Kronike e zeze

U gjet e zhveshur në banjë, e masakruar me thikë, zbardhet vrasja e 43-vjeçares pas 9 vitesh

Policia greke ka zbardhur vrasjen e 43-vjeçareje rumune 9 vite pas krimit.
Nëna e tre fëmijëve u gjet e zhveshur në banjë e masakruar me thikë në vitin 2014. Për krimin u akuzua shtetasin shqiptar 54-vjeçar Zoto Jani, i cili mohoi përfshirjen në vrasje.

Në muajin korrik është arrestuar në Gjermani një pakistanez, i cili ka rezultuar autor i krimit makabër dhe është tradhtuar nga gjurma e gishtit të dorës.

Pakistezi u arrestua në Gjermani për vjedhje dyqani dhe pas një hetimi u identifikua shenja e gishtit. Gjatë marrjes në pyetje ai raportohet se ka rrëfyer se kishte vrarë nënën 43-vjeçare.

Në prill të vitit 2023, “Demokratiki” zbuloi se ishte vërtetuar mospërfshirja në krim e 54-vjeçarit shqiptar të dënuar në qershor 2015 me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë.

Ai u la i lirë me kushtet shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit dhe paraqitjes një herë në muaj në komisariatin e vendbanimit të tij.

Vijon…

U gjet e zhveshur në banjë, e masakruar me thikë, zbardhet vrasja e 43-vjeçares pas 9 vitesh Read More »

Lajm i fundit/ Aksidenti tragjik në Gjermani, e konfirmon policia: Tre prej viktimave janë shqiptarë

Sipas policisë, tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ishin shqiptarë dhe jo bullgarë.

Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë të martën për DPA.

Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje. Por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë.

Policia kundërshtoi informacionin e autoritetit të zhvillimit urban, i cili njoftoi të hënën se ata ishin bullgarë.

Sipas informacioneve të dpa, gjendja e tij është ende shumë kritike pas një operacioni urgjent në klinikën Asklepios St.

Kur erdhi deri te informacionet fillestare se gjendja e tij ishte stabile, qarqet e informuara thanë: “Kjo nuk është e vërtetë. Ne do ta përshkruanim gjendjen si kritike.” Në aksident ka pësuar lëndime të shumta punëtori më i rëndë i ndërtimit.
Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

Lajm i fundit/ Aksidenti tragjik në Gjermani, e konfirmon policia: Tre prej viktimave janë shqiptarë Read More »

U vra nga bashkëshorti në dhomën e gjumit, vëllai i 31-vjeçares rrëfen krimin: Ishte duke folur me nipin! Ai kishte halucinacione

Vëllai i Etleva Bodit, e cila u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, në banesën e tyre në Savona të Italisë ka rrëfyer detaje nga ngjarja

Ai ka treguar se djali 13-vjeçar i çiftit ishte dëshmitar okular i ngjarjes së rëndë, i cili ka parë gjithë momentin kur i ati i mbyti nënën e tij.

Vëllai i Etleva Bodit ka treguar se motra ishte e mbyllur në dhomë me djalin dhe s’ka qenë duke folur në telefon, siç pretendoi bashkëshorti pas vrasjes, por me të birin e mitur.

Ai tha se kunati në momentin që i biri ka hapur derën ka hyrë në dhomën duke i vendosur duart në fyt 31-vjeçares.

“Ishte nipi dëshmitar i ngjarjes, ka parë gjithë situatën. Ka qenë në mbyllur në dhomë me nënën e tij, Nuk ka qenë në telefonatë, por halucinacioni i tij, Motra ka qenë duke folur me nipin, ai ka menduar se po flet në telefon. Në momentin që nipi ka hapur derën, bashkëshorti i ka vendosur duart në fyt”, tha i vëllai në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti.

I vëllai i viktimës u shpreh se çifti kishin 17 vite të martuar dhe se 31-vjeçarja nuk i ka treguar se kishte probleme me bashkëshortin.

“Kishin rreth 17 vite të martuar dhe prej 15 vitesh qetonin në Savona. Nuk kam arritur të kuptoj që kanë pasur probleme, sepse motra ka qenë e mbyllur dhe mendoj se i ka mbajtur për vete.

Nuk e kam kuptuar agresivitetin e bashkëshortit të saj. Nipi është i traumatizuar, vetëm pas ngjarjes më ka treguar problemet që kishin prindërit e tij, xhelozia dhe të tjerat.

Ka ndodhur mendoj për shkaqe xhelozie. Motra s’na ka treguar asnjë gjë.

Policia ka sekuestruar telefonat e motrës dhe bashkëshortit të saj për të zbardhur ngjarjen. Por gjithçka ka qenë gënjeshtër e tij për të shpëtuar nga kjo situatë.

Sipas nipit motra nuk ka pasur telefon fare. Telefoni gjithashtu nuk është gjetur në vendngjarje. Ai e ka kuptuar mbas shumë kohe që e ka mbytur. Nëse do kishte lajmëruar ambulancën, sot motra do të ishte gjallë. Ai ka shkaktuar dëme celebrale”, shtoi ai.

U vra nga bashkëshorti në dhomën e gjumit, vëllai i 31-vjeçares rrëfen krimin: Ishte duke folur me nipin! Ai kishte halucinacione Read More »

Pendohet Elio Bitri! I dyshuari për vrasjen e Arjan Spahisë do rrëfejë gjithçka para prokurorëve belgë

Eljo Bitri, një nga të kërkuarit e dosjes “Plumbi i artë” që u arrestua në dhjetor 2022 në qytetin Leiden të Hollandës, mësohet se i është shtuar listës së personave të penduar të SPAK-ut dhe prokurorisë Belge.

Prej 11 muaj me rradhë ai qëndron në burg, ndërsa të dyja prokuroritë kërkojnë ekstradimin e Bitrit, pasi në Shqipëri akuzohet si pjesëmarës në 7 ngjarje të rënda kriminale.

Ndërsa në Belgjikë, Bitri akuzohet si pjesëmarës në vrasjes e Arjan Spahisë në qytetin e Molenbeek, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

Së fundmi është mësuar se Eljo Bitri, ka pranuar të flasë për llogari të prokurorëve Belgë, të cilët e akuzojnë Bitrin dhe djalin e tezes së tij, Elton Roçi që në Elbasan njihet me nofkën “Fat Katnari”.

Në Belgjikë ndaj Bitrit dhe Roçit është ngritur akuza zyrtare e vrasjes së Arjan Spahiut. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Mikael Qosja, i cili ndodhet në Dubai.

Dëshmia e Bitrit mund ti dërgohet me letërporosi dhe autoriteteve Shqiptare ose prokurorë të posaçëm të SPAK, pritet të udhëtojnë drejt Hollandës, për të marë në pyetje Eljo Bitrin që njihet ndryshe dhe me emrin Bledar Debrova.

Eljo Bitri, në muajin Maj 2022 u shpall në kërkim gjatë operacionit “Plumbi i artë”, pasi emri i tij u përmend nga i penduari Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, si i përfshirë në ngjarjen kriminale të vrasjes së Anxhelo Avdisë, Dorjan Shkozës dhe disa tentative vrasje të tjera e deri tek shkatërimi i pronës me eksploziv.

Njëherësh Bitri, sipas rrëfimit të Dumanit është njeriu negociator që ka çuar Dumanin tek anëtarët e grupit “Çapja” në Elbasan, ku qëllimi ishte për të vrarë Sokol Sanxhaktarin./Shqiperiaime

Pendohet Elio Bitri! I dyshuari për vrasjen e Arjan Spahisë do rrëfejë gjithçka para prokurorëve belgë Read More »

Arrestohet 36-vjeçari në Vlorë, detaje…

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ka vjedhur disa materiale ndërtimi në banesën e një shtetasi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa materiale ndërtimi, në banesën e një shtetasi, në lagjen “Isa Boletini”, thuhet në njoftimin e policisë.Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arrestohet 36-vjeçari në Vlorë, detaje… Read More »

Itali/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, u kap me 30 kg marijuanë

Policia italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar për posedim të 30 kg marijuanë. Kontrolloi u krye kur u vunë re vajtje-ardhje të çuditshme në një rrugë banimi në komunën e Ardeas dhe vendosën të hetojnë më tej. Në mënyrë të veçantë, karabinierët kanë vënë re në rrugë të riun shqiptar dhe kanë vendosur ta kontrollojnë.

Qëndrimi nervoz i 28-vjeçarit ka shtyrë efektivët të shtrijnë kontrollin edhe në banesën e tij. Me të mbërritur në shtëpinë ku ndodheshin pesë persona të tjerë, 3 meshkuj italianë dhe dy femra, një italiane dhe një bullgare, u gjetën dhe sekuestruan rreth 30 kg marijuanë të ndarë në pako nga 5 kg secila, brenda të cilave lënda ishte e paketuar në blloqe 100 gramësh. Gjithashtu u gjet material i dobishëm për paketimin dhe peshimin e dozave dhe parave cash, që mendohet se janë të ardhura të veprimtarisë së mëparshme të paligjshme.

Shqiptari dhe dy italianë u shoqëruan në burgun e Velletrit, në dispozicion të autoritetit gjyqësor në pritje të verifikimit.

Itali/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, u kap me 30 kg marijuanë Read More »

Zetori përplaset me dy makina, drejtuesit dhe pasagjerët drejt spitalit

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Zhamë.

Mësohet se mjeti tip “Zetor” me drejtues 40-vjeçarin me inicialet T. K., është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues 42-vjeçarin me inicialet Gj. D., 42 dhe me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin me inicialet I. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 42-vjepari dhe 40-vjeçari si edhe pasagjeri në mjetin tip “Audi”, një 50-vjeçar me inicialet A. H., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Po ashtu mësohet se një tjetër aksident ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku një 30-vjeçar me inicialet A. Sh., banues në fshatin Zëmblak, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Zetori përplaset me dy makina, drejtuesit dhe pasagjerët drejt spitalit Read More »

‘Po më dridhet trupi, filloi të gjuante me sëpatë’, tmerri në Korçë, flet dëshmitarja

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Pazarin e Korçës. Një grua është sulmuar nga një 36-vjeçar i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gjatë konfliktit një qytetar tjetër, u mundua ta largonte agresorin, por mbeti i plagosur. Me një sëpatë në dorë ai ka filluar t’i gjuajë gruas 52-vjeçare, e cila shiste te Pazari i Korçës.

Sipas një dëshmitareje në vendin e ngjarjes, autori e ka gjuajtur disa herë me sëpatë gruan, e cila sipas saj ishte shumë e mirë dhe e respektueshme.

Dëshmitarja tregon se kjo skenë ishte tepër e frikshme.

“Këtu isha unë, ajo ishte atje, ai erdhi me sëpatë, vajti deri tek ky stoli, po më dridhet trupi nuk flas dot. I hyri me sëpatë, ajo ngriti duart thirri ua ua ua dhe ra poshtë. Ai vetëm e godiste me sëpatë. Nuk pati asnjë sherr, asnjë konflikt. Ai erdhi me sëpatë, pastaj nuk e pashë sepse u bënë kapicë. Gruan e njoh, është shumë e mirë, shet këtu. Na ka respektuar sa s’ka. Më pas i erdhi i shoqi dhe u bë kapicë, nuk pashë më se çfarë u bë. Ai ishte i droguar thoshin dhe iku me vrap. Unë ka përpirë barkun, po më dridhen këmbët, po më shpifet dhe në gjumë do më dalë. Ajo po rrinte tek dyqani, ndërsa ai e ndoqi, tek stoli ajo u pengua dhe ai i ra me sëpatë. Filloi të bërtiste, pastaj i doli i shoqi”, shprehet dëshmitarja.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Plagosi me mjet të mprehtë 2 shtetas, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 19.10.2023, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

‘Po më dridhet trupi, filloi të gjuante me sëpatë’, tmerri në Korçë, flet dëshmitarja Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com