe Alfredi kishin rreth 17 vjet që jetonin në Itali. Ajo ishte me origjinë nga Fushë-Kruja, me mbiemrin e familjes Rahmani, ndërsa 45-vjeçari Alfred Vefa ishte me origjinë nga Preza e Tiranës. Të martuar thuajse prej 20 vitesh, ishin prindër të dy fëmijëve adoleshentë dhe aktualisht ata jetonin në komunën e Castelfiorentino të Firenzes.

Dikur të dashuruar, siç edhe mund të dallohet lehtësisht nga postimet e të dyve në rrjetet sociale, sot Klodiana nuk jeton më. Ndërsa bashkëshorti i saj Alfredi është në arrati, pasi akuzohet se mbrëmjen e së enjtes i mori asaj jetën, duke e ekzekutuar me armë zjarri në mes të rrugës .

Nga ajo që raportohet deri më tani në mediat italiane, Klodiana dhe Alfredi po ndaheshin. Mes tyre thuhet se kohët e fundit kishte debate të shumta, me në qendër xhelozinë e bashkëshortit.

Klodiana punonte në një piceri të zonës, si kamariere. Ajo ishte tepër aktive në rrjetet sociale, e apasionuar pas fotove dhe një person që duket se kishte krijuar shumë miq aty ku jetonte. Postimi i saj më i fundit daton vetëm 5 ditë më parë, ku ajo shfaqej elegante teksa kishte dalë për një mbrëmje jashtë.

Ndonëse jo gjatë kohëve të fundit, edhe postimet me bashkëshortin gjenden ende aty. Në shumë prej tyre ata i shprehin dashurinë njëri-tjetrit, e madje kanë bërë edhe tatuazhe për njëri-tjetrin.

Momentalisht mbetet e paqartë se çfarë çoi marrëdhënien e tyre deri në pikën sa të përfundonte në tragjedi.

Të paktën 3 plumba pistolete u qëlluan në drejtim të 36-vjeçares, pak para orës 20:00 të së enjtes. Një prej tyre ishte fatal për Klodianën, e cila gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Vrasja ndodhi pak metra larg shtëpisë ku jetonte shqiptarja. Më herët sipas mediave italiane, në derë të shtëpisë kishte trokitur Alfredi, i cili nuk jetonte më me familjen e tij. Palët ishin përfshirë në një zënkë dhe kishin dalë jashtë.

Minuta më vonë u dëgjuan të shtënat. Fëmijët dhe familjarë të gruas vrapuan jashtë duke e gjetur atë të vrarë. Ndërsa Alfredi dyshohet se u largua me makinën e tij Golf bashkë me armën e krimit. Ai vijon të jetë ende në arrati.

Krim në familjen shqiptare, kush është 45-vjeçari që akuzohet se ekzekutoi gruan e tij në Itali Read More »

Krim makabër në Itali/ Burri vret gruan, djalin dhe vjehrrën e më pas vetëvritet, si ndodhi ngjarja?

Një burrë rreth të 60-tave goditi me thikë vjehrrën e tij në Alessandria dhe më pas i mori jetën. Gruaja, e cila ishte 80 vjeçe, u gjet e pajetë pranë trupit të vrasësit. Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, vrasësi fillimisht ka ekzekutuar gruan dhe djalin adoleshent dhe më pas ka shkuar në objektin shëndetësor

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku janë vrarë 3 pjesëtarë të një familjeje.
Sipas mediave vendase, një 60-vjeçar në Alessandria ka kryer një vrasje të dyfishtë në banesë, mëngjesin e sotëm, duke qëlluar për vdekje gruan dhe djalin e tij.

Masakra familjare ndodhi në Alessandria, ku Martino Benzi vrau gruan e tij Monica Berta dhe djalin e tyre 17-vjeçar.

Më pas 60 vjeçari shkoi në shtëpinë e të moshuarve “Divine Providence Mother Teresa Michel”, në sheshin me të njëjtin emër në lagjen Orti.

Krijuar në fillim të shekullit të njëzetë nga Nënë Tereza, ende sot, struktura ofron ndihmë për të moshuarit e vetmuar dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.

Atje ai vrau edhe vjehrrën e tij, 80 vjeçaren Carla Schiffo duke e goditur atë për vdekje me thikë. Aktin e kreu përpara se të vetëvritej edhe vetë.

Trupat e burrit dhe të moshuarës janë gjetur në oborrin e Institutit, që shërben si strehë për personat e moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara.

Krim makabër në Itali/ Burri vret gruan, djalin dhe vjehrrën e më pas vetëvritet, si ndodhi ngjarja? Read More »

Shqiptari i dënuar për vrasje arratiset nga burgu! Detajet e një ikjeje spektakolare

Roland Dedja rikthehet sërish në vëmendjen e kronikës së zezë të mediave italaine ndërkohë që ka realizuar arratisjen e bujshme nga burgu i Teramos.

Shqiptari i akuzuar për vrasjen e të fortit të Vlorës, më pas për arratisjen e bujshme të kryer 13 vjet më parë nga burgu i Pizas, për një tjetër grabitje në kohën që ishte në arrati, ka mundur të largohet nga muri rrethues duke u hedhur në tokë dhe duke u larguar në drejtim të paditur. Policia italiane prej orësh është në kërkim të tij, ndërkohë që mediat vendase i kanë bërë jehonë lajmit të ikjes së tij nga burgu ku vuante dënimin për një sërë akuzash. Në fakt Dedja asnjëherë nuk arriti ta pranonte vrasjen e vlonjatit Shpëtim Çupa, ku madje edhe gjykata vendase aso kohe nuk u pajtua me kërkesën e Prokurorisë, e cila ia faturonte Dedjas vrasjen e shqiptarit në parkimin e një lokali. Sipas të dhënave, dyshohet se atë jashtë rrethimit të burgut e ka pritur një automjet me të cilin është larguar.

Dje u bë me dije se 40- vjeçari shqiptar, Roland Dedja, ishte arratisur nga burgu i Teramos në Abruzzo të Italisë. Akti i tij tërhoqi vëmendjen e mediave vendase. Sipas mediave të italiane, me litarin e një alpinisti ai arrin të ngjitet mbi murin rrethues dhe është arratisur. Shqiptari në kërkim tashmë, po kryente dënimin e tij për krime droge dhe grabitje. Megjithatë vendimi përfundimtar nga gjykata ende nuk kishte ardhur për të. Sa i përket skenarit të arratisjes, i burgosuri ulet në mënyrë tërthore me një litar alpin të fiksuar në shufrat e hekurta. Thuhet se ai mund të ketë patur ndihmën e një bashkëpunëtori si dhe një droni për dërgimin e mjeteve të dobishme për t’ia mbathur. Në përshkrimin e tyre, mediat italiane e krahasojnë me një skenar filmi. “Për momentin, regjistrimet e të gjitha kamerave në burg po ekzaminohen për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes”, raporton Gino Ciampa nga policia e burgut

“Ndihma e një droni dyshohet për dorëzimin e mjeteve të dobishme me të cilat i burgosuri shqiptar ka kryer arratisjen gjatë natës nga burgu i Teramos. Zbulimi i arratisjes u bë vetëm mëngjesin e sotëm”, saktëson Gino Ciampa. Kjo nuk është arratisja parë që 40-vjeçari ka kryer, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar. Gjithashtu, ai akuzohet dhe për një grabitje, të ndodhur pasi u arratis nga burgu në vitin 2010.

Policia italiane publikoi të dhënat në lidhje me faktet që kishte për vrasjen e emigrantit shqiptar Shpëtim Çupa, 44 vjeç, në një parking lokali në fundshkurtin e vitit 2010. Aso kohe u tha se viktima, që është qëlluar me një armë të kalibrit 7,65 mm në sheshin “Kopakabana” (Copacabana), rezulton të ketë një dosje me precedentë kriminalë në Itali. Policia hetoi precedentët penalë të viktimës me qëllimin për të identifikuar vrasësin e 44-vjeçarit pas dyshimeve se ekzekutimi duhej të ishte një hakmarrje, në mos një larje hesapesh që lidhej me aktivitete kriminale.

Sipas policisë, Shpëtim Çupa rezultonte të kishte qenë i dënuar me 1 vit e gjysmë burg në vitet ‘96-‘99 për shfrytëzim prostitucioni. Emri i Shpëtim Çupës rezultonte, gjithnjë sipas policisë italiane, edhe në hetimin që po zhvillohej për vrasjen e shtetases shqiptare Violeta Halla, 19 vjeçe, e vrarë në prill të vitit 1996. Viktima e vrasjes në Breshia hetohej gjithashtu edhe për gjymtimin e shtetases S. Eufemia, këmba e majtë e së cilës ishte gjetur larg trupit të viktimës. Hetuesit e policisë kanë shoqëruar aso kohe edhe pronarin e një makine “Volksëagen Golf”, i cili ishte parkuar natën e krimit pranë makinës së Shpëtim Çupës, “BMW X5”, por ai ka rezultuar se nuk ka lidhje me krimin dhe ndaj ishte lënë i lirë.

Shqiptari i dënuar për vrasje arratiset nga burgu! Detajet e një ikjeje spektakolare Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com