Kronike e zeze

Ky është tropojani që u qëllua me armë zjarri nga 2 persona me maska në Tiranë

[sgmb id=”1″]

Ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në rrugën “Xhanfize Keko” ka lënë të plagosur me dy plumba një të ri nga Tropoja.

Aksidenti i ndodhur pranë Xhamisë ka qenë një atentat ndaj personit të quajtur Devis Rrustemaj.

Devis Rrustemaj është qëlluar nga një shtetas, i cili po udhëtonte më motor bashkë me një person tjetër, ka njoftuar Policia.

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariat, 26-vjeçari ka dhënë identitet të rremë, por nga verifikimi rezultoi se ai nuk kishte emrin e dhënë. Nuk dihet ende se pse Rrustemaj ka tentuar të fshehë identitetin e tij, kur ai është viktima në këtë mes, por Policia ngre dyshimet se ai mund të jetë i frikësuar nga plagët që ka marrë dhe atentati i papritur në mes të Tiranës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Ndërsa burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se 26-vjecari Devis Rustemaj së bashku me mikun tij Anxhelino Çervanaku kanë kërcënuar me armë zjarri në vitin 2015 djalin e një biznesmeni të njohur karburantesh në Tiranë për shkak të një borxhi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë: Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë një Xhamie, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Devis Rrustemaj, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, i cili është plagosur në pulpën e këmbës së majtë duke i shkaktuar thyerje të kockës. Ky shtetas ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën. Nga dëshmia paraprake e dhënë nga shtetasi i plagosur dhe nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është mësuar se, dy shtetas i janë afruar me një motorr me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë ku pasagjeri i motomjetit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë shtetasin D. Rr. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Ky është tropojani që u qëllua me armë zjarri nga 2 persona me maska në Tiranë Read More »

Masakra te Shkencat.Flet nëna e 2 të vrarëve: Djemtë e mi, vëllezër gjaku me vrasësin Camorra-s

[sgmb id=”1″]

Mamaja dhe gruaja e Besnik Sulkut dëshmuan në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër vëllezërve Markeljan dhe Klejvi Doçi për vrasjen e trefishtë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë në maj 2015.

E ëma e dy vëllezërve Sulku, Gjysere Sulku akuzoi dy vëllezërit Doçi, si dhe pranoi njohjen e djemve të saj me italianin Salvatore Letizia.

“Kisha 4 fëmijë, por tani kam vetëm dy. Djali i vogël Durimi u vra në Holandë më 6 prill 2015. Mua më thanë se vdiq një aksident.

Trupin e tij e sollën 12 ditë më vonë. Nga lajmet kam mësuar se djalin ma kanë vrarë Markeljan dhe Klejvi Doçi.

Djali tjetër Besniku u vra ditën që kishim të 40-tat e vdekjes së Durimit. Salvatore Letizia ishte bërë vëlla gjaku me djalin tim Besnikun. Ai vinte në shtëpinë tonë. Hera e fundit ishte kur kishim të 40-tat e vdekjes së djalit Durimit. Na takoi, piu kafe dhe hëngri drekë.

Diku rreth 14:00 u largua bashkë me djalin Besnikun. Atë ditë Besniku u vra afër stacionit të trenit. Prapë nga lajmet e mora vesh se kishin gisht këta djemtë.

Me familjen Doçi kemi jetuar në një lagje në Bulqizë. Djemtë tanë kanë qenë moshatarë dhe kanë patur përplasje mes tyre, por se di pse, për çfarë arsye. Gjithçka që ka ndodhur me fëmijët e mi ja kam lënë në dorë drejtësisë”, ka thënë ajo në Gjykatë, raporton News24.

Italiani Salvatore Letizia është një prej drejtuesve të një prej klaneve të grupit mafioz të Camorras në Itali.

Prokuroria thotë se Besnik Sulku kishte paguar Salvatore Letizian për të vrarë Mentor Doçin, të cilin e akuzonte se kishte urdhëruar vrasjen e vëllait të tij Durimin, në Holandë.

Nga shkëmbimi i zjarrit, italiani vrau Mentor Doçin, ndërsa dy nipërit e këtij të fundit qëlluan me armë Besnik Sulkun.

Masakra te Shkencat.Flet nëna e 2 të vrarëve: Djemtë e mi, vëllezër gjaku me vrasësin Camorra-s Read More »

Identifikohet shenjestra e atentatit.Ja kush eshte 26 vjecari i plagosur!

[sgmb id=”1″]

Detaje të reja dalin në dritë mbi atentatin e ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije për se i plagosuri me armë zjarri është Devis Rustemaj, 26 vjeç nga Tropoja, por banues në Tiranë.

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariat, i plagosuri ka dhënë identitet të rremë për policinë, pasi nga verifikimi rezultoi se nuk kishte atë emër.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 26-vjecari është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motor së bashku me një shtetas tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Identifikohet shenjestra e atentatit.Ja kush eshte 26 vjecari i plagosur! Read More »

Aksident tragjik, kamioni përplas për vdekje 52-vjeçaren!

[sgmb id=”1″]

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një gruaje ditën e sotme në Shkodër rreth orës 11:30.

Në vendin fshatin Mjedë, Bashkia Vau Dejës një mjet Kamion me targë AA 682 MO me drejtues shtetasin Agim Uka 38 vjeç, banues në Pukë, ka aksidentuar për vdekje 52-vjeçaren Afërdita Lohja, banuese në fshatin Mjedë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime te mëtejshme.

Aksident tragjik, kamioni përplas për vdekje 52-vjeçaren! Read More »

Gjendet i vdekur biznesmeni ne Vlore.Policia ne vendngjarje!

[sgmb id=”1″]

Vlorë Informacion paraprak Rreth orës 07:15, në një lokal në lagjen “28 Nëntori” është gjetur i pajetë një shtetas brenda në lokalin e tij.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar se viktima i përket shtetasit Luan xhelo , rreth 50 vjeç, pronarë i objektit ku është gjetur.
Nga veprimet hetimore bazuar në kqyrjen paraprake të trupit, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.
 

Gjendet i vdekur biznesmeni ne Vlore.Policia ne vendngjarje! Read More »

34-vjeçari nga Shqipëria “armën në kokë” çiftit grek për t’i grabitur.

[sgmb id=”1″]

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke me akuzën e grabitjes me armë ndaj një çifti në Vouliagméni Limanania së bashku me një bashkëpunëtor i cili është në kërkim. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Media televizive “ERT” ka mundur të sigurojë foto ekskluzive të makinës ku gjendej çifti.

Dy banditët iu afruan çiftit grek duke u përpjekur t’i grabitnin me armë në duar ndërkohë që ata gjendeshin në një makinë të parkuar.

Djaloshi grek që ishte në timon bëri rezistencë dhe një nga grabitësit e plagosi në këmbë.

Kur viktima doli nga spitali, e njohu shqiptarin nga fotot dhe më pas policia bëri të mundur arrestimin e tij.

34-vjeçari nga Shqipëria “armën në kokë” çiftit grek për t’i grabitur. Read More »

E tmerrshme:Nëna monstër vret 8 fëmijët e saj!

[sgmb id=”1″]

Një grua australiane, e cila vrau tetë fëmijë në një sulm me thikë në shtëpinë e saj, nuk do të dalë në gjyq sepse ajo ishte e rënduar psikologjikisht në atë kohë.

Raina Thaiday ishte duke përjetuar një episod psikotik kur ajo u theri katër tri djemtë e tre vajzat e saj dhe mbesën në Cairns në dhjetor të 2014, shkruan BBC.

Vendimi ligjor i bërë muajin e kaluar, por vetëm tani i bërë publike, -do të thotë se ajo nuk mban përgjegjësi penalisht, raporton Syri.net

Thaiday, 40 vjeç, po mbahet në një qendër të sigurisë së lartë në Brisbane.

Është e paqartë nëse ajo ndonjëherë do të lirohet përsëri në komunitet.

Shtëpia ku fëmijët e moshës midis dy dhe 14 vjeç u vranë është shkatërruar. Është zëvendësuar me një park për të kujtuar Malili, Angelina, Shantae, Rayden, Azariah, Daniel, Rodney dhe Patrenella.

E tmerrshme:Nëna monstër vret 8 fëmijët e saj! Read More »

Atentat mafioz vritet Body-Builder!

[sgmb id=”1″]

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me kallashnikov jashtë një shkolle fillore në periferi të kryeqytetit grek, Athinë, në vendin e quajtur  “Glika nera”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:15 me orën lokale, ku 4 persona me kallashnikovë i zunë pritë “body builder”-it të njohur në Greqi, Basilis Grivas, përpara shkollës fillore ku ai erdhi të sillte të birin.
Si pasojë e plumbave është plagosur edhe një grua, të cilës iu ofrua ndihma mjekësore. Vrasësit pritën sa Grivas dorëzoi të birin në shkollë dhe u largua drejt makinës së tij për ta qëlluar.
Policia gjeti në vendngjarje 9 gëzhoja dhe pak më vonë edhe makinën e personave që kryen vrasjen, rreth 600 metra më tutje, të djegur.
Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, por hetimet e para flasin për larje hesapesh, pasi Grivas ishte i njohur në jetën e natës në Athinë, si pjesë e një grupi mafioz dhe ishte emër i njohur edhe për policinë.

Atentat mafioz vritet Body-Builder! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com