Intervista

Topalli rrëfen b etejën me Covid: ‘Fatk eqësisht nëna nuk ja doli me virusin’

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka treguar se humbja e nënës së saj erdhi për shkak të Covid-19.

Ish-kryeparlamentarja në muajin shkurt në rrjetin social “Facebook” njoftoi për humbjen e nënës së saj, por pa zbuluar shkakun e hu mbjes së njeriut më të shtrenjtë për të.

Ndërkohë, në një dalje në News24, Topalli rrëfen se edhe pse vetë e kaloi Covid-19, nuk e pati aspak të lehtë.

Topalli me dhi mbje dhe nostalgji tregon se ka patur një lidhje shumë të ngushtë me nënën, “Ka qenë një grua me kurajë të madhe, ka qenë kolona e shtëpisë”.

Kryeparlamentarja kujton që me motrën dhe vëllain ka kaluar një kohë shumë të bukur, kanë qenë shumë të lidhur dhe të pandarë deri në momentin kur ata kanë emigruar.

Tanimë, si të gjithë, mezi pret të largohet pandemia që të takohet me ta. E teksa flet me shumë dashuri për familjarët e saj, ish-kryeparlamentarja jep një mesazh shumë të bukur, “Nuk ka forcë më të madhe se sa familja”.

Topalli rrëfen b etejën me Covid: ‘Fatk eqësisht nëna nuk ja doli me virusin’ Read More »

Osman Mula: ‘Prej 7 vitesh Rama nuk firmos pensionin tim, ja arsyeja…

Dy prej personaliteteve të mëdha të artit shqiptar, Osman Mula dhe Vladimir Prifti, kanë ngritur shqe tësimin për vëmendjen thuajse zero të qeverisë karshi tyre.

Ata shq etësimin e ngritën gjatë një takimi me drejtuesin e Fushatës së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet në Tiranë Alfred Rushaj.

Mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët, ishin disa nga shqetësimet e tyre.

Osman Mula rrëfeu edhe përvojën e vet personale. Ai tha se kryeministri aktual ka 7 vjet që nuk i firmos pensionin e posaçëm, vetëm pse është demokrat.

“Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë. Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre, ata bëjnë reklamat. Mirëpo arti nuk është ky, arti është institucional”, – u shpreh Osman Mula.
/NOA.al

Osman Mula: ‘Prej 7 vitesh Rama nuk firmos pensionin tim, ja arsyeja… Read More »

Shehi: Kam arritur të them që gomari vrapon por jo që fluturon

Duke analizuar ndryshimin e fushatave politike në 30 vitet e fundit në Shqipëri, politikani i njohur Dashamir Shehi se fushatat kanë ndryshuar shumë, duke u shprehur se dikur ka pasur deb ate dhe qytetarët i kundërviheshin liderëve. Sipas tij, sot ato që thotë kryetari merren si të vërteta.

“Fushatat kanë ndryshuar shumë, ashtu si shoqëria jonë. Tani secili ka tifozët e vet në takime. Dikur bëhej de bat në sallë, tani s’ka më nevojë se në salle s’ke më kundërshtar vetëm idhtarë. Dikur kishte njerëz që dyshonin në sallë në premtimet e tua.
Entuziasti popullor, nuk ekziston, është proces i kalkuar sot fushata elektorale. Dikur fushatat ishin me spontane, kishte batuta. Sot i shefi i di të gjitha, keni parë takimet e Ramës, t’i thotë kush o shef e ke gabim“, tha ai në “Opinion”.

Më tej Shehi kritikoi politikanët që gënjejnë duke thënë se dhe ai mund të ketë gënjyer gjatë fushatave.

“Unë kam mbërritur vetë në këtë gënjeshtrën politike. Mund të kem thënë që gormari vrapon, por nuk them dot që gomari fluturon. Këtë nuk e them dot dreqi ta haje. Deri tek vrapi kam arritur, por të fluturojë jo“, shtoi Shehi.

Shehi: Kam arritur të them që gomari vrapon por jo që fluturon Read More »

Luljeta Bozo: Zgjohem në 4 e gjysmë dhe bëj ecje 5 km,është regjimi ditor i u shtarit

Luljeta Bozo, inxhinierja e ndërtimit në rrëfimin e saj, në videon e prezantimit si deputete, të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ka treguar për punën e saj ndër vite, ku thekson se ka shkruar 35 libra por nuk i ka botuar. Ajo gjithashtu tregon se kujdeset për veten dhe çdo ditë bën 5 km ecje në ditë.
“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë e kam nxjerrë në 75 ‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar. Çohem shumë herët në 4 e gjysmë ose 5. Bëj një ecje ky 5 km është regjimi ditor i u shtarit”, tha ajo.

Luljeta Bozo: Zgjohem në 4 e gjysmë dhe bëj ecje 5 km,është regjimi ditor i u shtarit Read More »

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se sa paguhet një vr asës me pagesë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se sa paguhet një vr asës me pagesë në Shqipëri.

Lala tha se pagesa varion nga 5 mijë euro për ate ntate paralajmëruese dhe shkojnë deri në 1 milionë euro kur duhet të eli minohet një bos kr imi.

Gazetarja tha se vetëm për vr asjen e Behar Sofisë janë shpenzuar rreth 200-250 mijë euro.

“Fillojnë nga 5 mijë euro kur bëhen ate ntate të thjeshtë për të paralajmëruar dhe deri në shuma që shkojnë në 1 milionë euro kur janë bo së të k rimit.

Rasti i Behar Sofisë, ka shkuar 200-250 mijë euro”-tha Lala.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se sa paguhet një vr asës me pagesë në Shqipëri Read More »

Dashuria nuk njeh moshë/ 73 vjeçari tregon si u njoh me partneren e tij tek emisioni i mëngjesit ‘Aldo Morning Show’

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqitare ka qenë sot, Anastasi, 73 vjeç i cili ka treguar si u njoh me partneren e tij tek emisioni i mëngjesit “Aldo Morning Show”.

Ai tregon se gruaja e tij e parë ka vdekur vitin e kaluar dhe sipas tij të kalosh i vetëm pleqërinë nuk është e lehtë, pasi fëmijët i ka në Greqi.

Pas njohjes nga emisioni ai jeton me një grua tjetër që ka njohur dhe janë mjaft të lumtur.

Ai tregoi përballë moderatorit Ardit Gjebrea historinë e tij të veçantë të martesës:

Anastasi: Ne kemi qenë shumë fëmijë dhe kemi vuajtur shumë në atë sistem. Kam mbaruar shkollën e mesme teknike, lexoja shumë libra i merrja me firmë dhe i ktheja se nuk kishim lekë. Por kur nisa të punoj fillova t’i blija vetë, kështu që krijova një bibliotekë me më shumë se 2000 libra. Janë ushqimi im i përditshëm nga ora 10-10 e gjysmë në mbrëmje unë lexoj. Duke lexuar njoh botën e brendshme të njerëzve.

Ardit Gjebrea: Kam dëgjuar që së fundmi keni njohur dhe një shpirt të ri.

Anastasi: Po, para një viti mua më ka ikur nga jeta bashkëshortja ime. Jetuam 47 vite bashkë, bëmë 5 fëmijë dhe i kemi të rritur. E vogla është inxhiniere ndërtimi në Athinë dhe djemtë e tjerë punojnë me panele diellore. Janë të gjithë andej dhe unë jam vetëm këtej. Tani që iku gruaja mu shuajt dhe shpresa e fundit, nuk munda ta bëj përvjetorin e 48-të të martesës. Mu prenë shpresat, por nuk humbi besimi, jeta vazhdon.

Ardit Gjebrea: Prej një viti ti ndenje vetëm.

Anastasi: Kisha vite që jetoja vetëm sepse ajo kishte një sëmundje shumë të rëndë dhe rrinte në Athinë, por kur vinte hapte krahët para 30-40 metra para se të takoheshim bashkë. Kemi kaluar një jetë me shumë dashuri sikur ditën e parë që u martuam. Ndërkohë që u largua nga kjo jetë, unë nuk mund të jetoja më vetëm sepse është pak e vështirë në këtë moshë për shumë arsye dhe u njoha me një nëpërmjet Klanit. Qe një iniciativë e madhe e Aldos.

Ardit Gjebrea: Në mëngjes, e Aldo Morning Show.

Anastasi: Po, pastaj patëm një bisedë private, vura re ishte shumë e thellë, e çiltër, shumë e pastër dhe thashë se gjeta shpirtin binjak. Unë them që dashuria është shumëdimensionale, nuk ka moshë, sa më shumë dashuri rrezaton do presësh edhe më shumë. Por kjo është edhe për vajzën edhe për djalin edhe për gruan, por fatkeqësisht në vendin tonë, do porosisja gjithë rininë t’i vlerësojnë gratë sepse është baza e shoqërisë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ishe në Greqi dhe shikoje çifte të moshës tënde që gjenin njëri-tjetrin, çfarë thoje?

Anastasi: Më ka bërë shumë përshtypje, por jam shprehur gabim në një rast të vetëm . Kisha një shok, quanin Panajot, ishte arvanitas dhe nuk pranonte që të flisnin greqisht me të. Pashë një çift që i vareshin asaj plakës çorapet mbi 80, po kështu një çikë më i madh ishte dhe një plak dhe u bë një ceremoni ku shkëmbeheshin kurorat dhe i them Panajotit, po këta çfarë bëjnë kështu, në këtë moshë martohen njerëzit? Anastas më tha, ky e ka vajzën në Australi, kësaj i ka ikur në Kanada, kështu që nuk i kanë fëmijët. Kanë vite që jetojnë vetëm, jeta vazhdon, u njohën dhe e duan njëri-tjetrin. Të lutem mos e thuaj më këtë. Nuk e dija që kjo gjë do më ndodhte dhe mua pas shumë vitesh.
/NOA.al

Dashuria nuk njeh moshë/ 73 vjeçari tregon si u njoh me partneren e tij tek emisioni i mëngjesit ‘Aldo Morning Show’ Read More »

Floriana Garo tregon pse u angazhua në politik: ‘Tek opozita shoh shpresën e munguar, këto tetë vite duke qenë katër vite larg Shqipërisë, e kam parë me një tjetër sy’

Në emisionin “Kjo Javë”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, ishte e ftuar zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, Floriana Garo.

Ish-moderatorja e njohur erdhi me një rrëfim ndryshe, ku tregoi se si mbërriti ftesa e Partisë Demokratike, jetesën mes Zvicrës dhe SHBA-së dhe mbi të gjitha, çfarë e shtyu që të angazhohej në politikë.

“E thashë edhe dje në një mbledhje që kishim me zonjat kandidate të PD, që jeta ime ka qenë në ndryshime. Edhe kur kam ikur në moshën 15-vjeçare në Amerikë, kur jam rikthyer në moshën 23-vjecare. Prapë kam ndryshuar, kam ikur prapë dhe u riktheva. Jam marrë me modeling, kam qenë mis, jam marrë me televizion dhe rikthehem ndryshe në një fushë tjetër me mundësinë për të ndryshuar gjërat. Lëvizja ka qenë pjesë e jetës time”, tha Garo.

Floriana Garo: Ishte një mendim i menduar prej disa kohësh, jo shumë, gjithmonë me bashkëshortin e kemi biseduar mundësinë e rikthimit në Shqipëri. Ai ka jetuar 28 vite në Zvicër por është shqiptar dhe patriotizmin e ka pasur brenda.

Floriana Garo: Ma bëri Lulzim Basha por unë vetë kam shprehur dëshirën për të kontribuar në PD. Ka qenë një vendim i diskutuar me familjen dhe isha e gatshme të jepja kontributin tim. Misioni do të vijojë, jam kthyer me këtë qëllim. Është e rëndësishme që njeriu të provojë veten, por synimi është për të vijuar.

Si ju duket opozita? Partia Demokratike dhe zoti Basha? Floriana Garo: Tek opozita shoh shpresën e munguar, këto tetë vite duke qenë katër vite larg Shqipërisë, e kam parë me një tjetër sy. E kam parë kur nuk rritej dhe zhvillohej dhe më ka ardhur keq. Është koha për ndryshim dhe tek PD e shoh entuziazmin për të ndryshuar. Kam zgjedhur të jem e djathë prej kohësh, thellë përbrenda jam e tillë, prandaj zgjodha PD.

Duke i parë gjërat nga jashtë çfarë ka qenë zhgënjyese nga qeveria?

Floriana Garo: Është marrë shumë me imazhin, me rregullimin e shesheve, disa rruga të vogla, e megjithatë borxhi është rritur dhe nuk janë bërë investime për të rregulluar jetën e shqiptarëve. Vjet është përfunduar një plazh i mrekullueshëm në Gjenevë, është bërë një plazh nga e para, muze, rruga nga e para, krejt falas për qytetarët dhe i gjithë ky projekt ka kushtuar 65 milionë franga. Kështu që i gjithë ky investim për kaq para. Këtu në Shqipëri bëhet 25 mln euro një rrugë. Njerëzit paguajnë për këtë gjë dhe kjo më ka bërë vërtetë të mendoj: kjo nuk është në rregull.

Çfarë mendon për kryeministrin Rama?

Floriana Garo: Kryeministri është personi që e qeveris vendin, është personi që tregon këtë imazh, flet me imazh, është njeriu karzimatik që njerëzit thonë, por kaq. Njeriu duhet të mbahet mend për çfarë ka bërë dhe jo për imazhin. Ky është problemi për mua, por edhe arroganca e shprehur prej tij s’më ka pëlqyer. Sheh rrejtët e tij sociale sheh një lloj arrogance në foto, mënyrën se si i flet njerëzve, kështu që nuk jam dakord.

Ekrani, paralelisht me një të ardhme të shpejtë?

Floriana Garo: Tani nuk më mungon sepse e marr kënaqësinë duke qenë këtu, në media dhe sërish figurë publike, e kam thënë që TV është një ëndërr e madhe e imja dhe kurë nuk kam thënë kurrë.

Floriana Garo tregon pse u angazhua në politik: ‘Tek opozita shoh shpresën e munguar, këto tetë vite duke qenë katër vite larg Shqipërisë, e kam parë me një tjetër sy’ Read More »

Dëshmi t ronditëse/ ‘Pashë një ëndërr të fr ikshme,kjo ëndërr më kishte paralajmëruar për ngjarjen më të rëndë të jetës, vd ekjen e babait tim’

“Pashë një ëndërr të fr ikshme, do të shkoja në një ceremoni të rëndësishme, isha veshur e gjitha me të zeza, pas 12 ditësh kuptova që kjo ëndërr më kishte paralajmëruar për ngjarjen më të rëndë të jetës, vde kjen e babait tim”.

Një grua nga Tirana ka sjellë këtë eksperiencë tr onditëse në emisionin “Jeta pa filtër” në News24.

Ajo tregon detaje nga jeta e saj në lidhje me ëndrrat të cilat e paralajmërojnë për çdo gjë që i ndodh.

Një tjetër vajzë ka rrëfyer po ashtu rastet kur ka arritur të parashikojë në ëndërr ngjarje të rëndësishme.

Ato kanë treguar gjithashtu edhe për eksperiencat e tyre në lidhje me njerëzit që kanë aftësinë të parashikojnë atë që do të ndodhë tek të tjerët. Në gjuhën popullore këta persona konsiderohen si fallxhore ose thjesht parashikues fati.

Në një intervistë për emisionin, psikologia e njohur Fleura Shkëmbi thotë se:

“Njerëzit janë të prirur të shkojnë drejt këtyre personave që hedhin fall kryesisht kur gjenden në momente të vështira, kur ka diçka që ne nuk arrijmë ta pranojmë, apo kemi frikë. Këta persona rre zikojë varësinë dhe komandimin e jetës së tyre nga dikush tjetër. Për sa i përket ëndrrave që tregojnë gjithçka ashtu si ndodh në realitet nuk mund të flasim pasi nuk e kemi të vërtetuar shkencërisht”.

Ndërsa studiuesja e mistereve Elisabet Mato Skëndo tregon eksperiencën e saj personale.

Ajo thotë se vetë i shpjegonte ëndrrat që kur ishte 18-vjeçe, por i është dashur të lexojë shumë që të kuptonte veten. Sipas saj shqisa e gjashtë është ajo që mund të shpjegojë të gjitha këto fenomene të mi stershme. Disa persona e kanë këtë shqisë dhe arrijë të parashikojnë disa të tjerë jo dhe nuk arrijë dot të kuptojnë. Emisioni “Jeta pa filtër” transmetohet çdo të mërkurë ora 10:20 në ekranin e TV News24.

Dëshmi t ronditëse/ ‘Pashë një ëndërr të fr ikshme,kjo ëndërr më kishte paralajmëruar për ngjarjen më të rëndë të jetës, vd ekjen e babait tim’ Read More »