Kronike e zeze

Dëshmia rrëqethëse e gruas për ish-burrin: Me tha nesër në mëngjes nuk ngriheni gjallë dhe…

[sgmb id=”1″]

Gjykata për Krimet e Rënda pritet të rigjykojë një 37-vjeçar të akuzuar për tentativën e vrasjes me armë zjarri të ish-bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në Dobraç të Shkodrës, në maj të vitit 2015, ku ai ka qëlluar disa herë me kallashnikov drejt ish-gruas, e cila jetonte në katin tjetër të së njëjtës banesë, fatmirësisht pa e lënduar.

Dosja në ngarkim të Fran Çorrit do të shqyrtohet nga e para në zbatim të vendimit të Apelit për Krimet e Rënda. Më 18 prill, Apeli prishi vendimin e Shkallës së Parë të qershorit 2016, ku Çorri u dënua me 26 vjet heqje lirie.

Sipas Apelit, Shkalla e Parë kishte shkelur procedurën e njoftimit të pandehurit, gjykimi ndaj të cilit nisi në mungesë të tij. Referuar vendimit të gjykatës, bashkëshortët Çorri ishin divorcuar, por jetonin në të njëjtën banesë, në kate të ndryshme.

Sipas dëshmisë së ish-bashkëshortes së të pandehurit, Maria Shenaj, më 12 maj 2016, në orët e darkës, i pandehuri Fran Çorri ka ardhur në shtëpi i çoroditur. Kur ajo e ka pyetur nëse dëshironte t’i shtronte për të ngrënë, i pandehuri ka refuzuar duke u shprehur: “Jo, nuk dua! Ikni flini ju se nesër në mëngjes nuk ngriheni gjallë”.

Sipas dëshmitares, vetëm pak çaste më vonë ai ka marrë një automatik dhe ka hapur zjarr drejt saj. Në dëshminë e saj, Shenaj ka rrëfyer edhe momentet kur është mbyllur në banjën e banesës për t’iu shpëtuar plumbave.

“Në momentin e fundit e futi armën brenda te dera e banjës se u thye xhami. E ktheu armën anash në drejtimin që isha unë. Qëlloi edhe dy herë të tjera. Unë isha aty duke bërtitur. Fishekët kanë rënë një pëllëmbë larg meje. Kur nuk dëgjova më të gjuante me armë, kam dalë. Kam dalë jashtë dhe kam kërkuar fëmijët”, thuhej në dëshminë e ish-bashkëshortes së Çorrit.

Dëshmia rrëqethëse e gruas për ish-burrin: Me tha nesër në mëngjes nuk ngriheni gjallë dhe… Read More »

“Isha në ankth, bashkëshortit nuk i tregova pasi..”, rrëfehet nëna e nxënëses që ngacmohej nga mësuesi!

[sgmb id=”1″]

Më 9 maj, një mësues matematike i një shkolle 9-vjeçare në Kashar, në Tiranë, u arrestua me denoncimin e një nxënëseje të tij për ngacmim seksual.

Sipas dëshmisë së vajzës 14-vjeçare, mësuesi e mbante pas mësimit, e puthte në buzë dhe e prekte në zonat intime.

Sot, në studion e Rudina Magjistarit, ishte e ëma e vajzës e cila tregoi historinë duke dhënë shembullin më të mirë sesi një familje duhet të sillet para një rasti të tillë.

“Ne mësuesin e njihnim sepse i kishte dhënë mësim edhe vajzës së madhe. E konsideronim person me autoritet, kërkonte rregull në shkollë, e respektonim. Ishte diçka e pabesueshme. Unë i kisha thënë disa herë në mbledhje me prindërit për vajzën që në shtëpi është fëmija im, këtu është fëmija yt”, ka thënë e prekur zonja.

Ajo ka treguar sesi prej kohësh vinte re që vajza ishte e mërzitur, kishte ndryshuar dhe e pyeste çfarë kishte. Kështu ajo i tregoi që mësuesi i matematikës i dërgonte mesazhe në FB, e shqetësonte dhe filloi të qante. “Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur, nuk ishte nevoja të fliste më. U shtanga, por pas shtangies duhet t’i gjenim një zgjidhje. “Tani më ke mua. Ti je më e fortë sesa ai”, i thashë vajzës dhe në atë çast ajo krijoi besimin për të treguar gjithçka. Doja të mos mbetej me një përballje personale. Unë e quajta krim dhe nuk mund ta lija pa ndëshkuar”, ka treguar nëna e 14-vjeçares.

“Përditë kur e nisja vajzën në shkollë, isha në ankth. Ishte e vështirë sepse duhet të shtiresha si kur nuk kishte ndodhur asgjë dhe ta fshihja nga bashkëshorti. Nuk doja t’ia tregoja pa pasur një provë sepse ai do shqetësohej shumë dhe mund të ishte përballur para kohe me mësuesin”, ka thënë gruaja e ftuar në studio. Kështu ajo nisi të mendonte sesi do mund të siguronte një provë.

“Vajza i kishte bërë block në FB. I thashë që t’i bënte ç’bllok, ajo i shkruajti dhe ai pastaj filloi t’i fliste si më parë në sytë e mi. Mora fjalën që deshëm, ndjeva një trishtim të madh kur i lexoja, por dhe një çlirim, sepse tani mund të veproja. I thashë bashkëshortit në mbrëmje dhe të nesërmen kemi bërë denoncimin në polici”, ka treguar ajo që për asnjë çast, edhe pse kjo ishte një tronditje e madhe, nuk mendoi ta mbante të fshehtë.

Mamaja e nxënëses ka thënë që shumë njerëz, sidomos në zonat periferike si ato, heshtin sepse kanë frikë që njerëzit do flasin keq për ta.

“Por unë nuk mund ta mbaja të fshehtë dhe të mos mbroja vajzën time. Shikoja dhe vajzat e tjera, thosha “mirë unë do e heq nga shkolla, po të tjerat?” Vajza ime e gjeti fuqinë, po sikur të ishte dikush tjetër që nuk do e gjente fuqinë?”, ka thënë ajo.

Në studio ka qenë i pranishëm dhe zëri i psikologes. Oriola Pampuri ka vënë theksin te domosdoshmëria për të informuar fëmijët për të dalluar rreziqet.

“Ne duhet të informojmë fëmijët. Mësuesi është 64 vjeç, ka një Facebook, deri këtu nuk ka problem, por e përdor atë për të komunikuar në mënyrë private me fëmijët. Kjo nuk është normale. Kemi një adoleshente më pas që është në një fazë shumë delikate zhvillimi. Nëse nuk do kishte treguar, vajza do përjetonte stresin posttraumatik që kërkon shumë kohë për t’u trajtuar. Ajo është në moshë delikate, por fakti që vajza është rikthyer në shkollë dhe është mbështetur nga prindërit, tregon që ajo do e kalojë për një kohë më të shkurtër këtë traumë”, ka thënë psikologia e cila ka inkurajuar denoncimin e këtyre rasteve dhe nevojën e fëmijëve të prekur për trajtim psikologjik, sipas gjendjes.
Mamaja e vajzës ka treguar që mori parasysh edhe mundësinë që vajza nuk i kishte treguar gjithçka për shkak të sedrës. “E bëri denoncimin vetëm me psikologët. Kështu mund të tregonte gjithçka”, tha ajo duke zbuluar që mësuesi nuk kishte arritur të shkonte më tej sesa prekjet dhe puthjet.

“Për mua kaq sa ka bërë është krim. Më ka prekur fëmijën”, ka thënë ajo.

Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve, gjithashtu ndëryri gjatë bisedës. Sipas tij kjo vajzë dhe nëna e saj kishin bërë pikërisht atë që rekomandohet, grumbullimi i provave për të bërë denoncimin.
“Çdo rast ngacmimi seksual, dhune, apo bulizmi, denoncoheni sepse vetëm kështu mund të largojmë në çdo mjedis ku ka fëmijë, njerëz që nuk janë aty për t’i mësuar, por për t’i ngacmuar dhe dhunuar ata”, ka thënë ai. Familjet e fëmijëve mund të deoncojnë në çdo situatë në Polici. Gjithashtu për fëmijët është në dispozicion një numër ku të gjithë mund të denoncojnë dhunën, 116 111.

“Sot asistenca nuk është aty ku duhet. Duhen ndërtuar shërbime komunitare për fëmijët. Shërbimi I parë është i psikologjisë, e ofrojnë shumë pak. Megjithatë 116 11 mund t’i gjejë shërbim mbështetës, shërbim ligjor falas, apo të bëjë denoncimin në polici”, ka thënë ai.

Altin Hazizaj ka shtuar që në këtë rast Prokuroria duhet t’u kishte bërë thirrje fëmijëve të kësaj shkolle për të treguar raste të ngjashme, sepse shpesh ka historik të kësaj dhune dhe u bëri thirrje prindërve për të folur me fëmijët. Ai bëri dhe një thirrje për MAS për të rregulluar mekanizëmin e denoncimit të dhunës në shkollë, mekanizma miqësor, që nuk e paragjykojnë fëmijën dhe e mbrojnë.

Edhe mamaja e vajzës që denoncoi mësuesin kishte një thirrje “Inkurajoj vajzat të flasin me prindërit. Askush nuk është më i fortë sesa ato. Nëse heshtin do jenë të mposhtura gjithmonë. Të gjejnë forcën të flasin sepse fjala e tyre vlen. Mund të mos vlejë për disa, por vlen për shumicën. Do e ndiejnë veten më mirë, si vajza ime që tani ndihet e çliruar. Uroj që ky të jetë rasti i fundit”, ka thënë ajo duke mos i mbajtur dot ngashërimat, ndërsa kishte thënë që, mendonte që çdo nënë mund ta gjente forcën për të folur, për të mbrojtur fëmijën e saj. Mësuesi aktualisht, me ç’dihet, gjendet në arrest./CLASS/

“Isha në ankth, bashkëshortit nuk i tregova pasi..”, rrëfehet nëna e nxënëses që ngacmohej nga mësuesi! Read More »

Bie nga kati i tretë i banesës, ndërron jetë 83-vjeçari!

[sgmb id=”1″]

Mëngjesin e ditës së sotme një i moshuar është ndarë nga jeta, pasi ka rënë aksidetalisht nga kati i tretë i banesës.

Sipas policisë, 83-vjeçari me inicialet Sh.N. ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte duke  gjetur vdekjen e menjëhershme.

83-vjeçari është gjetur i vdekur poshtë banesës nga fqinjët. 

Bie nga kati i tretë i banesës, ndërron jetë 83-vjeçari! Read More »

Vrasja me thikë në Tiranë, zbardhet konflikti: 27-vjeçari e ofendoi…

[sgmb id=”1″]

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e djeshme ku një 27 vjeçar humbi jetën pas një sherri me thika në një fshat në periferi të Tiranës.

I riu humbi jetën pas plagëve të rëndë që mori pasi u godit disa herë me thikë nga bashkëfshatari i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:55, në fshatin Çekrezë, pas një konflikti mes viktimës dhe autorit.

Altin Kodra ka mbetur i plagosur rëndë nga disa goditje me thikë në bark dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

Por sipas Policisë, ai ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit nr.5 kanë arritur të arrestojnë autorin e dyshuar të krimit, Vladimir Luli, 37 vjeç.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe thika që është përdorur për krimin nga autori i dyshuar, shkruan Panorama.

Burime nga Policia thanë dje se autori dhe viktima kanë pasur grindje të vazhdueshme me njëri-tjetrin për motive ende të paqarta, ndërsa dje përballja e tyre në fshat ka qenë fatale për 27- vjeçarin Altin Kodra.

Të njëjtat burime thanë se autori i dyshuar ka pësuar gjithashtu disa plagë dhe ka marrë mjekim në spital, ku është arrestuar duke pranuar autorësinë e ngjarjes.

NGJARJA

Policia e Tiranës është njoftuar dje se, rreth orës 11:55, në fshatin Çekrezë ka ndodhur një konflikt i ashpër fizik mes dy personave, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital. Ndërsa personi tjetër, që është autori i ngjarjes, ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes, pasi viktima e ka qëlluar me sende të forta.

Burime nga Policia thanë se, para se të ndodhte konflikti fizik, autori i dyshuar i ngjarjes, Vladimir Luli, ka qenë duke rregulluar një pompë uji pranë shtëpisë së tij.

Në atë moment pranë tij ka kaluar viktima, Altin Kodra, me të cilin ai nuk kishte komunikim për shkak të disa konflikteve të mëparshme që kishte pasur me të.

Por në atë moment, 27-vjeçari Kodra i ka hedhur një fjalë kur ka kaluar pranë, që sipas autorit ka qenë fyerje dhe në këtë formë ka nisur përleshja mes tyre.

Luli ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke thënë se gjatë konfrontimit fizik, për shkak se 27- vjeçari po e godiste me sende të forta, ai e ka goditur me thikën që po përdorte për rregullimin e pompës.

Vrasja me thikë në Tiranë, zbardhet konflikti: 27-vjeçari e ofendoi… Read More »

Shpojnë murin e berberit për të grabitur argjendarinë, dështojnë hajdutët në Shkodër.

[sgmb id=”1″]

Një grabitje ka ndodhur në Shkodër ku dy persona janë futur në dyqanin e një beriberi me qëllim për të vjedhur një argjendari.

Dy grabitës, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë futur në dyqanin e një berberi dhe prej aty kanë tentuar të shpojnë murin për të kaluar tek dyqani i argjendarisë, por nuk ja kanë arritur dhe janë larguar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.

Grabitësit kanë qenë pa maska dhe nuk kanë vjedhur gjë në dyqanin e berberit, pasi qëllimi i tyre ka qenë argjendaria. Pasi ka parë dyqanin e hapur dhe shenjat ne mur, berberi ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Shpojnë murin e berberit për të grabitur argjendarinë, dështojnë hajdutët në Shkodër. Read More »

Kush është 39 vjeçari që iu bë atentat në Sarandë. Si u shpëtoi edhe 7 atentateve të tjera!

[sgmb id=”1″]

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku mësohet se shënjestra ka qenë 39 vjeçari Rudin Haxhia. Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur fill pas përfundimit të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Atletikos.

Persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të pikës së bastit, por fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Mësohet se shënjestra ishte shtetasi Rudin Haxhia, 39 vjeç. Ai është i njohur si pronari i diskos “Ecuador” dhe ndaj tij ka patur të paktën 7 atentate të tjera, 3 me armë, 1 me thikë, 1 me tritol poshtë makinës dhe 2 herë tritol tek diskoja e tij. Nga 8 rastet, 3 herë është plagosur.

Autorët janë larguar dhe kanë lënë pas dy armët me silenciator.

ATENTATET

19.02.2008 – plagosur me pistolete ne lagjen nr.4 Sarande

02.12.2011 – plagosur me Kallashnikov ne lagjen nr.1 Sarande

04.04.2013 – eksploziv poshte makines ne ecje ne Gjirokaster,

18.02.2015 – u plagos me thike ne Sarande

31.12.2015 -qellohet me 15 plumba ne Sarande, teksa udhetonte me makine, merr 6 plumba ne trup por mbijeton.

Tritol ndaj diskos

Sulmi i parë më datën 05.08.2011

Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë

Kush është 39 vjeçari që iu bë atentat në Sarandë. Si u shpëtoi edhe 7 atentateve të tjera! Read More »

U vetëvra me armën e shërbimit, familja e vesh nuse, por e ëma ka një peng!

[sgmb id=”1″]

I kishin veshur fustan të bardhë e do ta përcjellin nuse drejt banesës së fundit, me një të vërtetë që me sa duket e ka munduar pafund dhe që do ta marrë me vete pa ja rrëfyer askujt, oficerja 23-vjeçare e policisë Peranxhela Shahini.

Familja e saj në Katund Sukth të Durrësit, aty ku kishte lindur dhe ishte rritur ka hapur dyert e mortit, ndërsa britmat e nënës dhe tre motrave dëgjohen deri në rrugë.

Të gjithë i mundon arsyeja që e shtyu 23-vjeçaren të ndërmerrte aktin e rëndë, e mes kujës dhe vajit nëna e saj pyet pambarimisht: “Si nuk më le një amanet. Si nuk më le një letër bija ime?”.

Lotëve dhe dhimbjes së familjarëve iu bashkun këtë mbrëmje dhe koleget më të afërta të Peranxhelës, për të cilat, sot dukej më e bukur se kurrë. “Dukej si në gjumë aq të bukur e kishin bërë, të veshur nuse me të bardha”,- thonë ata.

Koleget treguan ndër të tjera se nuk kishin vërjtur ndonjë mërzi e aq më pak shenja depresioni që mund ta shtynin drejt një akti të tillë shoqen e tyre.

“Ishte vajzë që ndihmonte familjen, e pjekur dhe e përgjegjshme në maksimum. Me pagën e saj mbante familjen që jetonte në fshat”,- thanë ato ndër të tjera.

U vetëvra me armën e shërbimit, familja e vesh nuse, por e ëma ka një peng! Read More »

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

[sgmb id=”1″]

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Mësohet se në aksin rrugor Divjakë – Çermë , në fshatin Shën E Premte është përplasur një mjet zetor me një motor dhe si pasojë e përplasjes janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve,  ku drejtuesi i zetorit, shtetasi A.A, 34 vjeç, banues në fshatin Çermë, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në orën 18:55 në reanimacionin e spitalit Lushnje.

Ndërsa drejtuesi i mjetit motor, shtetasi I.T, 31 vjeç, banues në fshatin Shën E Premte, ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com