Ish-arbitri, Lorenc Jemini, i ftuar në emisionin “Jashtë Loje” në Top News, në një intervistë me moderatoren, Sidorela Gjoni, ka sh okuar me një deklaratë të tij.
Duket si një film, por është një përjetim i vërtetë i Lorencit.
Në kohën kur ai ishte aktiv, me veprimtaritë dhe ndeshjet sportive, Jemini ka deklaruar se më parë tre makina i kanë ndërprerë rrugën dhe e kanë kë rcënuar me a rmë. I pyetur për ndeshjet më të vështira që ka përjetuar, Jemini shprehet:
“Ka qenë ndeshja Vllaznia-Flamurtari vite më parë. Duke ardhur rrugës na la pol icia, sa ikëm me makinë, shikoj një makinë para në autostradë që ul shpejtësinë dhe kthehet papritur vjen edhe një makinë tjetër në krahun e majtë e një nga mbrapa . Dy ishin pa targa, kur shikoj një me një armë ‘shot gun’ më vjen tek xhami.
Benz-i mbyllej nga brenda e nuk hapeshin dyert. Gjeta një hapësirë futem mes dy makinave e dola, por këta na ndiqnin, derisa në një moment u ndesha me Forcat Renea, por unë nuk iu mbaja mend as fytyrat.”
Pasi tregoi gjithë historinë, Jemini jep një mesazh që vetëm sporti nuk duhet të përçojë akte dh une, sepse sporti gjithmonë transmeton buzëqeshje.
Rezi, 25 vjeçarja nga qyteti i Kuçovës ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në tvklan, e cila ka treguar për periudhën më të errët të jetës së saj.
Ajo ka rrëfyer se u martua që në moshën 18 vjeç me një djalë, ku më pas martesa u kthye në një mankth për të.
Rezi: Pas një muaj e gjysmë ngela shtatzënë padashje dhe ndërkohë që ishte jashtë mitre. Nuk ishte funksionale ajo shtatzëni. Mos pranimi i bashkëshortit dhe i prindërve të tij, unë nuk munda të bëja dot abortin sepse dëshironin që fëmija e vetë të kishte familje. Pasi dola nga spital, shkoj tek shtëpia e ish-bashkëshortit dhe një ditë vendos të ndej rrobat në soletë. Hu mb ndjenjat tek shkallët dhe pasi zgjohem e gjej veten në dhomën time, në krevat. Nuk munda të kisha një mjekim, të pastrohesha sepse hemorragjia ime vazhdonte për ditë me radhë. Nuk e pata këtë përkujdesje, ditët kalonin dhe unë kisha shumë dhimbje, të bësh një abort është tm errësisht e dhi mbshme.
Ardit Gjebrea: Po bashkëshorti çfarë qëndrimi mbante?
Rezi: Ishte gjithë kohës he se do e kalosh, hë se je e vogël, të është fiksuar.
Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ai u bind se ky abort duhej bërë?
Rezi: Edhe në momentin që kisha he morragji, ai thoshte si ka bërë nëna ime, si ka bërë motra ime, si kanë bërë femrat dikur, kanë bërë shumë lindje dhe prapë janë të forta. Varet nga pjesa e imunitetit, nuk është e njëjtë për çdo njeri dhe çdo femër.
Ardit Gjebrea: Më trego pak për datën 10 Maj, çfarë përfaqëson për ty?
Rezi: Në datën 10 Maj kam bërë dasmën time në ditëlindjen e vëllait tim.
Ardit Gjebrea: Pra ditëlindja e Gerit që ti ke ftuar sot është në datën 10 dhe dasmën e bërë në datën 10 për hir të vëllait tënd. Ke një marrëdhënie fantastike me të?
Rezi: Vetëm Zoti lart e di se sa e dua.
Ardit Gjebrea: Pas dasmës çfarë ndodhi?
Rezi: Kur bëra dasmën isha 4 muajshe e gjysmë shtatzënë me vajzën, Rean. Filluan keqkuptimet, d ebate, dhu na psikologjike dhe fizike.
Ardit Gjebrea: Ti ke treguar që bashkëshorti e donte djalë dhe kur mori vesh që ishte vajzë, filloi të mos kishte interes, e vërtetë?
Rezi: Nuk e donte, kur e kemi mësuar kemi qenë tek doktoresha dhe është larguar direkt nga dhoma që po bëja ekon. Më pas në 17 Shtator sjell në jetë Rean me vendosmërinë time, sepse nga muaji i tretë deri në muajin e nëntë kam qenë e shtruar në spital, kam dalë vetëm dy javët e dasmës dhe kam qëndruar në shtëpinë e prindërve të mi.
Ardit Gjebrea: Pse u ndave nga ish-bashkëshorti?
Rezi: Kanë qenë shumë arsye, dhuna, mospërputhja e karaktereve, derisa mësova që ish-bashkëshorti më tr adhtonte. Nuk e kam parë me sytë e mi, por kam pasur fakte, prova dhe në momentin që e kam pyetur në fillim si çdokush e mohoi, por më pas tha që unë atë femër e dua. Kur e pyeta pse u martove me mua, tha që kam dhe unë të drejtën që të kem një familje. Fëmijën e mendove i thashë? Fëmija nuk ka ardhur me dëshirën time në jetë, thjesht se ma kërkoi mami. Këto ishin fjalët e tij. Më tha nëse më pranon kështu rri, nëse s’më pranon më tregoi derën.
Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar një temë për të cilën ndoshta gjithmonë do të flitet, janë si ato temat universale ku edhe pse kohet kalojnë përsëri janë disa çështje të cilat gjithmonë mbeten. Tradhtia diskutohet shumë jo vetëm pse ndodh, por edhe kur ajo falet apo nuk falet.
Mentaliteti, dashuria apo situata ekonomike shpesh herë bëjnë që njerëzit ta pranojnë tradhtinë e të jetojnë me të .Të shumta kanë qenë rrëfimet e grave në studion e “Historia ime” të cilat e kanë pranuar tradhtinë dhe e kane falur, sigurisht duke u nisur nga rrethanat social ekonomike apo edhe nga mentaliteti për të mbajtur familjen së bashku.
Por ka pasur sigurisht edhe rrëfime që kanë treguar se shumë persona nuk e kanë falur tradhtinë.
Tr adhetia, falet apo jo? Pse falet? Kush ndikon mentaliteti, kushtet social ekonomike apo dashuria dhe varësia?A çon tr adhtia drejt divorcit? Në studio kanë qënë të ftuar avokatë, disa vajza të reja dhe psikologe për të folur më gjatë rreth kësaj teme. Një ndër të ftuarit ka qenë edhe avokati Gentian Romano i cili tregoi një rast konkret të tradhtisë, ku i njihte dy të dy personat dhe i kishte miq.
“Një çift, miq të mi, e kam patur dhe shumë të vështirë përfaqësimin, bashkëshorti goxha biznesmen i rëndësishëm, të martuar prej 18 vitesh, njihet me një vajzë tjetër, krijon që lidhje të fshehtë për të cilën bashkëshortja vjen në dijeni. 6 muaj kanë pasur goxha shamatë, u bëra shok, psikolog, avokat, nuk doja që çështja të kalonte në proces gjyqësor.
Arrita t’i bindja, por me hile bashkëshorti nuk hoqi dorë nga e dashura dhe dalë nga dalë edhe vetë bashkëshortja po binte dakort me lidhjen që ai kishte krijuar dhe ajo vetë nuk po e ngacmonte përderisa familja ishte e bashkuar, në darkë shkonte në shtëpi, fëmijët nuk kishin ato problematikat sepse ishin të vegjël për ta kuptuar drejt situatën. Por dashuria që bashkëshorti kishte karshi partneres së re, bëri që ai të kërkonte divorcin.
Erdhi dhe më tha që nuk vazhdohet kjo situatë kështu. Bashkëshorten e nxori nga shtëpia, thoshte është bërë e mërzitshme, e zhurmshme, më shqetëson, më fyen dhe e largoi. Ishte biznesmen, kishin shumë shtëpi dhe ajo shkoi në një shtëpi tjetër. U bë divorci, u martua me partneren e re dhe e takoj pas dy vitesh dhe i them si të shkojnë punët. Lëre më tha se u ndava dhe nga tjetra. E pyeta pse e më tha e kisha shumë mirë gruan time, çfarë bëra!”, ka rrëfyer avokati.
E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Drane Kabali një grua 50-vjeçare e cila jeton me të birin, nusen, nipin dhe mbesën. Drania tregon se e martoi babai me një burrë ku kishte dëgjuar shumë fjalë të mira për familjen e tij, por pasi u martua ajo zbuloi se bashkëshorti vua nte nga një sëmundje e keqe.
Ka qëndruar vetëm 6 vite e martuar dhe të gjatë këtyre viteve kanë rendur vetëm nëpër spitale. Nga kjo martesë lindi djali i tyre, por nuk kishin asnjë kusht, nuk kishin çfarë të hanin dhe çfarë të vishnin. Madje ajo ka lindur dhe një djalë të tjetër më parë, por i v diq kur ishte 2 vjeç.
Drane: Ishte fëmijë i shkathët, i zgjuar, por hallet ekonomike ishin teje të vështira për ta ndjekur. Në spitalin e Rëshenit kisha një kushërirën e burrit që na ka ndihmuar shumë.
Mirela Milori: Shumë fatk eqësi e madhe, po djali i dytë kur erdhi?
Drane: Pasi vdiq i pari, kam pasur 4 vite martesë. Bashkëshorti ndahet nga jeta kur djali ishte 2 vjeç.
Drania tregon se mbeti e ve në moshë shumë të re, vetëm kur ishte 24 vjeç dhe pasi i vdiq bashkëshorti ajo ka menduar dhe të vetëvritej, por njerëzit e saj të afërt e mbajtën shumë pranë dhe e mbështetën, e kanë ndihmuar dhe me psikolog, por vazhdonte ende të kishte shumë vështirësi ekonomike, ku askush nuk kishte çfarë të bënte për të.
Drane: Kam punuar në qymyr, në llaç e ndërtim, kam mbajtur dru, kam punuar në shumë punë të rënda. Pastaj iu futa rrugës së petave të byrekut për t’i shitur, kam bërë 20 vite dhe fillova të kisha probleme me qa fën. Unë kam thyer qafën, jam rr ëzuar nga një pemë dhe kam rënë në tokë. Aty pësova një go ditje në shpinë nga mënyra se si rashë dhe unë kam qenë në spital kur ka vd ekur burri.
Mirela Milori: Sa petë holloje?
Drane: Duke shtrënguar veten shumë, kam arritur deri në 800 peta për 24 orë, por pa fjetur asnjë sekondë. Me ato e kam rritur djalin.
Mirela Milori: Ngele e ve shumë e re, pse nuk u martove?
Drane: Kisha fr ikë, mbi të gjitha djali mos ta lija rrugësh. Kisha kërkesa pa masë por nuk pranoja.
Drania tregon se djali i saj është një njeri shumë i mirë dhe inteligjent, por duke e parë të ëmën në atë gjendje dhe duke u përballur me va rfërinë apo dyert e mbyllura nga çdo institucion ai filloi të pijë. Pasi u infektua me Covid, atë e pushuan nga puna dhe u fut në depresion. Me shumë mundim Drania e shpëtoi atë duke marrë Lekë borxh për t’i blerë mjekimet.
Aktualisht familja gjendet në një situatë të vështirë ekonomike, Drane ka vetëm një pension qe e merr nga bashkëshorti prej 100 mije lekësh të vjetra.
Gruaja thotë se nuk merr as ndihmë ekonomike dhe nuk gjen punë. Ajo kërkon bonus qeraje ose banese sociale.
Sot në “Ftesë në 5” n1% Top Channel, me Bieta Sulon ishte i ftuar kirurgu i njohur plastik, Panajot Papa.
Ai u bë pjesë e diskutimit për trendin e ri të ndërhyrjeve estetike të burrave, që në vendin tonë shihen me shumë paragjykim dhe bëhen fshehurazi.
Papa pranoi se i kanë shkuar shumë politikanë të njohur për të kryer botoks apo trajtime të tjera estetike dhe nuk shkojnë të pashoqëruar.
“Politikanët në Shqipëri bëjnë botoks dhe kërkojnë të mos u dalë emri. Në fakt sjellin dhe të dashurat e tyre dhe dëshirojnë të mos u dalë si informacion. Më ka ndodh të më vijë një politikan kur isha në Angli, nuk ishte me bashkëshorten, por me një vajzë tjetër. M’u lut që të ruaja privatësinë”, tregoi ai.
Zamira Cangu, 16 vjeçe, është nga fshati Verjan i Krujës.
Zamira jeton vetëm me babain e saj. Nëna e cila ishte e sëmurë, ka ndërruar jetë përpara 4 vitesh, nga pamundësia financiare për të ndjekur problemet shëndetësore të saj.
Zamira është nxënëse në vitin e dytë gjimnaz dhe shkon çdo ditë në Fushë-Krujë për të ndjekur shkollën, edhe pse e ka larg dhe transporti kushton, por e ndihmon motra e saj e vetme e cila është e martuar në Krujë.
Ajo nuk ka as tualet për të kryer nevojat personale. Lahet me ujë liqeni ku ka marrë shumë infeksione sepse shtëpia nuk ka as ujë dhe as drita. Enët dhe rrobat i lan po me ujë liqeni.
Netëve, kur babai i saj ikën për të punuar, zakonisht punon në Krujë dhe niset që në 3 të mëngjesit më këmbë në mënyrë që të jetë aty në orën 6, pasi nuk ka lek për të paguar transportin, Zamira mbetet vetëm.
Në ato net, disa djem me motor i afrohen shtëpisë së saj dhe qëndrojnë në oborrin e shtëpisë, i cili është i parrethuar dhe i pasigurt, aty, ata bërtasin, pinë cigare dhe alkool dhe gj uajnë me gurë drejt dritareve të shtëpisë së saj. Ndër bisedat me ton të lartë që ata bëjnë mes tyre, Zamira ka dëgjuar që ata kanë diskutuar mes njëri-tjetrit se do të rikthehen sërish kur ajo të jetë vetëm. Kjo ka ndodhur disa herë. Në fillim, babai i Zamirës nuk e besonte, derisa një natë i vuri re dhe vetë disa lëvizje të çuditshme. Kur babai i saj është aty, ata nuk futen në oborr, por qarkullojnë aty me motor.
Zamira dhe babai i saj nuk kanë mundur t’i identifikojnë këta persona, pasi vetëm i kanë dëgjuar. Përpara rreth tre muajsh, Zamira ka dërguar një shkresë denoncuese lidhur me këtë shqetësim, drejtuar Njësisë Administrative të Qendrës Nikël, e cila mbulon dhe fshatin e Zamirës.
Por ende nuk ka marrë një përgjigje. Ajo kërkon ndihmë, dhe kërkon të ikë nga ai vend sepse ka shumë frikë. Nga stresi i është shfaqur psoriaza dhe ankthi.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku iu përgjigj pyetjeve të Mirela Milorit, moderatres së këtij emisioni:
Më trego historinë pse të shkaktohet ky stres? Babi ikën në punë në orën 3 të natës ka raste dhe çfarë ndodh në orët e vona të natës kur ti mbetesh vetëm në shtëpi?
Në momentin që del babi, pas një çerek ore, 20 minutash vijnë njerëz të ndryshëm me motor tek oborri i shtëpisë, rrinë aty një orë derisa të shkojë ora 4 e gjysmë, 5, pinë cigare dhe aty të kap frika e paniku.
Ata njerëz e dinë që je vetëm, ka ndodhur kur ke qenë vetëm apo dhe kur ka qenë babi?
Po e dinë, kur më kanë ardhur tek oborri, tek dritarja, kam qenë vetëm, ndërsa kur është babi në shtëpi vetëm lëvizin nëpër rrugë sepse babi nuk shikon dot nga larg.
Ka rastisur ndonjëherë që ka qenë dhe babi dhe e ka përjetuar këtë skenë?
Po ka qenë një natë kur menduan që babi nuk ishte në shtëpi, erdhën deri tek dritarja, por e dëgjuan babin që po ngrihej sepse ndezi një qiri sepse nuk ka drita. Edhe detyrat i bëj me qiri dhe ikën. Nuk mund të them për dikë në veçanti sepse nuk i kam parë. Vendi ku unë jetoj është i vogël, nuk ka asnjë njeri, kanë ikur të gjithë, vetëm unë banoj aty. Kam nja 3-4 shtëpi afër por janë të br aktisura. Kam vetëm dy komshinj që janë nga Tirana dhe vijnë vetëm një herë në muaj.
I jam drejtuar komunës, ia kam treguar, kam bërë një shkresë me gocën e tezes, por si fëmijë që jam nuk m’i kanë marrë për bazë. I kam kërkuar një ndihmë, të paktën një dhomë të më jepnin në Fushë-Krujë, vetëm të largohem nga ai vend. Nuk dua luks dhe rehati, dua vetëm një dhomë që të jetoj e të fle e qetë.
/NOA.al
Tatuazhi i një djali që ka realizuar portretin e kryeministrit Edi Rama në shpinë po bën xhiron e rrjetit.
Realizuesi i këtij tatuazhi, Feliks Rapushi ka treguar se për këtë punim i janë dashur gati gjashtë orë dhe pjesa më e vështirë ishin sytë.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se djali e kishte idhull Ramën dhe ishte tip shumë interesant.
“Çuni që ka bërë portretin e Ramës ka qenë shumë tip interesant, më bëri përshtypje karakteri dhe tipi i tij. Ka kërkesa të veçanta dhe ne na vijnë çdo ditë.
Me aq sa kuptova e ka idhull, nuk di shumë. Ne kemi realizuar edhe portretin e Berishës, në shpinë e ka edhe dikush tjetër. Për vendin dhe madhënisë, ne i sugjerojmë, sepse klientët vijnë me idetë e veta.
Suytë janë një pjesë e vështirë e portretit të Ramës. Portretin e Ramës e kisha më të lehtë për ta realizuar pasi syri im është vrarë, e kam parë vazhdimisht ja njoh karakterin, e kam parë në televizor, Youtube. Ndërkohë kur më vijnë me një person në foto që nuk e njoh e kam pak më të vështirë se më duhet të shoh foto të tjera për ta kuptuar karakterin”, tha tatuazhisti.
Më tej, ai shtoi se nuk ka mbaruar një shkollë specifike për artet, por pasioni ka bërë që t’i mësojë në mënyrë të përsosur.
“Është tatuazh goxha i detajuar, do shumë punë, goxha orë për të realizuar.
Unë nuk kam marrë një shkollë të mirëfilltë për arte, po nga dëshira kam mësuar të pikturojë. Unë punoj të gjitha teknikat, bardh e zi e me ngjyra. Nuk e kam problem. Në trup është më e vështirë, pasi dhimbja bën të vetën, personi pyet pasi do të dijë se si po duket. Ne mundohemi ta mbajmë edhe pak me muhabet”, u shpreh Feliksi.
Si rrallë herë Eni Çobani dhe bashkëshorti i saj Aveniri kanë dalë së bashku në publik dhe ku tjetër përveçse tek rubrika “Gjysma ime”, ku kanë folur gjatë për njohjen dhe dashurinë e tyre.
Ata kanë treguar se pas disa muaj njohje, u fejuan direkt dhe pas një viti fejese shkoi të jetonte tek familja e bashkëshortit pa martesë, transmeton tvklan.
Ardit Gjebrea: Kur ke shkuar tek shtëpia e Avenirit?
Eni Çobani: Neve sapo ishim fejuar, kishim kaluar gati një vit dhe në vitin ’97, në atë vit të mbr apshtë për të gjithë shqiptarët, Avenirin e kapi një panik shumë i madh sepse po mbyllte dyqanet, i kishin kaluar edhe pl umbat në kokë kur po mblidhte mallin dhe ishte në një panik të jashtëzakonshëm. Vjen me një fr ikë të madhe tek unë në shtëpi dhe i kërkon prindërve të mi që unë Enin nuk do e lë më këtu. Mendoni, jetonim akoma me atë kulturën familjare që nuk mund të shkosh tek shtëpia e bashkëshortit pa martesë dhe prindërit e mi ngurruan.
Me shumë zor më kanë lënë, Aveniri më merr, më çon në banesë, sigurisht edhe për prindërit e Avenirit nuk ishte aq e thjeshtë sepse unë nuk do shkoja thjesht për një vizitë apo drekë, por do flija. Për prindërit e Avenirit dhe kryesisht për mamanë e tij të ndjerë, ishte problem i madh ku do flija unë. Kur erdhi mbrëmja që do shtriheshim të gjithë, unë po shikoja në sy vjehrrën time që ku do më vendosë. Në atë kohë jetonte edhe motra e Avenirit në atë banesë dhe sigurisht që gjithsecili kishte krevatin e vetë, unë isha pa krevat. Ajo kishte përgatitur dhomën e Avenirit, Avenirin e kishte nxjerrë në kuzhinë dhe unë kam fjetur në dhomën e tij vetëm pa të.
Ardit Gjebrea: Sa kohë zgjati?
Aveniri: Nja tre-katër orë derisa vajti mesnata. Kjo qe shaka (qesh).