Kronike e zeze

E rëndë në Angli/ Shqiptari humb jetën në qendrën e azilit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në një spital në Britani, ku një shqiptar ka ndërruar jetë, ndërsa ndodhej prej disa ditësh në kujdes intensiv.

Sipas “The Guardian” 37-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Angli, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin East Surrey, në Redhill.

Lajmi është konfirmuar vetëm ditën e sotme nga Home Office.

“The Guardian” raporton se shqiptari kishte tentuar të vriste veten rreth një javë më parë në qendrën e emigrantëve të paligjshëm “Brook House”, pranë aeroportit Gatwick.

37-vjeçari Alfred Dosku, u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Policia, mjeku ligjor dhe avokati kanë nisur hetimet.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se edhe një tjetër shqiptar ka tentuar të vrasë veten në kampin e emigrantëve të paligjshëm.

Pas tentativës për vetëvrasje, shqiptari i dytë u deportua në Atdhe, por u rikthye në mënyrë të menjëhershme në Angli pas një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit të tij të dëbimit.

E rëndë në Angli/ Shqiptari humb jetën në qendrën e azilit Read More »

Kush e nd ezi makinerinë që i zuri kokën, detaje për vd ekjen e 26-vjeçares shqiptare në Itali

Mbrëmjen e të martës së 14 Nëntorit, humbi jetën si pasojë e një aksidenti në punë 26-vjeçarja shqiptare Anila Grishaj.

Fillimisht u raportua se diçka duhet të kishte shkuar gabim me makinerinë, e cila aksidentalisht i zuri kokën punëtores së re.

Megjithatë, Prokuroria, pas inspektimit nga Komisioni Hetimor në Treviso, ka nisur hetimet për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia, shkruan LaRepubblica.

Aksidenti, thuhet nga burimet hetimore, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.

Sipas tyre, mekanizmi që shkaktoi traumën fatale është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.

26-vjeçarja shqiptare ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar.

Megjithatë, në kuadër të hetimeve, makineria në fjalë është sekuestruar.

Mëngjesin e sotëm, sindikatat organizuan një protestë jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar në sindikatë. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë në punë.

Kush e nd ezi makinerinë që i zuri kokën, detaje për vd ekjen e 26-vjeçares shqiptare në Itali Read More »

I vihet flaka furgonit në Vlorë, digjen edhe disa makina të parkuara pranë tij

Një furgon është shkrumbuar nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit në Vlorë.

Mësohet se furgoni është në pronësi të në firme uji dhe zjarri dyshohet i qëllimshëm.

Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar në zjarrvënie.

Sakaq, mjeti është shkrumbuar totalisht dhe si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe disa mjete që kanë qenë të parkuara pranë tij.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në orët e natës dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit/ëve.

I vihet flaka furgonit në Vlorë, digjen edhe disa makina të parkuara pranë tij Read More »

Spitali nuk i hapi dyert, detaje nga vrasja e Arjan Rizajt në Ekuador, ndërroi jetë në një klinikë private

Detaje të tjera janë bërë me dije nga vrasha e Arjan Rizajt në Ekuador. Në momentin e atentatit Rizaj ka qenë bashkë me gruan e tij dhe të afërm të saj.

Ata së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë private ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.

Rizaj ndodhej në makinën e tij me targë GSM-2390 kur u sulmua në Guayaquil nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me një motoçikletë.

Spitali nuk i hapi dyert, detaje nga vrasja e Arjan Rizajt në Ekuador, ndërroi jetë në një klinikë private Read More »

I akuzuar për pengmarrje, vrasje e trafik droge, kjo është kartela e Dritan Rexhepit

Ditën e sotme bosi i trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, shqiptari Dritan Rexhepi, është arrestuar në Stamboll.

Rexhepi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale në disa vende, përfshi Shqipërinë, ku akuzohet edhe si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në vitin 2020.

Kartela e tij tregon se ai është një personazh i vendosur në ‘kodin e kuq’ ndërkombëtar dhe do të duhet të japë llogari për disa krime me 4 shtete.

Sipas mediave të huaja, ai e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës.

“Mbreti i Kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan Rexhepi, kohët e fundit vepronte nga një burg në Ekuador. Një raport i fundit i publikuar nga media britanike The Economist, siguron se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua.

Rexhepi po vuante dënimin me 13 vite burg për trafik droge. Ai u dënua më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur Balcanes.

Rexhepi u arrestua në Quito, në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë. Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh të zgjidhnin identifikimin me gjurmë gishtash dhe zbuluan se ishte Rexhepi, i cili në atë kohë ishte në kërkim nga Europol.

Aktualisht ndaj Rexhepit ka dy kërkesa për ekstradim, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Italia, por vetëm njëra prej tyre do të hyjë në fuqi me përfundimin e dënimit në Ekuador. Shqiptari është në kërkim edhe në Belgjikë dhe së fundmi është akuzuar se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e një 49-vjeçari, Jan Prengës në Shqipëri në shkurt të vitit 2020. Viktima nuk u gjet kurrë dhe supozohet se ka vdekur.

Autoritetet italiane akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime.

Ai ishte i burgosur në një burg të Guayaquil, por që nga viti 2017 ai ndodhet në burgun Latacunga, ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave, përfshirë Leandro “el boss” Norero, një tjetër trafikant droge.

Sipas Balkan Insight, Rexhepi është kreu i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka derdhur kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë.

Operacionet e Rexhepit, që nga viti 2014 në kohën e qeverisë së Rafael Correas, do të vazhdonin nga burgu sepse ai kishte akses në celular, ndonëse autoritetet kanë mohuar që ai të ketë pajisje celulare në qeli.

Megjithatë, qindra objekte të ndaluara hyjnë në burgjet e Ekuadorit, nga telefonat celularë, paratë, madje edhe municionet dhe armët e kalibrit të lartë.

Në vitin 2020, një operacion në Evropë dhe Lindjen e Mesme arriti të kapë 20 të dyshuar të lidhur me kartelin shqiptar “Kompania Bello”, të drejtuar nga Dritan Rexhepi.

Sipas Europol, Kompania Bello kontrollonte të gjithë zinxhirin e importit të drogës.

Balkan Insight kishte akses në disa dokumente të gjykatës italiane që identifikonin Rexhepin, tani 41 vjeç, si “mbreti i padiskutueshëm” i Kompania Bello, me akses në “sasi të pafundme kokaine”.

Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe, që sipas autoriteteve, ka operuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, siç është publikuar në nëntor 2021 nga The Wall Street Journal. ËSJ).

Objektivi i kësaj mafie, sipas prokurorëve italianë, “ishte shtrirja e kontrollit mbi trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rritja eksponenciale e fitimeve të anëtarëve të federatës”.

Karteli kishte përfituar nga marrëdhënia e tij e privilegjuar me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut. Sipas disa raporteve nga Kombet e Bashkuara dhe Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, dihet se Kolumbia dhe Peruja, të dyja në kufi me Ekuadorin, janë prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në rajon.

Kjo marrëdhënie i lejoi anëtarët e Kompania Bello të eksportonin sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut në portet holandeze dhe belge.

Sipas WSJ, Rexhepi e kishte marrë kokainën nga Kolumbia përmes një shoku të burgosur. Shqiptari përdorte një celular të fshehur dhe organizonte dërgesa miliona dollarëshe në kontejnerë që arrinin në porte të ndryshme të Holandës. Me fitimet nga trafiku, ai urdhëroi sulme kundër kundërshtarëve të tij.

Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.

I akuzuar për pengmarrje, vrasje e trafik droge, kjo është kartela e Dritan Rexhepit Read More »

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë/ Klaudio Myrtaj mund të jetë vrarë nga një grua?

“Këtu në Vernante nuk ka ndodhur kurrë më parë diçka e tillë”. Komuniteti i komunës së vogël të Val Vermenagna është ende i tronditur nga vrasja e Klaudio Myrtajt, muratorit 34-vjeçar shqiptar, i cili u qëllua me një plumb pistolete në kokë pasditen e së shtunës. Ai po punonte në një punishte në qendër të fshatit kur u ekzekutua në rrethana ende misterioze. Një punë të cilën e bënte në kohë të lirë, për të ndihmuar një mikun e tij artizan, me restaurimin e mobiljeve apo punime druri.

Të shtunën e 4 Nëntorit ishte atje. Tragjedia ndodhi kur i zoti i punishtes u largua. Ishte një klient që e gjeti përtokë, me një plagë të rëndë në kokë. Klaudio ishte ende gjallë, por në agoni.

Prokurori i Cuneo, Onelio Dodero konfirmoi se vrasësi e ka qëlluar me një plumb në kokë 34-vjeçarin. Me mbërritjen e shërbimeve të emergjencës shqiptari merrte ende frymë, por i pamundur për të folur. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë. As atë të drogës, megjithatë kryesorja është ajo që lidhet me motive pasioni. Autoritetet e prokurorisë po vlerësojnë çdo hipotezë për të zbardhur vrasjen e shqiptarit. Pas vrasjes mund të qëndrojë edhe dora e një gruaje.

“Nuk ishte një e shtënë prej profesionisti. Kemi përballë një vrasje prej diletanti”. Kjo është e vetmja deklaratë e lëshuar nga kreu i zyrës së Prokurorisë së Cuneo. Autoritetet kanë qenë mjaft të rezervuar sa i takon hetimeve. Deri më tani nuk ka asnjë urdhërarrest të lëshuar, ndërsa karabinierët kanë marrë dëshmitë e disa personave, mes tyre edhe atë të partneres së shqiptarit.

Zona ku ndodhi ngjarja nuk është e mbuluar me telekamera, megjithatë ka disa kamera sigurie që janë të vendosura në afërsi. Këto të fundit janë sekuestruar nga autoritetet.

“Ishte një djalë i mirë”, thonë ata që e njihnin. “Duket se është vrarë për xhelozi. Po ça kuptimi ka. Të vdesësh kështu në moshën 34-vjeçare. Këtu në Vernante nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë”, shprehen banorë të zonës për mediat fqinje.

Këto të fundit shtojnë se Klaudion e njihnin të gjithë, ndonëse kishte pak muaj që jetonte në Vernante. Më herët kishte jetuar në Caraglio dhe punonte për kompaninë e ndërtimit të kushërinjve të tij.

“E njihja si pamje. Si të gjithë këtu fshat”, tregon famullitari don Luca Lanave. “Ky është një komunitet i vogël e i qetë. Kush e mendonte se mund të ndodhte diçka e tillë”, shton ai.

“Jemi të tronditur e të pikëlluar”, shprehet një tjetër banor. “Në një komunitet të vogël si i yni askush nuk e priste. Jemi ende të traumatizuar, përveç dhimbjes për viktimën. Ndodhi në mes të qendrës, fiks poshtë komunës. Uroj që të kapet personi përgjegjës. Kam besim të plotë te hetuesit”.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë/ Klaudio Myrtaj mund të jetë vrarë nga një grua? Read More »

Rrahu gruan dhe i theu hundën, më pas e kërcënoi mos i tregonte policisë, arrestohet 52-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq. Mësohet se një 52-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Pojan, 52-vjeçari në gjendje të dehur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten 52-vjeçare, të cilës i ka thyer dhe hundën.

Më pas e ka kërcënuar që mos i tregojë policisë se çfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Pas mjekimit në spital, bashkëshortja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti u vu në pranga nga policia./albeu.com

Rrahu gruan dhe i theu hundën, më pas e kërcënoi mos i tregonte policisë, arrestohet 52-vjeçari Read More »

Dalin detaje të reja nga vrasja e shqiptarit me plumb në kokë në Itali, ja pista kryesore

Policia italiane po heton për të gjurmuar vrasësin e 34 vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj, i cili u ekzekutua me një plumb pistolete me silenciator në zdrukthtarinë ku punonte.

Ndërsa motivet e xhelozisë mbeten pista kryesore e vrasjes, hetuesit kanë mundur të ndërtojnë dhe skenën e vrasjes të ndihmuar edhe nga kamerat e sigurisë në një punishte zdrukthtarie në qendër të Vernante, një qendër turistike në zonën e Cuneos, pak km larg Limones.

Sipas hetimeve, shqiptari dyshohet të jetë ruajtur nga autori i ngjarjes. Pasi ky i fundit është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë në kohën kur ishte vetëm. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar se pak para krimit nga zdrukthëtaria ka dalë pronari i saj.

Goditja ka qenë fatale për të riun, i cili ndonëse u dërgua me urgjencë drejt spitalit nuk mundi të mbijetojë.

Ishte vetë pronari i zdrukthtarisë ai që njoftoi policinë për ngjarjen pasi kur u kthye e gjeti të riun shqiptar të gjakosur. Deri më tani janë marrë dëshmitë e të gjithë personave me të cilët bashkëpunonte shqiptari si dhe të dashurës së tij.

Sipas mediave italiane puna në zdrukthtari ishte puna e dytë për shqiptarin me origjinë nga Vlora që jetonte në Itali prej dy vitesh. Ai rezultonte të ishte i regjistruar edhe në një kantier për ndërtimin e rrugëve.

Dalin detaje të reja nga vrasja e shqiptarit me plumb në kokë në Itali, ja pista kryesore Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com