Intervista

Ku do të kandidojë,Berisha: ‘Nuk mund të flas para vendimeve të partisë’

“Pse kaq mister për qarkun ku do të kandidojë Sali Berisha?”

Kjo ishte pyetja që gazetarja Beti Njuma i bëri ish kryeministrit të Shqipërisë gjatë intervistës së tij ekskluzive për RTV Ora.
Por sipas Berishës, do të jetë PD ajo që do vendosë.

Sali Berisha: Atë nuk e mbaj unë sekret. Ai është një vendim që do ta shpallë për gjithë deputetët e tjerë Partia Demokratike. Dhe unë e gjykoj se nuk do ishte një veprim i justifikuar nga ana ime të flisja para vendimeve të partisë. Nuk mund të flas para vendimeve të partisë.

Beti Njuma: Kur flitet për Sali Berishën, pak e vështirë ta vendosë partia…
Sali Berisha: Asgjë nuk ka mbi ligjin e partisë në këtë periudhë.

Beti Njuma: Ju do kishit ndonjë preferencë?

Sali Berisha: Natyrisht. Nuk jam prej guri. Edhe unë kam preferencat e mia por do të jetë PD që do të vendosë.

Ku do të kandidojë,Berisha: ‘Nuk mund të flas para vendimeve të partisë’ Read More »

Flet avokatja e Sidorela Çelës: Nuk është e drejtë që një infermiere t’i ndërrojë bebelinën pacientit me Covid, kur e ak uzojnë për një 10 mijë lekësh…

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës dha masën arre st në bur g, 45 ditë për Mira Hoxhën, Sheqerije Koçin, Sidorela Çelën dhe Rukije Hoxhajn, të përshira në skandalin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Avokatja e Sidorela Çelës, Antoneta Sevdari i ka kërkuar prokurorit që të heto het dhe pjesa tjetër e stafit të spitalit, pasi urdhri i ndalimit nuk ka asnjë prove për klienten e saj. E kontaktuar nga “Newsbomb.al”, avokatja ka sqaruar gjithçka.
Në deklaratën e saj për këtë media, ajo i ka dalë në mbrojtje mjekëve dhe infermierëve, duke thënë se e gjithë kjo situatë po dra matizohet. Sevdari ka shtuar se nuk është e drejtë që të rrijë në arr est me bu rg një infermiere që ia ndërron bebelinën një pacienti të infektuar me COVID, ndërsa akuzohet për një 10 mijë lekësh që ia ka dhënë familja.

“Nuk e thashë tamam ashtu që duhet të het ohen mjekët, por thashë edhe një gjë tjetër që është e kundërta. T’i mbrojmë dhe të mos i sul mojmë mjekët dhe infermierët në këtë kohë, por po dram atizohet çështja pasi që një infermiere t’i ndërrojë bebelinën një të sëmuri me COVID kur e akuzojnë për një 10 mijë lekësh që ia ka dhënë familja dhe t’i lënë në arre st me bu rg, nuk është e drejtë. Ndërkohë që vetë gjykatësja tha që duhet të shihen provat se ku ka shke lje. Nëse ka korrupsion mos të bëhet sikur punohet në drejtësi, por të hetohet i gjithë sistemi”, është shprehur ajo./newsboomb

Flet avokatja e Sidorela Çelës: Nuk është e drejtë që një infermiere t’i ndërrojë bebelinën pacientit me Covid, kur e ak uzojnë për një 10 mijë lekësh… Read More »

‘Përputhen + 40’/ Flet zonja protagoniste e spotit: ‘Kur më pa burri në televizor, më tha…’

Dje në “Ftesë në 5” u diskutua për nisjen e “Përputhen + 40”, formati i ri që do të fillojë transmetimin shumë shpejt në ekranin e Top Channel.

Moderatorja Bora Zemani nuk zbuloi shumë detaje, por pohoi se ka shumë aplikantë që kanë marrë pjesë në audicione, duke premtuar një super program.

Pjesë e diskutimit ishte edhe Meri, zonja protagoniste e spotit të “Përputhen +40”.

Ajo sqaroi se nuk do të jetë konkurrente, por thjesht është zgjedhur për të realizuar klipin.

Meri nuk ngurroi të tregonte se është e martuar dhe se burri i saj e kishte pritur shumë mirë pjesëmarrjen e saj në klip.

“Burrit i pëlqeu shumë, por më tha ‘sikur të të kishte kapur pak më nga larg kamera’ se donte të dilja mirë”, tha zonja Meri, deklaratë që shkaktoi të qeshura në studio.

‘Përputhen + 40’/ Flet zonja protagoniste e spotit: ‘Kur më pa burri në televizor, më tha…’ Read More »

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira: ‘Jam shqiptare por në Greqi buka ka tjetër shije’

Në të shkuarën ajo ka qenë gjithnjë e paqartë sa i takon emrit, jetës, por para së gjithash origjinës së saj.

Por së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka sqaruar gjithçka, duke i dhënë fund dyshimeve dhe arsyes, pse e kishte mbajtur të fshehtë origjinën e saj.

Në një intervistë në një televizion grek, ajo ka treguar se kur ishte fëmijë, nuk pranohej në shoqëri për shkak të origjinës dhe kishte frikë se nuk do i jepej kurrë mundësia për të qenë ajo që është tani.

”Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Fureraj. Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan, por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua. Është vendi që une e dua”, tha Eleni.

Sakaq, këngëtarja 33-vjeçare e ka cilësuar Greqinë si vendlindjen e saj, ku pranon se edhe buka ka një shije tjetër.

”Greqia është e tërë jeta ime, kjo është vendlindja ime. Buka kishte shije tjetër. Por e kisha të vështirë të kuptoja pse fëmijët na ngacmonin. Në shkollë kishte dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk pranoheshin në atë kohë nga shoqëria”- është shprehur Foureira.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila prej vitesh zhvillon karrierën në Greqi, në festivalin Europian të Muzikës në vitin 2018 në Eurovision, përfaqësoi Qipron, ku dhe foli për origjinën e saj shqiptare.

Në këtë festival ajo ishte shumë afër fitores, ku mori vendin e dytë me këngën “Fuego”. /noa.al/

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira: ‘Jam shqiptare por në Greqi buka ka tjetër shije’ Read More »

‘Tra fikanti idiot shqiptar’/ Flet 24-vjecari që u a rrestua pasi doli me paratë në foto

Mediat britanike e konsideruan “tra fikanti idi ot shqiptar”, pasi 24-vjeçari doli në foto me paratë dhe u arr estua lidhur me dy shimet që krijoi për aktivitet të pal igjshëm, pas shfaqjes në rrjetet sociale.

Shqiptari është arr estuar në Britani të Madhe pasi kishte postuar në mediat sociale fotografi ku vetë pozonte para një shume prej 250 mijë stërlina.

Olsi Beheluli ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar se si qëndron e vërteta e fotos që bëri bujë në mediat britanike.

Olsi është arr estuar nga poli cia britanike në vitin 2014. Por ndryshe nga çfarë shkruajnë mediat, ai thotë se nuk ka qenë ajo foto arsyeja e arr estimit.

“E vërteta është që nuk e kam postuar unë atë foton, nuk e kisha idenë që ajo foto është bërë me telefonin tim. Ajo foto nuk tregonte as datë, asgjë. Foto është bërë dy vite para se unë të arr estohesha. Po ta kisha hedhur unë online, do isha ka pur me kohë. Nuk ka qenë kjo arsyeja e arre stimit tim. Kur më kanë arre stuar mua, ato nuk e dinin as emrin dhe asgjë për mua. Foto ka dalë pasi kam hyrë në b urg. Kjo foto thonë që është hedhur në “Tëitter”, unë s’kam pasur ndonjëherë “Tëitter”. Unë vetëm “Facebook” kam pasur. E kisha harruar që ajo foto është postuar nga unë”, tha ai.

Beheluli u shpreh se ka dalë nga bu rgu prillin e vitit të kaluar dhe thotë se paratë në foto asnjëherë nuk janë verifikuar si të pis ta. “Ato paratë ishin të pa stra, i përkisnin dikujt që është njeriu im”, tha ai.

I pyetur nëse do të dë bohet nga Anglia, Beheluli tha se nuk është e vërtetë. “Unë do kthehem në Shqipëri për pushime. Kam 21 vite në Angli dhe kam bërë shkollim këtu”, përfundoi ai./NOA.al

‘Tra fikanti idiot shqiptar’/ Flet 24-vjecari që u a rrestua pasi doli me paratë në foto Read More »

De noncimi/ Drejtori i Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’: ‘Është e vërtetë që nuk punon skaneri. I është dj egur llampa’

Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka komentuar de noncimin se në spitalin që ai drejton mungon skaneri, një pajisje me shumë rëndësi për të gjithë të infektuarit nga pandemia e kornavirusit.

I ftuar në emisionin “Open”, në debat me ekspertja e Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Liljana Shyqyriu, ai u shpreh se den oncimi është i vërtetë.
Sipas tij, skanerit i është prishur llampa prej 10 ditësh.

“Është e vërtetë që nuk punon skaneri. I është dje gur llampa. Ka 10 ditë. Është defekt teknik,”-tha shefi i spitalit.

De noncimi/ Drejtori i Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’: ‘Është e vërtetë që nuk punon skaneri. I është dj egur llampa’ Read More »

‘A e do gruan e virgjër?’/ Befason Fation Kuqari me përgjigjen

Fation Kuqari, i njohur ndryshe si “beqari më i kërkuar i momentit” ka sqaruar shumë thashetheme dhe detaje që nuk i kishim ditur.

Fationi foli edhe për partneren e tij në të ardhmen, madje edhe se si do e donte dasmën e tij:

“Unë jam shumë tradicional. Përkundrazi si me shikon publiku ose diçka tjetër. I kam qejf shumë traditat e Shqipërisë”- tha ai.

I pyetur nëse është aq tradicional edhe tek fakti që partnerja duhet të jetë patjetër e vi rgjër, ai u shpreh:

“Jo, nuk iki me këtë ide. Këto ia fusin kot, këto që thonë kështu, i marrin më shume kilometra. Nuk dua të paragjykoj asnjë njeri, por nuk ka lidhje. Ka njerëz te fejuar të martuar më fëmijë, mund të ndahet, çfarë do të thotë kjo që është kur**? Nuk ka lidhje. Ka pas një eksperiencë, si ka ecur. Po ne ç’të bëjmë që kemi pas mbi 200 eksperienca? Nuk iki fare me atë ide, të jetë njeri i mirë. Madje 200 mund t’i kem kaluar” – tha ai në studion e EXPULS në Rrv Ora.

/NOA.al

‘A e do gruan e virgjër?’/ Befason Fation Kuqari me përgjigjen Read More »

Bujar Asqeriu komenton situatën politike në vend: ‘Po bëhet lu ftë klasash e moderuar, është kancer’

Aktori njohur dhe shumë i dashur për publikun, Bujar Asqeriu e ka përshkruar me tone të ashpra realitetin sot në politikë dhe në jetën sociale. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Asqeriu tha se sot po bëhet një luftë klasash e moderuar, duke e cilësuar një ka ncer. Ai ka folur për situatën politike në vend, jo duke e parë vetëm me sytë e një artisti por një qytetari të këtij vendi i cili e kupton edhe arsyen e lagimit të opozitës nga Parlamenti.

“Unë nuk jam politikan, por duke gjykuar si qytetar unë nuk mund të bashkëjetoj me një njeri që nuk më përfill. Bashkëpunimi i opozitës me pozitën mund të sjellë të mira për vendin. Çfarë efekti më lë mua ti kryeministri im kur zihesh me presidentin e Republikës. Mendo një fëmijë që shikon babain dhe nënën duke u zënë gjithë ditën.
Imagjino ai baba ditën tjetër t’i thotë të keqen babai sillu mirë… Ata kanë çelësat e shtetit. Ata duhet të merren me politikat e zhvillimit, jo çfarë tha Bujari këtu, jo aty. Jo hiqe nga puna këtë se piu kafe me atë tjetrin.

Sa vendime në Gjykatën Administrative kanë fituar punonjësit e hequr nga puna vetëm për bindjen. I kanë hequr nga puna kanë vendosur me tesera partie. Pse në kohën e partisë së punës jemi. Atëherë më thuaj se po zbatojmë luf tën e klasave por në një variant të moderuar. Është kan cer”, tha aktori i njohur.

Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të mos dëgjojnë udhëheqësit politikë sepse Shqipëria është mbi partitë.
“Vëllezërit e mi shqiptarë mos i dëgjoni indiciet e udhëheqësve politikë se këtu në Shqipëri fajin më të madh e ka politika. Jemi shqiptarë, Shqipëria është mbi partitë. Partitë po ishin të zonjat t’i shërbejnë Shqipërisë. Kjo është deviza ime”, u shpreh ai.

Bujar Asqeriu komenton situatën politike në vend: ‘Po bëhet lu ftë klasash e moderuar, është kancer’ Read More »