Kronike e zeze

E rëndë!Shkodër, 83-vjeçari vret gruan me armë gjahu, e dyta që i merr jetën.

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mengjesin e sotëm qyetetin e Shkodrës.

Beqir Gjilaj, 83 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij, Lumturie Gjilaj, 45 vjeç.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur pas një konfilkti mes mes tyre.

Kjo është bashkëshortja e dytë që Gjilaj i merr jetën. Ai para 17 vitesh ka vrarë edhe gruan e parë.

Pas kryerjes së dënimit për vrasjen e parë autori është liruar dhe është martuar sërish me gruan që i mori jetën sot.

Lumturie Gjillaj ka vdekur në vend pasi u qëllua me çifte ndërsa policia ka arrestuar autorin.

E rëndë!Shkodër, 83-vjeçari vret gruan me armë gjahu, e dyta që i merr jetën. Read More »

Aksident i rëndë në Unazën e Durrësit, disa të plagosur.

[sgmb id=”1″]

Një aksident i rende ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në unazën e qytetit të Durrësit, ku janë përplasur një “Benz” dhe një “BMW”.

Siç bëhet me dije, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas një dëshmitari në vendngjarje, të plagosurit ishin të gjakosur dhe me shume plagë në momentin që u transportuan nga ambulanca.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga BalkanËeb, mjeti tip “Benz” ka marrë dëmtime më të shumta. Policia e qytetit bregdetar, e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

 

Aksident i rëndë në Unazën e Durrësit, disa të plagosur. Read More »

Vritet me bresheri plumbash adoleshenti qe po’kercenonte’ me pistolete loder!

[sgmb id=”1″]

Policët amerikane kanë qëlluar disa herë me armë një adoleshent në parkingun e shkollës, së mesme nën dyshimet se ishte i armatosur, por më vonë zbuluan se mbante thjesht një pistoletë lodër.

Zyrtarët, emrat e të cilëve ende nuk janë zbuluat, iu përgjigjen një telefonatë urgjente në një shkollën në San Diego rreth orës 3:30 të shtunën.

Kur arritën në parkingun e shkollës, oficerët panë një djalosh i cili “nxori një pistoletë” nga brezi ia drejtoi njërit prej oficerëve, shkruan “Fox News”.

Pavarësisht nga thirrjet e vazhdueshme që djali tu jepte “armën”, ai nuk pranoi të zbatonte kërkesat, duke bërë që policia të hapte zjarr.

“Te frikësuar për sigurinë e tyre, të dy oficerët gjuajtën me armë drej adoleshentit dhe e goditën disa herë”, deklaroi departamenti i policisë së qytetit , duke shtuar se ka nisur një hetim të posacëm

Vritet me bresheri plumbash adoleshenti qe po’kercenonte’ me pistolete loder! Read More »

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme.

[sgmb id=”1″]

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Mamurras, tek “Kryqëzimi i Patokut”.

Shtetasi Mhill Ndreca, drejtuesi i mjetit tip “Fuoristradë”, ka përplasur për vdekje këmbësoren që ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Viktima është identifikuar si Zenepe Uçaj. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme. Read More »

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri!

[sgmb id=”1″]

Shkodër. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të shtetasit N.H, ndodhur më 06.05.2017.

Brenda një kohe të shkurtër policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme, ku rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, Shkodër është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi N. H., 33 vjeç.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduriale të kryera nga Specialitët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në D.V.P.Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim autorit të dyshuar V.K , 21 vjeç, banues në Shkodër.

Vijon puna për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuara nga nenet 78,22,25 e 278 të Kodit Penal.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri! Read More »

Vlorë Identifikohet nga familjarët trupi i pajetë i cili u gjet ditën e djeshme në Veri të Sazanit.

[sgmb id=”1″]

Vlorë Identifikohet nga familjarët trupi i pajetë i cili u gjet ditën e djeshme në Veri të Sazanit në ujë: Ardian Hitaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se personi ka humbur kontaktet me familjarët më datë 11.04.2017, duke peshkuar në Karaburun.

Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore ka rezultuar se shkaku i vdekjes është mbytja në ujë (det).

Vlorë Identifikohet nga familjarët trupi i pajetë i cili u gjet ditën e djeshme në Veri të Sazanit. Read More »

Ka vrarë vajzën e vet dhe dhëndrin: I vërtetohet dënimi i përjetshëm pensionistit kosovar.

[sgmb id=”1″]

Një pensionist kosovar i cili tashmë ka mbushur 70 vjet, në shtator të vitit 2015 kishte vrarë në qytetin Kösching dhëndrin dhe të bijën. Gjykata e Ingolstadt-it e kishte dënuar atë me burg të përjetshëm.

Pas ankesës së mbrojtjes së tij në Gjykatën Federale, edhe kjo e ka konfirmuar si të drejtë dënimin në fjalë, duke e bërë të plotfuqishëm atë, shkruan donaukurier.de.

Me këtë vendim nga shkalla më e lartë e gjyqësisë gjermane bëhet e qartë se personi në fjalë duhet të qëndrojë së paku 15 vjet në burg para se të ketë të drejtë të bëjë kërkesë për lirim të parakohshëm, transmeton albinfo.ch. Por, duke pasur parasysh moshën e tij të shtyrë, mund të pritet edhe lirim eventual për shkaqe shëndetësore.

Pas një konflikti të gjatë familjar që kishte të bënte me një pronësi toke, pensionisti me prejardhje nga Kosova kishte vrarë së pari dhëndrin e tij 35 vjeçar e pastaj edhe të bijën 39 vjeçe, përcjell albinfo.ch. Bashkëshortët e rinj tashmë të ndjerë, jetonin në fqinjësi me babanë respektivisht vjehrrin.

Gjykata e Landit, aktin e parë të pensionistit e kishte kualifikuar si vrasje të rëndë ndërsa të dytin si goditje me pasojë vrasjen.

Ka vrarë vajzën e vet dhe dhëndrin: I vërtetohet dënimi i përjetshëm pensionistit kosovar. Read More »

Tmerruese:Vrasësi tërheq me valixhe trupin e nënës së 3 fëmijëve!

[sgmb id=”1″]

Ky është momenti kur një person i dyshuar për vrasjen e ish – të dashurës së tij, është fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa e tërheq trupin e saj me valixhe. Pamjet e publikuara nga policia u shfaqën në gjykatën e Exeter, Britani, ku po zhvillohet gjyqi ndaj Konstadin Kostov.

Sipas akuzës, Kostov ishte “posesiv e xheloz”, për këtë arsye vrau ish – partneren e tij Gergana Prodanova, 38 – vjeç, përpara se ta fuste trupin e saj në një valixhe dhe ta transportonte nëpër qytet, për ta hedhur më pas pranë shinave të trenit.

Prodanova, nënë e tre fëmijëve, të cilët i kishte me të akuzuarin, u raportua e zhdukuar më 4 Gusht të vitit të shkuar. Ajo u gjet e vdekur 2 javë më vonë.

Megjithatë, për prokurorin Tom Norris, personi që shfaqet në video është Kostov.

Tmerruese:Vrasësi tërheq me valixhe trupin e nënës së 3 fëmijëve! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com